Mirësitë e Kuranit – Medina 25.10.2019

Lavdërimet janë për Zoti,  Atë e lavdërojmë,  prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojte nga të këqijat e veteve tona, dhe punët tona të këqija. Atë që e drejton Allahu s’ka gjë që e humbën, dhe ai që e humbën veten e tij s’ka udhëzues  tjetër veç Tij. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok. Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij.

“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al Imran 102)

“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu të vetëm, e nga ai krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej atyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju.” (En- Nisa 1)

“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën.  Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.”(El-Ahzab 70-71)

Në vijim.

Fjala më e mirë është Libri i Allahut, dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit  qoftë mbi të. Çështjet më të këqija janë shpikjet, risitë në fe, çdo e re është shpikje,  rise dhe çdo risi është humbje dhe humbja të shpie në zjarr. 

Adhurues të Zotit! Allahu i Madhërishëm e ka zbritur Kuranin tek i dërguari i Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke ja mësuar mirësinë dhe vlerën e tij. Allahu i Madhërishëm ua mësoi krijesave të Tij,  përmes fjalës së të dërguarit të Tij se Kurani është  mburojë për ata që kapet pas tij. Udhëzim për ata që drejtohen me të, pasuri për ata që marrin prej tij, largim nga zjarri i xhehenemit për ata që e pasojnë. Ai është dritë për ata që kërkojnë ndriçim me të, sikurëse është shërim për zemrat dhe udhëzim dhe mëshirë  për besimtarët. Allahu i Madhërishëm urdhëroj krijesat e Tij që të besojnë në të, dhe të punojnë me rregullat e tij, duke ju bërë të qartë të lejuarën dhe të ndaluarën. Të besojnë në ato ajete që nuk janë plotësisht të qarta (me kuptike  alegorike) dhe të marrin në konsideratë shembujt si ato, ajetet. Pastaj : “Thonë: “Ne i besojmë (Kuranit). Të gjitha këto (vargje të qarta e alegorike) janë nga Zoti ynë!”(Al Imran 7)

Allahu  i Madhërishëm,  atyre që  e lexojnë dhe veprojnë sipas tij,  ju ka premtuar shpëtimin dhe largimin nga zjarri i xhehenemit, dhe hyrjen me të për në xhenet. Sikurëse ka kërkuar nga krijesat e Tij që e lexojnë atë që të hulumtojnë dhe të meditojnë në të me zemrat e tyre. Ata që e dëgjojnë nga të tjerët duhet që të jenë të vëmendshëm dhe të kujdesshëm në dëgjimin e tij. Allahu ju ka premtuar këtyre shpërblim të madh.

Allahu i Madhërishëm i ka mësuar njeriut se ai që e lexon Kuranin duke dashur që me atë lexim të  bëjë “tregti” me Zotin Bujarë, ai me të vërtetë do të fitojë pasuri të pa fituar ndonjë herë. Kjo pasuri e fituar i mjafton atij njeriu në këtë botë dhe në botën tjetër. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Pa dyshim, ata që lexojnë Librin e Allahut, falin namazin dhe japin fshehtazi apo haptazi nga ajo që u kemi dhënë Ne, mund të shpresojnë në një tregti që nuk do të humbasë. Allahu do t’ua plotësojë atyre shpërblimin dhe do t’ua shtojë nga mirësia e Tij. Me të vërtetë, Ai është Falës dhe Falënderues. Ajo që ta kemi shpallur ty në Libër, është e vërteta e cila konfirmon atë që është shpallur para tij. Sigurisht që Allahu i njeh dhe i sheh mirë robërit e Vet. Pastaj, Ne ua dhamë Librin robërve Tanë të zgjedhur (nga ndjekësit e Muhamedit a.s.). Disa prej tyre i bëjnë dëm vetes (duke bërë vepra të ndaluara), disa janë në rrugë të mesme (duke kryer detyrimet dhe duke shmangur të ndaluarat), ndërsa disa, me lejen e Allahut, shkojnë përpara me të mira (përtej detyrimeve); kjo është dhuntia e madhe.  Ata do të hyjnë në kopshtet e Adnit të stolisur me bylyzykë ari e margaritarë dhe veshja e tyre do të jetë prej mëndafshi.  Pastaj do të thonë: “Lavdi Allahut, i Cili e ka larguar hidhërimin nga ne. Vërtetë, Zoti ynë është Falës dhe Falënderues.  Është Ai që me mirësinë e Tij na ka pranuar në shtëpinë e banimit të përhershëm, në të cilën nuk do të lodhemi e nuk do të mundohemi.”( El-Fatir 29-35)

