Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa 03-12-1446H 30-05-2025 D
Shejh Muhamed Sarandah
Tema Haxhi ftesë për unitet dhe mbështetje
Lavdërimet janë për Zotin. “Kujtoni kur Ne e bëmë Qabenë vendgrumbullimi dhe sigurie për njerëzit, duke thënë “Bëjeni vendin e Ibrahimit si vendfaljeje!” (El-Bekare 125)
Lavdërimet janë për Zotin. “ Vallë, a nuk e shohin ata se si Ne u kemi dhënë atyre një vend të shenjtë e të sigurt (Mekën), ndërkohë që njerëzit rreth tij po grabiten?” (El’Ankebut 67)
I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Muslimanët janë të barabartë në gjak, asnjë fisnik prej tyre nuk është më i preferuar se një i ulët, i varfër prej tyre, ata janë një dorë të bashkuar kundër të gjithëve të tjerëve.”
Zoti ynë, haxhinjtë kanë hyrë në shtëpinë Tënde të shenjtë, Qabe, duke u lutur. Vërtet Haremi, vendi i shentjë është vendi Yt i shenjtë, shtëpia, Qabeja, është shtëpia Jote, siguria është siguria Jote, shërbëtori, robi është robi Yt. Prandaj, jepu atyre siguri dhe mbrojtje, jepi shtëpisë Tënde të shenjtë siguri dhe mbrojtje. Jepi popullit të Palestinës siguri dhe mbrojtje, jepu të rrethuarve dhe të shtypurve siguri dhe mbrojtje. Sepse siguria është siguria Jote, vend udhëtimi i Natës së Israsë është Shtëpia Jote, të lidhurit me këtë vend janë shërbëtorët e Tu që qëndrojnë para portës Tënde, të përulur para Teje dhe në përmbushje të besëlidhjes.
“Zoti im, unë nuk jam në mesin e haxhinjve, o Zoti i ktijesave, por zemra ime është mbushur me dashuri,
Të përgjigjem për sa kohë që zemra rreh, për sa kohë që thirrësi thërret dhe për sa kohë loti rrjedh nga syri.
Të përgjigjem me gjithë përulësi, të përgjigjem për sa kohë që Nëna e Qyteteve, Meka është e mbushur me haxhi.”
Të përgjigjemi Ty për sa kohë toka e Israsë dhe Miraxhit është e mbushur me besimtarë. Kjo është xhamia e jonë, kjo është Aksa e jonë, do të qëndrojmë këtu, të palëkundur këtu, pavarësisht të përulurve, pavarësishtë dembelëve, tradhtarëve dhe pavarësisht komplotistëve.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm, Ai e mbajti premtimin e Tij, e mbështeti robin e Tij, nderoi ushtrinë e Tij dhe i mundi aleatët, grupacionet i Vetëm. S’ka Zot tjetër përveç Alahut, nuk adhurojmë dikë tjetër përveç Tij, të përkushtuar me sinqeritet në fenë e Tij dhe pse këtë e urrejnë mohuesit. “ Betohem) për shkrepjen e agimit dhe për dhjetë netët (e para të muajit Dhul Hixhxhe)! Betohem për çiftin dhe tekun dhe për natën kur largohet! A nuk janë këto betime të mëdha për njerëzit e mençur?!” (El-Fexhr 1-5) Dhjetë ditët janë dhejtë ditët e para të Dhul Hixhes, dita tek është dita e Arafatit, ndërsa dita çift është dita e sakrificës, e kurbanit.
Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi është i dërguari i Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.
“O më i miri i të dërguarve të Zotit, statusi yt është ngritur lart, ndërmjetëso për ata që luten dhe dërgojnë përshëndetje, selame pët ty.
O i dërguar i Zotit, ti je drita kur errësira mbizotëron, paqja e Zotit qoftë mbi ty përgjithmonë. Zoti të bekoftë, o agim i udhëzimit, numër lëvdatash jehojnë në zemra.”
