Nevoja për pendesë të sinqertë – Aksa 18.10.2019

Lavdërimet për Zotin që e ka nderuar umetin Islam me tokën e shenjtë, dhe na ka bërë ne nga banorët dhe të parët që janë në mbrojtje të sajtë me vendosmëri dhe me forcë. 

Adhurues të Zotit, falenderojeni dhe jeni mirnjohës Zotit për këtë mirësi. Falenderojeni Atë në të mirë dhe të keqe,  që të jeni mbizotrues mbi armiqt tuaj.  Ju jeni durimtarë në të mirë dhe të keqe. Allahu i Madhërueshmë e ka vlersuar dhe madhëruar xhaminë tuaj, Aksanë, me natën e Israsë. Çfarë madhështie, çfarë  rangu të lartë, dhe vlersimi të madh. A nuk është falur në të i dërguari juaj , paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, imam për të dërguarit e tjerë të pastër, dhe Melaiket e tyre të afërt?! A nuk është bërë obligimi i pesë  namazeve në ditë, në qiellin e sajtë, Aksasë?! A nuk ka ardhur tek ju halifja juaj  me një pjesë të madhe të sahabeve të të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të?! A nuk është ky vendi i pritjes së imam Mehdit në fund të kësaj Bote?! A nuk është vendi që do të zbresi Isai i biri i Merjemes para ditës së kijametit, fundit të botës?!  A nuk është ky vend në të cilin do të ringjallen një grup prej  besimtarëve?! 

Prandaj Zoti ju mëshiroftë ruajeni këtë vend të begatë duke pasur frikë Allahun e Madhërishëm. Frikë me të cilën kush kapet me të ka fituar qetsi, ai që e mbanë atë ka shpëtuar. Ruajeni atë me mprehtësinë ruajtëse të skifterit,  në çdo frymë, në mënyrën më të mirë duke mos e konsideruar atë barrë.  Ruajeni  atë me praninë tuaj,  e cila është e bazuar  në frikën ndaj Allahut të Madhërishëm . Ruajeni këtë mirësi,  me praninë tuaj në Bejtul Mak’dis,  që është e ndërtuar në bazë të devotshmërisë. Largohuni nga gënjeshtrat, dhe ruhuni nga rruga e gabuar,  bëhuni të dashur, të lidhur dhe bashkuar.  O Zot të drejtohemi nga shkallët më të larta të këtij minberi të ndershëm dhe nga xhamija Jotë e shenjtë,  të lutemi që të na lehtësosh çështjet tona. O Zot na i mbyll me të mira veprat tona. O Zot ruaj rininë tonë, mbulo gratë tona, ndihmo popullin tonë,  çliro Aksanë tonë dhe të burgosurit tanë. Largo vështirsitë tona, liro të burgosurit tanë o Zoti i Botrave. O Zot largo bllokadën nda njerëzve tanë në Gaza.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Bujari dhe Dhuruesi, e ka nderuar popullin tonë dhe dhuruar shumë nga Mirsitë e Tij duke na bërë populli më i mirë i dalë për njerëzimin. Ka zbritur  Melaiket ndihmë në anën e këtij populli në betejën e Bedrit,  e kanë  dëgjuar të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke i thënë Ebu Bekrit : “ Përgëzo o Ebu Beker,  të erdhi ndihma e Allahut, ky është Xhibriili hypur në  kalin e tij që  ngren pluhur.” Besimtarët kan bërë durim ditën e Bedrit, u përkushtuan dhe ju erdhi ndihma, Melaiket kanë luftuar me ta, sa mbështetje e madhe për zemrat e vendosura, mësim për ata që kanë kundërshtuar dhe kanë dyshuar. Besimtarëve me atë ju është shtuar besimi.

Adhurues të Zotit! Nëse dëshironi ndihmën dhe triumfin, duhet të bëni durim në atë që e urreni.  “Nëse besimtari bën durim në vështirsi, në trysninë e udhëheqësit dhe padrejtësinë e tij, dhe në atmosferën e pushtetit të tij, duke dorzuar egon e tij në pallatin e pushtetit, atij do ti vijë dobija dhe shpërblimi i tij, e mira do të fluturojë me ndihmën ndaj tij.”(Poezi e përshtatur)