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Në të vërtetë, ky Kuran udhëzon drejt asaj që është më e mira dhe u jep lajmin e gëzuar besimtarëve, që bëjnë vepra të mira, se ata do të kenë shpërblim të madh.  Ndërsa atyre që nuk besojnë në jetën tjetër, Ne u kemi përgatitur dënim të dhembshëm.”(El-Isra 9-10) 

Allahu i Madhërishëm thotë: “Ne shpallim nga Kurani atë që është shërim dhe mëshirë për besimtarët e që mohuesve keqbërës u shton vetëm humbje.” (El-Isra 82)

Sikurëse Allahu i Madhërishëm ka thënë: “O njerëz! Ju ka ardhur këshillë (Kurani) nga Zoti juaj, shërim për zemrat tuaja, udhëzim dhe mëshirë për besimtarët.Thuaj: “Me dhuntinë e Allahut dhe mëshirën e Tij – vetëm me këto le të gëzohen! Kjo është më e mirë se ajo që grumbullojnë.” (Junus 57-58)

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “O njerëz! Me të vërtetë, juve ju ka ardhur një provë bindëse (Muhamedi a.s.) nga Zoti juaj dhe ju është zbritur një Dritë e dukshme (Kurani). Kështu, ata që besojnë Allahun dhe mbështeten fort tek Ai, (ta dinë se) Ai do t’i fusë në mëshirën dhe mirësinë e Vet  dhe do t’i udhëzojë drejt Vetes përmes rrugës së drejtë.” (En-Nisa 174-175)

Allahu i Madhërueshëm ka thënë: “Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani! Kujtoni dhuntinë e Allahut për ju, sepse, kur ishit në armiqësi, Ai i pajtoi zemrat tuaja e, në saje të dhuntisë së Tij, u bëtë vëllezër. Dhe ju ishit buzë greminës së zjarrit, ndërsa Ai ju shpëtoi prej saj. Kështu, Allahu jua shpjegon Shpalljet e Veta, që ju të drejtoheni në udhën e drejtë.” (Al Imran 103) Litari i Allahut është Kurani.

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Allahu ka shpallur Fjalën më të bukur (Kuranin) në formën e një libri, pjesët e të cilit i ngjasojnë njëra-tjetrës dhe përsëriten. Prej tij u rrëqethet lëkura atyre që i frikësohen Zotit të tyre e, mandej qetësohen lëkura dhe zemrat e tyre, kur përmendet Allahu. Ky Libër është udhëzim i Allahut. Nëpërmjet tij Allahu udhëzon kë të dojë. Ndërsa atë që Allahu e shpie në humbje, s’mund ta udhëzojë kush.”(Ez-Zumer 23)

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ky (Kuran) është një libër i bekuar, që Ne ta kemi zbritur ty (Muhamed), për të përsiatur mbi vargjet e tij dhe për t’u këshilluar me të njerëzit e mençur.”(Sad 29)

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Dhe kështu, Ne e kemi zbritur Kuranin në gjuhën arabe dhe i kemi shpjeguar paralajmërimet, që ata t’ua vënë veshin.”(Ta Ha 113) Apo që të jua rikujtojmë atyre.

Allahu i Madhërishëm u ka premtuar atyre që e dëgjojnë atë dhe janë të kujdesshëm dhe vëmendshëm në dëgjimin e tij, Kuranit, duke e ndjekur dhe punuar me të, se Allahu do ta përgëzojë me gjithë të mirat. Atij individi Allahu i Madhërishëm i ka premtuar shpërblimin më të mirë. Allahu i madhërishëm ka thënë: “Pra, jepu lajme të gëzueshme robërve të Mi, 

të cilët, pasi i dëgjojnë fjalët (që u thuhen), ndjekin atë që është më e mira prej tyre. Këta janë ata që Allahu i ka udhëzuar në rrugë të drejtë; këta janë njerëzit e mençur.”(Ez-Zumer 17-18)

E gjithë fjala e Zotit tonë, Kurani, është  e mirë dhe e dobishme për atë që e lexon dhe e dëgjon. Allahu i Madhërishëm e ka përshkruar popullin që e dëgjojnë dhe e veprojnë, ndjekin fjalën e Tij, Kuranin, si veprën më të mirë  me të cilën mund të afrohen tek Allahu i Madhërishëm, nga ato që u ka treguar  Krijuesi Bujar,  duke kërkuar më të kënaqsinë eTij,  duke shpresuar mëshirën e Tij, sepse kanë dëgjuar fjalën e Zotit që thotë:  “Kur të lexohet Kurani, dëgjoni dhe heshtni, në mënyrë që të mëshiroheni.” ( El-A’raf  204)

