Shëndeti, mirësi e Zotit – Medina 26.06.2020

Lavdërimet për Zotin, në fillim dhe në fund, hapur dhe në fshehtësi.

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, në botën tjetër dhe në këtë botë.

Dëshmojmë se i dërguari ynë, Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, i dërguari i përzgjedhur dhe i i vlersuar. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjen dhe shokët e tij, njerëzit besnik të tij.

Në vijim

O ju muslimanë! Porosis veten dhe ju që të kemi frikë Allahun e Madhërueshëm, kush i frikësohet  dhe i bindet Allahut, ai do të jetë lumtur dhe do shpëtojë nga  ndëshkimi i Zotit.

O ju besimtarë! Nga mirësitë më të mëdha të kësajtë bote  është mirësia e shëndetit në trupin tonë,  dhe të dhuruarit  e shëndetit për njeriut. Mirësi me të cilën nuk krahasohet asnjë mirësi tjetër e kësaj bote sa do e madhe dhe e ëmbël që të jetë ajo. Allahu i Madhërishm na dhëntë ne dhe  të gjithëve muslimanëve shëndet të plotë. Njeriu në të vërtetë nuk ja di rëndësinë shëndetit vetëm se kur ndien dhimbjet e sëmundjes. Zoti na ruajt ju dhe ne nga sëmundjet.

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Me dy mirësi  janë të humbur shumë nga njerëzit;  me shëndetin  dhe kohën e lirë (Duke mos i shfrytëzuar si duhet).” Hadithin e ka transmetuar Buhariu.

Vëllezër në Islam! I  lumtur dhe i suksësshëm është ai që i vlerson mirësitë në kohën e tyre, duke ju dhënë të drejtën e tyre, dhe duke e ndier vlerën e tyre. Detyra e mirënjohjes ndaj mirësisë së  shëndetit, o ti musliman,  është që ta përdorësh atë  në bindjen ndaj Zotit me plotësimin e obligimeve dhe në kujdesjen ndaj punëve të urdhëruara,  të larguarin nga të ndaluarat dhe të këqiat, si dhe të garuarit  në punë vullnetare dhe të mira:  “Nxitoni drejt faljes së gjynaheve nga Zoti juaj dhe Xhenetit, hapësira e të cilit është sa qiejt e Toka dhe që është përgatitur për të devotshmit.” (Al ‘Imran 133)

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Përshpejtoni në punë të mira para se të ndodhin shtatë gjëra; Mos vallë por prisni varfërinë që ju bën të harroni ahiretin, apo pasurin që ju bën të padrejtë, sëmundje të rëndë që ju shkatërron shëndetin, pleqërinë që ju humbën forcën, fizike dhe mendore,  vdekjen që mund të ju vijë papritur, ardhjen e Dexhalit që është svprova më e rëndë nga e panjohura, që pritet,  apo ditën e Kijametit që është e vështirë dhe e hidhur.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu dhe ka thënë se është  hadith  i mirë.

Vëllezër në Islam! Muslimani në çdo situatë ka mirësi të mëdha  dhe sevape,  shpërblime të shumta, nëse është i sinqertë në punët e tij për Zotin dhe është i ndershëm në bindjen ndaj Tij. Kush sprovohet me sëmundje për të cilën bën durim, ai për atë ka ngritje në gradë dhe falje të gabimeve. “Sigurisht që Ne do t’ju provojmë me frikë dhe uri, me dëmtim të pasurisë, të njerëzve dhe të të lashtave! Prandaj, përgëzoji të duruarit,  të cilët, kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!”  Ata do të shpërblehen me bekim dhe mëshirë nga Zoti i tyre; ata janë në rrugën e drejtë! “ (El-Bekare 155-157)

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thotë: “Çdo musliman që goditet me sëmundje apo me ndonjë të ligë, Allahu do t’ia fshijë atij gjynahet siç bien gjethet e pemës.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka hyrë tek Umi Saibi dhe i  ka thënë: “Çfarë ke që dridhesh kështu  Ummi SaibAjo ka thënë: “Ethet, Allahu mos i bekoftë”. Ai ka thënë: “Mos i fyej, shajë ethet, sepse ato largojnë, fshijnë  mëkatet (gabimet) e bijve të Ademit siç e largon zjarri ndryshkun, mbeturinat  e hekurit.”  Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

Nga mirësitë më të mëdha që Allahu i ka dhuruar njeriut është së Zoti i shkruan atij, njeriut nëse sëmuret sevapin, shpërblimin  e të punuarit kur ai ishte i shëndoshë, sikurëse ka ardhur në Sahihun e Buhariut, se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nëse njeriu sëmuret ose është udhëtarë, Allahu i Madhërishëm i shkruan atij shpërblimin e atyre veprave që ai bënte kur ishte  shëndosh ose vendali, joudhëtarë.”

Dije o ti që je sprovuar me sëmundje se Allahu i Madhërishëm është afër robit të Tij. Prandaj drejtoju nga Ai me ndershmëri dhe sinqeritet, dhe lutju Atij për shpëtim dhe shëndet duke bërë sebebet me mjekimet e mundshme të cilat janë nga të vërtetat e mbështetjes tek Allahu. Dije se Zoti i Vetëm është Ai që të largon vështrisinë tënde, shëron sëmundjen tënde; “I Cili, kur sëmurem, më shëron.” (Esh-Shu’ara 80)

Të jeshë i bindur në Mëshirën e Zotit, dhe Mirësinë e Tij, Ai është Shëruesi ; “ Me të vërtetë, pas vështirësisë – vjen lehtësimi!   Vërtet, pas vështirësisë – vjen lehtësimi!” (Esh-Sherh  5-6) 

Kjo është fjala ime, Zotit i kërkoj falje për vete, ju dhe të gjithë muslimanët nga çdo gjynah dhe gabim, Atij kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.