Dëshmojmë se zotërija, i dashuri  dhe i dërguari ynë, Muhamedi është i dërguari i Allahut.  Ka qenë njeriu më i guximshëm, me zemër më të fortë, më i vendosuri në qëndrim, më i duruari nga njerëzit. I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka përjetuar  momente të vështira, të cilat i ka kontrolluar dhe i ka kaluar me forcën dhe vendosmërinë e tij duke mos u thyer. Besimtar, i vendosur, nuk luhatej  dhe nuk frikësohej, nuk tërhiqej asnjëherë. A nuk ishte ai i dërguari i mëshirës, urtësisë, këshillues i umetit që ti nxjerrë ata nga errësira për në dritë?! Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij të ndershme, udhëheqësit e mëdhenj, më të mirët njerëz në Islam, dhe mbi shokët e tij që përhapën këtë fe, dhe pasuan njohuritë e tyre duke përmirsuar  veprat në praktikë. Garuan në vepra të mira dhe fituan,  garuan në vepra bamirsije dhe u bënë të paarritshëm, në ato vepra,  ata janë të parët e Islamit dhe të besimit. Zoti qoftë i kënaqur mbi ata të cilët i kanë pasur ata model për të udhëzuarit në rrugë të drejtë, dhe mbi ata që kan pasuar ata në mirësi deri në ditën e fundit.

Në vijim

O adhurues të Zotit!  Ka ardhur nga shoku i nderuar i Profeti, Ebi Derda, Zoti qoftë i kënaqur me të, se nga i dërguari i Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, nga Xhibriili, paqja e Zotit qoftë mbi të, se Zoti ynë i Madhërishëm ka thënë; “O robi im, derisa të më lutesh Mua dhe të kërkosh nga Unë (falje),  dhe nuk më bërë shok (në adhurim)  Unë do të fal! qofshin mëkatet e tua deri në qiell, nëse kërkon falje nga Unë, Unë do të fal! Nëse vjen tek Unë me mëkate të mëdha sa toka, pastaj më drejtohesh duke mos më bërë shok (në adhurim) Unë do të dhuroj falje po aq të madhe!” Madhërimet për Atë që falën ata që i drejtohen dhe pranon faljen e gabimtarëve. O Zot na prano pendesën tonë o Pranues i pendesës, na fal  o Falës, na mëshiro  o Mëshirues,  dhe na mbulo me Mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues.

Adhurues të Zotit! Sot kemi nevoj për pendesë të sinqerttë, sepse gjynahet tona janë të shumta, dhe ajo çfarë na ka goditur sot është vetëm se për shkak të atyre gjynaheve që kemi bërë, a nuk  ka thënë Allahu i Madhërishëm; “Çfarëdo fatkeqësie që ju godet, është si pasojë e asaj që keni bërë vetë; por Ai fal shumë. “ (Esh-Shura 30) 

Adhurues të Zotit, pendohuni tek Allahu i Madhërishëm, a nuk ka thënë i Madhërishmi: “Ai e pranon pendimin e robërvet të Vet, i fal gjynahet dhe i di të gjitha çfarë punoni ju.”(Esh-Shura 25)

Adhurues të Zotit! Krimi i vrasjes është përhapur në mes bijve të popullit tonë, e në veçanti në vitët e fundit. Të gjithë e dini se vrasja e besimtarit është më e rëndë tek Allahu se shkatërrimi i kësaj bote, edhe nëse banorët e qiellit dhe të tokës dëshpërohen në gjakun e besimtarit  Allahu nuk e largon atë nga zjarri. Ai që ndihmon dhe bashkëpunon në vrasjen e një besimtari , qoftë dhe me një fjalë,  ai do ta takojë Zotin duke pasur të shënuar në ballin e tij, “larg, i braktisur nga mëshira e  Zotit”. Për gjënë e parë që do të merret njeriu në pyetje, llogari është namazi, dhe gjëja e parë për të cilën merret vendim tek njerëzit është gjaku në mes tyre. Përse i kryejnë  këto krime, vrasja e njeriut është nga gjynahet më të mëdha. “Shkatërrimi në tokë dhe në det është shfaqur si pasojë e punëve të këqija të njerëzve.”(Er-Rum 41)

Sulme dhe kalim kufinjsh njerzorë, ekstremizëm ndaj njerëzve të gjitha këto janë vepra të kriminelëve. “Mallkimi i Allahut është mbi keqbërësit, të cilët i kanë penguar të tjerët nga rruga e Allahut, duke dashur ta shtrembërojnë atë dhe nuk kanë besuar në jetën tjetër!”(El-A’raf 45)

Ata i kanë zemrat e vulosura dhe nuk njohin besim, nuk ndiej me to, shejtani i ka thirrur për në këtë botë dhe i janë përgjigjur, i ka ftuar në të kotë dhe kanë pranuar,  ata janë viktima të padijes, dhe pasoja e gënjeshtrave , dhe se gjuha e shejtanit është ajo që flet në mendjen dhe gjuhën e tyre. Shikoji  ata, me të vërtetë  që kanë një fytyrë të shëmtuar, zemrat e tyre janë të ashpra dhe të zeza, janë mendjemëdhenj,  i kan dhënë dorën të padrejtëve dhe kan rënë dakort me ta që të shkatërrojnë familjet e muslimanëve: “Që t’i mbajnë gjynahet e veta të plota në Ditën e Kiametit, si dhe pjesën e gjynaheve të atyre që i çuan në humbje nga padijenia; sa e keqe është barra që do të bartin ata!”(En-Nahl 25)

Ka rënë mbi ta zilija, zilija është e keqe, e helmosur, e mallkuar në të gjitha rastet. Prandaj o besimtarë larg zilisë, sepse ishte  zilija  ajo që e shtyu  djalin e Ademit që të vrasë vëllain e vet.  Larg ndjekjes së pasionit, kureshtjes sepse ajo e nxorri babain tuaj, Ademin nga xheneti. Qëndroni larg mendjemadhsisë, sepse prej sajt është dhënë mallkimi i parë nga Allahu. 

O ti që i ke falur pesë namazet e ditës, ti je nën kujdesin dhe mbrojtjen e Zotit, mos vrisni diken që është nën kujdesin, mbrojtjen  e Zotit,  sepse kështu sulmon Allahun në atë që Ai mbron, Allahu i Madhërishëm ta bën  kështu  të dashur zjarrin në fytyrën tënde. Atij që vret një besimtar dhe krenohet me vrasjen e tij,  Allahu i Madh  nuk i ka lënë  më sjellje dhe logjikë .

Shejtani dhe ushtarët e tij, nuk pranojnë asnjëherë asnjë gjë si krim. Besimtari vret  besimtarit, Njeri që vdes si mohues, dhe  njeri që në zemrën e tij ka shenjë të zesë. Çdo ditë dëgjojmë për krime dhe vrasje, sulme të vazhdueshme. Sa nga nënat qajnë për humbjen e fëmijëve, vëllezër  apo të afërm të tyre? 

Njerëzit janë në situatë të vështirë, plaga është e rëndë, dhimja e madhe. Sa nga Haxhaxhët ka në këto ditë, udhëheqësit mizorë, sa nga prijësit e padrejtë?  Sa nga Saidët janë vrarë dhe njerëzit kan nevojë për diturinë e tij?! Haxhaxhi ka vrarë Said Ibn Xhubejrin,  njeri që ishte më i dituri dhe më i njohuri me Kuranin Famëlartë.  E lexonte Kuranin në një rekat në Qabe, falte namazin e taravive  si imam  me njerëzit. Saidi që është vrarë padrejtësisht, i shfaqej  Haxhaxhit në gjumë, ëndërr, dhe i thontë: O mizor, i padrejtë,  përse më vrave? Sa janë të padrejtët në këto ditë, të cilët pretendojnë se janë  në  të drejtën: “Në të vërtetë, pikërisht ata janë gënjeshtarët! Ata i ka vënë poshtë djalli dhe i ka bërë që të harrojnë përmendjen e Allahut. Ata janë grupi i djallit; në të vërtetë, grupi i djallit janë humbësit.”(El-Muxhadile 18-19)

Dëgjoni se çfarë ka thënë mizori Haxhaxh: “Dola para Allahu të Madhërishëm, e kam gjetur Atë ndëshkues të rreptë dhe të zemëruar, më ka vrarë mua për çdo njeri që kam vrarë, dhe më ka vrarë mua për Said Ibn Xhubejrin shtatëdhjetë herë.” Kjo është drejtësi hyjnore. Allahu merr hak për të dashurit, të zgjedhurit e vet, kjo është ajo që ka vendosur Zoti tek krijesat e Tij. “Mos mendo kurrsesi që Allahu nuk e vëren atë që bëjnë keqbërësit!” (Ibrahim 42) Dhe thotë gjithashtu: “As mos mendo se Allahu nuk do t’ua mbajë premtimin e Vet të dërguarve. Allahu është vërtet i Plotfuqishëm dhe i Zoti për shpagim.” (Ibrahim 47)

O ju besimtarë!Ai që i është bërë padrejtësi largohet nga kjo botë me sevap, ndërsa i padrejti me gjynahe. Ndaj vrasësit fillon provimi dhe llogarija. 

Po vërtetë po mbizotron shkatërrimi,  përhapen fatkeqsitë, të vepruarit e të ndaluarave, të drejtat e prindërve, të ngriturit e zërit  në xhamija, të rrespektuarit  e njeriut nga frika e të keqes së tij, përdorimi i alkoolit,  muzika nëpër festa, vjedhja nëpër rrugë dhe në veçanti në ditët e xhuma në momentin e daljes së namazfalësve, përhapja e të paditurve, injorantëve, të cilët mbajnë veshur rrobën e fesë, besimit. A kan harruar ata njerëz se zbukurimi  dhe e bukura është në devotshmëri,  ata kan shitur shpirtërat e tyre,  duke bashkuar duart e tyre me duart e kriminelëve dhe të padrejtëve. Krimet e imoralitetit, sulmet në nder janë përhapur sëshumti në këto ditë. 

Me të vërtetë Iblisi, shejtani i lëshon ushtarët e tij në tokë, dhe pastaj i pyetën: Kush nga ju e ka humbur, larguar nga e vërteta një musliman,  që ti vendos kurorën time në kokën e tij? Një ushtar i tij thotë: Nuk jam ndarë nga filani derisa e kam bërë që të thyej premtimin e tij. Ndërsa një tjetër i thotë: Nuk jam ndarë nga filani derisa kam futur në mes tij dhe vëllait të tij armiqsinë dhe urrejtjen. I treti i thotë: Nuk jam ndarë nga filani deri sa e kam shtyrë të bëjë imoralitet. A e dini se çfarë thotë shejtani, Iblisi?! Gjënë më të mirë keni bërë, i lavdëron dhe ju vendosën kurorën e tij në kokën e tyre.

Problemet  familjare, grindjet,  shkatërrojë shtëpinë, familjen. Të shtuari e ndarjeve, grindjet  dhe zënkat në mes antarëve të familjes, problemet  në mes vëllezërve, sikur ata të mos kenë lindur nga një bark, nënë, dhe nuk jetojnë në një shtëpi, janë tregues të  moralit  të keq.

Diskutimi dhe komunikimi i burrave me gra përmes rrjeteve sociale të komunikimit të sotëm, e gjithë kjo ndodhën me qëllim  të   futjes së fitneve dhe përçarjeve. Ne duam një shoqëri të pastër. Prandaj o adhurues të Zotit përpiquni dhe punoni me moralin tuaj, edukoni familjet tuaja në të mësuarit e fesë, jepuni dhe mësojuni atyre edukatën islame, mbuloni ata me moralin e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Bëhuni  model për fëmijët tuaj, në edukat, moral, fe, mardhënije, ndershmëri, sinqeritet dhe besnikëri. Zgjidhni gruan e  mirë që punon për fënë dhe familjen e sajtë. Dhe ti o grua muslimane,  mos e shfaq veten tënde dhe mos dil nga shtëpija jote me erë të mirë dhe e zbukuruar duke u bërë tërheqëse. Mos u nxito në fjalë që ti dëgjojnë  ata që në zemrat e tyre kanë sëmundje. Gruaja më e keqe është ajo grua  që pranon për veten e sajtë  akuza, në punë të këqija.  Grua e keqe është ajo që ndikon për të keq në familjen, shoqërinë dhe në xhaminë e sajtë. Grua e keqe është ajo që tradhton fenë dhe familjen e sajtë. Një  grua që nxjerrën  rrobat e shtëpisë  së sajtë për të tjerët,  ka shkatërruar atë lidhje që është në mes sajt dhe Zotit.

Adhurues të Zotit! Mjaft më kemi sjellë shkatërrime dhe shthurje në tokë. Falsifikimet, sulmet dhe armiqsitë,  të ngrënit e pasurisë  së njerëzve në mënyrë të padrejtë, të gjitha këto sjellin dobësi, të qenurit të pafuqishëm dhe ndarje. A mundet që të bëjmë pendesë të sinqertë?! Nga këtu nxisim dhe ju bëjmë thirrje njerëzve të të mirës  dhe përmirsimit që të përpiqen në përmirsimin e shoqërisë. Njerëzit më të vlersuar dhe më të mirë tek Allahu,  janë ata që pajtojnë dhe përmirsojnë marrdhënijet në mes njerëzve me të vërtetën dhe drejtësi. Bashkpunimi dhe angazhimi i juaj në ndihmë dhe në sadaka bëhet shkak që Allahu të ju largojë vështirsi,  ju ndihmon  kundra armiqve tuaj dhe ju përmirson gjendjen tuaj. Allahu ju largoftë të vështirat tuaja në këtë botë,  ua lehtësoftë atë në të cilën ju jeni, ju bëftë ju nga njerëzit dhe robërit e Tij të mirë.

