Lironi të burgosurit tanë – Aksa 16.10.2020

Lavdërimet janë për Zotin, të Bekuar janë Emra e Tij dhe të Lartësuara Cilësitë e Tij. 

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Sunduesi i Vërtetë dhe i Qartë, Gjykuesi i Drejtë, i Buti dhe i Gjithëinformuari. 

Dëshmoj se zotëria dhe i dashuri ynë, ndërmjetsuesi, shembulli, modeli  ynë, krijesa më e pastër për të gjitha kohërat, zotëria i të parëve dhe të fundit, Muhamedi është rob i Zotit. Paqja e Allahut qoftë mbi të, mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë shokët e tij, shokët e tij të parët e të mirëve, mbi pjestarët e familjes së tij të pastër dhe të nderuar, mbi të gjithë që kan ecur në rrugën e tyre, që kan ndjekur gjurmët e tyre, dhe kanë pasuar traditën e tyre deri në ditën e fundit. 

Lutjet dhe përshëndetjet për ata që janë të lidhur ngusht me Bejtul Makdis dhe me xhaminë e tij të bekuar, Aksanë, dhe për të gjithë ata që përkulen dhe bien në sexhde për Zotin në të gjitha vendet Islame.

Lutjet dhe përshëndetjet për dëshmorë tanë dhe të burgosurit tanë që ju bëhet padrejtësi, për ne dhe për të gjithë ata që kan besuar Allahun dhe e kan marrë Zot të tyre, që kan besuar në Muhamedin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe kanë besuar në të gjithë profetët dhe të dërguarit e Tij.

Në vijim

O ju muslimanë! O ju që jeni të lidhur me këtë vend në Bejtul Makdis dhe në rrethinat e këtij qyteti! Në këto ditë kur  të gjithë të burgosurit tanë të luftës  kan hyrë në grevë urije, duke mbështetur dhe përkrahur të bugosurit që kan ndërmarrë këtë grevë urije, e nga të parët dhe udhëheqësi i tyre, i burgosuri dhe heroi Mahir Ahras, i cili ka qëndruar në grevë më shumë se 82 ditë. Ai vazhdon që të refuzojë padrejtësinë, tiraninë, refuzon heshtjen, për arrestimin e tij administrativ i cili është zbatuar sipas asajtë që quhen “ligje të emergjencës,”.

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Nuk është e re për të burgosurin dhe heroin tonë, dhe për të gjithë të burgosurit tanë, që të përfundojnë në  këto greva kur ata kan konsumuar të gjitha rrugët e mundshme për të arritur  lirinë e tyre apo  të drejtat e tyre. Janë të detyruar ta bëjnë këtë, nga dashurija e tyre për këtë popull të nderuar dhe të madh. Për këtë  popull  durimtar, të lidhur fort me këtë tokë, dhe të vendosur e qendrestarë. Për këtë popull që nuk ka njohur humbje as dorëzim asnjëherë. Për këtë popull që ka besuar Allahun për Zot, Islamin si fe, dhe Kuranin si metodë dhe rrugë. Për këtë popull i cili nuk është lëkundur nga qëndresa dhe vendosmërija e tij përballë të gjitha përpjekjeve të dështuara dhe tradhtive që synojnë eleminimin e tij,  dhe të vendosin tek ata ligjet e të padrejtëve, vendimet e të humburve dhe ligjet e mendjemëdhenjve.

