Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme 10-12-1446H 06-06-2025 D
Shejh Abdul Bari Ibn Avad Eth-Thubejti
Tema Dobi dhe begati nga kryerja e veprave të mira
Lavdërimet janë për Zotin, Ai i jep sukses kujt të dëshirojë që të bëjë vepra të mira.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok, ndriçon rrugën e suksesit për ata që ndjekin Atë.
Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, e dërgoi Zoti i tij me udhëzim dhe fenë e qartë. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, të cilët ishin të lidhur fort në rrugën e drejtë.
Në vijim
Porosis veten dhe ju që t’i frikësohemi Allahut, sepse ajo është baza e çdo të mire dhe çelësi për çdo sukses.
Veprat e mira janë përgatitja e besimtarit, frute nga frutet e besimit dhe shenjë e kënaqësisë së të Gjithëmëshirshmit. Nga shenjat e suksesit të Zotit për robin e Tij është se Ai e bën të dojë kryerjen e adhurimeve, bindjen ndaj Zotit dhe e bën të qëndrueshëm, të palëkundur në to deri në vdekje. Kush gjen në zemrën e tij dashuri për veprat e mira, ka shijuar ëmbëlsinë e besimit dhe jeta e tij do të jetë e mbushur me paqe dhe qetësi. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Cilindo mashkull apo femër që kryen vepra të mira, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur.” (En-Nahl 97) Nga mirësia e madhe e Zotit, është se Ai e ka zgjeruar konceptin e veprave të mira, duke e bërë atë që të përfshijë akte të jashtme dhe të brendshme të bindjes, individuale dhe kolektive, siç janë: Namazi, zekati, agjërimi, Haxhi, leximi i Kuranit, përkujtimi i Zotit, drejtësia ndaj prindërve, ruajtja e lidhjeve familjare, urdhërimi për të mirën dhe ndalimi nga e keqja, mbështetja e jetimëve, mësimi i injorantëve, të paditurve, ndihma e të pikëlluarve dhe përmbushja e nevojave të njerëzve. Por se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Në çdo mëlçi që lagën, duke i dhënë një kafshe për të pirë ujë, ka shpërblim.” Sikurse ka thënë: “ Frikësojuni zjarrit, ndëshkimit të Xhehenemit, qoftë dhe me një gjysëm hurme.”
Bekimet e veprave të mira nuk kufizohen vetëm për në jetën e botës Tjetër, Ahiret, por efektet e tyre janë të dukshme dhe në këtë botë. Zoti i dhuron robit paqe mendore dhe qetësi në shpirtin e tij, e bën atë të dashur midis njerëzve, e bekon atë në jetën, jetëgjatësinë dhe pasardhësit e tij, e mbron, ruan atë nga shqetësimet e jetës, e bën të qëndrueshëm në kohë të vështira dhe i jep një përfundim të mirë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Në të vërtetë, atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i Gjithëmëshirshmi do t’u dhurojë dashuri.” (Merjem 96)
Kohët e bindjes dhe sezonet e mira kaluan tek ne, prandaj kush pati sukses në kryerjen e veprave të mira gjatë tyre duhet ta lavdërojë Zotin dhe të vazhdojë t’i bindet Atij, sepse besimtari nuk ndalet së adhuruari Zotin e tij e as nuk lodhet së afruari me Të. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Veprat më të dashura tek Zoti janë të vazhdueshmet dhe nëse janë të pakta.”
O ti që ke agjëruar! O ti që jeni ngritur natën për namaz! O ti që ke shpenzuar në rrugë të Zotit! O ti që ke qenë i përulur! Mos jini neglizhentë në atë që ke filluar dhe mos e shpërdoro atë që ke mbledhur. Sepse nuk e di me çfarë vepre do të përfundosh. Vepra e mirë nuk përfundon me vdekjen e vepruesit të saj, por se efekti i saj mbetet tek një fëmijë i mirë që lutet për të, ose tek një xhami që ai ndërtoi, ose tek një dituri që ai ka përhapur, ose tek një jetim për të cilin është kujdesur, ose një bamirësi e vazhdueshme, efektet e së cilës janë të mëdha. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Sigurisht, Ne i ringjallim të vdekurit dhe shënojmë veprat që kanë bërë dhe gjurmët e (punëve të) tyre.” (Ja Sin 12)
Zotit i kërkoj falje për vete, për ju dhe për të gjithë muslimanët nga çdo gjynah, tek Zoti kërkoni falje, vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin, lavdërime pa kufij.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok dhe i pa të barabartë.
Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, ka arrtitur në moral në një status të pa shembullt në mesin e njerëzimit. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, lutje dhe përshndetje të panumërta dhe të pafundme.
Në vijim
Porosis veten dhe ju që t’i frikësohemi Allahut, ajo është porosia e Zotit për të parët dhe të fundit.
