Mirësia e sigurisë dhe e ushqimit, mbështetje për popullin e Palestinës

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme    14-02-1447H   08-08-2025 D

Shejh Abdul Bari  Ibn Avad Eth-Thubejti 

Tema  Mirësia e sigurisë dhe e ushqimit, mbështetje për popullin e Palestinës

Lavdërimet janë për Zotin. Çdo e mirë, dhuratë dhe udhëzim është mëshirë nga Ai. Zotin e Madhërishëm e lavdëroj dhe e falënderoj, çdo të mirë që ne kemi na vjen vetëm se nga Ai. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok, na ka krijuar, furnizuar dhe na udhëzoi, e suksesi ynë është vetëm se nga Ai.

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, e dërgoi Zoti i tij me me të vërtetën, përgëzues dhe paralajmërues, dhe mëshirë prej Tij  për mbarë botën. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, të cilët ishin besnik ndaj asaj që i kishin premtuar Zotit, e merituan kënaqësinë dhe pranimin prej Tij.

Në vijim

Porosis veten dhe ju që t’i frikësohemi Zotit të Madhërishëm dhe të Lartësuar, vërtetë porosia më e sinqertë, më e efektive dhe më e dobishme, është porosia në devotshmëri, me të cilën porosis veten dhe ju. “O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al ‘Imran 102)

Në zemër të sureve të shkurtëra shkëlqen për ne sureja Kurejsh me thirrjen e saj të përjetshme dhe ndikimin e saj të thellë në shpirt. Disa fjalë të pakta që ringjallin shpirtin dhe zgjojnë brenda nesh ndjenja mirënjohjeje dhe modestie, turpi. “(Shkatërrimin e njerëzve të elefantit Allahu e bëri) për të mbrojtur kurejshët, për t’i siguruar ata në udhëtimin që bëjnë dimër e verë. Prandaj le të adhurojnë Zotin e kësaj shtëpie (Qabes), i Cili i ushqen ata në ditë urie dhe i siguron në ditë frike.” (El-Kurejsh 1-4) Vargje, ajete, që frymëzojnë zemrën dhe hapin mendjen e njeritu drejt dy kuptimeve të mëdha: Furnizimi me ushqim pas urisë dhe dhënia e sigurisë pas frikës. Këto janë padyshim dy shtylla, garanci themelore të një jete dinjitoze. Kush i fiton ato ka fituar dy thesare të paçmuara nga kjo botë: Një bekim; “ … i ushqen ata në ditë urie…” (El-Kurejsh 4) Ushqimi në kohë urie nuk është vetëm ushqim, por është jetë që dhurohet, bukë që mban një trup, pikë uji që freskon një shpirt, ngrohtësi që mbulon të ftohtin e  nevojtarit dhe dinjitet që shëron thyerjet e varfërisë. Por kur njeriu privohet nga kjo nuk është stomaku i tij që vuan nga uria, por përkundrazi dinjiteti i tij vuan nga uria dhe njerëzimi i tij vyshket. Çfarë bekimi, mirësie: “ … i ushqen ata në ditë urie…” (El-Kurejsh 4) Ajo është qetësi që përshkon jetën, siguri e natës që sjell paqe në shpirt, rehatia e fëmijëve në krahët e nënave të tyre dhe ndjesia se e nesërmja po vjen, pa tmerr, frikë. Njeriu shkon në shtrat pa frikë që e shqetëson dhe zgjohet pa shqetësime që e shqetësojnë. Siguria është një bekim, mirësi të cilën ai që e zotëron nuk e ndjen, përveç se kur e shikon atë të humbur tek të tjerët. Ndërsa frika kur vendoset në një vend, ajo vret gjumin, humbet qetësia, dita bëhet Xhehenem dhe nata kthehet në një makth të vazhdueshëm.

