Nga arsyet e lehtësimit të shqetësimeve dhe brengave

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme    12-06-1446 H   13-12-2024

Shejh Dr. Abdullah El Buajxhan         

Tema Nga arsyet e lehtësimit të shqetësimeve dhe brengave

Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin, i Cili lehtëson brengat, largon shqetësimet dhe ankthin, Ai që shpërndan pikëllimin dhe hidhërimin, dhe largues i vështirësive dhe hidhërimeve, Mbrojtësi i atij që ka kërkuar mbrojtjen e Tij nga shejtani. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqijat e veteve tona dhe nga veprat tona të këqija. Atë që e drejton Allahu s’ka gjë që e humbet, e ai që e humbet veten e tij s’ka kush e udhëzon veç Tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.

Dëshmoj se Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguar i Tij, përcolli mesazhin, plotësoi emanetin, këshilloi umetin, dhe u përpoq në rrugë të Zotit me përpjekje të sinqertë deri sa i erdhi momenti i ndarjes. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, dhe mbi ata që i pasojnë në vepra të mira deri në ditën e Kijametit.

Në vijim

Vërtetë fjala më e mirë është fjala e Zotit, Kurani, dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i të dërguarit tonë, Muhamedit, i biri i Abdullahut.  Çështjet më të këqija janë të sajuarat në fe, risitë, çdo shpikje, risi, është devijim, humbje, dhe çdo humbje përfundon në zjarr.

Adhurues të Zotit! Porosis veten dhe ju të kemi frikë Allahun e Madhërishëm, sepse ajo është porosia e Allahut për të parët dhe të fundit. “Ne i kemi porositur ata që u është shpallur Libri para jush dhe juve: Frikësojuni Allahut!” (En-Nisa’ 131)

O ju njerëz! Vërtetë natyra e njeriut është e ndryshueshme dhe kushtet e tij janë të paqëndrueshme. Nga lumturia dhe gëzimi në hidhërim, dëshpërimi dhe pikëllim. Nga lehtësimi dhurimi dhe mirësia në vështirësi, privim dhe pakënaqësi. Nga shëndeti, mirëqenia dhe paqja,  për në sëmundje dhe dhimbje. Të gjitha këto obligojnë besimtarin në  lavdërim, mirënjohje dhe falënderim për të mirën dhe begatin, falënderim dhe durim përball fatkeqësive dhe të vështirave. Lavdërimi për Zotin duhet të jetë për çdo situatë, për Atë është lavdërimi për atë çfarë ka caktuar dhe për Atë është falënderimi për atë me të cilën nga ka bekuar dhe na ka dhuruar.

Adhurues të Zotit! I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kërkonte mbrojtjen e Allahut nga shqetësimi dhe trishtimi. Nga Enes Ibn  Malik, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “ I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, shumë shpesh thoshte; O Zoti im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga shqetësimi dhe nga trishtimi, nga aftësia dhe nga dembelizmi, nga frika dhe nga koprracia, nga zhytja në borxhe dhe nga epërsia e burrave të këqinjë.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu.

O ju njerëz! Shqetësimi dhe ankthi,  a e dini se çfarë është shqetësimi dhe ankthi?! Shqetësimi është dhimbje dhe ngushtim në gjoks, në zemër, prishje e qetësisë, rehatisë, ankth dhe tension  psikologjik, vetmi, depresion dhe mendim negativ dhe procesi i varfërimit të forcës fizike dhe mendore. Shqetësimi është gjysma e pikëllimit dhe shkaku i sëmurjes dhe vuajtjes, sjellës i përtacisë dhe dembelizmit, dobësisë dhe dështimit dhe humbjes së shpresës.

Shqetësimi është sëmundje e pashërueshme, depresion, stres, nervozizëm, frikë dhe pesimizëm. Për këtë arsye shejtani nxiton që të shqetësojë besimtarin dhe që të shtojë ankthin, frikën dhe hidhërimin e tij. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Intrigat e fshehta vijnë vetëm nga djalli, për t’i dëshpëruar besimtarët. E megjithatë, ai nuk mund t’u shkaktojë kurrfarë të keqeje, përveç nëse Allahu e lejon atë. Pra, besimtarët le të mbështeten tek Allahu!” (El-Muxhadile 10) Shejtani e joshën njeriu dhe e shtynë atë drejtë humnerës së shqetësimit, errësirës dhe dhimbjeve. Ja ngushton gjoksin e tij, ja humbën kohën e tij, ja humbën mendimet e tij, ja përzien humorin e tij, ja humbën shpërblimet e tij dhe ja dobëson forcën dhe fuqinë e tij. Kështu ikën lumturia dhe qetësia e tij. Tek ai humbin shpresat dhe bie në kthetrat e dembelizmit, largohet nga puna, e shmangën nga aktivitetit dhe përpjekjet. Atë pushton atë ankthi dhe tensioni dhe e mbulon atë depresioni dhe stresi, dëshpërimi dhe zhgënjimi.

