Mbrojtësit e fesë dhe vendit – Meka 21.01.2022

Hutbe e ditës së xhuma nga  Meka e bekuar       18-06-1443 H   21-01-2022 D

Shejh Abdurrahman Sudejs       Tema    Mbrojtësit e fesë dhe vendit

Lavderimi i takon Allahut. O Zoti ynë, Ty të falenderojmë, ndihmë dhe falje prej Teje kërkojmë. Ty të jemi mirënjohës për çdo të mirë. 

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, ka bërë diturinë, paqen dhe sigurinë,  burim të të mirës dhe qetësisë.

Zemrat shkëlqejnë me dritën e urtësisë së Tij, goja e tij u parfumos me përmendjen e emrit të Tij, përkushtohu, mëso dhe kapu pas tij, që të arrish udhëzimin, e të mjafton kënaqësia e Tij për udhëzim tek Ai.

Dëshmoj se i dërguari ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, e ka mbështetur Allahu me veçori të mëdha, me familjarët dhe shokët e tij të ndritur, në veçanti me njerëzit e dijes, dhe  mbrojtësit e kufinjëve, për  pozitën dhe vendit e tyre të ngritur. Ai ishte  udhëheqësi i njerëzve të devotçëm dhe modeli i dijetarëve aktiv dhe puntorë. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjarët e tij të mirë dhe të pastër, mbi shokët e tij të parët e të mirëve, dhe mbi tabiinët dhe ata që i pasojnë në mirësi deri në ditën e Fundit. Atyre u dërgojmë lutje dhe përshëndetje të shumëta.

Në vijim

O adhurues të Zotit! Frikësojuni Zotit me frikë të vërtetë, sepse ajo është porosija më e mirë, dhe porosia e Zotit të njerëzve. “Ne i kemi porositur ata që u është shpallur Libri para jush dhe juve: “Frikësojuni Allahut!” (En-Nisa’ 131) 

Nuk ka ditë më të bukura se ato që janë të mbushura me frikë ndaj Zotit.  

O ju muslimanë! Nuk është sekret dhe e pa njohur për të zotët e mendjes se legjislacioni ynë madhështorë Islam, kujdeset dhe rregullon interesat e njerëzve në të gjitha çështjet e kësaj jete, dhe se qëllimi i përgjithshëm i legjislacionit tonë  është; Ruajtja e rregullit të umetit, popullit,  vazhdimësia në përmirësimin e shoqërisë, përmes përmirësimit të boshtit të saj, që është njeriu. Në këtë aspekt janë dy veçori madhështore, apo dy kategori të rëndësishme, të cilat janë valvula të sigurisë dhe forca e shpëtimit të tij, umetit; Dijetarët, mbrojtësit e legjislacionit, fesë, dhe njerëzit e sigurisë mbrojtësit e kufirit  dhe rojet  e tij.

Dijetarë kryejnë misionin e tyre që përfshinë; Përmirsimin e njeriut, nga ana intelektuale e tij, dhe e veprave të tij, dhe përmirsimin e asaj që është në dorën e tij nga kjo pasuri e kësaj bote në të cilën jetojmë. Dijetarët janë udhëheqësit e njerëzimit, kapacitet e Islamit, ruajtësit dhe mbrojtësit e fesë. Këtë çështje dhe këtë mision nuk mund ta përmbushin vetëm se njerëzit e sinqertë të dijes dhe dijetarët e pastër të fesë. Mendimtarë unikë dhe njerëz që përpiqen në këtë rrugë, të cilët i posedojnë bazat dhe rregullat e fesë, dhe i peshojnë çështjet me peshoren e legjislacinit, fesë, dhe me drejtësi. Prezenca e tyre tek njerëzit është valvul sigurije. Por disa njerëz nuk janë koshijen, janë të verbër, për pozicionet e tyre, duke e marrë me shaka, tallje dhe për lojë. E kush mund të jetë efekti i mirë  i tyre tek njerëzit?! Dhe çfarë ndikimi  i keq tek njerëzit  vjen prej tyre! Sikurse ka thënë Imam Ahmedi, Zoti e mëshiroftë.

