Haxhinjtë në Qabe – Meka 19.07.2019

Hutbe nga  xhamija e Shenjtë e Mekes

16-11-1440 H   19-7-2019 D

Shejh Saud  Shurejmi      Haxhinjtë në Qabe   

Lavdërimet për Zotin, i Cili i ka bërë sezonet e të mirave përfitim për ne, dhe kohët e bekuara rrugë për ne në mbërritjen tek Mëshira e Tij. Ai është në Dijeni të çdo gjëje që lëvizën në tokë, çfarë del nga ajo dhe çfarë ngrihet në qiell.

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, Zot i Vetëm Absolut që meriton Madhërim. Dëshmoj se Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, i dashuri  dhe i përzgjedhuri i Tij nga të gjithë krijesat, i cilin nxorri umetin Islam nga labirinthet e errësirës dhe injorancës, përsosi moralin njerzor dhe mbrojti besimin në Një Zot të Vetëm me forcë. Paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, mbi pjestarët e familjes së tij të pastër, mbi gratë e tij, nënat e besimtarëve, mbi shokët e tij prijësit e të mirës, dhe mbi të gjithë ata që i pasojnë ata me mirësi, duke mos u shtuar asnjëgjë, lutje dhe përshëndetje të shumta për ata.

Në vijim.

O vizitorët e shtëpisë së shenjtë të Zotit! Haxhinj! Porosis veten dhe ju me këshillën e Zotit për të parët dhe të fundit në këtë botë, frikësojuni Allahut dhe bindjuni urdhërave të Tij, sepse me të vërtetë me frikën ndaj Zotit jeni të kapur pas Tij, drita ndriçon në mes të errësirës, ai që nuk ka pasur frikë Allahun ka ndier keqardhje, s’ka njeri që është shpërngulur dhe ka ndjerë kënaqsi, me të vërtetë ai që i frikësohet Allahut dhe bën durim: “ Dhe duro! Se Allahu, me të vërtetë, nuk e humb shpërblimin për punëmirët.” (Hud 115)

Vizitorë të shtëpisë së shenjtë të Zotit!  Me të vërtetë ju keni mbërritur në një shtëpi të ndershme dhe Madhështore, keni kaluar pengesa, vështirsi dhe mundime, shpresoni në shpërblimin e Zotit dhe frikësohuni nga dënimet dhe ndëshkimet e Zotit. Ikën nga vetja e juaj plotësish e keqja, nuk shikohet dhe nuk i dëgjohet era e sajtë,  në këtë gjë nuk përzihet dikush nga krijesat e Tij. Me të vërtetë Ai e ka bërë të qartë për umetin e Tij vizitën e shtëpisë së shenjtë të Zotit, haxhin, vetëm se për të garantuar dhe forcuar besimin në Një Zot dhe larguar idhujtarinë, me të vërtetë Ai është Një i Vetëm nuk ka Shok, dhe nuk ka  të adhuruar veç Tij. Qëllimi më i lartë nga qëllimet e haxhit është vërtetimi i besimit në Një Zot të Vetëm i pa Shok. Ndryshimi i gjuhës, kombeve dhe ngjyrave të njerëzve të cilët hynë në kohën e haxhit dhe të umres janë shfaqje e të drejtuarit tek një Zot i Vetëm i pa Shok, i Adhuruar Një dhe nuk adhurohet dikush veç Tij.

Me të vërtetë haxhinjtë nuk shqipëtojnë fjalë dhe lutje më të mirë dhe më madhështore se  thirrja në besimin në Një Zot. “Tu përgjigjëm Ty o Allah tu përgjigjëm, tu përgjigjëm se nuk ka Zot tjetër veç Teje, Me të vërtetë Lavdërimet janë për ty, Mirësia është nga Ty, Ty të përket çdo gjë, i pa Shok je Ti.”

Kjo është lutje dhe thirrje e cila mbizotëron mbi të gjitha thirrjet dhe lutjet që thërrasin në besimin në Një Zot. Nuk ka thirrje atdhetare, patriotike apo thirrje të ndonjë grupacioni. Kjo është parulla e Njësimit të Zotit, lavdërimi për Të për mirësinë që na ka dhënë, fenë Islame të pastër në besimin në Një Zot. Lavdërimi i takon Atij për këtë mirësi të madhe. Në këtë thirrje është përsëritja në besimin në Një Zot të Vetëm, dhe ndërprerja e angazhimeve të  zemrës në të këqijat dhe rrugët e tyre duke e pastruar atë nga ato që nuk i përkasin atij nga ndjesitë e injorancës, dhunës apo politikës. Largon të keqen  dhe e eleminon egzistencën e sajtë, të keqes.