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Dhe çfarë është për të ardhur keq organizatat ndërkombëtarëve dhe  organizatat e të drejtave të burgosurve dhe pengjeve, janë të dyzuara dhe të pavendosura në qëndrimin e tyre. E nëse nxjerrin ndonjë njoftim apo fjalë e thonë atë të ndrojtur, me gjysëm zëri. A nuk ka ardhur koha që  këto organizata ndërkombëtare  dhe të tjera simotra të tyre, që janë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut,  jetën dhe dinjitetin e njeriut, të marrin mësim nga feja jonë Islame, që të burgosurve ju kushton rëndësi dhe ju jep të gjitha të drejtat e tyre. Islami nuk veçon apo dallon të burgosur nga të burgosur, sepse ajo mbron  atë që Allahu i Madhërishëm e ka nderuar njeriun; “Në të vërtetë, Ne i kemi nderuar bijtë e Ademit…”( El-Isra’ 70) Islami e ka ruajtur nderin dhe dinjitetin e njeriut si krijesë pa marrë parasyshë besimin, racën apo gjininë e tij, sepse ajo është feja hyjnore,  dhe ka ardhur që të përmirsojë njerëzimin mbarë pa përjashtuar asnjë njeri.

Po, o ju muslimnanë! Feja juaj e pastër ka qenë  para çdo ligji dhe organizimi të cilat i kanë vendosur  popuj të ndryshëm, apo udhëheqës të popujve, apo organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, siç janë  konventat  e Gjenevës,  dhe të Hagës, dhe të tjera veç tyre nga konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Po o ju muslimanë! Kjo është konventa e Zotit tonë Bujar që thotë për të drejtën e të burgosurve, pengjeve; “Ata i ushqejnë të varfrit, jetimët dhe të zënët rob edhe pse vetë janë nevojtarë, …” (EL-Insan 8)

Ndërsa zotëria i gjithë njerëzimit, Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thotë: “Lironi një rob, (rob është i burgosuri,) lironi një robushqeni një të uritur, vizitoni një të sëmurë.” Po, ky është morali i lartë Islam, është morali që shpalosën dhe plotësohet nga vullneti i Zotit dhe dëlirsia, pastërtia e Tij. Po moral që plotësohet nga vullneti i Zotit dhe caktimi i Tij i drejtë,  dhe shpaloset në librin që lexohet mëngjes dhe darkë, dhe në hadithet e të dashurit tonë të nderuar, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Ata të burgosur, e të parët e tyre ata që kanë hyrë në grevë urije, e nga të parët e tyre i burgosuri Mahir Ahras. Ai është Mahir që flet dhe kërkon liri, flet për moral të lartë, flet për trajtim  njerëzor nga ana e njeriut. Në ditën që kan dështuar shoqëri të shumëta, dhe në ditën që kan dështuar organizata të shumta që të ngrejnë zërin e tyre para padrejtësive dhe të padrejtëve. Në fytyrën e udhëheqësit kriminel i cili nuk vlerson njeriun si krijesë, por vetëm si diçka që e shfrytëzon.

 O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Feja jonë e pastër ka garantuar  të drejta  të qarta  për çdo rob  dhe të burgosur lufte,  me të cilat  trajtohet  çdo njërin prej tyre, nga të burgosurit. Ju sigurohet atyre ushqimi dhe pija, mbrojtje dhe vendqëndrim, vend i cili  e ruan nga nxehtësia e diellit dhe temperatuarat e dimrit, dhe nga të ftohtit e tij. 

Po, madje Islami ka shkuar dhe më larg se kaq, u ka ofruar të burgosurve mundësinë e të paguarit ose të këmbimit në mes të burgosurve musliman me të burgosurit jo muslimanë. Sikurëse ju ka dhënë të burgosurve mundësi të shumëta, duke u bazuar në fjalën e Allahut të Madhërishëm që thotë: “Mandej ose i lironi me zemërgjerësi, ose me shpërblim,” (Muhammed 4) Islami gjithashtu fton që të lirohen të burgosurit, robërit e luftës, pa shpërblime, duke shikuar gjithmonë interesat e fesë dhe interesat e muslimanëve.

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Këto janë qëndrime të mira dhe të ndershme në mbështetje  të burgosurve tanë. Prandaj duhet sa mëshumë  qëndrime dhe mbështejte të tilla,  duke ju kërkuar të gjitha organizmave dhe institucioneve rajonale dhe atyre ndërkombëtare që të ndërmjetsojnë për  lirimin e të burgosurve tanë, e të parët prej tyre ata që kan hyrë në grevën e urisë, dhe ata që kan marrë gjykime administrative, fëmijët,  gratë, dhe të sëmurët.

