Njerëzit e nderuar tek Allahu xh.sh – Shejh Abdul Bari Eth-Thubejtij – Medine 5.4.2019

 

Lavdërimet  për Zotin, Lavdërimet për Zotin,  që u ka dhënë vend të veçantë bindësve të urdhërave të Tij. Atë të  Madhërishmin e lavdërojmë dhe falenderojmë, që na ka dhënë siguri dhe integritet. Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i vetëm i pa Shok, që u ka premtuar të devotshmëve jetë të qetë dhe të lumtur. Dëshmojmë se zotërija ynë dhe profeti ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, pastroj shokët e tij nga të gjitha ato morale të padurueshme dhe vrasëse. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij, dhe  mbi shokët e tij. Në vijim

Këshilloj veten dhe ju për frikë ndaj Allahut, ajo është arsye për të fituar gradë të larta në xhenet. Kurani e ka përshkruar vendin e të dërguarit të Allahut xh.sh  Musait paqja e Zotit qoftë mbi të, përshkrim të hapur dhe të qartë kur thotë: “ Ai është i nderuar në sytë e Allahut.” (El-Ahzab 69) I nderuar tek Zoti i Gjithsisë, nderimi më i madh për të është ndërmjetsimi kërkesa e tij për të vëllain Harunin që ta dërgojë Allahu xh.sh me të , Zoti ja pranoi lutjen e tij kur thotë Allahu xh.sh: “ Dhe nga mëshira Jonë, i dhuruam të vëllanë, Harunin, si profet.” (Merjem 53)

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Me të vërtetë Musai a.s ka qenë burrë i turpshëm dhe i kujdesshëm,” dhe kjo nga fjala e Allahut; “O besimtarë, mos u bëni si ata, që e shqetësuan Musain. Allahu e çliroi atë nga përgojimet e tyre; ai është i nderuar në sytë e Allahut.” ( El-Ahzab 69)

Nderimi i hapur tek Allahu xh.sh  është rritje në gradë, vend të lartë. Shokët e të dërguarit paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, janë shëmbulli më i mirë me durimin e tyre me gradët  më të larta, kur njëri prej tyre lutet në prani të Profetit duke thënë: “ O Zot të lutem të më japësh besim që nuk thyhet, lumturi të pafundme, dhe shoqërimin e të dërguarit Tënd , Muhamedit paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në gradën më të lartë në xhennet, xhenetin e përhershëm.”

Ai që është furnizuar me nderim  tek Allahuxh.sh, urime për të, fitues i të mirave të pashtershme, rehati dhe qetësi që nuk ndryshohen kurrë, lumturi që i mbushën jetën e tij që nuk shterron kurrë. Ai që është i nderuar tek Allahu xh.sh, ka fituar të qenurit afër Madhështisë së Tij, kush është afër me Zotin e Tij, me të vërtetë nëse ai e lutën Zotin e Tij do të marrë përgjigje, dhe nëse tek Ai kërkon mbrojte, Ai e mbron atë.

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Allahu i Madhërishëm thotë: “ Dhe vazhdon robi Im të më afrohet Mua me vepra vullnetare deri sa ta Dua atë, nëse e Dua atë , do të jem veshi i tij që dëgjon, syri i tij që shikon, dora e tij me të cilën ai prekën, këmba e tij me të cilën ecën, nëse më kërkon do ti jap dhe nëse  kërkon nga Unë mbrojtje do ta mbroj atë..”

Sunduesi çdo Gjësë nëse të jep çfarë do të japë? Nëse është i Kënaqur me ty, si do të jetë gjendja jote? Nëse të mjafton Zoti yt, kush do të jetë fati i juaj dhe familjes tuaj?!

Nderimi tek Allahu xh.sh është pastërti dhe ngritje, në këtë rrugë garojnë vepërmirët, për hir të sajë rrotullohen ata të cilët kërkojnë të mirën. Nderimi më i madh për njeriun është që atë ta përmendi Allahu xh.sh. Allahu i Madhëruar thotë: “Më kujtoni Mua(me namaz dhe lutje) që Unë t’ju kujtoj (me shpërblime).”(El-Bekare 152)

Ndërsa nderimi në këtë botë dhe për këtë botë, është ajo për të cilën garojnë njerëzit dhe konkurojnë në të, për të  cilën ata humbin jetën dhe moralin, bën të papastër veten tënde vetëm për këtë dynja. Ata të cilët e blejnë nderin e dynjasë me anë të fesë, kështu humbin veprat e tyre, sikurëse ka ardhur në një hadith të cilin do ta sjellim në pjesën e dytë të hutbes në dashtë Allahu xh.sh.

