Divorci, shkaqet dhe parandalimi – Meka 01.11.2019

Hytbe e Qabes 4 RABIEL EUEL 1441  (01-11-2019)

Shejh Fejsal Gazaui       Tema:  Divorci, shkaqet dhe parandalimi.

Falenderimi i takon Allahut, Atë falënderojmë e i kërkojmë ndihmë, Atij i kërkojmë falje dhe tek Ai pendohemi. Allahut i kërkojmë mbrojtje prej të këqijave të vetëve tona e prej punëve tona të këqija. Atë që Allahu e udhëzon s`ka kush e humb e atë që Ai e humb s`ka kush e udhëzon.

Dëshmoj se ska hyjni që meriton të adhurohet përpos Allahut, ai është i vetëm e i pashoq.

Dëshmoj se Muhamedi është rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij.

“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë myslimanë!” (Sure Ali Imran, 102.)

“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj i Cili u krijoi prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjellta dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikqyrës mbi ju.” (Sure Nisa 1).

“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat dhe do t’jua falë gjynahet tuaja. Kush i bindet Allahut dhe të ërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.” (Sure Ahzab, 70-71.)

Martesa sipas islamit është një lidhje e fortë që bashkon mes burrit dhe gruas. Njeriu me të gjen strehim dhe rehatohet.

Allahu thotë: “Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të gjeni strehë pranë tyre.” (Rrum; 21).

I Lartësuari thotë:

“ ….edhe ata që thonë: O Zoti ynë, dhurona nga gratë tona dhe trashëgimtarët tanë, ç’është prehje për sytë tanë dhe bëna shembull për të mirët!” (Furkan; 74).

Ligjvënësi i Urtë është kujdesur që familja të ruhet e të mbahet fort duke nxitur vazhdimësinë e aktit martesor. Për këtë ka urdhëruar bashkëshortin të bashkëjetojë me gruan e tij mirësisht edhe nëse e urren diçka prej saj.

Allahu thotë:

“Jetoni e silluni mirë me to! Në qoftë se ato nuk ju pëlqejnë aq shumë, (duroni!) sepse është e mundur që juve të mos ju pëlqejë diçka, por që Allahu në atë do t’ju sjellë shumë të mira” (Nisa; 19).

Allahu, aktin martesor e ka cilësuar si besë të fortë.

Allahu i madhërishëm thotë: “..ato kanë marrë nga ju besë të fortë” (Nisa: 21).

Ky përkshkrim i tillë nënkupton vazhdimësinë, qetësinë dhe stabilitetin. Për këtë kërkohet prej dy bashkëshortëve të përballen me çdo gjë që kërcënon këto synime të larta, duke tejkaluar konfliktet bashkëshortore të cilat mund të prishin nyjen e mbërthyer dhe lidhjen e fortë.

E kur kjo është kështu o rob të Allahut, zgjidhja e aktit martesor dhe kërkimi i ndarjes nga ana e gruas është një vepër e ndaluar e cila nuk mund të zbatohet vetëm në rast se vazhdmimësia e jetës bashkëshortore është e pamundur dhe pasi të jenë ezauruar të gjitha mjetet ligjore të pajtimit.

Shejhul Islam ibn Tejmijeh, Allahu e mëshiroftë ka thënë: Divorci parimisht është i ndaluar. Ai është lejuar vetëm në rast nevoje sikurse paraqitet në hadith të saktë. Xhabir përcjell se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: Iblisi vendos fronin e tij mbi ujë dhe pastaj dërgon ushtarët e tij. Pozitën më të afërt me të e fiton ai i cili shkaton të keqen më të madhe. Dikush prej tyre vjen duke thënë: bëra këtë e këtë. Ai i thotë: Nuk ke bërë asgjë. Pastaj vjen një prej tyre dhe thotë: Nuk iu largova derisa e ndava me gruan e tij. Ai (Iblisi) e afron pranë vetes dhe i thotë: Sa i mirë je ti.

Allahu për magjinë thotë: “Dhe njerëzit mësuan nga këta të dy se si t’i ndajnë bashkëshortët” (El Bekare; 102).

Në suneneh transmetohet se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: Ato gra që kërkojnë divorc dhe ndarje janë hipokrite.

Për këtë divorci është lejuar vetëm tre herë dhe pas ndarjes së tretë gruaja konsiderohet e palejuar për burrin derisa ajo të martohet me një burrë tjetër.

