Përfundimi i Ramazanit – Meka 22.05.2020

Hutbe e ditës së xhuma nga  Meka e bekuar         29 Ramazan (09) 1441 H    22-05-2020 D

Shejh Abdurrahman Sudejs              Tema  Përfundimi i Ramazanit

Lavdërimet janë për Zotin. E ka bër fundin e muajit të agjërimit shpërblim dhe ndriçim për muslimanët, të mbushur  me mirësi dhe fisnikëri të panumërta.

“Sikur të gjitha pemët ti bënim lapsa për falenderim, dhe me bojë sa uji i Tigrit dhe Eufratit, kemi bër vetëm një grimcë të vogël, nga sa meriton  të falenderohet Madhështia  Jote,  o Zot.”

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm dhe  pa shok, ka përgatitur për agjëruesit Xhenete dhe lumenjë të panumërt.

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi është rob dhe i dërguar i Zotit, Zoti i Tij i dhuroi  dashuri,  butësinë  dhe mirësi. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij, nderi i prejardhjes dhe krenaria e tij, mbi shokët e tij të ndershëm që mbushën botën me udhëzim dhe dritë, mbi tabi’inët dhe ata që i pasojnë deri në ditën e Kijametit. Atyre u dërgojmë lutje dhe përshëndetje të shumëta.

Në vijim

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut me frikë të vërtetë. Ai që i frikësohet Zotit vetëm se i afrohet më shum Atij, me agjërimin e tij pastrohet dhe ngrihet në gradë, duke ushqyer kështu shpirtin dhe zemrën. “Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’ia shlyejë veprat e këqija dhe do t’ia shtojë shpërblimin.” (Et-Talak 5)

Vëllezër në Islam! Muaji ynë i bëgatë po afrohet drejt fundit. Ai është mysafir i shtrenjtë, nuk ngjanë me të asnjë muaj nga të gjithë muajt e ndershëm të vititMe ardhjen e tij janë gëzuar zemrat e besimtarëve dhe shpirtërat e njerëzve  të ditur. Ndërsa tani trishtohen me ndarjen nga ai, dhe zemërohen me mbylljen e “kampit” të tij.

O agjërues! Para pak ditësh vëzhgonim për ardhjen e  hënës së muajit të Ramazanit, e prisnim atë me gjithë zemër dhe gëzim. Ndërsa pas pak orësh, ndoshta orësh të pakëta  e përcjellim atë. Tek Allahu lutemi dhe shpresojmë për shpërblim. Kanë  fituar në këtë muaj ata që kan qenë nga njerëzit vepërmirë dhe të drejtë, kanë humbur dhe do të zhgënjehen  njerëzit që pasuan  të kotën  dhe kokëfortë.

Hasan El Basriu, Zoti e mëshiroftë, thotë: “Allahu i Madhërishëm e ka bërë muajin e Ramazanit mejdan, vend garimi, pët krijesat e  Tij, në të cilin ata garojnë me bindjen ndaj Zotit  për fitimin e kënaqësisë së Tij. Popuj para nesh kanë garuar dhe kanë fituar, sikurse kanë refuzuar garimin disa të tjerë, kundërshtuan Zotin, dhe humbën.  Çudi është me ata garues që qeshin në ditën në të cilën fitojnë vepërmirët, dhe humbin në të ata të cilët janë të boshatisur, pa vepra.”

Ramazani muaji që zbukurove shpirtërat, a nuk ishe për ne dritë ndriçuese?!

Me butësi depërtove  në  zemra, duke i fituar, e tek ato u vendose me madhështinë tënde.”

O ju besimtarë! Veprat konsiderohen dhe vlersohen me mbylljen e tyre. Prandaj është detyrë për ju që të përpiqeni në atë që ka ngelur nga ky muaj i madh, dhe bëni kujdes që të dilni nga Ramazani vetëm se me gjynahe të falura. Dilni nga ky muaj me koka të shpëtuar nga zjarri i Xhehenemit. Le të jenë këto fllade shpirtërore plotësim dhe ndihmë  të  përkatësisë tonë të sinqertë në fenë dhe atdheun tonë. Le të jenë këto momente fillime të një epoke të re përpallë situatave të rënda dhe të vështira në të cilat po kalon populli ynë.

