Nekba Palestineze, shpërngulja me dhunë – Aksa 15.05.2020

Lavdërimet janë për Zotin e Vetëm, ka ndihmuar robërit e Tij,  përmbushur premtimin duke  zbritur  ushtarët e Tij dhe mposhti të  gjitha grupet. Nuk ka diçka para dhe pas Tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër që meriton të adhuruar veç Allahut, Një i Vetëm i pashok, i Tij është pushteti, Ai meriton lavdërime, në dorë të Tij është çdo e mirë Ai është i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.

Dëshmojmë së zotëria dhe i dashuri ynë, ndërmjetsuesi dhe shembulli ynë, Muhamedi është rob dhe i dërguar i Zotit, i përzgjedhuri nga të të gjitha krijesat dhe i dashuri i Tij, udhëheqësi i të devotshmëve , që ka thënë: “Të lidhurit, në luftë kundër armikut, një ditë në rrugë të Allahut,  është më e mirë, më e dobishme se e gjithë bota dhe çfarë ajo përmban. Të  afruarit e ndonjërit nga ju me xhenetin qoftë dhe me një kamxhik, si ndëshkim,  është më mirë për të se sa e gjithë bota dhe çfarë ajo përmban.”

Lutjet dhe përshëndetjet për ty o zotëria ynë o i dërguari i Allahut, për familjen tënde të pastër, dhe shokët tu, të parët e të mirëve, për të gjithë ata që kanë ecur në rrugën e tyre,  kanë ndjekur traditën e tyre dhe pasuar gjurmët e tyre deri në ditën e fundit.

Në vijim

O ju muslimanë! O bijtë e Bejtul Makdis dhe rrethinat e tij! Kjo është xhumaja e katërt nga ditët e muajit të Ramazanit të bekuar, dhe ja ku mbërritëm të gjithë në dhjetë ditët  dhe netën e fundit të bekuara. Janë ditë e largimit nga zjarri, ditët e mëshirës, faljes dhe shpëtimit, ditët e shpëtimit të njerëzve nga zjarri. Ditë në të cilat hapen portat e xhenetit për agjëruesit, namazfalësit dhe adhuruesit, të cilët falen dhe agjërojnë me besim dhe bindje në shpërblim nga Zoti, duke u bazuar në fjalën e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që thotë: “Kush e agjëron Ramazanin me besim në Allahun dhe me shpresë në shpërblimin e Tij, atij i falen gjynahet e të kaluarës. Kush falën namaz  në muajin e Ramazanit me besim në Allahun dhe me shpresë në shpërblimin e Tij, atij i falen gjynahet e të kaluarës. Kush e arrin natën e Kadrit duke e përjetuar këtë natë të bekuar me adhurime dhe lutje, atij i falen gjynahet e të kaluarës.”

O ju muslimanë në këto vende të bekuara, toka e Israsë dhe Miraxhit, dhe në të gjitha anët e  kësaj toke,  bëni përpjekje në agjërimin e ditëve të fundit të Ramazanit dhe adhurim në netët e tyre, me namaze, lutje, përmendje Allahut, dhiker, dhe me leximin e Kuranit. 

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Si sot në vitin 1948  ka ndodhur Nakbah Palestineze, shpërngulja me dhunë,   nga Palestina  jonë të dashur, duke pushtuar këtë tokë të  bekuar me ushtri kolonizuese dhe planet djallëzore,  për  ngritjen e një shteti tiran dhe të padrejtë në tokën e Palestinës së bekuar.  Kjo në dëm apo korriz të popullit dhe tokave Palestineze, duke e larguar këtë popull të ndershëm në të gjitha anët e kësaj toke. Po, e shpërngulën këtë popull me forcë dhe dhunë duke zbatuar planet e spastrimit me metoda të papara. Kjo dhunë dhe padrejtësi është bërë  në këtë botë në tokën e bekuar.

