O Zot për Ty janë lavdet ashtu siç duhet për Madhështinë dhe Bujarinë Tënde.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok. Për Të janë Pushtetet dhe
Lavdet, në dorën e Tij Bujare, Ai është i Fuqishëm për të bërë çdo gjë. Dëshmoj se zotëria ynë dhe i dashuri ynë, ndërmjetsuesi dhe shembulli i ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, më i miri nga krijesat e Tij dhe i dashuri i Tij, paqja e Allahut qoftë mbi të, mbi familjen e tij të pastër, shokët e tij më të mirët e të mirëve, dhe mbi të gjithë ata që kan ecur në rrugën e tyre, kan pasuar gjurmët e tyre dhe kan ndjekur traditën e tyre deri në ditën e kijametit.
Në vijim
O ju muslimanë! O ju që jeni të lidhur me Bejtul Mak’dis dhe rrethinat e këtij qyteti të shenjtë! O ju të cilët jeni prezent në të gjitha ambjentet e xhamisë së bekuar të Aksasë, të cilën e ka bekuar Allahu dhe rrethinat e sajtë! Allahu i Madhërishëm thotë në urtësitë e librit Tij të shenjtë: “ O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen! Kijeni frikë Allahun, sepse Ai di çdo gjë që bëni ju!” (El-Hashr 18)
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Na tërheqën vërejtjen ky ajet Kuranor që të bëjmë kujdes me urdhërat e Zotit të Madhërishëm dhe ndjekjen e porosive të tyre. Sikurëse na paralajmëron që të largohemi nga kundërshtitë ndaj Zotit të Madhërishëm dhe në përputhjen e veprave me fjalët. Na kujtojnë me këtë gjithashtu që të bëjmë pendesë, teube për çdo gabim dhe gjynah që kryejmë. E kush është nga ne që pretendon dhe e gënjen veten se nuk bën gabime dhe gjynahe. Prandaj për këtë duhet që ti drejtohemi Allahut të Madhërishëm në jetën tonë në këtë botë, në të gjithë çështjet tona, dhe të veprojmë me këtë që të bëjmë atë që e kënaqën Zotin e Madhërishëm, dhe çfarë na afron drejt trashigimisë së përheshme. Ky ajet i shenjtë na kujton devotshmërinë dhe frikën ndaj Zotit e cila është esemca e çdo gjëje dhe esenca e veprave të mira për të cilat është i obliguar besimtari ti veprojë që të fitojë kënaqsinë e Zotit të Madhërishëm. Me qëllim që të jetë i fituar në këtë botë dhe që të shpëtojë në botën tjetër. O ju të cilët keni besuar frikësojuni Allahut, dmth apo pendohuni tek Zoti dhe bëni punë të mira me qëllim që të jeni të shpëtuar. Njeriu duhet të ndalojë dhe meditojë në kuptimin madhështorë të këtyre fjalëve, sikurë Allahu i Madhërishëm i Cili është kujdestarë dhe i ditur me veprat dhe punët tona parashtron para nesh këto begati të kësaj botë duke na thënë: le të shikojë njeriu se çfarë ka përgatitur për nesër.
O të dashurit e mi! E nesërmja siç ka ardhur në librat e Tefsirit është dita e kijametit, është e nesërmja e ardhmshme, e nesërmja e afërt, është momenti që nuk ka shmangje. Çdo e ardhme është e afërt. Me të vërtetë e nesërmja për ata që e presin është e afërt.
O ju besimtarë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Ky ajet i ndershëm e ka thënë sikur jeta e kësaj bote është si një ditë e vetme, dhe për këtë ka thënë, frikësojuni Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen! Sikur nuk e llogaritën të djeshmen, dhe se e djeshmja është sikurë e gjithë bota ndërsa e nesërmja është dita e kijametit, dita e llogarisë, dita e paraqitjes së veprave para Allahut të Madhërishëm, është dita e lumturisë, dita e fitores me xhenet, ose dita e përfundimit në zjarr, Zotit të Madhërishëm i kërkojmë të na mbrojë prej të keqes së ndëshkimit me të, dhe prej sherrit të zjarrit të tij. Zotit të Madhërishëm i kërkojmë të na mbrojë me Mëshirën e Tij të pakufishme, e cila mbulon çdo gjë. Duke ju lutur Zotit të Madhërishëm që të pranojë veprat tona të mira, dhe të na japë sukses në atë që është e mirë, vazhdimsi në këto punë deri në ditën që të takojmë Zotin tonë në të nesërmen e afërt, ditën e llogarisë. Ditën e ngritjes tek Zoti me librat e veprave tona, që i bartim me besimin tonë duke shpresuar në shpëtim në atë ditë madhështore.
O ju besimtarë!O të dashurit e Zotit të Madhërishëm në ambjentet e xhamisë së bekuar të Aksasë! Duhet që të gjithë ne të përshpejtojmë në pendesë të sinqertë ; “Të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni tek Allahu të penduar, që të arrini shpëtimin!” (En-Nur 31) Të largohemi nga çdo punë e keqe, duke ju bindur Zotit në obligimet tona, dhe në çdo punë të mirë në jetën tonë, duke e lutur Zotin e Madhërishëm që të na japë të mira në të nesërmen e afërt. Në atë të nesërme nga e cila nuk kemi të shpëtuar, besimi në të është nga kushtet e besimit të fesë tonë në të cilat ne besojmë. Besimi nuk është i saktë në mungesë të këtij kushti. Shtyllat e besimit janë ; të besojmë në Zotin, në Melaiket e Tij, Librat e Tij, të dërguarit e Tij, ditën e gjykimit, ditën e nesërme dhe besimi në kadan dhe kaderin (vendimin dhe caktimin) e Allahut.