Ramazani në këtë vit ka ardhur në kushte të jashtëzakonshme dhe të pa ndodhura ndonjëherë në historinë  bashkëkohore. Zoti ynë  i Madhërishëm ka thënë të vërtetën: “Ne do t’u tregojmë atyre shenjat Tona në hapësirat tokësore e qiellore, si dhe në vetvete…” (Fussilet 53) 

Virusi  Korona ka arritur në çdo cep të botës, nuk ka ngelur vend që të mos ketë hyrë, dhe nuk ka ngelur lidhje që nuk e ka shkatërruar. Besimtar i vërtetë  është ai që besimi i bëhet mburojë reale në momentet kur përballet me kriza. Kush e ka  besimin e tij të plotë në caktimin dhe vullnetin e Zotit, ka mendim të mirë për Zotin, dhe mbështetet sinqerisht tek Ai, ka garantuar fortesë të fortë me të cilën  qëndron kur të përballet me sprova  dhe fatkeqësi të mëdha. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “S’ka fatkeqësi që godet tokën dhe ju, që të mos jetë e shënuar në Libër (Leuhi Mahfûdh) para se ta krijojmë atë. Kjo për Allahun është vërtet e lehtë!” (El-Hadidi 22 ) Disa nga të parët tanë të mirë kan thënë: “ Ai, besimtari kur e godet ndonjë fatkeqësi, e di se ajo është nga Zoti i Madhërishëm, e pranon dhe i i nënshtrohet caktimit të Tij.”

O ju muslimanë! Vërtetë besimtari është i kënaqur dhe optimist me caktimin dhe vullnetin e Zotit. Sprovat në vetvete  bartin urtësi të mëdha dhe dhurata të çmuara. Prej tyre: Fshirja e gabimeve dhe gjynaheve, ngritja në gradë d dhe fitimi i kënaqësisë së Zoti, Krijuesi  i  të gjitha  krijesave. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kujt dëshiron Allahu t’i japë të mira, do të sprovohet nga vetë Ai (në trup, në pasuri, apo në të dashurit.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu. 

Me optimizëm dhe shpresë mbushet shpirti me vendosmëri, shkëlqejnë shenjat e triumfit, mbrohen motivet e besimit dhe përballen sfidat me vendosmëri. Kjo forcë sfiduese dhe fuqi ndriçuese, është nga “lulet” më aromatike të ligjit  hyjnorë të Zotit të Gjithësisë, dhe historisë profetike  nga i dërguari udhëzues, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

Jeta e bekuar e profetit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është shembull praktik i nënshtrimi ndaj  Zotit, optimizmit, shpresës dhe të qenurit i kënaqur në krizat më të mëdha, në fatkeqësi dhe të rënda. Ai përgëzonte shokët e tij dhe ju thoshte: “Kjo çështje (Islami) do të arrijë aty ku ka arritur dita dhe nata.” Hadithin e ka transmetuar Imam Ahmedi në “Musned-in” e tij.

O populli muslimanë! O populli i agjërimit dhe i namazit! Nga lajmet e mira përgëzuese të cilat freskojnë trupin  dhe qetësojnë gjokset e besimtarëve janë këto masa parandaluese që ka ndërmarrë vendi i dy xhamive të shenjta, Mretëria e Arabisë, Zoti e ruajtë, në të gjitha institucionet dhe sektorët. Ka qenë parulla dhe slogani i qartë dhe synim: “ Të vepruarit në atë që shikon dhe jo në atë që dëgjon.” dhe ” Deklaratat më të besuar janë  ato  të cilat vërtetohen  me vepra.” 