Nderimi tek Allahu është nderim që e shtrinë ndjesinë apo efektin e tij përtej besimtarit të nderuar duke i siguruar  dhe pasardhësit e tij me Mirësinë dhe Bujarinë e Allahut. Allahu xh.sh i ngren pasardhësit e besimtarit në gradën e tij në xhenet, kur thotë: “Ne do t’u bashkojmë besimtarëve pasardhësit e tyre që i ndjekin në besim dhe nuk do t’u pakësojmë asgjë nga shpërblimi për veprat e tyre.”(Et-Tur 21)

Të nderuarit përfitojnë vendt të lartë i cili manifestohet me përkujtim të të mirës dhe shfaqjen e dashurisë mes banorëve të qiellit dhe të tokës.

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të ka thënë: “ Nëse Allahu e do një njeri, thërret  Xhibrilin dhe i thotë: Unë e dua filanin prandaj duaje dhe ti, thotë dhe e do atë dhe Xhibriili, dhe pastaj thërret në qiell duke thënë : “ Me të vërtetë Allahu xh.sh e do filanin prandaj duajeni atë.  E duan atë dhe banorët e qiellit. Ka thënë: “Pastaj vendoset pranimi i tij tek banorët e tokës.”

Nderimi i njeriu mund të arrijë në një masë  sa që kur ai betohet(bën lutje për ndonjë gjë) për kryerjen e ndonjë gjëje, Allahu xh.sh si nderim për atë dhe vlersim për gradën e tij ja mundëson realizimin  e asaj gjëje. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Ka nga robërit e Zotit të cilët betohen në Zotin se do të ndodhi një gjë dhe ndodhën.”  Pastaj ka thënë: “ Nëse betohet në Zotin se do të ndodhë një gjë , Allahu xh.sh në nderim të tij, bën që të ndodhi ajo gjë.”

Në këtë botë shfaqen forma të ndryshme të nderimeve, por ka nga nderimet që lënë gjurmë në vazhdimsi, mirësitë e tyre nuk shfaqen vetëm se në botën tjetër. Allahu xh.sh ka thënë: “Shiko, si Ne i parapëlqejmë disa ndaj të tjerëve. Kurse bota tjetër, në të vërtetë, do të ketë shkallëzime më të mëdha dhe parapëlqime më të theksuara.” (El-Isra’ 21)

Nderimi apo vlersimi tek Allahu xh. sh nuk është vetëm për të pasurit duke përjashtuar të varfërit, as për të varfërit duke përjashtuar të pasurit, ai që tenton ta arrijë atë duhet të dijë se rruga e sajë është rruga e drejtë, me njohuri të qarta dhe rrugë të njohura, ku peshorja e saj është vepra puna, vlersimi është bindja me sinqeritet. Lidhja e tij është lidhja që ka zemra e tij me lutjen namazin, duke u kujdesur për kryerjen e tij në bashkësi me xhemat. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Shtoje sa më shum rënijen në sexhde, sepse në çdo sexhte që bie për Zotin Allahu xh.sh të ngrenë në gradë dhe të fshinë nga ty një gabim.

Kurani Famëlartë, leximi i tij, veprimi me të  dhe mësimi përmendësh i tij e drejton njeriun drejtë gradëve të larta, duke e nderuar Allahu xh.sh. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  ka thënë: “ I thuhet atij që posedon Kuranin, lexo, recito sikurëse e ke recitur në dunja, sepse vendi yt në xhenet (shpërblimi ) është deri tek ajeti i fundit që e ke lexuar në dunja.” Ka thënë gjithashtu i Derguari: “Shembulli i atij që lexon Kuran dhe kujdeset për të do të jetë me  të ftuarit e nderuar dhe të drejtë.” Njerëzit e Kuranit janë njerëzit e Allahut dhe të veçantët e Tij.

Nderimi i njerëzve arrinë gradën me të lartë tek Allahu xh.sh me bashkimin e diturisë dhe besimit, të angazhuarit me përmendjen e Mëshiruesit. Allahu xh.sh ka thënë: “Allahu do t’i ngrejë në shkallë të lartë ata midis jush që besojnë dhe që u është dhënë dija.” (El-Muxhadile 11) Ndërsa i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të ka thënë: “ A nuk doni të ju tregoj për veprën më të mirë për ju, më të lavdëruarën vepër te Sunduesi juaj, më të lartën në gradë për ju, që është më e vleshme për ju se floriri dhe pasurija, dhe më e vleshme se të takoni armiqt tuaj që ju godasin dhe i godisni (të luftoni në rrugët të Allahut)? I kanë thënë : “Çfarë është ajo o i dërguari i Allahut?  Ka thënë : “Përmendja e Allahut.”

