Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa 02-11-1445 H 10-05-2024 D
Shejh Dr. Jusuf Ebu Sunejneh
Tema Këshilla për popullin e Palestinës dhe për të gjithë muslimanët
Lavdërimet janë për Allahun, lavdërime të shumta dhe të bekuara, larg syfaqsisë, ashtu siç do Zoti ynë dhe është i kënaqur me to, lavdërime që shprehin falënderim për bekimet dhe mirësitë e Tij. Ai është i Cili largon shqetësimet tona, lehtëson fatkeqësitë tona dhe hapë gjokset tona. Plotësoi bekimet e Tij ndaj nesh me leximin e librit të Tij, Kuranit, Allahun e Madhërishëm dhe të Lartësuar e lusim që të na strehojë nën hijen e Madhështisë së Tij dhe të na e mundësojë që të arrijmë në portat e shpërblimit të Tij.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, ka krijuar njerëzit dhe Ai është që nuk ka nevojë për bindjen e tyre ndaj Tij dhe është i Sigurt nga kundërshtitë e tyre. I Madhërishëm është Ai, larguesi i shqetësimeve dhe vështirësive, Ai është i Gjallë i Përhershëm.
Dëshmoj se i zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të. Dëshmojmë se Isai është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, dhe Fjala e Tij, të cilën ia ka dërguar Merjemes, si dhe shpirt (i krijuar) nga Ai. Dëshmojmë se Xheneti është i vërtetë dhe Zjarri i Xhehenemit është i vërtetë. E kush dëshmo me këto Allahu do ta çojë në Xhenet.
Zoti qoftë i kënaqur me pjesëtarët e familjes së të dërguarit të Allahut, të pastër dhe të mirë, pavarësish pakënaqësisë së atyre që i urrejnë. Ata janë njerëzit më të mirë në fjalën e sinqertë, më të mirë mirët në të folur, që kanë përjetuar fatkeqësitë më të mëdha por kanë qenë më të mirët në përballjen e tyre dhe më të duruarit në pritje të takimit. “Edhe para teje (o Muhamed!), shumë të dërguar janë mohuar, por ata e kanë duruar mohimin dhe lëndimin (që kanë pësuar), derisa u ka ardhur ndihma Jonë, sepse askush nuk mund t’i ndryshojë vendimet e Allahut. Ti tashmë ke dëgjuar për ata të dërguar.” (El-En’am 34)
Zoti qoftë i kënaqur me të gjithë sahabet, shokët e të dërguarit, me Ebu Bekrin, i forti në çështjet e Allahut, i dobët në atë që shikon syri. Nuk dyshoi në Zot për asnjë moment. Ai ishte njeri i dalluar, i përulur, i durueshëm me zemër të penduar, ishte sikur shiu ku do që bie bën dobi. Zoti qoftë i kënaqur me Farukun, Omerin, ai që zgjeroi territoret, zëvendësoi vështirësinë me butësi, uli krahët dhe mbështolli këmbët e tij, u përgatit për çështjet e duhura dhe për përfundimin e luftës, drejtësia e tij është përhapur gjithandej dhe historia e sjelljes së tij u përmirësua.
Zoti qoftë i kënaqur me prijësin e besimtarëve, Othmanin, për të cilin kanë ardhur hadithe të sakta se ai do të ketë Xhenetin, për rastin e fatkeqësisë që i ndodhi, ai është dëshmorë i gëzuar. Ai ra dëshmorë dhe Kurani Fisnik ishte në duart e tij, dhe gjaku i tij i pastër ka rënë në fjalën e Allahut të Madhërishëm dhe të Lartësuar që thotë: “ Por Allahu të mjafton ty (Muhamed si mbrojtës) kundër atyre.” (El-Bekare 137) Zoti e mëshiroftë poseduesin e dy dritëve. Melaiket e qiellit janë lutur për të ditën e vdekjes së tij, dhe ai e ka prishur agjërimin me të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe me shokët e tij të nderuar në Xhenetet e Amshuara.
