Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar 23-03-1443 H 29-10-2021 D
Shejh Abdullah El Xhuhenij
Tema Kujdesi ndaj prindërve gjatë jetë dhe pas vdekjes së tyre
Lavdërimet janë për Zotin. Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqiat e veteve tona dhe nga veprat tona të këqia. Atë që e drejton Zoti s’ka gjë që e humbet, e ai që e humbet veten e tij s’ka kush e udhëzon veç Tij.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.
Dëshmoj se i dërguari ynë, Muhamedi, është rob dhe i dërguari i Zotit, solli mesazhin, plotësoi emanetin, këshilloi umetin, dhe u përpoq në rrugë të Zotit me përpjekje të vërtetë. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, dhe mbi ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e Fundit.
Në vijim
O ju muslimanë! Frikësojuni Zotit, sepse frika ndaj Tij është fitorja më e mirë, dhe bindja ndaj Tij është lavdërimi më i lartë për Të. Ruajuni që të mos mashtroheni nga bukuritë e kësaj bote, me të vërtetë popuj para jush janë mashtruar prej saj, dhe, kjo botë, ju ka hapur atyre burimet e dëmtimit dhe shkatërrimit. Punoni për ditën: “që do të ktheheni tek Allahu, kur çdokujt do t’i jepet ajo që ka fituar dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi.” (El-Bekare 281) Dijeni se Allahu ka caktuar një vendim që nuk shtyhet dhe nuk refuzohet, se kush dëshiron diçka tjetër përveç Tij do të ndëshkohet pa tjetër me të, kush i friksohet dikuj tjetër veç Tij, do të sundohet prej tij, dhe dhe se kush angazhohet, në adhurim, me diçka tjetër veç Tij, do të jetë fatkeqësi për të. Kush preferon diçka tjetër veç Tij, nuk do të jetë i bekuar me të, dhe kush është i kënaqur me diçka tjetër që e zemëron Zotin, pa tjetër që zemërimi i Tij do të bjerë mbi të.
O musliman! Nga të drejtat që obligohet njeriut në jetën e kësaj bote, janë dy të drejta të rëndësishme dhe më të mëdha, të cilat nuk ndahet nga ai për gjatë gjithë jetës së tij, madje dhe pas vdekjes. Ata janë në këmbim të bamirësisë me bamirësi, dhe të mirës me të mirë.
E drejtë e parë është e drejta e Krijuesit të tij, Furnizuesit dhe Sunduesit të tij, Allahut të Madhërishëm. Zoti e ka krijuar njeriun nga asgjëja duke e bërë krijesën më të mirë, dhe ka vendosur nën pushtetin e tij çdo gjë që është në qiell dhe në tokë. Prandaj njeriu e ka për detyrë që të Njësojë Krijuesin e tij përmes adhurimit të Tij, duke mos i bërë shok, të besojë në Allahun, dhe në të dërguarit e Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të gjithë ata.
Ndërsa e drejta e dytë, është e drejta e prindërve. Nuk është e tepërt, për një njeri të shëndoshë mendërisht, që pas të drejtës ndaj Dhuruesit të Gjithësisë, Zotit, të jetë e detyruar e drejta ndaj prindërve dhe kujdesi ndaj tyre. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim); silluni mirë me prindërit…” (En-Nisa’ 36)
Allahu i Madhërueshëm ka urdhëruar që të sillemi mirë me prindërit, që është kujdesi ndaj tyre. Ndërsa syneti i pastër ka favorizuar dhënien e përparësisë për nënën në kujdesin ndaj prindërve. Në hadithin e saktë thuhet: “Kush është njeriu që meriton më shumë shoqërinë dhe kujdesin tim?” Ka thënë: “Nëna jote.” Ka thënë: “ E pastaj kush?” Ka thënë: “Pastaj nëna jote.” Ka thënë: “E pastaj kush?” Ka thënë: “Pastaj nëna jote.” Ka thënë: “ E pastaj kush?” Ka thënë: “Pastaj babai yt.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu dhe Muslimi.
Nëna me ngjizjen e fëmijës në bark ka bartur vështirësi të shumta, sikurse në moshën e tij të vogël ka kaluar shqetësime të panumërta. Është lodhur në edukimin e tij, ka qëndruar zgjuar duke u kujdesur për të, sikurse ka hequr dorë nga të gjitha dëshirat e saj për të ju kushtuar atij, fëmijës. I ka dhënë atij prioritet në çdo situatë, gëzohet me gëzimin e tij, ndien dhimbje me dhimbjen dhe merzinë e tij, dhe kur sëmuret fëmija, sëmuret dhe nëna me të. Kur fëmija ulet në bankat e dijes, sikur ajo vetë po merr dituri, dhe kur ai hyn në provime, sikur ajo po testohet, po hyn në provime. Në këtë mënyrë vazhdon deri sa të plotësohen të gjitha çështjet e tij. Të gjitha këto i përjeton nëna. Për këtë arsye ajo është e para në kujdes, në shoqërim të mirë dhe shërbim. Për nënën kujdesi është tre herë më shumë se kujdesi për babain.
Nëna e besimtarëve, Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë; Dy burra nga shokët e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kan qënë nga njerëzit që janë kujdesur më së miri për nënat e tyre; Othman Ibn Afani, dhe Harithetu Ibn Nu’man. Othmani, ka thënë: “ Nuk ka mundur që të jem i kujdesem shumë për nënën time që kur kam hyrë në Islam.” Ndërsa Harithetu, ja pastronte kokën nënës së tij, dhe e ushqente atë me dorën e tij, nuk e pyeste asnjëherë për fjalët që e urdhëronte, por pyeste atë që ishte me të, pasi që dilte; “Çfarë tha më nëna ime?” Ibn Sirini, Zoti e mëshiroftë, kur i fliste nënës së tij, dikush që nuk e njihte, mendonte se ai është i sëmurë, sikur të ishte njeri që është duke u lutur, me zë shumë të ulët, dhe me maksimumin e përuljes dhe respektit.
Babai përfshihet në kujdes dhe mirësi, për shkak se ai është nga arsyet e ardhjes së fëmijës në jetë, si dhe nga dashuria e tij pas ardhjes së fëmijës, dhembshuria edhe edukimi i tij, të fituarit dhe të shpenzuarit për të. Abdullah Ibn Amri, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, tregohet se ka thënë, se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kënaqësia e Allahut është në kënaqësinë e babait dhe zemërimi i Allahut është në zemërimin e babait.” Hadithin e ka transmetuar Ibn Hibani në Sahihun e tij. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Babai do të hyjë në Xhenet përmes portës së mesme të tij, prandaj ruaje mirë këtë portë, ose lëre atë.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu, Ibn Maxhe, dhe Ahmedi, teksti është i tij, Ahmedit.
I mençuri e di të vlerën e bamirësisë prandaj përpiqet që ta shpërblejë atë. Injorimi që bën njeriu ndaj mirësisë së dhuruesit është nga cilësit më të ulëta të tij, sidomos nëse mohimit të vërtetës i shtohet dhe sjellja e tij e keqe si njeri. E kjo vërteton për natyrën keqëdashëse, situatën e ulët, dhe ndryshimin për të keq.
Adhurues të Zotit! Kujdesi ndaj prindërve është bindje ndaj Mëshirbërësit, mirësi dhe bagati për njeriun, shkak për përgjigjen e lutjeve, për zgjërim të rriskut, furnizimit dhe për zgjatjen e jetës. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kush dëshiron që t’i shtohet furnizimi dhe t’i zgjatet jeta, atëherë le të kujdeset për lidhjet farefisnore.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu dhe Muslimi.
Kujdesi për prindërit është nga virtytet e nderuara, dhe dëshmi për vlerë dhe përsosmëri. Bamirësi, ai që kujdeset për prindërit, është afër me Zotin, afër me njerëzit, dhe afër me Xhenetin.
Le ta dijë ai që kujdeset për prindërit e tij, se sa do që të mundohet në kujdesin ndaj tyre, nuk është falenderues mjaftueshëm ndaj tyre. Një burrë i është drejtua sahabiut të nderuar, Abdullah Ibn Omerit, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, duke i thënë: “ E kam mbajtur nënën time, mbi shpinë, nga Hurasani deri sa kam mbaruar ritualet në vendet e shenjta, si mendon, a thu vallë e kam shlyer, shpërblyer?” Ka thënë: “ Jo, as dhe një dhimbje nga dhimbjet e saj, nga dhimbjet e lindjes.”
Muslimani duhet të bëj kujdes nga kundërshtia ndaj prindërve. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “I rëntë hunda në tokë, qoftë i poshtëruar ai njeri që arrinë dy prindërit, apo qoftë dhe njërin prej tyre, dhe nuk hyn dot në Xhenet, duke mos u kujdesur për ta.”
Mosbindja ndaj prindërve është nga cilësitë e ulëta, shenjë e poshtërsisë dhe e vesit të keq. Kush nuk ju bindet prindërve është largë Zotit, largë nga njerëzit, largë nga Xheneti, dhe afër Xhehenemit. Dijetarët thonë: Ndëshkimi dhe dënimi i çdo gabimi dhe gjynahi shtyhet me lejen e Zotit për në Ditën e Gjykimit, përveç kundërshtia dhe mosbindja ndaj prindërve, ndëshkimi i tyre përshpejtohet që në këtë botë. Si t’ua bësh të tjerëve do të kthehet ty.
O ju muslimanë! Frikësojuni Zotit në kujdesin ndaj prindërve tuaj, dhe jepuni atyre të dyve të drejtat e tyre. Le të jetë prioritet për ju kënaqësia e tyre para çdo gjëje, para veteve tuaja, para fëmijëve tuaj, para bashkëshorteve tuaja, që të shpëtoni dhe të jeni të lumtur. Zoti e mëshiroftë atë baba që e ka ndihmuar djalin e tij në kujdesin ndaj tij.
Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar: “Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij dhe, që të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre ose të dy arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre as “uh!”, mos i kundërshto, por drejtoju atyre me fjalë respekti. Lësho para tyre krahët e përuljes prej mëshirës dhe thuaj: “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë rritur, kur unë isha i vogël!” (El-Isra’ 23-24) Thuajeni atë dhe zbatoni urdhërin e Zotit tuaj; “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë rritur, kur unë isha i vogël!” (El-Isra’ 24)
Zotit të Madhërishëm i lutem që të na bëj të drejtë dhe të kujdesemi për baballarët dhe nënat tona, dhe të na furnizojë sinqeritet në fjalë dhe vepra, me të vërtetë Ai është që dëgjon dhe u përgjigjet lutjeve.
Zoti na begatoftë të gjithëve me Kuranin Famëlartë, na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tij të larta.
Duke e falenderuar për mirësit dhe begatitë e Tij, Zotit të Madhërishëm i kërkoj falje për vete, ju dhe të gjithë besimtarët dhe besimtaret për çdo gjynah, Zotit kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin e Botrave. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi udhëzuesin në rrugë të drejtë, të sinqertin, të dërguarin tonë, Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij, njerëzit e vlerave dhe kerameteve. Për ata dërgojmë lutje dhe përshëndetje të shumëta.
Në vijim
Porosis veten dhe ju që të kemi frikë Zotin. Zoti ju mëshiroftë, dijeni se Allahu na ka mundësuar rrugët e veprave të mira dhe i ka lehtësuar ato për ne. Kujt i kan vdekur prindërit apo ndonjëri prej tyre, nga kujdesi ndaj prindërve kanë ngelur mirësi të shumëta, nga lutjet prë ata të dy, kërkimit falje tek Zoti për ta, plotësimin, përmbushja e premtimeve dhe marrveshjeve të tyre, nderimi i shokut, mikut të tyre, dhe mbajtja e lidhjeve të gjakut, duke ditur se nuk ke lidhje gjaku vetëm se prej atyre të dyve. Gjithashtu, nëse e mëson se prindërit, apo ndonjëri prej tyre ka lën një borxh nga agjërimi, e plotëson, zëvendëson, fëmija për ata. Sikurse plotëson Haxhin për ata, nëse nuk e kanë kryer atë sa kan qenë gjallë. Në këtë mënyrë ata shlyejnë mangësit e prindërve para Allahut të Madhërishëm, pas vdekjes së tyre, shtojnë në veprat e mira të tyre, dhe nuk paksohet nga shpërblimi i tyre, fëmijëve, diçka.
Adhurues të Zotit! Allahu Madhërueshëm na ka urdhëruar që të lutemi dhe të dërgojmë salavate për të dërguarin e Tij, Ai ka thënë fjalën e nderuar: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush dëgjon të përmendet emri im tek ai, le të lutet, të bjeri salavatë për mua, vërtetë, kush bie salavat një herë për mua, Allahu do bie dhjetë herë salavat për të.”
O Zot fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin Tënd, të dërguarin tonë Muhamedin.
Zoti qoftë i kënaqur me Halifet e parë të drejtë, ata që udhëhoqën me drejtësi, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë shokët e tij, me familjarët e tij të pastër, dhe me tabiinët dhe ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e Fundit.
O Zot të lutemi të jesh i kënaqur me ne sëbashku me ata, me Mirësinë dhe Bujarinë Tënde, o më i Madhi Mëshirues.
O Zot ynë, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro idhujtarinë dhe idhujtarët.
O Zot na jep siguri në vendet tona, përmirso drejtuesit dhe kujdestarët e çështjeve tona.
O Zoti ynë, mbështet në të vërtetën udhëheqësin dhe kujdestarin e çëshjteve tona.
O Zot jepi atij sukses në udhëzimin Tënd, dhe bëj që punët e tij të fitojnë kënaqësin Tënde.
O Zot jepi sukses atij dhe zëvendësit të tij në atë që Do dhe je i Kënaqur, dhe udhëzoi ata të dy drejt të mirës dhe devotshmërisë.
O Zot jepu sukses të gjithë kujdestarëve të muslimanëve që të punojnë me Librin Tënd, të gjykojnë me legjislacionin Tënd, dhe të ndjekin synetin e të dërguarit Tënd, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.
O Zoti ynë, Ti je Zoti i Vetëm nuk ka Zot tjetër veç teje, Ti je i pasur, që nuk ke nevojë për diçka, ndërsa ne jemi të varfër, nevojtarë, zbrit tek ne shi dhe mos na bëj nga të dëshpëruarit. O Zoti ynë zbrit tek ne shi.
O Zoti ynë, Ty kërkojmë falje, me të vërtetë Ti je Falës i madh, dërgo për ne shi të bollshëm. Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)
Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato.
“ Vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)