Këshilla për një familja të shëndoshë – Shejh Muhamed Selijm – Aksa 9.11.2018

Falënderimet i takojnë Allahut, i Cili e ka bërë martesën prehje, dashuri dhe mëshirë, ndaj dhe thotë:

“Dhe nga faktet e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën tuaj, ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe ndërmjet jush krijoi dashuri e mëshirë, në këtë ka argument për njerëzit që mendojnë” Rum 21.

I lartësuar qofsh Zoti ynë, Ti e ke ndërtuar racën njerëzore mbi baza dhe lidhje farefisnore, Ti ke thënë:

“O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se tek Allahu më i ndershmi  është ai që është ruajtur më tepër, e Allahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë” Huxhuratë 13.

Ne këtu në Palestinë, kemi një shembull që thotë: “Ji  i afërt nëpërmjet martesës dhe mos më ji kushëri.”

Dëshmoj se nuk ka zot tjetër veç Allahut, i Vetëm dhe i Pashoq, na ka urdhëruar të jemi të drejtë dhe të sillemi mirë me gjithë njerëzit, në çdo gjendje dhe situatë që të ndodhemi, ndaj dhe thotë:

“O ju që besuat, jini vazhdimisht dëshmues të drejtë për hir të Allahut edhe nëse është kundër interesit tuaj, kundër prindërve apo të afërmve” Nisa 135.

Dëshmojmë se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, e përcolli mesazhin, e kreu amanetin, ishte bashkëshorti më i mirë dhe dhëndëri më i mirë, ishte vjehrri më i mirë, ndaj dhe ka thënë: “Sillu drejtë me gratë.”

Një ditë i erdhi një burrë dhe i tha: “Kam ardhur të të jap besën për emigrim, ndërsa prindërit i kam lënë duke qarë, i dërguari i Zotit ia ktheu: -Kthehu tek ata dhe bëji të qeshin, sikurse i bëre të qajnë.”

Zot zbrite mëshirën, bekimin dhe paqen Tënde mbi zotërinë e mbarë Pejgamberëve dhe vulën e tyre, bekoji dhe nderoji familjarët e tij dhe pasardhësit e tyre, bekoji shokët  e tij, ata që i pasuan mbarë ata që i ndjekin, si dhe ata që qëndrojnë të palëkundur përreth xhamisë Aksa, deri në ditën e fundit!

O ti bashkëshort, mund të jesh i padrejtë me gruan tënde, mund të jesh mosrespektues ndaj prindërve sa mund të marrësh mallkimet e tyre, por kujdes nga lutjet e tyre se mes lutjes së njeriut të shtypur dhe Zotit nuk ka asnjë pengesë.

O ti vjehërr që mund të jesh e padrejtë me nusen e djalit, ki frikë Zotin dhe dije se mes lutjes së të shtypurit dhe Zotit nuk ka perde!

O ti nuse që je e padrejtë dhe e pasjellshme me vjehrrën tënde, ti që ke nxitur burrin të shkëpusë lidhjet me familjen e tij, ki frikë Zotin dhe dije se lutja e njeriut të shtypur ngjitet tek Zoti pa më të voglën pengesë!

O ju motra, o ju vjehrra, o mysliman dhe myslimane, largohet vajza nga shtëpia e babait ndërkohë që ai është njeriu më i dashur për të, largohet nga nëna ndërkohë që ajo është njeriu që më së shumti ia mban merakun, len motrat dhe vëllezërit për të shkuar tek shtëpia e një të huaji që pret të jetë i dashuri i saj, të jetë shtylla e saj e fortë, rojtari i nderit të saj, dhe për t’ju bërë vjehrra sikurse nëna e saj, të kujdeset e të jetë e butë me të, ndërsa vjehrri për të qenë ndihmëtari  dhe mbështetësi i saj.

Vallë, përse familja palestineze po i humb gjithë këto element? O ju besimtarë dhe besimtare, nëna kërkon për djalin nusen më të mirë, kur flet mirësi, apo ndal paudhësi, por vallë përse këto nuse përpiqem që burrin ta ndajnë nga familja, përse nuk dinë të respektojnë më të moshuarit?

