Mesazhe ngushëllimi dhe mbështetje për popullin durimtarë dhe të vendosur të Gazas

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa    13-08-1445 H    23-02-2024 D

Shejh Dr. Jusuf  Ebu Sunejneh

Tema Mesazhe ngushëllimi dhe mbështetje për popullin durimtarë dhe të vendosur të Gazas

Lavdërimet janë për Zotin i Cili ka nderuar mbarë botën me njeriut më të nderuar të mbarë botës, dhe e përzgjodhi atë nga të gjitha krijesat e Tij. Kur Ademi ishte në mesin e ujit dhe dheut, e lavdëroi përmendjen e tij tek dy njerëzit e parë, sikurse e nderoi atë me caktimin e Tij tek të fundit e kësaj bote. Mori besëlidhjen duke e miratuar atë të gjithë profetët. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ (Allahu) u tha: “Bëhuni dëshmitarë, se edhe Unë bashkë me ju jam dëshmitar.” (Al ‘Imran 81) Ai, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është krijesa më e njohur për  pozitën e robit dhe adhurimit, njeriu më i njohur me sjelljen ndaj njerëzve dhe në sovranitet,  sipas traditës dhe zakonit. Atë e ka edukuar Allahu i Madhërishëm dhe e ka përsosur edukimin e tij, ka dhënë atë pozitën dhe gradën më fisnike në virtytin dhe krenarinë e tij. Ka çliruar, larguar atë nga të gjitha mangësitë dhe veset, metat, dhe rrënjos tek ai moralin e mirë dhe cilësitë më të buta. Qetësinë bëri rrobe të tij, devotshmërinë e bëri ndërgjegjen e tij, mençurinë fjalët e tij, ndershmërinë dhe besnikërinë e bëri natyrë të tij. Mirësia ishte morali, karakteri i tij, e vërteta ishte legjislacioni i tij. Islami ishte feja e tij, emri i tij ishte Ahmed, i lavdëruar. Udhëzoi me të pas devijimit, me atë hapi sytë pasi që ishin verbuar dhe bëri që umeti i tij të jetë umeti më i mirë që ka dalë nga njerëzimi. Ai nuk ishte i vrazhdë, as nuk ishte  i ashpër dhe as llafazan, të keqen nuk e kthente me të keqe, por falte dhe toleronte, e Allahu i Madhërishëm nuk do e largojë derisa të drejtojë popullin dhe fenë e devijuar, që të thonë: S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Muhamedi i i dërguari i Allahut. Zoti hapi me të sytë e verbuar dhe veshë të shurdhuar dhe zemra të mbuluara, nga pluhuri i ashpërsisë së mosbesimit. Ai ishte dritë pranë Ademit kur Melaiket u urdhëruan nga Allahu që ti bien atij në sexhde. Me bekimet e tij Allahu i Madhërishëm shpëtoi mikun e Tij, Ibrahimin, nga zjarri i Nemrudit. Ai është frut i lutjes së Ibrahimit dhe përgëzim i Isait. Sikur të mos ishte ai nuk do të kishte shpëtuar Nuhu nga mbytja dhe nuk u shpërblye sakrifica. Musai, paqja e Zotit qoftë mbi të, ka kërkuar nga Zoti që të jetë nga umeti i tij. Me atë u arrit fitorja. Me lavdinë e tij Idrisi u ngrit në pozitë të lartë dhe meritoi me të shpërblimin, dhe me të u krenuan krijesat e tjera, toka u qartësua dhe qartësia e saj arrit deri në qiell, me prezencën e Jasinit dhe Ta Hasë.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, Ai që u përgjigjet lutjeve, mëshirues i krijesave, largues i fatkeqësive dhe falës i gjynaheve.

O Allah, o Zoti ynë të drejtohemi dhe të lutemi që të na mëshirosh me mëshirën Tënde të madhe, të mëshirosh njerëzit tanë në tokën e Gazas. O Zot, mëshiro gratë,  fëmijët dhe të moshuarit e tyre, o Zoti i botëve. O Zot, ata janë të uritur, mundësoju ushqim, o Zot, ata janë të zbuluar, prandaj mundësoju atyre mbulojë, o Zot, ata janë të zbathur mundësoju veshje. O Allah, me të vërtetë Tij je dhuruesi, o më i Madhi dhe më Dhuruesi, o më i Lartësuari dhe më Bujari, o Zotëruesi i të gjitha mirësive, mëshiroji ata, mundësoju ushqim, bëj ata që të ngopen, zbrit tek ata mëshirën Tënd,  zbrit tek ata qetësinë Tënde, o Zoti i botëve, bëje atë tokë të ftohtë dhe të qetë sikurse e bëre për Ibrahimin.

