Jeta e mirë bashkëshortore – Meka 14.06.2019

Hutbe nga  xhamia e Shenjtë e Mekes

11-10-1440 H   14-6-2019 D

Shejh Mahir El Muajkili      Jeta e mirë bashkëshortore

Lavdërimet për Zotin, i Cili “ka krijuar gjithçka dhe e ka përjetsuar drejtë, ka caktuar fatin e çdo gjëje dhe ia ka rrëfyer rugën.”(El-A’la 2-3) që : “Ai krijon çiftet, mashkull e femër, nga një pikë fare kur derdhet,” (En-Nexhm 45)  Të Madhërishmin e lavdërojmë dhe e falenderojmë, Atë e Lartësojmë dhe prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut Një i Vetëm i pa Shok. Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, paqja, bekimi  dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, familjen e tij, shokët e tij dhe pasuesit e tyre tabiinët, dhe mbi të gjithë ata që i pasojnë ata me mirësi deri në ditën e gjykimit. Në vijim

“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu të vetëm, e nga ai krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej atyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju.”(En-Nisa 1)

 O umeti Islam! Me të vërtet diskutimi për martesën ka një rëndësi të madhe,  në veçanti  në këto ditë në të cilat janë shtuar rastet problematike dhe ndodhitë e ndryshme. Kjo bëhet duke u bazuar në argumentat Kuranore dhe synetin e të dërguarit të Allahut, sikurëse na ka urdhëruar Allahu i Madhërishëm për martesë, ku e ka bërë atë praktikë të profetërve dhe të dërguarve të Tij kur thotë: “Vërtet, edhe para teje Ne kemi sjellë të dërguar, të cilëve u kemi dhënë gra dhe pasardhës.” (Er-R’ad 38) Duke e bërë këtë rregull dhe legjitimitet, sikurëse ka ardhur nga goja e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, për lehtësimin e martesës dhe pastrimin e rrugës së tij, duke ndaluar çdo gjë që e vështirson plotësimin e këtij akti. 

Gjëja më e mirë në këtë botë është gruaja e mirë, e cila kur e shikon burri i saj ajo turpërohet, kur e urdhëron ajo bindet, nëse mungon apo nuk është prezent me të, ajo ja ruan nderin dhe pasurinë e tij.

Martesa është pakt lidhje e fortë, që fillon në jetën e kësaj bote dhe vazhdon në botën tjetër: “Xheneti i Adnit, në të cilin do të hyjnë ata dhe besimtarët e ndershëm prej prindërve të tyre, grave dhe pasardhësve të tyre. Dhe engjëjt do të hyjnë tek ata nga çdo derë (e Xhenetit), (e do t’u thonë): “Shpëtimi qoftë mbi ju, për durimin që keni treguar (në jetën e kësaj bote)! Sa vendbanim i bukur që është ky!” (Er-R’ad 23-24)

O besimtarë! Nuk ka dyshim se lumturija bashkëshortore është kërkesë jetësore për çdo njërin nga bashkëshortët, lutje dhe dëshirë që e uron çdo njëri prej tyre. Me këto përmirsohet jeta e tyre, në momentet  e lumturisë dhe kënaqsisë lindin fëmijët e tyre. Kjo mund të jetë vetëm se me një jetë të mirë, mardhënije të mira, afrimitet dhe mëshirim të  njëri-tjetrit, si përgjigje për urdhërin e Allahut të Madhërishëm kur thotë: “Jetoni e silluni mirë me to.” (En-Nisa 19)

Jeta dhe sjellja mirë është e pashmangshme nga ajo çfarë përcakton sheriati apo legjislacioni në varësi të kapacitetit dhe mundësisë, nga fjalët e mira, urimet, përshëndetjet dhe sjelljet e mira.

Nga jeta e mirë në mes dy bashkëshortëve është bashkëpunimi dhe ndihma e ndërsjellë në mes tyre në plotësimin e urdhërave fetar dhe çështjeve të kësaj bote, sepse ky është udhëzimi i të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të.

