Nga errësira e mosbindjes në dritën e bindjes

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme    18-04-1447 H   10-10-2025 D

Shejh Halid El Muhana

Tema  Nga errësira e mosbindjes në dritën e bindjes

Lavdërimet janë për Zotin. “Falësit të gjynaheve dhe Pranuesit të pendimit, që dënon ashpër, si dhe Zotëruesit të të mirave. Nuk ka zot tjetër (të denjë për adhurim), përveç Tij dhe tek Ai do të kthehen të gjithë.” (Gafir 3)

Lutjet dhe përshëndetjet janë për përgëzuesin dhe paralajmëruesin, pishtarin ndriçues, të dërguarin tonë, Muhamedin, për familjarët dhe shokët e tij, njerëzit e vlerave të mëdha.

Në vijim

Njeriu nuk e ka nderuar, vlerësuar, trajtuar mirë dhe respektuar veten më shumë se sa përmes bindjes ndaj Zotit dhe devotshmërisë ndaj Tij. Sikurse ai nuk e poshtëron, dëmton, nënçmon dhe degradon veten më shumë sesa përmes mosbindjen ndaj Zotit dhe Sunduesit të tij.

Adhurues të Zotit! Nga pengesat më të rënda në rrugën drejt Zotit të Plotëfuqishëm dhe arritjes së Faljes së Tij është të vazhduarit në gjynahe dhe këmbëngulja në to. Kjo sepse Zoti i Plotëfuqishëm e ka bërë premtimin për falje, për Xhenet dhe përshkrimin e devotshmërisë  të kushtëzuar  me mohimin e këtij atributi,  e kjo në fjalën e Zotit të Madhërishëm dhe të Lartësuar ku thotë: “ Nxitoni drejt faljes së gjynaheve nga Zoti juaj dhe Xhenetit, hapësira e të cilit është sa qiejt e Toka dhe që është përgatitur për të devotshmit, të cilët japin lëmoshë edhe kur janë në mirëqenie, edhe kur janë në vështirësi, e mposhtin zemërimin dhe ua falin fajet njerëzve. Allahu i do bamirësit. Për ata që, kur bëjnë vepra të turpshme ose i bëjnë dëm vetes, e kujtojnë Allahun, i kërkojnë falje për gjynahet e tyre – e kush i fal gjynahet përveç Allahut? – dhe nuk ngulmojnë me vetëdije në gabimet që kanë bërë.”(Al ‘Imran 133-135)

