Mos i kapërceni kufijtë e Zotit – Medina 21.02.2020

Lavdërimet për Zotin që të mirat i ka bërë të lejuara për robërit e Tij, dhe ua ka ndaluara  atyre të  këqiat dhe të dëmshmet.

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, Zot i tokës dhe i qiejve.

Dëshmojmë se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, krijesa më e mirë. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjen dhe shokët e tij, njerëzit e devotshmërisë dhe bujarisë.

Në vijim

O ju muslimanë! Porosis veten dhe ju që të kemi frikë Allahun e Madhërueshëm, tek ajo është lumturia e madhe, mblidhen bekimet; “Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi),  dhe do t’i japë risk prej nga nuk e pret.”(Et-Talak 2-3)

O ju muslimanë! Me të vërtetë nga fenomenet të cilat shfaqen më së shumti nëpër korridoret e gjykatave  janë fenomenet të cilat nuk kanë lidhje me muslimanin. Sikurëse nuk i lejohet një besimtari që të bjeri pre e këtyre fenomeneve të këqia, duke shfrytëzuar aftësinë e tij në lutje dhe mundësinë e përgjigjes së shpejtë. 

Nga këto fenomene është  dhe  propoganda  e gënjeshtërt e cila nuk ka ndonjë të vërtetë, por se ajo është thirrje në të kotë dhe imoralitet.Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Mos ia merrni pasurinë njëri-tjetrit padrejtësisht! Dhe mos u bëni mitëdhënës te gjykatësit për t’ua përvetësuar në mënyrë të paligjshme dhe me vetëdije njerëzve një pjesë të mallit.”(El-Bekare 188)

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kush  kërkon, merr atë që nuk është e tij, ai nuk është prej nesh, dhe le të përgatisi ulësen, vendin e tij prej zjarri.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

Është e njohur nga dispozitat e shpalljes Hyjnore, dhe dakortësia e dijetarëve muslimanë, se muslimanit nuk i lejohet që të marri atë që gjykatësi ja ka ndaluar, nëse ai nuk e meriton atë në të njëjtën çështje dhe në të njëjtën realitet.

Adhurues të Zotit! Nga fenomenet e turpshme dhe çështjet e ulëta në gjykata dhe jo vetëm, është dhe të betuarit në të gënjeshtërt, që të ndërpresë  muslimani  të drejtën e vëllait të tij për dikën tjetër që nuk është e tij. Zoti ynë, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Vërtet, ata që e shkëmbejnë premtimin dhe betimin e tyre ndaj Allahut  me një vlerë të vogël,  nuk do të kenë asnjë të mirë në jetën e ardhshme. Allahu nuk do t’u flasë atyre, as nuk do t’i shikojë në Ditën e Kiametit dhe as nuk do t’i pastrojë prej gjynaheve e për ta do të ketë dënim të dhembshëm.” (Al Imran 77) Këtë ajet Kuranor e kanë komentuar disa nga dijetarët e parë të umetit me të betuarit rrejshëm për të ndërprerë me anë të sajtë të drejtën e muslimanit.

I dërguari ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kush betohet,  për të marrë atë që nuk është e tij nga muslimani, duke qenë gënjeshtarë në betimin e tij, ai do ta takojë Zotin duke qenë i zemëruar me të.”  Muttefikun Alejhi.

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kush heqën, ndërpret të drejtën, që e meriton, të një muslimani me anë të betimit,  Allahu  i Madhërueshëm  ja ka bërë të ndaluar xhenetin dhe ka bërë detyrim për të zjarrin e xhehenemit.” I kan thënë;  “ O i dërguari i Allahut, edhe nëse ajo është një gjë e vogël, e lehtë?” Ka thënë: “ Edhe nëse ajo është një degë peme”. Hadithin e ka transmetuar Muslimi. Fjala e tij “me betimin e tij” ka për qëllim nëse betimi i tij është i rremë, gënjeshtër.

Vëllezër në Islam! Nga fenomenet e rrezikshme për fenë e njerëzve dhe jetën e tyre, për individët dhe shoqëritë e tyre, është lehtësimi në dëshminë e gënjeshtërt, e rreme. Individi jep dëshmi të rreme për të përfituar një shumë monetare, apo  nga që disa e mendojnë atë se është bashkpunim  me të cilin i bën dobi të afërmit apo shokut të vet. Në vetveten e tyre ata mendojnë se nga kjo nuk ka dëm dikush. Por se të gjitha këto janë nga të këqiat dhe gjynahet e  mëdha.  Allahu i Madhërishëm ka thënë: “…dhe largohuni prej fjalëve të rreme.”( El-Haxhxh 30)

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është pyetur për gjynahet e mëdha dhe ka thënë: “Të bërit shok Allahut në adhurim, shkelja e të drejtave  të prindërve,  vrasja e njeriut dhe dëshmia e rreme.” Muttefikun Alejhi.

