Vlera e Pasurisë – Meka 11.10.2019

Hytbe e Qabes Meke               12 Safer 1441 H    11-10-2019 d

Shejh Salih ibn Humejd           Tema: Vlera e Pasurisë. 

Falenderimi i takon Allahut, falënderimi i takon Allahut që e forcon islamin me ndihmën e Tij, e që e përul mohimin me sundimin e Tij,  që i menaxhon të gjitha çështjet me përcaktimin dhe urdhërin e Tij por njerëzit nuk e madhërojnë Allahun ashtu siç e meriton.  

Allahun e falënderoj dhe atij i jam mirënjohës, bamirësia e tij mbi ne është e vazhdueshme, mirësitë e Tij mbi ne janë të njëpasnjëshme.  

Dëshmoj se nuk ka hyjni që meriton të adhurohet pos Allahut, i vetëm e i pashoq. Ne nuk kemi Zot tjetër përveç Tij e nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij.   

Dëshmoj se Muhamedi është i nderuari ynë dhe i dërguar i Allahut (salallahu alejhi ue selem). Allahu ia hapi kraharorin dhe pastroi nga e keqja dhe e plotësoi çështjen e tij.  Lavdërimet e Allahut, shpëtimi dhe begatia e tij qoftë mbi të, mbi familjen e tij të nderuar e të zgjedhur, mbi shokët e tij paraprijësit fisnikë dhe mbi ata që ndoqën rrugën e tyre sa të jetë toka e qiejt. 

O Njerëz u porosis ju dhe veten time të jemi të devotshëm ndaj Allahut. Kijeni frikë Allahun, Allahu ju mëshiroftë dhe dijeni heshtja në fitore është besueshmëri, në zemërim është forcë, gjatë punës është arritje, heshtja ndaj ironisë është lartësim, gjatë këshillës është mirësjellje, në kohë mërzie është durim.  I varfër është ai që ka humbur mirësjelljen, e jo ai që humbur floririn. Allahu ndan veç të keqin nga i miri, dhe njeh rregullatorin nga shkatërrimtari. Ai nxjerr në pah të vërtetën dhe sqaron të kotën. Shpëton rregullatorët punëmirë të cilët ndalojnë nga e keqja dhe të udhëzuarve ia shton udhëzimin.   

“Allahu i forcon besimtarët me fjalë të qëndrueshme në këtëbotë dhe në botën tjetër, kurse keqbërësit i shpie në humbje;  Allahu bën ç’të dojë.” (Ibrahim 27).      

O muslimanë egziston diçka e habitshme për të cilën Allahu deshi që e tërë jeta të qëndrojë mbi të në origjinën e saj, në përsosjen e saj, në lumturinë e saj dhe në krenarinë e saj. Diçka me të cilën njeriu ha e pi, fle e strehohet, me të pregatit ushqimin dhe veshjen e tij, vendbanimin dhe armën e tij. Diçka për të cilën njeriu  ka nevojë në shëndet e në dije, në forcë e në ndërtim, në jetëgjatësi e në pushtet. Ajo është pasuria. Allahu e ka bërë ligj që pasuria të jetë mbështjella e jetës  dhe jetesa e të gjallëve. Allahu e ka bërë atë mëkëmbje të jetës së njerëzve:  

“Mos e lini në dorë të të paaftëve mendërisht pasurinë tuaj që Allahu jua ka dhënë si mjet jetese për ju.” (Nisa; 5). 

Mëkëmbja e diçkaje ka të bëjë me ruajtjen dhe drejtimin e saj.  Pasuria është mbajtje e jetesës dhe e interesave kolektive e individuale. Për të gjitha këto o rob të Allahut, ruajtja e pasurisë është trajtuar si një prej objektivave më të mëdha në ligjin e Allahut dhe si një prej pesë domosdoshmërive në fenë islame. Pasuria është përmendur në librin e Allahut më shumë se në tetëdhjetë vende. Allahu pasurinë e ka quajtur mirësi.  

Allahu i madhërishëm thotë: “Vërtet, ai është i babëzitur për pasuri.” (Adijat; 8).  

Allahu thotë: “Të pyesin ty çfarë të japin si lëmoshë. Thuaju: Çfarëdo bamirësie që bëni, ajo le t’u takojë prindërve, farefisit, jetimëve, të varfërve dhe udhëtarëve. Çfarëdo të mire që bëni, Allahu e di atë”. (El Bekare; 215). 