Institucionet,  agjensitë e shtetit dhe bijtë e Mbretërisë Saudite në të gjithë territorin e saj, kanë bashkëpunuar në mënyrë përfekte për të arritur një fitore historike e cila është për tu marrë shembull. Këtë rast do ta rrefejnë historianët dhe do të transmetohet në breza, për unitetin fetarë dhe kombëtarë, për ndërgjergjësim dhe vetëdije në  përgjegjësi. Pastaj përhapën siguri duke eleminuar dëm pas dëmi dhe larguar mashtrim pas mashtrimi, duke ndjekur udhëzime të mira të mençura dhe të urta, të cilët u kujdesën për jetën e njeriut qoftë për shtetasit tanë dhe për vizitorët të përkohshëm në këtë tokë të bekuar.  Jeta e njeriut ka qenë kulmi i shqetësimi, kujdesit dhe mbrojtjes për të gjithë. Mbretëria e Saudisë ka qenë për tu marr shembull në menaxhimin e fatkeqësive dhe krizave, dhe në përballimin e epidemive, sëmundjeve  dhe aksidenteve, për efikasitetin, kompetencën dhe profesionalizmin e treguar në çdo rast.  

Zoti i shpërbleftë kujdestarin e dy vendeve të shenjta, dhe zëvendësin e tij besnik, me shpërblimin më të mirë, për këtë kujdes të jashtëzakonshëm dhe historik.  Mirënjohje të thellë për të gjitha autoritetet përgjegjëse, kampionët e shëndetit, për kampionët e shëndetit, mjekët e guximshëm, infermjerët, dhe punonjësit e shëndetit, të cilën treguan vlera të larta dhe përkushtim në kryerjen e detyrës së tyre fetare dhe atdhetare.

Mirënjohje për njerëzit e sigurisë të cilët kanë qenë vigjilentë në mbrojte të jetëve njerëzore dhe të çdo gjëje, dhe për ruajtjen e qetësisë në dy vendet e shenjta, në të gjithë vendin, në kufi dhe gjithandej. Mirënjohje të thellë për të gjithë, dhe se lutjet e sinqerta nuk humbin. 

U bëjmë thirrje të gjithëve  që të vazhdojmë të rrespektojmë masat paraprake, masat parandaluese në përfundim të muajit tonë, dhe në ditët e festës tonë, që mbushin zemrat tona. Ta kalojmë miqësisht, qoftë dhe në distancë fizikisht, deri sa të kalojë kjo errësirë së shpejti me lejen e Zotit. “Kjo nuk është punë e rëndë për Allahun Fuqiplotë.”  ( Ibrahim 20)

O musliman! Zoti ju ruajt, gëzohuni me festën tuaj  pavarësisht  kushteve dhe situatës në të cilën kalojmë. Komunikoni, bashkohuni, mëshirohuni, tregohuni të dhimbsur dhe faleni njëri-tjetrin, sepse me të vërtetë jetoni në një kohë që e keni mundësinë për ti arritur këto dhe në distancë, falë mirësive dhe begative të Zotit të Madhërishëm. 

Allahu i Madhërishëm  është Ai që jep sukses për të gjithë në përmirsim të vendit dhe njerëzve, dhe për të mirën e tyre  në këtë botë dhe në botën tjetër. Zotin e lusim të largojë  këtë errësirë, epidemi, nga ky umet, të ruaj vendin tonë, vendet muslimane dhe të gjithë botën nga çdo e keqe dhe e urryer. Me të vërtetë Ai është Dhurues dhe Bujarë.

Zoti na begatoftë në të dy botët. Zoti na bëftë dobi me udhëzimin e zotërisë së dy krijesave, njerëzve dhe xhindëve.

Zotit të Madhërishëm i kërkoj falje për vet, ju dhe të gjithë muslimanët dhe muslimanet nga të gjitha gjynahet dhe gabimet. Zotit kërkoni falje dhe tek Ai pendohuni,  me të vërtetë Ai ëashtë i Butë dhe Mëshirues.

 

LEXO  Porositë e Lukmanit për të birin - Meka 10.01.2020

Hutbeja e dytë

 

Lavdërimet janë për Zotin për  vazhdimësinë, lavdërimet janë për Zotin për plotësimin e gjërave. Lavdërime që mbushin zemrën me optimzëm, ndriçim, dhe shpresa të pafundme.

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Paqja,  mëshira dhe begatia e Zoti qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e fundit.