Imam Ahmedi ka sjellë në Musnedin e tij se Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, është pyetur; “A ka punuar gjë në shtëpinë e tij i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të?” Ka thënë: “Po, i dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, riparonte këpucët e tij, arnonte rrobat e tij, ai punonte në shtëpinë e tij sikurëse punon çdo njëri nga ju në shtëpinë e tij” 

Ai nuk e anashkalonte përgjegjësinë e tij, apo të ja ngarkonte atë dikujt tjetër, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Më i miri nga ju është ai që është më i mirë për familjen e tij, ndërsa unë jam më i miri nga ju për familjen time.” Hadithin e transmeton Tirmidhiu.

O besimtarë! Nga shenjat dalluese të jetës dhe sjelljes së mirë në çift dhe familje, është përkrahja e të dy bashkëshortëve për njëri tjetrin në çdo gjendje dhe situatë, të punuarit për largimin e shkaqeve të shqetësimeve dhe preokupimeve, sikurëse përpjekja për ta bërë atë të gëzuar dhe të lumtur. Shikoni sjelljen  dhe të vepruarit e Hatixhes Zoti qoftë i kënaqur me të,  kur ka zbritur Xhibriili, paqja e Zotit qoftë mbi të, tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, për herë të parë . Kur i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,   u kthye në shtëpi, i dridhej i gjithë trupi dhe thonte: “Më mbuloni më mbuloni”. Hatixhja, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka bërë detyrën e sajë në mënyrën më të mirë, duke i dhënë kurajo dhe vetbesim në veten e tij, i dha siguri  dhe qetësi në zemrën e tij, duke i kujtuar nga historija e tij e bekuar atë çfarë e kurajon dhe e forcon atë.  Hatixha, Zoti qoftë i kënaqur me të, nuk është mjaftuar vetëm me këtë, por e shoqëroi për tek Verak Ibn Nevfal, i cili ishte nga njerëzit e ditur, i cili tha: “ Ky është lajmsjellësi të cilin e ka zbritur Allahu xh, sh dhe tek Musai a.s” dmth Xhibriili paqja e Zotit qoftë mbi të.

Nga jeta dhe sjellja e mirë në çift, është që burri mos të  rëndohet për gruan  në shpenzime, kjo në jetën e përditshme dhe në banesë. Vendoseni të jetojnë aty ku ju jetoni për vete, dhe mos vështirsoni duke u ngushtuar për atë në banesë dhe shpenzime. Njerëzit më primarë që të shpenzosh për ta janë njerëzit tuaj dhe të afërmit tuaj. Të shpënzuarit për ata nuk janë nga konsumimet e humbura, por ato janë nga lëmoshat që ngelen. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e ka vlersuar këtë çështje dhe shpërblimin e shtuar të saj. Tek Sahihu i Muslimit ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Nga dinari që e ke shpënzuar në rugë të Zotit, dinari që ke shpenzuar në lirimin e një robi, dinari që ke dhënë lëmosh tek një i varfër, dhe dinari që ke shpënzuar për familjen tënde, ka shpërblimin më të madh dinari që ke shpenzuar për familjen tënde.”

Në balancë me këtë nuk i lejohet gruas që të shpenzojë nga pasurija e burrit, dhe në veçanti nëse kërkesat janë për  aksesorë të  ndryshëm, që nuk janë nga emergjentet dhe të domosdoshmet. Legjislacioni ka caktuar kufirin e shpenzimit  në varësi të mundësisë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Pasaniku le të shpenzojë sipas pasurisë që ka dhe i varfri le të shpenzojë sipas asaj që i ka dhënë Allahu; Allahu nuk e ngarkon askënd mbi sa i ka dhënë. Pas vështirësisë, Ai sjell lehtësimin.” (Et-Talak7)