Nga të arriturit e nderimit që ju bëjnë dobi dhe kanë vlerë në peshore me të cilat takoheni ne shkallët e lavdisë dhe mirësisë, është sjellja e  mirë, morali i lartë, bujarija, mirësija ndaj njerëzve. I dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Me të vërtetë njeriu me moral të mirë arrinë gradën (shpërblimin) e atij që falet natën dhe agjëron ditën.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë gjithashtu: “ Kush dëshiron që të jetë i nderuar, dhe të ngrihet në gradë, le të falë atë qi i ka bërë padrejtësi, ti japi atij që ja ka ndaluar së dhëni, dhe të mbajë lidhjet me atë që i ka ndërprerë ato me të.”

Zoti ju begatoftë ju dhe mua me Kuranin e Madhërishëm, o Zot na bëj të kemi dobi nga ajetet e Kuranit plot urtësi. Kërkoj falje tek Zoti për vete nga të gjitha gabimet. Kërkoni falje sepse më të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.

Hutbeja e Dytë

Lavdërime të shumta për Zotin, të Madhërishmin e falenderojmë dhe e Madhërojmë. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm pa Shok, që thotë : “O besimtarë përmendeni shpesh Allahun.”(El-Ahzab 41)

Dëshmojmë se zotërija ynë dhe profeti ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, e ka përmendur Zotin e tij duke e Madhëruar, Lavdëruar dhe Lartësuar Atë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, të cilëve Allahu xh.sh ju ka premtuar në xhenet një burim të quajtur Selsebil. Në vijim

Këshilloj veten dhe ju për frikë ndaj Allahut, duhet të përmendet që të bëhet kujdes nga nderimi i hapur apo thjeshtë  për tu dukur, ku vprapon njeriu pas shkëlqimit të sajë, mashtrohet me të dhe mashtrohen me të njerëzit dhe çfarë janë përreth tij, dhe pastaj e drejton atë drejtë mbylljes së keqe të tij. I dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “I pari njeri që do të gjykohet ditën e gjykim është njeriu që ka rënë dëshmorë (shehidi). Merret  dhe i paraqiten veprat e ti, i thuhet çfarë kë bërë me to (veprat) ? Thotë kam luftuar në rrugën Tënde deri sa rashë dëshmorë. I thuhet gënjen sepse ti ke luftuar që të thonë njerëzit guximtari dhe kështu të kanë thënë. Urdhërohet ta marrin, tërhiqet nga fytyra deri sa hidhet në zjarr. Njeriu që ka nxënë dituri, është bërë i ditur, ua ka mësuar të tjerëve dhe ka lexuar Kuranin. Merret dhe i paraqiten veprat e tij, i thuhet se çfarë ke bërë me to ? Thotë kam marrë diturinë,  ua kam dhënë të tjerëve dhe kam lexuar për Ty Kuran. I thuhet gënjen sepse ti e ke marrë diturinë për të thënë njerëzit i dituri, ke lexuar Kuranin që të thonë lexuesi dhe kështu të kanë thënë. Urdhërohet ta marrin, tërhiqet nga fytyra deri sa hidhet në zjarr. Një njeri që Allahu xh.sh ja kishte zgjeruar rriskun dhe i kishte dhënë pasuri, ai e kishte shpenzur atë duke dhënë lëmoshë. Merret dhe i paraqiten veprat e tij, i thuhet se çfarë ke bërë me to? Thotë nuk kam lënë mënyrë dhe rrugë që Ti pëlqen të jepet, nga ajo që më ke dhënë e kam shpenzuar  si lëmoshë në Emrin Tënd. I Thuhet gënjen sepse ti e ke shpenzuar pasurinë vetëm për të thënë njerëzit bujarë dhe kështu të kanë thënë. Urdhërohet ta marrin, tërhiqet nga fytyra deri sa hidhet në zjarr.”

E lusim Allahun për falje dhe paqe.

Lutuni dhe përshëndeteni të dërguarin e Allahut, sepse na ka urdhëruar për këtë në librin e Tij kur ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij luten për të . O besimtarë , lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot mëshiroje Muhamedin a.s. gratë, pasardhësit dhe familjen e tij siç e mëshirove Ibrahim a.s dhe familjen e tij , O Zot bekoje Muhamedin a.s  gratë, pasardhësit dhe familjen e tij siç e bekove Ibrahimin a.s dhe familjen e tij , me të vërtetë Ti je i Lavdishëm.

Kënaqësia e Zotit qoftë mbi të gjithë shokët e tij mbi katër Halifet e parë  Ebu Bekerin, Omerin , Othmanin dhe Aliun, mbi familjet e tyre dhe shokët e Profetit ,  dhe mbi ne së bashku me ta me Mëshirën Tënde O më i Madhi Mëshirues.

O Zot lartësoje islamin dhe muslimanët, shkatërro mosbesimtarët, dhe ata që adhurojnë diçka tjetër veç Teje (Politeistët), shkatërro armiqt e fesë,

O Zot bëje të paqtë, begatë  e sigurtë këtë vend dhe të gjitha vendet e muslimanëve.

O Zot atij që na dëshiron ne, vendit tonë , islamit dhe muslimavëve të keqen, jepja këtë keqe në veten e tij, dhe shkatërroja planet e tij o Dëgjues i Lutjeve.

O Zot të kërkojmë xhennetin dhe ato që na afrojnë tek ai me fjalë dhe vepra. O Zot na ruaj nga zjarri i xhehenemit dhe nga çfarë na afron me të nga fjalët  dhe veprat.

O Zot na  përmirso në  fenë tonë e cila është pjesë e jetës tonë. Na përmiso jetën tonë( Në këtë botë) në të cilën është vendqëndrimi jonë.

O Zot! Na përmirso  jetën tjetër (Ahiretin) në të cilën  është takimi ynë. O Zot ! Na bëj këtë jetë vend të punëve të mira, dhe na e  bëj vdekjen të qetë nga çdo e keqe. O Zoti i Botrave.

O Zot të lutemi të  na ja japësh fillim të mbarë dhe mbyllje të hajrit,  fillim dhe mbarim të hajri o Zot. Na jep nga të mirat e dukshme dhe të fshehta. Të lutemi të na japësh gradë të larta të Xhennetit o Zoti i Botrave.

O Zot të lutemi që të jesh përkrah nesh dhe jo kundra nesh. O Zot të lutemi të jesh në ndihmën tonë  dhe jo kundra nesh. O Zot na mëshiro dhe mos na përbuz. O Zot na drejto dhe na e lehtëso udhëzimin. O Zot na ndimo kunda atyre që na sulmojnë.

O Zot na bëj nga ata që të Përmendim, të Falenderojmë  dhe të Bindemi vetëm Ty, na bëj nga ata që kthehen tek Ty të penduar.

O Zot na prano pendesën tonë dhe pastro zemrat tona, na forco në argumentin tonë, qartëso gjuhët tona dhe na shëro zemrat tona.

O Allah !Ti je falës dhe e do faljen na fal ne. O Zot na fal gabimet tona, nga ajo që kemi kaluat dhe anashkaluar, atë qe kemi shfaqur  dhe atë që kemi fshehur, Ti je më i Ditur me to se ne. Ti je i Pari dhe i Fundit pa Mbarim. O Allah! S’ka Zot tjetër veç Teje.

O Zot kërkojmë mbrojtje nga humbja e Mirësive Tua, pikëllimi i denimit Tënd dhe ndryshimi i Faljes Tënd.

O Zot  të kërkojmë mbrojtje nga pertacia, dembelizmi, frika , kopracia, e ndaluara, mohuesi i borxhit, zbukurimi  i burrave .

O Zot mëshiro të vdekurit tanë, shëro të sëmurat tanë, O Zot merr nën kujdesin Tënd çështjet tona o Zoti i Botrave.

O Zot jepi sukses kujdestarit tonë, kujdestarit të dy xhamijave të shenjta dhe zëvendësit të tij në atë që Do dhe je i Kënaqur, jepu  sukses atyre të dyve në udhëzimin Tënd dhe bëj që punët e tyre të fitojnë Kënaqësinë Tënde o Zoti i Botrave.

O Zot jepu sukses të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve, mundësojua atyre që të punojnë me Librin Tënd dhe të gjykojnë me fenë (Ligjin) Tënde o Zoti i Botrave .

O Zot ne i kemi bërë padrejtësi vehteve tona, e nëse nuk na falën dhe na mëshiron do të jemi nga  të humburit.

O Zot na fal ne dhe vëllezërit tanë që kan kaluar para nesh me besim. O Zot na pastro zemrat tona.

O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër dhe na ruaj nga zjarri.

“Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm se Ai Ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e tij që të ua shumojë ato. Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni.

Medina / by

Post Author: