Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar 20-05-1443 H 24-12-2021 D
Shejh Abdullah El Xhuhenij Tema “Frikësojuni Allahut!”
Lavdërimet janë për Zotin, lavdërimet janë për Zotin, Udhëzuesi i atij që tek Ai kërkon udhëzim, Mbrojtës për atë që i frikësohet Atij, i Mjaftueshëm për atë që kërkon kënaqësinë e Tij.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, dëshmi me të cilën shpresojmë fitore në ditën në të cilën do takojmë Zotin.
Dëshmoj se Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, paqja e Zoti qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, mbi ata që janë udhëzuar me të dhe kanë udhëzuar njerëz me udhëzimin e tij. Atij i dërgojmë përshëndetje të shumëta.
Në vijim
Porosis veten dhe ju që të kemi frikë Allahun e Madhërishëm, të besojmë Vetëm Atë dhe ta veçojmë Atë të Vetëm në adhurim, të kapeni pas fesë dhe të jeni të qëndrueshëm në të. Allahu u ka premtuar atyre që i frikësohen Atij lavdi dhe forcë, e zullumqarëve poshtërim dhe privim.
Adhurues të Zotit! Rruga dhe kërkesa e atij që kërkon Zotin dhe botën Tjetër, nuk janë të drejta, nuk bashkohen, vetëm në burgje, dy raste; Burgu, pengimi, i zemrës së tij në kërkesën dhe të kërkuarit e tij, dhe burgu, të penguarit e tij, në të kushtuarit vëmendje dikujt tjetër. Pengimi, ndalimi i gjuhës së tij nga ajo që nuk i bën dobi, pengimi i tij në përmendjen e Zotit dhe nga ajo që i shton besimin dhe dijen e tij, pengimi i gjymtyrëve të tij nga mosbindja dhe dëshirat, epshet, dhe të penguarit e saj, zemrës, nga obligimet dhe të preferuarat, të pëlqyerat. Kështu ai nuk heqën dorë nga pengesat deri sa të takojë Zotin e tij, i Cili e shpëton atë nga burgu, pengesat për në hapësira më të gjëra dhe më të mira, në Xhenet. E përsa kohë njeriu nuk bën durim përballë këtyre dy burgjeve, pengesave, duke ikur prej tyre në hapësirat e epsheve dhe dëshirave, atë do ta presi një burg i tmerrshëm me daljen e tij nga kjo botë. Çdo njeri që largohet nga kjo botë ose po i jep fund qëndrimin në burg, pengesave, ose është duke shkuar drejt burgut.
O ju muslimanë! Prej mëshirës së Zotit me robin e Tij njeri, është se Ai nuk e ka lënë të vetëm, por i ka sjellë atij dritë që të udhëzohet me të, i ka dhënë forcë që të mbështetet në të, i ka dhënë armë që të mbrohet me të, dhe ka sjellë profetët dhe të dërguarit e Tij përgëzues dhe paralajmërues. E ka urdhëruar njeriun që të mbështetet tek Zoti, dhe të kërkojë ndihmë prej Tij, dhe e ka nxitur atë në devotshmëri, ti frikësohet Zotit, me të cilë largon çdo të keqe.
Adhurues të Zotit! Devotshmëri është ndjenja që qëndron në zemrën e besimtarit, shfaqen gjurmët e saj në gjymtyrët e tij, e nxitën atë, besimtarin, drejtë dëshirës për atë që është tek Zoti dhe të punuarit për arritjen e saj, dhe trashëgon tek ai frikën nga Zoti dhe nga zemërimi i Tij. Kështu e largon atë nga mosbindja ndaj Zotit.
Devotshmëria është besim i patundur, fuqi psikologjike, nuk pranon rënijen në mosbindjen dhe kundërshtinë e Zotit, dhe nuk pranon përtaci në plotësimin e obligimeve të Zotit. E drejton besimtarin në rrugën e drejtë dhe metodën e duhur, derisa të arrijë në vendin e duhur dhe të lumtur, botën tjetër. Allahu i Madhërishëm ka porositur të gjitha krijesat e Tij, të parët dhe të fundit, që të frikësohen nga Ai, dhe ka veçuar besimtarët me porosinë e devotshmërisë, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ne i kemi porositur ata që u është shpallur Libri para jush dhe juve: “Frikësojuni Allahut!” (En-Nisa’ 131) Njerëzit e dijes kan thënë; “ Ky ajet është busulla e të gjithë Kuranit, sepse të gjithat ajetet e Kuranit sillen rreth këtij ajeti. Çdo e mirë e shpejtë, e tanishme, apo në të ardhmen, e hapur apo dhe e fshehtë, mund të arrihet vetëm përmes rrugës së frikës së Zotit, e cila është rruga dhe mjeti i duhur. Sikurse çdo e keqe e shpejtë apo e hapur, në të ardhmen apo e fshehtë, ka vetëm frikën e Allahut mbrojtje të sigurtë, dhe fortesë të pathyeshme, për të ruajtur njeriu prej saj dhe ta shpëtojë atë nga dëmet e saj.
Adhurues të Zotit! Frika ndaj Zotit, është adhurimi i Tij me zbatimin e urdhërave të Tij dhe braktisja e atyre që Ai ka ndaluar, nga frika prej Zotit dhe dëshira për atë që arrihet tek Ai, dhe nga respekti ndaj Tij, me vlersim për të ndaluarat e Tij, me dashurinë e sinqertë për Të, dhe për të dërguarin e Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.
Frika ndaj Zotit në librin e Tij, në Kuran, është përmendur në më shumë se dyqind e pesëdhjetë vende, por se është përsëritur frika ndaj Zotit në një ajet dy herë apo dhe tre herë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen! Kijeni frikë Allahun, sepse Ai di çdo gjë që bëni ju!” (El-Hashr 18) Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Nuk ka gjynah për ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira për atë që kanë ngrënë, për sa kohë që ata ruhen (nga të ndaluarat), besojnë dhe bëjnë vepra të mira, e sërish ruhen dhe besojnë e vazhdimisht ruhen dhe bëjnë vepra të mira. Allahu i do punëmirët.” (El-Ma‘ide 93)
Kjo ka qenë edukata dhe praktia e profetëve dhe të dërguarve, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të gjithë, me popujt e tyre me porosinë që ti frikësohen Zotit të Madhërishëm. I pari i tyre është Nuhu, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Populli i Nuhut, i quante gënjeshtarë të dërguarit. Kujto kur vëllai i tyre – Nuhu, u tha: “Vallë, a nuk i frikësoheni ju Allahut?” (Esh-Shu ‘ara 105-106) Pas tij ishte Adi, paqja e Zotit qoftë mbi të, Allahu i Madhërishëm, ka thënë; “Fisi Ad i quante gënjeshtarë të dërguarit. Kujto kur vëllai i tyre – Hudi, u tha: “Vallë, a nuk i frikësoheni ju Allahut?” (Esh-Shu ‘ara 123-124) Dhe Salihu, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë me të, që u përball me popullin e tij, Allahu i Madhërishëm thotë: “Edhe fisi Themud i quante gënjeshtarë të dërguarit. Kujto kur vëllai i tyre – Salihu, u tha: “Vallë, a nuk i frikësoheni ju Allahut?” (Esh-Shu ‘ara 141-142) Luti, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, me popullin e tij, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Populli i Lutit i quante gënjeshtarë të dërguarit. Kujto kur vëllai i tyre – Luti, u tha: “Vallë, a nuk i frikësoheni ju Allahut?” (Esh-Shu ‘ara 160-161) Shuajbi, paqja e Zotit qoftë mbi të, me banorët e Ejkes, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Edhe banorët e Ejketit i quajtën gënjeshtarë të dërguarit, Kujto kur Shuajbi u tha atyre: “Vallë, a nuk i frikësoheni ju Allahut?” (Esh-Shu ‘ara 176-177)
Nëse ndalojmë dhe hedhim shikimin në disa çështje të legjislacionit do të gjejmë frikën ndaj Zotit parathënije të tyre përgatitje për të ose si pasojë e saj, e në pararojë të këtyre çështjeve është çështja e kamatës.Allahu i Madhërishëm ka thënë: “O ju që keni besuar! Ta keni frikë Allahun dhe hiqni dorë nga fajdeja, nëse jeni besimtarë të vërtetë.” (El-Bekare 278)
Frika ndaj Zotit është mur mbrojtës nga çdo ves i keq, dhe strehë e mbrojtur nga intrigat e shejtanit. Allahu i Madhërueshëm ka thënë: “Ata që (i) frikësohen (Allahut), kur u vjen ndonjë mendim i lig nga djalli, i kujtojnë (urdhrat e Tij), dhe atëherë shohin (rrugën e drejtë).” (El-A’raf 201)
Frika ndaj Zotit në këtë botë bëhet shkak për zbritjen e begative të qiellit dhe tokës: “Sikur banorët e atyre qyteteve të besonin dhe të ruheshin prej gjynaheve, Ne do t’u dërgonim bekime nga qielli dhe Toka, por ata mohuan, prandaj i dënuam për atë që bënë.” (El-A’raf 96) Në situatat më të mëdha dhe më të rrezikshme në botën tjetër, kur Allahu i Madhërishëm do të tubojë njerëzit, dhe ku nuk do të ngelet vetëm se një drejtim, ose për në Xhenet ose për në zjarrin e Xhehenemit, në ditën kur i riu kthehet plak, nga prita, njeriu largohet nga vëllai i tij, nga nëna dhe babai i tij, do të gjejmë drejtimin e të devotshmëve, sikurse Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ndërsa ata që i janë frikësuar Zotit të tyre, do të çohen grupe-grupe në Xhenet. Kur t’i afrohen atij, dyert e tij do të hapen e rojtarët e tij do t’u thonë atyre: “Shpëtimi qoftë mbi ju! Ju keni qenë njerëz të mirë, andaj hyni në të dhe qëndroni përgjithmonë!” (Ez-Zumer 73)
Për shkak të rëndësisë së madhe të frikës ndaj Zotit, devotshmërisë, këshilla e të dërguarit të Zotit, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, dhe mbi familjen e tij, në fund të jetës së tij ishte frika ndaj Zotit, dëgjimi dhe bindja ndaj kujdestarëve të çështjeve tona. Sikurse ka ardhur në hadithin e Irbad Ibn Sarije, Zoti qoftë i kënaqur me të, që thuhet: “Ju porosis që ti frikësoheni Zotit, të dëgjoni dhe ti bindeni kujdestarit të çështjeve tuaja, dhe nëse ai, udhëheqësi juaj, është një rob, skllav nga Abisinia. Vërtetë ai që do të jetoj pas meje, më gjatë, do të shikojë ndasi, përçarje të mëdha. Prandaj kapuni pas synetit tim dhe synetit, traditës së pasuesve të mi të drejtë, kapuni pas tyre me dhëmballë, fort. Qëndroni larg çështjeve të shpikura, sepse çdo shpikje, në fe, është risi, dhe se çdo risi është devijim, humbje.” Hadithin e ka transmetuar Imam Ahmedi, Ebu Daudi dhe Tirmidhiu që ka thënë se hadithi është i mirë i saktë. Ibn Rexheb El Hambeliu, Zoti e mëshiroftë ka thënë: “ Këto dy fjalë, hadithi, bashkojnë lumturinë e dy botëve, kësaj dynjaje dhe botës tjetër. Frika ndaj Zotit, devotshmërija, është garancia e lumturisë së kësaj bote dhe e botës Tjetër, për atë që është kapur pas saj. Ndërsa dëgjimi dhe bindja ndaj kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve bëhet shkak për lumturinë në këtë botë, dhe përmes saj rregullohen interesat e njerëzve në jetën e tyre, dhe në të mbështeten për shfaqjen, tregimin e fesë së tyre dhe bindjen ndaj Zotit të tyre.
O ju muslimanë! Frikësojuni Zotit, dhe dijeni se frika ndaj Zotit është rroba më e mirë me të cilën zbukurohet njeriu dhe përgatitja më e dobishme me të cilën përgatitet. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ por, petku i devotshmërisë është më i miri.” (El-A’raf 26) Allahu i Madhërishëm ka thënë gjithashtu: “Pajisuni me gjërat që ju nevojiten për rrugë dhe dijeni se pajisja më e mirë është devotshmëria.” (El-Bekare 197)
Beker El Muzeniji, Zoti e mëshiroftë, tregon se kur ka qenë fitneja, përçarja e Ibn El Esha’tit, Talk Ibn Habib, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Frikësojuni nga kjo frikë, devotshmëri, për Zotin.” I kanë thënë: “ Na e përshkruaj kuptimin e devotshmërisë, frikës ndaj Zotit?” Ka thënë: “ Të punuarit duke u mbështetur tek Zoti në dritën që ka ardhur nga Zoti, të shpresuarit në shpërblimin e Zotit dhe braktisja e kundërshtisë së Tij, në dritën që ka ardhur nga Zoti, duke patur frikë nga ndëshkimi i Zotit.” Imam Dhehebiu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë; “ Nuk ka devotshmëri, frikë ndaj Zotit vetëm se me punë, dhe nuk ka punë vetëm se me vëmendje në dije dhe në atë që pason. Këto nuk bëjnë dobi vetëm se me nijetin e pastër për Zotin, dhe jo për të thënë se filani braktisi të ndaluarat me ndriçimin e fikhut, jurisprudencës Islame, nëse individit i mungon njohuria që e bindën për tu larguar nga mosbindja dhe kundërshtija e Zotit. Por ai largohet prej tyre nga frika prej Zotit, dhe jo që të lavdërohet për braktisjen e tyre, e kush ndjekën dhe zbaton këtë këshillë ka fituar.” Këtu mbaron fjala e tij, Zoti e mëshiroftë.
Një burrë i ka thënë Mejmun Ibn Mervanit, Zoti e mëshiroftë: “ O babai i Ejubit, njerëzit do të vazhdojnë të jenë mirë për sa kohë të jesh në mesin e tyre!” I ka thënë: “ Rregullo mendimin, njerëzit do të jenë mirë sa kohë ti friksohen Zotit të tyre.”
Adhurues të Zotit! Praktikoni frikën ndaj Zotit në vetet tuaja, në familjet tuaja, në pasurinë tuaj, në fëmijët tuaj, në marrdhënijet tuaja, në ato që janë nën sundimin tuaj, ndaj atyre që u janë besuar ju nga interesat e muslimanëve, dhe në çdo fushë të veprimit tuaj, publike apo private qoftë me qëllim që të fitoni dhe të shpëtoni.
Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar: “Pa dyshim, miqtë e Allahut nuk do të kenë arsye për t’u frikësuar dhe as për t’u dëshpëruar. (Të tillë janë) ata që besojnë dhe që (i) frikësohen (Allahut). Ata i pret lajmi i mirë në këtë jetë dhe në tjetrën. S’ka ndryshim në fjalët e Allahut; kjo është fitorja madhështore.” (Junus 63-64)
Zoti na begatoftë të gjithëve me Kuranin Famëlartë, na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tij të larta. Zotit të Madhërishëm i kërkoj falje për vete, ju dhe të gjithë muslimanët për të gjitha gjynahet, Zotit kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin e Botrave, ka bërë përmendjen e Tij dhuratë për njerëzit e devotshëm, që i friksohen Atij, fjalët e Tij, Kuranin, ushqim për shpirtërat e të devotshmëve, dhe lutjet drejtuar Atij fuqi e atyre që punojnë. Zotin e lavdërojmë për mirësit e Tij, Atij i lutemi që të na japi më shumë nga begatitë e Tij.
Lutjet dhe përshëndetjet për atë që është dërguar mëshirë për mbarë njerëzimin, i dërguari dhe shembulli ynë, i dërguari i Zotit të Botrave, për të dërguarin tonë Muhamedin, për falmiljen dhe të gjithë shokët e tij.
Në vijim
Këshilloj veten dhe ju që të kemi frikë Zotin e Madhërishëm, të kapemi pas fesë Islame, të punojmë me rregullat e saj, të drejtohemi me udhëzimin e saj, të vishemi me virtytet e saj, të rrespektojmë kufinjtë e saj, sepse vërtetë për umetin tonë nuk ka shpëtim, triumf, krenari, forcë, dhe nuk ka mbështetje për të vetëm se me besimin dhe me Islamin, legjislacionin e tij. Në ditën e Kijametit për umetin tonë nuk do të ketë shpëtim dhe nuk ka fitore me Xhenet, vetëm se me frikë ndaj Zotit të Madhërishëm. Ajo, devotshmërija, për besimtarit është armë në këtë botë, dhe përgatitja më e mirë për në ditën kur do të takojë Zotin e Tij. Ajo është shpëtim nga vështirësitë e kësaj bote dhe vështirësitë e botës tjetër. Kush i frikësohet Zotit, Ai e mbron atë, e kush punon duke ju frikësuar Zotit, Ai do të jetë i kënaqur me të.
Adhurues të Zotit! Lutuni dhe pëshëndeteni udhëheqësin e të devotshmëve, zotërinë e të gjithë krijesave, sepse Allahu ju ka urdhëruar për këtë, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
O Zot fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin Tënd, të dërguarin tonë Muhamedin.
O Zot të lutemi të jeshë i kënaqur me Halifet e parë të drejtë, ata që udhëhoqën me drejtësi, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, dhe me të gjithë shokët e të dërguarit Tënd, me bashkëshortet e tij, nënat e besimtarëve, dhe me ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e Kijametit.
O Zot të lutemi të jeshë i kënaqur me ne sëbashku me ata, me Mirësinë dhe BujarinëTënde, o më i Madhi Mëshirues.
O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët.
O Zot udhëzo ata që kanë devijuar nga muslimanët.
O Zot shaktërro armiqt e muslimanëve, dhe ndihmo mbrojtësit e fesë o Zotit i Botrave.
O Zot larg nga ne ngritjen e çmimeve, epidemitë, kamatën, imoralitetin, termetet, dhe të vështirat, fitnet e këqija prej ato që janë hapur dhe ato që janë të fshehta, nga vendi ynë në veçanti dhe nga të gjitha vendet islame në përgjithësi.
O Zot mundëso paqe dhe stabilitet në vendin tonë, ruaj udhëheqësin dhe kujdestarin e çështjeve tona, kujdestarin e dy vendeve të shenjta, dhe zëvendësit e tij nga çdo e keqe, dhe jepu atyre të dyve sukses në atë që është në dobi të popullit dhe vendit.
O Zoti ynë, përhap paqen dhe stabilitetin në të gjitha vendet islame, përmirso udhëheqësit dhe kujdestarët e çëshjtve të tyre, udhëzoi ata në rrugën e paqes, dhe largoi ata nga errësira në dritë, të besimit, me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.
O Zoti ynë, o larguesi i vështirësive dhe Ai që i përgjigjes lutjeve, o Poseduesi i mirësive të mëdha, bujarive dhe begative, zbrit mbi ne shi dhe mos na bëj nga të dëshpëruarit.
O Zoti ynë, dërgo mbi ne re të rënda, të mbushura me shi, zbrit mbi ne shi, rrit për ne me të drithërave, bimëve dhe të kopshteve të dendura, mbush për ne burime uji, dhe bëj që prej tij për ne të mbijë çdo lloj bime e bukur.
O Zoti ynë, na furnizo me shi të begatë, të qetë dhe të berqetshëm, të dobishëm dhe jo të dëmshëm, të shpejtë dhe jo të vonuar.
O Zoti ynë, furnizo me shi njerëzit, vendin dhe krijesat Tua.
O Zoti ynë, furnizo me shi njerëzit, vendin dhe krijesat Tua. O Zot përhap në të mëshirën Tënde dhe ringjall vendit Tënd të vdekur, të tharë, me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.
O Zoti ynë, furnizo me shi njerëzit, vendin dhe krijesat Tua, përhap në të mëshirën Tënde dhe ringjall vendit Tënd të vdekur, të tharë, me të vërtetë Ti je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.
Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)
Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato.
“ Vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)