Allahu i madhërishëm thotë: “Ju është urdhëruar që, nëse ndonjërit prej jush i afrohet vdekja dhe ka pasuri për të lënë pas, atëherë të lërë testamentin në mënyrë të drejtë për prindërit dhe farefisin; ky është detyrim për besimtarët e devotshëm.” (El Bekare; 180 

Të dashur pjesmarrës pasuria ka shejtërinë dhe pozitën e saj. Në një hadith të saktë thuhet: Askujt nuk i lejohet të marrë diçka prej pasurisë së një muslimani vetëm  se me pëlqimin e tij. Kush betohet me betim rrejshëm me qëllim për të marrë një pjesë të pasurisë së vëllait të tij musliman do të takohet me Allahun e Ai do të jetë i zemëruar me të. (Mutefekun Alejhi). Ky hadith transmetohet prej ibn Mesudit, Allahu qoftë I kënaqur me të.  

“Kush vritet duke mbrojtur pasurinë e tij ai është dëshmor.” Përcjell Ebu Daudi dhe Tirmidhiu prej Said  ibn Zejd dhe ka thënë se ky hadith është Hasen, Sahih (I mirë i saktë).   

O musliman Allahu e ka paraqitur pasurinë si një mirësi të dhuruar për robërit e tij.  Ai në gjuhën e profetit të tij Nuh thotë: 

 “….e u thashë: “Kërkoni falje nga Zoti juaj, i Cili është Falës i madh, që Ai t’ju dërgojë shi të bollshëm, t’ju shtojë pasurinë dhe fëmijët tuaj dhe të bëjë për ju kopshte e  lumenj!” (Nuh; 10-12).   

Allahu thotë: 

“Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje  (nga çdo vështirësi) dhe do t’i japë risk prej nga nuk e pret.” (Talak; 2,3). 

Gjithashtu Allahu i madhërishëm në lidhje me Profetin e Tij Muhamedin (salallahu alejhi ue selem) thotë: “A nuk të gjeti nevojtar e të pasuroi.” (Duha; 8).  

Profeti Muhamed (salallahu alejhi ue selem) i ka thënë Amr ibnul Asit (Allahu qoftë I kënaqur me të): “Pasuria e dobishme në dorë të njeriut të mirë është mirësi.” Këtë hadith e transmeton Ahmedi me zinxhir transmetimi   që përputhet me kushtet e Muslimit.  

Profeti Muhamed ka thënë: “Mua nuk më ka bërë dobi ndonjë pasuri si pasuria e Ebu Bekrit.” Transmeton Ahmedi, Ibn Hibani e të tjerë.  Zixhiri i Ahmedit është në përputhje me kushtet e dy Dijetarëve (Buhariu, Muslimi).  

Na hadithin e saktë: “Njerëzit e pasur i morën shpërblimet.”  Mutefekun alejhi. “Dora që rri lart është më e mirë se dora që rri poshtë”  Mutefekun alejhi. 

Ajeti më i gjatë në librin e Allahut sistemon çështjen e pasurisë, menaxhimin e saj, sigurimin, zotërimin dhe ruajtjen e saj.  

Allahu thotë: “O besimtarë! Shkruajeni huan që ia jepni njëri-tjetrit për një afat të caktuar…… ajeti deri në fund… (El Bekare 282). 

Imagjinoni rob të Allahut këtë mirësi të madhe prej më të Lartit:  

“Le të mendojë njeriu për ushqimin e vet: Jemi Ne që lëshojmë ujë me bollëk,  pastaj e çajmë tokën në thellësi dhe nxjerrim prej saj drithërat, rrushin e perimet, ullirin e palmat, kopshtet e dendura, pemët dhe gjithë barërat, që t’i gëzoni ju dhe bagëtitë tuaja.” (Abese; 24-32). 

Allahu i madhërishëm në një tjetër vend thotë:  

“Ne lëshojmë nga qielli ujë të bekuar dhe nëpërmjet tij krijojmë kopshte, drithëra që korren dhe palma hurme të larta me tufa frutash njëra mbi tjetrën, si ushqim për robërit Tanë” (Kaf; 9-11). 

Allahu ka barasvlerësuar ata që shpërndahen nëpër tokë për të fituar mirësinë e Allahut me luftëtarët në rrugë të Allahut. 

 Allahu thotë: “…..disa do të udhëtojnë nëpër botë, duke kërkuar mirësitë e Tij (për jetesë) dhe disa të tjerë do të jenë duke luftuar në rrugën e Tij” (Muzemil; 20). 

