Larg korrupsionit dhe shthurjes – Aksa 06.12.2019

Lavdërimet për Zotin, që ka thënë: “Ne shënuam në Zebur, pas Teuratit, që tokën (e Xhenetit) do ta trashëgojnë robërit e Mi të mirë.” ( El-Enbija 105) Madhërimi i takon Allahut, që ka dërguar profetët përgëzues dhe paralajmërues, të mirë dhe përmirsues. Kan qenë të vendosur në përmirsim të njerëzimit, dhe se këto janë nderimet e larta për të cilat kan thënë: “ Me të vërtetë nëse të gjitha virtytet ndahen do të kthehen të gjitha sëbashku në dy gjëra, madhërimi dhe vlerësimi i çështjes  së Zotit të Lartësuar, dhe përpjekja për përmirsim në mes njerëzve.”

Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok, Allahu i Madhërueshëm thotë të vërtetëm  Udhëzuesi në të drejtë,  ka plotësuar për ne këtë fe. Ai që përmirson apo rregullon atë që është mes tij dhe Allahut, përmirson atë që është në mes tij dhe njerëzve, si dhe përmirson veten e tij, ky është përsoni që Zoti i Gjithësisë ja ka mbushur zemrën e tij me devotshmëri duke u bërë prej banorëve të sajtë, devotshmërisë.

Dëshmojmë se zotëria ynë Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, udhëheqësi i të devotshmëve, zotëria i të parëve dhe të fundit që ka thënë, dhe ai është më i besuari: “ Njeriu më i dashuri nga njerëzit  tek Allahu i Madhërueshëm është më i dobishëm për njerëzit.” O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje të dashurin tim dhe tuaj Muhamedin, i dërguari për mbarë njerëzimin. Lutjet dhe përshëndetjet e Zotit qofshin për familjen dhe shokët e tij dhe për të gjithë ata që e pasojnë  me mirësi deri në ditën e kijametit.

Në vijim

O ju që jeni të lidhur me këtë tokë të shenjtë! Pasha Allahun që nuk ka Zot tjetër veç Tij unë me të vërtetë  ju dua për hatrin e Zotit. Prandaj ejani që të duam Zotin tonë dhe fenë tonë duke përmirsuar vetet tona, me përmirsimin e familjeve tona, me përmirsimin e shoqërisë tonë. Njëkohësisht të luftojmë me forcë dhe pa pikë mëshire të gjitha shfaqjet e shkatërrimit dhe shthurjes të cilat përhapen sikur përhapja e zjarrit në kashtën e thatë, dhe si përhapja e tomorrit në trup. Allahu i Madhërishëm na ka paralajmëruar që të kemi kujdes nga lënja e të shthururve në mesin tonë dhe mos përzënija e tyre, duke mos i refuzuar apo përmirsuar ata. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Ruajuni ngatërresave, të cilat nuk godasin vetëm ata që bëjnë keq; dhe ta dini se Allahu dënon ashpër!” ( El-Enfal 25)

O ju besimtarë! Përmirsim në kuptimin e tij të plotë është përmirsimi i nefsit, vetes së njeriut, dhe përmirsimi i të tjerëve është nga adhurimet më të mëdha dhe më të pranuara tek Allahu i Madhërishëm. Përmirsimi është thirrje për tek Allahu i Gjithësisë,  dhe përhapje në fenë e Tij, vendosje e legjislacionit të Tij në tokë duke luftuar padrejtësinë dhe shthurjen, tiraninë dhe humbjen. Përhapja e drogërave të ndryshme, tek të gjithë grupmoshat, të mëdhenjt dhe të vegjlit, burrat dhe gratë  është shthurje dhe shkatërrim. Prandaj ngrihuni që të këpusim kokën e kësaj shthurje para se ajo të këpusi kokat tona. 

