Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme 05-06-1446 H 06-12-2024
Shejh Salah Ibn Muhamed El Budejri
Tema Mirësitë e faljes së namazit
Lavdërimet janë për Zotin, i Cili ka thënë: “ …dhe fale namazin! Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar…” (El ‘Ankebut 45)
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, ka dhuruar për robërit e Tij mirësi të shumta dhe të bollshme, prandaj Ai është që meriton të lavdërohet, të madhërohet dhe të falënderohet.
Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, këshilloi umetin e tij, ka porositur, udhëzuar dhe ka përkujtuar. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjarët dhe shokët e tij, lutje, përshëndetje të përhershme dhe të pastra sa kohë njeriu përpiqet për riskun e tij dhe përkujton.
Në vijim
O ju muslimanë! Frikësohuni Allahut sepse frika ndaj Tij është shtylla e integritetit, kështjella e sigurisë, roja mbrojtëse nga shkaqet e pendimit. “O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al ‘Imran 102)
O ju muslimanë! Namazi është shenjë e besimit, mbajtje e fesë, pastrim i trupave dhe largim i zemërimeve. Namazi është nëna e të mirave, burim i begative dhe mbledhës i kënaqësive. Zoti e ka bërë detyrë për robërit e Tij ruajtjen dhe vazhdimësinë për pesë namazet e obliguara në ditë dhe natë në rrugën ligjore të pranuar. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Faleni rregullisht namazin, sidomos atë të mesmin dhe qëndroni me devotshmëri para Allahut, duke iu lutur Atij.” (El-Bekare 238) Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Ata që besojnë në jetën e ardhshme, besojnë edhe në të (Kuran) dhe kujdesen për kryerjen e namazit të tyre.” (El-En’am 92)
Vërtetë kujdeset për namazin ai që e vlerëson lartë çështjen e tij, e di vlerën e tij dhe shpreson shpërblimin për të.
O ju muslimanë! Urdhri për plotësimin e namazit në Kuran është përsëritur shumë herë argument tregues për madhështinë e tij dhe statusin e lartë që ai ka. Plotësimi i namazit, përmbushja e tij me kushtet dhe shtyllat e tij, me synetet dhe pjesët përbërëse të tij në kohët e tij. Muslimani nuk mund ta plotësojë një namaz të obliguar para hyrjes së kohës së tij, sikurse nuk i lejohet që ta vonojë qëllimisht atë nga koha e caktuar për të. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ …sepse namazi është detyrë për besimtarët në kohë të caktuar.” (En-Nisa’ 103) Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Kryeje namazin prej kthimit të Diellit (nga gjysma e qiellit) deri në errësirën e natës dhe këndo Kuran në agim; me të vërtetë, falja e mëngjesit është e dëshmuar (nga engjëjt).” (El-Isra’78) Nga Abdullah Ibn Amri, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Koha e drekës deri sa nuk ka arritur koha e Asrit, Iqindisë, ndërsa koha e Iqindisë deri sa dielli nuk është bërë i verdhë, koha e akshamit deri sa nuk ka rënë muzgu, koha e jacisë deri në gjysmë të natës, ndërsa koha e sabahut, agimit deri sa nuk ka lindur dielli.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi. Mesruku ka thënë: “ Kush nuk kujdeset për pesë namazet e ditës do të shkruhet nga neglizhentët, të pakujdesshmit.” Në neglizhimin e tyre ka shkatërrim. Neglizhimi i tyre është humbja, mos plotësimi i namazeve në kohën e tyre.
O ju muslimanë! Ka ardhur frikësim i madh, kërcënim i fuqishëm dhe paralajmërim i ashpër, për atë që qëllimisht e nxjerrë namazin e obliguar jashtë kohës së caktuar, i destinuar ligjërisht për të. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Mjerë për ata, të cilët kur falen, janë të pakujdesshëm për namazet.” (El-Ma’un 4-5) Të pakujdesshëm ndaj tij duke qenë neglizhent dhe dembel në kryerjen e tij, duke mos i kushtuar vëmendje dhe rëndësi dhe duke mos i plotësuar ato në kohët e tyre, dhe nuk e kanë problem a i falin ato në kohët e tyre apo jo. Nga Mus’ab Ibn Sa’d Ibn Ebi Vekasi, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “ I kam thënë babait tim; O babai im, e ke parë fjalën e Allahut që thotë: “ ata, të cilët kur falen, janë të pakujdesshëm për namazet.” (El-Ma’un 5) Cili prej nesh nuk harron?! Cili prej nesh nuk flet me vete?!” Ai ka thënë: “ Jo nuk është kjo, por fjala është për humbjen e kohës, neglizhon, është i pakujdesshëm deri sa e humbën kohën e namazit.”
O ti që vazhdon të lësh namazin e obliguar, që je i etur për të bërë vepra të këqija dhe nga veprat e mira i distancuar? O ti që nuk i afrohesh xhamive por vetëm se e braktisën, që nuk vjen në namaz vetëm se pas tij, pasi që është kryer namazit, pendohu para se të jetë vonë, hiq dorë nga gabimet e tua dhe kujdesu për veten para se të varrosesh në varr. Pendohu tek Zoti yt para se vdekja të fshijë emrin dhe gjurmët tua, dora e asgjësimit të fshijë sytë dhe ndikimit tënd, para se erërat e vdekjes të fryjnë mbi livadhin tënd me bar dhe forca e shkatërrimit të thyejë degët tua të njoma.
O ti që braktis namazit tënd: Si shpreson të jetosh në lumturi dhe i qetë, kur në ditën dhe natën tënde ti je neglizhent ndaj namazit tënd. Ezani ngrihen në minare, rrezet e diellit ngrihen mbi çatitë e shtëpive dhe banesave, ndërsa gjendja jote sot është sikurse gjendje jote dje. Nuk zgjohesh nga gjumi vetëm se pasi që është ngritur dielli lartë. Vjen koha e namazit të sabahut ndërsa nata dhe gjumi yt të kanë rënduar. Vjen koha e namazit të drekës dhe të mbajnë larg tij jeta dhe bashkëshortet e tua. Më pas vjen namazi i Iqindis dhe të mbajnë larg tij lodhja dhe dictanca jote. Kështu vazhdojnë kohët dhe namazet dhe vazhdon refuzimi dhe kokëfortësia jote në një kohë kur fundi dhe afati yt është afër.
O ti që ke braktisur namazin dhe ke këmbëngulur në këtë vepër të keqe! O ti që kur thirresh për namaz refuzon, neglizhon dhe ikën, nuk merr pjesë! O ti që në atë që të demon vazhdon përsëri! O ti që e shfaqën mosbindje dhe këmbëngulën në të! Më thuaj, pash Zotin; Për në cilën ditë e ke vonuar pendesën tënde dhe për kur e ke lënë takimin tënde?
O i pakujdesshëm, neglizhent, çfarë je duke pritur?! O ti braktisës i namazit kur do të mendosh dhe do qortosh veten?! O ti gjynahqarë kur do të kthehesh për tek Zoti yt dhe të kërkosh falje?! O ti që je ftuar për në namaz dhe largohesh?! O ti që kur njerëzit shkojnë për në xhami ndryshon rrugë?! O ti që e dëgjon thirrjen për namaz ngadalëson dhe ikën?! A nuk mediton dhe nuk merr mësim nga ata që kanë kaluar ndër shekuj?! A nuk shikoj se vdekja merr të dashur dhe të afërm?! Për kur do e vonosh pendesën kur nuk je i justifikuar?! Deri kur do të qëndrosh në neglizhencë, pakujdesi dhe arrogancë?!
O ju muslimanë! Edukoni familjarët dhe fëmijët tuaj dhe shpëtoni ata, përkujtojuni dhe udhëzoni ata, urdhëroni ata në plotësimin e namazeve të obliguara në kohët e tyre, nxitini dhe zgjojini ata. Nga Amer Ibn Shuajb, ai nga babai dhe nga gjyshi i tij, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Urdhëroni në namaz fëmijët tuaj kur ata janë në moshën shtatë vjeçare, detyrojini ata, qoftë dhe duke i goditur, për kryerjen e namazit kur janë në moshën dhjetë vjeçare dhe ndani ata në shtretërit e tyre.” Hadithin e ka transmetuar Ebu Daudi.
O ju muslimanë! Atij që i kanë kaluar namazet e obliguara nga harresa ose duke qenë në gjumë, ai e ka obligim ti plotësojë ato, kada. Ai që ka qenë në gjumë e plotëson namazin kur zgjohet, ndërsa ai që ka harruar kur të kujtohet për të, bazuar në hadithin e sjellë nga Enesi, Zoti qoftë i kënaqur me të, ku tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush harron një namaz, ose ka qenë në gjumë në kohën e tij, shlyerja për të është që ta plotësojë atë duke e falur kur ta kujtojë atë. Për këtë ai nuk ka asnjë shlyerje tjetër.” Muttefikun Alejhi. Ai fillon në plotësim me namazet që i kanë kaluar, nga e para dhe me rradhë deri tek e fundin.
O ju muslimanë! E kush e falën namazit duke e lënë atë të mangët dhe nuk e plotëson atë siç duhet, atëherë shton nga lavdërimet ndaj Tij, nga namazet nafile, vullnetare deri sa ta plotësojë atë. Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “ Kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke thënë: “ Vërtetë gjëja e parë për të cilën do të merret në përgjegjësi muslimani në Ditën e Gjykimit është namazi i obliguar. Nëse e ka plotësuar në rregull, e nëse jo do të thuhet, shikoni a ka ai nga namazet vullnetare? E nëse ai ka namaze vullnetare do t’i plotësohen ato të obliguarat nga namazet e tij vullnetare. Pastaj veprohet me të njëjtën mënyrë me të me të gjitha gjërat e obliguara.” Hadithin e kanë transmetuar njerëzit e Synenit.
Shtoni sa më shumë namazet vullnetare që të afroheni sa më shumë tek Zoti juaj, shpresë kompensimi për atë që ka ngelur e mangët nga namazet tuaja dhe plotësim për atë që ka kaluar nga obligimet tuaja.
Zoti i kërkoj falje, tek Ai kërkoni falje, vërtetë fitorja është për ata që tek Zoti kërkojnë falje.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin në vazhdimësi për butësinë e Tij të pafundme.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Atij i lutemi për të dëshpëruarit nga sëmundja që ti shërojë.
Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Kush e pason atë udhëzohet dhe është në rrugë të drejtë, e kush e kundërshton atë ka devijuar dhe në turpin e të kotës ka humbur. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, lutje dhe përshëndetje të përhershme dhe të vazhdueshme.
Në vijim
O ju musliman! Frikësojuni Allahut, ndiqeni Atë, binduni dhe mos e kundërshtoni Atë: “O besimtarë! Frikësojuni Allahut dhe bëhuni me ata që janë të sinqertë (në fjalë dhe në vepra)!” (Et-Teube 119)
O ju muslimanë! Të mos ju hutojë pasuria dhe fëmijët tuaj, të mos ju bëjë të harroni tregtia dhe shitblerja juaj, dhe të mos ju shpërqendrojnë tregjet dhe panairet tuaja nga kryerja e namazeve në kohët e tyre.
Nga Ibn Mes’udi, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ai ka parë disa nga njerëzit e tregut që kur janë thirrur për namaz ata kanë lënë mallin e tyre duke shkuar për në namaz. Abdullahi ka thënë: “ Këta janë prej atyre të cilët Allahu i ka përmendur në librin e Tij, ku thotë: “ Njerëz, të cilët shitblerja nuk i pengon për të përmendur Allahun…” (En-Nur 37)
O ju muslimanë! Mos i humbisni vendet e begatisë dhe të veprave të mira, të mos ju pengojë shpërqendrimi dhe neglizhenca nga çështjet e shpërblimeve, mirësive dhe begative. Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush ecën apo shkon për në xhami, për të falur namaz në të, Allahu ka përgatitur për të një vend në Xhenet sa herë që ai ecë, apo shkon në të.” Muttefikun Alejhi.
Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush pastrohet në shtëpinë e tij, merr abdes, pastaj niset për në një nga shtëpitë e Zotit, xhamitë, për të plotësuar një nga obligimet e Zotit, hapat e tij janë njëri prej tyre fshinë një të keqe të tij ndërsa tjetri e ngrenë atë në gradë.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi. Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ A doni të ju tregoj ato me të cilat Allahu ju fshinë gjynahet dhe ju ngrenë me to në gradë?” Kanë thënë: “ Me patjetër, o i dërguari i Zotit!” Ka thënë: “ Marrja e abdesit në mënyrë të plotë në kushte të vështira, hapat e shumtë drejt xhamive dhe pritja e namazit pas namazit, kjo është lidhja juaj (me Zotin).” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.
O ju muslimanë! Zoti e ka qortuar lakmitarin, të dobëtit dhe ata të cilët i kapën paniku, ai cili kur i jepet begati nuk është mirënjohës, nuk e falënderon Zotin, nëse mbi të bie një fatkeqësi nuk bën durim. Zoti ka përjashtuar vetëm namazfalësit, ata që nuk i zë paniku përballë fatkeqësisë dhe as nuk janë të koprracë në mirësi, begati. Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “ Me të vërtetë, njeriu është krijuar i paqëndrueshëm, kur atë e godet e keqja, ai ligështohet fort, por, kur i bie e mira, ai bëhet koprrac. Përjashtim bëjnë ata që falen, e që janë të rregullt në faljet e tyre.” (El-Me’arixh 19-23) Për shkak se namazet e obliguara janë ato që pengojnë, të cilat pengojnë atë që i kryen ato nga dynjaja dhe moralet e këqija. Ato janë pengesat thelbësore që e ndalojnë njeriun të kryej gjynahe, imoralitet dhe të neveritshmet, të ndaluara, dhe i mbron nga shkeljet e gjakut, nderit, pasurisë dhe pronës.
Kush i respekton kohët e namazit, ai do të jetë nga njerëzit më të largët prej gjërave të ndyra dhe marrja e gjërave të ndaluara dhe të dyshimta. E kush e fal namazin e njerëzve të përulur, frikësuar para Zotit, shmanget nga veprimet e atyre që tradhtojnë amanetet. Prandaj ruani namazin tuaj, sepse ai është adhurim që të çon përpara, lidhje që ju forcon dhe mbrojtje që ju ruan.
Lutuni dhe dërgoni selame për të Lavdëruarin, ai që është ndërmjetësi i vetëm për nevojtarët. “Kush bie salavat një herë për të, Allahu do bie dhjetë herë salavat për të.”
O Zot, fale dhe mëshiroje të dërguarin dhe zotërinë tonë Muhamedin.
Zoti qoftë i kënaqur me katër Halifet e parë, udhëheqësit e drejtë, njerëzit e nderuar dhe të ngritur, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me familjen dhe të gjithë shokët e tij, dhe me ne së bashku me ta, o Bujar, o Dhurues.
O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro idhujtarinë, politeistët dhe shkatërro armiqtë e fesë.
O Zot, ruaj vendin tonë dhe vendet muslimane nga planet e keqbërësve, nga kurthet e atyre që thurin kurthe, nga smira e atyre që kanë smirë dhe zilia e ziliqarëve, o Zoti i Botëve.
“Zoti Im, bëje këtë vend qytet të sigurt.” (El-Bekare 126)
O Zot, jepi sukses udhëheqësit dhe kujdestarit të çështjeve tona, kujdestarit të dy xhamive të shenjta, në atë që Do dhe je i Kënaqur, udhëzoje atë drejtë të mirës dhe devotshmërisë.
O Zot, jepi sukses atij, zëvendësit të tij dhe të gjithë kujdestarët e çështjeve të muslimanëve në atë që është lavdia e Islamit dhe përmirësimi i muslimanëve, o Zoti i Botëve.
O Zot, shëro të sëmurët tanë, shpëto të sprovuarit tanë dhe mëshiro të vdekurit tanë, o Zoti i botëve.
O Zot, ruaj njerëzit e sigurisë tonë, ruaj ushtarët tanë që janë në ruajtje dhe vigjilojnë në kufijtë tanë, shëro të plagosurit e tyre dhe prano dëshmorë të rënët e tyre, o Dëgjues i lutjes.
O Zot, ndihmo vëllezërit tanë në Palestinë përballë tiranëve agresorë dhe pushtuesve të padrejtë. O Zot, pastro xhaminë e Aksasë nga pisllëku i hebrenjve uzurpatorë. O Zot, ruaj njerëzit tanë në Palestinë, shëro plagët e tyre, përshpejto fitoren e tyre, zvogëlo pengesat e tyre, lehtëso shqetësimin e tyre, liro robërit e tyre, shëro të sëmurët e tyre dhe prano dëshmorë të vdekurit e tyre, o Zot i botëve.
O Zot, na jep përfundim të lumtur, plotëso me mëshirën Tënde shpresat tona, shoqëro me mirëqenie vajtjen dhe ardhjen tonë, na bëj Xhenetin Tënd përfundimin dhe destinacionin tonë, me Mirësi Tënd prano veprat tona, sepse Ti je që ju përgjigjesh i lutjeve dhe dhuruesi i veprave të mira.
O Zot, bëj duatë tona të dëgjuara dhe lutjet tona të pranuara, o Bujar, o i Madhërishëm, o Mëshirues.
Afrim Smakaj