Imam Muslimi ka sjellë në Sahihun e tij nga hadithet e Ebu Hurejres, Zoti qoftë i kënaqur me të, se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ A e dini se kush është i falimentuari?” Kanë thënë: I falimentuari tek ne është ai që nuk ka dirhem as pasuri.” Ka thënë: “ I falimentuar nga umeti im është ai që vjen në ditën e kijametit me namaz, agjërim dhe zekat, por ka sharë, ofenduar nderin e atij,  ka goditë atë, ka ngrënë pasurinë e atij, ka derdhur gjakun e atij,  ka rrahur atë. I pari i merr nga të mirat e tij, dhe i dyti i merr nga të mirat e tij, e nëse i mbarojnë të mirat e tij para se të shlyej atë që ka borxh nga veprat e tij,  merren nga gjynahet, të këqijat e tjerëve dhe i jepen atij, derisa të hudhet në zjarr.” Adhurues të Zotit! Pusi nuk mbushet, dhe të këqijat gjynahet nuk harrohen, dhe ata që kan për të marrë  borxhet nuk flenë. Sillu si të duash, sikurëse u ke bërë (të tjerëve) do të bëhet.

Luteni Allahun sepse jeni të premtuar për përgjigje, fitorja është për ata që kërkojnë falje, tek Zoti kërkoni falje.

 

LEXO  Vëllazëria në fe rrugë drejt paqes dhe sigurisë

Hutbeja e dytë

 

Lavdërimet për Zotin që është i Fuqishëm me Krenarinë e Tij,  dhe i Mëshirueshëm në vazhdimsinë e Faljes së Tij. Me dijeninë e Tij ka ndriçuar zemrat e të dashurve të Tij.

Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, që meriton Madhërime.

Dëshmojmë se zotërija ynë, dhe i dërguari ynë Muhamedi  është i dërguari i Tij, e ka emëruar atë me Pushtetin e Tij. Kënaqsija e Zotit qoftë mbi ata të cilët e kan ndihmuar dhe pasuar duke ndjekur dritën  e cila u zbrit me të, ata me të vërtetë janë të shpëtuarit.

Nga këtu e lusim Allahun, Bujarin, Dhuruesin dhe Mëshiruesin,  që të na japi triumfin dhe fitoren dhe ti kthejë krenarin  umetit tonë, ti japi forcën popullit tonë që të kthehet  në tokën tonë të bekuar, dhe të na bëjë  nga krijesat që meritojnë kënaqsinë e Tij.

Në vijim

O adhurues të Zotit! Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, është transmetuar se kur do të jetë dita e kijameti: “ Një thirrës thërret: Ku janë ata që ju është bërë padrejtësi, dhe ata që kan bërë padrejtësi, ku janë ata që kanë munduar dhe kanë shtypur njerëz?! Bashkohet të gjithë sëbashku, të padrejtët, pastaj  kapen për koke dhe ata do të jenë të parët nga njerëzit që do të hudhen për në xhehenem, zjarr.

Adhurues të Zotit! Friksojuni Allahut, para se të shkelni të drejtat, të kalohen kufinjtë, dhe të ngrihet,  forcohet fjala e shejtanit. Allahu i Madhërishëm jua ka bërë të qartë rrugën dhe sqaruar argumentin.  Prandaj ku doni të shkoni? Largim nga e vërteta apo dëshironi Islamin?! Duhet që të vazhdoni dhe të bashkpunoni, larg shkëputjeve të lidhjeve dhe të veçuarit. Bëhuni fqinjë të mirë, merrni njohuri dhe mësojeni fenë, mbani lidhjet farefisnore, mësojeni dhe praktikojeni Kuranin. Nëse Allahu i do të mirën një populli,  ju jep atyre njohuri, dije në fe, rrespekton i vogli i tyre të mëdhenjtë e tyre, ju jep furnizim rrisk në jetën e tyre dhe ju jep qëllim të mirë në shpenzimet e tyre. Ju jep mundësinë që të njohin të metat e tyre, dhe pendohen prej tyre. E nëse Allahu dëshiron popull tjetër veç tyre, i  lë ata që të ngargohen me gabime. 