O adhurues të Zotit! Zbulimi dhe zhveshja nga ana e grave në tregje, universitete dhe shkolla, në festa dhe në gëzime dhe ajo se çfarë i shoqëron ata nga muzika dhe të tjera të ndaluara na paralajmëron ne me zërin e ngritur duke na thënë se burrat në mesin tonë janë kthyer në bura. Vërtetë burrat në mesin tonë janë kthyer në bura. Kush vallë është ai që komandon tek ju dhe konsiderohet burrë në familjen e tij duke e ndaluar këtë shthurje, prishje dhe këtë shkatërrim? 

O adhurues të Zotit!  Nga injoranca që nuk ka shembull është gjithashtu që të ngremë duart tona nga qielli duke u lutur për ndihmë kundra armikut tonë, dhe duke u lutur për rrisk dhe shi, në kohën kur jemi të mbuluar dhe të mbytur nga shthurja, duke mos hapur portë  në përmirsim të veteve dhe shoqërisë tonë. Por se heshtim dhe nuk veprojmë, e kur të shtohet dhuna  ndaj nesh, rritet padrejtësia dhe tirania ndaj nesh, kjo është falë përgjumjes dhe pavëmendjes tonë. Sepse ka nga ne që pranon që të jetë i mangët ndaj vetes së tij dhe pse muslimani duhet që të jetë ndihmues i të tjerëve, dhe se ka nga ne që pretendon se është besimtar por se ai vazhdon që të jetë gjynahqarë. Allahu i Madhërishëm thotë: “ Ata që u përmbahen thënieve të Librit dhe që e kryejnë namazin, ta dinë se Ne, pa dyshim, nuk do t’ua humbim shpërblimin punëmirëve.” ( El- A’raf 170)

O ju muslimanë! Shthurja dhe korrupsioni në mesin tonë është mbizotërues dhe i përhapur, ku  nga më të shfaqurat e tij është korrupsioni politik i cili është në nivelin më të lartë që e shikojmë hapur në vendet arabe dhe muslimane. Prej  këtij korrupsioni është dhe emërimi dhe ngarkimi i përgjegjësive për jokopetentët. Frutat e kësaj padrejtësije i shikojmë në çëshjten tonë dhe në problemet e popullit tonë, si dhe në çështjen e xhamisë së bekuar të Aksasë dhe në largimin dhe mundimin e namazfalësve në të. Pa marrë parasyshë qënijen e tyre me miljona  të cilët ndaj Zotit të tyrë, fesë së tyre dhe të shenjtave të tyre janë të pakujdesshëm.

O muslimanë! Korrupsioni moral është shndërrues i situatave nga e moralshmja, e mira  drejt të keqes dhe shthurjes, drejt imoralitetit dhe të ndaluarës, përdorimit të alkoolit dhe drogërave të ndryshme, festat dhe argëtimet e shthurura, fustanet e shqyera dhe të hapura, të cilët shkatërrojnë të rinjtë dhe të rejat që depërtojnë në mendjet e dobëta, sepse sikurë të kishin mendje të shëndoshë nuk do ti kishin veshur. Të gjithë këta janë të dobët sikurëse na ka lajmëruar i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur ka thënë në një hadith të ndershëm: “ Dhe do tu hudhen në kokat e tyrë veglat dhe instrumentat e tyre, Allahu me ta do të fshijë tokën.” Sikurëse në një hadith tjetër të ndershëm, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Me të vërtetë ajo është gjëja më e parë që thyhet, dmth  gjuha, sikurëse thyhet ena, dmth alkool.” Që do të thotë se alkooli është gjëja e parë që pastrohet me hyrjen në islam duke ju larguar atij, sikurëse pastrohet papastërtija nga fytyra. Kjo do të thotë ndryshimi i situatës dhe të dhënurit pas epsheve duke vepruar të ndaluara dhe kundërshti. Mbështetja jonë e vetme është Allahu, ajo është mbështetja më e mirë.

