Lavdërimet janë për Zoti. Na ka udhëzuar për në muajin e Ramazanit, në të agjërojmë, falim namaz dhe japim sadaka, mbajmë lidhjet e gjakut. Madhërimi është për Zotin që na ka sprovuar me këtë epidemi nga e cila po lëndojmë. Na ka sprovuar me sprova të ndryshme me qëllim që të na ngrejë në gradë dhe që të fshijë nga ne të këqijat, gjynahet tona. Atij i takon falenderimi dhe Madhërimi për atë që na ka dhuruar dhe ndaluar.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok. Dëshmoj se zotëria ynë është rob dhe i dërguari i Zotit. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjen, shokët dhe pasuesit e tij deri në ditën e Kijametit.
Në vijim
O ju besimtarë! Ka dashur Allahu me urtësinë dhe vullnetit e Tij që të kalojë një javë nga muaji i Ramazanit dhe në xhami vazhdon ndërprerja e faljeve të namazit të xhumasë dhe namazeve me xhemat për shkak të kësaj epidemie me të cilën jemi sprovuar. Sa e dhimbshme është kjo për muslimanët që të falin namazin e xhuma dhe namazet e tjera me xhemat në shtëpitë e tyre, të privohen nga namazi i teravive në xhamitë e tyre, e në veçanti në xhaminë e Aksasë?! Por se ne bindemi dhe pranojmë Caktimin e Zotit, Vullnetit të Tij i dorëzohemi, ndjekim legjislacionin, fenë e Tij duke mbrojtur jetën njerzore me qëllim të mbrojtjes së fesë. Zotin e Madhërishëm e lusim që të largojë nga ne këtë epidemi, të na kthejë në Aksanë tonë, në xhamitë tona që të plotësojmë në to adhurimet për Zotin sikurëse do dhe është i kënaqur Zoti ynë.
O adhurues të Zotit! Të jeni shpresëplotë në përfundimin e kësaj vështirsie, dhe largimin e fatkeqsisë, Allahu i Madhërishëm na ka premtuar se do të jetë me ne, e kush ka Allahun me vete, për të nuk ka frikë. Prandaj të jeni me Zotin, zbatoni legjislacionin, fenë e Tij, shtoni sa më shumë veprat e mira, sepse ato janë nga shkaqet e pranimit të lutjes, largimit të vështirsisë, mbrojtjes nga fatkeqsitë dhe triumfimit ndaj armiqve.
Jepini muajit të Ramazanit të drejtën e tij të plotë nga nderimi dhe vlersimi, dhe mos neglizhoni në afrimin me adhurime tek Zoti juaj në ditët dhe netët e këtij muaji. Me të vërtetë qëllimi kryesor i muajit të Ramazanit është arritja e devotshmërisë në jetën e muslimanëve, sikurëse Allahu i Madhërueshëm ka thënë: O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, me qëllim që të ruheni (nga gjynahet).” (El-Bekare 183)
Plotësoni atë që ka ngelur nga muaji i Ramazanit, me agjërimin e ditëve të tij dhe faljen në netët e tij. A nuk dëshironi që Zoti të jua fali gabimet tuaja?! Prandaj agjëroni dhe falni namaz natën me besimin në Zot dhe të bindur në shpërblim dhe sevape. I dërguari ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kush agjëron muajin e Ramazanit me besim dhe bindje në shpërblim e Zotit, atij i falen të gjitha gjynahet e kaluara.” Sikurëse ka thënë gjithashtu: “Kush falën namazin e natës në Ramazan me besim dhe bindje në shpërblim e Zotit, atij i falen të gjitha gjynahet e kaluara.”
O ju muslimanë! Sikurëse agjërojnë trupi dhe barku jua nga ushqimi dhe pija, le të agjërojnë organet e trupit tuaj nga të ndaluarat. Le të agjërojë dëgjimi ynë, gjuha jonë, dhe shikimi ynë nga çdo gjë që është e ndaluar. Angazhoni këto organe të trupit në atë që kënaqin Zotin. Mos i angazhoni ato në të ndaluar, kundërshtinë ndaj Zotit.
Xhabir Ibn Abdullahi, ka thënë: “ Nëse agjëron le të agjërojë dëgjimi, veshi yt, syri dhe gjuha jote nga gënjeshtrat dhe të ndaluarat.” Le të sundojë qetësia në ditën tënde të agjërimit dhe mos i bëj të njëjta ditën që agjeron me ditët jash agjërimit.
