Dhjetë ditët e para të Dhul Hixhxhes – Medina 17.07.2020

Lavdërimet janë për Zotin që  ka ligjëruar për ne sezonet e adhurimeve që të shtojmë në to veprat e mira.

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok,  Zot i tokës dhe i qiejve.

Dëshmojmë se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, krijesa më e mirë. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjen dhe shokët e tij, njerëzit e mirësive dhe nderimeve.

Në vijim

O ju muslimanë! Porosis veten dhe ju që të kemi frikë Allahun e Madhërueshëm,  vërtetë frika ndaj Tij, devotshmëria,  është mburoja më e mirë për ditën e fundit, ditën e llogarisë.

O ju muslimanë! Nga sezonet e mira dhe me vlerë janë dhe dhjetë ditët e para nga muaji i Dhul Hixhes.  I suksesshëm dhe i lumtur është ai që i kalon këto ditë duke garuar në adhurime dhe vepra të mira. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ që të dëshmojnë dobitë e tyre dhe të përmendin Emrin e Allahut në ditët e caktuara…” (El-Haxhxh 28) Këto ditë të caktuara janë dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes, sikurëse kan thënë disa nga sahabet, Zoti qoftë i kënaqur me ta. Allahu i Madhërishëm është betuar në këto ditë çfarë tregon për vlerën e madhe të tyre dhe nderin e tyre. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “(Betohem) për shkrepjen e agimit , dhe për dhjetë netët (e para të muajit Dhul Hixhxhe)!” (El-Fexhr 1-2) Dhjetë ditët janë të Dhul Hixhes sikurëse është dhe mendimi i shumicës së komentatorëve të Kuranit nga selefët. O ti që  dëshiron shpëtimin dhe kërkon të mirën dhe drejtësinë, bëj tregti me Zotin tënd përmes veprave të mira. Mos i humb këto ditë të begata, por shfrytëzoi ata duke bërë punë të mira dhe bamirsi dhe ato vepra në të cilat ka shpërblim dhe mirësi të madhe. Ibn Abazi, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nuk ka ditë në të cilat vepra e mira është  më e dashura tek Allahu se sa në këto ditë, në një trasmetimi tjetër thuhet “më të vlefshme” .” Ka për qëllim dhjetë ditët e Dhul Hixhes. I kan thënë ; “O i dërguari i Allahut, as lufta në rrugën e All-llahut?”  Ka thënë: “As lufta në rrugën e All-llahut, përveç atij  burri i cili ka dalë vetë dhe  me  pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asnjërën, ka rënë dëshmorë.”  Hadithin e ka transmetuar Buhariu, ndërsa fjalët janë nga Ebi Daudi dhe Tirmidhiu.

Adhurues të Zotit! Kjo është një mundësi që nuk përsëritet, prandaj o musliman shfrytëzoi që të afrohesh me to tek Zoti yt, duke shtuar me to nga veprat tua të mira dhe paksuar, fshirë nga veprat tua të këqia.

Tek Musnedi i Imam Ahmedit me një zinxhir tranmsetimi të mirë ka ardhur nga Ibn Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Nuk ka ditë më të dashura dhe më me vlerë që vlersohet  puna në to tek  Allahu se këto dhjetë ditë të para të Dhul Hixhes, prandaj shtoni sa më shumë në këto ditë nga Tehlili, Njësimi i Zotit, Tekbiri, Madhërimi i Allahut, dhe Tahmidin, Lavdërimin dhe Falenderimin e Zotit.”

Xhabir, Zoti qoftë i kënaqur qoftë mbi të, tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Ditët më të mira të kësaj bote  janë dhjetë ditët e Dhul Hixhes.” Dhehebiu ka thënë se zinxhiri i trasmetimit të këtij hadithi është i mirë. 

Për këtë, të parët e mirë të këtij umeti, Selefët, kan bërë  përpjekjet më të mëdha në këto ditë, nisur nga dituria e tyre për mirësitë dhe begatitë e këtyre ditëve.

