Lavdërimet janë për Mbrojtësin e të mirëve. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Zoti i Vërtetë. Dëshmoj se profeti ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, imami i të gjithë profetërve dhe të dërguarve. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje Muhameditn, familjen e tij, dhe të gjithë shokët e tij. Në vijim
O ju njerëz frikësojuni Allahut dhe bindjuni Atij, kapuni pas Islamit me lidhje të fortë, dhe plotësoni devotshmërinë do të meritoni lumturinë e madhe. “Pajisuni me gjërat që ju nevojiten për rrugën dhe dijeni se pajisja më e mirë është devotshmëria. Prandaj, kini frikë prej Meje, o njerëz të mençur.”(El-Bekare 197)
Adhurues të Zotit! Muaji i Shabanit, sikurëse dhe në muajt e tjerë, muslimani duhet të plotësojë obligimet që i ka caktuar Allahu xh.sh, dhe të arrijë bindjen ndaj Krijuesit të Madhërishëm, duke frenuar veten nga të gjitha të ndaluarat dhe të këqijat. Allahu xh.sh thotë : “Ecni në rrugën e drejtë që të çon tek Ai dhe kërkoni falje prej Tij.”(Fussilet 6)
Muaji Shaban është specifikuar për plotësimin e obligimeve farze në përgjithsi drejt të cilave besimtari duhet që të eci me inicjativën për ti arritur ato. Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Nëna e besimtarëve, Aishja Zoti qoftë i kënaqur me të dhe babain e sajë, se ka thënë: “Nuk e kam parë asnjëherë të dërguarin e Allahut që të ketë plotësuar muajin me agjërim veç se në muajin e Ramazanit, dhe nuk e kam parë atë të agjërojmë më shumë se në Shaban.” Në një transmetim tjetër nga ata të dy, ka thënë : “I dërguari i Allahut Nuk ka agjëruar muaj më shumë së muajin e Shabanit, Ai e ka agjëruar të gjithë muajin.” Transmetimi për agjërimin e të gjithë muajit Shaban ka për qëllim shumicën e muajit, sikurëse e ka sqaruar Ibn Mubarak, dhe Ibn Haxheri Zoti i mëshiroftë, në një transmetit të Muslimit ku thuhet : “I dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e ka agjëruar muajin e Shabanit po thuajse të gjithin duke lënë vetëm pak ditë nga ai.”
Ibn Rexhepi Zoti e mëshiroftë ka thënë: “ Agjërimi i muajit të Shabanit është më i mirë se agjërimi i të gjithë muajve të tjerë.” Ka për qëllim këtu agjërimim të pandërprerë.
Senaniju Zoti e mëshiroftë ka thënë: “Ky hadith është argument se i dërguari i Allahut e veçonte muajin Shaban më shumë se muajt e tjerë me agjërim,
Vëllezër në Islam! Merrni nga ky muaj atë që ju afron më shumë me Krijuesin e Gjithësisë sepse ky muaj është i nderuar. Tek selefët (të parët ) ky muaj është quajtur muaji i leximit, për shkak të përsëritjes së shumtë të Kuranit Famëlartë nga ata, mësimin e tij, zbatimin e rregullave të tij dhe leximit të tij parapërgatitje për faljen e namazit në Ramazan. Nisma dhe sa më shumë nisma, përshpejtim dhe sa më shumë përshpejtim për të punuar në këtë muaj vepra nafile vullnetare dhe adhurime.
Imam Ahmedi dhe Nesaiu transmetojnë nga Usame Ibn Zejd, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, ka thënë : “ I thashë o i dërguari i Allahut, nuk të kam parë të agjërosh muaj nga muajt e tjerë të vitit sikurëse agjëron nga muaji Shaban. Ka thënë : “ Ky është muaji që njerëzit e neglizhojnë se është në mes të Rexhepit dhe Ramazanit, por ky është muaji në të cilin ngrihet veprat e njerëzve tek Zoti i Botrave, dhe unë dua që të jem agjërueshëm në kohën kur ngrihet veprat.” Hadithin e kanë transmetuar Ahmedi dhe Nesaiu, dijetarët kan thënë se hadithi është i mirë.