Nga këto është gjithashtu të dëshmuarit e dikujt rremë për dikë, që të marri me pa të drejtë nga pasuria publike, e gjithë shoqërisë,  të cilën e ka vendosur si të tillë rregulli i shtetit, tokë apo diçka tjetër qoftë nga pasuria.

O muslimanë! Nga fenomenet e shfaqura në gjykata nga të cilat muslimani duhet që të largohet, kur e di se borxhliu yt, për të cilin je në dijeni të vështirsisë së tij dhe pamundësinë e tij për ta shlyer atë  për shkaqe me të cilat ai është përballur. Por  ti shfrytëzon këtë situatë të tij, duke kërkuar gjykimin dhe detyrimin e tij, kur është detyrë për ty ajo  në të cilën të ka ftuar  Krijuesi yt,   Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Nëse e dini se borxhliu është ngushtë, shtyjani afatin (e shlyerjes së borxhit) derisa ta përmirësojë gjendjen. Por është më mirë për ju që t’ia falni borxhin, veç sikur ta dinit shpërblimin.” (El-Bekare 280)  Said Ibn Xhubeiri, Zoti e mëshiroftë, në fjalën e Zotit të Madhërishëm; “Por është më mirë për ju që t’ia falni borxhin,”  ka thënë se ajo është më mirë për të,  dhe se ai që nuk ja falën atë nuk ka ndjenjë, nuk  ndikohet. Por se kush ngushton një njeri që është në vështirsi duke e dërguar atë në burg ai është gjynahqarë. Njëjtë me fjalën e tij kan thënë shumica nga Selefët, të parët e mirë.

Kush do që ka borxh tek dikush që është në vështirsi dhe është në dijeni të pamundësisë së tij për të shlyer atë borxh, të zbatojë këtë udhëzim, thirrje nga Allahu i Madhërishëm, të përfitojë  mirësi dhe shpërblim të madh. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Ishte një tregtarë që u jepte njerëzve borxh, e kur shikonte ndonjërin prej tyre që ishte në vështirsi për ta larë atë, u  thoshte djemve të tij, kalojeni atë, faljani atij borxhin, me shpresën që në dashtë Zoti të na fali dhe ne. Allahu i Madhërueshëm e fali atë.”Muttefikun  Alehji

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kush dëshiron që Allahu ti largojë vështirsitë nga ai në ditën e kijametit, le të lehtësojë, të largojë vështirsitë që kan prekur dikën.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

Disa nga dijetarët e kanë konsideruar të saktë këtë hadith,  nga ku janë nxjerrë disa rregulla të drejtëpërdrejtë të legjislacionit. Ka ardhur në Sunenet e Imam Ahmedit dhe Ibn  Maxhes, se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kush justifikon, falën dikë që është në vështirsi duke ja falur borxhin, për të shënohet  çdo ditë sadaka, lëmoshë në sasinë e atij borxhi.” Shpërblim të madh, Allahu i Madhërishëm është i Gjithëdijshëm.

O muslimanë! Kërkesa e përshpejtimit të larjes së borxhit duke e detyruar  borxhliun që të kërkojë të drejtën e vet, duke  privuar  të mundurin  që ta vonojë atë, borxhin pas kësajtë.   I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kërkesa e borxhit, para kohe, nga i pasuri është padrejtësi.” Muttefikun Alejhi.

O ju muslimanë! Nga ajo që është shtuar në këto ditë tek disa muslimane  një  çështje që nuk është e lavdërueshme, të drejtuarit e tyre në dyert e gjykatave për të kërkuar divorcin nga burrat e tyre, pa pasur një arsye ligjore fetare, të cilën nuk e shëron diçka vetëm se të ndarja. Por se duan me këtë të fituarit e lirisë siç dhe ata  e quajnë, duke prishur martesën. Nga i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka ardhur se ai ka thënë; “Për çdo grua që kërkon divorcin nga burri i sajtë, për diçka që nuk është e madhe, për të është e ndaluar era e xhenetit.”

Ibn Haxher El Ejthemij, e ka konsideruar këtë kërkesë të gruas për divorc të burrit në këto raste dhe të ngjashme nga gjynahet e mëdha. 

