Lironi një të burgosur – Aksa 25.10.2019

Lavdërimet janë për Zotin, që ka caktuar që të kalojnë ditët dhe ka premtuar përfundim të mirë për ata që ruhen nga të këqijat.  Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, i Tij është pushteti, Ai meriton lavdërime, në dorë të Tij është çdo gjë, Ai është i fuqishëm për të bërë çdo gjë. Dëshmoj se zotërija dhe i dashuri ynë, ndërmjetësuesi për ne dhe modeli ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, i përzgjedhuri i Tij nga të gjitha krijesat e Tij dhe i dashuri i Tij. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij, të parët e të mirëve,  dhe mbi të gjithë ata që kanë ecur në rrugën dhe udhëzimin e tyre dhe i kanë pasuar ata deri në ditën e kijametit.

Në vijim

O ju muslimanë! O ju që jeni të lidhur dhe të vendosur në Bejtul Mak’dis dhe në rrethinat e tij! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Në këto ditë, të burgosurit tanë po përballen me vështirsi dhe sulme të shumta dhe  të njëpasnjëshme,  në dy vende të vuajtjes së dënimit të të burgosurve. Në këto dy burgje, dhe ku do që janë të burgosurit tanë, ata janë të vendosur dhe të sigurtë se ndihma dhe triumfi është i afërt dhe ndihma do të jetë me të burgosurit tanë, me ata të cilën janë nga ky popull. I  përgëzojmë nga ky minber i ndershëm, i mbështesim në qëndrimin dhe vendosmërinë e tyre dhe ju themi: “ Bëhuni të durueshëm dhe nxiteni njëri-tjetrin për të qenë të tillë; bëhuni të vendosur dhe vigjilentë (në vepra të mira dhe në ruajtjen e kufijve) dhe kijeni frikë Allahun, që të shpëtoni!”(Al Imran 200)

Beni durim,  sepse ju jeni grupi për të cilin flet Allahu i Madhërishëm,  dhe që do të jenë të shpëtuar, sa do që të shtohen vështirsitë, dhe sa do që të shtohet dhuna e pushtuesit ndaj jush. Po o ju të burgosur durimtarë,  ju po përballeni me sulme dhe vuajtje,  por të bindur dhe të vendosur për lirinë tuaj, për nderin e vendit tuaj, dhe të popullit tuaj. Ju përbëni grupin apo rreshtin pararojë,  dhe fitimtarë, modelin e mirë tek të gjithë bijtë e popullit tuaj durimtar dhe luftëtarë. Durimtarë përballë sulmeve çnjerzore të këtij pushtuesi mizor dhe të padrejtë, i cili nuk zbaton asnjë rregull dhe të drejtë njerzore dhe asnjë nga vendimet e marrveshjeve ndërkombëtare. Duke shtypur dhe duke i bërë padrejtësi të burgosurve për faktin e vetëm sepse ata janë nga kjo tokë dhe kanë vetëm një kërkesë. Kërkojnë të drejtën, lirinë dhe se janë në krye të të gjitha përpjekjeve të mëdha për liri, të cilat janë bërë dhe bëhen për të drejtën e këtij populli. Me të vërtetë këta të burgosur dhe shembujt të tyre janë grupacioni të cilët i ka përmendur Allahu i Madhërishëm kur ka përshkruar ata që janë ngritësit e fjalës së vërtetë tek bijtë e popullit të tyre dhe të atdheut të tyre.

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Në të njëjtën kohë kur të burgosurit torturohen dhe vuajnë në burgjet e pushtuesit mizorë dhe të padrejtë, me të vërtetë një dhunë e tillë  vazhdon të mbizotërojë dhe tek populli i lirë, por se në një mënyrë tjetër dhe me një ngjyrë tjetër, dhunë dhe përdhosje  të cilën e shkaktojnë ushtarët e pushtuesit dhe aparati i tyre i sigurimit. Dëmet e kolonëve dhe udhëzimet që dalin nga organet  më të larta të tyre. Të gjitha këto kanë për  qëllim popullin Palestinez, shënjestrimin e vendeve të shenjta tonat, Islame dhe Kristjane në këtë qytet të shenjtë.

