Hytbe e Qabes 01 Dhulhixhe 1440 h, Shejh Mahir El Muajkili (02-08-19)
Tema: Ditet e Haxhit
Falenderimi i takon Allahut, Zotit të krijesave, i dhuroi robërve të Tij sezone plot mirësi dhe i veçoi me mirësi ditët e numëruara ti pastrojë ata prej mëkateve e prej gabimeve dhe t`ia shtojë shpërblimet dhe dhuratat.
Dëshmoj se nuk ka Hyjni që e meriton Adhurimin pos Allahut. Ai është i vetëm e i pashoq. Ai na e përsosi fenë, na i plotësoi gjithë të mirat dhe na zgjodhi për fe Islamin.
Dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij. I cili i ka mësuar umetit çdo gjë që i bën dobi, e ka përmbushur amanetin, e ka dërguar mesazhin, ne na ka lënë në një rrugë të pastër ku nata për të është si të ishte ditë e që prej saj largohet vetëm një i shkatërruar.
Lavdërimi, shpëtimi dhe begatia e Allahut qoftë mbi të, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij paqe e shpëtim pastë.
O muslimanë! Kijeni frikë Allahu në vetmi e në publik, pajisuni me vepra të mira se padyshim pajisja më e mirë është devotshmëria.
“Pa dyshim, miqtë e Allahut nuk do të kenë arsye për t`u frikësuar dhe as për t`u dëshpëruar. (Të tillët janë) ata që besojnë dhe që i frikësohen (Allahut)” (surja Junus; 62,63.)
Haxhinj të Shtëpisë së Shenjtë të Allahut, ju që i jeni përgjigjur thirrjes së Zotit tuaj, që keni vendosur të kryeni detyrimin tuaj, të prezantoni interesat tuaja, të përmendni Allahun në ditë të numëruara, urime për çka keni arritur deri tani.
Ky vend i Shenjtë e i sigurtë, Shtëpia e Allahut madhështore, këtu është Mekami dhe Zemzemi, Guri i Zi dhe Multezemi (Pjesa e murit të qabes nga Guri i zi dhe Portës së Qabes). Këtu janë Vendet e Shenjta, Mina dhe Arafati. Këtu derdhen lotët, ngrihen gradat, falen gjynahet dhe gabimet.
Allahu ua pranoftë veprat e mira dhe ua mundësoftë ta plotësoni pelegrinazhin tuaj.
“Me të vërtetë, Shtëpia (faltore) e parë e ngritur për njerëzit, është ajo në Bekë (Mekë), e bekuar dhe udhërrëfyese për popujt. Në të ka shenja të qarta (që janë); Mekami Ibrahim, kush hyn në të është i sigurtë.” (Surja Ali Imran; 96,97.)
O besimtarë të çdo vendi, haxhinj të Shtëpisë së Shenjtë të Allahut një prej mirësive të mëdha të Allahut mbi këtë umet është vendosja e sezoneve të punëve të mira.
Ja dhjetë ditët e para të muajit Dhulhixhe sapo kanë trokitur. Ato janë ditë madhështore. Allahu është betuar në to në Librin e Tij ku thotë: “Betohem për muzgun e agimit! Dhe për dhjetë netët (e para të muajit Dhulhixhe)!” (Surja Fexhr: 1,2.)
Ato janë ditë plot mirësi. Veprat e mira në to kanë shpërblimin më të madh. Ditë me vlera nga më të lartat. I fituar është ai i cili i shfrytëzon ato dhe flladin e tyre.
Imam Buhariu në Sahihun e tij transmeton prej ibn Abasit se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: Nuk ka ditë që punët e mira të jenë më me vlerë në to se puna në në këto (dhjetë ditë), – I thanë – O i Dërguar i Allahut! As lufta në rrugë të Allahut?! – tha – As lufta në rrugë të Allahut . Vetëm një burrë i cili del e rrezikon me pasurinë dhe veten e tij e nuk kthehet me asgjë.