Në vijim

Adhurues të Zoti! Frikësijuni Zotit, dhe shfrytëzoni fundit e këtij muaji për fshirjen e gjynaheve me pendesë dhe kërkim falje tek Zoti, nxitoni të  shtoni veprat e mira duke bërë teube, duke u penduar. Dijeni se veprat vlersohen me mbylljen, përfundimin e tyre. “Allahu dëshiron që t’jua lehtësojë dhe jo që t’jua vështirësojë. Ai dëshiron që të plotësoni numrin e ditëve të agjërimit dhe që ta madhëroni Allahun (në fund të agjërimit), për shkak se ju ka drejtuar në rrugë të drejtë e që ta falënderoni Atë.” (El-Bekare 185)

Popull besimtarë! Allahu i Madhërueshëm ju ka ftuar që në përfundimin e muajit tuaj të agjërimit, që ta Madhëroni Atë, dhe ta falenderoni Atë, sikurse ka ligjëruar për ju dhënijen e Zekatul Fitër. Jepeni atë që të pastroni me të vetet tuaja, masa e tij është një Sa’,  çfarë i afrohen tre kilogramëve, në shumicën e  peshave të vendit. Në dy Sahihët nga hadithet e Ibn Omerit, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, tregohet se ka thënë: “ I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e ka bërë detyrim  dhënien e sadakatul fitrit me një sa’ me  hurma, ose me elb, kjo për robin dhe të lirin, mashkullin dhe femrën, prej muslimanëve.” 

Nuk ka asnjë problem dhënia e tij me  hurma apo dhe produkte të tjera.

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Zotit, dhe merrni nga përfundimimi muajit, dhe  virusit, epidemia e kohës,  mësime përfituese dhe të dobishme për ju në këtë botë dhe në botën tjetër. Zoti ju mëshiroftë, lutuni dhe përshëndeteni për udhëheqësin e të dërguarve, modelin e agjëruesve dhe atyre që falin namaz natën, të dërguarin e Allahut të ndershmin dhe besnikun, sikurse ju ka urdhëruar Zoti juaj për këtë, Zoti i Botrave, në librin e Tij Famëlartë, Allahu i Madhërueshëm ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56) 

I dërguari i Allahu, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë:  “Kush bie salavat një herë për mua,  Allahu do bie dhjetë herë salavat për të.”

O Zoti im fale dhe mëshiroje atë aq sa lëvizin yjet në errësirën e natës dhe ditën, për familjen dhe shokët e tij, ata të cilët  fituar mirësën e historisë më të mirë. 

Kënaqësia e Zotit qoftë mbi Halifet e parë, të cilët drejtuan dhe udhëhoqën me drejtësi,  Ebu Bekerin, besnikun, Omerin, të drejtin,  Othmanin, burri i dy vajzave të profretit,  dhe Aliun, babai i dy nipave të profetit. Kënaqësia e Allahut qoftë mbi gjashtë sahabet e tjerë nga dhjetë të vlerësuarit, mbi pjesmarrësit në luftën e Bedrit dhe në Akabe, mbi të gjithë shokët e profetit dhe pasuesit e tyre, mbi ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e fundit, dhe mbi ne së bashku me ta, me Bujarinë dhe  Mirësinë Tënde, o më i  Madhi  Bujarë. 

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët, ndihmo mbrojtësit e fesë. 

O Zot bëje të paqtë e të sigurtë këtë vend  dhe të gjitha vendet e muslimanëve.  

O Zot na ruaj në vendet e në shtëpitë tona, ruaj dhe përmirësoi prijësat dhe udhëheqësit tanë!

Ndihmoje në të vërtetetën udhëheqësin tonë, kujdestarin e dy vendeve të shenjta. 

O Zot jepi sukses atij në atë që Do dhe je i Kënaqur, udhëzoje  drejtë të mirës dhe devotshmërisë, dhe jepi atij këshilltarë të dobishëm, që e orientojnë nga e mira dhe e ndihmojnë  në arritjen e saj.