Po, o ju të burgosur dhe durimtarë. Nga lartësia e minberit të nderuar të xhamisë së Aksasë, minberi i të vërtetës dhe të drejtës, dhe minberi i ngritjes së zërit të vërtetës pa ndalur, ju urojmë  dhe ju shtërngojmë duart tuaja, sepse ju jeni me të vërtetën, ju jeni me të drejtën, pionerët e lirisë, dhe pionerët e nderit. Nuk ju themi dot që të bëni durim sepse ju po i mësoni njerëzimit mbarë  durimin, dhe se si është durimi në momente vështirsishë. Ju jeni ustadharë, mësues në durim dhe në përballje, në urtësi, bashkëpunim, përpjekje, por se ju jeni grupacioni i shumëpritur, sjelljës i lirisë për këtë tokë të bekuar, dhe urojmë që kjo të jetë e afërt. Ata e mendojnë të largët këtë ditë por se ne e shikojmë të afërt, sepse rrugëzgjidhja gjithmonë vjen pas të rëndave, dhe se triumfi gjithmon është pas durimit, dhe se lehtësimi gjithmonë është pas vështirsisë, e kjo është vetëm se përgëzim për të mirë.

Ka ardhur në një hadith të ndershëm se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë me të, ka thënë: “Shembulli i besimtarëve në dashurin e ndërsjellë të tyre, mëshirën dhe kujdesin mes tyre është si i një trupi. Kur një gjymtyrë e tij (trupit) ankon, pjesa tjetër e trupit bie me pagjumësi dhe temperaturë.” 

Apo siç ka thënë ai, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Fitorja është me ata që Zotit i kërkojnë falje, Zotit lutjuni dhe kërkoni falje sepse jeni premtuar për përgjigje.

 

Hutbeja e dytë 

Lavdërimet vetëm për Zotin. Lutje dhe përshëndetje për zotërinë tonë Muhamedin, i dërguari i fundit s’ka të dërguar pas tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, ka dashur që robërit e Tij të punojnë për fenë e tyre dhe  jetën e tyre në këtë botë,  deri sa të fitojnë mirësitë e Zotit dhe të meritojnë kënaqsinë e Tij.  

Dëshmoj se i dashuri dhe zotëria ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari  i Allahut, paqja e Allahut qoftë mbi të, mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë shokët e tij, dhe mbi të gjithë ata që janë udhëzuar dhe  kanë pasuar traditën e tyre deri në ditën e fundit.

Në vijim

O ju muslimanë! Në këto ditë, bijtë e popullit tonë të nderuar fillojnë me mbledhjen e fryteve të  pemës së bekuar të ullirit, ullirin, në këtë vend të pastër nga toka e Palestinës tonë të dashur. Po, nga kjo pemë, të cilën po e shkatërrojnë kolonët dhe mbështetësit e tyre, me prerje dhe djegie, duke shkatërruar frutin e sajtë dhe duke u përpjekur që të privojnë njerëzit prej tyre. Pikërisht në këtë kohë ku fermerët fillojnë të mbledhin frutin e ullirit ë bekuar, kemi parë dhe dëgjuar mbështetjen e të gjitha shtresave nga populli ynë durimtarë dhe i vendosur në përkrahje të fermerëve në mbledhjen dhe fitimin e tyre nga ulliri. Kjo është një urtësi dhe vendim i bekuar, të cilën na e ka obliguar feja jonë e pastër siç është ndihma e  njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat, dhe në të ndihmuarit e bijve të  kësaj toke të bekuar. Nuk kemi pikë dyshimi se këto synime dhe nisma të bekuara me emërime të ndryshme si; “El-Avne,” dhe “ El-Fevza”, nisma për ndihmë dhe përkrahje, dhe të tjera si këto organizime janë të dobishme dhe të mira. Nisma që ndërmarrin bijtë e shoqërisë tonë në të gjitha shtresa në ndihmë të fermerëve dhe në mbrojtje të fermave të tyre, me qëllim që të vazhdojmë të qëndrojmë në këtë tokë të bekuar, të kujdesemi për ullinjtë e sajtë, pemë e cila është e lidhur dhe e njohur  për pastërtinë, begatinë dhe vlerën e sajtë, dhe është e lidhur me  historinë e kësaj toke të bekuar. Nga koha kur të parët tonë par mijëra vitesh e e ndërtuan dhe jetuan në këtë tokë dhe nuk e lëshuan atë sado janë përballur me të vështira, me padrejtësi, vrasje dhe dhunime. 