Ibnul Kajim I ka bërë një përshkrim të bukur e përmbledhës të pasurisë dhe pozitës së saj. Prej fjalëve që ka thënë:  “… Allahu e ka deklaruar që pasurinë e ka bërë mëkëmbje të njerëzve. Ai ka urdhëruar që pasuria të ruhet dhe e ka ndaluar me ligj ti jepet pasuria të paaftëve mendërisht qofshin burra, gra, fëmijë e të tjerë. Profeti e ka lavdëruar atë me fjalët e tij; “Pasuria e dobishme në dorë të njeriut të mirë është mirësi.” 

Ibnul Musejb ka thënë: Nuk ka hajër në një person që nuk dëshiron të grumbullojë pasuri të ligjshme (hallall) me të cilën do të ruajë fytyrën e tij  prej njerëzve e ti dhurojë farefisit atë që i takon.  

Ebu Ishak Es Sebiij ka thënë: Ata e shihnin pasurinë si ndihmë  në zbatimin e fesë.  

Muhamed ibnul Munkedir ka thënë: Sa e mirë është pasuria, të ndihmon në devotshmëri.  

Sufjan Eth Theurij ka thënë:  Pasuria në kohën tonë është arma e besimtarit.  

Jusuf El Esbat ka thënë:  Pasuria që kur është krijuar dynjaja nuk ka qenë më e dobishme se çështë në këtë kohë. Mirësia është si kuajt për një person mbrojtje e për një tjetër mëkat.  

O musliman prej dobive të pasurisë sikurse e ka parashtruar ibnul Kajim  i cili thotë se ajo është mëkëmbësja e bindjes ndaj Allahut dhe e adhurimeve ndaj Tij, me të kryhet bamirësia e haxhit dhe xhihadi, me të kryhen shpenzimet obligative dhe ato vullnetare, me to realizohen vakëfe të ndryshme, ndërtimi i xhamive, urave e tjerë.  

Nëpërmjet pasurisë zbulohet personaliteti i lartë dhe mbi të ngrihet bujaria dhe bollëku. Me të ruhet nderi , fitohen vëllezër e shokë. Të mirët arrijnë në grada të larta në shoqërinë e atyre të cilëve Allahu u ka dhënë mirësi. Ajo është një shkallë nëpërmjet së cilës mund të ngjitesh në vendbanimet më të larta të xhenetit ose mund të biesh në pozitat më të ulta.  

Pasuria ngre lart lavdinë e personit. Disa prej të parëve kanë thënë: Nuk ka lavdi veçse me vepra e nuk mund të bësh vepra veçse me pasuri.  

Disa prej tyre kanë thënë: O Allah unë jam një rob prej robërve të tu,  të cilët nuk i rregullon veçse pasuria.  

Pasuria o muslimanë është prej shkaqeve të fitores së kënaqësisë së Allahut sikurse mund të të jetë shkak i përftimit të hidhërimit të Allahut. Fjalët vazhdojnë të jenë të ibnul Kajimit Allahu e mëshiroftë I cili thotë: Ky është Ebu Bekri, Umeri, Uthmani, Zubejri, Abdurrahman ibn Auf e  të tjerë nga mesi i sahabëve. Allahu qoftë i kënaqur me ta. Ata ishin të pasur dhe ndikimi i tyre në fe ishte më i madh se njerëzit që qëndronin në Sufe (një cep në xhaminë e profetit). 

I Dërguari i Allahut e ka ndaluar dëmimin e pasurisë. Ai na ka treguar se është më mirë që personi ti lë trashëgimtarët e tij të pasur se lënja e tyre të varfër. Gjithashtu ka treguar se personi i pasur për çdo shpenzim që bën për hirë të Allahut ngrihet në grada të larta.  

O musliman pasuria ka rol të madh në ruajtjen e sitemit të jetës, të njerëzve, në realizimin e progresit dhe urbanizimit. Pa  u kujdesur për këto prishet rendi i botës, ndalet investimi dhe rrënohet ndërtimi.  

O musliman me gjithë këtë pozitë madhështore të pasurisë, njeriu është përgjegjës për pasurinë e tij; nga e fitoi dhe ku e shpënzoi?  

Pasuria nuk është objektiv në vetvete. Por ajo duhet për të shpezuar, për të shpërndarë tregëtinë, për investime, për përfitime, për të fituar mirësitë e Allahut dhe kënaqësinë e Tij.   Allahu thotë: “….në mënyrë që ajo të mos qarkullojë vetëm në duart e të pasurve nga mesi juaj.” (Hashr: 7).  