O ju muslimanë! Përmirësimi i zemrës dhe kryerja e një gjynahi të madh janë dy gjëra të kundërta që nuk bashkohen kurrë. Ndërsa robi vigjilent që i bën mirë vetes vigjilent që i bën mirë vetes është ai që është i vetëdijshëm për atë që mund ta pengojë atë të arrijë tek Zoti ose ta kthejë mbrapsht. Në të vërtetë, nga shkëndijat e shpresës dhe shenjat e besimit në zemrën e muslimanit  është se ai e ndjen gjynahin e tij kur i ndodh  dhe se gabimi i tij ja preokupon mendjen, prandaj vazhdon të kërkojë shpëtim nga llumi i gjynaheve dhe shkeljeve, gabimeve. Libri i Zotit të Plotfuqishëm, Kurani, dhe suneti i të dërguarit të Tj, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, janë plot me gjëra që, nëse njeriu u përmbahet atyre, do ta nxjerrin atë nga errësira e mosbindjes në dritën e bindjes, dhe nga ankthi i së këqes drejtë qetësisë së të mirës. Zoti i Madhërishëm, duke ju bërë thirrje robërve të Tij që e teprojnë me veten e tyre, thirrje mëshire dhe butësije, ka thënë: “ Thuaju robërve të Mi, që i kani bërë keq vetes me gjynahe, të mos e humbin shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i fal të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti. Kthehuni tek Zoti juaj dhe nënshtrojuni Atij, para se t’ju vijë dënimi, sepse atëherë nuk do të mund t’ju ndihmojë kush. Ndiqni më të mirën e asaj që ju është shpallur nga Zoti juaj, para se t’ju vijë dënimi papritmas, pa e ndier atë.” (Ez-Zumer 53-55) Këto ajete madhështore hapin portat e shpresës për  gjynahqarët që e kanë tepruar ndaj vetes së tyre përmes këmbënguljes dhe përsëritjes. Sikur, kur dëgjuan thirrjen e Zotit të tyre u zgjuan nga një gjumë i gjatë i pakujdesisë, neglizhencës, dhe largimi nga Krijuesi dhe Furnizuesi i tyre. Ja ku është Ai, i pavarur, nuk ka nevojën e robërve të Tij, kërkon prej tyre që  pasi ishin larguar prej Tij të kthehen tek Ai,  dhe i thërret ata në mëshirën e Tij pasi dëshpërimi pothuajse i kishte larguar ata nga Zoti i tyre, si rezultat i këmbënguljes së tyre në gjynahe dhe e  tepruan në mosbindjen ndaj Zotit të tyre. Zoti i Plotëfuqishëm, i Cili është më i Mëshirshmi, më i Dashuri, tregohet i mëshirshëm me ta, duke i informuar se Ai i fal të gjitha gjynahet, domethënë, pavarësisht se sa të shumta ose të mëdha janë ato, sepse Ai është Falësi që fshinë gjynahet, i Mëshirshmi që nuk nxiton të ndëshkojë, dhe pranon kthimin dhe pendimin. Pastaj Zoti i Plotëfuqishëm i urdhëroi ata që të pendohen tek Ai dhe t’i nënshtrohen Atij, domethënë të kthehen dhe t’i nënshtrohen Atij për sa kohë që janë brenda kohës në afat, para vdekjes ose mbërritjes së ndëshkimit. Më pas Zoti  i urdhëroi ata të përmbahen në bindjen ndaj Tij dhe të shmangin mosbindjen ndaj Tij para se ndëshkimi i Tij t’i arrijë ndërsa ata nuk janë të vetëdijshëm.

LEXO  Vlerat e Dhjetë Ditëve të Fundit të Ramazanit dhe e Natës së Kadrit

O ju muslimanë! Nga mirësia dhe mëshira e Zotit është  ka lehtësuar rrugët dhe mjetet për robërit e Tij gjynahqarë,  ku nëse i ndjekin dhe u përmbahen atyre, do të mësohen të përmbahen, qëndrojnë largë mosbindjes ndaj Zotit të tyre, Zotit të Lartësuar, e pastaj do të shpërblehen për urrejtjen dhe mosbindjen ndaj tyre, gjynaheve. Prandaj, kush shpreson të takojë Zotin e tij duhet t’u përmbahet atyre.

Prej tyre janë:  Përsoni që bën gjynahe duhet ta stërvisë veten për të kërkuar falje dhe për t’u penduar, pavarësisht se sa herë e kryen gjynahin, sepse ai një ditë, me mëshirën e Zotit,  do të heqë dorë prej tij, gjynahit.  Allahu i Plotëfuqishëm ka thënë: “ Kush punon vepër të keqe ose e ngarkon veten me gjynahe, pastaj kërkon falje prej Allahut, do të gjejë se Allahu është Falës e Mëshirëplotë.” (En-Nisa’110) Udhëheqësi i të devotshmëve, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, i cili ishte i pagabueshëm, pendohej tek Zoti i tij njëqind herë në ditë. E çfarë duhet të bëjnë ata që janë ndryshe nga ai, poshtë tij? I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ O njerëz, pendohuni tek Zoti, sepse unë pendohem tek Ai njëqind herë në ditë.” I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Për Zotin, unë kërkoj falje nga Zoti dhe pendohem tek Ai më shumë se shtatëdhjetë herë në ditë.” Prijësi i besimtarëve, Omer Ibn Abdul Aziz, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “O njerëz, kush bën një gjynah, le të kërkojë falje nga Zoti dhe të pendohet. Nëse i rikthehet, le të kërkojë falje dhe të pendohet. Nëse i rikthehet, le të kërkojë falje dhe të pendohet. Sepse këto janë gjynahe  që janë të lidhura rreth qafës së njerëzve dhe shkatërrimi qëndron në këmbënguljen në to.”

