Nga vlerat dhe mirësitë e butësisë

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme   24-03-1446 H   27-09-2024 D

Shejh Halid El Muhana

Tema  Nga vlerat dhe mirësitë e butësisë

Vërtetë lavdërimet janë për Zotin, Atë e lavdërojmë prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqijat e veteve tona dhe nga veprat tona të këqija. Atë që e drejton Zoti  s’ka gjë që e humbet, e ai që e humbet veten e tij s’ka kush e udhëzon veç Tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok.

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguar i Tij. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij, lutje dhe përshëndetje të shumta.

“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al Imran 102)

 “O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu të vetëm, e nga ai krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej atyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju.”(En-Nisa’ 1)

“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.”(El-Ahzab70-71) 

Në vijim

Adhurues të Zotit! Vërtetë nga vlerat e fesë tonë dhe nga dëshmitë e përsosmërisë së saj është se ajo lavdëron moralin e lartë dhe e ngre lartë çështjen e tij, nxitën në vlerat e mirësjelljes dhe i lartëson ato. Por se Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar e ka bërë atë, moralin,   adhurim me të cilën rëndohet peshorja e veprave të mira dhe dallohen me të gradët e ndryshme në Xhenet. Vërtetë, nga cilësitë më të mira dhe më të nderuara të muslimanit, dhe prej moralit më të bukur dhe më fisnik të tij, është karakteri, cilësia e butësisë, që është butësia në fjalë dhe vepër, dhe butësia në marrjen e çështjeve në mënyrën më të mirë të mundshme.

O adhurues të Zotit! Butësia është nga cilësitë e Allahut të Madhërishëm dhe të Lartësuar. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të ka thënë: “ Vërtet, Allahu është i Butë dhe e do butësinë. Shpërblimin që Ai jep për butësinë nuk e jep për ashpërsinë. Atë shpërblim Ai nuk e jep për asgjë tjetër.” Besimtari i cili është i butë në pozitën e butësisë është pajtuar me Zotin e tij në një nga cilësitë e Tij. E kush pajtohet me Të në një nga cilësitë e Tij, ajo cilësi do ta udhëheqë atë me udhëheqjen e Tij, do ta drejtojë për tek Ai dhe do e afroje me mëshirën e Tij. Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar i do emrat dhe cilësitë e Tij, dhe e do shfaqjen e karakteristika, cilësive të Tij dhe shfaqjen e efekteve të tyre tek njeriu. Ai është i Butë e do butësinë dhe i do njerëzit që sillen me butësi.

O ju muslimanë! Butësia ishte nga moralet më të larta të zotërisë së bijve të Ademit, njerëzimit mbarë, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe më e madhja e tyre, më e dukshmja që ndikoi në përsosjen e mesazhit të tij, në përmbushjen e  emanetit të tij dhe në plotësimin e këshillimit të tij për umetin e tij.  Për këtë arsye, kjo karakteristikë u veçua me përmendje në mesin e vlerave të tij të mëdha, të cilën e lavdëroi Dhuruesi i Madh atë në ajetin fisnik, ku Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “Në saje të mëshirës së Allahut, u solle butësisht me ta (o Muhamed). Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje…” (Al ‘Imran 159) I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ishte i butë në vendosmëri, i durueshëm në vendosmëri, i butë dhe jo i dobët. Frytet e butësisë së tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i kanë korrur të diturit dhe të paditurit, të bindurit dhe kundërshtarët, armiku dhe të papajtueshmit. Butësinë dhe mirësinë e tij e shijuan të vegjlit dhe të mëdhenjtë, të pasurit dhe të varfrit, i nderuari dhe i përuluri,  por se dhe i sapolinduri, foshnjë. E nuk ka si të jetë ndryshe kur ai është i përshkruar me fjalët e Allahut të Lartësuar ku thotë: “ Se ti je me virtyte madhore.” (El-Kalem 4)

LEXO  Etiketa dhe rregullat e namazit të Istihares

Një jehudi ka ardhur tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe ka thënë: “ Es Samu, vdekja qoftë mbi ty o Muhamed.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Dhe mbi ju.”  Nëna jonë, Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, e ka kuptuar shprehjen e Jehudiut, dhe ka thënë: “ Vdekja dhe mallkimi qoftë mbi ju.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Me ngadalë, o Ajshe, vërtetë Allahu është i Butë dhe i do njerëzit e butë.” Hadithin e ka transmetuar Imam Buhariu. Ndërsa në tekstin e Muslimit ka ardhur: “ Vërtetë Allahu shpërblen për butësinë atë çfarë nuk e jep për ashpërsinë.” Allahu i Madhërishëm është i Butë në veprat e Tij, ka krijuar qiejt dhe tokën në gjashtë ditë me gjithë Aftësinë e Tij për t’i krijuar ato në një vështrim dhe në një çast. I ka krijuar ato në gjashtë ditë për të mësuar krijesat e Tij në vendosmëri dhe në marrjen e gjërave me qetësi.