Pasuria është e Allahut. “….Jepuni diçka nga pasuria juaj, të cilën ju ka dhuruar Allahu.” (Nur; 33). Dora e njeriut në këtë pasuri është  një depozitë e mirëbesuar. “….dhe shpenzoni nga ato që Ai jua ka lënë trashëgim.” (El Hadid; 7). Ai që e mbledh pasurinë në rrugë të lejuara do ketë në të begati prej Allahut.  

Pasuria nuk është diçka e refuzuar në vetvete sepse në të mund të ketë mirësi të shumta. Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: Kjo jetë është për katër persona. Një robi të cilit Allahu i ka dhënë pasuri dhe dituri. Ai në të i frikësohet Zotit të tij, me të shpenzon për farefisin e tij dhe e njeh të drejtën e Allahut në të. E ky është në pozitat më të mira… hadithi i njohur, të cilin e transmeton Ahmedi, Tirmidhiu dhe zinxhiri i transmetimit të tij është i saktë. 

Përveshja e krahëve në dynja nuk kërkohet vetëm për botën tjetër e të lihet pasdore plotësimi i nevojave të jetesës në këtë botë sepse jeta në këtë  botë është shteg për në botën tjetër dhe është ndihmëse për ta fituar atë. Dunjaja është ara e ahiretit dhe rrugë drejt tij.  

Ebu Sulejman Ed Deranij ka thënë: Ne nuk e konsiderojmë ibadet të rreshtosh këmbët (në namaz) e tjetërkush të ushqen por nisja të hedhësh dy dirhemë e të kujdesesh për to pastaj merru me adhurim. 

Pasuria është një prej mirësive më të mëdha në aspektin fetar e atë jetik.  

E në vazhdim o rob të Allahut duhet të kemi parasysh disa shkaqe të cila e ruajnë pasurinë. Prej tyre është të dhurosh për Allahun atë çka i takon Atij prej pasurisë; zekati, sadekatë në anë të dobishme si ndaj farefisit, në përkujdesje ndaj jetimëve e ndaj nevojtarëve. Mesatarja në shpenzimin e pasurisë pa teprim e pa mangësim. 

 Allahu i madhërishëm thotë: “Merr nga pasuria e tyre lëmoshë me të cilën t’i pastrosh ata dhe t’ua rrisësh veprat e mira! Lutu për ta, sepse lutja jote është vërtet qetësim për ata. Allahu dëgjon dhe di gjithçka.” (Teube; 103). 

Allahu thotë:  “….dhe ata që, kur shpenzojnë, nuk janë as dorëshpuar, as dorështrënguar, por i përmbahen të mesmes” (Furkan; 67). 

Në hadith të saktë thuhet: “Pasuria nuk pakësohet prej sadekasë.” Transmeton Muslimi prej hadithit të Ebu Hurejres, Allahu qoftë i kënaqur me të. 

Prej shkaqeve që ruajnë pasurinë është distancimi i ngrënies së të palejuarës (haramit) dhe rrugët e përfitimit të paligjshëm si vjedhja, ozurpim, grabitje, ryshfet, mashtrim, rëmbim, monopolizim, lojra fati, kumar, shkatërrimi ose dëmtimi i pasurisë së tjetrit me qëllim, e të gjitha llojet e ngrënies së pasurisë me pa të drejtë. Çdo musliman e ka të ndaluar të cënojë gjakun, pasurinë dhe nderin e një muslimani tjetër. Pasuria është afër me gjakun dhe nderin.  

Feja urdhëron ruajtjen e pasurisë së jetimëve. Ata që hanë pasurinë e jetimëve e që nuk kujdesen për të në barqet e tyre fusin zjarr.  

Allahu i madhërishëm thotë: “Jepuni të afërmve, të varfrit dhe udhëtarit të drejtën e tyre, por mos bëni shpenzim të tepruar. Dorëshpuarit me të vërtetë, janë vëllezërit e djallit dhe djalli është mosmirënjohës ndaj Zotit të tij.” (El Isra ; 26,27). 

Allahu na dhëntë dobi, mua dhe juve në Kuranin Madhështor dhe me udhëzimin e të Dërguarit të tij. Me këto fjalë që thashë i kërkoj falje Allahut për vete, për ju e për tërë muslimanët për çdo gabim e për çdo faj. Kërkojini falje Atij sepse Ai është Falësi, Mëshirëploti. 

