Mirësia në Islam – Shejh Dr Husejn Ali Esh Shejh

Falenderojmë Zotin e  Gjithësisë, Bujarin dhë Babirësin, Dëshmojmë  se nuk ka Zot tjetër Vec Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, Sunduesi i Botës. Dëshmojmë se i dërguari jonë  është Muhamedi rob i Tij i mveshur me moralin e Kuranit. O Zot mëshiroje dhe bekoje Muhamedin , familje dhe shokët e tij , njerëz të devotshmërisë dhe besimit.

Në vijim

O ju muslimanë!  U këshilloj me porosinë e Allahut xh.sh kur thotë “Kini frikë Allahun që të shpëtoni.” (Al Imran 200) Dhe thotë gjithashtu : “Ruajuni nga zjarri … që është përgatitur për të ndëshkuar mohuesit .” (El Bekare 24) Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit që të mëshiroheni.

Vëllezër në Islam nga Bukuritë madhështore të fesë sonë ,të përcaktuara në rregullat e saj bazë fondamentale është thirrja në të mirë në të gjitha forma dhe mënyrat. Thotë Allahu xh.sh në Kuran : “. Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit… “ (EN-Nahl 90) Thotë Allahu xh.sh : “ T’u thoni fjalë të mira njerëzve..” (El-Bekare 83)

Në hadith  tregohen se Profeti a.s. ka thënë : “Ai që ka besuar Allahun dhe ditën e fundit lë të sillet mirë më komshiun, dhe ai që  ka besuar Allahun dhe ditën e fundit le të nderojë mikun e tij” Muttefikun Alejhi

Profeti paqja e Zotit qoftë mbi të, e vërteton këtë  porosi me moralin e tij të lartë dhe parime të ndershme. Thotë profeti a.s : “`Me të vërtetë Allahu xh.sh e ka caktuar mirësinë për cdo gjë .” Transmeton Muslimi.  Kanë thënë spjeguesit e hadithit , e ka caktuar për cdo gjë ka për qëllim për të gjitha cështjet .

O Musliman! celësi i mëshirës është mirësia me krijesat e Krijuesit,   Zotit të Madhërishëm, dhë të qenit i dobishëm për to. Thotë Allahu xh.sh ; “  Vërtet , mëshira e Allahut është afër punëmirëve.” (El-Araf 56) . Me kujdes muslimani duhet ta transmetojë  mirësinë me fjalë dhe vepër në mardhënijet e tija dhe në praktikën e jetës së tijë. Kështu ai do të fitojë “fruta të shijshme” dhe  meritojë premtimet e vërteta. Vepërmiri është nën kujdesin e vëcantë të Zotit të Gjithësisë, që përfshinë mbrojtjen , mbështetjen, suksesin dhe shlyerjen e borxheve. Allahu xh.sh thotë : “ Vërtet, Allahu është me ata që e kanë frikë dhe që janë pu nëmirë.” (EN-Nahl 128)  Thotë Zoti i Madhërishëm ; “ Vërtetë Allahu është me punëmirët.” (El –Ankebut 69)

Vepër miri fiton gjënë më të shtrenjtë të kërkuar, a nuk është ajo dashuria e Zotit për robërit e Tij  !?Kështu ai është i lumtur dhe nuk vuan as në këtë botë dhe as në botën tjetër. Thotë Allahu xh.sh : “…por bëni të mira; Allahu me të vërtetë i do bamirësit.” El-Bekare 195)

Vëllezër në Islame ! Me punë të mira gëzohen zemrat dhe hapen kraharorët( mbushen me besim), vijnë mirësit dhe ecim përpara. Për vepërmirin nuk ka dështim në shoqëri, përkundrazi vepra e tij merret si ndikim pozitiv në shoqëri, dhe konsiderohet indivit i kujdesshëm dhe i mbrojtu nga sëmundjet e nefsit dhe urrejtja e zemrave.. Me këto  para tij jan dorëzuar autorët e përcarjeve, shkaktarët e tradhëtive. Më këto kan ardhur udhëzimet e Zotit për robërit e Tij për praktikimin e mirësisë në sjelljen e tyre, dhe të jetuarit me to në mardhëniet e përditëshme. Thotë Allahu xh.sh : “Të keqen ktheje me të mirë e atëherë armiku yt do të të bëhet menjëherë mik i ngushtë.” (Fussilet34) Allahu xh.sh thotë : “Thuaju , robërve të Mi , që të flasin atë që është më e mira. Në të vërtëtë, djalli mbjell ngatërresa ndërmjet tyre.” (El-Isra53)

O popull musliman!  Mirësia duke dhënë dhe duke falur siguron atë që të është dhenë dhe posedon nga pasuria , prandaj bëj kujdes o ti që të ka dhënë Zoti mirësi në dhënije dhe falje. Thotë Allahu xh.sh . : “ Bëju mirë të tjerëve , ashtu si të ka bërë mirë Allahu.” (El-Kasas 77) Ka thënë Ibn Kajimi r.a. Nuk shumohet mirësia e Zotit  dhe rritet vlera e saj vetëm se me dhenijen dhe bamirësinë për krijesave të Zotit.