Divorci meqë është lejuar për shkak të nevojës atëherë nevoja përmbushet me një ndarje dhe më pas vijon palejushmëria e një vepre të tillë.

Rob të Allahut këtë gjykim e përfocojnë tekstet profetike të cilat tërheqin vërejtjen ndaj shkeljeve ligjore të cilat të çojnë deri tek divorci.

Prej këtyre teksteve: tranmetohet prej Ebu hurejres se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: Nuk është prej nesh ai i cili ngatërron gruan me burrin e saj dhe skllavin me zotërinë e tij. Tranmseton Ebu Daudi.

Theuban trasnmeton se i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: Çdo grua që i kërkon divorcin burrit të saj pa ndonjë arësye do të jetë haram për të aroma e xhenetit. Transmetojnë; Ebu Daud, Tirmidhij dhe Ibnu Maxheh.

Prej Ebu Hurejres (Allahu qoftë i kënaqur me të) përcjell se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: Për një grua nuk është e lejuar të kërkojë divorcin e motrës së saj për të mbushur enën e saj sepse ajo do ta marrë atë që i takon. Këtë hadith e transmeton Buhariu dhe Muslimi e ky tekst është i Buhariut.

Po të kihet parasysh kjo që thamë, arrijmë të dallojmë se divorci sot tek shumë njerëz në shoqëritë islame e ka anashkaluar konceptin ligjor islam dhe qëllimin e parashikuar me të. Divorci, të cilin islami e ka bërë zgjidhje të problemeve të pakapërcyeshme mes bashkëshortëve është një mjekim i cili përdoret në fund fare. Mirëpo sot ai është bërë një problem në vetvete, një lojë në dorë të njerëzve të kotë, një vendim i lehtë në gjuhët e të nxituarve të cilët nuk e njohin domethënien e jetës bashkëshortore e nuk i japin asaj peshën e duhur. Sot martohen e nesër divorcohen. E kjo është tallje me këtë lidhje edukative.

O muslimanë, është për të ardhur keq që përqindja e divorcit është ngritur shumë lart në këto pak vite të fundit. Ajo është bërë tashmë një fenomen i dukshëm. Rastet e tij janë të përhapur e publike. Përqindja e ndarjes mes dy bashkëshortëve sa vjen e shtohet. Satistikat rreth divorcit dhe kërkesës së prishjes së akteve të kurorës janë tepër të larta, të frikshme dhe alarmuese për rrezikun e madh që mund të sjellë ky fenomen në shoqëritë islame.

Po të vështrojmë gabimet dhe problemet familjare të cilat turbullojnë pastërtinë e jetës bashkëshortore e që bëhen shkak të divorcit do të gjemë se ato janë të shumta e të llojllojshm:

Prej tyre: Zgjedhja e gabuar e dy bashkëshortëve për njëri-tjetrin. Ndodh që të marrë dikush prej tyre iniciativën për martesë duke mos ditur asgjë për tjetrin as në aspektin fetar e as në atë moral por këto i zbulon pasi bashkëjetojnë më vonë.

Prej tyre: Dobësia në nivelin fetar dhe mangësia në përmbushjen e detyrimeve ndaj Allahut sidomos në lidhje me namazin. Neglizhenca në lidhje me mbrojtjen fetare nëpërmjet përmendjes së Allahut dhe leximit të Kuranit. Nga ana tjetër rënia në gjynahe dhe veprimet e kundërligjshme fetarisht të cilat çojnë në sherre e në

grindje mes bashkëshortëve e pastaj në ndarje. Ngjarjet ku tregohet se si narkotikët dhe të alkolizuarit sillen me bashkëshortet e tyre tani nuk janë më të fshehta; me rrahje lënduese, sharje, ofendime, mallkime, dëbim nga shtëpia dhe shprehja e fjalëve divorcuese.

Prej problemeve familjare është edhe mos mbajtja e përgjegjësisë prej dy bashkëshortëve. Burri lë pas dore drejtimin e çështjeve të shtëpisë si plotësimin e nevojave të saj duke u angazhuar me qëndrimet e vona me shokët e tij, udhëtimet e shumta të panevojshme, mospërmbushja e detyrimeve ndaj tufës së tij.

Gjithashtu lënja pasdore e shtëpisë nga ana e disa grave të cilat angazhohen me mjetet e komunikimit përmes celularëve për orë të tëra pa u kujdesur për detyrimet ndaj burrit dhe fëmijëve të saj. Këtu i tërheqim vërejtjen atyre njerëzve të cilët e kanë tepruar me përdorimin e mjeteve të komunikimit dhe mvarësinë e madhe ndaj tyre duke vizituar adresa të këqija të rrjeteve, gjë e cila ka çuar në dëme të mëdha dhe ndikim të rëndë mbi besimin, sjelljet dhe moralin. Këtu hynë magjepsja e disa burrave me gra të tjera përveç gruas së tyre. Ndodh që ti lidhet zemra me ndonjërën prej tyre, të krijojë më pas lidhje të paligjshme me të, Allahut i kërkojmë mbrojtje. Kështu ja nis ta nënçmojë gruan e tij e të mos tregojë interes për të, e lë pasdore e në fund e divorcon. Po kështu magjepsen disa gra me mjetet e komunikimit. arrijnë të tradhëtojnë burrat e tyre, me mesazhe, biseda me burra të tjerë në celularë e nëpërmjet interenetit. Atëherë kur zbulohet rasti i saj i vjen belaja e madhe.

Prej problemeve është edhe mos stabiliteti familjar mes dy bashkëshortëve dhe moskuptimi i jetës bashkëshortore. Në këtë rast asnjë nuk kujdeset për atë që i takon tjetrit, kështu humbin mirëkuptimin dhe dakordësinë mes njëri-tjetrit. Jeta e tyre dominohet prej frymës armiqësore, kundërshtisë, inatit dhe largësisë. Çështja agravohet dhe bëhet më e rëndë kur tregohen të pakujdeshëm në lidhje me divorcin. Disa bashkëshortë, Allahu i udhëzoftë i kërcënojnë gratë e tyre me divorc, e bëjnë divorcing një shpatë sipër kokës së saj. Nga ana tjetër disa gra, Allahu i udhëzoftë shpeshherë kërkojnë divorcin duke cytur burrin derisa ai më pas e divorcon. E të tjera shkelje ligjore fetare.

Prej problemeve që mund të bëhen shkak divorci janë veprimet e gabuara e të papjekura si hamendësimi i gabuar mes dy bashkëshortëve, dyshimet e tepruara, xhelozia a pavend e cila kalon kufirin. Po kështu ofendimet e burrit ndaj gruas së tij në lidhje me moshën e madhe të saj apo me diçka të anës fizike të saj. Po kështu ndalimi i gruas të vizitojë prindërit dhe të afërmit e saj pa ndonjë motiv fetar.

Po kështu kopracia e burrit ndaj gruas së tij kur nuk i jep asaj shpenzimet e detyrueshme në lidhje me strehimin, ushqimin, pijen, veshjen, mjekimin dhe ilaçet. Ndërsa ato të cilat hyjnë në shpenzimet plotësuese nuk janë detyrë mbi burrin përderisa ai e kryen atë që ia ka bërë detyrë Allahu në shpezim. Disa gra i rëndojnë supet e burrave të tyre me kërkesat e shumta të cilat e tejkalojnë takatin e tij e që ai nuk ka mundësi ti plotësojë. Disa gra ngrenë krye dhe e mbajnë veten lart mbi burrat e tyre për shkak të nivelit të tyre më të lartë arsimor, apo për shkak të profesionit, apo dallimit të nivelit shoqëror mes tyre.

Prej problemeve gjithashtu vuajtjet e disa prej bashkëshortëve nga çrregullime psikologjike dhe sjellje të ndryshme dhe mostabilitet të cilat çojnë bashkëshortin drejt përballjeve të vazhdueshme me gruan e tij, në urrejtje ndaj saj e në distancim. E nuk përpiqet të mjekojë veten e tij për të ruajtur afrimitetin, dashurinë dhe unitetin me bashkëshorten e tij. Kësaj i bashkangjitet edhe natyra e disa njerëzve si zemërimi i shpejtë dhe idjotizmi, manovrimi i gabuar në shumë raste apo mungesa e urtësisë. Sa e sa probleme janë ndezur mes dy bashkëshortëve e sa konflikte kanë ndodhur me tyre për ndonjë shkak të kotë e të pavlerë si rasti kur burri kërkon diçka prej gruas e ajo e harron apo vonohet në kryerjen e saj, apo kur kërkon gruaja prej burrit që të blejë diçka por ai angazhohet me të tjera gjëra edhe e lë për më vonë. E kështu me radhë, shumë çështje të lehta të cilat nuk duhet të nxehin egon e njeriut e të humbë kontrrollin mbi vetveten e pastaj të veprojë pallogjikë, të ndizet konflikti e të arrijë çështja në përfundime të pakënaqëshme.