O adhurues të Zotit! Po jetojmë në kohë epidemie, ajo është në vetvete fatkeqsi që ka ardhur nga Allahu. Përse neglizhoni nga pendesa, përse nuk nxitoni që të largoheni nga të ndaluarat, ndaj të cilave jemi të pavëmendshëm për peshën e tyre në ditën e ndëshkimit të madh?!
A nuk duhet që kjo epidemi që na ka goditur, e cila na tregon Fuqinë e Zotit dhe dobësinë e robërve të Tij, që të reflektojmë dhe rregullojmë prioritetet tona me fenë tonë, me popullin tonë, me çështjen tonë, të tashmen dhe të ardhmen tonë, si dhe me realitetin tonë në të cilin është i fshehur armiku jonë.
O muslimanë! Hapni një faqe të re me Zotin, me pendesë të sinqertë, pendesë nga të këqiat, të voglat dhe të mëdhatë e tyre, pendesë nga neglizhenca, pendesë nga padija dhe errësira, pendesë nga hipokrizia dhe nga pasimi i armiqve të popullit, umetit dhe fesë tonë. Të gjitha këto kërkojnë pendesë të shpejtë pa e shtyrë, vonuar atë, sepse Allahu i Madhërishëm na urdhëro dhe na thotë: “ Të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni tek Allahu të penduar, që të arrini shpëtimin!” (En-Nur 31)
O adhurues të Zotit! O besimtarë! Përse grindje, ndarje dhe përçarje, përse ndërprerje e lidhjeve të gjakut?! Përse shqetësimi i fqinjit?! Përse ngrënia e kamatë, përdorimi i sajtë?! A nuk jeni të përmalluar për Faljen dhe Mëshirën e Zotit?! A nuk dëshironi që agjërimi juaj të konsiderohet i pranuar dhe të shpërbleheni për të?! Atëherë kthehuni për tek Zoti juaj, sepse në mes çdo njërit prej jush dhe xhenetit apo zjarrit të xhehenemit është vetëm se vdekja. Ebu Ubejda na tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Agjërimi është mburojë, nëse nuk e dëmton, shkatërron atë.” Nga Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me të, është transmetuar se ai ka thënë: “Nuk është agjërim, vetëm të ndaluarit nga ushqimi dhe pija, por se dhe të ndaluarit nga gënjeshtra dhe e kota, shpifja dhe betimi i kotë.” Mjerë për atë që kundërshton Zotin e tij, mjerë për atë që në agjërim ndalohet vetëm nga ushimi dhe pija, dhe nuk ka gjurmë nga agjërimi i tij. Mjerë për atë që hidhëron prindërit e tij, dhe kalon muajin e Ramazanit me llafe dhe të kota. Mjerë për atë që nuk i ka dhënë mësim epidemia e Koronës, që të kthehet tek Zoti. Mjerë për atë që vepron të keqën dhe e pason atë. Mjerë për ato femra të zhveshura që e kundërshtojnë Zotin e tyre. Mjerë për atë që tregohet dorështrënguar, koprrac me lëmoshën e tij, dhe nuk nxjerrën prej pasurisë së tij atë që është e ka obligim, zekatin e pasurisë. Mjerë për atë që është i pakujdesshën në agjërim, tregohet dembel, përtac në namazin e natës në këtë muaj, dhe nuk e hapën Kuranin në Ramazan.
O ti i pavëmendshëm, neglizhent, bëj kujdes. O ti që je i pakujdeshëm ndaj adhurimeve dhe ndaj bindjes së Zotit, zgjohu. O ti që ke humbur ditët dhe netët e Ramazanit, mjerë për ty.
Mirësia e agjërimit nuk ka kufi në shpërblimin e tij sepse Allahu i Madhërsishëm thotë: “ Agjërimi është për Mua, Unë shpërblej për të.”
Po, në këtë muaj, falen gjynahet, në të është namazi i teravive. Nëse jeni sprovuar nga të privuarit e faljes së tyre me xhemat në xhamia, falini ato me xhemat në shtëpitë tuaja, sepse me të vërtetë do të keni të njëjtin shpërblim të xhematit. Allahu i Madhërishëm ja shton shpërblimet atij që Ai dëshiron në varësi të nijetit, qëllimit të tij.