Zoti qoftë i kënaqur me imamin e devotshëm, të pastër, të lartësuar, të kënaqur dhe besnik, djalin e xhaxhait të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, zotërinë tonë Aliun. Një burrë i ka thënë atij: “ Çfarë ndodhi, si ka mundësi që kalifati, udhëheqja e Ebu Bekrit dhe Omerit ishin të pastra, të qeta, ndërkohë që kalifati juaj dhe i Othmanit ishin kaq të turbullt?” Ai tha: “ Vërtetë tek Ebu Bekri dhe Omeri, ishim unë dhe Othmani ndihmësit e tyre, ndërsa ti dhe njerëzit si ti ishit nga ndihmësit e mi dhe të Othmanit.” Një burrë nga Ehlul Kitabi, Jehudi, i ka thënë atij: “ Pas të dërguarit tuaj nuk kaluan vetëm se njëzet e ca vite derisa goditët njëri-tjetrin me shpata.” Aliu, Zoti qoftë i kënaqur me të, i ka thënë: “ Ndërsa ju nuk ju ishin tharë akoma këmbët nga uji i detit kur thatë: “ Ata i thanë Musait: “Na bëna edhe neve një zot, ashtu si kanë ata zota.” (El-A’raf 138)
O ju të dashurit e mi! Kështu ishin shokët e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, bashkoheshin dhe nuk ndaheshin, fjala e tyre ishte një, rrallët e tyre ishin një, synimi i tyre ishte një. O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me të gjithë ata, të lutemi, ji i kënaqur dhe me ne me Bujarinë, Faljen dhe Mirësinë Tënde, o më i Madhi më Bujari. O Zot, jepu përfundim të mirë njerëzve tanë në Gaza, o Zot, mëshiroi ata me Mëshirën Tënde të Gjërë. O Zot, mëshiro gratë dhe fëmijët e tyre, bëhu për ata Ndihmës dhe Mbështetës, Mbrojtës dhe Përkrahës. Prano dëshmorët tanë, shëro të plagosurit tanë, o Zoti i botëve.
Më vijim
O adhurues të Zotit! Jetojmë në një epokë konfuzioni, dallgët e të cilës janë të trazuara mbi ne, të pushtuara nga pasioni, të diturit dhe të paditurit midis nesh. I dituri prej nesh është i magjepsur nga dynjaja dhe shet atë që pretendon se është e diturisë, ndërsa i padituri prej nesh është i dashuruar, me dynjanë. Ai që ka pak nuk është i kënaqur ndërsa ai që ka shumë nuk ngopet kurrë. Shejtani ka pushtuar zemrën e çdonjërit me frikën e varfërisë. Zoti na ruajte ne dhe ju nga pranimi i ofertave të shejtanit dhe nga lënia e jonë pas dore e ofertave të Zotit të botëve.
O adhurues të Zotit! Çfarë keni përgatitur? Çfarë keni bërë për të fituar kënaqësinë e Zotit? A ishit të sinqertë në qëllimet tuaja? A u penduat tek Allahu? Në kohën e Jusufit kanë ndryshuar situatat kur vëllezërit e tij u penduan tek Allahu, u pajtuar me Zotin dhe kërkuan falje. Ai u ka thënë atyre: “Sot s’ka qortim për ju; Allahu do t’ju falë. Ai është më i Mëshirshmi i mëshiruesve!” (Jususf 92) Ndërsa babai i tyre ka thënë: “ Do ta lus Zotin tim që t’ju falë. Pa dyshim që Ai është Falësi dhe Mëshirëploti.” (Jusuf 98)
O adhurues të Zotit! Bëni kujdes nga ndjekja e dëshirave tuaja. Ka shpëtuar ai që është mbrojtur nga pasioni, lakmia dhe zemërimi. Bëni kujdes nga krenaria. E çfarë krenarie ka ai që është krijuar nga dheu e kthehet përsëri në dheu, dhe pastaj e hanë krimbat. Pastaj ai sot është gjallë ndërsa nesër i vdekur. Punoni ditë pas dite, orë, kohë pas kohe. Bëni kujdes nga lutja e atij që i është bërë padrejtësi, llogarisni vetet tuaja nga të vdekurit. Bëni durim sepse të gjitha punët janë me durim, bëni kujdes sepse kujdesi bën dobi, shpërblehet. Punoni sepse puna pranohet dhe ruhuni nga ajo që Zoti ju ka tërhequr vërejtjen nga dënimi i Tij. Këshilloni veten tuaj, përshpejtoni pendimin tuaj dhe mposhtni, kontrolloni dëshirat tuaja. Zotin tonë Bujar e lusim që të na bëjë ne dhe ju ndër ata që nuk i mundin mirësitë dhe që nuk lejohet mbi ta ndëshkimi.
O adhurues të Zotit! Dijeni se lehtësimi dhe gëzimi gjenden në bindje dhe pranim, ndërsa shqetësimi dhe trishtimi gjenden në dyshime dhe pakënaqësi. I duruari arrin të njohë çështjet më të lavdëruara. Nga mirësjelljet më të mira për burrat është që nëse ndo njërin prej tyre e godet një pandemi, përdorën durimin në përballien me të.
“ E nëse të godet ndonjë fatkeqësi, bëhu i durueshëm në të, sepse fatkeqësia bëhet më e madhe për të vuajturin që nuk bën durim.”
Ndërsa ju, populli ynë në Bejtul Makdis, Kud’s! O të dashurit e xhamisë së Aksasë! Keni qenë dhe jeni ende në përmbushje të fjalës tuaj dhe mos u mashtroni nga ajo që po ndodh sot. Xhamia është e jona, do të mbetet e fortë dhe krenare derisa Zoti të trashëgojë tokën dhe ata që janë në të.
O njerëzit tanë në Gaza! Ju ishit njerëzit e besueshëm në tokë, vazhdoni të jeni të tillë dhe jeni bërë të besueshëm në qiell. Ju jeni në nderimin e Zotit, i luteni Sunduesit Bujarë, Allahu ka falur gjynahet tuaja, falje që përfshin çdo gjynah. Prandaj urime për juve që jeni me të dërguarit e Allahut dhe me njerëzit e sinqertë, sepse Allahu e ka caktuar këtë çështje me fitore dhe fuqizim. “ Nëse ju ndihmon Allahu, s’ka kush t’ju mposhtë…” ( Al ‘Imran 160)
Tek Zoti i Madhërishëm ka qetësim nga çdo fatkeqësi, kompensim për çdo të kaluar dhe lehtësim nga çdo humbje. Prandaj, drejtohuni për tek Allahu dhe tek Ai kthehuni, shikoni tek Ai, sepse Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ju shikon dhe se mëshira e Allahut është afër bamirësve. Zoti ju shpërbleftë me të mira për vëllezërit tuaj. Nuk ka fatkeqësi më të madhe për popullin se fatkeqësia jonë dhe nuk ka kompensim më të madh për të se durimi ynë. Zoti na shpërbleftë në Ahiret, lartësoftë pozitën tonë në këtë botë dhe Ahiret, lartësoftë përkujtimin tonë tek Ai dhe na faltë në Ditën e Gjykimit.
Adhurues të Zotit! Kur Zejd Ibn Harith, Zoti qoftë i kënaqur me të, është plagosur në betejën e Mu’tas, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka shkuar tek shtëpia e tij. E bija e Zejdit është zemëruar në sy të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka qarë shumë. Sa’d Ibn Ubade i ka thënë: “ O i dërguari i Allahut, çfarë është kjo?” Ka thënë: “ Ky është malli i të dashuruarit për të dashurin e tij.”
O Zot, na jep shëndet me Fuqinë Tënde, na fut në Mëshirën Tënde, na jep përfundim të mirë dhe bëj shpërblimin tonë Xhenetin.
Adhurues të Zotit! Drejtohuni për tek Sunduesi ynë Bujar me lutje dhe përgjërim, luteni Allahun duke qenë të bindur në përgjigje.
Fitorja e madhe është për ata që tek Zoti kërkojnë falje, prandaj kërkoni fale tek Allahu.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin, i Cili lartësoi dhe sundoi, Ai i Cili dinte dhe informoi. Lavdërimet janë për Zotin i Cili ka Pushtet dhe caktoi. Lavdërimet janë për Zotin, i Cili jep dhe merr jetë dhe Ai është i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, i Lavdëruari në të mirë dhe në të keqe, lehtëson nga barra e mundimeve, zbulon mbulesën, afroi njerëzit e pastër më afër besnikërisë, largoi nga ne shtrëngesën hapur dhe në fshehtësi. O Zot, për Ty janë lavdërimet për mirësitë që na ke dhuruar, dhe të lutemi për më shumë nga të mirat dhe begatitë.
Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Dëshmojmë se feja është sikurse ai e ka shpjeguar dhe se Islami është sikurse e ka përshkruar. Dëshmojmë se libri, Kurani është sikurse ka zbritur dhe se Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar është e Vërteta e qartë.
Lutjet dhe përshëndetjet për të dërguarin e sinqertë, bartësi i flamurit të Hamdit, lavdërimit, për familjen e tij njerëzit e lavdëruar dhe të nderuar, dhe për shokët e tij, diejt e udhëzimit dhe prijësit e drejtimit.
Në vijim
O adhurues të Zotit! O ti musliman! Zoti të dhëntë jetë të mirë dhe të dhëntë përfundim, vdekje, me të drejtët.
O Zot, na mëshiro, o i Fuqishëm, o Falës i madh, mëshiroji jetimët, të varfrit dhe të vuajturit, o Zot i botëve. O Zot, na largo nga duart e tyre shëndoshë e mirë, na ruaj me Forcën dhe Aftësinë Tënde o i Plotpushtetshmi.
O adhurues të Zotit! Kujtoni gjithmonë se njerëzit nuk përmirësohen vetëm se me udhëheqës, imam, dhe se imami, udhëheqësi nuk përmirësohet vetëm se me njerëz. Ne nuk na intereson turbullira e lumenjve nëse për ne pastrohet fillimi i burimit.
O ju besimtarë! Mos mendoni se sovraniteti është mbledhja e parave dhe shpërndarja e tyre, përkundrazi, sovraniteti është të thuash të vërtetën, të veprosh sipas drejtësisë dhe të konsideruarit e njerëzve në atë që ka dhënë Zoti. Drejtësia e parë është që njeriu të jetë i drejtë në rreshtimin e tij, pastaj tek ata që vinë pas tyre, derisa të arrijë drejtësia tek të gjithë. Nuk ka asnjë princ, përveç se ai do të sillet i prangosur në Ditën e Gjykimit, derisa ta zgjidhë atë drejtësia e tij, ose do ta lidhi atë fort padrejtësia, që ka bërë. Çdo sundimtarit që i mashtron nënshtetasit e tij, Zoti do t’ia ndalojë Xhenetin.
Prandaj, o ti udhëheqës! O ti përgjegjës! Vendos drejtësi qoftë dhe një orë të ditës. Ruhuni prej devijimit nga udhëzimi, përmbajuni rrugës së mesme dhe kini frikë Allahun në atë që ju ka dhënë dhe ju ka dhuruar. Mos e zgjatni dorën tuaj përveçse për të mirën dhe mos flisni me gjuhën tuaj, përveç asaj që është e mirë, e drejtë. Kujdes nga armiqësia me njerëzit e drejtë, sepse Allahu i Madhërishëm është xheloz për miqtë e Tij. Të thuash të vërtetën është më mirë për ty sesa të heshtësh për të, dhe të heshtësh për gënjeshtrën është më mirë se të flasësh me të.