Ndërsa sa i përket butësisë së tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, me besimtarët dhe mirësitë e tij ndaj tyre dhe fëmijëve të tyre ka shumë dëshmi madhështore. Prej tyre, ajo çfarë na ka treguar Umu Kajsi Bin Mihsani, Zoti qoftë i kënaqur me të, që thotë se me djalin e saj të vogël i cili nuk hante ushqim ka ardhur tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i cili e uli atë në prehrin e tij dhe ai urinoi mbi rrobën e tij. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka marr pak ujë me të cilin e ka fërkuar dhe nuk e ka larë. Në këtë tregim shfaqet mirësia e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe butësia e tij, dhe trajtimi i tij me butësi të madhe për të ngushëlluar zemrën e nënës së foshnjës kur vendosi të porsalindurin e saj në prehrin e tij. Pastaj, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, nuk shfaqi asnjë keqardhje, nuk u mërzit nga papastërtia që ra në veshjen e tij të pastër, dhe nuk bëri gjë tjetër veçse hodhi pak ujë mbi rrobën e tij.

Nga Xhabir Ibn Samurete, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “ Jam falur me të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, pastaj ka dalë, ka takuar dy djem, dhe ka filluar të përkëdhel faqet e tyre, njëri pas tjetrit. Më përkëdheli faqet e mija dhe kuptova se dorën e tij ishte e ftohtë ose erë, sikur ta kishte nxjerrë atë nga një arkë parfumi të mbuluar.”

Çdo punëtor që dëshiron të bëjë mirë për veten dhe umetin e tij ka nevojë të përdorë butësinë dhe të shoqërohet me të. E njëjta gjë vlen dhe për çdo thirrës për tek Zoti, mësues dhe për atë që urdhëron për të mirë ose ndalon nga e keqja. Por se me të vërtetë, ata janë njerëzit që kanë më shumë nevojë që ti përmbahen butësi. Shembulli i tyre në këtë gjë është i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Nga Ebi Rifa’atu El Adeviji, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “ Arrita tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur ai po ligjëronte dhe i kam thënë: O i dërguari i Allahut; Njeri i çuditshëm, i huaj,  ka ardhur që të pyes për fenë e tij, nuk e di se kush është feja e tij! Ka thënë: “ I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është drejtuar nga unë dhe ka lënë ligjërimin e tij, deri sa ka përfunduar tek unë. Pastaj i sollën një karrige, këmbët e së cilës mendova se ishin prej hekuri. Ka thënë: I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është ulur, në atë karrige, dhe ka filluar të më mësojë nga ajo që i kishte mësuar Allahu. Më pas ka shkuar në hutben, vend ligjërimin e tij, dhe ka plotësuar mbylljen e saj.”

LEXO  Mësime nga Israja dhe Miraxhi, mbështetje e popullit të Palestinës

Imami i nderuar, Sufjan Ibn Said Eth Theuriu ka thënë: “ Ai që urdhëron për të mirë dhe ndalon nga e keqja duhet të jetë i ditur për atë që urdhëron dhe për atë që ndalon, i drejtë për atë që urdhëron dhe për atë që ndalon, i butë në atë që urdhëron dhe në atë që ndalon.”

Adhurues të Zotit! Butësia është fryt i dy cilësive të lavdëruara të cilat Allahu i Madhërishëm i do, që janë ; Durimi dhe qetësia. Kur njeriu i posedon këto dy cilësi ai duhet të jetë i butë. Ndikimi i butësisë  së tij shfaqet me bollëk në fjalët dhe veprimet e tij, në mënyrë të plotë në sjelljen e tij dhe në dashurinë e tij për Zotin dhe për robërit e Tij. Kush do që ka lindur me këto dy cilësi le të lavdërojë dhe falënderojë Allahun e Lartësuar, sepse i është dhuruar mirësi e madhe. Kush nuk është i tillë ti kërkojë këto dy begati nga Dhuruesi i Gjithëmëshirshmi, dhe ti fitojë ato dy cilësi duke luftuar kundër egos së tij dhe shejtanit. Ata, egoja dhe shejtani, e urdhërojnë të bëjë të kundërtat e tyre, durimit dhe qetësisë,  që janë zemërimi dhe nxitimi, të cilat janë më të shpejta të dëmshme për të mençurin sesa zjarri që përhapet përmes barit të thatë.

O ju muslimanë! Përmes butësisë  arrihen shumica e interesave të fesë dhe të kësaj bote për njeriun, por se e gjithë mirësia është në butësi. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush privohet nga butësia është privuar nga çdo e mirë.” Ky hadith është nga fjalët gjithëpërfshirëse të Profetit. Ai përmban shumë kuptime të mëdha me pak fjalë. Sikurse ai tregon depërtimin e butësisë në adhurim dhe në marrëdhëniet me njerëzit. Kush  privohet prej saj, butësisë, në adhurime duke i kryer  me nxitim, me mendime të shpërqendruara, i etur për t’i përfunduar ato, ai është privuar nga ëmbëlsia, kënaqësia, begatia dhe ndjenja e përulësisë së tij dhe shpërblimi i plotë i tij.  Kush privohet nga mënyra se si sillet me njerëzit, shoqëria e tij me ta do të jetë e keqe, do privohet nga dashuria e tyre, do të fitojë armiqësinë e tyre dhe ndoshta e ka tejkaluar deri në padrejtësinë e tyre.  Ky është privimi nga çdo e mirë dhe realizimi i së keqes në tërësinë e saj. Të vërtetën ka lajmëruar i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur ka thënë: “ Në çdo gjë që ndodhet butësia vetëm se e zbukuron, stolisën  atë, e kur largohet prej saj vetëm se e shëmton atë.”

Zoti na begatoftë të gjithëve në Kuran dhe synet, na bëftë dobi prej tyre që përfshijnë argumentet dhe urtësitë e Zotit.

Zotit i kërkoj falje për vete dhe ju.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, Krijuesi dhe Sunduesi, Ai që me Mirësinë dhe Mëshirën e Tij udhëzon për në moralet më të larta. Lutjet dhe përshëndetjet për zotërinë dhe të dërguarin tonë, Muhamedin, i përshkruari me cilësitë më të mira dhe karakterin më të përsosur.

Në vijim

O adhurues të Zotit! Vërtetë butësia përmban vepra dhe fjalë që mund të dalin vetëm nga një person i durueshëm. Kur të dërguarve, paqja e Zotit qoftë mbi ta, në thirrjen e tyre tek  njerëzit kishin nevojë për butësi, Zoti i tyre i nderoi ata me cilësinë e durimit, cilësi e cila është zotëruese e cilësive të larta, dhe që është  poli i arsyes, mendjes, ose mund të jetë më e lartë se ajo. Tabi’ini i nderuar, Rexhau Ibn Hajvetu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Durimi është më lartë se mendja, sepse Allahu i Madhërishëm thirret me këtë emër.” Allahu i Madhërishëm duke lavdëruar robin, të dashurin dhe të dërguarin e Tij, udhëheqësin e të pastërve dhe babanë e profetëve, Ibrahimin, paqja e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “  E megjithatë, Ibrahimi ishte njeri i dhembshur dhe i butë.” (Et-Teube 114) Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar duke përshkruar Ismailin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Dhe Ne i dhamë lajmin e gëzuar për një djalë të mbarë!” (Es-Saffat 101)

LEXO  Mësime nga shkatërrimi i tiranëve... dhe mbështetje për popullin e Palestinës

Ndërsa i dërguari dhe zotëria ynë, drita e syve tanë, Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e ngriti këtë cilësi në kulmin e saj duke ja arritur qëllim të saj, e dëshmitë për këtë janë të panumërta në biografinë e tij aromatike dhe në jetën e tij të bekuar. Për këtë arsye, pasimi i të dërguarve të nderuar të Zotit, të udhëhequr nga dy të dashurit e Tij,  paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi ata të dy, është kërkesë e domosdoshme për çdo musliman që kërkon atë që do Zoti dhe përmes së cilës ngrihet dëshira për të imituar cilësitë e elitës nga krijesat e Zotit.

