Gibeti, përgojimi – Medina 15.11.2019

Lavdërimet për Zotit,   “Atij i përket ç’ka në qiej e ç’ka në Tokë,” (Ta Ha 6) “Ai është i Urti dhe ka dijeni për gjithçka.” (El-En’am 18) Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, i Lartësuari i Madhërishmi.Dëshmoj se profeti ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Allahut, sjellës i lajmit të mirë, paralajmërues, dhe si pishtar ndriçues. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjen e tij dhe shokët e tij deri në ditën e gjykimit.

Në vijim

O ju muslimanë! Porosis veten dhe ju në frikën ndaj Allahut të Madhërishëm. Në një sure të vetme në Kuran , Zoti ynë i Madhërishëm na porositën që ta kemi frikë Zotin në tre raste, situata. Kjo porosi është në pozitën e  urdhëresave dhe ndalesave. Prandaj frikësojuni Allahut të Madhërishëm.  Kijeni frikë Allahun, në mënyrë që ju të mëshiroheni, që të shpëtoni dhe të jeni të lumtur.

O ju muslimanë! Nga bazat e sigurisë dhe rregullat e suksesit është mbrojtja e gjuhës nga të këqijat dhe gjynahet, falsiteti, gënjeshtra dhe mashtrimi. Allahu i Madhërishmë thotë: “Dhe, për çdo fjalë që ai thotë, ka pranë vetes një mbikëqyrës të gatshëm (për ta shënuar atë).” (Kaf 18)

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Ai që ka besuar Allahun dhe ditën e gjykimit, lë të thotë fjalë të mira ose të heshti.” Muttefikun Alejhi

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, na ka porositur në një rregull që garanton sigurinë  dhe ka thënë: “Kush më garanton  atë që ka në mes të nofullave dhe mes të dy këmbëve , (gjuhën dhe organin gjenital) i garantoj atij xhenetin.” Hadithin e trasmeton Buhariu.

Njerëzit e dijes për këtë kan thënë se njeriu  nuk duhet që të flasi vetëm se kur fjalët e tij janë të mira të dobishme. Ato, fjalët,  tregojnë interesat e tij, e ai që ka dyshim në interesin apo dobinë e fjalëve të tij le të heshti. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Me të vërtetë njeriu flet fjalë pa i menduar me të cilat bie  në zjarr të xhehenemit  thellësia e të cilit mund të jetë distanca  e lindjes me përëndimin.” Muttefikun Alejhi. Ndërsa  tek  Buhariu ky hadith ka ardhur me  fjalët: “ Me të vërtetë njeriu flet me fjalë që zemëron Allahu pa e pasur mendjen, me të cilat hudhet në xhehenem, përfundon me ta në xhehenem.”

Adhurues të Zotit! Dijeni se nga gjynahet më të mëdha dhe krimet më të pështira është përgojimi. Përgojim, është që muslimanit të përmendi për muslimanin, vëllain e tij në mungesë, prej të cilave dhe atë që ai e urren. Qofshin këto rreth trupit të tij, fesë së tij, besimit, apo jetës së tij të kësaj botë.  Për moralin e tij apo sjelljen e tij, pasurisë së tij, fëmijëve të tij, apo prindërve të tij. 

Është e njëjtë  e ndaluar, haram, përgojimi me fjalë shkrim apo kode, simbole apo shenja. Allahu i Madhërishëm duke e ndaluar këtë vepër të shëmtuar ka thënë: “Mos e spiunoni dhe mos e përgojoni njëri-tjetrin!” (El-Huxhurat 12) I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e ka komentuar këtë ajet me fjalën e tij kur thotë: “ A e dini se çfarë është përgojimi?” Kanë thënë: “Allahu dhe i dërguari i Tij e dinë.”  Ka thënë: “Përmendja që i bën vëllait tënd në mungesë,  për  diçka  që ai e urren.” Kanë thënë: “ Po nëse ajo që them është me të vërtetë tek ai?” Ka  thënë: “Nëse është e vërtetë ajo që thua, ti  e ke përgojuar atë , e  nëse nuk është e vërtetë ke shpifur për  të.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

O ti musliman, frikësoju Allahut dhe dije se nderi i muslimanëve është i mbrojtur në Islam. Prandaj kujdes që të mos përmendësh dikë që nuk është prezent, në mungesë,  me diçka që nuk i pëlqen që të përmendet,  nga e cila do të lëndohej dhe do të prekej. I dërguari i Allahit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në Haxhin e Lamtumirës, ka thënë: “ Me të vërtetë gjaku, pasurija dhe nderi juaj është i ndaluar, i shenjtë, sikurëse shenjtërija e e kësaj dite në këtë vend të shenjtë dhe  në këtë muaj  të shenjtë.” Muttefikun Alejhi