LEXO  Pastrimi i shpirtit - Shejh Abdullah ibn Abdurrahman el Buajxhan - 05.10.2018

Sekreti i lumturisë së vërtetë, burimi i lumturisë së përjetshme, paqja mendore që nuk mund të blihet dhe bekimi më i çmuar që mund t’i jepet një personi është paralajmërimi i dërguarit të Zotit, paqja dhe shshpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në fjalën e tij elekuente dhe të qartë, kur thotë: “ Kush prej jush zgjohet në mëngjes dhe është i sigurtë (i qetë) në familjen e tij, i shëndoshë në trupin e tij dhe e ka ushqimin për atë ditë, ai është sikur t’i jetë dhënë e tërë bota.” Tre bekime, mirësi nëse kombinohen, bashkohen tek njeriu do ta bëjnë atë të pavarur nga ankesat dhe do ta pengojnë të aspirojë për atë që kanë të tjerët: Siguria që ia qetëson zemrën, shëndeti që e ndihmon në jetë dhe furnizimi, ushqim që i plotëson nevojat e tij. Për këtë Zoti i Madhërishëm ka thënë: “ Prandaj le të adhurojnë Zotin e kësaj shtëpie (Qabes), i Cili i ushqen ata në ditë urie dhe i siguron në ditë frike.” (El-Kurejsh 3-4) Ky ajet përmban një thirrje të butë, por të vendosur për t’iu nënshtruar dhe adhuruar Atë, në dorën e të Cilit është gjithçka: vetëm Zotit, ku bekimet, mirësitë vijnë vetëm se nga thesaret e Tij dhe frika largohet vetëm se me mëshirën e Tij. Ai i Cili ushqeu Kurejshët pas urisë së tyre dhe i furnizoi me ushqim nga çdo drejtim. Ai është Zoti, Ai që i bëri të ndihen të sigurt nga frika, i furnizoi me mjetet e sigurisë, stabilitetit dhe i fortifikoi me shenjtërinë e Shtëpisë së Shenjtë, Qabes.

Këto bekime dhe mirësi nuk ishin rezultat i forcës apo planifikimit të tyre, përkundrazi mirësi e  pastër nga Zoti dhe bekim që meriton lavdërim dhe falënderim.

Gadishulli Arabik, para Islamit, jetonte në një varfëri të skajshme dhe frikë të vazhdueshme.  Jeta e tyre  përmbysej nga nevoja, të rrethuar nga bastisjet, grabitjet e ndryshme dhe ishin  të terrorizuar nga konfliktet. Kur erdhi Islami, kushtet e tyre ndryshuan, nga ndasit dhe përçarjet në unitet, nga uria në bollëk, nga frika në siguri dhe nga një ishull i harruar në një umet që ndërtoi një qytetërim, drita e të cilit u shtri në lindje dhe perëndim. Ky transformim ishte i mundur vetëm falë mirësisë, udhëzimit dhe bekimeve të Zotit të cilat zbritën mbi ata nga ku nuk i prisnin. Prandaj, thirrja e Sures erdhi e qartë: “Prandaj le të adhurojnë Zotin e kësaj shtëpie (Qabes.” (El-Kurejsh 3) Sepse vetëm Ai është që ushqeu, siguroi, nderoi dhe udhëzoi. Ai të cilit Zoti i jep mirësi, e ushqen kur është i uritur dhe i jep siguri, qetësi, nga frika, ka arritur mjetet më të mëdha për një jetë të rehatshme dhe stabilitet psikologjik. Prandaj, ai duhet ta përkujtojë madhështinë e kësaj mirësie, ta shoqërojë atë me mirënjohje të vazhdueshme dhe sjellje që e ruan dhe e mbron atë.

Prej mirënjohjes së plotë është t’a vlerësosh mirësinë dhe të mos e harrosh, ta ruash dhe të mos e neglizhosh atë. Mirënjohja e vërtetë nuk kufizohet vetëm në fjalë, por fillon me pranim në zemër, manifestohet në shprehje të sinqertë me gjuhë dhe përkthehet në vepra të mira me gjymtyrë. Ai është zotëruesi i mirësive  Madhërimi është për Atë.