O muslimanë! Kështu është dhe shthurja, shkatërrimi shoqëror. I vogli keqtrajton të madhin, nxënësi nuk e rrespekton mësuesin, fëmija kundërshton prindin, babain e tij, burri keqtrajton gruan e tij, shoqen e jetës së tij. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, na ka lajmëruar për këtë shthurje, prej tyre është dhe fjala e tij: “Burri e keqtrajton gruan e tij dhe nënën e tij, e tradhton, e lë në baltë shokun e tij…” Sikurëse nga shthurja shoqërore është dhe armiqsia e burrit ndaj gruas së tij, e keqtrajton atë, i bën padrejtësi si dhe e detyron atë që të punojë për kafshatën e gojës së sajtë. E largon nga të edukuarit e fëmijëve të tyre duke e detyruar që të hapë portat e shthurjes. Sikurëse dhe gruaja e lë detyrën e sajt që është të edukuarit e fëmijëve të sajtë, derisa të lundruarit e sajt në face book  bëhet si një detyrë, duke qëndruar në të ditë dhe natë. Ndërsa detyra e edukimit të fëmijëve të sajtë, është kthyer tek ajo nga të privuarat që nuk i arrin dot.

Fëmijët tanë i lënë në duart e metodave edukuese shkatërruese dhe shthurjes , sikurëse ne nuk e dim se përmirsimi i fëmijëve tanë është përmirsim i të nesërmes dhe të ardhmes tonë. Dhe ne sikur e neglizhojmë, se shthurja e këtij brezi është fatkeqsi e madhe në egzistencën tonë në tokën e shenjtë, humbja e atyre se çfarë kemi dhe nxjerrja jonë prej sajtë. A do të kthehet tek ne ndo një nënë siç ishte nëna e Muhamed   çlirimtarit, e cila e merrte atë për në namazin e sabahut pranë mureve të Kostandinopojës duke i thënë: “Ti o Muhamed je ai që do të çlirojë, hapi Kostandinopojën.”

A do të vij tek ne baba, si babai i Salahu Din Ejubit, i cili kur e shikonte që luante me fëmijë i thoshte: “Nuk e kam martuar nënën tënde që të luash, por se e kam martuar atë që ti të jesh për xhamin Aksa o Salah.”

O Adhurues të Zotit! Gjithashtu nga shthurja shoqërore janë dhe vrasjet dhe luftërat në vendet arabe dhe ato Islame. Gjaku jonë derdhet nga vet ne dhe nga armiqt tanë. Kur do të përfitojmë nga fjala e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që thotë: “Përmirsoni udhëheqjen, drejtimin e njerëzve.” Sikurëse dhe fjala e tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të: “Dhe bëhuni robër të Zotit vëllezër.”

O ju dijetarë, o ju edukues, o njerëz të të mirës, o posedues të fjalës, mos i braktisni vetet tuaja dhe fëmijëve tuaj, mos e braktisni Kud’sin dhe Aksanë tuaj, vend sulmi për shejtanin, dhe shesh, vend mbytje për muslimanët. Merreni atë në mbrojtje dhe ruajeni, planifikoni konferenca dhe takime, bashkohuni dhe qëndroni bashkë përball çdo shthurjeje dhe sulmi të cilat jan tek ne dhe në mesin tonë. Anija jonë po mbytet dhe se nuk ka shpëtim për të pas Allahut të Madhërishëm veç jush.

I dërguari ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thotë: “Vërtetë nëse njerëzit shikojnë të padrejtin dhe nuk e përkrahin, ai i është afruar shumë ndëshkimit të Zotit.” Prandaj të nxitojmë që të bashkohemi në atë që na thërret feja, dhe të bashkohemi në Kud’sin tonë dhe rrethinat e tij, në të gjithë Palestinën dhe fshatrat e sajë, në qytetet dhe kampet e sajtë. Që të gjithë të marrin përgjegjësitë në pozitat dhe rolin e tyre në bazë të mundësive të tij. Mos të thotë asnjëri nga ju nuk arrij, mos të thotë asnjëri prej jush nuk mundem, sepse kjo fjalë nuk ka vend në fenë tonë. Ne jemi umeti që nëse dëshirojmë që të lëvizim malet nga vendi i tyre arrijmë ta bëjmë këtë. Babai duhet që të jetë shembull për djemt e tij, gruaja duhet që të jetë shembull për vajzat e sajtë, kujdestare për fëmijët e sajtë dhe për burrin e sajtë. Familja e shenjtë duhet që të jetë e lidhur ngusht me shkollën duke e ndjekur programin me rigorozitet dhe me hollësi, në lidhje më historinë dhe kulturën tonë. Prandaj ngrihuni që të pastrojmë shoqërinë tonë të shenjtë nga papastërtitë, padrejtësitë, shthurja dhe degjenerimi. Më herët kan thënë të diturit: “ Mbrojtja nga papastërtija është më mirë se të pastruarit e sajtë.” Sikurse para tyre Allahu i Madhërishëm ka thënë: “O ju, që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga Zjarri.” ( Et-Tahrim 6)