 

LEXO  Gibeti, përgojimi - Medina 15.11.2019

Hutbeja e dytë

 

Lavdërimet janë vetëm për Zotin, Një i Vetëm. Lutjet dhe përshëndetjet për të dërguarin tonë Muhamedin, lutjet dhe përshëndetjet më të mira për të.

O ju muslimanë! Njerëzimi  sado i fuqishëm dhe i avancuar që të bëhet, të përparojë teknologjia e tyre, shenjat e dobësisë janë shoqëruese të  pandara nga ata. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ndërsa juve nuk ju është dhënë veçse pak dijeni.”( El-‘Isra  85)

“Pasi njeriu është krijuar si një qënie e pafuqishme. “ (En-Nisa’ 28)

Ndërsa forca e vërtetë dhe e plotë në të gjitha drejtimet është përshkrimi apo Cilësia e të Përhershmit, të Fuqishmit, Fuqiplotit, Allahut të Madhërishëm, Sunduesit të vërtetë që kontrollon çdo çështje dhe i rregullon ato, çdo gjë ndodhën me Caktimin dhe Vullnetin e Tij, dhe është nën Urdhërat dhe Dëshirën  e Tij. “O njerëz! Ju jeni të varfër e nevojtarë për Allahun, kurse Allahu s’ka nevojë për asgjë dhe është i Denjë për çdo lavd.” ( El-Fatir 15)

Prandaj le të përpiqemi në adhurimin e Tij, të përfitojmë nga bindja ndaj Tij, ti drejtohemi dhe ti lutemi Atij dhe Madhështisë të Tij. “Të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni tek Allahu të penduar, që të arrini shpëtimin!” (En-Nur 31)

Me të vërtetë Allahu i Madhërishëm na ka urdhëruar me një çështje të madhe, siç është rënien në salavatë dhe përshëndetja për të dërguarin tonë të nderuar,Muhamedin. O Zot fale, mëshirojë dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd dhe profetin tonë  Muhamedin.

Kënaqsia e Zotit qoftë mbi halifet e parë të drejtë, mbi familjarët mbi të gjithë shokët e tij dhe të gjithë ata që i kanë pasuar me mirësi deri në ditën e fundit.

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët.

O Zot poshtëro, idhujtarinë dhe idhujtarët.

O Zot largo shqetësimet tona dhe shqetësimet e muslimanëve. 

O Zot largo vështirsitë  tona dhe vështirsitë e besimtarëve. 

O Zot largo vështirsitë  tona dhe vështirsitë e besimtarëve. 

O Zot largo vështirsitë  tona dhe vështirsitë e besimtarëve. 

O Zot shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve. 

O Zot shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve. 

O Zot shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve. 

O Zot të kërkojmë të na ruash nga imoraliteti, tërmetet, vështirsitë, dhe nga fitnet ato që janë shfaqur dhe ato që nuk janë shfaqur.

O Zot të kërkojmë të na ruash nga sëmundjet e këqija.

O Zot të kërkojmë të na ruash nga sëmundjet e këqija.

O Zot të kërkojmë të na ruash nga sëmundjet e këqija.

O Zot largo këtë gjë që ka zbritur tek muslimanët.

O Zot largo këtë gjë që ka zbritur tek robërit e Tu besimtarë nga epidemija dhe fatkeqsia o më i Madhi më Bujari.

O Zot na ruaj ne dhe çdo musliman. 

O Zot na përmiso o më i Madhi Mëshirues.

O Zot na ruaj me mënyrën Tënde, dhe na mbro me rojet Tua, o më i Madhi më Bujari.

O Zot na ruaj ne, çdo besimtarë dhe besimtare në çdo vend o më i Madhi Mëshirues.

O Zot ruaj muslimanët në çdo vend o më i Madhi Mëshirues.

O Zot zbrit tek ata shpëtimin Tënd. 

O Zot zbrit tek ata shërimin Tënd o i Gjallë o i Përhershëm.

O Zot jepi sukses kujdestarit të çështjeve tona në atë që Do dhe je i Kënaqur.

O Zot jepi sukses atij dhe zëvendësit të tij në atë që Do dhe je i Kënaqur.

O Zot jepu sukses atyre  që punojnë në fushën e shëndetësisë. O Zot ruaj ata me mënyrën Tënde. O Zot ruaj ata me mënyrën Tënde, dhe mbuloi ata me kujdesin Tënd dhe rojet e Tua.

O Zot ruaj njerëzit e sigurisë tonë. O Zot ruaj njerëzit e sigurisë tonë, dhe ruaj çdo besimtarë që u shërben muslimanëve o më i Madhi më Bujari.

O Zot ndalo gjakderdhjen e muslimanëve. O Zot ndalo gjakderdhjen e muslimanëve dhe bashko fjalën e tyre. 

O Zot bashko fjalën e tyre në të vërtetën. O Zot bashko fjalën e tyre në të vërtetën.

O Zot të lutemi në këtë orë të bekuar që të largosh atë që ka zbritur mbi ne nga epidemia. 

O Zot largo atë çfarë ka zbritur nga epidemia sa më shpejt.

O Zot largo nga ne çfarë ka zbritur nga kjo epidemi sa më parë o më i Madhi më Bujari.

O Zot na fal ne, muslimanët dhe muslimanet, të gjallët prej tyre dhe të vdekurit.

O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit.

Lutja  jonë e fundit është “ Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Safat 182)

Post Author: endrit