Adhurues të Zotit! Nga fenomenet e këqija dhe paraqitjet e rënda për të cilat thirret dikush përballë gjykatësit, është ajo që ndodhën në mes  dy ish bashkëshortëve pas divorcit, nga ajo që nuk e përcakton, lejon  feja e pastër dhe  as sjellja morale e ndershme.  

Allahu i Madhërueshëm ka thënë: “Por që të falni është më pranë devotshmërisë. Mos harroni që të bëheni bamirës midis jush!” (El-Bekare 237) 

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “… nëna le të mos dëmtohet për shkak të fëmijës së saj e as babai të mos dëmtohet për shkak të tij.” (El-Bekare 233)

Nga parimet bazë të jurispudencës Islame, fikhut, është dhe rregulli që ndalon kërkimin falje, heqja dorë  në të vepruarit e asjatë që është e caktuar  fetarisht. Kështu nuk i lejohet burrit që  

të mos i plotësojë të drejtat e caktuara fetarisht për gruan e ndarë, siç është  mehri i vonuar, pagesa  e vonuar, apo çfarë është vendosur për pagesë para martesës. Njëjtë është dhe kthimi  nga ajo që është në të drejtën e sajtë që të qëndrojë në shtëpi, apo të shpenzuarit për të. Njëjtë është dhe shpenzimi i gruas të divorcuar që është dallueshëm shtatzënë deri sa të lindi. Të gjithë këto të drejta janë të caktuar dhe nuk lejohet që të preken dhe është në të drejtën e gruas që të kërkojë këto të drejta fetarisht në gjykatë, duke përfshirë këtu dhe borxhin. Këto të drejta janë të caktuara  dhe të qarta për çdo njeri që e njeh fenë e drejtë.

O muslimanë! Nga këto fenomene është dhe detyrimi i gruas për të bërë kërkesë në gjykatë për atë që është e drejtë dhe e caktuar qartë për të, siç është shpenzimi për fëmijët pas divorcit, nëse ata jetojnë me nënën e tyre. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Për njeriun është gjunah mjaftueshëm i madh që të ndërpresë shpenzimin e atyre që ai e ka për detyrë.” Imam Neveviu e ka konsideruar hadith të saktë.

Është detyrë për të gjithë që të plotësojnë këto të drejta që i kanë për detyrë si muslimanë, duke i plotësuar në mënyrën më të mirë dhe të lehtë, duke mos ngritur pengesa dhe vështirsi. Duke mos pasur arsye nga asnjëra palë që ti drejtohet gjykatave. Muslimani duhet di plotësojë këto të drejta sepse këto janë nga kufinjtë, ato që ka caktuar Allahu i Madhërishëm. Këto janë nga caktimet e Zotit dhe është detyrë që të zbatohen pa qenë e nevojshme që të detyrohet  ndonjëri prej tyre, por se zbatim i rregullave të Zotit,  me të cilat ai bindet Allahun e Madhërishëm. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Këto janë urdhërimet e Allahut; kushdo që i kapërcen kufijtë e Allahut, i ka bërë dëm vetvetes.”(Et-Talak 1)

Zotit të Madhërishëm i kërkoj falje nga çdo gjynah, Atij kërkoni falje për vete, ju dhe për të gjithë muslimanët, me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.

 

LEXO  Dimri dhe lehtësirat në fe - Medina 06.12.2019

Hutbeja e dytë

 

Lavdërimet janë vetëm për Zotin, Një i Vetëm. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër Veç Allahut Një i Vetëm i pa shok. Dëshmojmë se i dërguari ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje Muhamedin, familjen dhe shokët e tij, dhe të gjithë ata që i pasojnë me mirsi deri në ditën e fundit, ditën e gjykimit.

Adhurues të Zotit! Me të vërtetë ai që i njeh gjykatat dhe çfarë çështjesh kalohen në to nga mbajtja dhe kujdesi i fëmijëve pas divorcit, dëshpërohet kur shikon disa praktika nga ndo njëri nga bashkëshortët  duke kthyer fëmijët në viktima me qëllim që të dëmtohet tjetri. Është detyrë që të qëndrohet në kufinjtë që ka caktuar Zoti dhe të shikohet interesi i fëmijëve dhe të bëhet kujdes që të arrihet një zgjidhje e  qetë dhe strehë e  sigurtë. Sikurëse duhet që bashkëshortët  të bashkëpunojnë që të mbjellin dashuri, qetësi dhe siguri në shpirtin e fëmijëve të tyre. Kjo nuk mund të ndodhi vetëm se duke lënë mënjanë interesat përsonale, dhe dhënia përparsi interesit të fëmijëve me qëllim arritjen e sigurisë shpirtërore dhe shoqërore për ata që të arrijnë një edukim të shëndetshëm. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Mos harroni që të bëheni bamirës midis jush!” (El-Bekare 237)  

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kush ndanë, përçan mes nënës  dhe fëmijës së  sajtë, Allahu i Madhërishëm do ta ndajë atë nga të dashurit e tij.” Hadithin e kanë konsideruar të saktë një pjesë nga dijetarët e hadithit.