I dërguari ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur ka kryer haxhin e lamtumirës, ka dashur  që të ngulisë në mendjet e umetit të tij formën e telbijes, thirrjes, dhe çfarë mbartën ajo nga kuptimet dhe rëndësinë e sajtë, vërtetuese në adhurimin e Zotit, Krijuesit të tyre. Me qëllim që të prevalojnë me këtë mbi trashigiminë apo gjurmët  e injorancës së  tyre të parë, mbi ato që ato  bartin në format e adhurimeve të tyre të dikujt tjetër veç Allahut. Telbija, thirrja fetare zëvëndësoj telbijet apo thirrjet e kohës së injorancës në të gjitha format dhe mënyrat e sajtë. Në kohën e injorancës, çdo fis kishte thirrjen dhe lutjen e tyre të veçantë, për Uzan(idhull) kishin thirrje apo lutje. Për Latin kishte  thirrje, për Isafin thirrje, për Menatin thirrje, dhe për Dhi El Halasate thirrje. Për fisin Akki kishte një thirrje të njohur, ata bënin haxhin çdo vit, dhe dërgonin dy robër me ngjyrë, skllevër, që të bënin tavafin dhe të thërrisnin : “Ne jemi të fortët nga fisi  Akka,” Njerëzit përsërisnin pas këtyre të dyve : “Akku tek ty do të kthehet përsëri me burra  e tij,  ky është premtim, që të vizitojmë së dyti përsëri.”  

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  shfuqizoj të gjitha thirrjet e kohës së injorancës, që të qëndrojë vetëm thirrja në besimin në Një Zot, e vetme në të gjitha kohërat e Islamit deri sa ta ketë caktuar Allahu i Madhërueshëm që të banohet në tokë. Ajo është thirrje për tek Zoti: “Thoni: “Kjo fe është ‘ngjyra’ që na ka dhënë Allahu! S’ka ‘ngjyrë’ më të bukur se ajo që jep Allahu! Ne vetëm Atë adhurojmë!” (El-Bekare 138)

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, për të garantuar thirrjen e Tevhidit, thirrjen në besimin në Një Zot, praktikoi ngritjen e zërit me të, duke e thënë me zë të lartë, me qëllim që thirrja e  Tevhidit, të “mbysi”, eleminojë, thirrjen e idhujtarëve dhe politeistëve të kohës. Tek Sahihu i Muslimit ka ardhur se mushrikinët, idhujtarët, thërrisnin dhe thonin në telbijen e tyre: “Tu përgjigjëm ty që ke vetëm një ortak,  ai është për ty, ti e sundon atë dhe ai nuk të sundon ty.”  I Lartësuar është Allahu larg nga ato që thonë.

Me të vërtetë kjo thirrje ishte e mbushur me injorancë dhe shirk, të bërit shok Allahut, ftesë në mospërfillje të trurit dhe llogjikës së atij që e përsëriste atë, edhe pse ata gëzonin logjikë dhe mendjemprehtësi. 

Por dihet se udhëzimi është dritë dhe sukses nga vetë Allahu, sa nga të mençurit janë privuar nga ky udhëzim dhe kjo dritë, dhe sa nga të shurdhërt janë pushtuar nga pasionet e zemrave të tyre ?!

Ky është i dërguari i Allahut, paqja dhë shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, më i mençuri i njerëzimit, më i zgjuari nga njerëzit, më i drejti i njerëzve, por nuk e dinte se kush ishte libri dhe kush ishte besimi sikur mos të ishte udhëzimi i Zotit për të, sikurëse vet Allahu i Madhërishëm ka thënë për të: “ Dhe ashtu (siç u kemi dërguar  Shpallje profetëve të mëparshëm), të kemi dërguar edhe ty (Muhamed) Shpallje me urdhrin dhe vullnetin Tonë. Ti më parë nuk e ke ditur se çfarë është Libri e as ç’është besimi. Por atë (Kuranin), Ne e bëmë dritë, me anë të së cilës udhëzojmë kë të duam nga robërit Tanë.”(Esh-shura 52)

Thirrja në besimin në Një Zot, është udhëzim nga vetë Allahu i Madhërishëm për umetin Islam. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është pyetur se : “Kush është haxhi më i mirë?” Ka thënë: “ Zëri i lartë, dhe demi.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu.