Nga vlersimi  i njeriut dhe ndershmërija është që burri të mos marri nga pasurija e gruas së tij, vetëm se me pëlqimin e sajë dhe duke qenë ajo dakort. Por nëse burri ka me të vërtetë nevoj për diçka, mundet të marri nga ajo,  kur Allahu i Madhërueshëm e ka dalluar dhe vlersuar atë me pasuri.Nga jeta e mirë dhe sjellja e mirë në çift, është që gruaja të përkrahi burrin e sajë me atë që Allahu i Madhërishëm e ka vlersuar dhe dalluar nga ai në pasuri. Tregohet se në ditën e Fitër Bajramit apo Kurban Bajramit, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka dalë u ka folur njerëzve dhe u ka thënë: “ O ju gra jepni lëmoshë  nga ajo që u ka dhënë Allahu, me të vërtetë unë kam parë se ju jeni më shumë nga banorët e zjarrit.” Kur është kthyer në shtëpinë e tij, ka ardhur tek ai Zejnebi, gruaja e Ibn Mesudit, Zoti qoftë i kënaqur me ata të gjithë, dhe i ka thënë; “ O i dërguari i Allahut, me të vërtetë na ke urdhëruar sot për lëmosh, kam pasur diçka që kam dashur ta jap si lëmosh, por Ibn Mesudi me të birin kanë pretenduar se ata të dy janë më primarë që të jua jap atë lëmoshë:” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Ibn Mesudi ka thënë të vërtetën, burri dhe djali yt kanë më shumë të drejtë që tu japësh lëmoshë se dikush tjetër.” Në një transmetim tjetër, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Po, ajo ka dy shpërblime, shpërblimin e afrimitetit dhe shpërblimin e lëmoshës.” Hadithin e kanë transmetuar Buhariu dhe Muslimi.

O ju bashkëshortër!  Nga kërkesat e jetës së mirë në çift, është besimi tek njëri-tjetri, largë xhelozisë që shpie në humbje. Me të vërtetë besimi është shenjë e dashurisë në çift.  Në një hadith të saktë thuhet: “ Me të vërtetë Allahu është xheloz, besimtari është xheloz, por  xhelozi me kufi, largë asaj xhelozije që shpije në të menduarit keq, duke marr me dyshim çdo fjalë të pafajshme, apo lëvizje spontane, dhe duke i bërë komentim të keq, me të cilin lëkundën dhe dëmton jetën e mirë, dhe shkatërron me të shtëpinë bashkëshortore.”

Ali Ibn Talib, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Mos e egzagjero me xhelozi për familjen tënde, sepse nga aty fillon sherri e keqja.”

Adhurues të Zotit! Nga jeta dhe sjellja e mirë në çift, është ruajtja e sekreteve bashkëshortore. Me të vërtetë mardhënijet në mes dy bashkëshortëve, janë mardhënije në mes njeriut dhe vetes së tij, “Ato janë petk për ju e ju jeni petk për ato.” (El- -Bekare 187) 

Sekretet bashkëshortore legjislacioni Islam kërkon të jenë të mbylluar. Ndërsa përhapja dhe shpalosja e tyre është nga gabimet e mëdha  që e vendosin  përsonin që i hapën ato në një pozitë shumë të rëndë ditën e kijametit. Në sahihun e Muslimit ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Tek Allahu i Madhërishëm, nga njerëzit me pozitën më të keqe, në ditën e kijametit, janë ata burra që kërkojnë të bëjnë skandale dhe të ndaluara me gratë e tyre, dhe pasi që i bëjnë ato, u nxjerrin sekretin e tyre.”

Nga jeta dhe sjellja e mirë në çift, është dhe argëtimi i gruas me atë që i jep asaj gëzim dhe lumturi. Ai që ndalohet dhe shikon në historinë e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, pa marrë parasyshë barrën e rëndë që kishte me bartjen e profetsisë, do të gjeni në historinë e tij shumë raste dhe mësime në marrdhënijet e mira të tij me gratë e tij. Imam Ahmedi ka sjellë në Musnedin e tij, se Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Kam dal me të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në disa udhëtime dhe me ne kishim shërbëtoren, nuk mbartja as ushqim as pije, dhe u ka thënë njerëzve: “ Kaloni para.” Njerëzit kaluan para nesh, pastaj më ka thënë: “ Eja të bëjmë garë, të të garoj.” U vumë në garë dhe ja kalova apo e fitova garën.” Dhe nuk më tha gjë, derisa u ngarkova në peshë dhe e harrova këtë garë. Kur dola me të në disa udhëtime, u ka thënë njerëzve; “ Kaloni para.” Njerëzit kaluan para, pastaj ka thënë: “ Eja të bëjmë garë.” U vumë në garë dhe më kaloj apo ma fitoj garën. Ai filloj të qeshi dhe më tha: “ Kjo është për atë, kjo është për atë.”