Kjo shpërngulje e dhunshme vazhdon akoma  me forma dhe metoda të tjera  të cilat kanë vetëm një qëllim, eleminimin e egzistencës Palestineze në këto toka, dhe realizimin e asajt thënijeje të pretenduar e cila është shpikur, falcifikuar, dhe përsëritet më shumë në këto ditë nga ata të cilët e kanë thurur atë si fjalë, plan apo qëllim. Porse ky është vullneti i Allahu të Madhërishëm  që të zgjedhë popullin e kësaj toke, ata që kan ngeluar në këtë tokë, dhe ata që i ka furnizuar me forcë dhe vendosmëri në lidhjen e tyre me këtë tokë duke sfiduar të gjitha armirqsitë dhe tradhtitë, dhe të gjitha marrveshjet, të vjetrat dhe të rejat e tyre, duke i treguar mbarë botës se Palestina është për popullin e sajtë, se Palestina është tokë e të vendosurve dhe të lidhurve me të drejtat e tyre. Nga të drejtat e para është e drejta e kthimit të tyre në tokën dhe shtëpitë e tyre. Eshtë e drejta e kthimit të atyre që nuk e kanë harruar këtë tokë dhe e brezave që nuk do ta harrojnë, dhe vazhdojnë të qëndrojnë në tokat dhe shtëpi Palestineze, nga ata të cilen jetojnë sot në kampet e refugjatëve  dhe jo vetëm. Shpresën  Palestineze  vazhdojnë ta mbartin  heronjë e këtij populli,  të cilët shprehen se të mëdhenjtë, të moshuarit do të vdesin dhe  të rinjtë, vegjlit,  do të rriten.  Vdesin të mëdhenjt por se të rinjtë  janë më të fuqishëm dhe të vendosur në fitore, dhe më të vendosur  dhe këmbëngulës për të drejtat e tyre. Të gjithë brezat e Nekbes, me kalimin e viteve nga ajo ngjarje, i kanë vërtetuar botës mbarë këtë, se rrënjët e Palestinës janë këtu në Palestinë. Dhe se atje në diasporë,  në mbarë botën, vazhdojnë që të punojnë  për atdheun e tyre, për tokën e tyre. Krenohen se janë bijtë e  tokës së Israsë dhe Miraxhit, dhe se ata janë  bijtë  e  Palestinës, dhe se të drejtat e tyre nuk do të humbin. Ata trashëgojnë nga  brezi në  brez zemërimin Palestinez në çdo aspekt.

Janë grupacioni i përgëzuar nga i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur thotë: “ Do të vazhdojnë të ekzistojë një grup në të vërtetën nga populli im, që përballen me armikun e tyre fuqishëm të vendosur, nuk marrin parasysh se kush është armiku i tyre, kështu vazhdojnë deri në ditën e Kijametit.” Po kështu do të vazhdojnë, sepse kështu kanë vazhduar të qëndrojnë të lidhur me këtë tokë dhe pse kanë kaluar vite. Nuk e harrojnë atë, nuk e harrojnë ata të cilët jetojnë largë sajtë. Emri i tyre ka qenë Palestinez para Nekbes dhe do të vazhdojnë të bartin këtë emër brez pas brezi sa do breza që të kalojnë largë nga Palestina. Ata janë  largë nga të afërmit e tyre dhe largë  tokës së tyre por flasin  gjuhën arabe, dhe deklarojnë gjithandej me krenari se ne jemi Palestinezë. Nga qyteti i Jafas dhe  Haifa, nga veriu i Palestinës nga Xhinina, nga jugu i sajtë nga Nakab, dhe nga Kudsi zemra e sajtë, Palestinës. Po kështu deklarojnë. Ndërsa ju  përktheni, tregoni këtë realitet me anë të kësaj lidhjeje dhe vendosmërije,  me lidhjen me xhaminë e bekuar të Aksasë, kujdesin dhe ruajtjen ndaj sajtë, kështu do të vazhdojë derisa  të përmbushet ajo që është caktuar nga Allahu. Tek Allahu kthehen të gjitha çështjet. 

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! E Ai nuk e humbën këtë çështje; “Prandaj këshillo, nëse këshilla do të jetë e dobishme!” (El-A’la 9) Dhe le të jenë gjithashtu këto ditë të begata nga muaji i Ramazanit të bekuar,  ditë të forcës,  ditë të cilat na kujtojnë kthimin e forcës,  janë ditë të cilat na kujtojnë  kthimin e të shpërngulurve, muhaxhirëve nga Meka e Shenjtë.  Po na kujtojnë rrugën e kthimit, me rrugën e emigrimit  deri në kthimin  për në atdhe, siç ishte dhe çlirimi i Mekes. Ai ishte çlirimi i madh, çlirimi me të cilin triumfoi e vërteta mbi të kotën:  “Thuaj: “E vërteta erdhi, ndërsa e pavërteta u shkatërrua. Sigurisht, e pavërteta është e paracaktuar të zhduket!” ( El-Isra’ 81) 

Po pas daljes së të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe me të përkrahësit dhe mbështetësit e tij, u kthye krenaira e të shpërngulurve nga  toka e tyre, duke lënë shtëpitë dhe pasurinë e tyre. U kthyen me forcën dhe triumfin e besimtarit, u kthyen me vargjet e muslimanit, u kthyen me thirrjen e besimit në Një Zot, thirrje që nuk do të ketë kthim me lejen e Zotit, në këtë botë dhe është thirrja e vërtetë në botën tjetër;  “Kujt i përket pushteti i asaj dite? Allahut, të Vetmit, Ngadhënjimtarit!” ( Gafir 16)

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! O ju muslimanë në çdo vend të kësaj botë!  Vërtetë për ju në dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të: “Në të Dërguarin e Allahut ka një shembull të mrekullueshëm për atë, që shpreson tek Allahu dhe Dita e Fundit dhe e përmend shumë Allahun.” (El-Ahzab 21) 

Po, në historinë e të dashurit tona, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kemi shembullin më të mirë, rrugën e drejtë e cila na udhëheqën drejt fitores dhe triumfit, fitoren me ndihmën e Zotit të cilën s’ka kush e mposhtën sepse Allahu i Madhërishëm është i Plotëfuqishmi i Fuqishmi, Ndëshkuesi i padrejtësisë  dhe të padrejtëve.