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Kur themi toka e Israsë dhe Miraxhit, me të vërtetë kjo deklaratë, dëshmi ka lidhje të  madhe në akiden, besimin e çdo muslimani në mbarë botën. Akide, besim,  prej të cilës  nuk heqën dorë muslimani prej sajtë, sa do të forta të jenë përplasjet dhe sido që të jetë gjendja dhe situata. Ishin sahabet, kënaqsia e Zotit qoftë mbi ta, ndihmues të këtij besimi, duke qenë pasues të rrugës së të dashur  të tyre, të përzgjedhurit të Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Zemrat e tyre, shpirtërat e tyre ishin të mbushura me besim  në pritje të ndihmës së  Zotit të Madhërishëm, për triumfin e tyre të afërt. Ishte ai besim ndihma dhe triumfi i tyre  në kthimin për në shtëpitë e tyre, në Meke. Ata ishin të përgatitur për tu përballuar me çdo gjë në rrugë të të vërtetës,  që kishte të bënte me  besimin dhe në mbrojtje të tij.  Është ai besim që shoqëron  popullin tonë të Palestinës në çdo gjendje dhe situatë,  dhe është  ai besim në të cilin shikojnë se fitorja është me ata .

Po, nuk ka hequr dhe nuk do të heqë dorë populli ynë Palestinez nga Kud’si i tij dhe të shenjtat e tij, sa do që të përpiqet pushtuesi të shtojë pengesat apo të ashpërsojë sulmet e tij. Ky popull është i bindur  se bijtë e tij,  të cilëve ju është lënë emanet ky qytet dhe të shenjtat e tij, nuk dorëzohen para armiqve të tij dhe nuk e lënë pas dore rëndësinë e tij, sado që të ndërmarri pushtuesi proçedura poshtëruese dhe kriminale. Njerëzit e sigurisë së xhamisë së Aksasë, ata që janë të lidhur me këtë xhami, burra dhe gra, do të jenë të vendosur.

Po, pushtuesi ka shtuar proçedurat dhe kontrollet që të jenë pengesë në mes muslimanëve dhe Aksasë së tyre. Por ata nuk e dinë se xhamija e Aksasë është një pjesë e besimit të muslimanëve përmes Israsë, ngjitjes, që Allahu i ka bërë të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Xhamija e shenjtë në Meke dhe xhamija e Aksasë janë dy shtyllat e këtij udhtimi, ka filluar nga xhamija e shenjtë në Meke dhe ka përfunduar në qytetin e shenjtë, Kudsin, në Aksa. Dhe nga kjo tokë e shenjtë ka qenë ngjitja e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Në drejtim të kësaj xhamije të bekuar Aksasë, janë drejtuar muslimanët në namazin e tyre, sepse ka qenë kibleja, drejtimi tyre i parë. Aksa  ka qenë xhamia e dytë e ndërtuar në sipërfaqen e tokës . Është xhamija e tretë për të cilën kërkohet dhe nxitet vajtja në to, vetëm tek jo xhami dhe në dy xhamitë e tjera, Qabeja në Meke dhe xhamija e të dërguarit të Allahut në Medinen e Ndritshme.