O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje zotërinë tonë, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij, lutje dhe përshëndetje të shumëta për ta. Ai i cili ka thënë: “ Nuk ka ditë më të madhërishme tek Zoti dhe më të dashura për Të, në të cilat bëhen veprat të mira sesa në këto dhjetë ditë. Prandaj, shtoni gjatë këtyre ditëve Njësimin, Madhërimin dhe Lavdërimin për Allahun.” Ndërsa në Sahihun e Muslimit nga Abdullah Ibn Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, tregohet se ka thënë: Gjatë kohës kur ishim në namaz me të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, një burrë nga mesi i njerëzve ka thënë: “Zoti është më i Madhi, lavdërimet e shumta janë për Zotin, Madhërimi është për Zotin në mëngjes dhe në darkë.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush është ai që e tha këtë dhe atë fjalë?” Burri nga mesi i njerëzve ka thënë: “ Unë, o i dërguari i Allahut.” I dërguari ka thënë: “ “U habita prej tyre, fjalëve; Portat e qiellit u hapën për to.” “Zoti është më i Madhi, lavdërimet e shumta janë për Zotin, Madhërimi është për Zotin në mëngjes dhe në darkë.”
Ibn Omeri dhe Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, dilni në treg në këto dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes dhe Madhëronin Zotin, e bashkë me ata Madhëronin Zotin dhe njerëzit e tregut, e ata nuk dilnin në treg këto ditë përveçse për këtë qëllim. Ky është nga tekbiri i përgjithshëm në të gjitha kohët që nga fillimi i muajit Dhul Hixhes deri në fund të ditëve të Teshrikut, Kurban Bajramit.
Po, o zotëria im, o i dërguari i Allahut! Këshilla jote për këto ditë: Të shtuarit e veprave të mira. Ndihma ndaj atyre që kanë nevojë është prej veprave të mira, të ushqyerit e të uriturve është prej veprave të mira dhe strehimi i të pastrehëve është prej veprave të mira.
Nëse Njësimi, Madhërimi dhe Lavdërimi i Zotit janë përkujtimet më të mira në këto ditë, atëherë shpërdorimi i pasurisë së umetit është nga veprat më të këqija në këto ditë, privimi i të dobëtëve nga liria e tyre është nga veprat më të këqija dhe se largimi i umetit nga qëllimet e tij është nga veprat më të këqija në dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes.
Vërtetë, kujdesi për çështjet e muslimanëve është gjithashtu nga veprat e mira dhe nuk është më e vogël se leximi i Kuranit.
Vërtetë, mbështetja e muslimanëve të shtypur është nga veprat më të rëndësishme të mira në dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes.
Vërtetë, të jesh fqinj i mirë është nga veprat e mira. Nuk është besimtar ai që shkon në shtrat i ngopur ndërsa fqinji i tij është i uritur dhe ai është në dijeni për këtë. Apo media është e zënë me pritjet dhe nuk ka kohë që të monitorojë urinë e të rrethuarve, të uriturve dhe të shtypurve?
Popujt janë dyndur drejt shtëpisë së shenjtë të Zotit, Qabes, duke thënë telbijen dhe duke deklaruar bindjen e tyre ndaj Zotit të Shtëpisë, ndërsa administrata dhe politika që cicërojnë jashtë kopesë, duke konkuruar në nivelin e dekadencës. Shtypësi, i padrejti nderohet dhe një tjetër mikpritet, ndërsa gjuha e vendeve të shenjta ankohet te Zoti. Kush komploton për të derdhur gjakun e myslimanëve, Zoti nuk ka nevojë për pelegrinazhin, haxhin dhe tavafin e tij, rrotullimin rreht Qabes. Kush merr pjesë në derdhjen e gjakut të të rrethuarve, të izoluarve, Zoti nuk ka nevojë për përpjekjet dhe përgjigjen e tij.