Askush prej jush të mos e nënvlerësojë efektin e veprave të tij të mira, sepse ndoshta një fjalë e mirë që ka dalur nga një zemër e sinqertë në një moment qartësie mund të jenë arsye për udhëzimin e njeriut dhe ndoshta shumë lutje të sinqerta në mungesë të dikujt hapën portat e gëzimit. E ndoshta një bamirësi e vogël shpëton një person të pikëlluar dhe ajo bëhet arsye që ai të hyjë në Xhenet. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Në Xhenet kam parë një burrë duke shëtitur për shkak të një pemë që e kishte prerë në mes të rrugës sepse i dëmtonte njerëzit.” Prandaj mos e nënvlerësoni një vepër të mirë sado e vogël që mund të duket. Zoti nuk ua humb shpërblimin atyre që bëjnë mirë.
O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje të dërguarin tonë, Muhamedin, sa përkujtimi i atyre që e përmendin atë dhe numri i atyre që neglizhojnë përmendjen e tij.
O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me katër halifet, pasuesit e tij të drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me familjarët dhe shokët e tij të nderuar, dhe me ne së bashku me ata, me Faljen, Bujarinë dhe Mirësinë Tënde, o më i Madhi Mëshirues.
O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, ndihmo robërit e Tu besimtarë, bëje këtë vend të begatë, të siguri, dhe të gjitha vendeve muslimane.
O Zot, të lutemi të na japësh Xhenetin, dhe atë që na afron me të prej fjalëve dhe veprave. O Zot, të lutemi të na mbrosh prej zjarrit, dhe çfarë na afron me të prej fjalëve dhe veprave.
O Zot, të lutemi të na japësh fillim dhe përfundim të mirë, dhe të përgjithshmen na e bëj të mirë, të parat dhe të fundit, të dukshmen dhe të të padukshmen, të fshehtën, të fshehtën, të lutemi që të na japësh gradë të larta në Xhenet, o Zoti i botëve.
O Zot, të lutemi për falje dhe shëndet të plotë dhe mirëqenie të përhershme në fe, në jetën e kësaj bote dhe në botën Tjetër, Ahiret.
O Zot, mbulo të metat tona dhe na ruaj nga situatat e frikshme, na ruan nga para dhe nga pas nesh, nga e djathta dhe nga e majta e jonë, dhe kërkojmë mbrojtje nga Madhështia e Jote që të mos goditeme nga poshtë këmbëve tona.
O Zot, Ti je i Ditur me atë që i ka goditur njerëzit tanë në Palestinë nga fatkeqësia dhe e keqja, e Ti je i Vetmi i Fuqishmi për mund ta largosh dhe lehtësosh, asnjë gjë nuk është e pamundur për Ty në tokë dhe as në qiell. O Zot, largo nga ata fatkeqësitë që i kanë goditur dhe largo prej tyre izolimin. Ji për ata mbështetës, ndihmues, mbrojtës dhe përkrahës. O Zot, ata janë të uritur mundësju atyre ushqim, të etur mundësoju atyre që të shuajnë etjen, këmbëzbathur prandaj mundësoju të vishen, të zhveshur mundësoju atyre mbulim, siguroi ata nga frika, forco zemrat e tyre dhe ndihmoi ata përballë atyre që u kanë bërë padrejtësi.
O Zot, o Ndihmuesi i të dobëtve, të shtypurve, o i Fortë, o i Plotfuqishëm, ndihmoi ata përballë armikun Tënd dhe armikun të tyre, sionistëve pushtues agresivë. O Zot, shkatërro agresorët sionistë, përça radhët e tyre, dënoi ata ashtu siç dënon i Plotfuqishmi i Plotpushtetshëm, na trego në ata Fuqinë Tënde që nuk mund të shmanget nga njerëzit e padrejtë. O Zot, mos ngrit për ata flamur, mos lejo të arrijnë qëllimin e tyre dhe bëji ata shembull dhe shenjë.
O Zot, shpejto lehtësimin Tënd dhe jepi popullit të Palestinës fitore që të ngrejë flamurin e tyre, të vendosë të drejtën e tyre, të rikthejë tek ata tokën e tyre, nderin dhe dinjitetin e tyre, me mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.
O Zot, jepi sukses udhëheqësit tonë, kujdestarit të dy xhamive të shenjta në atë do dhe je i kënaqur. O Zot, jepi sukses atij në udhëzimin Tënd dhe bëj që veprat e tij të meritojnë kënaqësinë Tënde.
Jepi sukses zëvendësit të tij në çdo të mirë dhe bëj që të përfitojnë prej tyre Islami dhe muslimanët.
O Zot, jepu sukses të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve që të punojnë me librin Tënd, Kuranin, dhe me udhëzimin e të dërguarit Tënd, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.
“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)
“Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)
Përmendeni Allahun e Ai ju kujton ju, Falënderojeni Atë për të mirat dhe begatitë e Tij që t’ua shumojë ato.
” …vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)
Afrim Smakaj