Vëllezër në besim! Vërtetë nga lloji më i madh i humbjes për njerëzit, që dëmton, dhe dhimbja më e madhe për umetin që ndikojnë dhe lënë gjurmë, është humbja e dijetarë të fesë dhe e udhëheqësve  reformator dhe përmirësues. Ata janë trashëgimtarët dhe pasardhësit e të dërguarve të Zotit, dhe të besuarit për trashëgiminë profetike. Ata për njerëzit janë dielli që shkëlqen dhe yje që ndriçojnë. Ata për umetin janë llamba ndriçuese dhe drita udhëzuese. Me ata është ruajtur feja, dhe me fe  ata u ruajtën,  me ata u ngritën lartë fenarët, minaret, e popullit, dhe përmes tyre ata u ngritën lartë.

Tek Imam  Ahmedi dhe të tjerë, ka ardhur transmetin i saktë nga hadithet e Enesi, Zoti qoftë i kënaqur me të, se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Shembulli i dijetarëve në tokë, është si shembulli i yjeve në qiell, njerëzit udhëzohen me ta në errësirat e tokës dhe të detit. Kur të fiken yjet, kërkuesit e udhëzimit, mund të humbasin rrugën.” 

E mjaftueshme për ne  shpjegimi dhe bërja e qartë e kësaj këshille madhështore, dhe rëndësinë e kësaj humbjeje të madhe, fjala e të përzgjedhurit të Zotit, Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që thotë; “Allahu nuk e largon dijen duke e shkulur atë prej robërve, por e largon dijen duke i marrë dijetarët. E kur të mos lërë asnjë dijetar, njerëzit i marrin për udhëheqës injorantët, të cilët pyeten, e ata përgjigjen (japin fetua) pa dije dhe në këtë mënyrë devijojnë vetë dhe i devijojnë të tjerët.” Muttefikun Alejhi.

Abdullah Ibn Mesudi, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Kapuni pas dijes para se të merret nga ju.” E marrja e saj është largimi i njerëzve të saj, dijetarëve.

Ali Ibn Ebi Talibi, Zoti qoftë i kënaqur me të,  tregohet se ka thënë; “ Nëse vdes një dijetarë në Islam hapet një e çarë, boshllëk, të cilin nuk e mbushën dot vetëm se pasardhësi i tij, në dije.” Transmetoh Bejhaku.

Ndërsa komentatorën e Kuranit në komentimin e fjalës së Allahut të Madhërishëm që thotë; “   A nuk e shohin ata se Ne po ua zvogëlojmë tokën nga skajet e saj?” (Er-Ra’d 41)Kanë thënë; “Kjo ndodhën me vdekjen e ulemave, dijetarëve të tokës dhe përmirësuesit në të.”

Hasan El Basriu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë; “ Vdekja e një dijetari është e çarë, boshllëk që hapet në Islam, të cilën nuk e mbyllën dot gjë sa do të që ndryshojë nata dhe dita, sa do të kalojë koha.”

Said Ibn Xhubejrit, Zoti e mëshiroftë, i është thënë; “ Kush janë shenjat e Kijametit, dhe shkatërrimi i njerëzve?” Ka thënë: “ Kur të ikin dijetarët e tyre.” 

Kur ka vdekur Zejd Ibn Thabiti, Zoti qoftë i kënaqur me të, Ibn Abasi, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, ka thënë: “ Kush dëshiron të dijë se si ikën, largohet diturija, kështu është ikja e saj, me vdekjen e dijetarit.” 

E nga tragjeditë e mëdha të kësaj kohe është rënia e letrave të dijetarëve, dhe vdekja e figurave të mëdha shkencore  nga dijetarët e umetit, popullit. Detyra e muslimanëve është që të njohin kapacitet dhe vlerat e tyre të mëdha, të përfitojnë prej tyre, dhe ti përmendin ata për të mirë. Të lutemi për ata të gjallë qofshin apo të vdekur, e lavdërimet janë për Zotin për caktimin dhe vullnetin e Tij. E nuk themi vetëm se atë që kënaqën Zotin tonë.   “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!”  O Zoti ynë na shpërble në humbjen e tyre, dhe humbjen e tyre umetit kompensoja  me më të mira, me pasardhër më të mëdhenj dhe të bekuar. Nuk ka dëshpërim dhe nuk ka dekurajim, sepse e mira do të ngelet në këtë umet deri në ditën e Kijametit.

O muslimanë! Ndërsa grupi apo kategoria e dytë e madhe janë mbrojtësit e sigurisë. Mbrojtja e tyre është e qëndrueshme, rrënjët e tyre janë të forta ndërsa degë i kanë  në qiell. Mbrojtësit e fesë, dijetarët, dhe mbrojtësit e kufirit, nuk ka jetesë vetëm se me këta të dy grupe, dhe se askush nga njerëzit nuk mund të bëjë pa ata të dy, sa kohë të ketë shpirtëra në kraharorë.

Urime për njerëzit e sigurisë tonë, urime për roje e vendosur në kufinjë tanë dhe rojet e tyre. Çfarë përgëzime që ka për ta! Ibn  Abasi, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, tregon se kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke thënë: “  Dy sy nuk do ti preki zjarri i Xhehenemit; Syri që qanë nga frika ndaj Zotit, dhe syri që rri zgjuar, vigjilent në rrugë të Zotit.”   Transmeton Tirmidhiu dhe ka thënë se hadithi është i mirë.

Ndërsa Buhariu, nga hadithet e Sehl Ibn Sad Esaidi, Zoti qoftë i kënaqur me të, ku tregon se se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Ruajtja e muslimanëve nga femohuesit një ditë në Rrugë të Allahut, është më e vlefshme se dynjaja dhe çfarë ka në faqe të saj. Një vend në Xhenet i vogël sa zë kamzhiku juaj (i devesë), është më i vyer se dynjaja  dhe çfarë ka në faqe të saj. Udhëtimi në mëngjes ose në mbrëmje i robit të Allahut në Rrugë të Allahut është më i shtrenjtë se dynjajadhe çfarë ka në faqe të saj.

Sikurse ka ardhur në një hadith të saktë se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Ruajtja e muslimanëve nga femohuesit një ditë dhe një natë është më i mirë se agjërimi dhe fala e një muaji, e nëse vdes, do të vazhdojë vepra e tij të cilën ka qenë duke e bërë, dhe do të jetë i sigurtë nga sprovat.”  Transmeton Muslimi.

Me vdekjen e njeriut përfundojnë dhe veprat e tij, përveç atij që është i lidhur në rrugë të Zotit, atij, Allahu i Madhërueshëm ja vazhdon veprën e tij deri në ditën e Kijametit. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Çdo njeriu i përfundojnë veprat me vdekjen e tij, përveç atij i cili vdes i lidhur në rrugë të Zotit, vërtetë veprat e tij vazhdojnë deri në ditën e Kijametit dhe ai  mbrohet nga fitnet, sprovat e varrit.” Transmeton Tirmidhiu dhe ka thënë se hadithi është i mirë i saktë. Imam Kurtubiu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Në këto dy hadithe ka argument se lidhja në rrugë të Zotit, është nga veprat më të çmuara, shpërblimet e të cilës vazhdojnë dhe pas vdekjes. Kjo sepse të gjitha veprat tjera të mira nuk mund të bëhen pa patur sigurinë nga armiku, dhe të  jemi mbrojtur prej tij. Kjo me mbrojtësit e fesë dhe pastaj të përhapim thirrjet e Islamit. E kjo punë për të cilën do të shpërblehet  është nga punët e mira që ka qenë duke vepruar.”

Zoti është më i Madhi. 

Çfarë pozite meritojnë njerëzit e sigurisë dhe njerëzit e vendosur në kufinjë, njerëzit e lidhur në rrugë të Zotit, dhe çfarë vlerësimi madhështorë që i pret ata?! 

Shejhul Islami, Ibn Tejmije, Zoti e mëshiroftë, ka nënvizuar nga një grup prej dijetarësh kur ka thënë; “Të lidhurit në rrugë të Zotit është më me vlerë se Itikafi në dy xhamitë e shenjta, dhe në xhami të tjera gjithashtu.”

Na ka ardhur nga i dërguari ynë, i ndershëm dhe besnik, fjalë e saktë nuk përgënjeshtrohet dot.

“Nuk jan të barabartë tek Zoti i Madhërishëm pluhuri i kuajve në rrugë të Tij me tymin në hundët e njerëzve nga nga zjarri i ndezur, ky është Libri i Zotit që flet tek ne, shehidi nuk ka vdekur nuk gënjen.”

Kjo është çfarë ka shkruar Abdullah Ibn Mubarak, për Fudejl Ibn Ajadin, Zoti i mëshiroftë, mysafiri, dhe adhuruesi në dy vendet e shenjta. Fudejli kur i ka lexuar këto vargje, i kanë lotuar sytë dhe ka thënë; Ebu Abdu Rrahmani ka thënë të vërtetën.

Të tillë kan qenë njerëzit e dijes të sinqertë, nxisnin për lidhje dhe vendosmëri në mbrojtje të vendeve muslimane, për të merituar vlerësime dhe shpërblime të mëdha. Ata patën ndikim të madh në mbrojtje të vendeve të shenjta, jetëve të njerëzve dhe popullit, për stabilitetin dhe përparimin e vendit, shoqërisë dhe atdheut.

Ne krenohemi me heronjtë tanë, njerëzit e sigurisë tonë trima, rojet guximtarë të vendosur në kufinjë, ushtarët tanë, të lidhur dhe të vendosur, barrikadat dhe mbrojtësit e vendit. Nga minberi i Qabes të shenjtë u dërgojmë përshëndetjet e përzemërta, vlerësuese dhe mbështetëse për të gjitha fitoret e tyre historike. Përshëndetje nderimi dhe krenarije, lavdërimi dhe vlersimi në maksimum. Qëndruan zgjuar ndërsa ne kemi fjetur, ju mbrojtët ndërsa ne u siguruam,  me mirësi prej Zotit dhe dhuratë prej Tij për ne, me mirësi prej Zotit,  dhuratë e Tij për ne, me trimërinë dhe guximin tuaj dhe fituat të gjitha betejat. Për ne është detyrë që të lutemi për ju me sinqeritet dhe me lot. 

Për të plagosur lutemi për shpërblim dhe shërim, qoftë pastrim për ta, me lejen e Zotit. Plagët  tuaj janë simbole force dhe nderi, dhe kurorë dinjiteti dhe krenarije. “Allahu është me ju. Ai nuk do t’jua pakësojë (shpërblimin për) veprat tuaja.” ( Muhammed 35) 

Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar: “O besimtarë, kur të ndesheni me ndonjë forcë armike, qëndroni të patundur dhe përmendni shumë Allahun që të fitoni! Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe mos u grindni ndërmjet jush, sepse do të humbni guximin e do t’ju lërë fuqia. Bëhuni të durueshëm, se Allahu, me të vërtetë, është me të durueshmit.” ( El-Enfal 45-46) Vërtetë ndihma e Allahut është afër!

Zoti na begatoftë me Kuran dhe synetin e të dërguarit të Tij, dhe na bëftë dobi me argumentat dhe urtësitë  e tyre. 

Zotit të Madhërishëm i kërkoj falje për vete dhe ju, dhe për të gjithë muslimanët dhe muslimanet, nga çdo gjynah dhe gabim, tek Zoti kërkoni falje dhe pendohuni,  me të vërtetë Zoti ynë është Falës, Mëshirues.

 

LEXO  Mundësitë e pensionistëve dhe vlerat e tyre - Meka 19.02.2020

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, lavdërime që përshtaten me Madhështinë dhe Pushtetin e Tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok. 

Dëshmoj se i dërguari ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, më i miri që ka këshilluar në të vërtetën dhe udhëzim. Paqja, falja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, mbi tabiinë dhe ata që i pasojnë në mirësi deri në ditën e Fundit.

Në vijim

O adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut, Zotit tuaj dhe falenderojeni, vërtetë kush i frikësohet Zotit, Ai e mbron atë, dhe kush e falenderon Atë, Ai ja shton atë çfarë i ka dhuruar. Diejni se fjala më e vërtetë është fjala e Zotit, Kurani, udhëzimi më i mirë udhëzimi i Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, çështjet më të këqija janë shpikjet dhe risitë në fe, e çdo shpikje është devijim. Qëndroni në bashkësi, sepse vërtetë ndihma e Zotit është me bashkësinë. E kush largohet përfundon në zjarr.