Në të vërtetë, nga rrugët për të fituar durim është përmendja e shpeshtë e Zotit të Madhëruar, sepse me të  hapen gjokset dhe zgjerohen për të përballuar simptomat e bezdisshme që shkaktojnë zemërim të shpejtë dhe mungesën e butësisë.

Nga rrugët për të fituar durim është që njeriu të dijë se përmes tij ai ruan fuqinë e mendjes së tij. Zemërimi shkatërron vetëdijen dhe pakëson arsyen. Sikurse nga rrugët e fitimit të durimit është të qëndruarit me njerëz të vlerave, diturisë dhe urtësisë. Morali i mirë transmetohet përmes shoqërimit dhe ndërveprimit, me njerëz të tillë, sikurse morali i keq transmetohet përmes ndërveprimit, me njerëz të tillë.

Nga ato që e bëjnë njeriun të duruar është dija e tij se shpejtësia dhe bollëku i zemërimit janë shkaktar i shumë sëmundjeve fizike. Prandaj çdo njeri i arsyeshëm, i mençur, duhet të fitojë nga morali me të cilin do mbrojë fenë dhe trupin e tij, dhe me të bëhet i dobishëm për veten dhe shoqërinë e tij. E për këtë të kërkojnë ndihmë nga shkaqet, arsyet legjitime, fetare për të cilat bëhet lutje. Sepse nuk ka ndryshim tek një njeri nga një gjendje në tjetrën që është më i mirë se ajo, përveçse nëpërmjet Zotit, i Cili krijoi dhe rregulloi.  Ka qenë nga lutjet e tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të: “ O Zot, më udhëzo për në moralin më të mirë, nuk udhëzon në moralin më të mirën dikush tjetër përveç Teje, largo nga unë më të keqen e tij, moralit, nuk më largon nga më e keqja e tij, moralit, dikush tjetër përveç Teje.”

O ju muslimanë! Gjëja më e mirë me të cilën mund të angazhoheni në këtë ditë është lutjet dhe përshëndetjet e shumta mbi të dërguarin tuaj, prijësin e të dërguarve dhe vulën e profetëve, i pari për të cilin hapet varri, që do dali nga varri, i pari ndërmjetësues dhe i pari që ndërmjetësohet.

O Zot, fale dhe mëshiroje Muhamedin, familjarët, bashkëshortet dhe pasardhësit e tij, siç e mëshirove familjen e Ibrahimit, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm dhe i Madhëruar.

O Zot, bekoje Muhamedin, bashkëshortet dhe pasardhësit e tij, siç e bekove familjen e Ibrahimit, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm dhe i Madhëruar.

O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me katër halifet e parë, njerëz të  synetit të pasuar,  Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë shokët e tij, me tabi’inët dhe ata që i pasojnë ata në vepra të mira deri në ditën e Kijametit. 

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët.

O Zot, poshtëro  idhujtarinë dhe idhujtarët, shkatërro armiqtë Tu dhe armiqtë e fesë, dhe ndihmo robërit e Tu besimtarë, o i Fuqishëm, o i Plotëpushtetshëm.

O Zot, të lutemi për të gjithë vëllezërit tanë të dobët dhe të shtypur në çdo vend  të jesh mbështetës dhe mbrojtës,  përkrahës dhe ndihmues i tyre.

O Zot, ruaj vëllezërit tanë në Palestinë nga sulmet e  agresorëve dhe komplotet e komplotistëve. O Zot, jepu siguri të frikësuarve prej tyre, ushqe të uriturit e tyre, bashko fjalën e tyre dhe ndihmoi ata kundër armikut Tënd dhe armikut të tyre.

O Zot, na jep siguri në vendet dhe shtëpitë tona. O Zot, jepu sukses udhëheqësve dhe kujdestarëve  të çështjeve tona. O Zot, mbështete në të vërtetën dhe në udhëzim  udhëheqësin dhe kujdestarin e çështjeve tona, kujdestarin e dy xhamive të shenjta. O Zot, jepi sukses atij dhe zëvendësit të tij në atë që është në të mirë të Islamit dhe muslimanëve.

O Zot, jepu sukses të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve që të punojnë me librin Tënd, Kuranin, dhe me synetin e të dërguarit Tënd, o më i Madhi Mëshirues.

Adhurues të Zotit!

Përmendeni Allahun, Ai ju kujton ju, Falënderojeni për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato.

“ Vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/518121167592635

Post Author: endrit