O adhurues të Zotit! Pendimi dhe kërkimi i faljes së robit janë ndër veprat e tij më të mëdha të mira, nga aktet e tij më të mëdha të bindjes dhe nga aktet e tij më fisnike të adhurimit, përmes të cilave ai arrin shpërblimin më të mirë dhe mbrohet me të nga ndëshkimi.

Nga mjetet më shpresëdhënëse për t’u përmbajtur nga gjynahet është që robi të merret me të vërtetën, sikurse e Vërteta e qartë, Allahu i Plotëfuqishëm, ka thënë: “Prandaj, kur të çlirohesh (nga punët e ndryshme), përpiqu fort (në adhurim).” (Esh-Sherh 7)

Shpirti është një qenie e shqetësuar dhe e trazuar, por që duhet të punojë. Nëse nuk angazhohet me atë që është e drejtë, do të angazhohet me atë që është e kotë.  Nëse nuk përdoret në bindje ndaj Zotit, do të përdoret në bindje ndaj shejtanit. Nëse nuk nxitet nga veprat e mira, do të nxitet nga veprat e liga, si drejtësi nga Zoti. Ai, shpirti, u krijua  si një urdhërim për të keqe,  i prirur drejt së keqes dhe thirrës në shkatërrim. Nëse robi e neglizhon atë, ai do të largohet dhe nuk do jetë në gjendje ta arrijë pas kësaj kurrë.

LEXO  Përkujtimi i Zotit të Plotfuqishëm forcë dhe lumturi

Nga mënyrat më efektive për të ndaluar këmbënguljen në gjynahe është që njeriu të largohet me fenë e tij nga vendet dhe daljet e sprovave, fitneve. Kush largohet me fenë e tij nga sprovat, Allahu do ta shpëtojë prej tyre. Kush kujdeset për mirëqenie,  në shëndet dhe fe, Allahu do ta mbrojë atë. Kush kërkon strehim tek Allahu, Ai do t’i japë strehim.

Prej tyre: Njeriu duhet ta marri  veten në llogari, përgjegjësi.  Nëse bën ndonjë gjynah, nuk duhet t’i japë vetes kohë, të presi,  por të nxitojë të pendohet dhe të kërkojë falje. Atëherë do të jetë më e lehtë për të që ta braktisë gjynahin dhe ta lërë atë. Sepse rënia e gjynahit në zemër është sikur rënia e undyrës mbi rrobe, ose duhet të nxitosh ta lash atë ose ta fërkosh mirë.

Nga mënyrë për ta marrë veten në llogari është që robi ta stërvisë veten për të bërë vepra të mira pasi të ketë kryer vepra të këqija, në përputhje me urdhrin e të dërguarit të Zotit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, në thënien e tij: “Ki frikë Zotin kudo që të jesh dhe pasoje të keqen me të mirë, sepse ajo do ta fshijë atë, e mira do ta fshijë të keqen.” Nëse një vepër e keqe fshihet nga një vepër e mirë, Zoti do ta shpërblejë robin e Tij për këtë duke e bërë të njohur me vepra të mira dhe duke i urryer veprat e këqija. Imami i madh nga tabi’inët, Hasan El Basriu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Kërkoni ndihmë kundër veprave të vjetra të këqija me vepra të reja të mira sepse nuk do gjeni asgjë që largon veprat e vjetra të këqija më shumë sesa veprat e reja të mira. Unë gjej konfirmim, vërtetim për këtë në Librin e Zotit të Lartësuar, në Kuran. “ …sepse veprat e mira i shlyejnë veprat e këqija.” (Hud 114)