I Dërguari i Allahu (salallahu alejhi ue selem) ka nxitur në to për çdo vepër të mirë; me namaz e me agjërim, me sadekah e me kuran, bamirësi ndaj dy prindërve e vizitë tek të afërmit, duke larguar brengat prej të tjerëve e duke i zgjidhur atyre hallet, e me të tjera lloje të ndryshme të veprave të mira.
Vepra më madhështore në këto ditë është kryerja e Haxhit në Shtëpinë e Shenjtë të Allahut, detyrë prej detyrave të Islamit, një portë e madhe drejt faljes së gabimeve e gjynaheve.
Në dy sahihet transmetohet se i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Umreja në umre fshijnë gjynahet mes tyre dhe haxhi i kryer mirë nuk ka shpërblim tjetër veçse Xhenetin.”
Haxhi i kryer mirë nuk ka shpërblim tjetër veçse Xhenetin.
Haxhi i pranuar e i kryer mirë nuk mund të jetë i tillë vetëm kur personi që e kryen është i sinqertë ndaj Allahut dhe ndjekës i përpiktë i të Dërguarit të Tij.
Zbatojini urdhërat e Zotit tuaj o haxhinj të Shtëpisë së Shenjtë të Allahut! Qëndroni në Vendet e Shenjta, plotësojeni pelegrinazhin tuaj dhe ndiqni të Dërguarin tuaj (salallahu alejhi ue selem).
O besimtarë në këto ditë të begata është edhe dita e Arafatit, dita e përmbushjes së besës që pati marrë Allahu prej bijve të Ademit.
Në Musnedi e Imam Ahmedit prej Ibn Abasit (Allahu qoftë i kënaqur me të dy) transmetohet se i Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: Allahu ka marrë besën prej pasardhësve të Ademit në Na’mane. (Do të thotë në Arafat).
Allahu nxorri prej shpinës së Adem të gjithë pasardhësit që ai krijoi. I shpërndau përpara vetes si grimca të vogla. Pastaj i foli drejtpërsëdrejti duke i thënë: A jam Zoti juaj !? Ata thanë: Po dëshmojmë. Se mos thoni ditën e kijametit ne për këtë ishim të paditur.
Se mos thoni ditën e kijametit ne për këtë ishim të paditur.
Dita e Arafatit është ditë e vitit që më së shumti Allahu shpëton krijesa prej zjarrit, Qofshin prej atyre që qëndrojnë në Arafat apo prej atyre që nuk qëndrojnë në të e që janë nëpër vendet të ndryshme.
Lutjuni me përgjërim Zotit tuaj dhe përpiquni të arrini mëshirën e Tij që të fitoni kënaqësinë dhe xhenetin e Tij.
Ditën e Arafatit zbret Zoti ynë i madhërishëm e i lartë në qiellin e dynjasë, zbritje e cila i përshtatet lartësisë dhe madhështisë së Tij. Ai krenohet te melaiket e Tij me njerëzit që qëndrojnë në Arafat.
Në sahihun e Muslimit nga Aishe tansmetohet se i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: Nuk ka ditë tjetër ku Allahu shpëton më shumë njerëz prej zjarrit se dita e Arafatit. Ai afrohet e pastaj krenohet me ta para melaikeve dhe thotë: Çfarë duan ata!? Çfarë duan ata!?
O besimtarë, kudo që jeni nëse njerëzit e angazhuar me këtë sezon prej atyre që marrin pjesë në Haxh kanë arritur të qëndrojnë në Arafat që është shtylla më e madhe e Haxhit, të tjerët kanë mundësinë ta agjërojnë këtë ditë madhështore. Agjërimi i ditës së Arafatit asgjëson gjynahet e dy viteve.
Në Sahihun e Muslimit transmetohet se Profeti ka thënë: “Agjërimi i ditës së Arafatit, shpresoj tek Allahu të më falë me të gjynahet e vitit të kaluar dhe gjynahet e vitit që vjen pas.”
Prej vlerave të këtyre ditëve të begata është edhe Dita e Kurbanit e cila është prej ditëve më të mira të kësaj bote, prej ditëve më të dashura tek Allahu dhe prej ditëve më të shenjta.