O Zot jepi sukses atij dhe zëvëndësit të tij në përmirsimin e gjëndjes së vendit  dhe njerëzve, jepu atyre shpërblimin më të mirë, për atë që kan bërë për dy vendet e shenjta,  dhe në ndihmë të çështjes së Islamit dhe muslimanëve në çdo vend.

O Zot jepu sukses udhëheqësve të muslimanëve në zbatimin e ligjit Tënd, dhe në ndjekje të synetit të dërguarit Tënd, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

O Zot bëji ata mëshirë për robërit e Tu besimtarë. 

O Zot largo nga ne çmimet e larta, epidemitë, kamatën, zinanë, tërmetet, sprovat,  fitnet e dëmshme të dukshme e të padukshem, prej vendit tonë, prej të gjithë vendeve të muslimanëve dhe mbarë botës, o Zoti i Botërave. 

O Zot na ruaj prej zgjebes, çmendurisë, lebrozës dhe prej çdo sëmundjeje të  keqe, o më i Madhi, më Bujari, Dhuruesi i mirësive të pafundme.

Zoti është më i Madhi, nga ajo që frikësohemi dhe ruhemi. I jemi nënshtruar Sunduesit të çdo gjësë, i jemi drejtuar Fuqishmit dhe Gjithëpushtetshmit, jemi mbështetur tek i Gjalli, i përhershmi që nuk vdes kurrë.

O Zot largo nga ne virusin e Koronës, largoje atë nga vendi jonë, nga vendet muslimane dhe nga të gjitha vendet e botës, o Zoti o Botrave.

O Zot ruaj vendet e shenjta të muslimanëve, o Zoti i Botrave.

O Zot ndalo gjakderdhjen e muslimanëve, bashko rradhët e tyre, bashko fjalën e tyre rreth Kuranit dhe synetit të profetit, o Dhuruesi i mirësive dhe begative.

O Zot na jep përfundim të mirë në këtë botë, bëj që fundi i veprave tona të jetë i mirë.

O Zot na mundëso ta mbyllin muajin e Ramazanit me kënaqësinë Tënde, dhe të shpëtuar nga zjarri i ndëshkimit Tënd. 

O Zot na mundëso që të jemi në Xhenetet e Tua të larta, o më i Madhi Bujarë, o më i Madhi Mëshirues, o më i Madhi Dhurues.

O Zot të lutemi që ta përfundojmë muajin e Ramazanit me falje dhe shpëtim, dhe shpëtim  të përhershëm në fe, në dynja dhe në botën tjetër.

O Zot na mundëso që të përjetojmë sa më shumë vite të tjera dhe sezone mirësie të shumta, duke qenë mirë dhe në të mira, me  shëndet dhe jetë të  lumturi në vazhdimësi.

O Zot na qetëso sytë tanë me  hapje të xhamive, o më i Madhi më Bujari, dhe qetëso syrin e çdo besimtari që bie në ruku dhe sexhde për Ty.

O Zot, në këtë epidemi, jepu sukses robërve Tu që të kujdesen për shëndetin e tyre, vetet dhe paqen e tyre, o më i Madhi më Bujari. 

Me lutjet e gjata, shijen e përgjërimeve  dhe duatë e kunutit, për  qëndrimin në shtëpi dhe zbatimin e rregullave të izolimit, o Sunduesit të çdo gjësë, i Fuqishmi dhe i Gjithëpushtetshmi, o Ti që je i Gjallë, i Përhershëm që nuk vdes kurrë.

O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit.

O Zoti ynë, kemi vëllezërit  tanë që na janë  bashkuar  në muajin e bekuar të Ramazanit  duke na shikuar nga largë, i ka ndaluar pamundësia. O Zot ua shkruaj shpërblim, bashkoi në sevape, në falje dhe shërim,  dhe në shpëtim nga zjarri i Xhehenemit.

O Allah! Ti je falës dhe e do faljen na fal ne. 

O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka! 

Prano pendimin tonë, se, pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti! 

O Zot na fal ne, prindërit tanë, dhe të gjithë muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të gjallët prej tyre dhe të vdekurit. Me të vërtetë Ti  je që i dëgjon lutjet dhe u përgjigjesh atyre.

“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Safat 180-182)

Post Author: endrit