Nga gjërat që e ndihmojnë shpirtin e njeriut është të dëgjojë lajmet e atyre që përpiqen shumë në bindjen ndaj Zotit të Plotfuqishëm, nga ata që erdhën para ose pas tij, dhe të përzihet me njerëzit e tyre të gjallë në mënyrë që gjendja e tyre të përhapet tek ai. Kjo tregohet nga thënia e Tij, Zotit të Lartësuar, kur thotë: “Dhe qëndro me ata që i luten Zotit të vet në mëngjes dhe mbrëmje, duke dëshiruar Fytyrën (kënaqësinë) e Tij…” (El-Kehf 28)

Zoti na dhëntë dobi të gjithëve me Librin e Tij, Kuranin, që e zbriti udhëzim për të devotshmit, dhe me sunetin e të dërguarit të Tij të sinqertë dhe besnik!

Zotit i kërkoj falje për vete dhe ju.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, i Cili pranon pendimin nga robërit e Tij, fal veprat e këqija dhe e di se çfarë ju bëni. Lutjet dhe përshëndetjet për të dërguarin tonë, Muhamedin, profeti i mëshirës dhe i pendesës, besniku dhe i sinqerti.

Në vijim

Nga gjërat që e forcojnë vendosmërinë e robit për të hequr dorë nga një gjynah në të cilin ka këmbëngulur për një kohë të gjatë është të reflektuarit, medituarit e tij në efektin e gjynahit mbi të  dhe të reflektuarit e tij në ndikimin e braktisjes së tij nga Allahu i Lartësuar.  Kjo, sepse, me këmbënguljen në gjynah vjen ngushtimi i gjoksit, pikëllimi i vazhdueshëm, vendosmëria e dobët, shpirti i shpërndarë, shkretimi i zemrës, vështirësi në çështje, humbje e bekimit të furnizimit dhe sëmundje fizike. Me heqjen dorë nga gjynahet dhe kundërshtimi i të kotës, vjen qetësimi i trupit, forca e zemrës, lumturia dhe drita e saj, kemi më pak shqetësim, pikëllim dhe trishtim, krenari e shpirtit, lehtësi në furnizim, përgjigje e lutjeve, shijimi i ëmbëlsisë së bindjes pasi ajo të jetë lehtësuar, dhe mirësi për lavdërimin e Zotit. Ibn Kajjimi,  Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Kundërshtimi i dëshirave e vendos robin në pozicionin e dikujt i cili, nëse do t’i betohej Zotit, Ai do ta përmbushë atë,  dhe ia plotëson nevojat shumë herë më shumë sesa ato që i mungojnë nga dëshirat e  tij.”

LEXO  Gëzimi i Ramazanit dhe i lidhjes me Aksanë

Nga gjërat më të mëdha që ndihmon njeriun të braktisë gjynahin është që robi të jetë i sinqertë ndaj Zotit të tij në braktisjen e tij dhe të përulet para Krijuesit të tij, duke iu nënshtruar Atij, i drejtuar për tek Ai, i përulur para Tij, duke kërkuar ndihmën e Tij, duke u strehuar në shenjtërinë e pendimit, duke trokitur në portën e përgjigjes në orët e para të mëngjesit, duke i kërkuar Zotit të tij ta udhëzojë shpirtin që Ai krijoi dhe ta frymëzojë atë me devotshmëri, duke kërkuar strehim tek Zoti nga e keqja e tij, sepse e keqja pothuajse kurrë nuk vjen përveçse prej tij, duke recituar fjalën e madhe me të cilën ndryshojnë situatat: “Nuk ka fuqi dhe forcë tjetër  përveç Zotit.”

