Mësime nga Israja dhe Miraxhi, mbështetje e popullit të Palestinës

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa    28-07-1445 H     09-02-2024 D

Shejh Muhamed Hysejn 

Tema    Mësime nga Israja dhe Miraxhi,  mbështetje e popullit të Palestinës

Lavdërimet janë për Zotin, Ai që e mbarti të dërguarin e Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, nga Xhamia e Shenjtë (në Mekë) në Xhaminë e Largët të Aksasë, i tregoi atij disa nga mrekullitë dhe mirësitë e Tij të mëdha, të cilat nuk numërohen dhe nuk llogariten.  

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm pa shok, Atij i takon pushteti epror dhe lavdia, në Dorën e Tij është çdo e mirë, Ai është i Fuqishëm për çdo gjë!

Dëshmoj se zotëria dhe i dashuri ynë, ndërmjetësuesi  dhe modeli ynë, Muhamedi, është rob i Zotit  dhe i dërguari i Tij, i përzgjedhuri i Tij nga të gjitha krijesat dhe miku, i dashuri i Tij. Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij, të parët e të mirëve, mbi të gjithë që kanë ecur në rrugën e tyre, kanë ndjekur gjurmët e tyre dhe kanë pasuar traditën e tyre deri në ditën e Fundit.

Lutje dhe përshëndetje për dëshmorët dhe të rënët, për të burgosurit dhe të rënët robër, për durimtarët e lidhurit dhe të vendosurit, nga bijtë e popullit tonë Palestinez, në të gjithë tokën Palestineze.

O ju muslimanë!  O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Në këto ditë të bekuara, një përkujtim i madh  dhe një rast solemn ka kaluar tek muslimanët, përkujtimi i Israsë dhe Miraxhit i të dashurit tuaj, Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, nga xhamia e shenjtë, Qabeja, në Meken e Bekuar, për në xhaminë e bekuar të Aksasë, në Kud’sin e shenjtë. Ai është një rast solemn, madhështorë që është i lidhur me akiden, besimin e të gjithë umetit. Nuk mjafton ligjërimi i ditës së xhuma, për të sqaruar të gjitha mësimet dhe përfitimet e këtij përvjetori solemn. Por ne do të kalojmë mbi disa momente të rëndësishme  dhe vështrime të shpejta nga efektet e këtij përkujtimi dhe kësaj mrekullie të madhe. Mrekulli, të cilën Allahu i Madhërishëm ka dashur që ta shënojë në librin e Tij të shenjtë,  Kuranin Famëlartë, ajet me të cilin luten dhe plotësojnë adhurimin robërit e Tij besimtarë dhe bijtë e umetit musliman, në të gjithë këtë jetë të kësaj bote, derisa Allahu ta trashëgojë tokën dhe çfarë ka në të.

O ju muslimanë! E ndoshta një nga gjërat më të spikatura që mund të hasim në këtë udhëtim është kjo lidhje doktrinarë, besimi, për të cilën, askush nuk mund ta vërë në dyshim apo të mendojë në të. Sepse ajo ka lidhur akiden, besimin e të gjithë muslimanëve me vendet e tyre të shenjta, me xhamitë e tyre, me tokën nga e cila është bartur i dërguari ynë, Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, për në tokën në të cilën përfundoi udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit të tij.

Po, o ju muslimanë! Vërtetë ajo është akide, besim i vërtetë, akideja e Islamit, që e bën këtë popull durimtar dhe të lidhur, vigjilent. Ky popull që Allahu i Madhërishëm i ka besuar të jetë mbrojtës dhe kujdestar i Kud’sit dhe vendeve të shenjta të tij,  mbrojtës, i tokës së Israsë dhe Miraxhit, këtu në tokën tonë të bekuar dhe në çdo pëllëmbë të kësaj toke. Ndoshta agresioni brutal ndaj të cilit janë ekspozuar bijtë populli të duruar dhe të lidhur, atje në Gaza, këtu në Kud’s, dhe në çdo qytet, fshat, kamp dhe fshat nga fshatrat e Palestinës.