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Zoti ju begatoftë ju në të gjitha të përpjekjet dhe bashkëpunimin tuaja që ndërmerrni për lirimin e të burgosurve tanë, dhe që kërkoni lirinë e tyre. Sikurëse bashkoheni dhe bashkëpunoni për pemët e ullinjëve të bekuar të kësajt toke, me qëllim që të vazhdojë populli ynë Palestinez kontrollues në këtë tokë. Të kontrollojë ullinjtë e sajtë, dhe dritën e shtëpisë së sajtë, Aksasë.

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Sikurëse përsërisim dhe sigurojmë gjithmonë se xhamia e bekuar e Aksasë është vetëm e muslimanëve, nuk mund të jetë ortak në të askush me ata, muslimanët. Ndërsa ju që shpeshtoni ardhjen në këtë shtëpi, xhami, nga bijtë e kësajt toke të bekuar, mbusheni atë me besim, me namaze,  me lexim Kuranit, dhe me të gjitha adhurimet. Ajo, xhamija është e hapur për çdo musliman në këtë botë dhe mund ta vizitojë atë, porse jo nën petkun dhe mbrojtjen e pushtuesit, të cilët përdhosin kopshtet e xhamis së bekuar.  Është e kërkuar nga  muslimanët që ta vizitojnë atë me besim, dhe ta vizitojnë atë jo si vullnetar dhe pjesë të grupacioneve,  por se ta vizitojnë atë si ngritje të besimit, dhe të krenarisë së Islamit, Krenari që kërkon prej tyre që të marrin përgjegjësitë e tyre në drejtim të xhamisë së Aksasë, në drejtim të të gjitha vendeve të shenjta, dhe në drejtim të Kud’sit të shenjtë. Kështu kanë vepruar një grup nga sahabet e të dërguarit të Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Kështu kanë vepruar Selefu Es-Salih, të parët tanë të mirë, kështu veprojnë ata që janë të lirë nga bijtë e muslimanëve në këtë tokë dhe në të gjitha tokat ku banojnë muslimanë.

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Mos ta mendojnë dhe mos ta ëndërrojnë njeri,  as armiku dhe as shoku, as pushtuesi apo ata që përkrahin atë, se bijtë e Bejtul Makdis, dhe bijtë e popullit Palestinez do ta braktisin xhaminë e tyre dhe do e lënë atë  në dorë të mizorëve dhe të padrejtëve, dhe mohuesve. Jo dhe mijëra herë jo, bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit do të qëndrojnë, ata të cilët kanë zbrapsur të gjithë sulme ndaj xhamisë së tyre, Aksasë së bekuar, me besim, vendosmëri me nder dhe krenari, e ata thonë: 

“ Sakrifikojmë shpirtin tonë për ty o Aksa jonë.” 

O Zot na jep kthim të mirë tek Ti. 

O Zot na jep ne dhe të gjithë muslimanëve zgjidhje dhe fitore të afërt. 

O Zot na jep udhëheqës  besimtar, të mëshirshëm, që të njësojë rrallët tona, na bashkojë  dhe na ndihmojë drejt triumfit.

O Zot fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të gjallët prej tyre dhe të vdekurit. 

O Zot na bëj mbylljen tonë me vepra të mira.

Post Author: endrit