Asnjë person i sinqertë nuk e thotë kurrë të vërtetën dhe të refuzohet, asnjë person i sinqertë nuk vjen tek dera dhe të largohet. Ebu Sulejman Ed Darani, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Kush është i sinqertë në heqjen dorë nga një dëshirë, e kotë, Allahu do ta largojë atë nga zemra e tij, Zoti është shumë më bujar se sa të torturojë  një zemër për një dëshirë që i është lënë asaj.” Ibn Tejmije, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Kushdo që tundohet të bëjë një gjynah, por e urren atë, e refuzon dhe e braktis atë për hir të Allahut, do të bëhet më i mirë, më i devotshëm dhe më i frikësuar ndaj Allahut.” Nga gjërat që ndihmon njeriun që të braktisi gjynahet është të kujtojë bekimet e Zotit të Plotëfuqishëm, mirësitë e Tij dhe atributet e Tij të përsosmërisë. Kjo është një nga mënyrat më të mëdha për ta dashur Atë, për t’u lidhur me Të dhe për t’u ndjerë i turpëruar para Tij. Nëse zemra lidhet me Zotin, atëherë braktisja e gjynaheve për hir të Tij, Zotit të Madhërishëm,  do të jetë e lehtë.

O ju muslimanë! Angazhohuni me dërgim të lutjeve dhe përshëndetjeve për të dërguarin tuaj në këtë ditën tuaj, ditën e xhuma. Atij që Allahu ia dëshiron të mirën, ia bën gjuhën të lehtë për tu lutur dhe dërguar përshëndetje për të, të dërguarin, dhe ai do të meritojë shpërblimin e madh dhe premtimin fisnik.

O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje zotërinë, udhëheqësin dhe modelin tonë, zotërinë, të dërguarin dhe vulën e të dërguarveTu, Muhamedin të birin e Abdullahut.

O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me katër halifet e parë të drejtë, pasuesit e sunetit të saktë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë shokët e tij, me tabiinët dhe me ata që i pasojnë në vepra të mira deri në ditën e Kijametit, dhe me ne së bashku me ata me Mirësinë, Bujarinë dhe mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot, o Pranues i pendesës, o Mëshirëplotë, të lutemi të na dhurosh pendim që të shlyejmë veprat tona të këqija, të na falësh me të shkeljet tona, të bësh të dashur për ne bindjen ndaj Teje dhe të na  bësh të urryer mosbindjen ndaj Teje.

O Zot, tek Ti kërkojmë udhëzim, devotshmëri, pastërti dhe pasuri. O Zot, na zbukuro me stolinë e besimit dhe na bëj udhërrëfyes të udhëzuar.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro  idhujtarinë dhe idhujtarët, shkatërro armiqtë e Tu dhe armiqtë e fesë, ndihmo robërit e Tu besimtarë, o i Fortë, o i Plotëfuqishëm.

O Zot, të lutemi të jesh për robërit e Tu besimtarë të shtypur në çdo vend ndihmës dhe mbështetës,  mbrojtës dhe përkrahës i tyre.  O Zot, ndihmoi ata në Palestinë përballë jehudëve tiranë, pushtues. O Zot, mundësoju ushqim të uriturve prej tyre, qetëso të frikësuarit e tyre dhe përmirëso kushtet e tyre, shpëto të plagosurit e tyre, mëshiro të vrarët e tyre dhe shëro të sëmurët e tyre.

O Zot, na jep siguri në vendet dhe shtëpitë tona. O Zot, jepu sukses udhëheqësve dhe kujdestarëve të çështjeve tona. O Zot, jepi sukses kujdestarit të çështjeve tona, kujdestarit të dy xhamive të shenjta, në atë që Ti do dhe me të cilën je i kënaqur, udhëzoje atë nga e mira, drejtësia dhe devotshmëria. O Zot, ndihmoje atë dhe princin e tij të kurorës të bëjnë atë që është më e mira për popullin dhe vendin, o më i Madhërishmi i Lartësuari.

“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Saffat 180-182)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/reel/1189071609728257

Post Author: endrit