Ebu Othman En-Nehdiu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Ata i vlersonin shumë dhjetë ditët e fundit të muajit të Ramazanit, dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes, si dhe dhjetë ditët e para të muajit Muharrem.”

Tek Buhariu, është përmendur se Ibn Omeri dhe Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy,  se ata të dy dilnin në treg në ditët e para të Dhul Hixhes dhe Madhëronin Allahun, dhe njerëzit e Madhëronin Allahun sëbashku me ata të dy.

Mejmun Ibn Mihrani, i cili është nga brezi i Tabiinëve, thotë: “ Kanë arritur  njerëzit që të Madhëronin Allahun në dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes, aq shumë,  sa që më ngjasonin me valë deti nga shuma e tekbireve të tyre.”

Vëllezër në Islam! Veprat e mira të përmendur në hadithin e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, nuk janë të kufizuara për një lloj pune specifike, por se ka ardhur me fjalën punë,  emër i përgjithshëm,  që përfshinë çdo adhurim që është përmendur në tekstet fetare. Prej tyre janë veprat fizike siç janë, namazi, agjërimi, haxhi, sakrifica, kurbani, leximi i Kuranit, të shtuarit e përmendjes së Allahut, dhikrit, dhe dërgimi i salavateve për të dërguarin e Allahut, lutjet dhe përshëndetjet më të mira për të, dhe shembuj si këto. Gjithashtu vepra e mirë përfshinë dhe punët që janë të dobishme për muslimanët, siç është sadakaja, lëmosha, bamirsia ndaj njerëzve, plotësimi i nevojave të tyre, kthimi i gëzimit dhe lumturisë tek ata, ndihma ndaj tyre dhe lehtësimi i vështirsive të tyre. Dhënija e shpresës është  më mirë se këputja e shpresave.

Nga veprat e mira në këtë  dhjetë ditësh, për të cilat kanë  ardhur argumete të sakta, janë:  në këto ditë është e pëlqyer agjërimi, shtimi i përmendjes së Zotit, dhikrit. Dijetarët kan thënë se : Tekbiri, Madhërimi i Allahut në këto dhjetë ditë është dy llojesh; Tekbiri i përgjithshëm, dhe ai është gjatë gjithë dhjetë ditëve të këtij muaji, dhe vazhdohet me të dhe në ditët e Teshrikut, Kurban Bajramit. Ky Madhërim bëhet në të gjitha vendet që lejohet të përkujtohet Emri dhe Madhërimi i Zotit të Gjithësisë, ku thuhet Emri i Tij dhe ngrihet thirrja e Tij. 

Ndërsa lloji i dytë i Tekbirit; është Tekbiri që është i lidhur me pasimin e namazeve të caktuara, të obliguara. Ky Tekbir  fillon me sabahun e  ditës së Arafatit, për ata që nuk janë në haxh, ndërsa për haxhinjtë  fillon nga namazi i drekës së ditës së Kurban Bajramit dhe mbaron pas namazit të Asrit të ditës së tretë të Kurban Bajramit. E gjithë kjo është transmetuar nga Sahabet, Zoti qoftë i kënaqur me ta dhe të tjerë nga Tabiinët me forma të shumta. 

Tekbiri, Madhërimi i Allahut, formulimi më i njohur dhe i praktikuar  është; “Allahu Ekber, Allahu Ekber,  Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, La Ilahe Ila Allah, S’ka Zot tjetër veç Allahut, Allahu Ekber,  Zoti është më i Madhi,  Allahu Ekber, Zoti është më i Madhi, Ve  Lil-lahi El Hamd, Ai meriton të Lavdërohet.”   

Zotit të Madhërishëm i kërkoj falje për vete, ju  dhe të gjithë muslimanët për çdo gjynah,  Atij kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.

 

LEXO  Mos i lëndoni të tjerët - Medina 11.12.2020

Hutbeja e dytë

 

Lavdërimet janë vetëm për Zotin. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër Veç Allahut Një i Vetëm i pa shok. Dëshmojmë se i dërguari ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje Muhamedin, familjen dhe shokët e tij.