Vëllezër në Islam. Në  bamirësinë e hapur ka dhe të keqe (sherr). Ajo përfshinë mbledhjen e të gjitha përfitimeve të cfarë do lloji qofshin dhe për cfarë do krijese qoftë kafshë apo njeri . Por  ndryshon shpërblimi në mirësi dhe bujari me ndryshimi e rëndësisë që kanë ato që u bëjmë mirë, me të drejtën dhe vendin e tyre . Të parët janë dy prindërit , pastaj të afërmit dhe pastaj krijesat e tjera.

Bamirësia është ndjenjë e bukur kërkon prej teje o musliman që ti trajtosh të tjerët me sjelljet më të mira dhe fjalët me të ëmbëla. Diku bën një të mirë , nga pasuria jep lëmoshë, mundohesh të jeshë i dobishëm, thuaj fjalë të mirë, të jeshë i ëmbël në takime, mikpritës, i qeshur në fytyrë dhe dhënije të selamit për të gjithë.  Thuhet se është pyetur Profeti a.s se cili Islam është më i mirë? Ka thënë i Dërguari a.s. : “ Të ju japësh ushqim të uriturve dhe tu japësh selamin atyre që njeh dhe që nuk njeh.”Muttefikun Alejhi. Transmetohet se Profeti a.s ka thënë : “ Buzëqeshja e jote në fytyrën e vëllait tënd është lëmoshë (sadaka).” Bamirësia është rritje e  butësisë, mikpritjes së ngrohtë, srtehim i ndershëm dhe ndihmë për atë që është në vështirësi. Thotë Allahu xh.sh : “ Ata i ushqejnë të varfërit, jetimët dhe të zënët rob edhe pse vetë janë nevojtarë.” (El –Insan 8)

Allahu xh.sh thotë ; “ Por duan tu bëjnë më mirë mërgimtarëve sesa vetes , edhe pse vetë janë nevojtarë..” (El-Hashër 9)

Në një transmetim nga Buhariu , i Dërguari i Allahut  Paqja dhe bekimet e Zoti qofshin mbi të, thotë: “ Ai që  i qëndron pranë të vejës (Asaj që i ka vdekur burri) dhe të varfërit është sikurë ai që ka dalë në luftë në rrugët të Allahut, apo si ai që falet natën dhe agjëron ditën.” Dhe  thotë i DërguariiI Zotit : “Kam parë një burrë që kishtë fituar xhenetit me një pemë të mbjellë në rrugë që u kish bërë dobi (hije) muslimanëve.” Transmeton Muslimi.

Robër të Zotit! Bamirësia është të gëzuarit e muslimanëve,  duke bërë mirë dhe ndihmuar atë që i është bërë padrejtësi, përkrahur të pamundurin, shpëtimin e atij që është duke u mbytur, vizita e të sëmurit, të ushqyerit e të uriturit, nga të gjitha punët që i bëjnë njerëzit të kënaqur ,të gëzuar , të hareshëm dhe të dashur.

Profeti a.s ka thënë : “ Njerëzit më të dashur tek Zoti janë ata njerëz që janë më të dobishëm për njerëzit.  Punët më të dashura tek Zoti janë, të kënaqurit e muslimanit, lehtësimin e një vështirësisë që ai ka, shlyerja e një borgji të tij, të i largosh atij urinë (duke e ushqyer),  nëse ecen me vëllain tënd musliman për një punë të tijë është më e dashur te unë se sa të qëndruarit (Itikaf) në xhami për një muaj (Në xhamine ë Medines)…..”

Transmeton Muslimi se i dërguari i Allahut xh.sh paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të ka thënë : “Kush  ja lehtëson (heqën ) një ankth besimtarit nga ankthet e kësaj bote, Zoti ja letëson (heqën ) atij një ankth nga ankthet  e ditës së fundit (Kijamet), dhe kush e lehtëson atë që është në vështirsi , atij do të ja lëhtësojë Allahu në këtë botë dhe në botën tjetër, kush e mbulon (Nuk ja trekon të keqën e tit ë tjerëve) një musliman, atë do ta mbulojë Allahu në këtë botë dhe në botën tjetër. Allahu është në ndihmë  të robit të Tij derisa ai është në ndihmë të vëllait të tij,..”

Bëni mirë që Allahu të ju bëjë ju mirë dhe të jua shumëfishojë shpërblimet tuaja. Allahu xh.sh thotë: “Ata që bëjnë vepra të mira, do të kenë shpërblim të mirë , madje edhe më tepër..” (Junus 26)

Zoti zbristë Begatin e Tij për ju dhe mua, dhe na bëftë dobi ne dhe ju  nga udhëzimi dhe qartësia. Kërkojmë falje tek Zoti për vehte dhe për ju dhe gjithë muslimanët që të na falë cdo gabim. Zotit kërkoni falje sëpse më të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.