Prej problemeve është pakujdesia e burrit ndaj veçorive të gruas, qofshin ato trupore, psikologjike, mendore dhe gjendjet e ndryshme që ajo kalon. Duke dhënë një shembull; Gruaja pasi lind pëson ndryshime në konstruktin dhe trupin e saj. Në këtë rast disa bashkëshortë tallen me gjendjen e saj e kjo shkatërron ndjenjat e saj dhe preferon divorcin ndaj qëndrimit me një burrë që sillet keq e nuk di të bashkëjetojë me të.

Prej problemeve janë edhe ndërhyrjet e familjarëve të burrit apo familjarët e gruas në çështjet e veçanta që i përkasin dy bashkëshortëve, apo ndërhyrjet e tyre me patëdrejtë në ato probleme që ndodhin mes tyre dyke cytur njërin prej bashkëshortëve mbi tjetrin. Kjo sjell trashjen e konfliktit që mund të mbyllet me ndarjen mes tyre.

Prej problemeve është ndjekja e telenovelave dhe e filmave të cilat e paraqesin jetën bashkëshortore si një jetë romantike, shembullore e pa probleme, ose e

kundërta e paraqesin si jetë problematike, tërë mundime e strese, që kërkon divorcin aty për aty. Të dy këto paraqitje janë larg reales dhe nuk janë të sakta.

Prej problemeve që ndoshta nuk hetohen është edhe marrja e disa grave mjekim të vazhdueshëm për të mos mbetur shtatëzëna. Kjo vepër ka pasoja negative ndaj shëndetit sikurse kanë thënë disa mjekë këshillues. Një vepër e tillë mund të ndikojë në temperamentin e femrës dhe të shkaktojë kriza të forta nervore e kjo sjell përkeqësim në jetën bashkëshortore, shton kundërshtitë mes tyre që mund të çojnë deri në divorc.

Prej problemeve është edhe synimi i disa grave për të qenë në një nivel jetese më të lartë nga ai në të cilin gjenden. Gra që nuk kënaqen me jetesën që posedojnë por vështrojnë tek ata që janë më lart. Ndodh që ajo të ndikohet prej veprimeve të mendjelehtave që krenohen me atë që posedojnë duke mos e ruajtur shejtërinë e shtëpisë së saj dhe të jetës bashkëshortore shkon e bën video orendive të shtëpisë, rrobeve, ushqimit nëpër snapçate e të tjerë e i shpërndan. Kështu dëmton shtëpitë bashkëshortore dhe bëhet shkak për rrënimin e tyre dhe rëndon mbi problemet e tjera familjare duke çuar në përfundim tek divorci.

Këto, o rob të Allahut janë disa prej problemeve bashkëshortore të cilat mund të çojnë drejt divorcit. Qëllimi është të përfitojmë prej gabimeve të të tjerëve, të mos biem aty ku kanë rënën e të jenë mësim e këshillë për ne. I mençur është ai i cili këshillohet prej tjetrit dhe mëson prej eksperiencës së njerëzve mësime për të ardhmen e jetës. Me këto fjalë i kërkoj Allahut falje për vete dhe për ju.

Hutbeja e Dyte

Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Dëshmoj se nuk ka hyjni që meriton të adhurohet pos Allahut i vetëm e i pashoq, miku i njerëzve të devotshëm.

Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, paqja dhe shpëtimi i Alalhut qoftë mbi të, mbi familjen dhe mbi të gjithë shokët e tij.

Mospajtimet që ndodhin mes dy bashkëshortëve rreth çështjeve shtëpiake e jetike janë gjëra normale dhe ligj universal në jetën bashkëshortore që përputhet edhe me natyrën e jetës së kësaj bote e cila nuk mund të jetë e kulluar e pa probleme. Shtëpia e pastër e profecisë, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të poseduesin e saj kishte raste të tilla të lodhjes e të problemeve. Ndodhte të shfaqej xhelozi mes grave të tij (salallahu alejhi ue selem) siç ndodh ngjashëm ndër gratë e tjera.