O ju myslimanë, përse kërkohet që nusja të jetë një shërbëtore e familjes? Përse vjehrra mendon se është përgjegjëse për nusen e djalit? Kush ia ka thënë diçka të tillë dhe kush ia ka dhënë një përgjegjësi  të tillë?

Përse vjehrra nuk sillet mirë me nusen e djalit? O ju myslimanë, nusja, vjehrra dhe djali duhet ta dinë mirë se kanë përgjegjësi të cilat duhet t’i kryejnë dhe kanë të drejta të cilat nuk duhet t’i nëpërkëmbin.

Moskryerja e përgjegjësive dhe shkelja e të drejtave sjellin dënimin e Allahut si pasojë e këtyre gjynaheve, Profeti a.s ka thënë: “Dy gjëra i shpejton Zoti në këtë botë, padrejtësia  dhe të drejtat.”

LEXO  Ku është nderi i këtij Umeti - Dr. Muhamed Selijm - Aksa - 10.8.2018

Të nderuar besimtarë, lidhja nuse vjehërr dhe anasjelltas, në kohën e sahabëve ka qenë sikurse lidhja e prindërve me vajzën dhe anasjelltas.

Abdullah ibn Umeri tregon dhe thotë: “Babai më martoi me një vajzë të fisshme, më pas e pyeste për mua dhe sjelljen time, ajo i thoshte se unë isha i sjellshëm me të, ajo interesohej për prindërit e mi dhe u shërbente.”

Përse vallë? Vërtetë që diçka e tillë nuk është obligim për të, por është ndër të drejtat që ka ndaj bashkëshortit të saj, sjellja e mirë me prindërit e tij, nëpërmjet së cilës synohet kënaqësia e Allahut dhe e bashkëshortit.

Kabshetu binti Kab, i shërbente Ebu Katades vjehrrit të saj, kështu ka qenë nusja e hershme, ishte e kujdesshme ndaj detyrave të familjes dhe bashkëshortit.

Po ashtu dhe vjehrra ishte një nënë e dytë për nusen, ajo bënte të pamundurën për të futur harmoni dhe për të treguar përkujdesjen e saj, kur ia kërkonte nevoja.

Ishin të tilla, sepse e kishin mjaft të qartë fjalën e Profetit a.s: “Bëj mirë se do shpërblehesh për të.”

Po ashtu dhe bashkëshortja i kryente me përpikmëri detyrimet ndaj bashkëshortit pasi e kish të qartë fjalën e Profetit a.s:  “Allahu nuk e shikon atë grua që nuk e falënderon të shoqin edhe pse nuk mundet pa të.”

Të nderuar myslimanë, islami i ka sqaruar qartë të drejtat e dy bashkëshorteve apo vjehrrit e me radhë, ndaj Profeti a.s thotë: “Jepja gjithsecilit të drejtën e merituar.”

O ti burrë, jepi të drejtën që meriton gruas duke u sjellë mirë me të, o ti djalë jepi të drejtën prindërve duke i respektuar dhe kujdesu që kjo mos të bëhet mbi supet e bashkëshortes, apo duke shkaktuar zemërimin e prindërve.

O ti grua, jepi burrit të drejtën që i takon duke ju bindur atij, duke u sjellë mirë me prindërit e tij duke ia respektuar për të fituar dashurinë e tij dhe mirësinë.

Profeti a.s ka thënë: “Nuk është prej nesh kush nuk respekton të madhin dhe nuk mëshiron të voglin”. Ndaj mëshiroji vëllezërit dhe motrat e tij të vogla, nderoja prindërit se nuk të bien pozita, përkundrazi myslimania duhet të jetë çelës për në veprat e dobishme.

Profeti a.s të drejtohet ty dhe çdo myslimani: “Kush mundet të jetë i dobishëm me vëllain e tij, le ta bëjë”, dhe thotë: Allahu e ndihmon njeriun për sa kohë që njeriu ndihmon vëllain e tij.

Oj ti nuse, ji çelës në të mira dhe jo në të këqija, afro dhe bashko e mos përçaj, se s’ka më keq se të jesh përçarëse dhe nxitëse për keq!

Oj ti vjehërr, dije se ti nuk ke përgjegjësi ndaj nuses së djalit, fjala e parë dhe e fundit tek ajo është e burrit, ju keni një lidhje shoqërore, ndaj gjithçka që ajo bën, e bën në saj të dëshirës dhe respektit të saj, ndaj ji për të një edukatore mbrojtëse, një mësuese e urtë.

Nëse ajo nuk di të menaxhojë shtëpinë e saj, ti mos e bëj lajm, sepse menaxhimi i shtëpisë së saj nuk është përgjegjësi e jotja por përgjegjësi e çiftit, ti mësoja menaxhimin e shtëpisë me metodë të ëmbël e fjalë të buta, me dashuri, bëj durim gjatë të mësuarit të saj dhe kujtoje se dhe ti njëherë ke qenë nuse para se të bëhesh vjehërr!

Ky është ligji i Zotit për njeriun, mendo rreth kësaj dhe sillu drejtë me nusen e djalit!

Ndërsa ti oj nuse, duhet të dish se respektimi i burrit është i domosdoshëm, duhet t’i japësh përparësi kënaqësisë së tij ndaj tëndes, dhe se prej kënaqësisë së burrit është dhe respektimi i prindërve të tij dhe bamirësia ndaj tyre, sikurse thotë Profeti a.s: “Kush nuk i falënderon njerëzit nuk di ta falënderojë as Allahun.”

Oj ti nuse, ji e mirë dhe e devotshme, bashkëpuno dhe nxite tët shoq në çështjet  e fesë, sikurse na porosit Profeti a.s: “Le të punojë njeriu për zemër falënderuese, për gjuhën përkujtuese dhe për  bashkëshorten që e ndihmon në çështjet e fesë” Ahmedi ibn Maxhe.

Të nderuar besimtarë, në kohët e hershme ishte gruaja ajo që e nxiste burrin për të qenë respektues ndaj prindërve dhe i thoshte: “Të lëshoj be në Zotin, mos u fut në zjarr për hatrin tim, respektoji prindërit dhe mbaji lidhjet farefisnore se po i këpute do të të shkëpusë Allahu prej mëshirës së Tij!”

LEXO  Gjendja e muslimanëve në përkujtimin e lindjes së Profetit të sinqertë

Ku ta gjejmë një nuse të tillë në ditët e sotme?  Oj ti nuse, nëse je sprovuar më vjehërr të keqe, ndiq fjalën e Zotit ku thotë: “Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja, andaj ktheje të keqen në mënyrën më të mirë, se atëherë ai me të  cilin kishit njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i afërt, mirëpo këtë nuk mund ta arrijë kush përveç atyre që janë të durueshëm, dhe nuk mund të arrijë kush pos atyre që kanë virtyt të lartë” Fusilet 34-35.

O ti burrë i shtrenjtë dhe i dashur, nëse nëna jote është vizë e kuqe, dije se e tillë është dhe bashkëshortja jote, ndaj mos i kapërce këto viza të kuqe, por ji i drejtë dhe i urtë dhe dije se Profeti a.s ka thënë: “Bindja ndaj Zotit është në të mirën e caktuar prej Tij.”

Sillu mirë me bashkëshorten, respektoji prindërit që t’i respektojë dhe ajo, respektoja familjen dhe prindërit që të ta kthejë me të njëjtën monedhë, duaje e nderoje, mos ji i padrejtë me të, dëgjoje se çfarë të thotë Zoti ty dhe të tjerëve: “E nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre Allahu është më i Larti dhe më i Madhi” Nisa 34.

O ti vjehërr, ti ke jetën tënde private, ashtu dhe nusja ka jetën e saj private, ndaj mos i ngatërro këto të dyja, kryeje detyrën që të takon dhe merre atë që të përket, pejgamberi a.s ka thënë: “Kush dëshiron të qëndrojë larg zjarrit dhe të hyjë në xhenet, le ta gjejë vdekja si besimtar në Zotin dhe ditën e fundit, le të sillet me të tjerët ashtu siç do dëshironte të silleshin me të” Muslimi.

Zot përmirësona, bëna të qëndrueshëm në rrugën Tënde dhe prina në punë që Ti kënaqesh me to dhe pajtohesh! Të nderuar besimtarë, lutuni Allahut me bindje të plotë dhe dijeni se Zoti nuk i përgjigjet zemrës gafile!

Falënderimet i takojnë Allahut Zotit të botëve, dëshmoj se nuk ka zot tjetër veç Allahut, i vetëm dhe i pashoq, dëshmojmë se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, paqja dhe bekimet e zotit qofshin mbi të, familjen e Tij, shokët dhe ndjekësit e tyre, si dhe mbi këdo që e ndjek udhën e tij deri në ditën e fundit!

Të nderuar besimtarë, një familje shkatërrohet kur  pjesëtarët e saj nuk dinë të drejtat e tyre dhe tejkalojnë kufijtë që u takon, po ashtu dhe shoqëria shkatërrohet kur prijësi, dijetari dhe mbarë popullata myslimane anashkalojnë detyrat që kanë.

Këto tre grupe që u përmendën, drejtojnë për në drejtësi në këtë botë dhe në harmoninë e lumturinë në botën tjetër, kur ata marrin përsipër të kryejnë detyrat dhe misionin e tyre.

Është për t’u habitur se si shoqëritë islame, ia lënë fajin vetëm qeveritarëve për gjendjen në të cilën ndodhen, i sheh të mallkojnë prijësit e tyre pasi i konsiderojnë shkaktarë të gjendjes së tyre, mirëpo shohim se po këto masa hanë prej mishit të dijetarëve, duke i fajësuar dhe bërë përgjegjës për atë që po i ndodh trevave të tyre, dhe në të njëjtën kohë justifikojnë vetet e tyre prej çdo përgjegjësie.

O ju besimtarë, politikanët, dijetarët dhe masat e gjëra që janë përgjegjës për nënçmimin të cilin përjetojmë, Profeti a.s i ka ngarkuar masat me përgjegjësi ku thotë: “Të gjithë ju jeni barinj dhe përgjegjës për tufën e tij”, dhe thotë po ashtu: “Myslimanët janë si një trup i vetëm, kur një pjesë e trupit sëmuret, i gjithë trupi ndjen dhembje”.

Në një tjetër hadith ka thënë: “-Feja është këshilla e sinqertë. I thamë: -Me kë? Tha: -Me Allahun, me librin e Allahut, të dërguarin e Tij, me prijësin dhe mbarë myslimanët” Muslimi.

A bashkëpunojmë ne në emër të Allahut, të librit të Allahut, të dërguarit të Allahut? A jemi ne të sinqertë me parinë dhe mbarë myslimanët sa të bashkëpunojmë për çështjet e fesë dhe të jetës?

“O ju që keni besuar, përse po e thoni atë që nuk e punoni? Tek Allahu është shumë e urryer ta thoni atë që nuk e punoni” Saf 2-3.

Të nderuar besimtarë, të nderuar dashamirë të xhamisë Aksa, ne kërkojmë prej parisë tonë të drejtën tonë, që është të na gjykojnë me Kuran e Sunet, të mos na gjykojnë me atë që u diktojnë armiqtë tanë!

LEXO  Ramazani në xhaminë Aksa

Kërkojmë prej tyre të mos vrasin fëmijët e myslimanëve, të mos i djegin e dhunojnë, të mos i shkaktojnë vuajtje deri sa ndërrojnë dhe fenë, kërkojmë të mos i burgosin dijetarët por t’i lënë të lirë të kryejnë misionin, pasi që nuk ka dobi prej një ymeti dijetarët e të cilit flenë burgjeve, ndërsa të shthururit qëndrojnë nëpër ekranet televizive duke shthurur njerëzit.

Kërkojmë prej tyre që të mos i japin besën jobesimtarëve, por të luftojnë për Kudsin dhe xhaminë Aksa!

Duam prijës që punon me drejtësi, flenë nën hijen e pemëve në rrugë dhe nuk ka frikë, duam prijës që i flasin resë dhe i thonë: “Shiun hidhe ku të duash se prodhimi i tokës do më vijë mua.”

Duam prijës që lufton arrogantët, shtypësit dhe mizorët që çnderojnë myslimanët dhe sulmojnë fëmijët e tyre, duam prijës që i konsideron parësore mbarë çështjet islame.

Besimtarë të nderuar, prej grupit të dytë nëpërmjet të cilit mund të përmirësohet gjendja jonë, kërkojmë të jenë dijetarë të drejtë, nëse privohen nga thënia e të vërtetës, të mos ndihmojnë të kotën.

Duam dijetarë që preferon më mirë të vdesë se sa të japë fetva të kota dhe falas, duam dijetarë që synon kënaqësinë e Allahut me dijen dhe veprën e tij.

Nuk kërkojmë dijetarë të punësuar i cili ka preokupim vetëm rrogën dhe ngritjen në detyrë dhe famën.

Besimtarë dhe dashamirë të xhamisë Aksa, për sa i përket masave islame, ata janë të hutuar dhe larg të praktikuarit fenë e Allahut, larg librit të Zotit dhe sunetit të Pejgamberit.

Nuk ka dyshim se përgjegjësia e tyre është më e madhja dhe më e rëndësishmja, ata vendosin për të ardhmen e mizorit, ata ngrenë lart dijetarin e drejtë dhe mblidhen përreth tij, ata e kthejnë dijetarin e humbur në të drejtën ose e pengojnë nga e keqja.

O banorë të Kudsit dhe përreth, ne kemi besim në Zotin fillimisht, pastaj kemi besim tek ju, ndaj mos e humbisni besimin tek vetja, pasi ju jeni besimtarët e vërtetë në faqe të dheut, ju jeni të shtypur, jeni durimtarë të vërtetë, jeni flamurtarët që kanë dalë në mbrojtje të shenjtërive të tokës dhe fesë, historisë dhe civilizimit.

Nëse në mesin tuaj ka të tillë që kanë humbur rrugën dhe kanë tradhtuar, pa dyshim që ata janë pakicë dhe ju u qëndroni atyre në ballë.

Rroftë Kudsi, burrat dhe gratë e Kudsit, fëmijët dhe luftëtarët e Kudsit, Zoti i bekoftë të gjithë! Jini ashtu siç kërkon Zoti prej jush që të jini, grupi i qëndrueshëm dhe flamurtar i myslimanëve.

Mbroni vetet tuaja nëpërmjet islamit, ruani familjet dhe shoqëritë nëpërmjet islamit, jini ndihmëtar të kësaj feje, mësojuani fëmijëve fenë, dashurinë për Kuranin, dashurinë për xhaminë Aksa, mësojuni të luftojnë për të, braktisni këdo që shet dhe tradhton tokën e tij, ashtu sikurse braktisni gjynahet, edhe në qofshin këta të afërmit, apo baballarët tuaj!

Allahu i Madhëruar thotë: “O ju që keni besuar, ka prej bashkëshorteve dhe fëmijëve tuaj që janë armiq tuajt, ndaj kini kujdes prej tyre” Tegabun 14.

Dhe thotë po ashtu: “O ju që besuat, të mos ju shmangë pasuria e fëmijët nga adhurimi i Allahut, e kush bën ashtu të tillët janë të humburit” Munafikun 9.

Të nderuar besimtarë, javën e kaluar kemi humbur njerëz si pasojë e aksidenteve rrugore, e lusim Allahun t’i pranojë si dëshmorë, t’i falë ata dhe ne!

Mëshiroji Zot myslimanët dhe myslimanet, të gjallët dhe të vdekurit prej tyre!

Zot Ty ta lëmë në dorë çdokënd që thur plane ndaj nesh, xhamisë Aksa, popullit tonë dhe mbarë myslimanëve, shkatërroji Zot dhe rehatoji njerëzit prej tyre!

Zot ruana të mos shthuremi, ruana nga  braktisja e fesë,  ruana nga miqësimi me armiqtë, mbrona nga pranimi i nënçmimit në fe!

Zot lartësoje islamin dhe myslimanët, lartësoje fenë dhe mesazhin e saj, ruaje Zot xhaminë Aksa, na e mundëso që të vijmë në të lirshëm vazhdimisht, çliroje Zot nga pushtimi i pushtuesve!

Zot shkatërroji tiranët dhe zullumqarët, liroji të burgosurit, shlyeja borxhet borxhlinjve, largoja rrethimin të rrethuarve, ji ndihmësi ynë në këto treva!

Shkatërroji Zot hipokritët, mposhti jobesimtarët dhe idhujtarët, ngriji sprovat prej të dobëtëve!

Zot na bëj të jetojmë si myslimanë, na vdis si myslimanë dhe ringjallna si të tillë, o Mëshiruesi i mëshiruesve!

Aksa / by

Post Author: admin