Hutbeja e dytë

Falenderojmë Zotin për suksesin që na ka dhënë dhe mirësitë e Tij, Falenderimi i takon vetëm Atij për mirësit që na ka dhënë.  Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër Vec Allahut, Një i Vetëm i pa Shok. Dëshmojmë se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij , . O Zot mëshiroje dhe bekoje Muhamedin , familjen ,shokët dhe vëllezërit e tij.

Në vijim

O muslimanë! Mirësia në Islam nuk kufizohet vetëm tek njerëzit por përfshinë të gjitha kafshët. I Dërguari i Zotit, Paqja e Zotit qoftë mbi të , ka thënë : “Gjatë kohës kur një njeri po ecte rrugës e kishte marrë shumë etja, gjeti një pus zbriti në të dhe piu ujë pastaj doli. Kur doli pran pusit ishte  një qen që hante pluhur nga etja, pastaj tha burri këtë qen e ka kapur etja ashtu sic me kishte kapur mua. Zbriti përsëri në pus mbushi këpucën e tij me ujë dhe ja shuajti etjen qenit. Allahu xh.sh e falenderoj dhe e fali atë.” Thanë o i Dërguari i Zotit a kemi ne shpërblim dhe për kafshët? Ka thënë : “Në Cdo të lagur të mëlcisë kemi shpërblim.” Transmetojne Buhariu dhe Muslimi

Me të vërtetë Allahu xh sh. Na ka urdhëruar me një cështje të madhe, pa tjetër që ajo është dërgimi i përshëndetjeve për Profetin Muhamed a.s.  O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje të dërguarin Tënd Muhamedin a.s. Kënaqësia e Zotit qoftë mbi të gjithë shokët e tij pasuesit e tyre dhe mbi ata që i ndjekin ata në  mirësi deri në ditën e fundit.

O Zot fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret  ata që janë gjallë prej tyre dhe ata që kanë ndërruar jetë. O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër dhe na ruaj nga denimi i zjarrit. O Zot zbrit mëshirë për muslimanët që të përmirsojë gjendjen e tyre. O Zoti i Madhërishëm. O Zot lehtësojua muslimanëve vështirsitë e tyre, O Zot njësoi qëllimet e tyre  , O Zot shëroji të sëmurët e tyre, dhe pasuroi të varfërit e tyre, Me të vërtëtë Ti je i Fuqishëm për të bërë cdo gjë.

O Zot bashko fjalën e  muslimanëve në të vërtetë dhe devotshmëri, o Zot bashko fjalën e muslimavëve ne drejtësi dhe bindje o Zot i Madhërishë dhe Bujarë.

 

LEXO  Këshilla rreth Haxhit Shejh Salah el'Budejr 17.08.2018

O Zot kërkojmë mbrojtje nga humbja e Mirësive Tua, pikëllimi i denimit Tënd dhe ndryshimi i Faljes Tënd. O Zot na ruaj nga vazhdimi i të keqes, sundimi i mjerimit, gjykimi jo i drejtë dhe frika e armiqve.

O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër dhe na ruaj nga denimi i zjarrit.

O Zot jepu shpirtrave tonë fuqinë e devotshmërisë dhe na i  pastro ato, Ti jë më i Miri që i Pastron ato, Ti je Kujdestari dhë Poseduesi i tyre,

O Zot jepi sukses kujdestarit  të cështjës tonë dhe zëvëndësin e tij  në atë që Do dhe je i Kënaqur o Zot i Madhërishëm.

O Zot ruaj vendin tonë dhe vendet e të gjithë muslimanëve nga mosmarveshjet dhe përcarjet,

O Zot na ruaj ne dhe muslimanët nga mosmarveshjet dhe përcarjet, nga ato që janë zbuluar dhe ato që nuk janë zbuluar. O Zoti i Madhërishëm.

O Zot Ti je i Pasur dhe  Bujarë, O Zot Ti je i Pasur dhe Bujarë!

O Zot na bëj të mundur banimin, O Zot na bëj të mundur banimin, O Zot na bëj të mundur banimin.

O Zot na zbrit ne shi dhe mos na bëj prej atyre që e kanë humbur shpresën.

O Zot Na ndihmo ne, O Zot na ndihmo ne , o Zot na ndihmo ne. O i Gjallë dhe i Përhershëm  O Zoti i Gjithsisë. O Zot na zbut vendin tonë me shi.

O Zot na i zbut zemrat tone më besim O Zoti i gjithësisë. , Me të vërtëtë Ti je i Fuqishëm për të bërë cdo gjë.

O Zot fale dhe mëshiroje  të Dërguarin Tënd Muhamedin , familjen dhe shokët e tij .

Medina / by

Post Author: