Mirësit e stinëve – Meka 11.01.2019

Hutbe nga  xhamija e Shenjtë e Mekes

5-5-1440 H   11-1-2019 D

Shejh Abdurrahman Sudejsi            Tema   Mirësit e stinëve

Me të vërtetë lavdërimet janë për Zotin, Atë e lavdërojmtë, tek Ai mbështetemi, prej Tij falje kërkojmë dhe tek Ai pendohemi.  Atë e Madhërojmë për të gjithë të mirat që na ka dhënë. Lavdërime për Zotin për mirësitë e shtuara që na ka dhuruar,  falenderime për Të gjithmonë në çdo kohë, për të cilat do shijojmë shpërblimin e tyre  ditën kur të vijë momenti i fundit.

Dëshmoj se nuk ka Zot Tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, dëshmi që u jep shpirtërave begati dhe shkëlqim.

Dëshmoj se zotërija,  i dërguari dhe shembulli ynë Muhamedi,  është rob dhe i dërguari i Allahut, ka kërkuar nga ne që të shfrytëzojmë kohën nga fillimi deri në fund, paqja dhe bekimet e Zotit qoftë mbi të, na e bëri të dashur për ne sheriatin me lehtësimin dhe jo ngushtimin, vështirsimin e tij, mbi familjen e tij të mirë dhe të pastër, të cilët arritën  nivelin e pastërtisë për  të lënë gjurmë për prespektivën në vazhdim,  mbi shokët e tij të parët e të mirëve, fisnikët dhe ajkat e luleve, mbi tabiinët dhe mbi të gjithë ata që i pasuan ata me dëshirën e madhe. Lutje dhe përshëndetje të shumta.

Në vijim.

O  adhurues të Zotit! Porosija më e mirë, më të cilën mund të porosisim, është frika ndaj Allahut të Madhërueshëm, frikësojuni Atij në udhëtim dhe në sukses, kur jeni pasues dhe të pasuar, me të vërtetë frika ndaj Allahut, është  mirësi që shtohet dhe gëzim apo lumturi: “Pajisuni me gjërat që ju nevojiten për rrugë dhe dijeni se pajisja më e mirë është devotshmëria.”(El-Bekare 197) 

Kam parë në Nexhd se tek devotshmërija ka dobi, nga ajo rrjedhën pushteti dhe forca, dhe se më e mira shtesë është shtimi në frikën e Allahut, dhe më e mira në kohë është çdo gjë në kohën e vet.

O besimtarë! Në pasimin e stinëve dhe sezoneve, në ndjekjen e ditëve dhe të netëve ka mësim dhe përkujtim. Duhet që njerëzit e praktikimit të hixhamit të qëndrojnë dhe të marrin mësim dhe të përkujtojnë, dhe të mendojnë në atë që ju është dhuruar. Sa nga nismat janë dëmtuar, ndërprerë,  kohë që janë shpenzuar?! Dhe se ndjenja e keqardhjes për humbjen e tyre është e pakët, përkujtimi dhe nxjerrja e mësimit me kalimin e tyre është po kaq i pakët: “Ai krijoi natën dhe ditën që të vijnë njëra pas tjetrës, si këshillë për ata që duan ta kujtojnë ose duan ta falënderojnë.” (El-Furkan62)

Zoti ju ruajt, le të jeni nga ata që mendojnë dhe llogjikojnë, se koha e humbur nuk kthehet më,  ai që është treguar i pavëmendshëm i ka ikur koha e tij dhe jeta e tij, i shtohen  dhimbjet, dhe kur e mëson të vërtetën e asjat çfarë ka humbur kërkon që të kthehet dhe qëndron me shpresën për rikthim. Njeriu nuk është gjë tjetër vetëm se pasagjer që vrapon pas jetës së tij, në  një udhtim që paksohet me ditë dhe me muaj, kalon dhe hudhën pas çdo ditë dhe natë largë nga kjo botë, duke ju afruar varrit të tij.

Adhurues të Zotit! Në këto momente kur qielli ka veshur rrobën e tij, duke u zbehur era me të fshehtat e sajtë, ka filluar i ftohti të na mbledhi  dhe të na shtrëngojë. Është shfaqur dimri, tek disa shumë i fortë, çfarë bën që të kenë kujdes dhe ta marrin parasyshë, dhe ju përkujton atyre  ngrohtësinë  e zjarrit. Ka ardhur tek të dy Sahihët një hadith nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Zjarri është ankuar tek Zoti i tij dhe ka thënë: o Zot e ka ngrënë vetja ime veten. Allahu i Madhërishëm  e ka lejuar atë me dy frymemarrje, një në dimër dhe një në verë,  kjo është koha kur është më shumë vapë dhe koha kur është më shumë ftohtë.” 

Imam Hasan El Basriu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Çdo i ftohtë që shkatërron diçka, është nga fryma e xhehenemit, dhe çdo i nxehtë që shkatërron diçka është nga fryma e xhehenemit.”

Imam Ibn Rexhepi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Çdo gjë që është në këtë botë është përkujtim i botës tjetër dhe argument për të, temperatura e lartë e verës të përkujton me tempraturën e xhehenemit, dhe se ajo është nga temperatuara e tij, dhe se i ftohti i madh i dimrit ju përkujton me të ftohtin e xhehenemit dhe ai është nga i ftohti i tij.”

Nga urtësitë më të mëdha të dimrit është se ai na përkujton me të ftohtin e xhehenemit, prandaj duhet që të kërkojmë mbrojtje prej tij. Zoti me Bujarinë dhe Mëshirën e Tij na ruajt ne,  ju, dhe prindërit tanë prej tij.

Transmeton Imam Ahmedi në Musnedin e tij, dhe  Bejhakiu, tek pjesët e besimit, në mënyrë të ndërprerë  nga hadithet  e Ibn Sidrij, Zoti qoftë i kënaqur me të, i cili ka thënë se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Dimri është pranvera e besimtarit, shkurtohet dita në të dhe agjëron, zgjatet nata në të dhe ngrihet dhe falet.” 

Imam Ibn Rexhepi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Me të vërtetë dimri është pranvera e besimtarit, sepse ai qetësohet në kopshtet e bindjeve dhe vrapon në sheshet e adhurimeve dhe kënaqën zemrën e tij në ushtrimin  e veprave të lehtësuara në të.”

Bejhakiu ka transmetuar me rrugë të saktë nga hadithet e Xhabirit dhe Enesit, Zoti qoftë i kënaqur me të dy, se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë; “ Agjërimi në dimër është plaçkë e ftohtë.” Njerëzit e dijes kanë thënë: “E ka përshkruar me të ftohtë sepse në të vërtetë plaçka është nga armiku dhe se nuk përfitohet vetëm se nëpërmjet luftës dhe se ajo fitohet  nga nxehtësija e sajtë, luftës, thotë që kjo është një plaçkë në të cilën nuk ka përballje lufte apo vrasje.”

Popull i besimit! Shokët e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, gëzohenin me ardhjen e dimrit për shkak të asaj që gjenin nga të shijuarit  dhe ëmbëlsitë e adhurimeve. Ibn Mesudi, Zoti qoftë i kënaqur me të, thoshte: “Mirë se erdhe o dimër, në të cilin zbret bereqeti i Zotit, zgjatet në të nata për tu falur dhe shkurtohet në të dita për agjërim.”

Muadh Ibn Xhebel, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka qarë në momentin e vdekjes së tij dhe ka thënë: “Me të vërtetë qaj për etjen që më mungon, namazin e natës së dimrit, dhe për konkurrencën e dijetarëve.” 

Sa është dimri dhe pastaj ikën, mbërrin pranvera dhe vjen ndryshimi.    Ndryshimi nga tempraturat e të ftohtit,  dhe vera si vdekje të mbulon, o ti që do të qëndrosh pak në këtë botë, deri ku të tundon ty nxehtësija e sajtë, verës.

Imam Ibn Xhevziu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Është detyrë për njeriun që të njohë vlerën apo ndershmërinë e kohës, ta vlerësojë atë, mos ta humbi kohën e tij dhe të mos i kalojë asnjë moment pa e shfrytëzuar.” 

Me këtë ai dëshmon udhëzimin e plotë, udhëzimin e të dashurit tonë, të dërguarit tonë, zotërisë dhe shembullit tonë  Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Ka qenë koha e tij, shembulli i mirë që ka kaluar, argëtimi i tij është argumenti më i pastër që na ka lënë, i mesëm dhe i drejtë, i mbrojtur dhe  me përsosmëri të  plotë, i dashur i bukur dhe me dinjitet. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka qenë më i pikëlluari por dhe më dashamirësi dhe i buti që ka rrezatuar butësi dhe afrimitet.

Imam Ibn Kajimi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Sikur të ishte koha e gjitha vetëm një stinë do të kishin humbur mirësitë e stinëve të tjera.” Nëse do të ishte e gjitha vetëm verë,  do të kishin humbur përfitimet dhe dobitë e dimrit. E nëse do të ishte i gjithë viti vetëm dimër, do të kishin humbur dobitë e verës. Në dimër zbresin temperaturat në dete dhe në brendësi të tokës dhe të maleve, lindin frutet dhe jo vetëm, ftohen gjarpërinjtë, pastrohet ajri dhe zbret shiu, bora dhe të ftohtit me të cilat është jeta e tokës dhe e banorëve të sajtë.

Umeti Islam! Në dimër dalin disa rregulla fetare, pa të cilat nuk qëndron dot muslimani. Është e drejtë e çdo muslimani që ti konceptojë ato apo ti njohi  mirë, që të adhurojë Zotin e tij me dituri dhe njohje të asajtë që bën. Nga këto rregulla, është lejimi i Mes’heve gjatë abdesit, për vendaliun një ditë dhe natë, dhe për udhëtarin tre ditë me netën  e tyre. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i ka thënë Mugiretu Ibn Shu’bes kur ka dashur që të heqi mestet  e tij: “Lëri ato të dyja  sepse unë i kam veshur të pastra, dhe u ka dhënë atyre mes’h, (i ka prekur me dorë të lagur).” Muttefikun Alejhi

Hasan el Basriu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Më kanë treguar shtatëdhjetë veta prej shokëve të të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, u ka dhënë mes’h mesteve të tij.” Kjo është nga e lejuara në Islam dhe lehtësimi i tij për ndjekësit e tij.

Nga të lehtësuarat gjithashtu që shfaqet në dimër dhe në të ftohtë, është  lejimi i bashkimit në mes të dy namazeve në rast të shiut të rrëmbyeshëm apo të fortë, furtunë apo diçka të tillë. Ky lloj bashkimi ka kushtet dhe rregullat e veta të cilat i kanë caktuar njerëzit e dijet Zoti i mëshiroftë. Më kryesorja është arritja tek njerëzit  e vështirsisë e konsiderueshme për ta penguar atë në kryerjen e namazit, kur ka shi të dendur apo vërshim i përrenjve, ose erë të fortë apo furtunë. Sikurëse nuk është nga rregullat e fikhut, që në dimër në të ftohtë, disa namazfalës të futen në namaz duke e pasur të mbështjellë gojën dhe fytyrën e tyre, të cilën e ka ndaluar i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,: “E ka ndaluar që të mbulojë burri gojën e tij në namaz.” Hadithin e ka transmetuar Ebu Daudi dhe Ibn Hibbani me rrugë të mirë transmetimi.

Të dashurit e mi! Nëse ndo njëri nga ne mbështjellet dhe mbulohet me rroba të dimrit, le të kujtojë ata të zbathurit dhe të zhveshurit nga të varfërit, ata që jetojnë në rrugë, dhe jetimët, le  ti ngushëllojmë dhe të jua shërojmë plagët e tyre. Le të kujtojmë se ka nga vëllezërit tanë në të gjitha anët të cilët vuajn nga i ftohti dhe acari, në këto kushte jetojnë nëpër kampe apo nëpër ara të hapura, që kanë për shtrat tokën dhe mbulohen me qiellin e hapur. Ka nga ata që i ka mbuluar i ftohti me akullin e tij duke jua futur të ftohtin në brendësi të tyre , nga vëllezërit tanë të shpërngulur, refugjatë, emigrues në të gjitha anët e botës. Atyre të cilëve ju janë shkatërruar shtëpitë e tyre, ata të cilët janë nxjerrë nga shtëpitë e tyre me patëdrejtë vetëm se kanë thënë Zoti ynë është Allahu. Shembull i tillë është në Palestinë, në Siri, në Burma, Arakan, dhe vende të tjera si këto. Më e pakta që mund të bëjmë është të solidarizohemi me ta dhe të shtojmë sa më shumë lutjet për ta. 

Këtu vlen të dallohen përpjekjet  e organizatave humanitare të besueshme, të cilat janë të mbushura me  përpjekje të bekuar, për të cilat duhet të përmenden dhe falenderohen për atë se çfarë bëjnë, si  Qendra humanitare e Mbretit Selam  dhe  nga veprat njerzore. nga veprat njerzore. Sikurëse dënojmë dhe kundërshtojmë ata të cilët qëndrojnë pas pengesave dhe vështirsive që shkaktojnë  rrugës së mbërritjes së këtyre ndihmave humanitare dhe njerzore për ata që i meritojnë. 

Vëllezër në Islam! Në stinën e dimrit, Allahu i Madhërishëm na dhuron shi, i cili nuk dëmton por është i dobishëm, me masë dhe i mirë, lagën Allahu i Madhërishëm kafshët dhe pemët, duke ringjallur barin. Duhet gjithashtu marrja e masave që të sigurohet çdo gjë e rrezikshme, duke hapur rrugën e lumenjve dhe përrojeve, mosqëndrimi në lugina dhe shtretër lumenjsh. Zoti na dhënë paqe dhe siguri me Mirësinë dhe Bujarinë e Tij. Poezi

 Të gjitha këto kërkojnë nga muslimani i kujdesshëm dhe i përgjegjshëm që të bëjë kujdes, të mendojë e të marri mësim në ndryshimin e asajt që ka caktuar i Gjithpushtetshmi dhe Falësi, dhe të mendoj në urtësinë e ndryshimit të stinëve në përgjithsi dhe ndryshimi i kohës në vazhdimsi. Allahu i Madhërishëm, i Gjithëpushtetshmi, i Gjithëdijshmi ka thënë: “ Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të Tokës dhe në ndërrimin e natës e të ditës, ka shenja për njerëzit e mençur.”(Al Imran 190) 

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të ka thënë: “Mjerë për atë që e lexon këtë ajet dhe nuk mendon në të.” Hadithin e ka nxjerrë Ibn Hibbani tek Sahihu i tij.

Lavdërimet për Zotin, përsëri Lavdërime për Zotin i Cili ka bërë ndryshimin e stinëve argument të fortë për Madhështinë e Tij, të qartë dhe përkujtim për botën tjetër. Besimtari vazhdon të mendojë dhe të meditojë derisa të adhurojë Zotin e tij sikur ta shikonte Atë. Të parët tanë të mirë, Selefu Salih, kanë qëndruar gjatë përballë këtyre ajeteve dhe argumenteve të qarta dhe urëtësive të tyre, duke medituar drejtë në to, duke arritur prej tyre atë çfarë nuk e kanë arritur të tjerët veç tyre. 

Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar: “Allahu ndërron ditën dhe natën. Me të vërtetë, në këto (dukuri natyrore) ka mësime për ata që kanë mend.”(En-Nur 44)

Adhurues të Zotit, frikësojuni Allahut dhe drejtojuni Zotit tuaj me meditim në ndryshimin e kohëve dhe të stinëve që të ju japë atë që ju meritoni dhe të arrini kënaqsinë nga të mirat e kësaj botë dhe të botës tjetër.

 Zotu ju begatoftë ju dhe mua në  të dy botët, dhe na bëftë dobi me udhëzimin e zotëris së dy botëve.

Zotit i kërkoj falje për veten, ju dhe të gjithë muslimanët nga të gjitha gabimet dhe gjynahet, Zotit kërkoni falje dhe tek Ai pëndohuni, me të vërtetë Ai është Falës dhe Mëshirues.

 

LEXO  Vetë-pëlqimi, mendjemadhësi, shfaqjet e tij dhe metodat e trajtimit

Hutbeja e dytë

 

Lavdërimet për Zotin në vazhdimsi dhe pafundësisht. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, ka vlersuar kohën dhe e ka ndarë  atë. Dëshmoj se Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, njeriu më i mirë në moral dhe sjellje, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, lutje dhe përshëndetje të shumta, mbi tabiinët dhe ata që i kanë pasuar ata me mirësi deri në ditën e fundit, lutje dhe përshëndetje të shumta.

Në vijim.

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut me frikë të vërtetë, dhe dijeni se jeta është e shpejtë, kalon dhe nuk ngelet, shtoni sa më shumë devotshmërinë, pastroni fjalët tuaja sepse, fjalët e pastra, janë më afër pranimit.

O besimtarë! Kur kalon dimri, vendi lirohet për pranverën: “Ndër shenjat e Tij është edhe ringjallja e tokës. Ti e sheh tokën të thatë e të shkretë, por, kur zbresim shi mbi të, ajo lëviz dhe gjallërohet. Pa dyshim, Ai që e ngjall atë, i ngjall edhe të vdekurit. Ai është vërtet i pushtetshëm për çdo gjë.”(Fussilet 39)
Erdhi pranvera njëherit,  e buzëqeshur nga e mira sa që gati sa nuk flet, shfaqja më e mirë për sytë ashtu sikurëse ajo është hapur e mbushur përplot me gjallëri.

Disa nga të parët tanë dilnin në kohën e frutave të pranverës në tregje dhe qëndronin para frutave, i shikonin dhe meditonin në to, duke e lutur Allahut për xhenet. Në stinën e pranverës shfaqen frutet e shirave me të cilat ushqehen rrënjët e pemëve duke u zbukuruar toka, duke u shfaqur mirësitë dhe hijeshitë, prandaj shiko në efektet e mëshirës së Zotit,  prandaj shiko në efektet e mëshirës së Zotit,  se si e ringjallën tokën pas vdekjes së sajtë.

Me pranverën çelin llojshmëri lulesh, duke sjellë një mori ngjyrash dhe aromash. Imam Ibn Kajjimi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Nga të gjitha stinët, më e mira stinë është pranvera, në të paksohen sëmundjet, shërohen trupat dhe shpirtat. Nga këtu orjentohet muslimani që të jetë falenderues për këto mirësi, dhe në vazhdimsi përpjekje në kërkimin e xhenetit me punë, ku të paraprijë shpirtërorja, dhe se e përhershme është vetëm ajo pranverë që është mbushur me këto punë të mira. Ka ardhur pranvera, ka ardhur drita dhe ndriçimi i sajtë.”

Adhurues të Zotit!  Bëni përpjekje, në falenderim për mirësitë e të Madhërishmit, sepse me falenderim mirësitë janë të vazhdueshme, dhe mos bëni thirrje pasioni, mos u tregoni neglizhentë në rrugën tuaj në këtë stinë me vetet tuaja, por kjo është mundësi për meditim dhe përkushtim që të meritoni kënaqsinë e Kujdestarit  tuaj, të Gjithëpushtetshmit dhe Falësit.

Zoti ju mëshiroftë, lutuni dhe përshëndeteni më të mirin e njerëzimit sikurëse ju ka urdhëruar Zoti i Madhërishëm dhe Bujar, në Librin e Tij, sistemuesi i rregullave dhe dispozitave, kur ka thënë i Madhërishmi: “Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

 

LEXO  Ramazani muaji i Kur’anit - Meka 10.05.2019

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  ka thënë: “Kush më përshëndetën një here,  Allahu xh.sh e përshëndetën dhjetë herë.” Allahu dhe Melaiket e Tij luten bashkarisht për thirrësin e pastër dhe familjen e tij të mirë të ndriçuar me dritën e zemrës së tij.

 

Kënaqësia e Zotit qoftë mbi katër Halifet e parë të drejtë, të cilët udhëhoqën me drejtësi, Ebu Bekerin, Omerin, Othmanin dhe Aliun,  me gratë e tij të pastra, nënat e besimtarëve, me shokët dhe familjen e tij të gjithë sëbashku, me tabiinët dhe të gjithë ata që i pasuan me mirësi deri në ditën e kijametit, dhe ne sëbashku me ta me Bujarinë Tënde o më i Madhi Bujarë.

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro mohuesit dhe politeistët,  shkatërro  armiqt e fesë Tënde.

O Zot bëje të paqtë dhe të sigurtë këtë vend dhe të gjitha vendet e muslimavëve.

O Zot na jep siguri në vendet tona, o Zot na jep siguri në shtëpinë  tona, përmirso drejtuesit dhe kujdestarët e çështjeve tona.

O  Zot mbështete në të vërtetën drejtuesin tonë dhe kujdestarin e dy xhamijave të shenjta, jepi sukses  në atë që Do dhe je i Kënaqur, drejtoje atë në punë të mira,  jepi atij mbështetje të fortë me zëvendësin e tij. 

O Zot mbështeti ata të dy në të mirë për vendin dhe popullin, që  të përmirsojnë gjendjen e muslimanëve dhë të lartësojnë Islamin, o Zoti i Botrave.

O Zot jepu sukses drejtuesve të muslimanëve në çdo vend, bëj ata gjykues me  ligjet e fesë Tënde,  pasues të synetit të të dërguarit Tënd, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, o Zot bëj ata mëshirë për robërit e Tu besimtarë, o Zot na forco akiden tonë, drejtuesit tanë, sigurinë tonë, unitetin tonë, stabilitetin tonë, qetësinë tonë, o i Gjallë e i Përhershëm o më i Madhi dhe më Bujari, me Mëshirën Tënde na vjen shiu, mos lejo në vehtet tona mendjemadhsinë, përmirso çështjet tona, o më i Madhi më Bujari.

O Zot ndihmo vëllezërit tanë të dobët në fenë e tyre në çdo vend.

O Zot shpëto xhaminë Aksa, o Zot shpëto xhaminë Aksa, o Zot shpëto xhaminë Aksa nga duart e jehudëve pushtues dhe mizorë, o i Fuqishëm o i Gjithëpushtetshëm, o Zot bëje atë krenare dhe të dashur deri në ditën e Kijametit. 

O Zot të lutemi të jesh me vëllezërit tanë në Palestinë, në vendet e Shamit, Siri, në Arakan, dhe në çdo vend,  o më i Madhi dhe më Bujari. O Zot përmirso gjendjen e vëllezërve tanë në Irak, në Jemen, bashko zemrat e tyre rreth Librit Tënd dhe synetit të të dërguarit Tënd, o Poseduesi i Mirësive që Dhuron.

O Zot largo varfërin, urinë, sëmundjet nga vendet tona dhe vendet e muslimanëve, o Zoti i Botrave.

O Zot fali muslimanët dhe muslimanet dhe bashkoi zemrat e tyre, përmirso mardhënijet mes tyre, drejtoi ata në rrugën e paqes, largo nga ata të këqijat dhe fitnet,  ato që janë shfaqur dhe ato që nuk janë shfaqur. 

O Zot zbrit në këto vende të mira dhe begati,  bëji ata të mbrojtura nga të këqijat, fitnet dhe të dëmshmet, si dhe të gjitha vendet e muslimanëve o Zotit i Botrave.

O Zot mëshiroj të vdekurit tanë, o Zot mëshiroj të vdekurit tanë, shëro të sëmurët tanë,  o Zot shëro të sëmurët tanë, o më i Madhi më Bujari.

 

LEXO  Ramazani garim në punë të mira - Meka 03.05.2019

O Zot ndihmo ushtarët tanë, o Zot ndihmo ushtarëve tanë të vendosur në kufijtë e vendit tonë. O Zot bëj  goditjet e tyre efikase, kontrollin e tyre të fortë, o Zot prano dëshmorët prej tyre, shëroji të plagosurit, shëroji të sëmurët e tyre, dhe ktheji ata fitimtarë, shëndosh dhe të sigurtë në shtëpitë e tyre o më i Madhi  dhe Bujari.

O Zot jepu sukses njerëzve të sigurisë tonë, o Zot jepu sukses njerëzve të sigurisë tone. O Zot na ruaj ne dhe ata nga lart nesh, nga e djatha dhe e majta jonë,  tek Ty kërkojmë mbrojtje që të mos goditemi nga poshtë nesh, o më i Madhi më Bujari.

O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër,  na ruaj nga dënimi i zjarrit.

O Zot pranoje nga ne, Ti  je që dëgjon gjithçka dhe je i Gjithëdijshëm, na prano pendesën tonë me të vërtetë Ti je që pranon pendesën  je Mëshirues.

O Zot na fal ne, prindërit tanë, të gjithë muslimanët dhe muslimanet të gjallët nga ata dhe të vdekurit, me të vërtetë Ti je që dëgjon je afër i përgjigjes lutjes. 

Lutja e fundit është , Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve.



Post Author: endrit