LEXO  Festa e Bajramit ritual adhurimi dhe thirrje në natyrshmëri

Dëshmojmë se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, i është nga forca ajo me të cilën sillet si shembull. Të fuqishmit mbështeteshin tek ai kur prekeshin nga sulmet e forta dhe betejat bëheshin të nxehta. E si të mos ishte ashtu, kur ai ishte i përzgjedhuri i Zotit nga të gjitha krijesat e Tij, e Ai është i Fuqishmi i Besueshmi. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi shokët e tij të zgjedhur,  pjestarët e familjes së tij të pastër, mbi xhaxhain e tij, Abasin, poseduesi i nderit të lartë dhe lavdisë madhështore, mbi bashkëshortet e tij të pastra, nënat e besimtarëve, lutje dhe përshëndetje të shumta ju dërgojmë, lutje me të cilat i pastrojmë ata deri në ditën e Gykimit dhe i bën ato që të jenë pranë tij në lartësitë më të larta në qiell, në Xhenet. O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me tabiinët, fenarët e Islamit, yjet, ndriçuesit,  e rregullave. Të lutemi që të jesh i kënaqur dhe me ne së bashku me ata  në tokën tonë të bekuar, me mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

Në vijim

O adhurues të Zotit! I dashuri ynë, i përzgjedhuri i Zoti, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thotë: “ Unë me të vërtetë jam mëshirë e ofruar.” A nuk i është drejtuar Allahu i Lartësuar me fjalën e Tij: “   Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty (o Muhamed), veçse si mëshirë për botët.” (El-Enbija’ 107) Islami dhe feja jonë është fe e mëshirës,  dashurisë dhe dhembshurisë, nuk njohim, pranojmë, vrasje, shtypje, padrejtësi, sulme dhe shkatërrim. Feja jonë na ndalon sulmin ndaj të tjerëve dhe na ndalon vrasjen e njeriut padrejtësisht. Ajo gjë që ne shikojmë nga të tjerët mbi ne është vrasja, shkatërrimi,   rrënimi dhe dëmtimi, e kjo është në vetvete padrejtësia,  Mjerisht, sot në  këto ditë  kemi një popull që mjaftohet me llogaritjen e numrit të dëshmorëve dhe të plagosurve, nuk shikojmë ndalimin e rrjedhjes së gjakut të pastër. Por, o të dashurit e mi,  kujtoni fjalën e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  që thotë: “ Nuk i dëmton ata se kush i tradhton…” Vërtetë na kanë rënë sprovat, e nuk ka dikush tjetër që i largon ato përveç Allahut. I dërguari ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Vërtetë umeti im është umet i mëshiruar, i shenjtë dhe i bekuar, nuk do të ketë ndëshkim për ta në ditën e Gjykimit, por se ndëshkimi i tyre do të jetë në mes tyre në këtë botë përmes fitneve, sprovave!” Ndërsa Muavijetu Ibn Ebi Sufjani, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se e kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thotë: “ Vërtetë nuk ka mbetur gjë në këtë botë përveç fatkeqësive dhe  fitneve, sprovave.”

Sprova është zgjatur, në të është derdhur gjaku, janë këputur në të shpirtrat njerëzorë dhe rrugët. O adhurues të Zotit, vërtetë kjo është sprovë. Në jemi në një sprovë të madhe. Fëmijët, gratë dhe burrat vriten ndërsa ne jemi në gjumë sikur banorët e shpellës. Ne jemi në sprovë e cila ka bërë tokën të dridhet dhe horizontin në qiell të bëhet me pluhur,  nënat, gji dhënëse, kanë mbaruar së dhëni gji fëmijëve të tyre. Sa gjak i pafajshëm është derdhur nga ne, sa djepa ka mbushur ai gjak dhe sa trupa ka marrë thellësia e detit, sa shumë të brendshme dhe mëlçi janë copëtuar plotësisht, sa shumë është shpërndarë vendi dhe sa shumë pallatet janë goditur në vend?!

LEXO  Turpi është nga besimi - Aksa 24.07.2020

Adhurues të Zotit! Dhimbja jonë është e madhe! Na kanë harruar familjarët, shokët dhe të afërmit. E kush është ai që e ka mbajtur fjalën e dhënë në këto ditë? Vërtetë kotë ditë janë mashtruese, është zgjatur shterpësia dhe është penguar produktiviteti. 