 O ti bashkëshort i bekuar! Fjalët e mira për gruan në bukuri, dhe në veshje janë çelësat e zemrës së sajë, rrugë për tek dashurija e sajë, prandaj përkujto se ajo që e vlerëson  rëndësinë dhe ndjenjën është zemra. Bëhu për gruan tënde ashtu siç ti dëshiron që ajo të jetë për ty, sepse ajo do nga ty atë që ti do prej sajë. Ebi Shejbe në Musnefin e tij, ka sjellë se Ibn Abaszi, Zoti qoftë i kënaqur mbi ata, ka thënë: “ Unë dëshiroj që të zbukurohem për gruan sikurëse dëshiroj të zukurohet ajo për mua, me të vërtetë Allahu i Madhërishëm thotë: “ Gratë kanë aq të drejta sa kanë edhe detyra, sipas arsyes së shëndoshë.” (El-Bekare 228)

Nga fjalët dhe sjellja e mirë në çift, është që të deklarojë dhe shfaqi secili nga bashkëshortët dashurinë për tjetrin, duke treguar pasimin e fjalëve me vepra.

Ka ardhur tek të dy librat e saktë të hadithit se kur i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,   është pyetur se kush është nga njërëzit më të dashur për ty? Ka thënë : “Aishja.”

Tregohet se Aishja, Zoti qoftë i kënaqur mbi të, ka thënë: “ Kam qenë duke pirë në kohën kur isha me të përmuajshmet, pastaj ushqeja të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ai vendoste gojen e tij tek ena dhe pinte nga e njëjta enë. Kur ushqehesha  ngelte diçka nga unë në enë, në kohën kur unë isha me të përmuajshmet, pastaj e ushqeja të dërguarin i cili vendoste gojën e tij aty ku është vendi në enë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kujdesej për mua kur isha me të përmuajshmet, lexonte Kuran.” Hadithin e trasmeton Muslimi.

Dijeni o ju bashkëshortër se sa do që të kujdeseni për të jetuar në të mirë, duhet të ketë nga mangësitë dhe problemet, mosmardheshjet, prandaj duhet që të dy bashkëshortët të tolerojnë njëri-tjetrin, duke e falur njëri-tjetrin dhe anashkaluar mosmarveshjet, sepse ai që tenton të përsosurën ngelet pa të gjithën dhe të plotën.

Sjellja e mirë në mes të bashkëshortëve është nga pjesët ndërtuese të besimit, prandaj o besimtarë plotësoni besimin tuaj, bëhuni me moralin dhe sjelljen më të mirë ndaj njëri-tjetrit. Është detyrë e bashkëshortëve që të ruhen nga qëllimet e këqija në jetën familjare duke bashkpunuar në të mirë dhe devotshmëri, dhe për të arritur në kënaqsinë e tyre, le të përmendin fjalën e Allahut të Madhërishëm kur thotë: “Mos harroni që të bëheni bamirës midis jush!” (El-Bekare 237) Sikurëse është detyrë për çdo njërin prej tyre që të durojë shokun e jetës së tij në momente zemërimi, dhe mos ta shtyjë veten e tij në drejtimin të cilin tenton ta dërgojë ai në moment zemërimi, por duhet të kujtojë drejtime të tjera më të mira dhe mos të anashkalojë atë me të cilin kënaqet shpirti i tij.

 Në Sahihun e Muslimit ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nuk e zemëron apo nuk e mërzitën besimtari besimtaren, me diçka që është nga sjellja e papëlqyer për njërin, dhe është e pëlqyer për tjetrin.”

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka qenë me moral dhe sjelljen më të mirë, duronte përballë grave të tijë. Në Sahihun e Buhariut, Ibn Abazi, Zoti qoftë i kënaqur me ata, tregohet se ka thënë: “Më të vërtetë njërën nga ato do ta largoj gjithë ditën deri në darkë.”

Prandaj silluni me gratë mirë, sepse ata tek ju janë ndihmëse për ju, jepuni të drejtat e tyre,  nderoni ato ashtu sikurëse ju ka këshilluar për to i dërguari i juaj, paqja dhe selamet e Zotit qofshin mbi të. 