Ibn Rexhepi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë në kuptimin e këtij hadithi se “Ky është muaji që njerëzit e neglizhojnë se është në mes të dy muajve” tregon se dy muaj e mëdhenj siç është muaji i të ndaluarave(Rexhep) dhe muaji i agjërimit(Ramazan) njerëzit prekokupohen për këta dy muaj dhe tregohen neglizhent për Shabanin, deri sa e ka thënë këtë profeti, dhe pastaj u angazhuan njerëzit me të duke e vlerësuar mirësinë e tij, mirësi që nuk është në muaj tjetër veçse tek ai (muajin Shaban).
Në Musnedin dhe në Sunenin e Ebi Davudit e Nesaiut dhe tek të tjerë veç atyre të dyve është transmetuar hadithi që thotë: “ Nëse ka arritur gjysma e muajit Shaban mos agjëroni.” Shumica e dijetarëve e kanë konsideruar të dobët këtë hadith, dhe kanë thënë se hadithi është i papranueshëm në zinxhirin e transmetim dhe në metn(fjalët e hadithit).
Ndërsa ata të cilët e kanë konsideruar të saktë këtë hadith kanë marrë kuptimin e tij kur kanë thënë : “ A nuk është dikush që i është bërë zakon agjërimi në vazhdimsi, dhe se i bëhet e papëlqyeshme që të vazhdojë agjërimin pas gjysmës së Shabanit, qëllimisht që të përzgjedhin Ramazanin, por ky qëllim është risi sikurëse e përmendin disa nga njerëzit e dijes.
Vëllezër në Islam! Nga përsëritjet e syneteve është se muslimanit që e ka bërë zakon që të agjërojë një ditë po një ditë jo apo që agjëron ditën e hëne dhe ditën e enjte, këtij përsoni nuk i lejohet që të presi Ramazanit duke qenë me agjërim, një apo dy ditë para me qëllim përzgjedhjen e Ramazanit. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Mos i paraprini Ramazanit me agjërim nje apo dy ditë, përveç atij përsoni që ka qenë duke agjëruar dhe le të agjërojë.” Muttefikun Alejhi
Amar Ibn Jasiri, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Ai që agjëron ditën në të cilën ka dyshim, e ka kundërshtuar Ebu El Kasimin( Profetin)” Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu me transmetim të saktë.
O adhurues të Zotit! Kaloni kohën tuaj në këtë muaj me atë që ju afron ju tek Allahu i Madhërishëm, konkuroni në të mira mes njëri – tjetrit dhe merrni sa më shumë të mira.
Allahu xh.sh ka thënë : “ Nxitoni drejt faljes së gjynaheve nga Zoti juaj dhe Xhenetit, hapësira e të cilit është sa qiejt e Toka dhe që është përgatitur për të devotshmit.”(Al Imran 133)
Allahu xh.sh ka thënë gjithashtu: “O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen! Kijeni frikë Allahun, sepse Ai di çdo gjë që bëni ju!”El-Hasher 18)
Zoti na dhëntë sukses për në punë të mira. Zotit i kërkoj falje për vete, ju dhe të gjithë muslimanët nga çdo gabim.
Hutbeja e dytë
Zotin e lavdërojmë hapur dhe në fshehtësi. Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i Pa Shok, në botën tjetër dhe në këtë botë. Dëshmojmë se profeti ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Allahut, profeti i Përzgjedhur. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje Muhamedin, familjen e tij dhe shokët e tij besnik.
