Këshilla për qëndrueshmëri dhe urime për të liruarit

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa       01-08-1446H   31-01-2025 D

Shejh Muhamed Sarandah

Tema  Këshilla për qëndrueshmëri dhe urime për të liruarit

Lavdërimet janë për Allahun. “Ne e shpëtuam atë dhe Lutin (dhe i çuam) në tokën, të cilën e kemi bekuar për njerëzit.” (EL-Enbija’ 71)

Lavdërimet janë për Allahun. “Zoti yt krijon ç’të dojë dhe zgjedh lirisht, ndërsa ata (idhujt) nuk mund të zgjedhin. Qoftë i lavdëruar Allahu dhe i lartësuar mbi gjithçka që ia shoqërojnë Atij (në adhurim)!”(El-Kasas 68)

Lavdërimet janë për Allahun. “Por vullneti Ynë ishte që t’u jepnim mirësi atyre që qenë të shtypur në Tokë, t’i bënim prijës e trashëgimtarë.” (El-Kasas 5)

Zoti im, o Strehuesi i atyre që kërkojnë strehë, o Mbrojtja e atyre që kërkojnë mbrojtje,   o Shpëtimtar i të humburve: Mundëso sigurinë dhe paqen Tënde për robërit e Tu në Gaza dhe Palestinë, largo nga ne dhe nga ata  gjakderdhjen dhe shkatërrimin dhe na bëj ne vëllezër të dashur në mes njëri-tjetrit. O Ti që u përgjigjesh nevojtarëve, o Thesari i nevojtarëve dhe o Shëruesi i zemërthyerve, ndihmo të shpërngulurit e dobët dhe të shtypur, ushqei ata kur janë të uritur dhe siguroi nga frika. O Mbrojtësi i të dobëtve, o Mëshiruesi i të varfërve, forco zemrat e gjithë të burgosuve dhe robërve,  ktheji ata të gjithë tek familjarët e tyre me myzhde, me përgëzim. Zoti,  Sunduesi dhe Krijuesi ynë: Duart tona janë të ngritura lartë  me lutje tek Ti, zemrat janë drejtuar për tek Ti, liro Aksanë nga ajo në të cilën është.

O Ndihmuesi i të pikëlluarve, o Fortesa e të shpërngulurve, o Ndihmuesi i të dobëtve: Nëse nuk kërkojmë strehim në fuqinë Tënde, atëherë kujt t’i kërkojmë strehim? Ne tek dera Jote qëndrojmë, me përulësi pranë Madhështisë Tënde lutemi, të palëkundur besojmë në ngjitjen e të dërguarit Tënd, në xhaminë e Aksasë jemi të lidhur,  mos na lër në dorë të krijesave Tua, plotëso nevojat tona, mer nën Kujdesin Tënd pamjaftueshmërinë tonë dhe përgjigju lutjeve tona, o Zoti i botëve.  

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, Ai,  Allahu dëgjon dhe sheh çdo gjë, Ai nuk ka shembull e as të barabartë, ka krijuar qiellin dhe ka ngritur në to shtylla, froni i Tij ka qenë mbi ujë. “ Asgjë e askush nuk i shëmbëllen Atij. Ai i dëgjon të gjitha dhe i sheh të gjitha.” (Esh-Shura 11) Ai është i rrethuar nga krijimi i Tij: “ Disa prej tyre do të jenë të mjerë e disa fatlumë.” (Hud 105) Ai  shikon milingonën e zezë në natën e errët dhe e dëgjon zvarritjen e saj mbi shkëmbin e ngurtë.  Ai i drejton gjërat me urtësinë e Tij dhe zgjedh kë dëshiron. Asnjë çështje nuk e largon Atë nga një çështje tjetër,  çdo gjë është krijuar me caktim dhe çdo çështje ka ndodhur me vendim të Tij.

Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi është i dërguari i Zotit. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Zotëruesi i kurorës dhe Miraxhit, vula e të  dërguarve, udhëheqësi i të devotshmëve, dëshmori para dëshmorëve në Ditën e Kijametit , ai është modeli i durimit përballë fatkeqësive. Ai është falur në Aksa imam, udhëheqës i të dërguarve dhe krëkoi nga besimtarët që të shpeshtojnë udhëtimin në Aksa. Sahabet, shokët e tij ju përgjigjën thirrjes së tij çlirimtarë,  duke Njësuar dhe  Madhëruar Allahun, i ndoqën ata të palëkundur në të vërtetën njerëzit e vendosur dhe të lidhur, kështu disa prej tyre e kanë kryer zotimin (duke vdekur në luftë për Çështjen e Allahut), kurse të tjerët presin. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje zotërinë tonë Muhamedin, familjen, shokët, halifet, pasuesit e tij të drejtë dhe  ata që ndjekin gjurmët e tyre deri në Ditën e Kijametit.

Kud’si mbetet vija ndarëse midis dy kampeve, të vërtetës dhe të kotës, gënjeshtrës.  Kud’si bartën mesazhe për umetin Islam, për shkak të mrekullive mbështetëse, suksesit, fitores, frymëzimit dhe përzgjedhjes që Zoti i ka dhënë. Duke filluar nga mesazhet e durimit dhe të këshilluarit për durim, deri tek lidhja, qëndrueshmëria dhe vendsomëria. E  çdo nderim  që ka marrë i dërguari ynë fisnik, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të,  në natën e ngjitjes, Miraxhit, në të ka pasur pjesë edhe umeti Islam. Nga ky nderim Kud’si ka fituar shenjtëri, nderim dhe lavdi. Prandaj sytë e botës u ngulitën fort në pozitën dhe lartësinë e këtij vendi të bekuar. Kësaj toke të shenjtë drejt së cilës nxituan profetët  dhe që u rrethua nga Melaiket afër Zotit. Toka e Bejtul Makdis, Kud’sit, është e lakmuar nga forcat e së keqes dhe mosbesimit, e ajo është destinacioni i zemrave të shenjtorëve, dijetarëve dhe njerëzve të drejtë, varrezë për hordhitë e pushtuesve të padrejtë, vendi i prehjes së profetëve, dëshmorëve, shokëve të profetit, dhe çliruesve. Ai është Kud’si, e çfarë vendi është Kud’si! Kud’si, uji, qielli, pemët, fshatrat dhe qytetet e tij janë Islame, të bekuara dhe të përjetshme, shenjtëria e tij nuk është më e pakët se e xhamisë së Aksasë. Palestina e gjitha është e bekuar. “Ne e shpëtuam atë dhe Lutin (dhe i çuam) në tokën, të cilën e kemi bekuar për njerëzit.” (EL-Enbija’ 71) Burrat, gratë dhe fëmijët e tij janë të bekuar dhe fitimtarë.

LEXO  Virusi Korona dhe muslimanët -Aksa 28.02.2020

Melaiket e thirrën të dërguarin e Allahut, Zekerian, paqja e Zotit qoftë mbi të, duke qenë në Kud’s: “ E ndërsa lutej në këmbë, në faltore, engjëjt e thirrën (Zekerijan): “Allahu të jep lajmin e mirë për Jahjain, i cili do të vërtetojë Fjalën e Allahut (Isain a.s.), do të jetë një fisnik, i dëlirë dhe profet, një prej të mirëve.” ( Al ‘Imran 39)

Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar strehoi të dërguarin e Tij, Isain dhe nënën e tij të ndershme, në Kud’s. “Ne e bëmë birin e Merjemes dhe nënën e tij mrekulli për njerëzimin dhe i strehuam rrëzë një kodre të qetë me burime uji.” (El-Mu’minun 50)  Kud’si është shenjë nga shenjat e Zotit dhe nga mrekullitë e Tij në tokë.

O bannorët e Kud’sit! Populli i vendosur i Palestinës! Zoti ju ka dhënë këtë avantazh, vlerën e të cilit e dinin të dërguarit e zgjedhur të Zotit. Musai, paqja qoftë mbi të, në momentet e vdekjes së tij, i kërkoi Zotit që ta afronte me Tokën e Shenjtë, Kud’sin, sa një hedhje guri. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Po të isha aty, do të ju tregoja varrin e tij buzë rrugës, pranë dunës së kuqe.” Kjo është për shkak të nderit të saj, e prej tij dhe për profetët e varrosur në të. Ajo është trashëgimi e umetit  Islam. Sulltani Abdul Hamid, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Toka e Palestinës është e të gjithë myslimanëve dhe unë nuk kam të drejtë të heq drorë prej asnjë centimetëri të saj.” Natyra Islame e këtyre vendeve do të mbetet deri në ditën e Kijametit, sado që të shtohen fitnet, grindjet dhe të ndryshojnë kushtet, situatat.

O bijtë e tokës së bekuar! Vendosmëri dhe vendosmëri, qëndresë dhe qëndresë. Zoti ju ka dhënë krenari, dinjitet dhe qëndrueshmëri, ashtu siç janë krijuar baballarët dhe gjyshërit tuaj. Nuk ka dëshmi më të madhe për dinjitetin e këtij umeti  se sa humbja e bijve të tij besnikë që punuan për dinjitetin dhe nderin e tij. “Midis besimtarëve ka të atillë, që e kanë mbajtur besëlidhjen me Allahun. Kështu që disa prej tyre e kanë kryer zotimin (duke vdekur në luftë për Çështjen e Allahut), kurse të tjerët presin, pa ndryshuar asgjë nga besnikëria e tyre.” (El-Ahzab 23) O Zot, mëshiroi ata me mëshirën Tënde të gjërë, zgjëro hyrjen, varrin, e tyre, o Zoti i botëve, dhe fali ata o më i Madhi Bujarë.

Banorët e Gazas kanë shkruar për umetin, popullin Islam kuptimin e durimit dhe këshillës për sabër, dhe  qëndrueshmërisë në të vërtetën, sikurse parukieria e Faraonit. E kur ishte nata e Isranë e të dërguarit tonë, Muhamed, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, tek ai erdhi një erë e mirë, ai tha: “ O Xhebrail, çfarë është kjo erë e mirë?” Xhebraili ka thënë: “ Kjo është era e parukieres së vajzës së Faraonit. Asaj i ka rënë nga dora  krehëri dhe ajo ka thënë; Me emrin e Zotit. Faraoni i ka thënë asaj; A ka zot tjetër përveç meje? Ajo ka thënë: Zoti im dhe Zoti yt është Allahu.” Faraoni urdhëroi që të vritet ajo dhe fëmijët e saj ose të kthehet, nga ai besim. Kur ajo hezitoi ishte e dyzuar,  të kthehet, Allahu bëri që djali i saj të flasë në djep duke thënë: “ O nëna ime,  mundimi i kësaj bote është më i lehtë se dënimi i botës tjetër.” Ajo qëndroi e palëkundur në besimin e saj. Të tilla janë gratë fisnike të Palestinës të cilat kanë pjesën më të madhe të parukieres së Faraonit. Nënat dhe gratë e burgosura janë nderi i këtij kombi, umeti. Banorët e Gazës kanë korrur frytet e durimit të tyre dhe llogaritjen e shpërblimit të tyre, kanë qëndruar të palëkundur në tokën e tyre. “Me të vërtetë, është vendimi i Allahut, si për të parën dhe për të dytën. Dhe, atë ditë, do të gëzohen besimtarët.” (Er-Rum 4)

LEXO  Shpresë, pavarësisht mundimit të madh

Zoti zgjeroi zemrat, duke i përgëzuar dhe i bërë optimistë, pasi që Zoti ua fshiu dhimbjet dhe plagët e tyre.  Zotin e lavdërojmë për lirinë e të gjithë të burgosurve dhe të liruarve. Vërtetë që fytyrat e tyre janë dritë, fenare ndriçues nga durimi që dolën tek ne pas një mungese të gjatë, duke shpresuar tek Allahu Fuqiplotë që tu mundësojë të gjithë të burgosurve lirim të shpejtë dhe të menjëhershëm.

Sa u përket të larguarve, toka e Allahut është e gjërë. Dijeni se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Me të vërtetë xhamitë kanë frekuentues të rregullt, me të cilët Melaiket qëndrojnë me ta, nëse mungojnë, Melaiket pyesin për ta, nëse sëmuren  i vizitojnë ata, e nëse janë në nevojë, Melaiket i ndihmojnë ata.”  Nëse mungoni në tokën e Israsë dhe Mi’raxhit do pyesin për mungesën tuaj Melaiket e xhamisë Aksa, e nëse jeni të sëmurë do t’ju vizitojnë Melaiket.

O banor të Kud’sit! Mos i lini shejtanit rrugë në mesin tuaj. “Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani!” (Al ‘Imran 103) Pastërtia e tokës së shenjtë, Kud’sit, dhe begatia e saj nuk dakortësohet, nuk pranon ndasi dhe grindje. Bota shikon tek ju dhe në qëndrueshmërinë tuaj, ndërsa kundër jush janë kurdisur komplote dhe kurthe, ndaj kini kujdes.

O populli i Kud’sit! Zoti ju mbrojtë, ju ruajtë dhe ju bëftë të qëndrueshëm.

Komplotet që thuren nëpër korridoret e shtëpive të zeza nuk do të mashtrojnë popullin e Gazës dhe Palestinës e ata kanë shpallur kundërshtinë e tyre për çdo komplot.  Kjo është toka jonë, do të mbetemi, qëndrojmë këtu, të palëkundur këtu, të vendosur, lidhur  këtu, kjo është xhamia jonë, ky është vendqëndrimi i të dërguarit tonë.  Toka e Palestinës është vendi ku do  strehohen muslimanët e botës mbarë gjatë kohërave të fitneve. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Banorët e Shamit, bashkëshortet dhe trashëgimtarët e tyre, robërit e tyre meshkuj dhe femra e tyre, deri në fund të gadishullit janë të vendosur.” Në një hadith ka ardhur nga sahabiu  nderuar, Dhul Asabi’, i cili tregon: “ Kemi thënë: O i dërguari i Allahut,  nëse sprovohemi me qëndrim pas teje, ku na urdhëron të drejtohemi, të shkojmë?” I dërguari ka thënë: “ Në Bejtul Makdis, Kud’s, do Zoti të furnizon me pasardhës të cilët shkojnë dhe vinë në të, Aksa!”

Apo siç ai ka thënë.

Luteni Allahun duke qenë të bindur në përgjigje.

LEXO  Vendosmëri dhe optimizëm me armëpushimin

Hutbeja e dytë

Falënderimi i takon Zotit, i Cili e bëri të vërtetën të duket  me të vërtetën, poshtëroi grupacionet, plotësoi dritën e Tij dhe shkatërroi komplotin e jobesimtarëve.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, Ai është i Plotëfuqishmi,  Dhuruesi.

Dëshmoj se i zotëria, i dashuri dhe ndërmjetësuesi ynë, Muhamedi është i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ai të cilin e afroi Sunduesi pranë Vetes, i largoi perden dhe ishte në pozitën që dëgjoi të kërciturat e lapsave që shkruajnë veprat e njerëzve.

Kud’si ka qenë destinacioni i muslimanëve në të kaluarën dhe në të tashmen, e kjo është një ftesë për mbarë botën Islame që të shpeshtojn udhëtimin e tyre për në xhaminë e bekuar të Aksasë në çdo kohë, duke i kujtuar umetit Islam shenjtërinë, vlerën dhe pozitën e saj. “ Zoti yt krijon ç’të dojë dhe zgjedh lirisht, ndërsa ata (idhujt) nuk mund të zgjedhin.” (El-Kasas 68)

Zoti zgjodhi këtë tokë për të qenë një bekim për mbarë botën. Zoti zgjodhi ju që të jeni besnik dhe kujdestarë të kësaj toke të bekuar. Nuk ishte zgjidhja juaj, por Zoti ju zgjodhi ju, o ju të lidhur dhe të vendosur të patundur. Zoti ndriçoftë fytyrat e atyre që shpeshtojnë udhëtimin e tyre për në Kud’s, për të dëshmuar bekimin e këtij vendi të bekuar dhe krenar. Por se në të vërtetë, të lidhurit e muslimanëve me Kud’sin është lidhje me sunetit e të dërguarit të Zotit, sepse nuk ka ndarje, dallim në mes tyre. Transmetohet për Imam Shafi’iu, Zoti e mëshiroftë, se kur vinin dhjetë ditë e fundit të Ramazanit ai shpeshtonte udhëtimin për në xhaminë e Aksasë. E kur është pyetur për këtë gjë, ka thënë: “ Dëshiroj që në këto netë të jem në tokën e të dërguarve të Zotit.”