Këtij vendi i është thënë: “ Shko me gjithë njerëzit e tu sepse ti nuk je për ata shtëpi. O dhurues i vdekjes, o krijuesi i pikëllimeve, o ndarës i të dashurve, o shkatërrues i jetës, qytetërimit.”

O njerëzit tanë! Nëse jeni të kënaqur me atë që ka ardhur nga pikëllimi, kemi duruar dhe asgjë nuk është më e hidhur, rëndë, se durimi.  Na ke dorëzuar për vrasje, pastaj qani për ne.  Mjerë për ju, si mund të duroni?! Çfarë është me ju, pse nuk kujton mirësitë?! Dhe nuk jeni falënderues për të mirën?! Mos vallë ju mashtroi shejtani?! Apo ju tundoi mashtrues? Apo ju provokoi ndonjë gjynahqarë?! Apo ju premtoj ndihmë ndonjë i padrejtë dhe vrapuat për tek ai me shpejtësi pa u menduar, kalorës dhe në këmbë?!

Bëni  kujdes që nesër dikush prej jush të mos takojë vëllain e tij dhe të thotë: Shpëtoni Sa’din  sepse Sa’idi është vrarë.

Kush ka zemër le t’i vijë keq për jetën sot. Kush ka sy le të qajë për  gjakun. Kush ka mendje le të mendojë me mendjen e tij. Me imoralitet nuk arrihet krenari e kombi dhe nuk garantohet pavarësia e tij, por me moral ruhet vendi dhe lartësohen atdheu.

Qielli ka qarë e është nxirë, yjet janë shfaqur gjatë ditës, ka rënë pluhuri i kuq. Nuk ka gur pa gjak poshtë tij, kanë qarë xhinët, kanë goditur çmenduria, marrëzia, lebroza, sëmundja dhe varfëria,  e ju i shikoni këto me sytë tuaj.

Kush ndihmon në derdhjen e gjakut të muslimanit qoftë  dhe më gjysmë fjale në ditën e Gjykimit  në mes të syve të tij do të  shkruhet: “ I larguar, dëshpëruar nga mëshira e Zotit”.

Adhurues të Zotit! Hudhejfetu, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë:  Edukohuni me durim, edukohuni me fatkeqësi, sepse fatkeqësia do të ju godasë, dhe pse nuk do ju godasë më e rëndë se ajo që na ka ndodhur, kur ishim me të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. “ Gjynahet e të sëmurit do të shkatërrohen, bien sikur bien gjethet e pemëve.”

Adhurues të Zotit! Kush ngushëllon një të lënduar do të ketë shpërblim të ngjashëm me shpërblimin e tij, të lënduarit. Allahut i takon ajo që Ai mori, e Atij është ajo që Ai dhuron, tek Ai është çdo gjë me masë. Thoni të gjithë: Të Zotit dhe tek Ai do të kthehemi, na mjafton Allahu, sa Mbështetës i mrekullueshëm që Ai është.

O Zot, na bëj të qëndrueshëm në çështjen Tënde, fenë Tënde, na bëj të lidhur me litarin Tënd, Kuranin, na furnizo nga mirësitë Tua.

Drejtojuni  Sunduesi Bujarë me lutje dhe përgjërime, fitorja është e atyre që tek Zoti kërkojnë falje, prandaj tek Zoti kërkoni falje.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, Sunduesi i Vërtetë  dhe i Qartë.

Dëshmojmë se s’ka Zot tjetër përveç Allahut, Kujdestari i të drejtëve, Ndihmuesi i të shtypurve.

Dëshmoj se zotëria ynë dhe i dërguari ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, besniku i ndershmi. Paqja dhe shpeti i Zotit qoftë mbi të, dhe mbi familjen e tij, zotërinjtë e nderuar, njerëzit me karakter të lartë, mbi të gjithë shokët e tij të pastër, nga Muhaxhirinët dhe Ensarët.

LEXO  Këshilla për vepra të mira në lamtumirën e Ramazanit

Në vijim

O njerëzit tanë në tokën e shenjtë! Ju jeni mbulojë dhe mburojë, rroba dhe petku mbulues, ju jeni të mirët dhe mbështetësit, emblema pa mbulojë. Përmes jush mbrojmë vendet e shenjta dhe me ju hedhim tutje makinacionet e armikut. Mirësitë e Allahut ndaj jush janë të mëdha dhe begatit e Tij janë të shumta. Ju ka sprovuar me të shtrenjtat e të parëve tuaj dhe bëtë durim, ju ka sprovuar me shkatërrimin e shtëpive tuaja dhe ishit në përgjegjësinë tuaj, bëtë detyrën tuaj. Ne nga këtu ju themi: Jepuni fund inateve dhe zhgënjimit mes jush, jepuni fund armiqësive përmes komunikim dhe dhembshuri, bëni fjalët tuaj një, derisa të zbuten zemrat tuaj dhe jini dorë e vetme.

“Kur shigjetat bashkohen është vështirë të thyhen, e nëse ndahen, copëtohen.”

Përkujtoni se jeni duke hyrë për në një muaj të madh, muaj të bekuar, muaj në të cilin Allahu ka zbritur Kuranin, dhe në të cilin i dërguari ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka praktikuar, synet, namazin e teravive.

Xhamia e bekuar e Aksasë është xhamia juaj, vendi i adhurim tuaj. Ajo është vetëm për muslimanët. Nuk lejohen në asnjë rast që të ndalohen muslimanët për të ardhur në të dhe për të plotësuar ritualet e tyre fetare me qetësi, dinjitet, siguri, dashuri, paqe dhe respekt.

Ndërsa ju o populli ynë në tokën e Gazas! Nga ky ambient i pastër, i lutemi Sunduesit tonë Bujarë që të ju mbrojë, të ju ruaj, të ju bëj të qëndrueshëm dhe që të jetë me ju. E nëse Allahu është me ju nga kush do të frikësoheni?!

Ju kërcënuan me uri dhe etje, por Dora e Allahu është mbi ju që dhuron, a nuk është Allahu i Madhërishëm Ai që mundëson ushqimin?! U penguan nga ndihmat, por furnizimi i Allahut është i pafund.  “ Këto janë, njëmend, begatitë Tona që nuk kanë të sosur!” (Sad 54)

O ti musliman! Mos u shqetëso, ajo që është e destinuar, caktuar për ty, do të ndodhë, dhe ajo me të cilën do të furnizohesh do të vijë.

O Zot, ruaj ata në mes duarve të tyre, para dhe pas tyre, nga e djathta dhe e majta e tyre, lehtëso barrën e tyre dhe shto shpërblimet e tyre, o Zoti i botëve.

Adhurues të Zotit! Durim të mirë, sa afër që është lehtësimi. Kush e mendon Zotin në çdo çështje shpëton, kush i beson Allahut nuk e prekën ndëshkim, e kush shpreson tek Ai do të ketë atë që ai ka shpresuar. Kush do që  kërkon falje tek Zoti në vazhdimësi, atij Allahu do ti japë nga çdo mundim rrugëzgjidhje,  nga çdo shqetësim rrugëdalje dhe nga çdo të vështirë lehtësim. A nuk ka thënë Nuhu për popullin e tij: “ E u thashë: “Kërkoni falje nga Zoti juaj, i Cili është Falës i madh, që Ai t’ju dërgojë shi të bollshëm, t’ju shtojë pasurinë dhe fëmijët tuaj dhe të bëjë për ju kopshte e lumenj!” ( Nuh 10-12)

Adhurues të Zotit! Pastrimi i zemrave bëhen me leximin e Kuranit dhe kërkim e faljes tek Zoti. Llukman i drejtë i ka thënë djalit të tij: “ O djali im, eduko, mëso, gjuhën tënde duke thënë: O Zot më fal mua, sepse tek Zoti ka disa momente, orë, në të cilat Ai nuk i refuzon, nuk i kthen lutjet e lutësit.”

O Zot, të lutemi që të na japësh fitore në gjykim, na bëj që të kemi pozitat e dëshmorëve, jetën e të lumturve, shoqërimin e të dërguarve dhe triumfin kundër armiqve.

O Zot, të lutemi të na japësh rrugëzgjidhje të afërt dhe durim të mirë, të lutemi të na shpëtosh nga çdo fatkeqësi, të lutemi për shëndet të vazhdueshëm, të lutemi të na bësh të pa nevojshëm për njerëzit dhe të lutemi të na shpëtosh nga çdo gjë, nuk ka forcë dhe nuk ka fuqi përveç Allahut, të Madhërishmit të Lartësuarit.

Ndërsa ti që fton për namaz, thirri njerëzit në namaz! “ Dhe fale namazin! Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar…” (El-Ankebut 45) “… Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju,

Falënderojeni për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato. “ Vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/790688912964779

Post Author: endrit