O ju besimtarë! Veçimi apo specifikimi i natës së gjysmës së Shabanit me falje namazi, dhe veçimi ditën e saj me agjërim, është çështje për të cilën nuk ka ardhur argument i saktë nga ai që ka qenë i mbrojtur nga gjynahet, Profeti ynë paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Përkundrazi këtë gjë e kanë kundërshtuar shumica nga dijetarët e të vërtetës dhe e kanë konsideruar risi. Disa e kanë konsideruar të mirë, duke u bazuar në fjalën e të dërguarit paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur thotë: “ Allahu xh.sh zbret tek robërit e Tij në natën e gjysmës së Shabanit dhe i falën të gjithë robërit e vetë me përjashtim të atij që i ka bërë shok Allahut në adhurim , dhe atë që futën në sherr njerëzit.” Nuk ka diçka që specifikon apo e veçon natën e gjysmës së Shabanit apo ditën e saj me ndonje adhurim specifik.
Adhurues të Allahut! Nga veprat më të mira është të shtuarit e lutjeve dhe të përshëndetjeve për profetin e nderuar.
O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje të dashurin dhe të dërguarin tonë Muhamedin.
O Zot mëshiroje Muhamedin a.s. dhe familjen e tij siç e mëshirove Ibrahim a.s dhe familjen e tij , me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. O Zot bekoje Muhamedin a.s dhe familjen e tij siç e bekove Ibrahimin a.s dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm.
Kënaqësia e Zotit qoftë mbi të gjithë shokët e tij, mbi tabiinët dhe mbi të gjithë ata që i pasojnë ata deri në ditën e fundit.
O Zot Lartëso Islamin dhe muslimanët.
O Zot ata që u duan të keqen muslimanëve, angazhoj ata me të keqen e tyre, dhe jupu shkatërrimin në drejtimin e tyre. O Zot jepu shkatërrimin në drejtimin e tyre. O Zot jepu shkatërrimin në drejtimin e tyre, o më i Madhërishmi më Bujari.
O Zot na bëj ne dhe të gjithë muslimanët të arrijmë Ramazanin. O Zot na bëj ne dhe të gjithë muslimanët të arrijmë Ramazanin.
O Zot na bëj që të arrijmë Ramazanin dhe na beko me të o Mëshirues.
O Zot të lutemi që të na japësh sukses që ta kalojmë kohën në bindje nda Teje, dhe ti afrohemi kënaqsisë Tëndë, o më i Madhërishmi më Bujari.
O Zot jepi sukses kujdestarit tonë, kujdestarit të dy xhamijave të shenjta dhe zëvendësit të tij në atë që do dhe je i kënaqur.
O Zot jepu sukses të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve në atë që do dhe je i kënaqur.
O Zot mundëso që të jenë drejtues të muslimanëve më të mirët prej tyre.
O Zot mundëso që të jetë drejtues i tyre ai që të ka frikë dhe të bindet Ty.
O Zot mundëso që të jetë drejtues i tyre ai që të ka frikë dhe të bindet Ty.
O Zot ruaj ata nga të këqinjtë e tyre. O Zot ruaj ata nga të këqinjtë e tyre.
O Zot ruaj ata nga të këqinjtë e tyre, o i Gjallë i Përhershëm.
O Zot lehtëso shqetësimet muslimanëve. O Zot lehtëso shqetësimet muslimanëve.
O Zot largo fatkeqsitë atyre.
O Zot pasuro të varfërit e tyre.
O Zot shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e tyre.
O i Gjallë i Përhershëm mundëso siguri dhe qetësi në vendet e muslimanëve.
O Zot jepu siguri dhe qetsi vendeve muslimane.
O Zot jepu atyre siguri dhe qetsi. O Zot jepu atyre siguri dhe qetsi, o më i Madhërishmi më Bujari.
O Zot fali besimtarët dhe besimtaret, muslimanët dhe muslimanet, të gjallët prej tyre dhe të vdekurit.
O Zot tek Ty kërkojmë mbrojtje nga dhimbjet e goditjeve të armikut, hidhërimin e mjerimit, gjykimin e padrejtë, sherrin e armiqve.
O Zot kërkojmë mbrojtje nga humbja e Mirësive Tua, pikëllimi i denimit Tënd dhe ndryshimi i Faljes Tënd.
Lutja jonë e fundit , Falenderimi i takon Zotit të Botrave.