Hutbeja e Dyte

LEXO  Vlerat e Kuranit Famëlartë për umeti Islam - Meka 11.03.2022

Falenderimi i takon Allahut. Falenderimi i takon Allahut i cili me urtësinë e tij menaxhon tërë çështjet e njerëzve e me mirësinë e tij ka sqaruar rrugën e udhëzimit. Atë e falënderoj e ndaj Tij jam mirënjohës për mirësitë që vazhdimisht shtohen. 

Dëshmoj se ska hyjni që meriton të adhurohet pos Allahut i vetëm e i pashoq, pa të ngjashëm e pa rival.  

Dëshmoj se i nderuari dhe profeti ynë Muhamed është rob i Allahut dhe i dërguar i Tij. Profeti më i mirë dhe udhëzuesi më i mirë.  Nderimet e Allahut, shpëtimi dhe begatia e Tij qofshin mbi të, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij të cilët fituan mirësitë me nder dhe ndoqën rrugën e përpiktë, edhe mbi ata që pasuan rrugën e tyre në mirësi deri ditën e kthimit.  

O musliman Allahu pasurinë e ka bërë shkak për ruajtjen e trupit. Ruajtja e trupit është shkak për ruajtjen e vetvetes. Vetvetja është ajo që do të njohë Allahun, të besojë në të, të besojë të dërguarit e Tij, do ta dojë Atë e do të kthehet tek Ai.  

Pasuria është shkak për ndërtimin e kësaj jete e të jetës tjetër. Në pasuri nuk pranohet ajo që nxirret jo në anë të lejuara apo që shpenzohet me pa të drejtë. Nuk pranohet që pasuria ta shfrytëzojë njeriun, të pushtojë zemrën e tij apo ta pengojë prej Allahut dhe botës tjetër. Nuk lejohet që nëpërmjet pasurisë që zotëron personi të arrijë synime të dëmshme apo që ta pengojë nga synimet e dobishme. Pra e keqja është tek vepruesi e jo mbi atë që veprohet. 

Për këtë arësye gjejmë në pasuri probleme e tirani. E Allahu e ka sqaruar shumë qartë këtë. Allahu thotë: “Por vërtet që njeriu shkel çdo cak, kur mendon se është i vetëmjaftueshëm.” (Alak; 6,7). 

Allahu thotë: “Pasuria dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë për ju. Allahu ka shpërblim të madh. Prandaj frikësojuni Allahut sa të mundeni, dëgjoni e binduni dhe shpenzoni për bamirësi në të mirën tuaj. Ata që e ruajnë veten nga lakmia e saj, pikërisht ata janë të fituarit. Nëse i jepni Allahut një hua të bukur, Ai jua kthen shumëfish atë dhe ju fal. Allahu është Mirënjohës dhe nuk nxiton në dënime. Ai është Njohësi i të padukshmes dhe së dukshmes, i Plotfuqishmi dhe i Urti.” (Tegabun; 15-18).  

Allahu thotë: “Mjerë për çdo përqeshës – shpifës, që grumbullon pasuri dhe e ruan, duke menduar se ajo pasuri do ta bëjë të pavdekshëm!” (Humezeh; 1-3). 

Njeriu është tafmaqar e koprrac që edhe kur arrin mirësi tregohet i shtrënguar.  

Keni frikë Allahun, Allahu ju mëshiroftë dhe kujdesuni për pasuritë tuaja, fitojeni me pastërti dhe shpenzoni për të mirën tuaj. 

Dërgoni salavate dhe selame mbi mëshirën e ofruar dhe mirësin e dhuruar profetin tuaj Muhamedin të dërguarin e Allahut. Zoti juaj ju urdhëron për këtë në shpalljen e tij të plotë Allahu ka thënë fjalë fisnike: Vërtet, Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për atë. O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me “selam”! (surja Ahzab; 56) 

O Allah ngreje lart, shpëtoje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd Muhamedin, të dashurin dhe profetin e zgjedhur, familjen e tij të mirë e të pastër, bashkëshortet e tij të cilat janë nënat e besimtarëve. O Allah kënaqësia jote qoftë mbi katër prijësat e drejtë Ebu Bekrin, Umerin, Osmanin dhe Aliun dhe mbi gjithë shokët e profetit Tënd dhe mbi ata që ecin në gjurmët e tyre dhe zbatojnë traditën e tyre edhe ndaj nesh bashkë me ta me faljen Tënde, bujarinë, mirësinë dhe bamirësinë Tënde o më Fisniku i fisnikëve. 

O Allahu fenë islame ngreje lart dhe muslimanët bëji krenar. 

Zhduke politeizmin dhe poshtëroi idhujtarët. 

O Allah poshtëroi tiranët, mohuesit dhe tërë armiqë e fesë e të popullit besimtar. 

O Allah na jep siguri në vendet tona, Përmirësoi prijësat dhe udhëheqësit tanë! 

Udhëheqjen mbi ne mundësoja atij që të frikësohet Ty, që është i devotshëm e që mundohet të fitojë kënaqësinë tënde o Zot i botëve! 

O Allah jepi sukses udhëheqësit tonë dhe prijësin tonë shërbëtorin e dy Xhamive të Shenjta, jepi atij sukses prej suksesit tënd, jepi krenari në bindje ndaj Teje. Me të ngreje lart e më lart fjalën tënde. Bëje atë ndihmës të islamit e të muslimanëve. Jepi sukses atij, mëkëmbësit të tij , vëllezërve të tij dhe ndihmëtarëve të tij të bëjnë atë që të kënaq ty, drejtoji ata në bamirësi e devotshmëri!  

O Allah udhëzoji prijësat e muslimanëvë të zbatojnë librin tënd e të ecin në rrugën e profeti tënd. Bëji ata mëshirë për robërit e tu besimtarë. Bashkoji ata në të vërtetën, në udhëzim e në rrugën profetike. 

O Allah përmirësoje gjendjen e muslimanëve. O Allah përmirësoje gjendjen e muslimanëve në çdo vend, ruaje gjakun e tyre, bëji ata të një fjale të bashkuar rreth të vërtetës, udhëzimit dhe rrugës profetike. mundësoji atyre të udhëhiqen prej më të mirëve e ruaji prej të këqinjve. Përhape sigurinë, drejtësinë, pasurinë nëpër vendet e tyre. Mbroji ata prej sprovave të dukshme e të padukshme. 

O Allah jepi fitore ushtarëve tanë të cilët vigjëlojnë në kufijtë e vendit tonë. O Allah forcoje gjykimin e tyre, saktësoji goditjet e tyre, shtrëngoi rradhët e tyre, forcoje vendosmërinë e tyre, qëndroji këmbët e tyre, stabilizoja zemrat, jepi fitore kundër armiqve të tyre. O Allah mbështeti ata me ndihmën tënde dhe jepi fitore. O Allah mbroji ata përpara, mbrapa, djathtas, majtas dhe lart e mbroji prej së keqes që mund ti vijë nga poshtë.  

O Allah mëshiroji dëshmorët e tyre, mjeko të plagosurit e tyre, kujdesu për familjet dhe fëmijët e tyre,Ti je dëgjuesi i lutjes.  

O Allah ne kemi vëllezër të pafuqishëm, të dhunuar në Palestinë, në Burma, në Libi, në Jemen, në Siri. Ata po përballen me zullume e tirani, me vështirësi e bllokadë, o Allah ndihmoji ata, kujdesu për gjendjen e tyre, largoje dhimjen e tyre, jepi rugëzgjidhje të shpejtë, afroi zemrat e tyre, bashkoi ata rreth njëri-tjetrit. O Allah ndihmoi dhe përkrahi me përforcimet prej ushtrisë Tënde. O Allah jepu atyre fitore.  

O Allah shkatërroi tiranët dhe zullumqarët, ata që bëhen palë me ta, e që i ndihmojnë. O Allah përçaje turmën e tyre shpërbëji lidhjet e tyre. O Allah planet e tyre dashakeqëse bëji shkatërrim mbi ta o Zot i botërave. O Allah ty të kërkojmë të merresh me Jehudët uzurpues e pushtues se ata nuk kanë kurrë mundësie kundrejt Teje. O Allah zbrit mbi ta forcën tënde prej së cilës nuk kanë shpëtim njerëzit kriminelë. O Allah ne mjaftohemi me Ty kundër tyre e mbrohemi me Ty kundër së keqës që vjen prej tyre. 

O Allah na i fal gabimet tona, na i mbulo të metat tona, na i largo brengat, shpëtoi të sprovuarit prej nesh, shëroi të sëmurët tanë, mëshiroi të vdekurit tanë.  

Zoti ynë i kemi bërë padrejtësi vetvetes sonë e nëse nuk na fal e nuk na mëshiron kemi për të mbetur të humbur.  

O Allah na jep të mira në këtë jetë, të mira në jetën tjetër e na ruaj nga dënimi i zjarrit. 

I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i veshin ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, dhe të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve! (Surja Saffat; 180) 

 

 

Post Author: endrit