Mjekoje zemrën tënde – Meka 23.08.2019

Hytbe e Qabes 22 Dhulhixhe 1440 h     23-08-2019D

Shejh Salih ibn Humejd        Tema: Mjekoje zemrën tënde.

Falenderimi i takon Allahut. Falenderimi i takon Allahut. Ai meriton lavdet dhe falenderimet. 

Gjykon si të dojë e bën çka të dëshirojë. Atë e falenderoj për çdo mirësi. Atij i lutem të më mbrojë nga gjendja e njerëzve tëhidhëruar. 

Dëshmoj se ska hyjni që meriton të adhurohet përpos Allahut, ai është i vetëm e pashok. Madhështori dhe i Larti

Dëshmoj se i nderuari ynë, profeti ynë Muhamedi është rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij. Më i nderuari i të dërguarve dhe vulë e profetëve.

Nderimet e Allahut, shpëtimi dhe begatitë e Tij qofshin mbi të, mbi familjarët e tij të nderuar, bamirës e të devotshëm dhe mbi shokët e tij të zgjedhur e besnik, dhe mbi tabiinët pasuesit e tyre të mirëqë ecin në rrugën e tyre e udhëzohen, paqe dhe shpëtim paçin gjithmonë e pa ndërprerë.

O njerëz u porosis ju dhe veten time të jemi të devotshëm ndaj Allahut.

Friksojuni Allahut, Allahu ju mëshiroftë! Devotshmëria ndaj Allahut është zahireja më e mirë në këtë botë dhe për në botën tjetër.

Dijeni se gjëja më e mirë që i dhurohet një personi pas Besimit në Allah është morali i mirë. Morali i mirë mund të gjendet tek një person me pak arsim e mund të mungojë tek një person me diploma të arsimit të lartë. 

Përshëndetja e sinqertë e atij qëi anashkalon të këqijat, nuk mbart zemër të ngurtë, nuk ndjek rrugët e armiqësive, në takimin me të ka gëzim e në bisedën me të kënaqësi.

O rob i Allahut ndjesë kërkon vetëm ai i cili është kurajoz e nuk fal vetëm ai i cili është i fortë.Përpjekja për të fituar kënaqësin e njerëzve është mundimi madh. Ruaju prej zemërimit të njeriut të butë.

“Nuk barazohet e mira me të keqen! Të keqen ktheje me të mirë e atëherë armiku yt do të të bëhet menjëherë mik i ngushtë.Ky virtyt u dhurohet vetëm atyre që durojnë dhe vetëm atyreqë kanë një fat të madh.” Surja Fusilet; 34,35.

O Musliman, o Haxhinj të Shtëpisë së Allahut! Allahu ua pranoftë haxhin, qoftë haxhi juaj haxh i kryer mirë, dhe përpjekjet tuaja qofshin të shpërblyera dhe gjynahet tuaja të falura dhe ju mundësoftë të ktheheni shëndoshë e mirë e të fituar nëpër shtëpitë tuaja.

OHaxhinj të Shtëpisë së Allahut! Allahu thotë: 

“Ndërsa kush madhëron shenjat e fesë së Allahut, tregon përkushtimin e zemrës së tij.” Surja Haxh; 32.

Po o robër të Allahut referenca është përkushtimi i zemrave. Dijetarët kanë thënë se devotshmëria në këtë rast është më e lëvduar se besim sepse besimi mund të përzihet me diçka tjetër, ndërsa me përkushtimin e zemrës nuk përzihet asgjë. Përse o rob të Allahut!? Sepse zemra zemra është organi më me rrezik, që lë gjurmë e pasoja më shumë. ajo ështëe ndërlikuar dhe shumë e vështirë për tu ndrequr.

Hasan El Basrij (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Mjekoje zemrën tënde sepse Allahu kërkon prej robërve të Tij që ata të rregullojnë zemrat e tyre. 

Allahu nuk shikon fizionominë apo pamjen tuaj por sheh zemrat dhe punët tuaja.

Vëllezër zemra e diçkaje është gjëja më e pastër dhe më fisnike në të. Zemra është quajtur zemër sepse është gjëja më e kulluar e më e lartë tek njeriu. Nga ana tjetër fjala Kalb (zemër, brendësi) në origjinë tregon rrotullim,transformim dhe ndryshim. Prej kuptimeve që mbart kjo fjalë (rrotullimi) është dhe vështrimi i përfundimit të çështjeve. 

O muslimanë! Zemra përsa i përket funksioneve të saj është një prej krijesave më fisnike e më mahnitëse të Allahut.

Nuk dallohet me shqisa. Ajo i përket së panjohurës si shpirti, vetvetja, xhani, brendia dhe mendja. Të gjitha këto janë dhurata hyjnore të cilat hedhin dritë mbi botën e shqisave e me lejen e Allahut i ofrojnë njeriut ndihmë, ushqim dhe ndriçim. Ndriçim dhe ndihmë me të cilat dallon të vërtetën nga e pavërteta, të saktën nga e prishura, të dobishmen nga e dëmshmja dhe realitetet prej iluzioneve.

Në hadith nga Nu`man ibn Beshir transmetohet se i dërguari i Allahut ka thënë: Në trup është një copë mishi që nëse ajo është e saktë i tërë trupi është i saktë. Nëse ajo prishet i tërë trupi prishet e ajo është zemra. (transmetohet në dy sahihet).

Zemra regullohet me besim, me njohjen e realiteteve të dobishme. Ndërsa trupi rregullohet me bindje ndaj Allahut dhe nënshtrim ndaj Tij.

Kur zemra prishet prej idhujtarisë, mohimit dhe punët e këqija të zemrës si; mendjemadhësia, vetëpëlqimi, syefaqësia, zilia e të tjera si këto prishet trupi. Trupi prishet me shthurje, mosbindje, me zullum ndaj krijesave e me keqbërje mbi tokë. 

O muslimanë! Zemra është vendi i marrjes, është lidhësja mes të brendëshmes së njeriut dhe të jashtmes së tij me veprat e me sjelljet e tij. 

I dërguari i Allahut shpeshherë thoshte: Orrotullues i zemrave qëndroje zemrën time në fenë Tënde. Ata thanë o i Dërguar i Allahut a ke frikë për ne? E neve të kemi besuar ty dhe atë që ke sjellë ti? Ai tha: Zemrat janë mes dy gishtave të gishtërinjëve të Allahut të madhërishëm i rrotullon ato. Këtë hadith e ka transmetuar Ahmedi në Musnedin e tij me zinxhirë transmetimi në përputhje me kushtet e Muslimi. 

Një prej betimeve të Profetit ka qenë: “Jo pasha Atë që rrotullon zemrat” Transmeton Buhariu. 

Zemra është vendi i çdo të mire. E mira është e lidhur me zemrën. Allahu thotë: 

“Nëse Allahu gjen mirësi në zemrat tuaja, do t’ju japë diçka edhe më të mirë nga ajo që ju është marrë dhe do t’ju falë. Se Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.” (Surja Enfal; 70)

Zemra që ka mirësi, sado e pakët qoftë ajo, patjetër që do të hapet për besimin. 

Meditoni rreth fjalëve të Allahut: 

“Allahu ka skalitur besimin në zemrat e tyre dhe i ka fuqizuar ata me shpalljen e Vet.” (Muxhadileh; 22)

Dhe fjalët e Tij:

“Por Allahu jua ka bërë të dashur besimin dhe jua ka zbukuruar atë në zemrat tuaja” (Huxhurat; 7)

Vështroni fjalët e Tij mbi hipokritët: 

“O i Dërguar! Mos u brengos për ata që zhyten shpejt në mosbesim, qofshin nga ata që me gojën e tyre thonë: “Besojmë”, ndërkohë që zemrat e tyre nuk besojnë.” (Maideh; 41)

Allahu gjithashtu për disa njerëz nomadë ka thënë: 

“…pasi besimi ende nuk ka hyrë (si duhet) në zemrat tuaja.” (Huxhurat; 14)

Besimi i jeta dhe kënaqësia e zemrave. 

