Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa 26-02-1446 H 30-08-2024 D
Shejh Muhamed Hysejn
Tema Disa nga llojet e emaneteve, përgjegjësive
Lavdërimet janë për Zotin, ka bërë përmbushjen e emanetit, e përgjegjësive fitore, dhe ka bërë tradhtinë e emanetit, mos përmbushjen e përgjegjësisë të keqe dhe humbje.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm pa shok, ka thënë, e Fjala e Tij është e vërtetë: “ O besimtarë! Mos e tradhtoni Allahun dhe të Dërguarin e mos i tradhtoni amanetet me vetëdije.” (El-Enfal 27)
Dëshmoj se zotëria dhe i dashuri ynë, ndërmjetësuesi dhe modeli ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, i përzgjedhuri i Tij nga të gjitha krijesat dhe miku, i dashuri i Tij. Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij, të parët e të mirëve, mbi të gjithë që kanë ecur në rrugën e tyre, kanë ndjekur gjurmët e tyre dhe kanë pasuar traditën e tyre deri në ditën e Fundit.
Në vijim
O ju besimtarë! Lutjet për të dashurin dhe të përzgjedhurin, Muhamedin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dritë për besimtarin në jetën e tij të kësaj bote dhe në botën tjetër të tij, Ahiret. Lutjet dhe përshëndetjet janë për ty, o zotëria ynë, o i dërguari i Allahut, dhe për të gjithë besimtarët e sinqertë, të vërtetë dhe të qëndrueshëm. Lutje dhe përshëndetje për dëshmorët dhe të rënët, për të burgosurit dhe të rënët robër, për ata që qëndrojnë në ruku dhe në sexhde në xhaminë e bekuar të Aksasë, dhe në të gjitha tokat Islame.
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! O bijtë e Bejtul Makdis, Kudsit, dhe rrethinat e tij! Krijuesi i gjithësisë, Allahu i Madhëruar dhe i Lartësuar thotë: “ Ne ua ofruam përgjegjësinë qiejve, Tokës dhe maleve, por ato nuk pranuan ta marrin përsipër dhe u frikësuan ta pranojnë atë, kurse njeriu e pranoi. Me të vërtetë, njeriu u tregua i padrejtë me veten dhe i paditur (për pasojat e kësaj përgjegjësie).” (El-Ahzab 72)
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Emanetet, përgjegjësitë janë shumë, e pa tjetër prej tyre është bindja ndaj urdhrave të Zotit të Madhërishëm dhe të Lartësuar dhe largimi nga ato që Allahu ka ndaluar prej tyre. Prej përgjegjësive gjithashtu është bindja me të gjitha llojet e saj. Nga përgjegjësitë është gjithashtu kujdesi për atdheun dhe dashuria për të, përkushtimi i sinqertë për rindërtimin dhe ruajtjen e tij. O ju muslimanë! Nga përgjegjësitë është të kujdesemi për bijtë e muslimanëve, individë dhe grupe, popuj dhe kombe. Emanetet, përgjegjësitë, sikurse dhe dijetarët e kanë shpjeguar, janë të shumta dhe nuk ka vend në këtë ligjëratë të ditës së xhuma të nderuar dhe bujare, nga lartësia e minberit të xhamis së Aksasë, për shkak të numrit të madh dhe mbulimit të gjërë të tyre, emaneteve. Por ne themi: Me mirësinë dhe ndihmën e Zotit, një nga amanetet më të njohura është që të mbrojmë gjakun e muslimanëve, nderin e tyre, pasuritë dhe shtëpitë e tyre.
Po, o ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! I përzgjedhuri i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, na thotë: “Besimtarët, janë të barabartë në gjakun e tyre, (nuk ka dallim midis fisnikut dhe të varfrit në gjak), dhe nëse nën mbrojtjen e tyre janë ata më poshtë tyre, skllevërit, ata janë të bashkuar kundër të gjithë armiqve të tyre.” Shoqëria e besimit, shoqëria e vëllazërisë Islame obligon për të gjithë, individë dhe shoqëri, grupe, popuj, fise dhe kombe që të jenë të lidhur dhe bashkëpunues me njëri-tjetrin, duke mbrojtur njëri-tjetrin nga dëmtimi i armiqve dhe nga agresioni i tyre, të vendosur në të gjitha fushat e jetës, derisa Zoti të vendosë caktimin e Tij.
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Kujdesi për bijtë e kësaj toke të bekuar, bijtë e Palestinës, është nga detyrat më primare dhe nga emanetet, përgjegjësitë më të mëdha, që duhet të përmbushi i gjithë umeti ku do që të jenë individët e tij, ku do që të jetë shtetet dhe shoqëritë e tij. Ajo që ka ndodhur dhe ndodhën në tokat Palestineze, atje në Gazan qendrestare, dhe këtu në rripin perëndimorë, në qytete, fshatra dhe në kampe nga vrasjet e djemve të këtij populli durimtar dhe të lidhur me këtë tokë dhe nga lejimi i derdhjes së gjakut të tyre të pastër. Vërtetë këto vepra dhe këto sjellje janë të refuzuara nga çdo musliman që beson se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij.
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! E ndoshta sprova dhe mundimi në para, në shpirtra njerëzorë, në pasuri dhe në të gjitha aftësitë është një nga mënyrat e sprovës së besimit të besimtarëve, që të jenë të durueshëm, të jenë vigjilentë, të lidhur me këtë tokë dhe të durojnë për të ruajtur amanetin e madh. Emanetin, përgjegjësinë e të qenit e kësaj toke Islame, emanetin e çlirimtarëve nga sahabet, shokët e nderuar të profetit dhe çlirimtarët e mëdhenj, të cilët sakrifikuan me vetet e tyre kur panë tokën e Israsë dhe Miraxhit të pushtuar, vendosën para veteve të tyre se do ushtronin të gjitha energjitë e umetit për ta çliruar dhe ruajtur atë dhe vendet e shenjta të saj, tokën e Israsë dhe Miraxhit, Kudsin. Ata ja arritën kësaj gjëje ditën kur u unifikuan radhët, bashkuan fjalën, dhe u ngrit udhëheqësi hero Salahud Din Ejubi, i cili bashkoi umetin në një fjalë të përbashkët, në fjalën: “ S’ka Zot tjetër përveç Allahut. Muhamedi është i dërguari i Allahut.”
Prandaj, o muslimanë! Ka ndodhur çfarë ka ndodhur deri sa kjo tokë erdhi tek ju emanet i çmuar dhe i shtrenjtë, nga emanetet për të cilat do të pyetemi që të gjithë kur do të dalim para Allahut të Madhërishëm. Do të pyeten dhe do të merren në llogari për të udhëheqësit, do pyeten për të drejtuesit dhe zotërinjtë, sikurse do të pyeten për të çdo individ nga bijtë e këtij umeti se çfarë ke vepruar, bërë me këtë emanet? A e keni ruajtur ashtu siç ka urdhëruar Zoti? Apo e braktise dhe u bëre nga tradhtarët, nga hipokritët, nga komplotistët dhe nga ata që tradhtuan tokën, popullin dhe fëmijët e saj?
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Allahu i Lartësuar ka bërë vrasjen e një njeriu të vetëm sikur vrasja e mbarë njerëzimit, prandaj për këtë ka thënë në të drejtën e dy djemve të Ademit; “ Prandaj Ne u shpallëm…” (El-Ma’ide 32), d.m.th, për shkak të këtij krimi të shëmtuar; “Prandaj Ne u shpallëm Bijve të Izraelit se kush vret ndokënd, që s’ka vrarë njeri ose që nuk ka bërë çrregullime në Tokë, është sikur të ketë vrarë të gjithë njerëzit.” (El-Ma’ide 32) Po ata që vrasin mijëra e mijëra, mijëra dëshmorë, shpirtrat e të cilëve ngrihen lartë në lavdi, ankohen për padrejtësinë e shtypësve, ankohen për tradhtinë e tradhtarëve për emanetit, përgjegjësinë dhe për çfarë është e lidhur me të.