O ju muslimanë! Vendimi i parë për xhaminë e Aksasë është se ajo është xhami Islame plotësisht vetëm për muslimanët. Për këtë vendim të nivelit të parë për të cilin duhet të kujdeseni për të o bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit. Kjo përgjegjësi është për ju dhe ju jeni të aftë që ta plotësoni dhe të përgjigjeni për të, në të gjitha situatat. Ju ka përgëzuar i dërguari i ndershëm, Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  se grupi që shkon dhe vjen në këtë xhami të bekuar jeni ju, me gjithë përpjekjet e dështuara që sulmojnë shenjtërinë dhe vlerën e sajtë, të cilat i ndërrmarrin armiqt e kësaj xhamije të bekuar për vajtjen tuaj në të. Kjo çështje nuk do të ndryshojë në mënyrë të prerë dhe kategorike. Sepse  kjo xhami është e këtij populli të bekuar, e këtij populli të mrekullueshëm që bën të gjithë këtë sakrificë dhe e tillë do të jetë me lejen e Allahut të Madhërueshëm. Kjo xhami është Islame dhe e muslimanëve. I tillë gjithashtu duhet të jetë dhe qëndrimi i të gjithë muslimanëve ku do që janë, udhëheqës dhe popull, vende dhe popuj sepse  përgjegjësija për këtë xhami të bekuar është e të gjithë muslimanëve, është përgjegjësi e të gjithë pasuesve të  synetit të të dërguarit të Allahut, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Kemi dëshmuar  në Zotin Një të Vetëm, dhe në të  dërguarin  e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Kjo është përgjegjësi e muslimanëve në përgjithsi. Prandaj o ju muslimanë njiheni këtë detyrë dhe plotësojeni atë, të cilën  jua ka urdhëruar Allahu i Madhërishëm. Mos të ju largojnë nga kjo përgjegjësi angazhimet e kësaj bote dhe të lini pasdore këtë përgjegjësi , sepse do të jepni llogari për të në këtë botë dhe në botën tjetër. Llogari për të në këtë botë do ta jepni para popullit tuaj, dhe para historisë e cila nuk bën lëshim dhe para historisë e cila nuk bën lëshim, nuk toleron asnjë njeri. Por ajo  shkruani në faqet tuaja të historisë qëndrimet  tuaja të dobëta dhe të këqija,  siç shkruan  në faqet e momenteve tuaja të humbjes dhe të dorëzimit. Ndërsa për të larguarit  nga urdhëri i Zotit do të kërkohet llogari në këtë botë dhe në botënm tjetër.

O ju muslimanë mos e harroni fjalën e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që ka thënë: “Gjithsecili prej jush është kujdestar dhe përgjegjës për gjithë ç’ka nën mbikëqyrje dhe nën kujdesje: Kështu, imami (sunduesi, prijësi) është kujdestar për gjithë çfarë ka ai nën sundim dhe është përgjegjës (e përgjigjet) për ata që ai ka në vartësi; edhe burri është kujdestar i familjes së vet dhe përgjegjës për ta; edhe gruaja është kujdestare e shtëpisë së burrit të saj dhe përgjegjëse për të.Të gjithë ju jeni kujdestarë dhe përgjegjës për çfarë  keni nën kujdesje e nën vartësi.” Mendoni o ju muslimanë ditën kur do të jeni para Zotit, ku do të pyesi të ndershmit për sinqeritetin e tyre  dhe si  do të përgjigjen durimtarët, ata që janë përballur me të keqen se si e kanë kryer këtë përgjegjësi. Me çfarë do të përgjigjen përgjegjësit kur do të pyeten se çfarë kanë bërë për tokën e Israsë dhe Miraxhit?! A e keni bërë detyrën siç ju ka urdhëruar Zoti i Gjithsisë, a u përballët me të vërtetë me qëndrueshmëri para tiranit dhe pushtuesit të padrejtë dhe dhunës së tij?!

O ju muslimanë! Ata që kanë kryer detyrën e tyre do të japin përgjigjen kur do të dalin para Allahut. O ju muslimanë ! I themi pushtuesit tiran dhe mizorë, i cili udhëheqën dhunën e të humburve, mbi Aksanë tonë, Kudsin dhe vendet tona të shenjta, se ka ardhur koha që pushtuesi ta mësojë se ky popull ka sakrifikuar çdo gjë për këtë vend. Ky popull që nga fillimi i shekullit të kaluar dhe në vazhdim ka kaluat të gjitha etapat dhe stacionet në mbrojtje të të drejtave të tij. Ka mposhtur të gjitha kurthet që i janë ngritur përball egzistencës së tij në të gjitha momentet e vështira. Ky popull ka dalë gjithmonë me kokën lart pas çdo krize që ka kaluar apo që e kanë hudhur në të.

Po, po o ju të lidhur dhe mbrojtës të tokës dhe të shenjtave tuaja, për vendosmërinë tuaj, për durimin tuaj dhe për kujdesin tuaj  për xhaminë  Aksasë. Kan qenë këto vështirsi për bijtë e këtij populli të madh. Po ju jeni nga ata që ju ka përmendur i dërguari dhe i përzgjedhuri i Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur ka thënë: “ Do Zoti ju furnizon me pasardhës, që shkojnë dhe vinë në Bejtul Mak’dis.” Ju jeni pasardhësit që shkojnë dhe vinë në këtë xhami në të gjitha kohët e namazit, dhe në të gjitha rastet dhe në të gjitha ditët e vitit. Jeni ju ata që meritoni lutjen e të dërguarit tuaj, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur ka thënë: “Do të shpeshtojnë vajtjen në xhaminë e bekuar të Aksasë.” Kjo është lutje e profetit që do të qëndrojë derisa të zbresi Allahu caktimin e Tij.

Ndërsa pushtuesit mizorë, i themi; Se bijtë e këtij poppulli pasojnë rrugën e paraardhësve të  tyre, gjyshërve të tyre, që kanë qenë në Palestinë historikisht, nuk do të heqin dorë, nuk tërhiqen, nuk do të ndryshojnë qëndrim përballë çdo përpjekjeje, në  lidhje me territorin e xhamisë së Aksasë. Përpjekjet për rindërtim, dhe përpjekjet për riparim të përbashkët janë të papërgjeshme me të cilat tenton udhëheqja e pushtuesit që të paraqesi para popullit të tyre sikur ata janë udhëheqësit më të mirë dhe se ata do të jua realizojnë atyre ëndrrën në lidhje me këtë vend. 

Po, me të vërtetë ky popull i ndershëm dhe i madh, kur shikon se një rrezik po i kanoset xhamisë së Aksasë, nuk heq dorë nga përgjegjësija e tij, nuk vonohet, ky është zotimi i tij, ky është morali i tij, kjo është gatishmërija e tij,  dhe nuk vonohet në ndihmë të Aksasë dhe në zbatimin e porosisë së të të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

Zoti të ruajt o Aksaja jonë, Zoti ju ruaj vëllezër që jeni të lidhur me këtë xhami, dhe ju që shpeshtoni vajtjen dhe ardhjen në këtë xhami të bekuar në çdo kohë.

Ka ardhur në një hadith të ndershëm se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Dy sy nuk i prekën zjarri, syri që ka qarë nga frika, respekti për Zotin, dhe syri që nuk flen duke ruajtur në rrugë të Allahut.” 

Fitorja është për ata që kërkojnë  falje tek Zoti, Zotit kërkoni falje, lutjuni Zotit sepse jeni premtuar për përgjigje.

 

LEXO  Nekba Palestineze, shpërngulja me dhunë - Aksa 15.05.2020

Hutbeja e dytë

 

Lavdërimet janë për Zotin e Vetëm, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi Muhamedin, që nuk ka të dërguar pas tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, dëshiron që njerëzit të punojnë me fenë e Tij në botën e tyre deri sa të fitojnë shpërblimet dhe kënaqsinë e Tij.

Dëshmoj se zotërija ynë, Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, plotësoj emanetin, përcolli mesazhin dhe këshilloi umetin, duke na lënë ne rrugën e ndriçuar, ku nata është si dita e sajtë, nuk largohen prej sajtë vetëm se ata që janë të humbur.

Në vijim

O ju muslimanë! O ju që jeni të lidhur me xhaminë Aksa, me Kud’sin dhe me rrethinat e tij!

O pasardhës të të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të!

Dhuna e pushtuesit në këto ditë është shtuar, uzurpimi i tokave, shkatërrimi i shtëpive, burgosjen e bijve të këtyre shtëpijave e në veçanti shtëpitë e të burgosurve  durimtarë në burgjet izraelite. Ky pushtues nuk e di se të gjitha këto nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se shtojnë durimin tek populli ynë, dhe vendosmërinë për arritjen e të gjitha të drejtave të tij  për liri dhe pamvarsi në tokën e shenjtë, tokën e tyre dhe në tokën e paraardhësve të tyre nga brezi në brez.