O muslimanë, zemrat kanë funksione të veçanta të cilat shfaqen në sjelljet e njeriut, emocionet dhe situatat e tij të ndryshme; dashurie e gëzimi, stresi e brenge, mërsie e mllefi, urrejtje e zilie, kurthi e pusie, zemërimi, kuptimi, kjellimi dhe perceptimi.

Allahu i madhërishëm, për disa njerëz ka thënë: 

“Ata kanë zemra me të cilat nuk arrijnë të kuptojnë.” (El Araf; 179)

Prej funksioneve më të mëdha e më të rëndësishme të zemrës është synimi dhe qëllimi me të cilat lidhet zemra dhe vendos.

Në hadithin e saktë; Veprat janë sipas qëllimeve, e çdo person do të marrë atë që ka pasë për qëllim. Ky hadith gjendet në dy sahihet. 

Qëllimi është një shtyllë mjaft e rëndësishme në adhurime. Ajo ndan adhurimet prej zakoneve dhe dallon adhurimet nga njëri-tjetri. Jo vetëm, por qëllimi e kthen një punë të zakonshme në adhurim. Qëllimi i keq e asgjëson adhurimin. Sinqeriteti është qëllimi i vërtetë dhe pastëri e zemrës. 

Prej funksioneve të zemrës është qëndresa. Qëndresë e cila prodhon stabilitet e qetësi. Qëndresa, nëse robi e ka fat ta fitojë e ruan atë prej ankthit e prej çoroditjes. E bën njeriun të perceptojë realitetin e të punojë për të ardhmen.

Profeti i ka thënë Muadhit kur e dërgoi atë në Jemen se; Allahu do ta qëndrojë zemrën tënde e do ta udhëzojë atë. Transmeton Ahmedi, Ebu Daud dhe Tirmidhiu i cili ka thënë se ky hadith është i mirë. 

O muslimanë! Zemrat kanë cilësi madhështore të cilat nxjerrin në pah dukuritë dhe realitetin e besimit. Me to shfaqet gjallëria e zemrës dhe kënaqësia e saj, përpikmëria dhe devotshmëria e robit në fe.

Prej tyre është zemra e pastër sikurse thotë i Madhërishmi: 

“në Ditën, kur askujt nuk do t’i bëjë dobi as pasuria, as fëmijët, përveç atij që vjen me zemër të pastër tek Allahu!” (Shu`ara; 88,89)

Profeti lutej duke thënë: O Allah të kërkoj zemër të pastër. Tranmseton Ahmedi, Tirmidhiu dhe Nesai prej Shedad ibn Eus (Allahu qoftë i kënaqur me të) me zinxhir të saktë transmetimi. 

Zemra e pastër është zemra e personit që ka shpëtuar prej mangësive, dyshimit, idhujtarisë, sherreve dhe devijimit. Ai person që e ka paraqitjen e jashtme njëjtë me gjendjen e tij të brendëshme, sekretin e tij e flasin gjymtyrët e tij.

Zemra e pastër përmban sinqeritetin ndaj të Adhuruarit, dhe drejtimin e fytyrës drejt Tij i kthyer plotësisht tek Ai duke zbatuar ligjin e Allahut me besim të pastër si musliman.

“Vërtet, ata që i përulen Allahut dhe bëjnë vepra të mira, do ta kenë shpërblimin te Zoti i tyre, nuk do të frikësohen e as do të pikëllohen.” (El Bekare; 112)

Një prej cilësive të mëdha të zemrës është përulësia. Ajo nënkupton pranim dhe prehje tek Allahu. Ibnul Kajim (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Dije se kur këmbët e robit zënë vend në pozitën e përulësisë ndaj Allahut shtohet ambicja e tij dhe lartësohet personaliteti i tij, nuk gëzohet prej lavdërimeve e as nuk mërzitet prej ofendimeve. Ai ka triumfuar mbi egon. Siguria e plotë dhe ëmbëlsia e besimit kanë zënë vend në zemër.

Po të doni lexoni fjalën e Allahut: 

“…dhe që ata, të cilëve u është dhënë dituria, ta kuptojnë se ai (Kurani) është e Vërteta nga Zoti yt, ta besojnë atë dhe zemrat e tyre të binden e të qetësohen me të.” (El Haxh; 54)

Prej cilësive të zemrës ështëfërgëllimi. Allahu i plotfuqishëm ka thënë: 

“Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, fërgëllojnë dhe, kur u lexohen shpalljet e Tij, u forcohet besimi dhe vetëm te Zoti i tyre mbështeten” (El Enfal; 2)

Në hadith Irbad ibn Sarije (Allahu qoftë i kënaqur me të) thotë: I dërguari i Allahut na mbajti një këshillë prej së cilës fërgëlluan zemrat. E transmeton Ebu Daudi dhe Tirmidhiu i cili ka thënë se ky është një hadith i mirë e i saktë. 

Besimtarët fërgëllojnë dhe janë në ankth me gjithë nënshtrimin dhe veprat e mira që kanë kryer nga frika se mos ju refuzohen e nuk pranohen. 

Fërgëllimi i tillë buron prej njohjes sëlartësisësëAllahut, madhështisë, autoritetit dhe pushtetit të Tij. 

Zemrat që fërgëllojnë zhvendosen nga një detyrë në një detyrë tjetër nga frika e një dite kur rrotullohen zemrat dhe shikimet.

Zemra e sigurtë e cila përmendet në falën e Allahut; “ata që besojnë dhe zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, qetësohen. Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut!” (Er Ra`d; 28)

Siguria është qetësi, stabilitet, rehati dhe prehje. Allahu i drejtohet profetit të Tij dhe luftëtarëve të Bedrit dhe thotë:

  Allahu e bëri këtë që t’ju sjellë lajmin e gëzuar dhe që t’juaqetësojë zemrat. (Al Imran; 126)

Një prej më të kërkuarave të cilësive të zemrës ështëdruajtja (frikë). Allahu i lartësuar ka thënë: 

“A nuk ka ardhur koha për besimtarët e vërtetë, që zemrat e tyre të kenë drojë para këshillave të Allahut dhe para së Vërtetës që Ai ka shpallur.”(El Hadid; 16)

Profeti ka kërkuar ndihmë Allahut ndaj zemrës që nuk ka drojë. Transmeton Muslimi në sahihun e tij prej Zejd ibnul Erkam (Allahu qoftë i kënaqur me të. 

Droja përfshin përulësinë, nënshtrimin, përgjërimin dhe frikën. Kupimi i gjithë kësaj është zhveshja dhe heqja e çdo lidhjeje me dikënd tjetër veç Allahut në gjëra të vogla apo të mëdha. 

O robër të Allahut zemra regullohet kur njeh Allahun dhe i bindet Atij e i frigohet. Kur njeriu qëndron brenda kufijve të Allahut, i rregullt në të ushqyer e në veshje. Personi i cili e ka dert çështjen e fesë së tij dhe zgjohet prej gjumit të neglizhencës dhe shpreson shpëtimin në botën tjetër kujdeset në maksimum që zemra e tij të jetë sa më e pastër, ruhet prej faktorëve pengues e shkatërrues. 

Hasan e Basri thotë: Dije se nuk do tëarrish ta duash Allahun derisa të dëshirosh bindshmërinë ndaj tij. 

Jahja ibn Muadh ka thënë: Nuk është i sinqertë një person që pretendon se e don Allahun e nuk i ruhet kufijve të Tij. Kush don dunjanë i jep përparësi vetëm tekave dhe dëshirave të vetvetes. 

Zemra gjallërohet me përpjekje, duke u shoqëruar me njerëzit e mirë dhe me lidhje të vërtetë me Allahun e madhërishëm. Zemra sa më shumë ta shtojë dashurinë aq më shumë e shton adhurimin e sa më shumë ta shtojë adhurimin për Allahun aq më shumë e shton dashurinë për Të. Pastaj vijnë të gjitha llojet e punëve të mira sipas suksesit që i jep Allahu robit në to.  I lumtur është ai që e lumturon Allahu e shkatëruar është ai që e lë në humbje Allahu. Zemrat janë në dorën e Tij i rrotullon ato si të dojë. Nuk ka hyjni që meriton të Adhurohet pëpos Tij.

Mbrohem me Allahun prej shejtanit të mallkuar:

“Vallë, a nuk kanë udhëtuar ata nëpër botë, që zemrat e tyre të mendojnë dhe veshët të dëgjojnë? Në të vërtetë, atyre nuk u janë verbuar sytë (në këto gjëra), por u janë verbuar zemrat e veta në kraharor.” (Haxh; 46)

Allahu më dhëntë mua edhe ju mirësi në udhëzimin e Librit të Tij e në traditën e Profetit të Tij Muhamed. 

Thashë këtë që dëgjuat dhe i kërkoj falje Allahut për veten, për ju dhe për gjithë muslimanët nga çdo gabim e gjynah. Kërkojini falje se ai është Falës dhe Mëshirëplotë.

Hutbeja e Dyte

LEXO  Dashuria dhe kujdesi për xhamitë - Meka 26.06.2020

Falenderimi i takon Allahut. Falenderimi i takon Allahut, i Madhërishmi, I Lartësuari, poseduesi i tërë mirësive. Atë e falenderojmë për çdo gjendje dhe i kërkoj mbrojtje prej gjendjes së njerëzve të përhumbur. 

Dëshmoj se nuk ka hyjni që meriton të Adhurohet pëpos Tij, i vetëm e i pashoq, poseduesi i pushtetit, i krenarisë dhe madhështisë. 

Dëshmoj se i nderuari ynë, profeti Muhamed është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij me natyrë fisnike dhe cilësi të pastra, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe mbi shokët të cilët qenë shokët më të mirë dhe familjarët më të mirë, mbi pasardhësit e tyre dhe mbi gjithë ata që ndjekin rrugën e tyre paqe dhe shpëtim pastë deri në ditën e rikthimit.

O Muslimanë! Njeriu mblidhet me dy gjëra me zemrën e me gjuhën e tij. 

Gjynahet dhe fajet janë shkaktarë të frikës e të tmerrit. Bindja ndaj Allahut është kështjella më e madhe. Zemrat nuk qetësohen e nuk ndihen të sigurta vetëm në strehën e Allahut dhe brenda kufijve të ligjit të Tij. Vështrimi i saj verbohet, drita e saj shuhet dhe pengohet prej të vërtetës, dijes e udhëzimit kur futet në strehën e shejtanit e në humnerat e kotësisë.

Sa larg, një zemër që afrohet me Allahun që të jetë tërësisht me Të në gjithçka, me një zemër tjetër që e mashtron shejtani me faje e me gjynahe.

Besimtarë të dashur! Zemra sëmuret, vdes e verbohet.

“A barazohet i vdekuri që Ne e ngjallëm dhe i dhamë dritë me të cilën ecën midis njerëzve, me atë që është në errësirë e nuk mund të dalë prej saj?!” (En`am; 122) 

Prej sëmundjeve më të mëdha të zemrës është shirku (idhujtaria) ndaj Allahut dhe lidhja me dikë tjetër veç Tij. Allahuna ruajtë e mos qofshim prej atyre që i hapin zemrën mohimit. 

Prej sëmundjeve më të mëdha të zemrës ështëhyrja në bidate (risi) dhe dalja kundër (sunetit) traditës profetike. Udhëzimi më i mirëështë udhëzimi i Muhamedit dhe gjërat më të këqija në fe janë risitë. 

Profeti ka sqaruar se një prej mundësive të pastrimit të zemrave urrejtjes dhe dëshirave të kota ështëqëndrimi me bashkësinë e muslimanëve e me udhëheqësin e tyre dhe mos ndarja prej tyre.

Ai ka thënë: Tre gjëra nuk mund ti harrojë kurrë zemra e një muslimani; veprën e sinqertë për Allahun, këshillën ndaj qeveritarëve dhe qëndrimi me bashkësinë e muslimanëve. Transmetojnë autorët e suneneve me zinxhirë të saktë transmetimi prej Abdullah ibn Mes`udit dhe Zejd ibn Thabit, Allahu qoftë i kënaqur me të dy. 

Prej sëmundjeve më të mëdha të zemrës është ndjekja e epsheve dhe dorëzimi para tyre. Ibnul Kajim ka thënë: Një prej ndërshkimeve që sjellin gjynahet është verbimi i zemrës (Allahuna ruajtë), shuajnë dritën e saj, bllokojnë rrugën e diturisë dhe mundësitë e udhëzimit.

Veprës së zemrës i paraprijnë sëmundjet e zemrës; si mendjemadhësia, hipokrizia, tallja, zilia, dëshira për shkatërrim e të tjera sëmundje. 

Kështu që kijeni frikë Allahun, Allahu ju mëshiroftë! Kijeni frikë Allahun, Allahu ju mëshiroftë! Dijeni se sa më shumë zhytesh në gjynahe zemra bie në verbëri e në huti të madhe. 

Allahu i lartësuar thotë: 

“Por zemrat e tyre janë mospërfillëse ndaj këtij (Kurani). Ata kanë punë të tjera më të këqija se këto e të cilat po vazhdojnë t’i bëjnë.” (Mu`minun; 63)

Sëmundjet e zemrës shkaktojnë pasoja të rrezikshme si devijimin, shthurjen, vulosjen, atë e mbërthen djalli dhe e çon nga të dëshirojë. 

“Kur ata u larguan (nga e vërteta), Allahu i largoi zemrat e tyre (nga rruga e drejtë)”(Saf; 5)

“Në zemrat e tyre ka një sëmundje, të cilën Allahu ua shton.” (El Bekare; 10) Allahu i kërkojmë mbrojtje prej dënimit dhe ndërshkimit të Tij të dhembshëm. Allahu i lutemi të na mbrojë nga poshtërimi. 

 

LEXO  Të jesh i dalluar - Meka 21.02.2020

Dërgoni salavate dhe selame mbi mëshirën e ofruar dhe mirësin e dhuruar profetin tuaj Muhamedin të dërguarin e Allahut. Zoti juaj ju urdhëron për këtë në shpalljen e tij të plotësuar e Ai është i Vërteti në fjalë. Allahu ka thënë fjalë fisnike: 

Vërtet, Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për atë. O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me “selam”! (surja Ahzab; 56)

O Allah ngreje lart, shpëtoje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd Muhamedin, të dashurin dhe profetin e zgjedhur, familjen e tij të mirë e të pastër, bashkëshortet e tij të cilat janë nënat e besimtarëve. O Allah kënaqësia jote qoftë mbi katër prijësat e drejtë Ebu Bekrin, Umerin, Osmanin dhe Aliun dhe mbi gjithë shokët e profetit Tënd dhe mbi ata që ecin në gjurmët e tyre dhe zbatojnë traditën e tyre deri në ditën e gjykimit edhe ndaj nesh bashkë me ta me faljen tënde, bujarinë, mirësinë dhe bamirësinë tënde o më Fisniku i fisnikëve.

O Allahu fenë islame ngreje lart dhe muslimanët bëji krenar.

O Allahu fenë islame ngreje lart dhe muslimanët bëji krenar.

O Allahu fenë islame ngreje lart dhe muslimanët bëji krenar.

Zhduke politeizmin dhe poshtëroi idhujtarët.

O Allah poshtëroi tiranët, mohuesit dhe tërë armiqë e fesë e të popullit besimtar.

O Allah na jep siguri në vendet tona, Përmirësoi prijësat dhe udhëheqësit tanë.

Udhëheqjen mbi ne mundësoja atij që të frikësohet Ty, që është i devotshëm e që mundohet të fitojë kënaqësinë tënde o Zot i botëve.!

O Allah jepi sukses udhëheqësit tonë dhe prijësin tonë shërbëtorin e dy Xhamive të Shenjta, jepi atij sukses prej suksesit tënd, jepi krenari në bindje ndaj Teje. Me të ngreje lart e më lart fjalën tënde. Bëje atë ndihmës të islamit e të muslimanëve. Jepi sukses atij, mëkëmbësit të tij, vëllezërve të tij dhe ndihmëtarëve të tij të bëjnë atë që të kënaq ty, drejtoji ata në bamirësi e devotshmëri! 

O Allah udhëzoji prijësat e muslimanëvë të zbatojnë librin tënd e të ecin në rrugën e profeti tënd. Bëji ata mëshirë për robërit e tu besimtarë. Bashkoji ata në të vërtetën, në udhëzim e në rrugën profetike.

O Allah përmirësoje gjendjen e muslimanëve. O Allah përmirësoje gjendjen e muslimanëve në çdo vend, ruaje gjakun e tyre, bëji ata të një fjale të bashkuar rreth të vërtetës, udhëzimit dhe rrugës profetike. mundësoji atyre të udhëhiqen prej më të mirëve e ruaji prej të këqinjve. Përhape sigurinë, drejtësinë, pasurinë nëpër vendet e tyre. 

O Allah jepi fitore ushtarëve tanë të cilët vigjëlojnë në kufijtë e vendit tonë. O Allah forcoje gjykimin e tyre, saktësoji goditjet e tyre, shtrëngoi rradhët e tyre, forcoje vendosmërinë e tyre, qëndroji këmbët e tyre, stabilizoja zemrat, jepi fitore kundër armiqve të tyre. O Allah mbështeti ata me ndihmën tënde dhe jepi fitore. O Allah mbroji ata përpara, mbrapa, djathtas, majtas dhe lart e mbroji prej së keqes që mund ti vijë nga poshtë. 

O Allah mëshiroji dëshmorët e tyre, mjeko të plagosurit e tyre, kujdesu për familjet dhe fëmijët e tyre Ti je dëgjuesi i lutjes. 

O Allah ndihmoji vëllezërit tanë të pafuqishëm që u bëhet padrejtësi në Palestinë, në Burma, në Libi, në Jemen, në Siri e kudo. Ata po përballen me zullume e tirani, me spastrim e bllokadë, po derdhet gjaku i tyre, po vriten të pafajshëm, po i shkatërrohen banesat, o Allah ndihmoji ata, kujdesu për gjendjen e tyre, largoje dhimjen e tyre, jepi rugëzgjidhje të shpejtë, afroi zemrat e tyre, bashkoi ata rreth njëri-tjetrit. O Allah ndihmoi dhe përkrahi me përforcimet prej ushtrisë Tënde. 

O Allah shkatërroi tiranët dhe zullumqarët, ata që bëhen palë me ta, e që i ndihmojnë. O Allah përçaje turmën e tyre shpërbëji lidhjet e tyre. O Allah planet e tyre dashakeqëse bëji shkatërrim mbi ta o Zot i botërave. O Allah ty të kërkojmë të merresh me Jehudët uzurpues e pushtues se ata nuk kanë kurrëfarë mundësie kundrejt Teje. O Allah zbrit mbi ta forcën tënde prej së cilës nuk kanë shpëtim njerëzit kriminelë. O Allah ne mjaftohemi me Ty kundër tyre e mbrohemi me Ty kundër së keqës që vjen prej tyre.

O Allah na i fal gabimet tona, na i mbulo të metat tona, na i largo brengat, shpëtoi të sprovuarit prej nesh, shëroi të sëmurët tanë, mëshiroi të vdekurit tanë. 

Zoti ynë i kemi bërë padrejtësi vetvetes sonë e nëse nuk na fal e nuk na mëshiron kemi për të mbetur të humbur. 

O Allah na jep të mira në këtë jetë, të mira në jetën tjetër e na ruaj nga dënimi i zjarrit.

O robër të Allahut!

“Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin. Zbatoni besëlidhjen e Allahut, kur ta merrni mbi vete dhe mos e thyeni betimin, pasi ta keni bërë atë, sepse Allahun e keni bërë dorë-zënësin tuaj; vërtet, Allahu e di se çfarë bëni ju.” (Nahl; 90,91)

Post Author: endrit