Vëllezër në besim! Nga mirësitë dhe begatitë më të mëdha tek ne është mirësia e qetësisë dhe sigurisë. Lavdërimi i takon Allahut, vendi jonë është i sigurtë dhe i mbrojtur, kufinjtë tanë janë të sigurtë. Ky vend është i mbrojtur me rojet e Zotit dhe me lejen e Tij nga armiqt e saj e sigurtë. Do të vazhdojë e tillë e sigurtë me mirësinë e Zotit sëpari, e më pas falë trimërisë së heronjëve tanë rojet në kufinjë, me shqiponjat tona mbrojtja ajrore, me skifterët, forcat tona të armatosura.  Të gjitha struktuarat tona ushtarake, në bashkëpunim me aleancën mbrojtëse të përbashkët, të cilat kanë dëshmuar me fjalë dhe vepra efikasitet të lartë, gatishmëri të përsosur, pritshmëri, motivim, vigjilencë në kapjen dhe shkatërrimin e rraketave të armikut dhe avionët pa pilot. Mbrojtje ndaj atdheut, vendin e Tevhidit, besimit në Një Zot, dhe të synetit të dërguarit, vendin e dy të shenjtave, në mbrojtje të  qytetarëve, mbrojtje të vendeve të shenjta, ruajtjen e interesave dhe objekteve civile. Të gjitha në konfirmim të aksionit të përbashkët për sigurinë, përgjigje ndaj sulmeve terroriste dhe krimeve të luftës së tyre ndaj sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Si dhe për të shmangur rrezikun e afërt rajonal dhe ndërkombëtarë,  që është kundërshtimi i legjislacionin Hyjnorë, dhe ligjit ndërkombëtarë dhe njerëzor. E në të nesërmen e afërt, me lejen e Zotit do të kemi përgëzim me fitore që do të vijnë. “ Dhe, atë ditë, do të gëzohen besimtarët  për ndihmën e Allahut; Ai ndihmon kë të dojë dhe është i Plotfuqishëm e Mëshirëplotë. (Ky është) premtimi i Allahut, e Allahu nuk e thyen premtimin e vet, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” (Er-Rum 4-6)

Në vijim

Adhurues të Zotit!  Vazhdojmë të kujtojmë që të zbatojmë masat parandaluese, të bëjmë kujdes, dhe të  ndjekim këshillat mjekësore në dy vendet e shenjta dhe në të gjithë vendin. Kjo, kujdesje për shëndetin tuaj, dhe shëndetin e familjeve tuaja dhe fëmijëve tuaj, e në veçanti me përhapjen e varianteve të reja nga kjo epidemi e virusit Korona. Kërkohet kujdes dhe seriozitet në zbatimin e masave parandaluese, e në veçanti distancimi fizik, mbajtja e maskave, mos grumbullimi në grupe të mëdha, dhe të vazhdojmë në marrjen e vaksinës. Qëllimi dhe urimi janë jeta njerëzore. Sidomos në momentet e kthimit me prezencë fizike të suksesshme të fëmijëve tanë në shkolla, dhe në vendet e arsimit, diturisë. Gjë që kërkon mbështetje të plotë shpirtërore  nga shtëpija,  familja  dhe shoqërija, dhe që arrihet vend mësimi të shëndetshëm dhe të sigurtë, dhe të mos vrapojmë pas parrullave dhe dyshime të kota.

Zoti e ruajtë vendin tonë dhe të gjithë vendet muslimane nga çdo e keqe dhe e urryer.

Zoti ju mëshiroftë, lutuni dhe përshëndeteni të dërguarin tuaj të përzgjedhurin e të gjithë njerëzimit, Zoti juaj, Allahu i Madhërishëm ju ka urdhëruar për këtë gjë. Allahu i Madhërishëm ka thënë fjalë të Madhe, dhe vazhdon të jetë e tillë : “Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56) 

O Zot fale dhe mëshiroje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove Ibrahimin dhe familjen e tij,  me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. 

O Zot bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. 

O Zot  të lutemi të jesh i kënaqur me  Halifet e parë të drejtë, ata që udhëhoqën me drejtësi, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, dhe me të gjithë shokët e tjerë, me tabiinët dhe me ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e Kijametit.

O Zot të lutemi të jeshë i kënaqur me ne sëbashku me ata, me Mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues. 

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. 

O Zot poshtëro mosbesimtarët, të pafetë, politeistët, dhe shkatërro armiqt e fesë.

O Zot bëj vendin tonë dhe të gjitha vendet e muslimane të qeta dhe të sigurta.

O Zoti ynë, na jep siguri në vendet tona, o Zoti ynë, na jep siguri në shtëpitë tona, përmirëso udhëheqësit tanë dhe kujdestarët e çështjeve tona. O Zot mbështet me të vërtetën, me sukses dhe arritje udhëheqësin tonë, kujdestarin e dy vendeve të shenjta. 