Njerëzit e dijes kanë thënë: “Zëri i lartë” është ngritja e zërit në telbije, thirrje apo lutje, ndërsa “demi” është derdhja e gjakut për kurban apo sakrificë për Zotin, të dyja sëbashku janë pjesë që thërrasin në besimin e pastër në Një Zot  dhe që nguliten në zemrat e haxhinjve të shtëpisë së shenjtë të Zotit. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nuk ka asnjë musliman që thërret apo lutet(thotë telbijen), dhe se do ti përgjigjet(shoqëron) ai që ka në të djathtë apo në të majtë të tij, nga gurët, pemët apo balta, derisa të ndahet toka nga këtu deri  këtu.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu.

Ajo me të vërtetë është thirrje që të mbushën me frymëzim në madhërimin e Zotit Një i Vetëm i pa Shok, duke i thënë; Unë të jam përgjigjur dhe jam në duart Tuaja hap pas hapi dhe moment pas moment. Me të vërtetë Lavdërimet janë për Ty dhe Mirësitë janë të Tuajat, i Yti është Pushteti, me të vërtetë ai që posedon apo ka pushtet, dhuron, dhe ai që dhuron, meriton lavdërim. E kur kjo është për Zotin, është detyrë që të veçohet dhe të specifikohet vetëm ajo dhe jo tjetër. Duke përmbledhur të gjitha llojet e lavdërimeve pa përjashtim. 

Lavdërimi është më i përgjithshëm se falenderimi, prandaj është i pari këtu, sepse lavdërimi është në këmbim të  mirësive dhe të tjera si ato, ndërsa falenderimi është vetëm në këmbim të mirësive, apo të mirave. Muslimani është i edukuar që të lavdërojë Allahut dhe për fatkeqsitë që mund ti bien, sikurëse ai e lavdëron Atë në mirësitë e Tij.

Nuk ka pushtet më të madh se Pushteti i Tij, nuk ka mirësi më të madhe se Mirësija e Tij, sikurëse nuk ka lavdërim që është i merituar vetëm se për Atë Një i Vetëm, i pa Shok.

Me të tilla adhurime  ushqehen zemrat e besimtarëve nëpërmjet lidhjes së tyre me Zotin në haxh, ripërtëritjen e kujdestarisë së Tij me besimin e pastër, në formën e thirrjes, telbijes, dhe në formën e Tahlilit, S’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, të Tij janë Pushteti dhe Lavdet, Ai me të vërtetë është i Fuqishëm për çdo gjë. 

Si dhe në formën e Tekbirit, Madhërimit  të Zotit, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër veç Allahut, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, për Zotin janë Lavdërimet.

Me veshjen e Ihramit, në Arafat, dhe tek goditja me gurë, dhe kështu: “ Po, kështu është! Ndërsa kush madhëron shenjat e fesë së Allahut, tregon përkushtimin e zemrës së tij.” ( El-Haxhxh 32)

Zoti begatoftë ju dhe mua me Kuranin famëlartë, na bëftë dobi  nga ato çfarë ka nga argumentet dhe urtësitë e Tij. Zotit i kërkoj falje për vetë, ju dhe të gjithë muslimanët dhe muslimanet për çdo gabim dhe gjynah, Zotit kërkoni falje dhe tek Ai pendohuni,  me të vërtetë Zoti ynë është Falës dhe Mëshirues.

 

LEXO  Mësime prej epidemisë - Meka 24.04.2020

Hutbeja e Dytë

 

Zotin e lavdërojmë për Mirsitë e Tij, Atë e falenderojmë për suksesin që na ka dhënë.  Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, Atë e Madhërojmë.

Dëshmojmë se Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, thirrës në kënaqsinë e Tij.