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Detyra jonë ndaj të burgosurve tanë është detyrë  e të gjithë popullit tonë  dhe e të gjithë bijve të popullit tonë që me të gjitha format dhe mundësitë e tij, të mbështesin dhe të kthejë lirinë e të burgosurve tanë duke u bazuar dhe nxitur nga porositë dhe mësimet e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që na ka nxitur në lirimin e të burgosurve, kur ka thënë në një hadith të ndershëm: “Ushqeni të uriturit, vizitoni të sëmurët dhe lironi të burgosurit.”

Është obligim për të gjithë bijtë e këtij populli dhe për të gjithë umetin zbatimi i këtyre mësimeve. Kjo është detyrë njerzore dhe hyjnorë, është detyrë e jona të gjithëve sëbashku. “Muslimani është vëllai i muslimanit, nuk e braktisën, nuk i bën padrejtësi dhe nuk e gënjen vëllain e tij.”

Po o ju muslimanë, na ka mësuar kjo fe e pastër Hyjnore që të duam dhe të ndihmojmë njeri-tjetrin në çdo situatë, në çdo rast dhe moment të lusim Allahun që të lirojë të burgosurit tanë, të na mundësojë bashkimin tonë me ta,  dhe të mundësojë fitoren e tyre me të vërtetë Ai për çdo gjë ka Fuqi, dhe i përgjigjet lutjeve.

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Është detyrë e jona që të kujtojmë gjithmonë  që të vazhdoni që të shtoni ardhjen në xhaminë e bekuar të Aksasë, për vizitë, namaz, lexim të Kuranit, duke edukuar fëmijët në këtë dhe duke pasur sinqeritet në këtë gjë. Ruani shenjtërinë e këtij vendi dhe kujdesuni për të, sepse kjo xhami është e treta në rradhë për nga shenjtërija pas xhamisë së shenjtë në Meke, dhe  xhamis së profetit në Medine. Këto janë vendet e shenjta në fenë e pastër Islame nga ku është ngritur fjala e Tevhidit  të besimit në Një Zot në këto vende dhe në të gjitha vendet Islame.

O ju besimtarë! O bijtë e tokës së Israsë dhe të Miraxhit! Lidhuri dhe kujdesuni për të shenjtat tuaja, ruani tokat tuaja, dhe mos u tërhiqni për asnjë arsye nga ato, në të cilat kanë  kaluar të dërguarit  dhe shokët e tyre  Zoti qoftë i kënaqur me ta, duke kujtuar fitoret dhe triumfin e tyre. 

O vëllezër!  Kujdesuni për besimin, lidhjen dhe afrimitetin në mes jush, që të jeni shembull për të gjithë popujt e umetit Islam në çdo vend, në  durim, namaz dhe sinqeritet. Të jeni të vendosur se do të triumfojë e vërteta, Allahu i Madhërishëm zbret ushtrinë e Tij tek të sinqertët, dhe jua lehtëson kalimin e këtyre momenteve të vështira në të cilat po kalon vendi jonë. Urdhëroni në të mirë, ndaloni nga e keqja, të besoni në Zot, të ruani njëri tjetrin dhe bashkpunoni në të gjitha vendet e shenjta tuajat.  Zoti ju dhëntë sukses, ju ruajt dhe ju ndihmoftë dhe ju bëftë nga ata që ka përgëzuar i dërguari i juaj, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. 

O Zot na jep kthim të mirë tek Ti. 

O Zot na jep ne dhe të gjithë muslimanëve në të gjithë botën zgjidhje dhe fitore të afërt.

O Zot njëso rreshtat tanë, na bashko  dhe na ndihmo.

O Zot fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të gjallët dhe të vdekurit prej tyre

 

LEXO  Tek Zoti është kthimi ynë - Aksa 08.05.2020

O Zot na bëj të mundur ta mbyllim këtë botë me punë të mira.

O Zot na bëj nga ata të cilët, pasi i dëgjojnë fjalët (që u thuhen), ndjekin atë që është më e mira prej tyre.

 

Post Author: endrit