LEXO  Fundi i të padrejtëve dhe fitorja e të shtypurve

Adhurues të Zotit! Duhet kujdes që të mbrohemi nga këto shqetësime me përpjekje dhe vendosmëri, të mos dorëzohemi dhe të mos ecim në rrugën e tij.

Adhurues të Zotit! Vërtetë Allahu i sprovon robërit e Tij me të mira dhe të këqija, me të vështira dhe me rehati, ose për ti ngritur ata në gradë, për lartësimin e emrit të tyre  dhe për shtimin e të mirave të tyre. Njerëzit më shumë të sprovuar janë të dërguarit e Zotit, pastaj të ngjashmit me ta dhe pastaj të ngjashmit e tyre. Nga S’ad Ibn Malik, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “Kam thënë, o i dërguari i Zotit, cilët njerëz janë më të sprovuarit?” I dërguari i Allahut ka thënë: “ “Njerëzit me të sprovuar janë të dërguarit e Zotit, pastaj ata që janë më afër tyre dhe që i ndjekin ata. Sprovohet njeriu sipas shkallës së besimit, nëse është i fortë në besimin e tij edhe sprovën e ka më të madhe, e nëse është i dobët në besimin e tij, do të sprovohet sa shkalla e besimit të tij. Njeriu sprovohet derisa të ecë mbi tokë pa asnjë mëkat, gjynah.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu.

O adhurues të Zotit! Sprova mund të jetë dhe për shkak të mosbindjes dhe gjynaheve dhe nga mos përshpejtimi drejtë pendesës. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Çfarëdo fatkeqësie që ju godet, është si pasojë e asaj që keni bërë vetë; por Ai fal shumë.” (Esh-Shura 30) Nga Enesi, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Nëse Allahu i do të mirën robit të Tij, ia përshpejton dënimin në këtë botë. E nëse ia do të keqen robit të Tij, nuk e dënon për gjynahet që ka kryer derisa t’i japë atë që meriton në Ditën e Gjykimit.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu.

Adhurues të Zotit! Pranimi i caktimit të Zotit është nga shkaqet e lumturisë dhe lehtësimit, ndërsa pakënaqësia është nga shkaqet e mjerimit, fatkeqësisë dhe vështirësive. Kush është i kënaqur (me atë sprovë), me atë është kënaqësia e Allahut, e kush është i pakënaqur, edhe Allahu do të jetë i pakënaqur më të. Nga Enes Ibn Malik, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Vërtet madhësia e shpërblimit është në varësi të madhësisë së sprovës. Kur Allahu i Lartësuar e do një popull, i vë në sprovë; atij që është i kënaqur, i takon kënaqësia, e Zotit,  ndërsa atij që hidhërohet, i takon hidhërimi, i Zotit.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu.

Kënaqësia, të qenit i kënaqur, sjellën lumturi, qetësi shpirtërore, rehati dhe gëzim në gjoks, zemër, ndërsa pakënaqësia sjellën shqetësime, ankthe, pikëllime, dëshpërim, pagjumësi dhe mungesë sigurie. Shqetësimi nuk e lehtëson fatkeqësinë dhe as trishtimi nuk e largon të vështirën.

“ O posedues i shqetësimit dije se shqetësimi lehtësohet, përgëzo për të mirë sepse lehtësuesi është Allahu,

Nga një herë dëshpërimi e shkatërron njeriun, prandaj mos u dëshpëro sepse Zoti është Krijuesi,

LEXO  Ramazani muaji i adhurimeve - Medina 01.05.2020

Zoti sjellën lehtësim pas vështirësisë, mos u shqetëso sepse Zoti është dhuruesi,

Nëse je i pikëlluar, mbështetu në Zotin dhe ji i kënaqur me Të, Vërtet, Ai që largon fatkeqësinë është Zoti.

Nëse Zoti cakton, atëherë dorëzoju fuqisë së Tij, nuk do të shikosh asnjë hile, mashtrim në atë që Zoti ka caktuar.