Po. Ato shpirtra fisnikë, shpirtra të shtrenjta dhe ato shpirtra sakrifikues janë ngjitur Lartë për tek Kontrolluesi dhe Krijuesi i tyre, duke u ankuar për çdo lloj padrejtësie ndaj fëmijëve, grave dhe të moshuarve, por se dhe për padrejtësinë e të penguarit të fëmijëve për të pirë uj, apo për tu ushqyer me qumësht. Këto shpirtra janë ngjitur Lartë për tu ankuar për këtë padrejtësi globale, e cila ka përfshirë vendet arabe, vendet muslimane dhe gjithë botën mbarë. Mjaft më me padrejtësi o ti botë shkelëse, o ti botë e heshtur, o ti botë që pretendoni se jeni për të drejtat e njeriut dhe me të drejtat e fëmijëve. Sa raste dhe ditë janë caktuar si të tilla nga Kombet e Bashkuara dhe institucione të tjera nga institucionet humanitare dhe ndërkombëtare!
Po, o ju muslimanë! O ju të lidhur me këtë vend! Përgjegjësia për gjakun që derdhet nga fëmijët tanë, nga gratë tona dhe nga bijtë e popullit tonë, është përgjegjësi që prekën çdo njërit nga popujt arab, dhe çdo njërin nga populli musliman, sundimtarë dhe të sunduar, shtete, popuj dhe qeveri. Prekën këtë botë me të gjitha institucionet e saj, gabimet e të cilave u zbuluan, u bë e qartë bashkëfajësia dhe heshtja e saj, sa që çdo kush shikon tek ajo vetëm fjalë shpifëse në media dhe jo vetëm, nga konferencat e komplotet.
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Ne lutemi për të gjithë dëshmorët, urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit dhe liri të plotë për të burgosurit tanë. Nuk harrojmë të bëjmë lutje, namaz, në mungesë për shpirtrat e të gjithë dëshmorëve në tokën tonë të bekuar dhe në të gjitha anët e botës që kanë ranë dëshmorë në rrugë të Zotit të Lartësuar, në rrugën për të mbrojtur të drejtën e njeriut për besim, për atdhe dhe për një jetë të denjë.
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! E nga emanetet, përgjegjësitë për të cilat do të pyetet i gjithë umeti është emaneti, është emaneti, përgjegjësia e ruajtjes së atdheut dhe tokave të muslimanëve, tokat e muslimanëve ku do që të jetë ato toka. E si do të jetë çështja kur kjo tokë është toka e Israsë dhe Miraxhit? E si do të jetë çështja kur kjo tokë është toka e xhamisë së bekuar e Aksasë? E si do të jetë çështja kur kjo tokë është toka e Kibles së parë në tokë, toka, e xhamisë së dytë të ndërtuar në tokë, dhe toka e xhamisë së tretë në të cilat kërkohet udhëtimi për në to?
O Zot, nga lartësia e këtij minberi të nderuar i themi të gjithë umetit, popullit Arab dhe muslimanë, dhe të gjithë njerëzve të lirë të botës: Vërtetë bijtë e këtij populli kanë vendosur që të jenë të lidhur me këtë tokë, që të jetë qëndrestarë, që të jenë kujdestarë dhe roje të xhamisë së Aksasë deri sa të lejoj Allahu për fitoren e Tij.
Po, o ju muslimanë! Ajo është emanet, përgjegjësi, për të cilën do të pyetemi nesër kur të qëndrojmë para Allahut të Lartësuar. E atje, o të dashurit e mi, do të shfaqet fitimtari nga humbësi, do të dallohet i sinqerti nga gënjeshtari, do të duket besimtari nga hipokriti; “ që Allahu të veçojë të keqin nga i miri…”(El-Enfal 37)
Po, o ju besimtarë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! O ju që Allahu i Lartësuar ju ka caktuar që të jeni të vendosur, të palëkundur dhe të durueshëm pavarësisht nga të gjitha fatkeqësitë, vështirësitë dhe barrat, që të jeni të tillë në këto vende, toka të bekuara, në të cilat ka ardhur i dashuri i juaj i nderuar, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në udhëtimin, Isranë e tij për në Aksa dhe ngjitjen, Miraxhin e tij prej saj për në qiejt e lartë.