Dy bashkëshortët nuk duhet të besojnë se jeta bashkëshortore dhe lumturia në të nënkupton mospasjen e problemeve por ajo përfshin aftësinë e zgjidhjes së problemeve dhe kufizimit të tyre duke mos lejuar që ato të ndikojnë negativisht në lidhjen mes tyre.

Rob të Allahut, Realiteti shoqëror sot ka nxjerrë shumë shkaqe që mënjanojnë martesën.

Disa vajzave, të cilat refuzojnë të martohen shejtani u ka pështjelluar mendjen me frikën e mbajtjes së përgjegjësive, apo nga frika se mos bashkëshorti do të kontrrollojë lirinë e saj e do ti heqë pavarësinë. Kjo sjellje është shfaqur si kundërveprim ndaj veprimive të gabuara të disa bashkëshortëve të cilat e kanë tepruar sjelljen e tyre negative ndaj bashkëshorteve të tyre në kundërshtim dhe me urdhëresat e Zotit të tyre.

Përndryshe, kujdestaria është një çështje e ligjshme që nënkupton angazhimin e burrit me çdo gjë që është në dobi të gruas së tij në menaxhim e në mirëmbajtje. Ajo është përgjegjësi mbi burrin, nder për gruan dhe fisnikëri ndaj saj ku i caktohet një kujdestar që kujdeset për çdo gjë rreth saj, ruan interesat e saj, e mbron atë, mundohet të realizojë shkaqet që sjellin lumturinë dhe qetësinë e saj.

Ndoshta kjo e ndreq botëkuptimin e gabuar tek shumë prej grave që gjoja kujdestaria e burrit është kontroll, arrogancë, shtypje ndaj gruas dhe ulje e personalitetit të saj.

Disa vajza hezitojnë të martohen nga frika se mos kanë të njëjtin përfundim si ato gra që janë divorcuar pas dështimit në jetën bashkëshortore e pas kësaj u thuhet beqareshë. Kjo është e gabuar. Sa e sa vajza janë martuar, janë stabilizuar, të kënaqura me bashkëshortët e tyre me një jetë të këndëshme e mes tyre me mirësinë e Allahut nuk ka ndodhur ndarje por dashuri e mëshirë.

Divorci, o rob të Allahut lë pasoja psiqike të rënda tek femra. Ajo përjeton mërzi, depression dhe pagjumësi pas divorcit nga bashkëshorti i saj. Mirëpo një prej fenomeneve më të habitëshme e prej zakoneve të importuara është sjellja e disa grave të divorcuara, Allahu i udhëzoftë në kundërshtim me natyrën njerëzore të cilat organizojnë festë me rastin e divorcit prej burrit ku ftohen familjarët, të afërmit dhe shoqet si shprehje e gëzimit të saj dhe ngazëllimit pasiqë e divorcon i shoqi.

O muslimanë, Kritika e njerëzve reformues ndaj fenomenit të shtuar të divorcit nuk duhet të merret si qëndrim kundër lejimit të divorcit. Ata nuk pretendojnë që

shoqëria të arrijë nivele shembullore në suksesin e çdo martese dhe vazhdimësinë e saj. Jo. Diçka e tillë nuk ka ndodhur dhe në periudhat më të ndritura. Mirëpo ne kemi detyrë ta ndjejmë këtë problem të përhapur. Gjëja më e rëndë që kërcënon jetën bashkëshortore është pakujdesia në çështjen e divorcit dhe në pasojat e dëmshme të tij. Sa e sa shtëpi i ka rrënuar, sa familje i ka përçarë, sa lidhje farefisnore ka prerë, sa shumë i ka ndarë njerëzit e sa gjynahe ka sjellë.

Ne kemi detyrë ti prekim shkaqet e këtij problem e ti mjekojmë ato. Mbarë shoqëria duhet të ngrihet me të gjitha istitucionet e saj dhe me individët e saj për ta mjekuar atë, çdokush sipas pozitën që ka. Le të ngrihen reformatorët e të ndërgjegjësojnë njerëzit për rrezikun e shtimit të pakujdesisë që ka kapluar shumë njerëz përballë këtij fenomeni të rrezikshëm dhe të përpiqen për kurimin e kësaj sëmundjeje shumë të përhapur.