Të parët tanë të mirë kan thënë: “ Ruani vetet dhe familjet tuaja nga zjarri, ka për qëllim të urdhëruari në të mirë dhe të larguarit nga e ndaluara.”

Ka ardhur në një hadith të shenjtë: “ Çdo njeriut që Allahu i Madhërishëm i ka caktuar  ndihmës, shërbëtorë, e ai vdes njëheri me të në ditën që ai vdes,  duke mos përfituar prej tij, shërbëtori nuk fiton prej tij, këtij individi Allahu ja ka bërë haram të ndaluar xhenetin.”

O Zot na përmiso ne dhe kujdestarët tanë, na drejto ne dhe kujdestarët tanë, merr në mbrojtje çështjen tonë. O Zot të lutemi të jesh me ne dhe jo kundra nesh, o më i Madhi Mëshirues. Adhurues të Zotit!  Zotit kërkoni falje dhe tek Ai pendohuni, me të vërtetë Allahu i Madhërishëm është Falës dhe e pranon pendesën.

 

LEXO  Ruajuni nga tradhtia - Aksa 28.08.2020

Hutbeja e dytë

 

Lavdërimet për Zotin. Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok. Dëshmojmë se zotërija ynë Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjen dhe shokët e tij deri në ditën e fundit.

Në vijim

O ju muslimanë! Lënia apo braktisja e detyrave fetare dhe rënia në të ndaluara, heshtja e të mirëve nga mesi jonë ndaj goditjeve të forta prej atyre që sulmojnë shoqërinë tonë përfundimi i tyre është i rëndë. Na bëjnë që të jetojmë të huaj në tokën tonë, robër dhe të nënshtruar para duarve të armiqve tanë. Allahu i Madhërishëm i ka mallkuar popullin si Benu Israilëve kur kan qenë në këtë situatë, sikurëse ka thënë: “dhe nuk e ndalonin njëri-tjetrin të bënin vepra të këqija.” (El-Ma’ide 79)

O adhurues të Zotit! Mos u bëni si ai popull të cilët i ka mallkuar Allahu, të cilët kanë gabuar dy herë, herën e parë kur kan rënë në të ndaluara, dhe hera tjetër kur kan heshtur përballë të këqijave dhe kundërshtimit të urdhërave, duke vazhduar në ato të ndaluara. Allahu i ka mallkuar dhe ka thënë për ta: “Eh, sa të shëmtuara ishin veprat që bënin ata! ” (El-Ma’ide 79)

O muslimanë! Ja ku jemi që biem në të ndaluara dhe gabime, dhe ja ku jemi që bëjmë sehir, heshtim para përhapjes së të ndaluarave në mesin tonë,  a do të presim mallkimin e Zotit, apo të kundërshtojmë, mohojmë dhe të ndalojmë çdo shthurje dhe korrupsion, që të zbresë mbi ne Mëshira e Allahut. A nuk na ka urdhëruar Zoti kur ka thënë: “Le të dalë prej jush një grup që të thërrasë për në mirësi, të urdhërojë për vepra të mira e të ndalojë prej veprave të shëmtuara! Këta njerëz do të jenë të shpëtuarit.” (Al Imran 104) Ku është ky grup në shoqërinë tonë të shenjtë në Kud’s dhe në  Palestinë?