Në vijim

O ju muslimanë! Nga ajo që ligjërohet në këto dhjetë ditë të Dhul Hixhes, në ditën e Kurbanit, dhe pas sajtë në kohën e Kurban Bajramit, tre ditët e para, është dhe sakrifica, Kurbani. Nëse hynë hëna e Dhul Hixhes, dhe individi dëshiron të bëjë sakrificë, kurban,  ai duhet që të mos presi flokët dhe thonjtë e tij deri sa të theri kurbanin. Siç dhe ka ardhur në një hadith nga Umi Seleme, Zoti qoftë i kënaqur me të, ku tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nëse shikoni hënën e Dhul Hixhes, dhe ndonjëri nga ju dëshiron që të bëjë kurban, le të ndalojë nga prerja e flokëve dhe e thonjëve të tij.”  Hadithin e ka transmetuar Muslimi dhe të tjerë veç tij. Mendimet më të njohura për këtë ndalim janë se ai është më shumë në formë caktimi të asajt që ka për qëllim, dhe  se ky rregull është për atë që bën sakrificën, kurbanin, dhe jo për ata që ai e bën sakrificën, nga familjarët dhe të tjerë  si ata. 

Dijeni se nga veprat më të mira dhe më të shpërblyerat tek Zoti ynë është dërgimi i salavateve dhe përshëndetjeve dhe të shtuarit e tyre për  të dërguarin tonë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. O Zot fale, mëshirojë dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd Muhamedin, sa të ekzistojë universi dhe toka, dhe përsa kohë pasojnë dhe kalojnë vitet dhe ditët. O Zot fale, mëshirojë dhe bekoje atë sa kohë të ekzistojë zevëndësimi i  natës me ditën.

 

LEXO  Këshilla Ramazani

Kënaqsia e Zotit qoftë mbi të gjithë shokët e tij, mbi tabiinët dhe të gjithë ata që i kanë pasuar me mirësi deri në ditën e fundit.

O Zot na fal ne dhe muslimanët, të gjallët dhe të vdekurit prej tyre.

O Zot na fal ne dhe muslimanët, të gjallët dhe të vdekurit prej tyre.

O Zot na mëshiro me Mëshirën Tënde, na mbulo të gjithëve me Mëshirën Tënde.

O Zot na mëshiro me Mëshirën Tënde veç Teje s’na mëshiron dikush tjetër.

O Zot largo shqetësimet tona dhe shqetësimet e muslimanëve. 

O Zot largo vështirsitë tona dhe vështirsitë e muslimanëve. 

O Zot largo nga ne fatkeqsinë dhe epideminë, o më i Madhi më Bujari.

O Zot na shpëto nga kjo në të cilën jemi, o më i Madhi më Bujari.

O Zot largo nga ne epideminë. O Zot largo nga ne epideminë. O Zot largo nga ne epideminë, o më i Madhi më Bujari, o i Gjallë i Përhershëm.

 

O Zot jepi sukses kujdestarit  të vendeve të shenjta. 

O Zot jepi sukses atij dhe zëvendësit të tij  në atë që Do dhe je i Kënaqur.

O Zot jepu sukses të gjithë kujdestarëve të muslimanëve në shërbim të popullit të tyre.

O Zot ndalo gjakderdhjen e muslimanëve. 

O Zot ndalo gjakderdhjen e tyre dhe humbjen e nderit të tyre dhe ruaj pasurinë e tyre, o i Gjallë i Përhershëm.

O Zot bashko fjalën e tyre në të vërtetën. O Zot bashko fjalën e tyre në të vërtetën. 

O Zot kërkojmë mbrojtje nga humbja e Mirësive Tua, ndryshimi i Faljes Tënd,  nga ndëshkimi Yt i papritur dhe nga gjithë zemërimimi Yt.

O Allah na ruaj prej mundimit të fatkeqësive, prej rënies në hidhërim, prej fatit të keq dhe prej gëzimit të armiqve!

Lutja jonë e fundit është : “Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Safat 182)

Post Author: endrit