Në dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes ka përkujtim të bekimeve të dy xhamive të shenjta dhe sigurisë së dy Kiblave: “Me të vërtetë, Faltorja e parë e ngritur për njerëzit, është ajo në Bekkë (Mekë), e bekuar…” (Al ‘Imran 96) dhe : “ …në Xhaminë e Largët (të Jeruzalemit), rrethinën e së cilës e kemi bekuar…” (El-Isra’ 1)
Sa i përket sigurisë së dy Kiblave, ajo është Shtëpia e Shenjtë e Zotit. “…dhe (fakti që) kush hyn në të është i sigurt.” (Al ‘Imran 97)
Ndërsa sa i përket sigurisë së Kudsit, kalifi Omer Ibn El Khatabi u zotua të garantonte sigurinë dhe mbrojtje për banorët e Bejtul Makdisit, Kudsit. Kështu që në Kuds dhe në tokën e shenjtë mbeti siguria për gjatë pesë shekujve, ku muslimanët respektuan traktatin e tyre derisa kryqtarët guxuan të nisnin fushatat e tyre të tërbuara kundër Kudsit dhe shtëpisë së shnejtë, Aksasë. Ata deshën të shkelnin sigurinë dhe mbrojtjen që obligoi Islami në Bejtul Makdis, Kuds, por Zoti ua theu fuqinë e tyre në fushën e Hatinit në Palestinë, sepse kush kundërshton vendimin qiellor në lidhje me natyrën Islame të Kudsit do të përjetojë shkatërrimin.
O umeti Islam dhe arab! Zgjohuni nga mbytja e besnikërisë dhe devijimit ndaj shtypësve.
O umeti Islam dhe arab! A nuk është e qartë për ju shkalla e prioriteteve në fe? A është larg jush kuptimi i prioriteteve?! Apo veprat e mira në dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes janë të kufizuara në agjërim vullnetar dhe nuk e keni kuptuar domethënijen e fjalës: “Labbeik Allahumme Labbeik”, të përgjigjemi Ty o Zot, të përgjigjemi? Deri kur do të mbetet ndërgjegjësimi i umetit i bllokuar në mes iluzionit dhe falsifikimit?!
Kur shtypësit i shtypin, njerëzit, nënshtetasit e tyre, vjen radha e medias të shtrembërojë faktet, duke e kthyer gënjeshtrën në të vërtetë. Disa njerëz arrogantë luajnë rolin e këshilltarit të besueshëm, duke e portretizuar dekadencën politike si progres, avancim dhe rilindje në mënyrë të rreme dhe mashtruese. Prandaj dhe liritë kanë rënë, dekadenca e dështimi janë bërë karakteristikë dhe normë dalluese.
O umeti Islam, umeti i një feje dhe i një orientimi! A nuk ka ardhur koha që të bashkoheni drejt Kiblës tuaj të parë?!
A nuk i lëvizi energjia zemrat e umetit Islam drejt Aksasë kur u larguan ata që u larguan nga vend udhëtimi i Israsë dhe kur komplotuan ata që komplotuan kundër shtëpisë së shenjtë, Kudsit?!
Kur pushtuan ata që pushtuan Palestinën, morën kontrollin e saj, populli i Kudsit ngeli populli i palëkundur në xhaminë e tyre të Aksasë. Ata nuk mundën t’i nënshtrojnë dot marshimet apo pushtimet e tyre. Në histori për modelin nuk ka autoritet, fuqi.
Aksa nuk është një skenë për propagandë zgjedhore, as një vend për të larguar vëmendjen nga krimet kundër njerëzimit. Ajo që është imponuar me forcë është e papranueshme sepse ajo shkel ligjet dhe normat ndërkombëtare.
Zoti e deshi Aksanë vetëm për muslimanët, në mënyrë që ata të mund të kryenin adhurimet dhe ritualet e tyre, me agjërim, duke qëndruar në të, për adhurim, duke rënë në ruku dhe bërë sexhde. Askush tjetër veç tyre nuk ka të drejtë në të.
Këto janë dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes, prandaj, shtoni veprat tuaja të mira gjatë tyre, shtoni madhërimin, lavdërimin dhe falënderimin ndaj Zotit, sepse ju jeni më të aftë, më të fuqishëm për të ringjallur sunetin, traditën e madhërimit të Zotit gjatë këtyre ditëve sesa të tjerët.
Kebiru, merrni tekbire që ato të arrijnë në qiell, Kebiru sepse Allahu është i Madh dhe meriton të Lavdërohet.