Në vijim

Fjala më e vërtetë është fjala e Zotit,  udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, veprat më të këqija janë të sajuarat apo  të futurat në fe, çdo sajesë është risi dhe se çdo risi është humbje, qëndroni në bashkësinë e muslimanëve, sepse me të vërtetë Dora e Zotit është me bashkësinë ata që janë të bashkuar, dhe ai që ndahet prej tyre do përfundojë në zjarr: “ Këdo që e kundërshton të Dërguarin, pasi i është dhënë udhëzimi dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë të ecë andej nga është nisur dhe do ta përcëllojmë në zjarrin e Xhehenemit; eh, sa vendbanim i keq që është ai!” (En-Nisa 115)

Vizitorë të shtëpisë së shenjtë të Zotit, Haxhinj!  Allahun e Madhërojmë, për të plotësuar kushtet dhe të drejtat e vizitorvë të shtëpisë së Zotit, me edukatë, mikpritje, butësi dhe dashuri , me të vërtetë ju nuk keni kaluar të gjitha ato vështirsi në udhëtimin tuaj  që të lodheni dhe mundoheni, dhe nuk e keni marrë udhëtimin që të ju bëhet padrejtësi, me të vërtetë ju jeni në shtëpinë e shenjtë,  vendin e shenjtë, në muajin e shenjtë, e lus Allahun që të ju japë adhurim të vërtetë, bindje të drejtë, respektoni aksesin që ju është dhëni me të mbërritur me sinqeritet dhe devotshmeri që të ju pranohen veprat dhe të jeni nga fitimtarët. Me të vërtetë bindja që nuk pasohet është e kotë, dhe pasim pa sinqeritet është shkatërrim, dhe se ju keni në dorë vetëm realizimin e asajtë që Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Për t’ju provuar se kush prej jush do të veprojë më mire.”(El-Mulk 2) Apo më i sinqerti dhe më i sakti në punët e tija.

Zoti ju mëshiroftë, përshëndeteni dhe lutuni për më të mirin dhe më të pastërtin nga krijesat njerzore, Muhamedin djalin e Abdullahit, posedues i të drejtës për ndërmjetsim ditën e gjykimit, Allahu i Madhërishëm ju ka urdhëruar me atë që e ka filluar me Veten e Tij, duke u pasuar nga Melaiket e Tij, dhe ju është drejtuar ju o besimtarë, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56) 

O Zot fale, bekoje dhe mëshiroje të Dërguarin tonë  Muhamedin, poseduesi i fytyrës së shndritshme dhe moralit rrezatues, dhe familjen e tij. Kënaqësia e Zotit qoftë mbi të gjithë shokët e tij mbi  katër Halifet e parë  të cilët udhëhoqën me drejtësi, Ebu Bekerin, Omerin, Othmanin dhe Aliun  dhe mbi të gjithë shokët e Profetit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  mbi tabiinët  dhe mbi të gjitha ata që i pasuar me mirsi deri në ditën e fundit.  Dhe mbi ne së bashku me ta me Faljen, Bujarinë dhe  Mëshirën Tënde o më i Madhi  Mëshirues.

O Zot lartësoje islamin dhe muslimanët. O Zot lartësoje islamin dhe muslimanët. 

O Zot poshtëro mohuesit dhe politeistët.

O Zot ndihmo fenë Tënde,  librin Tënd, synetin e të dërguarit Tënd dhe robërit e Tu besimtarë.

O Zot largo shqetësimet e muslimanëve, o Zot largo shqetësimet e muslimanëve, largo kurthet e atyre që na ngrenë kurthe, laj borxhin e atyre që kanë borxhe, shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve.

O Zot jepu paqe Haxhinjëve dhe udhëtarëve, me Mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

 

LEXO  Largë ligjërimit të urrejtjes - Meka 01.02.2019

O Zot na jep siguri në vendin tonë  dhe përmirso kujdestarët e çështjeve tona. Bëje  kujdestarin e çështjevë tona nga ata që të frikësohen, të binden, janë të devotshëm ndaj Teje dhe ndjekin kënaqsinë Tënde o Zoti i Botrave 

O Zot jepi sukses kujdestarit  të çështjes tonë në atë që Do dhe je i Kënaqur, nga fjalët dhe veprat, o i Gjalli i Përjetshmi,  o Zot përmiso durimin e tij o më i Madhi më Bujari

O Zot jepi sukses kujdestarit  dhe zëvëndësit të tij në përmirsimin e gjëndjes së vendit  dhe njerëzve.

O Zot jepu shpirtrave tanë devotshmëri dhe pastroi ato sepse Ti je Ai që i Pastron ato më së miri, Ti je Sunduesi dhe Kujdestari i tyre.

O Zot fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të gjallët prej tyre dhe ata që kanë vdekur, me të vërtetë Ti je qe Dëgjon lutjen dhe i Përgjigjes asaj.

O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit.

“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Safat : 180-182)

Post Author: endrit