Kush e ndihmon zullumqarin, Zoti i Madhëruar do t’i japë pushtet mbi të. Nëse njerëzit e shohin zullumqarin dhe nuk e marrin atë për dore, të udhëzojnë, e shikojnë të keqen, të ndaluarën dhe nuk e ndryshojnë atë, Zoti do t’i verbojë me dënimin e Tij.
O ti përgjegjës, kujdes që të mos jesh vrasës sikur Faraonët, të jesh dhunues sikur tiranët dhe të sundosh me padrejtësi si udhëheqësit e padrejtë. Mallkimi i muslimanit është imoralitet, ndërsa vrasja e tij është kufër, mohim. Allahu i Madhërishëm në një hadith Kud’si ka thënë: “ Pasha Lavdinë dhe Madhështinë Time do të hakmerrem ndaj të padrejtit herët apo vonë, sikurse do të hakmerrem ndaj atij që shikon një të shtypur, ku ka mundësi ta ndihmojë dhe nuk e ndihmon.”
O adhurues të Zotit! Qëndroni larg fitneve, larg vrasjeve dhe padrejtësive. Bëhuni robër të Zotit vëllezër. Ruani vendet tuaja të shenjta, përmbajuni unitetit, harmonisë dhe solidaritetit. O besimtarë, dëgjoni këtë ngjarje dhe merrni mësim prej saj. Dy burra kanë ardhur tek Ibn Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me të, në kohën e fitnes së Ibn Zubejrit. Ata të dy i kanë thënë: “ Çfarë të pengon ty që të dalësh dhe të luftosh? Ti je djali i prijësit, halifes Omerit?” Ai ka thënë: “ Mua më pengon se Allahu e ka ndaluar derdhjen e gjakut të vëllait musliman.” Ata të dy i kanë thënë, a nuk thotë Allahu i Madhërishëm: “ Luftoni kundër tyre, derisa të zhduket idhujtaria dhe derisa të mbetet vetëm feja e Allahut.” (El-Enfal 39) Ibn Omeri ka thënë: “I kemi luftuar ata deri sa nuk pati grindje dhe ishte vetëm feja e Zotit. Ndërsa ju sot dëshironi që ti luftoni ata derisa të ketë fitne, grindje, dhe të jetë feja për dikë tjetër përveç Allahut.”
Adhurues të Zotit! Nuk do të bëhet Kijameti deri sa të kapet, bjeri, dituria, pasuria të jetë e bollshme, të shfaqen fitnet dhe të shtohen trazirat. I kanë thënë: “ O i dërguari i Allahut, çfarë është harxhi, trazirat?” Ai ka thënë: “ Vrasje, vrasje dhe vrasje.”
E lusim Zotin që t’i japë Islamit dhe popullit të tij lavdi të madhe dhe të na japë një fitore të lehtë.
O Zot, të lutemi që Ty të takon lavdërimi, nuk ka Zot tjetër përveç Teje, Mëshiruesi, Krijuesi i qiejve dhe tokës, o më i Madhi më Bujari, o i Gjallë i Përhershëm, na jep përfundimin tonë të mirë në të gjitha çështjet, na shpëto nga poshtërimi në këtë botë dhe dënimi në botën Tjetër.
O Zot, ne të kërkojmë një shpirt që të qetësohet me Ty, që beson në takimin Tënd, që është i kënaqur me caktimin Tënd dhe me atë që Ti dhuron.
O Zot, lehtëso çështjen tonë, fal gjynahet tona, përfundo me të mira veprat tona, na bëj nga robërit e Tu të mirë dhe të drejtë, o Zoti i botëve.
Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)
Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju, Falënderojeni për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato.
Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni.
Afrim Smakaj