O ju muslimanë! Me të vërtetë Allahu i Madhërishëm na ka urdhëruar me një çështje të madhe, me të cilën pastrohen shpirtat tanë, dhe përmirsohen me të gjendjet tona, është të shpeshtuarit në rënien në salavatë dhe përshëndetjen për të dërguarin tonë Muhamedin. O Zot fale, mëshirojë dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd Muhamedin. Kënaqsia e Zotit qoftë mbi të gjithë shokët e tij, mbi tabiinët dhe të gjithë ata që i kanë pasuar me mirësi deri në ditën e fundit.

O Zot fali besimtarët dhe besimtaret, muslimanët dhe muslimanet.

O Zot largo shqetësimet tona dhe shqetësimet e muslimanëve. 

O Zot largo vështirsitë e muslimanëve. 

O Zot shlyej borxhet e atyre që kanë borxhe. 

O Zot shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve. 

Zot jepu atyre për çdo shqetësim  rrugëzgjidhje, për çdo vështirsi lehtësim, për çdo ngushtësi rrugëdalje. 

O Zot pasuro të varfërit e tyre. O Zot pasuro të varfërit e tyre. 

O Zot pasuro të varfërit e tyre. 

O Zot udhëzo të devijuarit, humburit prej tyre, o i Gjallë i Përhershëm.

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët.

O Zot poshtëro, idhujtarinë dhe idhujtarët.

O Zot atij që na do të keqen ne dhe muslimanëve, angazhoje me veten e tij. 

O Zot zbrit mbi të ushtarët Tu. O Zot zbrit mbi të ushtarët Tu.

O Zot të lutemi që të jesh kundra çdo njërit që sulmon muslimanët në çdo vend. 

O Zot shkatërro forcën e tyre, o Zot dobëso fjalën e tyre. O Zot të lutemi që të jesh kundra tyre, o Posedues i ushtarëve të qiellit dhe të tokës.

O Zot jepi sukses kujdestarit të çështjeve tona, kujdestarit  të vendeve të shenjta  në atë që Do dhe je i Kënaqur.

O Zot jepi sukses atij dhe zëvendësit të tij në  çdo të mirë, o Zot bëjë punët e tyre të fitojnë Kënaqsinë Tënde. O Zot jepu atyre të dyve shëndet, o më i Madhi më Bujari.

O Zot jepi sukses atyre të dyve në atë që Do dhe je i Kënaqur, o më i Madhi më Bujari.

O Zot ruaj vendin tonë dhe vendet muslimane nga çdo e keqe dhe e urryer.

O Zot ruaj vendin tonë dhe vendet muslimane nga çdo e keqe dhe e urryer.

O Zot ruaj vendin tonë dhe vendet muslimane nga çdo e keqe dhe e urryer.

O Zot ruaj njerëzit tanë të sigurisë në tokë, det dhe ajër, o më i Madhi më Bujari.

O Zot jepu sukses të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve në dobi të popullit të tyre, o Zot bashko fjalën e tyre me drejtuesit e tyre në të vërtetën dhe udhëzim, o i Gjallë i Përhershëm.

O Zoti i ynë, o i Pasur o Bujarë, o i Pasur o i Butë, o i Gjallë i Përhershëm, o më i Madhi më Bujari, o në dorët e të Cilit është çdo gjë, o Zot zbrit tek ne shi, o Zot zbrit tek ne shi, o Zot zbrit tek ne shi. 

O Zot zbrit tek ne dhe vendet Islame shi. O Zot zbrit tek ne dhe vendet Islame shi. O Zot zbrit tek ne nga bereqetet e qiellit, shi, o Zot zbrit tek ne çdo të mirë, o më i Madhi më Bujari depot e tyre janë në dorën Tënde. O i Gjallë i Përhershëm, o më i Madhi më Bujari. 

O Zot mos na kthe  ne të zhgënjyer. O Zot mos na kthe  ne të zhgënjyer. O Zot mos na kthe  ne të zhgënjyer. 

O Zot ne jemi nevojtarë për mirësinë Tënde o Poseduesi i Mirësive të Mëdha.

O Zot ne jemi nevojtarë për mirësinë Tënde o Poseduesi i Mirësive të Mëdha.

“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Safat 180-182)

Post Author: endrit