O  ti njeri  që e ke lëshur gjuhën në nderin e muslimanëve, kujto se çfarë i ka thënë i dërguari i Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, Aishes, Zoti qoftë i kënaqur me të dhe babain e sajtë. Ka thënë: “ I kam thënë të dërguarit të Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, të mjafton  Safija kështu dhe kështu.” Disa transmetime kan thënë : “Se ajo është e shkurtër.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Ke thënë disa fjalë që sikur të përzihen  me ujin e detit do ta kishin përzier atë, ndryshuar shijen e ujit të detit.” Ka thënë Aishja: “ I kam treguar  atij  shembullin, sa e shkurtër është.” Ka thënë i dërguari i Zotit: “ Nuk dua që të më tregosh shembull dhe unë kam këtë dhe këtë, apo kështu dhe kështu.” Hadithin e ka trasmetuar Tirmidhiu dhe ka thënë se hadithi është i mirë i saktë.

 Imam Neveviu ka thënë: “ Ky hadith është nga më të fortët që ndalon përgojimin dhe është më i rëndësishmi i tyre, dhe se nuk di ndonjë hadith që ka marrë rëndësinë e këtij hadithi në këtë çëshjte.” 

Adhurues të Zotit!  Me të vërtetë përgojimi furnizon shkatërrim dhe i premton përgojuesit ndëshkim të madh. Allahu i Madhërueshëm thotë: “Ata që i lëndojnë besimtarët dhe besimtaret, duke i akuzuar për diçka që nuk e kanë bërë, në të vërtetë, i kanë ngarkuar vetes fajin për shpifje dhe një gjynah të qartë.”(El-Ah’zab 58)

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kur jam ngritur në qiell, në Miraxh,  kam kaluar pranë një populli të cilët kishin thonj prej bakri me të cilët gërvishnin fytyrën dhe gjokset e tyre. Kam pyetur kush janë këta o Xhibriil? Më ka thënë: Këta janë ata të cilët hanë mishin e njerëzve dhe prekin nderin e tyre.” Hadithin e ka trasmetuar Ebu Daudi, Ibn El Haxheri e ka konsideruar të mirë. Ibn Muklih ka thënë se sinxhiri i tij i trasmetimit është i saktë.

O muslimanë!  Muslimanit i ndalohet që të lejojë përgojimin para tij, apo në prezencë të tij, sepse disa njerëz kontrollojnë gjuhën e tyre por se lejojnë përgojimin tek ata para tyre,  e kjo është e ndaluar, haram.

I njëjtë është dhe dëgjimi i tij, përgojimit, ose përsëritja e tij, dhe se është detyrë që të ndalohet në mënyrë të prerë  sipas rregullave fetare. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Kur t’i shohësh ata të nënçmojnë Shpalljet Tona, largohu prej tyre, derisa të kalojnë në bisedë tjetër!” ( El-En’am  68)  Kjo thënije ka ardhur në dy raste në librin e Allahut të Madhërishëm, Kuranin Famëlartë.

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thotë: “ Ai që mbron nderin e vëllait të tij, Allahu i Madhërueshëm do të mbrojë fytyrën e tij nga zjarri ditën e kijametit.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu, ka thënë se hadithi është i mirë, sikurëse dhe Ibn Haxheri e ka konsideruar të mirë.

O vëllezër në Islam! Friksojuni Zotit të Madhërishëm, dhe kujdesuni, ruajin të mirat tuaja. O ju muslimanë!  Përgojimi lejohet në raste të domosdoshme, me qëllim të mirë fetarisht,  synim i  cili nuk mund të arrihet  vetëm se përmes tij, përgojimit. Siç është të ankuarit e dikujt për padrejtësinë që i është bërë nga dikush, apo dhënija e këshillave nga të njohurit në prezencën e ndonjërit, apo varësija e tij apo sigurija e tij, prandaj është detyrë për të që të përmendi çfarë di për të.

Friksojuni Zotit të Madhërishëm, ruajini të mirat tuaja që të fitoni dhe të gëzoheni.

Zotit i kërkoj falje për vete, ju dhe të gjithë muslimanët nga çdo gjynah, Zotit kërkoni falje me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.

 

LEXO  Xhamia dhe vlera e adhurimit në të - Medina 25.09.2020

Hutbeja e dytë

Lavdërimet për Zotin e Botrave. Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, Kujdestari i të drejtëve. Dëshmoj se i dërguari ynë Muhamedi  është rob dhe i dërguari i Zotit, udhëheqësi i të gjithë profetërve dhe të dërguarve. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje atë dhe familjen e tij.

O ju muslimanë! O ti musliman, nxito të  pendohesh  tek Allahu i Madhërishëm për çdo gjynah dhe gabim. Dije se pendesa nga përgojimi të detyron që të kërkosh falje nga ai që ke përgojuar. Sikurëse është vërtetuar për këtë nga hadithe të sakta. E nëse ai është në dijeni të përgojimit që i ke bërë, duhet që të kërkosh falje prej tij. Nëse nuk është në dijeni të përgojimit, ose  nga të kërkuarit falje nga ai mund të shkatoheh grindje apo përhapën fitne përçarje atëhere kërko falje tek Zoti dhe lutu për të dhe kujtoje atë   për më të mirën që është në dijen tënde,  dhe kujto nga ai më të mirat që ti i di, në kuvendet në të cilat ti e ke përgojuar atë. Ky është mendimi i shumicës së njerëzve të dijes, dijetarëve, dhe këtë mendim kanë zgjedhur shejhul Islam, Ibn Tejmije, dhe nxënësi i tij Ibn Kajjimi. Atij që i ka dhënë Allahu qëllim të sinqertë në pendesë dhe sinqeritet të pastër vetëm për Allahun e Madhërueshëm, i lehtësohen shkaqet e sajtë, pendesës, si vlersim nderim dhe vlersim për të.

O ju muslimanë!  Veprat më të vlersuara tek Allahu i Madhërishëm, janë  të shtuarit e lutjeve dhe përshëndetjeve për të dërguarin e Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në çdo sekond dhe minut. O Zot, fale dhe mëshiroje të dërguarin tonë Muhamedin. Zoti qoftë i kënaqur me familjen e tij, të gjithë shokët e tij dhe me të gjithë ata që i kanë pasuar me mirësi deri në ditën e fundit.

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët.

O Zot poshtëro, idhujtarinë dhe idhujtarët.

 

LEXO  Urtësia e Zotit të Gjithëdijshëm në mos përgjigje ndaj arrogantëve

O Zot atë që i do të keqen Islamit dhe popullit të tij, angazhoje me veten e tij, bëj shkatërrimin e tij në planifikimin e tij, o Zoti i Botrave.

O Zot ruaj vendet muslimane nga çdo e keqe dhe e urryer.

O Zot të lutemi që të jeshë kundra  atyre që i duan vendeve tona të keqen dhe të urryerën. O Zot bëj intrigat dhe planifikimet e tyre shkatërrim për ata,  o i Gjallë i Përhershëm.

O Zot na fal ne ato që kemi kaluar dhe do kalojmë, ato që kemi fshehur dhe kemi shfaqur. O Zot të lutemi të na falësh të gjitha gjynahet, të parat dhe të fundit e tyre, të diturat dhe të paditurar, të shfaqurat dhe të pashfaqurat.

O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe na ruaj nga dëmini  i zjarrit.

O Zot të kërkojmë mbrojtje nga dëmet e fatkeqsive, dhimbjet e mjerimit, gjykimit të padrejtë, dhe nga goditjet e armiqve.

O Zot të kërkojmë mbrojtje nga paksimi i Mirësive Tua, largimi i Faljes Tënde, ndëshkimi Yt, dhe zemërimi yt.

O Zot jepi sukses kujdestarit  të çështjes tonë në atë që Do dhe je i Kënaqur.

O Zot jepi sukses kujdestarit  të çështjes tonë dhe zëvëndësit të  tij në atë që Do dhe je i Kënaqur, O Zot ndihmo me ata të dy Islamin o i Gjallë i Përhershëm.

O Zot bashko fjalën e muslimanëve  në të vërtetë dhe devotshmëri.

O Zot mundëso kujdestarinë e muslimanëve nga  më të mirët e tyre, ruaj ata nga të këqinjtë  e  tyre.

O Zot largo shqetësimet tona dhe shqetësimet e muslimanëve, largo të vështirat e besimtarëve, shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve  o i Gjallë i Përhershëm, o më i Madhi më Bujari.

O Zoti i ynë, o i Pasur i Lavdëruar,  o Zot zbrit tek ne dhe vendet Islame shi, o Zot zbrit tek ne dhe  vendet Islame shi,  o Zot zbrit tek ne dhe vendet Islame shi. O Zot ne kemi nevoj për shi të dobishëm,  o Zot na furnizo me shi. O Zot zbrit tek ne shi. O Zot zbrit tek ne shi. O Zot zbrit tek ne shi.

O Zot mos na ndëshko për çfarë kemi bërë o i Gjallë i Përhershëm.

O Zot me të vërtetë Ti je Bujarë, i Pasur i Lavdëruar. 

O Zot na dhuro shi të dobishëm, o më i Madhi më Bujari.

O Zot na dhuro shi të dobishëm , o më i Madhi më Bujari. O Zot zbrit tek ne shi. O Zot zbrit tek ne shi. O Zot zbrit tek ne shi.

Adhurues të Zotit. Përmendeni Zotin sa më shumë dhe Madhërojeni Atë mëngjes dhe në darkë.

Post Author: endrit