Po, o ju muslimanë! Është emanet, përgjegjësi për ruajtjen e bijve dhe popujve, emaneti për ruajtjen e vendeve, tokave, qyteteve, fshatrave dhe vendeve të shenjta. Ai është emanet të cilin do e kthejmë tek Allahu i Madhërishëm, duke e lutur që na bëjë të qëndrueshëm, të na forcojë, të na ndihmojë dhe të na sigurojë të gjitha mjetet e durimit, qëndrueshmërisë dhe sigurisë, në këto troje të bekuara derisa të takojmë të dashurin tonë më të nderuar, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në luginën e shenjtë, në Xhenet, dhe të pimë nga ai pije pas të cilës nuk do të kemi etje kurrë.
Ka ardhur në një hadith të ndershëm, nga i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, se ka thënë: “ Dy sy nuk do ti preki zjarri i Xhehenemit; Syri që qanë nga frika ndaj Zotit, dhe syri që rri zgjuar, vigjilent në rrugë të Zotit.” Apo siç ai ka thënë.
Fitorja është për ata që Zotit i kërkojnë falje, tek Allahu kërkoni falje dhe luteni Allahun duke qenë të bindur në përgjigje.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë vetëm për Zotin. Lutje dhe përshëndetje për zotërinë tonë Muhamedin, s’ka të dërguar pas tij.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, ka dashur që robërit e Tij të punonin për fenë e tyre dhe jetën e tyre të kësaj bote, deri sa të fitonin nga mirësitë e Zotit dhe të meritonin kënaqësinë e Tij.
Dëshmoj se zotëria, i dashuri dhe ndërmjetësuesi ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Plotësoi emanetin, solli mesazhin dhe këshilloi umetin, dhe na ka lënë në rrugë të shndritshme, nata në të është sikur dita e saj, nuk devijon prej saj vetëm se ai që është i humbur.
Në vijim
O ju muslimanë! Nga emanetet, përgjegjësit të cilën duhet të kujdesemi për të, ta ruajmë dhe ta mbrojmë është kjo xhami e bekuar. Kjo xhami të cilën Allahu e ka bërë Islame vetëm për muslimanët dhe askush nuk mund të jetë ortak me ata në të. Ajo është xhamia e Aksasë të cilën e ka emëruar vetë Allahu i Madhërishëm në mënyrë që të mos shtrembërohet emri i saj dhe të mos ngatërrohet në përshkrimin e saj besimtar që beson në Zotin dhe të dërguarin e Tij.
O ju muslimanë! Aksa është emaneti i Zotit, emaneti i besimit, emaneti i adhurimit, emaneti i mrekullisë së Israsë dhe Miraxhit, emaneti i muslimanëve që kur i dërguari ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka falur namaz në të udhëheqës, imam me të gjithë të dërguarit e Zotit. Kështu që u mbyll betimi i besnikërisë së profetëve dhe të dërguarve, sepse ai është pronari i kësaj xhamie dhe se umeti i tij pas tij është ai që e mban dhe e mirëmban atë, dhe se ai, umeti është sundimtar dhe kujdestar i të gjitha pjesëve të saj të nderuara. Kur themi xhamia e bekuar Aksasë, themi se është toka të cilën e rrethon muri në të katër anët e saj, sipërfaqja e së cilës arrin njëqind e dyzet e katër dynym. Në të cilën hyhet përmes dhjetë portave kryesore të saj, që hapen në portikun e saj verior dhe hyrjen perëndimore. Kjo është xhamia e Aksasë me çdo grimcë dheu në të, e ka quajtur kështu Allahu i Lartësuar, dhe e mori besën nën kujdesin dhe mbrojtjen e Tij i dërguari ynë i nderuar, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Sahabet e nderuar e kuptuan se duhet me patjetër që të vijnë në të, dhe erdhën në të çlirimtarë, duke Madhëruar dhe Njësuar Allahun, respektuan shenjtërinë e njeriut dhe respektuan shenjtërinë e të drejtës së të tjerëve. Omeri, nxënësi i Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, atë marrëveshje, traktat, me të cilën krenohen të krishterët, besëlidhja e tij e përjetshme e Omerit, që ruajti vendet e adhurimit të të tjerëve, ruajti jetët dhe pasuritë e tyre. Ruajti për ta lirinë e tyre në adhurime dhe vendet e tyre, ruajti të jetuarit e tyre në mesin e muslimanëve. Kjo është drejtësia e Islamit, ky është emaneti i fesë dhe kjo është drejtësia e kalifëve në mesin e bijve të muslimanëve.