O muslimanë! Nga të mirat e muajit të Ramazanit, për të cilën dhe është specifikur se është muaji i falje, Allahu falën agjëruesit, muslimani falën atë që i ka bër padrejtësi nga muslimanët. Prandaj falni dhe mëshironi që Allahu të ju fali dhe të ju mëshirojë.
O adhurues të Zotit! Vërtetë Allahu i Madhërishëm ju ka ndihmuar ju në muajin e Ramazanit, në të punuarit e veprave të mira dhe në braktisjen e veprave të ndaluara përmes prangosjes së shejtanëve. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thotë; “Kur vjen nata e parë e Muajit të Ramazanit, prangosen shejtanët.”
Përse këmbëngulin disa njerëz në këputjen e zinxhirëve dhe dhënijen e lirisë së tyre?! Përse disa njerëz mbyllin për vetet e tyre portat e xhenetit që janë hapur për të, dhe hapin portat e xhenemit të cilat janë mbyllur në fillimin e tij, Ramazanit?! Ku janë ata që largohen nga zjarri i xhehenemit?! Ku është muslimani që ka për slogan në Ramazan dhe muaj të tjerë: “O veprues i të mirës, afrohu! O punues i veprave të këqija , ndalu dhe largohu! ”
O muslimanë! Ramazani është muaji i forcimit të lidhjeve dhe muaji i mëshirimit mes njëri-tjetrit. Pastrojeni pasurinë tuaj me nxjerrjen e zekatit të sajtë, dhe pastroni trupat tuaj me nxjerrjen e sadakasë së Fitrit. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thotë: “Sadakaja e fitrit është pastrim për agjëruesin nga thasheshemet, sharjet e grindjet gjatë agjërimit dhe si ushqim për të varfërit.” Nxirreni atë dhe pastroni vetet tuaja me të, sepse lejohet përshpejtimi i nxjerrjes së Sadakasë së Fitrit para përfundimit të muajit të Ramazanit, me qëllim që të përkrahen dhe mbështeten të varfërit dhe nevojtarët.
O ju besimtarë! Ramazani është mundësi prandaj shfrytëzojeni atë, bëhuni serioz dhe përpiquni të shtoni të mirat dhe të arrini gradë të larta në xhenetet e Zotit. Frikësohuni Zotit me frikë të vërtetë dhe bindjuni vetëm Atij me bindje të vërtetë. Shfrytëzoni shëndetin tuaj para se të ju preki sëmundja. Jeni dëshmitarë dhe po e shikoni sëmundjen dhe dëmet e sajtë. Shfrytëzoni nga koha juaj e lirë para se të jeni të angazhuar, ngarkuar me punë, ja ku jeni duke jetuar momente izolimi prej disa javësh. Shfrytëzoni forcën tuaj para se ta humbni atë, të behëni të dobët, shfrytëzoni jetën tuaj para së të ju vijë vdekja. Ky është një nga sezonet e mirësivë, prandaj bëni kujdes që të mos dështoni në të, shtoni në të sa mëshumë nga adhurimet dhe nga veprat e mira dhe garoni në to, sikurëse Allahu i Madhërishëm ju ka urdhëruar kur ju ka thënë: “ Pra, bëni garë me njëri-tjetrin për punë të mira.”(El-Bekare 148) Allahu i Madhërishëm gjithashtu ju ka thënë: “Këtë le ta synojnë ata që përpiqen.”( El-Mutaffifin26)
O Zot na bëj nga ata që garojnë në vepra të mira, prano nga ne agjërimin dhe namazin, na e bëj të mundur ndarjen nga kjo botë duke qenë i kënaqur me ne.
Lutjuni Zotit sepse jeni të premtuar për përgjigje.
Hutbeja e dytë
Lavdrimet janë vetëm për Allahun. Lavdrime dhe Madhërime të panumërta vetëm për Zotin, ashtu sikurëse dëshiron dhe është i kënaqur Zoti ynë.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok. Dëshmoj se zotëria ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit. Paqja, mëshira dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin udhëzimin e tyre deri në ditën e fundit.