Adhurues të Zotit!  Allahu i Madhërishëm na ka zgjedhur që të jetojmë në tokën e Tij, në xhaminë e Tij.  Ne,  lavdëruar qoftë Allahu,  jemi të lidhur dhe të vendosur me to, dhe se kjo tokë është toka jonë dhe kjo xhami është xhamija jonë, sado që të vështirsohet dhe të rritet presjoni. Do të vazhdojmë të qëndrojmë durimtarë, sado që të shtohet padrejtësija ndaj nesh. Shkatërrimi i shtëpive, uzurpimi i tokave, prangosja dhe burgosja në çdo natë e shumë nga bijëve të kësaj toke, nga imamët, predikuesit,  dhe dijetarë.  Politika e largimit të namazfalësve,  burra dhe gra, frorcimin e proçedurave dhe presjonin mbi xhaminë e Aksasë, dhe mbi ata që janë në të, nga rojet e sigurisë dhe pastruesit dhe administrata e sajtë,  dhe mbi drejtorinë  e Vakfit Islam, të gjitha këto hynë dhe i përmbledhën  fjala e Allahut të Madhërishëm që thotë: “Kush është më fajtor se ai që pengon të përmendet nëpër xhamitë e Allahut Emri i Tij dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre?!”(El-Bekare 114)

Prandaj duroni o adhurues të Zotit, dhe kujtojeni këtë fjalë mirë. Nuk është e çuditshme që i detyruari , të  bëjë durim, por është e çuditshme me atë që  detyron, dhe  i kënaqur me këtë gjë.

“Vërtet mendojnë njerëzit, se do të lihen të thonë “ne besojmë”, pa u vënë në provë?!”(El Ankebut 2)

Nëse dëshironi përfundimin, drejtohuni në urdhërin e Zotit, largoni kundërshtitë dhe dyshimet, larg të ngrënit të mishit të njerëzve, bashkoni mendimet dhe braktisni interesat tuaja përsonale, jepuni përparsi çështjeve të umetit, duroni për xhaminë dhe në xhaminë tuaj, dhe shkoni në të në të gjitha namazet.  Drejtojuni Zotit me lutje të kënaqshme, Allahu ju largon nga ju këtë ndëshkim dhe fatkeqsi. Shikoni pak të burgosurit tanë sa vuajnë në burgjet e pushtuesit, shikoni vëllezërit tanë se si janë bllokuar, në Gaza, e gjithë kjo nga padrejtësija që është ngritur mbi ne. E lusim Allahun e Madhërishëm që të largojë nga ne këtë padrejtësi.

O Zoti ynë të lutemi që të na përmirsosh gjendjen tonë në të gjitha çështjet.

O  Zot na shpëto nga poshtërimi në këtë botë dhe nga dënimi në botën tjetër.

O Zot të lutemi të na japësh sinqeritet në mështetrjen Tënde  dhe të menduar e mirë për Ty.

Zoti ynë mos e ndëshko gjuhën që tregon dhe flet për Ty, syrin që shikon në argumentat që orjentojnë tek Ty, këmbën  që ecën në shërbimin Tënd, as dorën që shkruan hadithe, thënijet e të dërguarit Tënd, me Fuqinë Tënde mos na dërgo në zjarr, jemi përpjekur të zbatojmë fenë Tënde.

O Zot kërkojmë të na ruash nga njeriu i shthurur  dhe veprat e tij, nga puna nga e cila nuk je i Kënaqur. O Zot të lutemi të na ruash nga varfërija që nuk është për Ty, dhe nga poshtërimi që nuk është nga Ty.

O Zot të lutemi të na japësh takim të mirë me Ty.

O Zot ne jemi të mundur na mundëso triumfin  dhe mëshiro zemrat e thyera.

O Zot të kërkojmë të na mbrosh nga dënimi Yt,  nga i cili s’ka tjetër mbrojtje veç Teje. 

O Zot të lutemi të na japësh të mira nga Mirsija Jote  e  gjërë, e cila nuk ka përshkrim.

O Zot të lutemi të mos na bësh nga ata të cilët janë larguar dhe kan humbur, e kur shpërndahen mahnitet, çuditen, dhe nga ata që vetëm kur detyrohen përmirsohen.

O Zot të lutemi të na ruash nga çdo arritje e jona që na angazhon dhe na  largon nga Ty.

O Zot na largo vështirsitë dhe na lehtëso kalimin e Siratit me Mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues.

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90) 

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm se Ai Ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që të ua shumojë ato. Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni. 

 

Post Author: endrit