O ju muslimanë! Xhamia e Aksasë është xhamia e juaj, për të cilën kërkohet me ngulm udhëtimi në të. Prandaj, o bijtë e Palestinës, ejani për në të, dhe ejani për në të, o bijtë e muslimanëve, nga të gjitha anët e botës muslimane, shpeshtoni udhëtimet tuaja për në të, dhe mbusheni atë me adhurim, bindje, recitim dhe mësime dijeje. Mbusheni atë me mënyrën se si duhet të mbushet, kujdesuni për të sikurse duhet të kujdesemi për të dhe ruajeni atë ashtu sikurse duhet të ruhet.
Në xhaminë e Aksasë nuk ka vend as për adhurim të ekstremistëve, as për adhurim të fiksuarve dhe as të pushtuesve, por se ajo është vetëm për adhurimin e muslimanëve, dhe askush nuk mund të jetë ortak me ata në të.
Sikurse, xhamia e bekuar e Aksasë është xhami Islame dhe e muslimanëve dhe nuk ka vend në të për kishë apo sinagogë, nuk ka vend në të vetëm se për muslimanët. Le ta dëgjojë e gjithë bota, le ta dëgjojë pushtuesi, le ta dëgjojnë populli arab, le ta dëgjojnë populli muslimanë se xhamia e bekuar e Aksasë do të mbetet e tillë me vullnetin, caktimin dhe forcën e Zotit, e më pas falë këtyre njerëzve të lidhur, atyre që marrin udhëtimin e tyre nga e gjithë toka e Palestinës, për ta vizituar atë dhe për të falur namazin aty, të vendosur, duke kërkuar shpërblim dhe duke iu lutur Zotit të Madhërishëm: O Zot, na jep fitoren që ke premtuar.
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Këto janë amanete, përgjegjësi, që ne duhet t’i ruajmë, si dhe të gjitha emanetet e tjera në tokë, në vendet e shenjta, në individë dhe në të gjithë bijtë e këtij populli. Përgjegjësia e drejtpërdrejtë bie mbi secilin në këtë umet që është në gjendje t’i japë ndihmë këtyre njerëzve të lidhur me këtë vend.
Po, emaneti, përgjegjësia bie mbi ata, ose të triumfojnë me të, ose të dështojnë në të, dhe në të dy rastet llogaria e tyre është tek Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar.
O Zot, të lutemi që ta na japësh kthim të mirë tek Ti. Na jep ne dhe muslimanëve rrugëzgjidhje të shpejtë dhe të afërt, na jep, udhëheqës besimtarë dhe të mëshirshëm, që të njësojë rrallët tona, të bashkojë forcat tona dhe të na japi fitore.
O Zot, të lutemi të jesh kundër armiqve Tu, sepse me të vërtetë ata nuk të besojnë Ty.
O Allah, o Zoti i botëve, o më i miri Kujdestarë, o shpresa më Bujare, të lutemi me Butësinë Tënde të madhe, me Emrat e Tu të mirë dhe Cilësitë e Tua të larta që të forcosh bijtë e popullit tonë.
O Zot, mëshiro dëshmorët dhe të vdekurit e tyre, mundëso lirinë e të burgosurve të tyre, shëro të plagosurit dhe të sëmurët e tyre, dhe fali ata, o Zoti i botëve, me të vërtetë, o Sunduesi ynë, Ti je i Fuqishëm për çdo gjë dhe i Denjë për përgjigje.
Paqja, mëshira dhe bekimi i Zotit qoftë mbi zotërinë tonë Muhamedin, mbi familjen dhe të gjithë shokët e tij.
Dhe ti që fton për namaz, fto për namaz!
Afrim Smakaj