LEXO  Respektimi i Shtëpisë së Shenjtë të Zotit, Qabes, dhe vlerat e Haxhit

Pjesë e mirënjohjes është t’i bindemi Zotit në mirësi dhe të mos e kundërshtojmë Atë, t’i kërkojmë Atij që t’i bëjë ato të qëndrueshme dhe të mos mbështetemi tek ato.  Kush e di vlerën e bekimit të të ushqyerit kur është i uritur dhe sigurisë kur ka frikë, e ndjen gjendjen e atyre që janë të privuar prej tyre, dhe vuan nga dhimbja e atyre që nuk mund të gjejnë ushqim dhe as të shijojnë siguri. Në këtë kontekst nuk mund të mos kujtojmë me zemra të përlotura situatën e popullit tonë në Palestinë dhe gjendjen e një umeti që mbytet nga dhimbja. Tek ata, ushqimi është i pakët, siguria mungon, skena është bërë gjithnjë e më e rëndë derisa të mbahet fryma. Uria ka arritur kufirin e saj më ekstrem dhe shpata e saj është nxjerrë mbi qafat që janë dobësuar nga dhimbja, trupat e të cilëve janë tharë dhe fytet e të cilëve janë tharë nga etja dhe privimi.

Përballë kësaj dhimbjeje, zemrat dhe shpirtrat e gjallë që ende e dinë kuptimin e dhurimit, që lëvizin përmes kanaleve zyrtare dhe të besueshme, duke shtrirë duart e ndershme me ushqim, ilaçe dhe ujë në mbështetje të atyre që janë të rraskapitur nga uria dhe me dhembshuri për ata që janë privuar nga nevojat më themelore të jetës. Ky është një moment në të cilin vë në provë ndershmërinë, sinqeritetin, dhe vlerson qëllimet, prandaj le të marrim pjesë në të. Nuk mund të fshihet roli efektiv dhe pozicioni i ndershme i udhëheqjes së këtij vendi të bekuar në mbështetjen e kauzës Palestineze, përmes mbështetjes dhe pranisë së saj me ndikim në forumet ndërkombëtare, si dhe iniciativës së saj të vazhdueshme në konferenca rajonale dhe ndërkombëtare, në mbrojtje të të drejtave legjitime të popullit Palestinez dhe në mbështetje të vendosmërisë dhe drejtësisë së kauzës së tyre. Zoti i Lartësuar ka thënë: “ I lavdëruar qoftë Ai që e mbarti robin e Tij (Muhamedin) natën nga Xhamia e Shenjtë (në Mekë) në Xhaminë e Largët (të Jeruzalemit), rrethinën e së cilës e kemi bekuar, për t’i treguar atij disa nga mrekullitë Tona. Ai, me të vërtetë, dëgjon çdo gjë dhe sheh çdo gjë.” (El-Isra’ 1)

Zotit  i kërkoj falje për vete dhe për ju, tek Zoti kërkoni falje, vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë vetëm për Zotin, nuk ka strehim tjetër vetëm se tek Ai, nuk ka shpëtim nga caktimi i Tij vetëm se përmes mëshirës së Tij dhe duke ju drejtuar Atij. Zotin e Madhërishëm e lavdëroj dhe e falënderoj për mirësitë e Tij të cilat nuk numërohen dhe as nuk llogariten dot, e ato janë prej Tij dhe për tek Ai. 

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok, ka ngritur qiejt me fuqinë e Tij, krijesat iu nënshtruan Atij, me dëshirë ose pa dëshirë tonë, do të kthehemi tek Ai.

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, ka ftuar njerëzimin të besojnë në Njëshmërinë e Zotit, të kapen pas Tij dhe të kthehen të nënshtruat tek Ai. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, të cilët i premtuan besnikëri atij për ta dëgjuar dhe për t’iu bindur, ndoqën udhëzimin e tij dhe thirrën në të.

LEXO  Gjuha...shkaku i fitimit të kënaqësisë ose i humbjes

Në vijim

Porosis veten dhe ju që t’i frikësohemi Allahut.

Lutja, duaja, është portë që nuk mbyllet kurrë, qëllim i sinqertë është një veprim që nuk shkon kurrë dëm, një fjalë e mirë ka një ndikim të gjerë. Ndërsa t’u përkujtosh njerëzve gjendjen e popullit të Gazës dhe Palestinës është ringjallje e ndërgjegjes njerëzore. Secili ka pjesë sipas aftësisë së tij. Kush ringjall ndjenjat ka marrë pjesë,  kush lutet me zemër ka ndihmuar dhe kush përkujton ka përcjellë mesazhin. Zoti i Madhërishëm ka thënë: “ Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam pranë, u përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua.” (El-Bekare 186) Nëse nuk ke gjë tjetër veçse një lutje të sinqertë në mes të natës, atëherë bëje. Lutu për ta, ashtu siç do të doje të luten për ty dhe familjen tënde në kohë të vështira. O Zot, ji me ta dhe në ndihmë të tyre, dhe mos i lër ata në dorën e askujt tjetër përveç Teje. O Zot, o Mëshirëplotë ndaj të shtypurve, o Mbështetës i të munduarve, o Ti që je afër përgjigjes, o Falsëi i Madh, ji për vëllezërit tanë në Palestinë ndihmë, mbështetje, përkrahje dhe mbrojtje. O Zot, ata janë të uritur, prandaj mundësoju atyre të ushqehen, janë të frikësuar, prandaj qetësoi ata, janë të shpërndarë prandaj bashkoi, janë të dobësuar dhe forcoi ata. O Zot, ata nuk kanë fuqi tjetër përveçse Teje, nuk  kanë asnjë forcë përveçse me mëshirën Tënde, prandaj ushqei nga urija dhe qetësoi nga frika. O Zot, shëro zemrat e tyre të thyera, mëshiro të vdekurit e tyre, shëro të sëmurët e tyre, kthe ata që mungojnë, të humburit e tyre, vishi ata me rrobën e mirëqenies, qetësisë dhe ji i butë me ta, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot, ndëshko ata që u kanë bërë padrejtësi, ata që kanë vrarë fëmijët e tyre dhe ata që ua kanë mbyllur shtigjet e jetës së tyre. O Zot, asnjë fuqi nuk është përtej fuqisë Tënde, asnjë ushtri nuk është e mundur përballë ushtrisë Tënde, asnjë britmë e të shtypurve nuk është e fshehur prej Teje, prandaj, jepu atyre fitoren, o i Fortë, o i Pushtetshëm.

O Zot, të lutemi  të na japësh çdo të mirë, të menjëhershme dhe të vonuar, nga ajo çfarë dimë dhe çfarë nuk dimë. O Zot, të lutemi  të na japësh mbrojtjen Tënde nga çdo e keqe, të menjëhershme dhe të vonuar, nga ajo çfarë dimë dhe çfarë nuk dimë.

O Zot, të lutemi  të na japësh fillim dhe përfundim të mirë, të përgjithshmet, të parat dhe të fundit, të dukshmen dhe të padukshmen, të lutemi që të na japësh gradë të larta në Xhenet, o Zoti i botëve.

O Zot, mbroje këtë vend të bekuar me mbrojtjen Tënde, ruaje atë me kujdesin Tënd dhe ruaj kufijtë e tij.

Shto lutjet dhe përshëndetjet për lajmëtarin e të mirës, përgëzuesin, dhe paralajmëruesin, pishtarin ndriçues, Muhamedin të birin e  Abdullahut, sepse lutjet dhe përshëndetjet për të ngrenë gradën e njeriut dhe shlyejnë gabimet. Zoti ka urdhëruar për këtë në librin e Tij, Kuran, dhe ka thënë: “ O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot, ruaje dhe jepi sukses kujdestarit të dy xhamive të shenjta në atë do dhe je i kënaqur, jepi sukses zvendësit të fronit të tij në çdo të mirë,  dhe mbështet Isamin dhe muslimanët përmes tyre.  O Zot, jepu sukses të gjithë udhëheqësve të muslimanëve që të punojnë me librin Tënd, Kuranin, dhe të gjykojnë me legjislacionin, sheriatin, Tënd, o Zoti i botëve.

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1248182743294406

Post Author: endrit