Pasha Zotin, nuk ke tjetër pos Zotit, Një të Vetëm, të mjafton Allahu, në çdo gjë ke Zotin.”

Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar: “ Pa dyshim, ata që thonë: “Zoti ynë është Allahu!” dhe pastaj qëndrojnë në rrugën e drejtë, nuk do të kenë arsye për t’u frikësuar e as për t’u dëshpëruar (kur t’u vijë vdekja). Ata do të jenë banorë të Xhenetit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë, si shpërblim për atë që kanë punuar.”( El-Ahkaf 13-14)

Zoti na begatoftë me Kuranin Famëlartë dhe na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tij.

Zotit i kërkoj falje, prandaj, tek Ai kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.

Hutbeja e dytë

Zotin e lavdërojmë për mirësitë e Tij, Atë e falënderojmë për arritjet dhe suksesin që na ka dhuruar.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, në lavdërim të Madhështisë së Tij.

Dëshmoj se Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, thirrësi në kënaqësinë e Tij.  Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, për ata dërgojmë lutje dhe përshëndetje të shumta.

O ju njerëz! Nga arsyet e gëzimit të zemrës dhe largimit të brengave, ankthet dhe shqetësimeve janë udhëzimi, besimi dhe Njësimi, monoteizmi i Zotit, Gjykatësit të drejtë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ A është njëlloj si ai që Allahu ia ka hapur kraharorin për të pranuar Islamin, duke qenë kështu në dritën e Zotit të vet, (ashtu edhe ai që e ka zemrën të mbyllur ndaj besimit)?! Prandaj, mjerë ata që e kanë zemrën të pandjeshme, kur përmendet Allahu! Njerëz të tillë janë në humbje të dukshme!” (Ez-Zumer 22) Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Allahu ia hap zemrën për (të pranuar) Islamin atij që dëshiron ta udhëzojë, ndërsa atij që dëshiron ta lërë në humbje, (ia mbyll zemrën e) ia shtrëngon gjoksin si të jetë duke u ngritur në qiell. Kështu, Allahu, i ndëshkon ata që nuk besojnë.” (El-En’am 125) Sa më shumë që njeriu të ketë besim të pastër dhe monoteizëm, besimi në Një Zot, aq më shumë i shtohet qetësia në zemrën e tij.

Nga arsyet e lumturisë së zemrës dhe e largimit të shqetësimit, ankthit dhe brengave të tij, njeriut, janë përmendja e vazhdueshme  e Zotit dhe leximi i Kuranit. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ O njerëz! Ju ka ardhur këshillë (Kurani) nga Zoti juaj, shërim për zemrat tuaja, udhëzim dhe mëshirë për besimtarët.” (Junus 57) Allahu i Lartësuar ka thënë: “ Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut!”(Er-Ra’d  28) Allahu ka thënë: “ Kushdo që i kthen shpinën Këshillës Sime, do të ketë jetë të mjeruar dhe Ne, në Ditën e Kiametit, do ta ringjallim të verbër.” (Ta Ha 124)

Prej arsyeve për lehtësimin e zemrës dhe largimin e shqetësimit dhe brengave janë lutja dhe kërkesa drejtuar  Zotit që t’i largojë ato.  Nga Abdullah Ibn Mes’udi, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Çdo njeri të cilin e ka prekur shqetësim dhe  pikëllim dhe thotë: “ O Zoti im, unë jam robi yt, biri i robit Tënd dhe i robëreshës Tate, balli im është në Dorën Tënde, dispozitat e Tua mbi mua i pranoj, i drejtë është Gjykimi Yt mbi mua. Të lutem me çdo emër Tëndin me të cilin ke emëruar Veten Tënde ose që e ke zbritur në librin Tënd, në Kuran, ose ia ke mësuar dikujt prej krijesave Tua, ose që e ke mbajtur të fshehur në diturinë Tënde, bëje Kuranin pranverë të zemrës sime dhe dritë të gjoksit tim, shndërrim për pikëllimin tim dhe largim të dëshpërimit tim.” përveç  se Zoti i Madhëruar ia largon shqetësimin dhe trishtimin e tij ia zëvendëson me gëzim.” I kanë thënë: “ O i dërguari i Allahut, a duhet që ne ti mësojmë këto fjalë?” I dërguari i Zotit ka thënë: “Po, ai që i dëgjon ato duhet që ti mësojë.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi. 