O më e mira e Zotit nga toka e Tij, Ai zgjedh për ty më të mirën nga robërit e Tij. Zoti ka garantuar Shamin,  Levantin dhe popullin e tij.

Njerëzit e Palestinës do t’i qëndrojë besnik besëlidhjes së tyre, do të qëndrojnë të palëkundur në tokën e tyre, nisur nga fjala e të dërguarit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ku thotë: “ Do të vazhdojë një grup nga umeti im të qëndrojnë të vendosur në të vërtetën, në fenë e vërtetë, të përballen me armikun e tyre, nuk i dëmton, intereson atyre se kush i braktisën, i tradhton ata, përveç se çfarë i godet ata nga fatkeqësitë deri në ditën e Kijametit, deri sa të ju vijë urdhëri i Zotit duke qenë në këtë gjendje.” I kanë thënë: “O i dërguari i Allahut, e ku janë ata?” I dërguari ka thënë: “ Në Bejtul Makdis, Kud’s dhe në rrethinat e tij.” Të vërtetën ke thënë zotëria ynë, o i dërguari i Allahut.

O Zot, të lutemi që ta na japësh kthim të mirë tek Ti. O Zot, na jep ne kthim të mirë në Aksa. O Zot, jepu muslimanëve kthim të mirë në Kud’s dhe në Palestinë. O Zot, të lutemi që të jesh me të dobëtit në Gaza, o Zoti i botëve. O Zot, streho të dëbuarit dhe të shpërngulurit, mundëso kthimin e tyre në shtëpitë, në tokën dhe tek familjarët e tyre të sigurtë dhe të qetë. O Zot, na bëj të qëndrueshëm në tokën tonë. O Zot, na forco këmbët tona. O Zot, forco këmbët e të dobëtve, o Zoti i botëve. Na bëj të qëndrueshëm në tokën tonë, o më i Madhi Mëshirues.  O Zot, të lutemi që të na japësh në vazhdimësi paqe dhe siguri neve dhe atyre, largo prej nesh dhe prej tyre luftën dhe barrën e saj. O Zot, mundëso fashitjen e mosmarrëveshjeve tona, bashko zemrat tona dhe mos fut në zemrat tona asnjë urrejtje ndaj atyre që besojnë.

O Zot, ndalo gjakderdhjen e muslimanëve. O Zot, largo shqetësimin dhe mundimet nga të burgosurit dhe të zënët robër, o Bujar. O Zot, mundëso për të burgosurit e tjerë liri të shpejtë dhe të afërt, dhe ktheji ata shëndosh e mirë tek ne, o Zoti i botëve.

O Zot, na fresko me shi dhe mos na bëj nga të dëshp[ruarit. O Zot, na furnizo me shi të bollshëm, Mëshirë nga Ti, o më i Madhi Bujarë.

O Zot, jepi shpërblimet më të mira zotërisë tonë, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. O Zot, jepu shpërblimet më të mira dijetarëve dhe prindërve tanë.

O Zot, Ti  që ke bërë salavatet ndaj të dërguarit tonë nga adhurimet,  të lutemi të afrohemi pranë Teje me të gjitha salavatet që janë dërguar për të nga dita që është krijuar deri në pafundësinë e përsosmërisë.

“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Safat 180-182)

Nën rrënoja ka ende nga vëllezërit tuaj, ndaj do të falim për ta namazin e xhenazes në mungesë, me lejen e Zotit,  dhe për shpirtrat e dëshmorëve tanë.  

Dhe fto për namaz.

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/636467238756741

Post Author: endrit