Vëmendja dhe dëgjimi me kujdes i Kuranit i bën ata që të kujtojnë se çfarë është detyra e tyre dhe kanë dëgjuar Allahun e Madhërishëm që thotë: “Prandaj këshillo me Kuranin këdo që ka frikë paralajmërimin Tim!” (Kaf 45)

Allahu i Madhëruar na ka lajmëruar për vëmendjen e Xhindëve në dëgjimin e Kuranit,  dhe përgjigja e tyre për atë që ju është kërkuar nga ai, pastaj janë kthyer tek populli i tyre duke premtuar se do të zbatojnë atë çfarë kanë dëgjuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Thuaj (o Muhamed): “Mua më është shpallur se disa prej xhindeve kanë dëgjuar (Kuranin) dhe kanë thënë: ‘Me të vërtetë, kemi dëgjuar një Kuran të mrekullueshëm, i cili udhëzon në rrugën e drejtë dhe kemi besuar në të, prandaj kurrsesi më nuk do t’i shoqërojmë askënd Zotit tonë (në adhurim)!” (El-Xhin 1-2)

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Kur Ne dërguam te ty një grup xhindesh për të dëgjuar Kuranin, ata, kur erdhën, i thanë njëri-tjetrit: “Heshtni!” Dhe kur përfundoi (leximi), ata u kthyen te populli i tyre si këshillues. Ata thanë: “O populli ynë! Ne dëgjuam një Libër të shpallur pas Musait, i cili vërteton shpalljet para tij, udhëzon nga e vërteta dhe tregon rrugën e drejtë.  O populli ynë, përgjigjjuni thirrësit të Allahut dhe besojini Atij! Ai do t’jua falë gjynahet tuaja dhe do t’ju shpëtojë prej dënimit të dhembshëm. “(El-Ahkaf  29-31)

Allahu i Madhërishëm ka thënë suren Kaf: “Kâf. Betohem në Kuranin e lavdishëm!” (Kaf 1) Në këtë sure na ka sjellë madhështinë e krijimit nga qielli dhe toka  dhe çfarë ka në mes tyre nga mrekullitë që janë nga urtësirtë e Krijuesit të Gjithësisë tek krijesat e Tij. Më pas ka përmendur vdekjen dhe momentet e vështira të sajtë, pastaj zjarrin dhe vështirsit e tij. Më pas ka përmendur xhenetin dhe çfarë ka përgatitur në të për të dashurit e Tij. Allahu i Madhërueshëm ka thënë: “Aty do të kenë çfarë të duan – e prej Nesh (do të kenë) edhe më shumë.”(Kaf 35) 

Më pas Allahu i Madhërishëm pas të gjitha këtyre argumentave, ka thënë:  “Vërtet, këtu ka këshillë për këdo që ka zemër, dëgjon me vëmendje dhe dëshmon.” (Kaf 37)

Allahu i Madhërishëm më pas ka lajmëruar se  ai që dëgjon me veshët e tij e ka për obligim që ta dëshmojë me zemrën e tij atë që  lexon  dhe çfarë dëgjon, me qëllim që të përfitojë nga leximi i Kuranit dhe dëgjimi nga ai që e lexon atë. Allahu i Madhërishëm më pas e ka nxitur njeriun që të hulimtojë dhe ta studijojë Kuranin kur ka thënë: “Vallë, a nuk e përsiatin ata Kuranin apo i kanë zemrat të kyçura?!” ( Muhammed 24) 

Më pas Allahu i Madhërishëm ka thënë: “A nuk përsiatin ata për Kuranin! Sikur ai të mos ishte prej Allahut, do të gjenin në të shumë kundërthënie.” (En-Nisa 82)

Zoti ju mëshiroftë! A nuk e shikoni se si  Krijuesi juaj Bujarë  i  nxitën krijesat e Tij që të hulumtojnë në fjalën e Tij, Kuranin. Ai që hulumton në fjalën e Tij, e ka njohur Zotin e tij,  ka njohur Pushtetin dhe Fuqinë e Tij,  ka njohur vlerësimin e Tij për besimtarët, ka njohur adhurimet obligative të tij, duke u kujdesur që të kryej detyrat e tij dhe duke u ruajtur nga ato që e ka porositur Krijuesi i tij, duke dëshiruar në atë që Ai ka dashur për njerëzit. Ai që i ka këto cilësi gjatë leximit dhe dëgjimit të Kuranit Famëlartënga të tjerët,  për të Kurani është shërim, e ka bërë atë të pasur pa pasuri dhe të fuqishëm pa ndjekës, duke bërë që të harrojë atë me të cilën e kanë frymzuar të tjerë veç Kuranit. Sepse leximi i Kuranit për të është adhurim, dhe se adhurimi nuk bëhet duke qenë i pavëmendshëm. Abdullah Ibn Mesudi, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Mos përshpejtoni në leximin e tij, mos e konsideroni atë si poezi. Ndaloni në mrekullitë e tij, trondisni më to zemrat, dhe mos të jetë shqetësimi i ndonjërit prej jush përfundimi i sures.”

Zoti na begatoftë me Kuranin Famëlartë, dhe na bëftë dobi nga argumetat dhe urttësitë e tij. Zotit të Madhërishëm i kërkoj falje për vete dhe ju, Atij kërkoni falje, me të vërtetë Ai është që pranon pendesën është Falës dhe Mëshirues.

 

LEXO  Forca e besimtarit - Shejh Ali ibn Abdirrahman el Hudhejfi - Medine - 27.07.2018

Hutbeja e dytë

 

“Çdo lavd dhe falënderim i përket Allahut, i Cili i shpalli robit të Vet (Muhamedit) një Libër të dëlirë nga çdo shtrembërim, (një libër) të drejtë, për të paralajmëruar nëpërmjet tij, dënim të ashpër (për jobesimtarët) dhe për t’u dhënë lajmin e mirë besimtarëve, të cilët bëjnë vepra të mira, se për ta do të ketë një shpërblim të bukur (Xheneti),  në të cilin do të qëndrojnë përherë.”(El-Kehf 1-3)

Allahun e lavdërojmë për të mirat e Tij që na ka dhuruar, lavdërime që i di i Plotfuqishmi Bujari, që i ka mësuar njeriut atë që nuk e dinte, mirësia e Tij ndaj tyre, njerëzve,  është e Madhe. Allahut të Madhërishëm i lutemi për më shumë mirsi dhe e falenderojmë për vlersimin që na ka bërë, me të vërtetë Ai është zotërues i mirësisë së pakufishme.

Lutjet dhe përshëndetjet për të dërguarin tonë Muhamedin, robi dhe i  dërguari i Tij, besnik për shpalljen dhe krijesat, njerëzit e Tij. Lutje që të jetë për të kënaqsia e Zotit, dhe për ne falja e Tij, lutje dhë përshëndetje për  të gjithë  familjen e tij, lutje dhe përshëndetjet më të mira.

Allahu i Madhërishëm thotë: “O besimtarë! Frikësojuni Allahut dhe bëhuni me ata që janë të sinqertë (në fjalë dhe në vepra)!” (Teube 119)

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ata që u kemi dhënë Librin dhe e lexojnë ashtu siç është shpallur.”(El-Bekare 121) Apo e ndjekin dhe epasojnë ashtu siç duhet, në lexim dhe dhe në rregulla, i njohin shkronjat e tij dhe vendqëndrimet e tij, punojnë me të punë të sinqerta.

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Tek Zoti i Madhërishëm janë dy grupe njerëzit të vlersuar, të zgjedhur.” E kan pyetur; Kush janë ata o i dërguari i Allahut? Ka thënë: “Njerëzit e Kuranit, ata janë njerëzit e Zotit dhë të zgjedhurit e Tij.” Që lexojnë dhe ndjekin Kuranin, ata janë njerëzit e Allahut që i kushtojnë vëmendje atij, Kuranit.

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Ditën e gjykimit, do ti thuhet atij që është kujdesur për Kuranin, lexo, dhe këndo sikurëse ke lexuar në dynja, në këtë botë,  me të vërtetë vendi yt është në ajetin e fundit që do të lexosh.”

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Më i dobishmi, më i miri nga ju është ai që e ka mësuar Kuranin dhe ua mëson atë të tjerëve.” 

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush nga ju dëshiron që të dali çdo ditë në But’hane, treg  në Medine,  dhe të kthehet çdo ditë nga aty me dy deve të mëdha dhe të bukura pa asnjë dëm dhe asnjë mundë? I janë përgjigjur sahabe: Të gjithë ne e duam këtë o i dërguari i Allahut.  Ka thënë: “ A nuk e dini se nëse dikush nga ju vjen në xhami dhe mëson apo lexon du ajete nga Kurani është më mirë për të  se dy devetë, tre ajete më mirë se tre nga devetë, katër ajete më mirë për të se katër deve, dhe sipas numrit të tyre që mëson më mirë se aq deve.”

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Tek ai grup  njerëzish që janë mbledhur  në një shtëpi nga shtëpitë e Zotit, xhami, duke lexuar librin e Zotit, dhe e mësojnë atë në mes njëri- tjetrit, mbi ata zbret mirsija, qetsija  dhe i mbulon ata mëshira e Zotit, rrethohen  me Melaike dhe për atë vepër  i përmendën Allahu i Madhërishëm.” 

Abdullah Ibn Abasi, Zoti qoftë i kënaqur me të dy, është pyetur: “ Kush është nga veprat më e mira? Ka thënë: “Përmendja e Allahut është vepra  më e madhe,  dhe nëse një grup njerëzish ulen, mblidhen, në një nga shtëpitë e Zotit, xhamitë, duke mësuar në të librin e Zotit dhe e përsërisin në mes tyre, ata do ti mbulojnë Melaiket me krahët e tyre dhe se ata janë miqt, të ftuarit e Zotit sa kohë janë në këtë gjë, në xhami, derisa të kalojnë apo të flasin diçka tjetër veç Kuranit.”

Adhurues të Zotit! Lutuni dhe përshëndeteni më të mirin nga krijesat e Zotit, Muhamedin, djalin e Abdullahit, Allahu i Madhërishëm ju ka urdhëruar që të luteni dhe ta përshëndesni atë kur ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56) 

O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd  Muhamedin.

Kënaqësia e Zotit qoftë mbi Halifet e parë  të cilët udhëhoqën me drejtësi, Ebu Bekerin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, mbi të gjithë shokët e tij,  mbi familjen e tij të pastër dhe të mirë, mbi gratë e tij, nënat e besimtarëve,  mbi të gjithë shokët e tij, mbi tabiinët dhe të gjithë ata që i pasuan ata me mirsi deri në ditën e fundit.

O Zot lartësoje Islamin dhe muslimanët. O Zot lartësoje Islamin dhe muslimanët.

O Zot poshtëro politeizmin dhe politeistët. O Zot shkatërro  armiqtë e umetit dhe të fesë Tënde.

O Zot na jep siguri në vendet tona, përmirso  drejtuesit dhe përgjegjësit e çështjeve tona.

O Zot na bëj kujdestarët tanë të jenë nga ata që të frikësohen Ty, të binden Ty dhe kërkojnë kënaqsinë Tënde  o Zoti i Botrave.

O Zot jepi sukses drejtuesit tonë dhe drejtuesve të muslimanëve në udhëziminTënd. O Zot jepi sukses në udhëzimin Tënd, o Zot jepi atij ndihmës të mirë dhe këshillues, që e drejton nga e mira dhe e ndihmon drejt  sajtë. O Zot bëji të tillë zëvëndësin, dhe ndihmësit e tij o Zoti i Botrave.

O Zot jepu atyre sukses në udhëzimin Tënd, dhe furnizoi ata me kënaqsinë Tënde o Zoti i Botrave.

O Zot na fal gjynahet tona, dhe të metat tona në çështjet tona, na bëj të fortë dhe na ndihmo kundra popullit mohues.

O Zot na fal ne atë që kemi kaluar dhe atë që kemi vonuar, atë që kemi bërë në fshehtësi dhe hapur, dhe atë me të cilën je më i ditur se ne për të, Ti je i Pari pa fillim dhe i Fundit pa mbarim, me të vërtetë Ti je Fuqishëm për të bërë çdo gjë. S’ka Zot tjetër veç Teje, Ty të takon Madhërimi, me të vërtetë ne jemi që i kemi bërë padrejtësi veteve tona.

O Zot, na fal dhe na mëshiro, o më i Madhi Mëshirues.

O Allah, Ti je Zoti , i Vetëm, s’ka Zot tjetër veç Teje, Ti je i Pasur dhe ne jemi të varfër, zbrit tek ne shi dhe mos na bëj ne nga ata që kanë humbur shpresat.

O Zot! Zbrit tek ne shi, mos na bëj ne nga ata që kanë humbur shpresat.

O Zot! Zbrit tek ne shi, mos na bëj ne nga ata që kanë humbur shpresat.

O Zot na furnizo me shi, O Zot na furnizo me shi, O Zot na furnizo me shi, o Zot na jep shi të qetë dhe të begatë të dobishëm dhe jo të dëmshëm, të freskosh, lagësh, me të njerëzit dhe vendin. O Zot fresko zemrat tona dhe vendi tonë, o Zoti i Botrave.

O Zot tek Ty kërkojmë falej, me të vërtetë Ti je Falës, dërgo në qill për ne re, me Mëshirën, Bujarinë dhe Mirsinë Tënde, o më i Madhi Bujarë.

O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit.

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90) 

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që të ua shumojë ato. Përkutjimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni. 

Post Author: endrit