Vëllezër një prej mjeteve praktike për mjekimin e fenomenit të divorcit është organizimi i seminareve kulturore të trainimit të atyre që janë në prag martese. Mbrojtjes duhet ti jipet përparësi ndaj mjekimit. Kurimi i problemeve përpara se të ndodhin nëpërmjet trainimit dhe sesibilizimit të bashkëshortëve e ul përqindjen e rasteve të divorcit. Ofrimi i njohurive të pasura me vlera për bashkëshortët, këshillat shkencore e shoqërore, njohja e tyre me informacione të rëndësishme dhe me edukatën e duhur në sjellje ka dobi të shumta në të ardhmen e jetës së tyre bashkëshortore. Kjo ndihmon në themelimin e familjeve mbi një ndërtesë solide e baza të shëndosha të cilat garantojnë suksesin me lejen e Allahut.

Kurë tjetër e kësaj shfaqjeje, Allahu na mundësoftë ta gjejmë, është përpjekja për të pajtuar mes dy bashkëshortëve ose mes dy personave që grinden në përgjithësi. Kjo është një prej veprave që të afron më së shumti me Allahun e lartësuar.

Allahu i madhërishëm thotë: S’ka kurrfarë të mire në shumë prej bisedave të tyre të fshehta, përveç rastit kur ndokush kërkon që të jepet sadaka ose të kryhet një vepër e mirë apo paqësim ndërmjet njerëzve. Atij që e bën këtë për të fituar kënaqësinë e Allahut, Ne do t’i japim një shpërblim të madh. (Nisa; 114).

Një vepër e tillë vërtet ka shpërblim të madh. Profeti ynë fisnik (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: A tju tregoj për një vepër me gradë më të lartë se ato të agjërimit, të namazit e të sadekasë. Të pranishmit thënë; Po. Ai tha: Pajtimi mes dy vetave dhe se hasmëria mes dy vetave është rruajtëse. Unë nuk po them që të rruan flokët por të rruan fenë. Transmetojnë; Ahmedi, Tirmidhiu dhe Ebu Daud.

Prej dobive që nxjerrim nga hadithi është nxitja për të rregulluar lidhjet mes njerëzve. Dëmtimi i lidhjeve mes njerëzve rrënon fenë dhe jetën në dunja.

Këtu i mëshojmë faktit që ndërhyrjet në hasmëri për të rregulluar sidomos mes dy bashkëshortëve është vepër që duhet nxitur. Mungesa e dërhyrjes së njerëzve pajtues, e këshilluesve dhe e të urtëve në shumë raste bëhet shkak i ndarjes mes dy bashkëshortëve.

O rob të Allahut, sillni ndërmend se sot jemi në ditë xhumaje që është dhe dita më e mirë e juaja, shtojini në të salavatet mbi profetin duke zbatuar urdhërin e Zotit tuaj të Lartë: Vërtet, Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për atë. O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me “selam”! (surja Ahzab; 56)

O Allah bekoje Muhamedin, familjen e Muhamedit, pasardhësit dhe bashkëshortet e tij ashtu sikurse ke bekuar familjen e Ibrahimit

O Allah bekoje Muhamedin, familjen e Muhamedit, pasardhësit dhe bashkëshortet e tij ashtu sikurse bekove familjen e Ibrahimit

Ti je i Lavdëruari i Madhërishmi.

O Allah forcoje islamin dhe muslimanët.

poshtëroje mohimin dhe mohuesit. shkatërroji armiqtë e fesë. Angazhoi ata me njëri-tjetrin dhe vështirësoja gjendjen atyre.

O Allah ndihmoji ata që ftojnë në mirësi dhe prijësat e udhëzimit, rregulluesit dhe luftëtarët në rrugën tënde, mbrojtësit e kufijve dhe zonave kufitare dhe të shtypurit për rrugën tënde.

O Allah na mbro me islam në këmbë, na mbro me të ulur e na mbro me të kur jemi shtrirë. O Allah mos i kënaq armitë dhe ziliqarët tanë.

O Allah bashkoji zemrat tona dhe na pajto mes nesh. na udhëzo drejt rrugëve të paqes e na shpëto prej errësirave në dritë, n ai largo veprat imorale të dukshme e të padukshme.

O Allah na beko në dëgjimin tonë, në shkikimin tonë, në zemrat tona, në bashkëshortet tona, në pasardhësit tanë.

Na mundëso pendim se Ti je Pranuesi i pendimit dhe mëshirëplotë.

Na bëj falenderuas ndaj mirësive të Tua, mirënjohës ndaj teje.

Zoti ynë na dhuro kënaqësi të syve tek gratë tona e tek pasardhësit tanë.

na bëj prijës të devotshmëve.



Post Author: endrit