LEXO  Nuk ka përparim dhe zhvillim vetëm se me besim

Po,  ju jeni të lidhurit me këtë vend! Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ju me këtë lidhje, me këtë vendosmëri, dhe me këtë nderim, që është nga nderimet e Allahut të Madhërishëm për të dërguarin e Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, për këtë umet dhe për këtë popull në mënyrë të veçantë, i cili ka qenë, është dhe do vazhdojë të jetë në mbrojtjen dhe kujdesin e këtyre vendeve të shenjta.

Po, o ju muslimanë! Vërtetë ne kapemi me vendin e Israsë dhe Miraxhit, me çdo grimcë dheu nga dheu i saj dhe me çdo pjesë  nga pjesët e saj të pastra, sepse ajo është tokë të cilën Allahu e ka bekuar.  A nuk ka thënë Allahu i Madhërishëm: “ I lavdëruar qoftë Ai që e mbarti robin e Tij (Muhamedin) natën nga Xhamia e Shenjtë (në Mekë) në Xhaminë e Largët (të Jeruzalemit), rrethinën e së cilës e kemi bekuar, për t’i treguar atij disa nga mrekullitë Tona. Ai, me të vërtetë, dëgjon çdo gjë dhe sheh çdo gjë.” (El-Isra’ 1)

Po, bekimet rreth xhamisë së Aksasë dhe tokës së saj dhe bekimi në xhaminë e Aksasë është i shtuar. Ju të cilët keni marrë rrugën që ta vizitoni dhe ta mbushni atë, në këtë ditë  nga ditët e bekuara të Allahut. Ju jeni rojet dhe kujdestarët besnik të saj, Aksasë, me të gjithë bijtë e popullit tuaj, me të moshuarit e tij, me burrat e tij, me fëmijët e tij, me gratë e tij, me nënat e lira dhe të lavdishme të bijave të Palestinës dhe me baballarët prej burrave të saj besnik.

Po, ju jeni të tillë. Allahut të Madhërishëm i lutemi që të mbetemi kështu, të na dhurojë lidhje dhe vendosmëri në këtë xhami të bekuar dhe në këtë tokë të pastër derisa të përmbushet ajo që Allahu ka caktuar, derisa Allahu të trashëgojë tokën dhe ata që janë në të, Ai për këtë është i Fuqishëm  dhe i Aftë për përgjigje.

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Kuptimi i kësaj lidhjeje në mes xhamisë së Aksasë dhe xhamisë së shenjtë në Meke, Qabes, dhe xhamisë së Profetit në Medine, nëse kthehemi në thellësi të historisë do e shikojmë këtë në librin e Zotit. A nuk thotë Allahu i Madhërishëm: “ Me të vërtetë, Faltorja e parë e ngritur për njerëzit, është ajo në Bekkë (Mekë), e bekuar…” (Al ‘Imran 96) Ndërsa i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë, siç transmeton sahabiu i nderuar, Ebu Dher El Gafran, kam pyetur: “ O i dërguari i Allahut, kush nga shtëpitë e Zotit, xhamitë është ndërtuar e para në tokë?” Për të ju përgjigjur, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të; “ Xhamia e shenjtë, Qabeja.” Pastaj i kam thënë: E pas saj?” Ka thënë: “ Xhamia e Aksasë.” I kam thënë: “ Sa kohë diferencë ka mes tyre?” Ka thënë: “ Dyzet vite, pastaj ku të gjejë koha e namazit falu, se aty është xhami.”

LEXO  Lironi të burgosurit tanë - Aksa 16.10.2020

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Këta ajete Kuranore dhe shumë të tjera sikur ato, këto hadithe fisnike dhe shumë të tjera të ngjashme me to, obligojnë për të gjithë umetin musliman që të ngrihen për këtë emanet dhe ta ruajnë atë, të mos neglizhojnë në kujdesin ndaj saj, në ruajtjen e vendeve të saj të shenjta dhe tokën e saj, dhe të kujdesen, të ruajnë popujt që ngrihen për mbrojtjen e xhamisë, tokës dhe dheut të saj. E grupi pararojë në këtë janë bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit të cilët janë të lidhur fort me të, pavarësisht fatkeqësive, pavarësisht agresionit dhe përkundër humbjes së shumë nga djemtë tanë, të gjitha këto në rrugë të Allahut të Madhërishëm, në ruajtje të këtij emaneti, sepse Allahu thotë: “ O besimtarë! Mos e tradhtoni Allahun dhe të Dërguarin e mos i tradhtoni amanetet me vetëdije.” (El-enfal 27)

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Kjo është një urtësi e madhe dhe sublime që Miraxhi, ngritja e të dërguarit, të jetë nga kjo tokë e pastër, nga ambientet e xhamisë së bekuar të Aksasë,  nga kjo xhami të cilën e ka caktuar Allahut të jetë Islame, ka caktuar të jetë xhami nga lartësia e shtatë qiejve, dhe e ka bërë Kuran që do të lexohet deri në ditën e Kijametit. Ajo është emanet, prandaj, o ju muslimanë, udhëheqës dhe popull, shtete, qeveri dhe popuj, duhet të ngriheni, të kujdeseni për emanetin tuaj dhe ta ruani atë.  Përndryshe, historia do t’ju shkruajë në faqet e saj të zeza, larg dhe shumë larg nga çdo përkujtimi i mirë që lidhet me çliruesin e drejtë, Omerin, Zoti qoftë i kënaqur me të, dhe çlirimtarit, për së dyti, të saj Salahudin Ejubit. Prandaj, zgjidhni nga ditët tuaja në cilat faqe të historisë dëshironi të shkruhen emrat tuaj.

Në një hadith të dashurit tonë të nderuar, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  ka ardhur: “ Nuk kërkohet me ngulm vajtja, udhëtimi, vetëm se për në tre xhami:  Në xhaminë e shenjtë, në Qabe, Meke, këtu në xhaminë time, xhamia e profetit në Medine,  dhe në xhaminë e Aksasë.” Apo siç ka thënë i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.    

Fitorja është për ata që Zotit i kërkojnë falje, tek Allahu kërkoni falje dhe  luteni Allahun duke qenë të bindur në përgjigje.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet  janë vetëm për Zotin. Lutje dhe përshëndetje për zotërinë tonë Muhamedin, s’ka të dërguar pas tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut,  deshi që robërit e Tij të punonin për fenë e tyre dhe jetën e tyre të kësaj bote, deri sa të fitonin nga mirësitë e Zotit dhe të meritonin kënaqësinë e Tij.

Dëshmoj se zotëria ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Plotësoi emanetin, solli mesazhin dhe këshilloi umetin, dhe na ka lënë në rrugë të ndriçuar, nata në të është sikur dita e saj, nuk devijon prej saj vetëm se i shkatërruari.

Në vijim

O ju muslimanë! Nga lartësia e këtij minberi të nderuar lutemi për shpirtrat e dëshmorëve tanë dhe për dëshmorët e muslimanëve ku do që kanë rënë. Allahun e Madhërishëm e lusim që të jap shërim të shpejtë për të plagosurit dhe të sëmurët tanë. Sikurse ju drejtojmë urimet respekti dhe nderimi për ata të lidhur me këtë vend që vuajnë pas hekurave në burgjet e pushtuesit. Urime të mira dhe të begata nga ambientet e xhamisë së bekuar të Aksasë, dhe nga hapësira e përkujtimit aromatik, përkujtimi i Israsë dhe Miraxhit. Duke ju lutur Allahut të Madhërishëm që të përshpejtojë lirinë dhe shpëtimin e tyre. Sikurse e lusim Allahun e Madhërishëm që ti japë të gjithë bijve të popullit tonë vendosmëri, forcë dhe qëndrueshmëri në lidhjen me këtë vend dhe në durim,  dhe që të kapen me këto toka të shenjta dhe të bekuara, kushdo qofshin sakrificat, dhe sa do të që rritet dhuna e këtij agresori të padrejtë.