O ju muslimanë! O adhurues të Zotit!  Të lidhurit me vendet e shenjta është me të qenurit prezent në xhaminë Aksa në çdo kohë namazesh dhe të falurit në të. Sikurëse është dhe me kujdesjen për obligimet fetare si dhe të larguarit dhe braktisja e të ndaluarave, harameve sipas fesë. Prandaj kujdesuni për lidhjen tuaj me Kud’sin dhe Aksanë tuaj. Mos cënonin shënjtërinë e kësaj xhamije, me atë çfarë bëni nga akte martesore në të, në këtë situatë në të cilën ju  jeni, në kujdesje të shenjtërisë së kësaj xhamije. Çdo pjesë që përmban muri është e gjitha xhami sikurëse dhe e dini. Ai që nënshkruan aktin e martesës e më pas bënë fotografi si kujtim të cilat dalin nga kufinjtë e moralit dhe sjelljes, siç është takimi me të fejuarën e tij, apo kryerja e veprimeve që i ngjajnë asajt, ai e ka shkelur dhe përdhosur shenjtërinë e kësaj xhamie. Ndërsa ajo femër që vjen e zbuluar me zbukurimet e sajtë duke pretenduar se ajo është nuse, dhe ajo e përdhosën shenjtërinë e Aksasë. Kjo është e ndaluar, haram dhe shthurje. Kjo është hapje dritare për armiqt tanë në përdhosjen dhe shkeljen e shenjtërisë së xhamisë tonë, me metodën apo sjelljen që ju veproni. Ai që e do Aksanë dhe dëshiron që të nënshkruaj aktin e martesës në të, të mos e përdhosi shenjtërinë e kësaj xhamije, se në të kundërt ka bërë gjynah dhe ka merituar zemërimin e Allahut. Prandaj zbatoni rregullat dhe kufinjtë e fesë tuaj, veproni atë të cilën ju ka urdhëruar Zoti me të, dhe largohuni nga ajo që ju ka ndaluar. Allahu i Madhërishëm thotë: “O ju që keni besuar! Mos nxitoni para (urdhrit të) Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe kijeni frikë Allahun! Vërtet, Allahu dëgjon gjithçka dhe është i Gjithëdijshëm.” (El-Huxhurat 1) Ibn Abasi, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Mos nxitoni para (urdhrit të) Allahut dhe të Dërguarit të Tij, mos e kundërshtoni, tradhtoni Librin e Zotit dhe synetin e të dërguarit të Tij.”

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro mohimin dhe mohuesit, shkatërro armiqt e fesë.

O Zot ata që i duan Islamit dhe muslimanëve të keqen shkatërroi në vetet e tyre dhe bëj shkatërrimin e tyre në planet e tyre, o Dëgjues i lutjeve.

O Zot ruaj muslimanët në Kinë, në Indi dhe në vendet e Shamit si dhe në të gjithë botën, forcoi ata kundra armiqve të tyre dhe armiqve Tu, o Zoti i Botrave.

O Zot të lutemi të na japësh xhenetin, dhe çfarë na  afron drejt tij nga fjalët dhe veprat.

O Zot të kërkojmë mbrojtje nga zjarri, dhe çfarë na afron drejt tij nga fjalët dhe veprat.

O Zot  fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret,  të gjallët dhe të vdekurit e tyre.

O Zot bashko zemrat e muslimanëve, njëso rrallët e tyre, unifiko fjalën e tyre në të vërtetën, o Zoti i Botrave.

O Allah Ti je Zoti ynë  s’ka Zot tjetër veç Teje.

Ti je i Pasur ne jemi të varfër,  zbrit tek ne shi dhe mos na bëj nga të dëshpëruarit.

O Zot zbrit tek ne shi, o Zot zbrit tek ne shi, o Zot zbrit tek ne shi të dobishëm dhe të bereqetshëm  jo të dëmshëm dhe të rëndë.

O Zot na fal ne dhe të gjithë  muslimanët, o Zoti i Botrave.

Thirr për namaz; “Dhe fale namazin! Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe, vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

Post Author: endrit