Ka ardhur në një hadith të shenjtë se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë; “Dy sy nuk i prekën dot zjarri; syrin që qanë nga frika ndaj Zotit dhe syrin që rri zgjuar duke ruajtur, mbrojtur në rrugë të Zotit.”

Apo siç ka thënë i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

Fitorja është me ata që Zotit i kërkojnën falje, Zotit kërkoni falje dhe Atij lutjuni sepse ju është premtuar përgjigje.

 

LEXO  Mesazhe ngushëllimi dhe mbështetje për popullin durimtarë dhe të vendosur të Gazas

Hutbeja e dytë 

 

Lavdërimet janë për Zotin e Vetëm, lutjet dhe përshëndetjet për Muhamedin që nuk ka të dërguar pas tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, ka dëshiruar që robërit e Tij të punojnë për fenë e Tij në këtë botë deri sa të fitojnë ndihmën dhe kënaqsinë e Zotit. 

Dëshmoj se zotëria dhe i dashuri ynë Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, plotësoj emanetin dhe solli mesazhin, këshilloi popullin, duke na lënë  rrugën e ndriçuar, nata në të është si dita e sajtë, nga e cila përfitojnë të gjithë me përjashtim të të humburve.

Në vijim

Të mundohemi që të shfrytëzojmë ditë, netët dhe momentet e këtij muaji, dhe çdo lëvizje që bëjmë në këto ditë të bekuara, me besim dhe nijet të pastër për Zotin e Madhërishëm.

O të dashurit e mi, në këto netë të mbetura nga ky muaj i madhërishëm ndodhet dhe nata e Kadrit e cila është më e vleshme se njëmijë muaj. Në këtë natë ka zbritur Kurani Famëlartë, në të ka mëshirë dhe falje, deri sa të agojë, të zbardhi dita e kësaj nate.

Allahu i Madhërishëm thotë: “Ne e kemi zbritur (Kuranin) në Natën e Kadrit. E kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e mirë se njëmijë muaj. Engjëjt dhe Shpirti (Xhebraili), me lejen e Zotit të tyre, zbresin në këtë natë, me të gjitha vendimet. Paqe është ajo deri në shkrepjen e agimit.” (El-Kadr 1-5)

O ju muslimanë! Le të shfrytëzojëm këto netë të bekuara dhe të arrijmë këtë natë madhështore, duke i kaluar ato me kërkim falje tek Zoti, në adhurime, në namaze në këmbë dhe ulur  në mes duarve të Allahut të Madhërishëm, që të përfitojmë nga Mëshira, Falja, fitorja në këtë botë dhe shpëtimi në xhenetet e Tij në botën tjetër.

Po o të dashurit e mi! Ka ardhur nga nëna e besimtarëve, Aishja, Zoti qoftë e kënaqur me të, se ka thënë: “ O i dërguari i Allahut, nëse e  arrijë natën e Kadrit, me çfarë të lutem dhe çfarë të them?” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i mëson asajtë dhe na mëson një lutje të veçantë dhe të sinqertë drejtuar Zotit të Madhërishëm,  duke i thënë: “O Zoti im, Ti je Falës e do faljen më fal mua.”
O Zot, nga ky minber i shenjtë, të lutemi; O Ti që i përgjigjesh nevojtarit kur të lutet, O Zoti ynë të lutemi  që të na falësh ne dhe të gjithë muslimanët, të na nderosh ne duke na dhuruar hyrjen në xhenetet e përhershme nga porta e agjëruesve, nga porta Rejan, e cila thërret në ditën e kijametit; “Ku janë agjëruesit? Dhe qëndrojnë agjëruesit para sajtë  derisa  tu thuhet; Hyni nga porta Rejan.” Kjo portë në xhenet është e veçantë vetëm për agjëruesit. E kur të mbarojnë agjëruesit, ajo mbyllet dhe nuk hyn përmes sajtë dikush tjetër veç tyre.

O Zot na jep kthim të mirë tek Ti. 

O Zot na jep ne dhe të gjithë muslimanëve në të gjithë botën zgjidhje dhe fitore të afërt.

O Zot na furnizo me një udhëheqës që të njëso rreshtat tanë, na bashkojë  dhe të na udhëheqë  drejt triumfit.

O Zot fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, agjëruesit dhe agjërueset,  të gjallët dhe të vdekurit prej tyre.

O Zot na bëj të mundur ta mbyllim këtë botë me punë të mira.

Post Author: endrit