LEXO  Nga kuptimet e fjalës së monoteizmit

Ndër shkaqet e lumturisë dhe gëzimit, lumturisë së zemrës dhe largimit të shqetësimit,  brengës dhe pikëllimit janë veprat e mira; si drejtësia, devotshmëria dhe dashamirësia ndaj krijesave me fjalë dhe vepra, si dhe llojet e bamirësive, veprave të mira, përmes të cilave Zoti i largon shqetësimet dhe ankthin. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Cilindo mashkull apo femër që kryen vepra të mira, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur dhe do ta shpërblejmë sipas veprave më të mira, që ka bërë.” (En-Nahl 97)

Prej shkaqeve të lumturisë së zemrës janë sexhdet e shumta për Zotin dhe lavdërimi i shpeshtë për Të. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “  Ne e dimë mirë, që ty të ngushtohet zemra nga fjalët e tyre, andaj, lartësoje Zotin tënd me lavde e falënderime dhe bëhu prej atyre që i përulen Atij (duke u falur)! Dhe adhuroje Zotin tënd derisa të të vijë vdekja!”(El-Hixhr 97-99)

O ti që të kanë rënduar shqetësimet dhe brengat: Nxito të pendohesh, të kërkosh falje dhe përmbaju përmendjes së Zotit, të Vetmit, të Lartësuarit. O ti që të kanë rënduar shqetësimet dhe brengat: Kërko mbrojtjen e Zotit nga shejtani i mallkuar, lavdëro sa më shumë Zotit dhe lexo sa më shumë Kuran.

O ti i shqetësuar! Lutu Zotit, kthehu për tek Zoti yt, kërko strehim tek Zoti, mbështetu tek Zoti yt dhe kërko ndihmë tek Zoti.

O ti i shqetësuar! O ti i pikëlluar! Ti duhet të lutesh.

O Zot, largo shqetësimet e atyre që janë të shqetësuar, largo të vështirat e atyre që janë në vështirësi, largo prej tyre trishtimin, pikëllimin dhe mërzinë.

“O Zoti ynë, na jep mëshirë nga ana Jote dhe përgatitna për sjellje të drejtë!”(El-Kehf 10)

O Zot, na e bëj të dashur besimin dhe zbukuroje atë në zemrat tona, bëj të urryer për ne mohimin, shthurjen dhe mosbindjen dhe na bëj nga të udhëzuarit në rrugë të drejtë.

“O Zoti ynë! Mos lejo që zemrat tona të shmangen (nga e vërteta), pasi na ke udhëzuar në rrugën e drejtë, dhe jepna mëshirë prej Teje; vërtet, Ti je Dhuruesi i madh!” (Al ‘Imran 8)

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, ndihmo robërit e Tu besimtarë.

O Zot, bëje të paqtë dhe të sigurt këtë vend dhe të gjitha vendet  muslimane.

O Zot, përmirëso gjendjen e muslimanëve! O Zot, përmirëso marrëdhëniet në mes tyre dhe bashko fjalën e tyre në të vërtetën, o Zoti i botëve.

O Zot, na jep siguri në vendet tona, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët e çështjeve tona.

O Zot, jepi sukses nga suksesi Yt kujdestarit tonë, kujdestarit të dy xhamive të shenjta, dhe mbështete atë me mbështetjen Tënde.

O Zot, jepi atij shëndet të mirë dhe mirëqenie, o Zoti i botëve.

O Zot, jepi sukses atij dhe zëvendësit të tij në atë që Ti do dhe je i kënaqur, o Ti që i dëgjon lutjet.

O Allah, Ti je Zoti, s’ka Zot tjetër përveç Teje, Ti je i pasur, nuk ke nevojë për diçka, ndërsa ne jemi të varfër, kemi nevojë për Ty, zbrit mbi ne shi dhe mos na bëj nga të dëshpëruarit.

O Zot, zbrit mbi ne shi dhe mos na bëj nga të dëshpëruarit.

O Zot, na fresko dhe zbrit tek ne shi të mirë, të begatë dhe të bollshëm, të dobishëm, të begatë dhe jo të dëmshëm, të ringjallësh me të vendin dhe ta bësh atë argument për të pranishmit dhe ata që vijnë. O Zot, zbrit mbi ne shi mëshirë, me mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot, tek Ti kërkojmë falje, me të vërtetë Ti je Falës i Madh, zbrit për ne nga qielli shi të bollshëm, me mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

“O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka!” (El-Bekare 127)

“…dhe pranoje pendimin tonë, se, pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti!” (El-Bekare 128)

O Zot, fale dhe mëshiroje Muhamedin, familjen dhe të gjithë shokët e tij.

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1058764639270915

Post Author: endrit