Bëni sa më shumë vepra të mira dhe dijeni se Allahu i Lartësuar ka sezone mirësie. Prandaj, bëni sa më shumë vepra të mira, pastroni veten nga ndyrësirat e gjynaheve dhe veprave të këqija. Vërtetë jeta nuk kthehet më pas.
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.
O banorët e Palestinës! Zoti ju zbardhtë fytyrat tuaja. Vuajtja e të pikëlluarve dhe e të shtypurve ka shkruar historinë e umetit. O pararojë e umetit! Atributi i të vdekurve është transferuar tek të gjallët në botë, dhe ju jeni bërë të gjallët, ndërsa të tjerët veç jush janë: “ Ata janë të shurdhër, memecë dhe të verbër e nuk kuptojnë asgjë.” (El-Bekare 171)
Me çfarë shprehjesh ngushëllimi do të shkruajë historia për gruan që humbi nëntë nga djemtë e saj në sytë e botës së lirë?!
Arritjet tona kanë tejkaluar gjithçka që ka shënuar historia. Rezistenca e umetit nuk do të thyhet as nuk do poshtërohet kurrë, pavarësisht se sa uri, privime, vrasje dhe zhvendosje do ta godasin atë.
O Zot, o Dëgjuesi i zërave, Ai që e tejkalon armikun, o Ti që nuk e zhgënjen robin që i kërkon Atij dhe nuk e refuzon një lutës që kërkon ndihmën Tënde, Ti je më i Dhembshuri me robërit e Tu, Ti je më i Mëshirshmi me miqtë e Tu, kërkojmë mbrojtje Tënde, kërkojmë strehë tek Ti, kërkojmë ndihmën Tënde, të lutemi Ty që të jesh me popullin tonë të shtypur, o më i Madhi Mëshirues, me ata që janë të izoluar, rrethuar dhe të nënshtruar, o Zot i botëve.
Toka e bekuar është vendi i emigrimit të besimtarëve në fundin e Botës. I dashuri ynë më i madh, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Do të jetë shpërngulje pas shpërnguljes, emigrimit të parë,ku më e mira nga shpërnguljet tuaja do të jetë shpërngulja e babait tuaj, Ibrahimit, paqja qoftë mbi të.” Besimtarët do të emigrojnë nga lindja dhe perëndimi i tokës drejtë kësaj toke të bekuar, kur të zbresi Isai, i biri i Merjemes, paqja e Zotit qoftë mbi të, i cili do ti japë fund mosbesimit në Bejtul Makdis, në Kuds.
Sikurse premtimi i tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur ka thënë: “ I biri i Merjemes, Isai, do të zbresë si gjykatës i drejtë, duke i vendosur duart mbi krahët e dy engjëjve. Nuk i lejohet një jobesimtari të nuhasë aromën e frymës së tij përveçse do të vdesë. Nuk i lejohet një jobesimtari të nuhasë aromën e frymës së tij përveçse do të shkrihet siç shkrihet kripa në ujë. Fryma e tij arrin aq sa mund të arrijë shikimi i tij.”
Çdo tiran dhe shtypës në tokë dhe ata që ndjekin shembullin e tij, me lejen e Zotit, do të shkrihen ashtu siç shkrihet kripa në ujë, derisa të mposhtet Dexhali në Palestinë.
I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Agjërimi i ditës së Arafatit shlyen gjynahet e dy viteve, vitit të kaluar dhe atij që vjen.”
Luteni Allahun duke qenë të bindur në përgjigje.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin i Cili bëri dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes nga ditët më të mira.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, Ai është Sunduesi, i Shenjti (i pastër nga çdo e metë), Paqedhënësi.
Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi është i rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, krijesa më e mirë dhe zotëria i njerëzimit. “Vërtet, Allahu gjatë gjithë ditëve të vitit ka sezone mirësie, prandaj ekspozohuni ndaj tyre.” Këto janë ditët e Allahut, prandaj shtoni gjatë këtyre ditëve Madhërimin, Lavdërimin dhe Njësimin e Tij, dhe Madhërojeni Allahun me Tekbire, sepse Madhërimi i Allahut është nga ritualet e Islamit.