O Zoti ynë, jepi sukses atij dhe zëvendësit  e tij në atë që është lartësimi i Islamit dhe përmirësimi i muslimanëve, dhe në atë që është e mirë për vendin dhe popullin.

O Zot jepu sukses të gjithë udhëheqësve të çështjeve të muslimanëve, bëji ata që të udhëheqin me legjislacionin Tënd, dhe ndihmues ndaj të dashurve të  Tu.

O Zot largo akthin  e atyre që janë të shqetësuar, largo të vështirat e atyre që janë në vështirësi, mundëso larjen e borxheve  atyre që janë në borxhe, shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve.

O Zoti ynë, mëshiro ata që kemi humbur  nga udhëheqësit tanë, dijetarët tanë, dhe të afërmit tanë. O Zoti ynë, fali dhe mëshiroi, shpëtoi dhe pastro ata nga gjynahet, ndero përfundimin e tyre, zgjëro varrin e tyre, pastroi ata me ujë dhe me borë,  pastroi ata nga gjynahet dhe gabimet, sikurse pastrohet rroba e bardhë nga papastërtitë. 

O Zoti ynë na fal me mëshirën Tënde.

O Zoti ynë, ata që janë akoma gjallë prej tyre jepu jetë të gjatë në bindjen Tënde, dhe që të bëjnë vepra të mira, o më i Madhi më Bujari. E kush është prej tyre i vdekur zbri mbi ta faljen dhe nga kënaqësinë Tënde, ngrij ata në lartësitë e Xheneteve. 

O Zoti ynë lartëso përmendjen e tyre në botën Tjetër, dhe lartëso pozitat e tyre në Firdeusin e lartë, o më i Madhi më Bujari.

O Zoti ynë mos na privo nga shpërblimet e tyre, mos na sprova pas tyre,  na fal ne dhe ata.

O Zoti ynë, Ti që ushtarët Tu nuk  humbin dhe nuk e thyen premtimin, o Zoti ynë ndihmo ushtarët tanë, dhe njerëzit e sigurisë tonë të cilët janë të lidhur dhe të vendosur në kufinjtë tanë. O Zoti ynë ruaj ata me rojet e Tua që nuk dobësohen, dhe me forcën Tënde që nuk mbaron, o më i madhi më Bujari.

O Zoti ynë, prano dëshmorët e tyre, shëro të plagosurit e tyre, shëro të sëmurët e tyre dhe ktheji ata  shëndosh  e mirë, dhe shpëtoi ata nga sulmet e armiqve të tyre, o më i Madhi më Bujari.  

O Zot largo nga ne ngritjen e çmimeve, epidemitë,  kamatën, imoralitetin,  termetet, dhe  të vështirat, dhe të këqijat e fitneve  nga ato që janë hapur dhe ato që janë të fshehta.

O Zoti ynë largo nga ne epidemitë dhe sëmundjet, na mbro nga lebroza, çmendurija, epidemia dhe të gjithë sëmundjet e këqija. Largo nga vendi ynë këtë epidemi, nga të gjitha vendet muslimane, dhe nga e gjithë bota mbarë. 

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201) 

O Zoti ynë, Ti je Zoti i Vetëm nuk ka Zot tjetër veç teje, Ti je i pasur,  që nuk ke nevojë për diçka, ndërsa ne jemi të varfër, nevojtarë, zbrit tek ne shi dhe mos na bëj nga të dëshpëruarit.

O Zoti ynë na jep shi.

O Zoti ynë, tek Ty kërkojmë falje, me të vërtetë Ti je Falës, zbrit nga qielli shi për ne.

O Zoti ynë, Ty të lavdërojmë për çfarë na zbrite tek ne shi, o Zoti ynë na e shto atë, o më i Madhi më Bujari. O Zot atë që zbrite tek ne bëje forcë për në bindjen ndaj Teje, dhe argument për ata që vijnë pas nesh.

Zoti ynë, pranoje nga ne, me të vërtetë Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka, prano pendesën tonë, Ti je që i pranon shumë pendimet, Mëshirëploti.

Na fal ne, prindërit tanë, të gjithë muslimanët dhe muslimanet, të gjallët prej tyre dhe të vdekurit, vërtetë Ti je që dëgjon lutjet, je afër dhe ju përgjigjesh lutjeve.

 “I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i veshin ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, dhe të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Saffat : 180)

Post Author: endrit