Në themel, o ju bashkëshortër, jeta bashkëshortore ndërtohet nga frika ndaj Allahut, për këtë nuk gjindet në të gjithë Kuranin diçka më e mirë dhe e qartë se ajo që  ka ardhur në suren Talak, këshillë për frikë dhe devotshmëri, duke ju lutur Atij që ka çdo gjë, në të vepruarit e gruas me burrin e sajë. “Kjo është këshillë për ata që i besojnë Allahut dhe Ditës së Fundit. Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi),dhe do t’i japë risk prej nga nuk e pret.” (Et-Talak 2-3)

A ka më të vërtetë se fjala e Allahut, dhe kur përmirsohen qëllimet dhe hapen zemrat drej të mirës, duke plotësuar detyrimet dhe të obliguarat, plotësohet lumturija, arrihet suksesi. Ai që është serioz në lutje dhe i sinqertë në drejtimin tek Allahu, Allahu nuk ja humbën shpresën. Shembuj nga këto kemi në Librin e Allahut, kur Allahu xh.sh i drejtohet të dërguarit të Tij, Zekerijas paqja e Zotit qoftë mbi të, kur Allahu i Madhërishëm thotë: “Ne iu përgjigjëm atij dhe i dhuruam Jahjain, duke ia bërë gruan të aftë (për lindje). Me të vërtetë, ata nxitonin për vepra të mira dhe Na luteshin, me shpresë e frikë dhe ishin të përulur ndaj Nesh.” (El-Enbija 90)

O ju bashkëshortër drejtoni dhe forconi lidhjen mes jush dhe Mëshiruesit, që të ju mundësojë Mëshiruesi lidhje në mes jush. Sa nga të këqijat dhe kundërshtitë kan ndarë familje të lumtura, dhe sa nga momentet e mira i ka zëvëndësuar jeta e vështirë, dhe nuk ju ka prekur ndonjë fatkeqsi vetëm se nga ajo çfarë kanë punuar duart tuaja, por Ai falën shumë për atë që  dëshiron një jetë të lumtur

Zoti ju begatoftë ju me Kuranin Famëlartë dhe me synetin e të dërguarit të Tij, na bëftë dobi nga ajo çfarë ka në ta nga argumentet dhe urtësitë. Zotit i kërkoj falje për vete dhe ju nga çdo gabim, Zotit kërkoni falje sepse Ai me të vërtetë është Falës Mëshirues.

 

LEXO  Mësime nga emigrimi i Profetit SAW - Meka 21.8.2020

Hutbeja e Dytë

 

Lavdrimet për Zotin, Lavdërimet janë për Atë : “ Që ka krijuar prej ujit njeriun, e ka vënë në lidhje me fis nga gjaku dhe nga martesa. Zoti yt është i Plotfuqishëm.” (El-Furkan 54)

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahu, Një i Vetëm i pa Shok, dëshmoj se i dërguari ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, e ka dërguar Allahu: “Si dëshmitar, sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues; njëkohësisht (të kemi çuar) si thirrës, që i fton njerëzit në rrugën e Allahut me urdhrin e Tij dhe si pishtar ndriçues.” (El-Ahzab 45-46)  Paqja, shpëtimi dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, përshëndetje dhe lutje të shumta. Në vijim 

O ju besimtarë! Me të vërtetë banesa bashkëshortore është mirësi e madhe, nuk ja di vlerën e saj vetëm se ai që është privuar nga shija e sajë. Kurani Famëlartë ka folur për këtë mirësi të madhe dhe ka thënë: “ Allahu ju ka dhënë shtëpi për të banuar.” ( En-Nahl 80), këto banesa janë qetësim dhe stabilitet, shoqëruese në dashuri dhe mëshirë mes çiftit. Kënaqet shpirti dhe pushon trupi me atë që dëshiron zemra, duke pushur me të, në të cilën takohen ndjenjat dhe hapen bisedat. 

O besimtarë! Duhet ta dimë se jeta bashkëshortore nuk ndërtohet dhe nuk qëndron vetëm me dashuri, qoftë kjo dashuri në shembullin më të mirë. Por ajo duhet të ndërtohet dhe të qëndrojë me mëshirim të njëri-tjetrit, sepse dashurija mund të rritet ose të shtohet me kalimin e ditëve me jetë dhe sjellje të mirë. Allahu jep tek bashkëshortët qetësi dhe butësi, gëzim dhe lumturi. Jeta dhe sjellja e mirë, si dhe plotësimi i të drejtave dhe detyrave janë garancija për përhapjen e dashurisë dhe mëshirimit në mes dy bashkëshortëve.

Në librin “Tarih el Kebir” të Imam Buhariut, dhe “ Sherh es Sunneh “ të Imam Begavijut, në kohën e Omerit, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se një burrë i ka thënë gruas së tij;  Të betohem në Zotin, a më do mua? “ Ajo i ka thënë; “ Nëse më betohesh mua në Allahun, jo nuk të dua.” Është larguar burri dhe ka shkuar tek Omeri Zoti qoftë i kënaqur me të, i cili e ka thirrur atë grua dhe kur ka prezantuar i ka thënë: “ A ti je ajo e cila i thotë burrit të vet që nuk të dua?”  Ajo ka thënë;  “O prijësi i besimtarëve,  ai më është betuar mua në Zotin, a të gënjej?” Omeri ka thënë: “Po gënjeje atë, sepse jo të gjitha shtëpitë ndërtohen mbi dashuri, por njerëzit sillen dhe jetojnë mirë me Islam dhe me mirësi.” 

Allahu ka thënë të vërtetën kur ka thënë: “Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë.” (Er-Rum 21)

O Zot jepu sukses dhe jetë të gjatë bashkëshortore çdo çifti, o Zot jepu sukses dhe jetë të gjatë bashkëshortore çdo çifti, o Zot jepu sukses të gjithë bashkëshortëve, o Zot begatoj dhe bekoj ata, bashkoi në të mirë, furnizoj ata me pasardhës të mirë dhe të dobishëm. 

O Zot jepu sukses rinisë muslimane, o Zot jepu sukses rinisë muslimane dhe të rejave muslimane, largo nga ata të këqijat dhe fitnet, ato që janë shfaqur dhe që nuk janë shfaqur prej tyre. O Zot bëjua atyre të dashur besimin dhe zbukuroje atë në zemrat e tyre, bëjua të urryer mohimin, kundërshtinë dhe të keqen, dhe bëji ata nga të drejtët.

O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje robin Tënd Muhamedin, familjen e tij të pastër, shokët e tij të parët në ndershmëri.

Kënaqësia e Zotit qoftë  mbi udhëheqësit e drejtë, dhe mbi Halifet e parë të drejtë,  Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, mbi të gjithë shokët e Profeti, dhe mbi ata që i ndjekin ata me mirësi deri në ditën e fundit,  me Mëshirën dhe Bujarinë Tënde o më i Madhi  Mëshirues.

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët, o Zot lartëso Islamin dhe muslimanët, o Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. 

O Zot shkatërro mosbesimtarët, ata që adhurojnë diçka tjetër veç Teje (Politeistët), dhe ruaj bartësit e fesë.

O Zot bëje të paqtë, begatë  e sigurtë këtë vend  dhe të gjitha vendet e muslimanëve.

O Zot atij që  dëshiron të keqen për ne dhe për vendet e shenjta bëj që të mbytet në yrrejtjen e tij,  bëji planet e tij shkatërrim për të.

O Zot na jep siguri në vendet tona, përmirso udhëheqësit dhe kujdëstarët e çështjeve tona, drejtoje në të vërtetën udhëheqësin dhe kujdestarin e çëshjeve tona.

O Zot drejtoje atë në udhëzimin Tënd, bëj që veprat e tij të meritojnë Kënaqsinë Tënde,   jepi atij mbështetje të mirë dhe të begatë.

O Zot jepi sukses atij dhe zëvendësit të tij  në atë që është e mirë për popullin dhe vendin.

O Zot jepu sukses të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve në atë që Do dhe je i Kënaqur.

O Zot përmiso gjëndjen e muslimanëve, o Zot ndalo gjakderdhjen e tyre, o Zot ndalo gjakderdhjen e tyre.

O Zot largo shqetësime nga muslimanët, largo nga ato kurthet e kuthngritësve, shlyej borxhin e atyre që kanë borxhe, shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve, me Mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues.

O Zot na jep të mira në dunja dhe në botën tjetër, dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit. 

O Zot jepu shpirtrave tanë devotshmëri dhe pastroj ato sepse Ti je Ai që i Pastron ato, Ti je Sunduesi dhe Kujdestari i tyre, Ti je i fuqishëm për çdo gjë.

O Zot të lutemi për falje dhe qetësi, rehati të përhershme, në fe, në dunja dhe në botën tjetër.

O Zot fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret,  të gjallët prej tyre dhe ata që kanë vdekur.

O Zot pranoje nga ne Ti je që dëgjon gjithçka dhe i Gjithëdijshëm, na fal ne me të vërtetë Ti je Falës Mëshirues.

“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Safat 180-182)

Post Author: endrit