LEXO  Respektimi i prindërve... bekim në këtë jetë dhe në botën Tjetër

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Sa i përket xhamisë së bekuar të Aksasë,  përsërisim sot dhe çdo ditë, në çdo kohë dhe në çdo rast, se ajo është pjesë e besimit dhe ibadetit, adhurimit tonë. Nuk do të heqim dorë nga asnjë grimcë toke nga toka e saj e pastër, dhe nën asnjë rrethanë nuk do të ketë ndonjë pazar apo shkëmbim mbi të. Sepse ajo është pjesë e besimit tonë, adhurimit tonë, qytetërimit dhe historisë tonë. Në asnjë mënyrë dhe në asnjë situatë nuk ju kushtojmë vëmendje atyre që sfidojnë dhe  dyshojnë për pozitën e xhamisë së bekuar të Aksasë. Ajo ka qenë këtu në këtë vend që nga ekzistenca e saj e parë deri më sot dhe kështu do të jetë deri në Kijamet, vetëm për muslimanët dhe askush nuk e ndan atë me ta.

O ju muslimanë! Për këtë arsye, shikojmë detyrën tonë në këto troje të bekuara, e Zoti i Madhërishëm na e ka caktuar që të jemi grupi  pararojë  i umetit Islam,  dhe që të jemi kanali i parë në mbrojtje të të shenjtave të saj dhe dinjitetin e saj. Dhe që të jemi të bindur,  të vendosur dhe këmbëngulës, të palëkundur, të patundur dhe të lidhur fort me të, derisa Zoti të sjelli urdhrin e Tij. E urdhri i Allahut gjithmonë është lehtësimi, lavdia, është ndihma dhe mbështetja ndaj robërve të Tij besnik.   “Vërtet, fitorja është vetëm nga Allahu, i Plotfuqishmi dhe i Urti.” (Al ‘Imran 126) “Vërtet, Allahu e ndihmon këdo që e ndihmon Atë. Allahu është vërtet i Fortë dhe i Plotfuqishëm.” (El-Haxhxh 40) “Me të vërtetë, pas vështirësisë – vjen lehtësimi! Vërtet, pas vështirësisë – vjen lehtësimi!” (Esh-Sherh 5-6)

O ju muslimanë! Një vështirësi nuk do të mbizotërojë mbi dy lehtësime. Prandaj, bëni vetët tuaja të vendosur, të qëndrueshëm dhe forconi ata në lidhjen dhe vendosmërinë tuaj, derisa të takoni Allahun, Zotin tuaj duke dëshmuar se s’ka Zot tjetër përveç Allahut, se Muhamedi është i dërguari i Allahut. Dhe sepse ju ishit të zotët e emanetit që mbajtët, ruajtët, që të takoni Zotin tuaj me fytyrë të ndritur dhe të zbardhur,  me faqe veprash që, me faljen e Allahut dhe forcën e Tij, ju shpien në Xhenetet e begata, me lejen e Tij,  Allahut të Madhërishëm, nën flamurin e autorit të udhëtimit të Israsë dhe Miraxhit, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

O Zot, të lutemi që ta na japësh kthim të mirë tek Ti.

O Zot, na jep ne dhe të gjithë muslimanëve rrugëzgjidhje të shpejtë dhe të afërt, na jep, udhëheqës besimtarë dhe të mëshirshëm, që të njësojë rrallët tona, të bashkojë  forcat tona dhe të na japi fitore.

O Zot, mëshiro dëshmorët tanë, shëro të plagosurit dhe të sëmurët tanë, dhe mundëso lirinë e të burgosurve tanë.

O Zot, fali besimtarët dhe besimtaret, muslimanët dhe muslimanet, të gjallët dhe ata që kanë ndërruar jetë prej tyre, bëj që përfundimi  ynë të jetë me vepra të mira.

Të nderuar vëllezër! Do të falim namazin e xhenazes në mungesë për shpirtrat e dëshmorëve pas namazit të xhumasë.

Dhe ti që fton për  namaz, fto për namaz!

Afrim Smakaj

Post Author: endrit