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.
Asnjë qenieje njerëzore nuk i është dhënë një ndikim, përjetësi dhe madhështi si ajo që iu dha të dërguarit të Allahut, paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të. Janë shkruar libra për biografinë e tij dhe tubime të shumta janë parfumosur me kujtimin e tij. Rrethanat, situatat e jetës janë luhatur, ndryshuar me të në mes të forcës dhe dobësisë, pasurisë dhe varfërisë, bollëkut dhe mungesës, fitores dhe disfatës, urisë dhe ngopjes, trishtimit dhe gëzimit. Ai në të gjithë këtë ishte model për t’u ndjekur paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.
Ai e përmbushi të qenit e tij i nënshtruar, rob ndaj Zotit ashtu siç duhej. Ai është shembulli më i lartë për çdo musliman dhe modeli më i lartë për çdo besimtar, as rrethimi dhe as uria në luginë nuk e dekurajuan atë. “Në të Dërguarin e Allahut ka një shembull të mrekullueshëm për atë, që shpreson tek Allahu dhe Dita e Fundit dhe e përmend shumë Allahun.” (El-Ahzab 21) Ai ishte mbjellës shprese dhe predikues, thirrës në optimizëm, pavarësisht se sa të vështira ishin ditët dhe rrethanat, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.
O banor të Bejtul Makdisit, Kudsit! O populli i Palestinës! Vërtetë ju tek i dërguari i Allahut keni shembullin më të mirë. Pavarësisht se sa të vështira mund të jenë ditët dhe rrethanat, shpresa do të mbetet gjithmonë brenda jush. “Një grup nga umeti im do të mbetet i palëkundur në të vërtetën.”
“Mos u ligështoni dhe mos u pikëlloni, sepse ju, gjithsesi jeni më të lartët, nëse jeni besimtarë të vërtetë.” (Al ‘Imran 139)
Zoti ynë! O Lehtësimi ynë kur na mbyllen portar, o Shpresa jonë kur shkëputen shkaqet, o Shpresa jonë kur jemi të ndarë nga familja dhe miqtë, ja ku jemi duke qëndruar në portën Tënde, duke shpresuar për faljen Tënde, duke dëshiruar praninë Tënde dhe duke u frikësua nga ndëshkimi Yt, kërkojmë mëshirën Tënde dhe shpresojmë për faljen Tënde.
O Zot, lehtëso çështjet e haxhinjëve të shtëpisë së shenjtë të Zotit, Qabes! O Zot, ndihmoi ata në plotësimin e ritualeve të tyre, bëj haxhin e tyre haxh të pranuar, gjynahe të tyre të falura, ktheji ata në shtëpitë e tyre shëndosh e mirë, të sigurtë dhe të qetë.
O Zot, ndalo gjakderdhjen e muslimanëve në Palestinë.
O Zot, jepi fund izolimit të njerëzve tanë të izoluar.
O Zot, mundësoju atyre ushqim të largojë urinë dhe mbroi nga frika. O Zot, streho të zhvendosurit e tyre. O Zot, largoje luftën dhe barrën e saj prej tyre. O Zot, ndalo gjakderdhjen e tyre, o Zot, shëro të sëmurët e tyre dhe ki mëshirë për ata që ke zgjedhur midis tyre.
O Zot, jepu të burgosurve dhe banorëve të vendqëndrimit të Profetit lehtësim të shpejtë dhe të afërt, o Zot i botëve.
O Zot, jepi shpërblimet më të mira zotërisë tonë, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. O Zot, jepu shpërblimet më të mira dijetarëve dhe prindërve tanë.
O Zot, Ti që ke bërë salavatet ndaj të dërguarit tonë nga adhurimet, të lutemi të afrohemi pranë Teje me të gjitha salavatet që janë dërguar për të nga dita që është krijuar deri në pafundësinë e përsosmërisë.
“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Safat 180-182)
Kujtim për faljen e namazit të Bajramit në mëngjesin e ditës së xhuma, me lejen e Zotit, në orën 06.10 me lejen e Allahut të Lartësuar.
Dhe fto për namaz.
Afrim Smakaj