O ju muslimanë! Ramazani ka ditë të caktuara, shfrytëzojini ato para së të ju kalojnë. Ibn Mes’udi, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Nuk kam ndier më shumë keqardhje se në fund të ditës kur ka përënduar dielli i sajtë, më është pakësuar, afruar më shumë afati i fundit, dhe nuk kam shtuar në atë ditë veprat e mira.”
Zoti ju mëshiroftë, punoni për vetet tuaja në ditët dhe netët e Ramazanit. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nuk ka punë në ditë që të mos ketë mbyllje, përfundim.”
Prandaj bëni shumë kujdes, rëndoni peshoret tuaja në Ramazan, me punë të mira. Selef Es Salih, të parët e mirë kanë thënë: “Nëse mundeni që të mos lejoni dikë që të jua kalojë në adhurime ndaj Zotit atëhere bëjeni. Nëse ju garon dikush në fenë tuaj, garoni me të. Nëse dikush ju garon në këtë botë, lëreni të bjeri në lumin e tij.”
O musliman! O adhurues të Zotit! Merrni vetet tuaja në llogari dhe mësoni të metat dhe gjynahet tuaja dhe pakësoni ato, sepse ato janë shkatërruese. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Vërtetë besimtari i shikon gjynahet e tij sikur ai është ulur poshtë një mali, dhe ka frikë se mos i bie mbi kokë, mali i gjynaheve. Ndërsa i shthururi i shikon gjynahet e tij sikur një mizë që kalon para hundës së tij dhe i bën kështu, e largon, dhe ka bërë me dorë tek hunda e tij.”
O ju agjërues! Ky është Ramazani muaji i durimit, prandaj bëni durim në adhurimet tuaja. Përmirsoni agjërimin tuaj, namazin tuaj të natës në këtë muaj. Bëni durim përballë të këqijave dhe të ndaluarave, ngrini lartë përkushtimin tuaj. Muslimani agjërues nuk kënaqet vetëm se me adhurimin e tij të plotë ndaj Zotit, që të jetë musliman, pastaj besimtarë, pastaj vepërmirë, bamirës dhe më pas i devotshëm. Dikush ka thënë: “Nuk kam parë të metë më të madhe tek njerëzit, se e meta e atyre që janë të mangët në veprat e tyre kur kanë mundësi për të qenë të plotë.”
Po o adhurues të Zotit! Bëni durim ndaj asajtë që ka caktuar Zoti nga fatkeqsitë dhe epidemitë, sepse për çdo fatkeqsi dhe epidemi ka afat, exhel, sikurëse për çdo njeri ka exhel, afat. Prandaj mbyllini afatet tuaja me përfundime të mira, që të jeni nga ata për të cilët Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Cilindo mashkull apo femër që kryen vepra të mira, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur dhe do ta shpërblejmë sipas veprave më të mira, që ka bërë.” ( En-Nahl 97)
Imam Ahmedi është pyetur: “ Kur e gjenë njeriu shijen e qetësisë? Ka thënë: “ Me këmbën e parë që do të vendosi, hedhi në xhenet.”
O Zot na jep xhenetin dhe çfarë na afron më të nga fjalët dhe veprat.
O Zot kërkojmë mbrojtjen Tënde që të na ruash nga zjarri dhe nga çfarë na afron me të nga fjalët dhe veprat.
O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro politeizmin dhe politeistët, dhe shkatërro armiqt e fesë.
O Zot na jep kthim të mirë në Aksanë tonë dhe në xhamitë tona.
O Zot ruaj Aksanë dhe pastroje atë nga padrejtësitë dhe të padrejtët.
O Zot ruaj muslimanët në Siri, Egjypt, Jemen, Libi, Indi dhe në Kinë, në Palestinë dhe në çdo vend.
O Zot ndalo gjakderdhjen e tyre dhe mbro tokën dhe pasurinë e tyre, largo nga ata vështirsitë, fitnet dhe të këqiat o më i Madhi Mëshirues.
O Zot kërkojmë mbrojtjen Tënde nga tiranët kriminel të cilët ka vrarë njerëz të pafajshëm, kan dergjur gjak, kan torturuar të moshuarit, fëmijët dhe gratë o Dëgjuesi i lutjeve.
O Zot mëshiro të vdekurit tanë, fal të dobëtit tanë, shëro të sëmurët tanë dhe na ndihmo kundra popullit mohues.