Në këtë ditë kryhet adhurimi i kurbanit, një adhurim i lashtë të cilin Allahu ia kishte bërë detyrë edhe atyre që kanë qenë para nesh.
“Ne kemi caktuar për çdo popull regulla fetare” (surja Haxh; 67) Rregulla në kurbanin e peligrinazhit dhe derdhjen e gjakut (rregulla lidhur me therjan e kurbanit dhe derdhjen e gjakut) për të përmendur emrin e Allahut që i furnizoi njerëzit me bagëti.
Kurbani o rob të Allahut është Sunet i fortë (vepër shumë e pëlqyer). Nuk duhet ta lë pa e bërë një person i cili ka mundësi.
Kush ka ndërmend të bëjë kurban, kur hynë dhjetë ditëshi i Dhulhixhes nuk duhet ti presë flokët e tij, thonjtë e tij dhe lëkurën e tij derisa të therë kurbanin e tij.
Muslimi në Sahihun e tij transmeton nga Umi Selemeh (Allahu qoftë i kënaqur me të) se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Kur të shihni hënën e re të Dhulhixhes e dikush prej jush do të therë kurban të mos i presë flokët dhe thonjtë e tij.”
“Kujtoje kur Ne vendosëm për Ibrahimin vendin e Faltores (duke e urdhëruar): “Mos më shoqëro asgjë (në adhurim) dhe pastroje Shtëpinë Time (nga idhujtaria), për ata që vijnë rrotull saj (në shenjë adhurimi) dhe për ata që rrinë në këmbë, përkulen dhe bien në sexhde duke u falur. Thirri njerëzit për haxhillëk: ata do të vijnë në këmbë dhe me deve prej të gjitha viseve të largëta, që të dëshmojnë dobitë e tyre dhe të përmendin Emrin e Allahut në ditët e caktuara mbi kafshët (për kurban), të cilat ua ka dhuruar Ai. Hani nga ato (mishin) dhe ushqeni nevojtarin e varfër! Pastaj, haxhinjtë le të pastrojnë trupin e tyre, le t’i kryejnë zotimet e tyre dhe le t’i vijnë rrotull Shtëpisë së lashtë.” (Surja Haxh; 27-29)
Allahu më dhëntë mua edhe ju begati në Kuran e në sunet e na mundësoftë të kemi dobi me ajetet e urtësitë në të.
Thashë këtë që dëgjuat dhe i kërkoj falje Allahut për veten dhe për ju nga çdo gjynah. Kërkojini falje se ai është Falës dhe Mëshirëplotë.
Hutbeja e Dyte
Falenderimi i takon Allahut, falenderimi i takon Allahut që solli të Dërguarin e Tij me udhëzim e me fenë e vërtetë triumfuese mbi të gjitha fetë e Allahu mjafton si dëshmues.
Dëshmoj se nuk ka Hyjni që meriton të adhurohet pos Allahut, i vetëm e pashok. Ai e ka bërë detyrë haxhin drejt Shtëpisë së Tij për atë që ka mundësi të shkojë.
Dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i dërguari i Tij. Allahu e dërgoi atë përpara orës së kijametit si përgëzues e si qortues, si thirrës për tek Allahu me lejen e Tij e pishtar ndriçues. Lëvdatat e Allahut dhe begatia e Tij qofshin mbi të Dërguarin tone, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij paqje dhe shpëtim pastë.
O besimtarë! Haxhinj të Shtëpisë së Shenjtë të Allahut! Cilido që mediton në tekstet kuranore e profetike që orientojnë në veprat e mira në këto ditë do të gjejë se ato nxisin në përmendjen e Allahut të Vetëm sa më shumë.
Prioriteti i çdo muslimani në këto ditë është shfaqja e robërisë ndaj Allahut, shfaqja e përulësisë dhe e varfërisë para Tij pa e ndotur pastërtinë e këtyre ditëve të begata me nacionalizma, me veprime të kohës së injorancës, me propagandë sektare e as me parrulla politike.
Nuk lejohen në haxh; sjelljet imorale, shkeljet fetare dhe debatet.
Në Mustedrak të Hakimit me zinxhir të saktë prej Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmetohet se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Hedhja e guralecëve, rrotullimi rreth Qabes, ecja mes Safasë dhe Mervasë janë ligjëruar për të ngritur përmendjen e Allahut e jo për gjë tjetër.”
Pra janë ligjëruar për të ngritur përmendjen e Allahut e jo për gjë tjetër.
Profeti (salallahu alejhi ue selem) i ka veçuar këto ditë me shtim të tahmidit (Elhamdulilah), të tehlilit (La ilahe ilallah) dhe të tekbirit (Allahu Ekber).
E në Kuranin madhështor: “…që të dëshmojnë dobitë e tyre dhe të përmendin Emrin e Allahut në ditët e caktuara…”
Shokët e Muhamedit (Allahu qoftë i kënaqur me ta) gjatë këtyre dhjetë ditëve ngjallnin traditën e tekbireve mes njerëzve.
Në sahihun e imam Buhariut shënohet se Ibn Umeri dhe Ebu Hurejrah (Allahu qoftë i kënaqur me të dy) gjatë këtyre dhjetë ditëve dilnin në treg dhe bënin tekbir e pastaj bënin dhe njerëzit tekbir me tekbirin e tyre.
Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të) bënte tekbir në çadrën e tij në Mina e atë e dëgjonin njerëzit në xhami dhe bënin edhe ata tekbir, pastaj bënin tekbir njerëzit nëpër tregje e pastaj Minaja oshëtinte prej tekbireve.
Për këtë o besimtarë është e pëlqyeshme që gjatë këtyre ditëve të begata ngritja e zërit me tekbir në banesa e në rrugë, në xhami e në tregje.
Allahu është më i madh, Allahu është më i madh, Allahu është më i madh. Nuk ka Hyjni që meriton të Adhurohet pos Allahut. Allahu është më i madh, Allahu është më i madh. Allahut i përket Lavdia.
Prej veprave të mira, o rob të Allahut, ku bëhen bashkë vendi dhe koha e vlefshme është shërbimi ndaj mysafirëve të të Gjithëmëshirëshmit. Allahu i ka dhënë mirësi këtij vendi, mbretërisë së Arabisë Saudite duke i mundësuar ndërtimin e Shtëpisë së Tij, nderimin e delegatëve të Tij. Këtë e ka kryer në mënyrën më të mirë që haxhinjtë të ndihen sa më rehat, duke u kujdesur për gjendjen e tyre, duke mbrojtur interesat e tyre, duke lehtësuar për ta rrugët e mirësive. Allahu i dhuroftë sevape e shpërblime Shërbyesit të Dy Xhamive të Shenjta dhe pasardhësit të tij dhe të gjithë atyre që punojnë në shërbim të musafirëve të Allahut.
Urime për ata sy që rrinë pa gjumë që delegatët e Allahut të jenë rehat. Urime për gjithë ato mirësi për ta, paçin begati në veprat e mira.
Në Sahihun e Buhariut shënohet se Profeti (salallahu alejhi ue selem) kur pa bijtë e xhaxhallarëve të tij duke i dhënë ujë haxhilerëve prej burimit të Zemzemit u tha: “Punoni se ju jeni duke bërë vepër të mirë.”
Punoni se ju jeni duke bërë vepër të mirë.
Besimtarë! Allahu u ka urdhëruar me diçka fisnike që e nis me Veten e Tij thotë: “O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me selam!” (surja Ahzab; 56).
O Allah përmende lart Muhamedin, familjen e Muhamedit, pasardhësit dhe bashkëshortet e tij ashtu sikurse ke përmendur lart familjen e Ibrahimit.
O Allah bekoje Muhamedin, familjen e Muhamedit, pasardhësit dhe bashkëshortet e tij ashtu sikurse bekove familjen e Ibrahimit
Ti je i Lavdëruari i Madhërishmi.
O Allah kënaqësia jote qoftë mbi katër mëkëmbësit e tij Ebu Bekrin, Umerin, Osmanin dhe Aliun dhe shokët e profetit Tënd Muhamed dhe mbi ata që ecin në gjurmët e tyre dhe zbatojnë traditën e tyre deri në ditën e gjykimit edhe ne bashkë me ta me faljen tënde, bujarinë tënde, bamirësinë tënde ! O më i mëshirshm i mëshiruesve!
O Allah jepi krenari islamit dhe muslimanëve!
O Allah jepi krenari islamit dhe muslimanëve!
O Allah jepi krenari islamit dhe muslimanëve!
Zhduke idhujtarinë dhe poshtëroi idhujtarët!
Mbroje fenë e këtë vend bëje të sigurtë e të qetë, me pasuri e bollëk dhe tërë vendet muslimane!
O Allah! O Gjallë e i Përjetshëm! Me mëshirën tënde na ndihmo! Rregulloji tërë çështjet tona e mos na lë të mbështetemi në vetet tona për asnjë çast!
O Allah largoi brengat prej muslimanëve të përvuajtur, mundësoi borxhlinjve të shlyejnë borxhet e tyre, shëroji të sëmurët tanë dhe të sëmurët e tërë muslimanëve,
O Allah rregulloje gjendjen e muslimanëve kudo që ata ndodhen!
O Allah rregulloje gjendjen e muslimanëve kudo që ata ndodhen!
O Allah rregulloje gjendjen e muslimanëve kudo që ata ndodhen!
Me mëshirën tënde o Mirëbërës plot madhështi e bujari!
O Allah, o I Gjallë e i Përjetshëm jepi sukses udhëheqësit tonë Shërbëtorin e Dy Xhamive të Shenjta për atë që Ti dëshiron e kënaqesh. Udhëzoje atë drejt bamirësisë e devotshmërisë.
O Allah jepi sukses atij dhe pasardhësit të tij të bëjnë atë që është e dobishme për njerëzit e për vendin!
O Allah jepi sukses udhëheqësve të muslimanëve për atë që Ti dëshiron e kënaqesh, me mëshirën Tënde o më i mëshirëshmi i mëshiruesve!
O Allah jepi sukses haxhinjëve të Shtëpisë Tënde të Shenjtë!
O Allah jepi sukses haxhinjëve të Shtëpisë Tënde të Shenjtë!
O Allah jepi sukses haxhinjëve të Shtëpisë Tënde të Shenjtë!
Pranoje prej tyre Haxhin dhe të gjitha veprat e tyre!
O Allah ktheji ata në familjet e tyre shëndoshë e mirë e fitimtarë, me mëshirën Tënde o më i mëshirëshmi i mëshiruesve!
O Allah rëndoja peshoret me vepra të mira çdokujt që i shërben haxhinjëve të Shtëpisë Tënde të Shenjtë!
O Allah rëndoja peshoret me vepra të mira çdokujt që i shërbej haxhinjëve të Shtëpisë Tënde të Shenjtë! Jepi begati në punën e tij dhe ji i kënaqur ndaj tij o Zot i botëve!
O Allah na i fal gjynahet tona, na i mbulo të metat tona, na i lehtëso çështjet tona, na mundëso arritjen e shpresave tona në atë që Ti kënaqesh!
O Allah, o i Gjallë e i Përjetshëm, Madhështor e Bujar jepi fitore ushtarëve tanë vigjëlues në kufijtë e vendit tonë. O Allah bëji fitimtar ata mbi armikun tënd dhe armikun e tyre o i Fortë, o Krenar, Madhështor e Bujar!
O Allah përhape sigurinë dhe bollëkun ne vendin tonë dhe nëpër vendet e muslimanëve!
Na ruaj prej dëmit të keqbërësve, prej kurtheve të të poshtërve dhe prej së keqes që troket gjatë natës apo gjatë ditës me mëshirën Tënde o më i mëshirëshmi i mëshiruesve!
O Allah fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret ata që janë të gjallë dhe ata që kanë vdekur me mëshirën Tënde o i Madhërishëm e Bujar!
I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i veshin ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, dhe të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve! (Surja Saffat; 180)