O të dashurit e mi, këto kushte të besimit duhem me patjetër që të realizohen tek çdo besimtar që kërkon kënaqsinë e Zotit në këtë jetë të kësaj bote, dhe që të ketë lehtesime në ditën e gjykimit, në botën tjetër dhe të arrijë lumturinë dhe shpëtimin që të jetë me Mirësinë e Zotit të Madhërishëm nga banorët e xhenetit, në xhenetin që u ka premtuar Allahu i Madhërishëm robërve të Tij të devotshëm.
O ju besimtarë! O bijtë e tokës së Israit dhe Miraxhit! Sa do që kjo botë të duket e bukur dhe e lezetshme në sytë e atyre që e pëlqejnë atë, apo në sytë e atyre që janë lidhur me të, ajo është drejtë përfundimit. Kjo botë nuk është përmendur në Librin e Allahut të Madhërishëm, as në synetin e të dërguarit të Tij, vetëm se duke thënë se ajo është vend kalim, ose vendi i vështirsive, dhe se ajo është vend që ka përfundim. Le të punojë çdo posedues i mendjes që të arrijë këtë lumturi të madhe të cilën e ka premtuar Allahu për të devotshmit. Ajo është bota tjetër, dita e gjykimit: “Në Ditën, kur askujt nuk do t’i bëjë dobi as pasuria, as fëmijët, përveç atij që vjen me zemër të pastër tek Allahu!”(Esh-Shu’ara 88-89)
O ju besimtarë! Le të punojë çdo njëri nga ne duke i kushtuar rëndësi momenteve të tij dhe në çdo gjendje në të punuarit e veprave të mira, në adhurime dhe bindje, në të urdhëruarit në të mirë dhe të ndaluarit nga e keqja dhe në çdo gjë nga e cila fitohet kënaqsia e Zotit të Madhërishëm. Deri sa me lejen e të Plotfuqishmit të fitojë atë me të cilën Ai ka premtuar për robërit e Tij të devotshmit, robërit besimtarë, me fitoren në botën tjetër me kënaqsinë e përhershme me lejen e Allahut të Madhërishëm.
O ju muslimanët! Na këshillon i dërguari ynë i ndershëm, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që tu kushtojmë rëndësi momenteve, shëndetit dhe jetës tonë në këtë botë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thotë: “Shfrytëzoni pesë gjërave para pesë të tjerave; rininë para arritjes së pleqërisë, shëndetin para së të sëmundjes, pasurinë para varfërisë, forcën para pamundësisë, dobësisë, dhe jetën para vdekjes tënde.”
Ai që i shfrytëzon këto pesë gjëra dhe ka punuar ashtu siç na ka porositur i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, do të jetë në dashtë Allahu nga të fituarit, sepse ai e ka shfrytëzuar këtë botë për të arritur kënaqsinë në botën tjetër, dhe e ka shfrytëzuar jetën e tij për atë që i bën dobi atij pas vdekjes.
Po o të dashurit e mi! Le të jetë përpjekja jonë në shfrytëzimin e mundësive të rinisë para pleqërisë, shëndetit para sëmundjes, pasurisë para varfërisë, jeta para vdekjes dhe fuqisë para dobësisë.
O ju të dashurit e mi! Ai që ecën sipas këshillave të librit të Allahut të Madhërishëm, duke e zbatuar atë dhe ndjekur synetin e të dërguarit të Tij do të jetë me lejen e Allahut të Madhërishëm nga të fituarit, nga ata për të cilët Allahu i Madhërishëm ka thënë pas këtij ajeti të ndershëm: “Mos u bëni si ata që e harruan Allahun, kështu që Ai i bëri të harronin vetveten! Pikërisht ata janë të pabindurit (ndaj Allahut). Nuk janë të barabartë banorët e Xhehenemit dhe banorët e Xhenetit; banorët e Xhenetit do të jenë të fituarit.” (El-Hashr 19-20)
Allahun e Madhërishëm e lusim që të jemi nga banorët e xhenetit, nga të fituarit me kënaqsinë e Zotit të Madhërishëm, me të vërtetë kjo është një fitore e madhe.
Zotit i kërkoj falje për vete dhe ju, me të vërtetë fitorja është për ata që Zotit i kërkojnë falje, Zotit kërkoni falje dhe Atij lutuni sepse jeni të premtuar për përgjigje.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet vetëm për Zotin, lutje dhe përshëndetje për zotërinë tonë Muhamedin, i dërguar i fundit s’ka të dërguar pas tij. Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, ka dëshiruar që robërit e Tij të punojnë për fenë e Tij ne këtë botë deri sa të fitojnë ndihmën dhe kënaqsinë e Zotit. Dëshmoj se zotërija dhe i dashuri ynë Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, paqja e Allahut qoftë mbi të, mbi familjen dhe të gjithë shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që i kanë pasuar dhe janë udhëzuar me librin e Allahut deri në ditën e fundit.
Në vijim
O ju muslimanë! O ju që jeni të lidhur me ambjentet e xhamissë së Aksasë, dhe ju që i vizitoni këto ambjente në çdo ditë në vazhdim me vite! Po sepse ju keni dijeni të saktë dhe të plotë, dhe se e dini shumë mirë se kjo xhami, ambjentet e xhamisë së bekuar të Aksasë është pjesë nga besimi ynë. Nuk pranojmë dhe nuk mundet që të jetë dikush ortak me ne në këtë xhami, ky është vend qëndrimi i të dërguarit tonë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Ajo është kibleja e parë për muslimanët, dhe e treta nga xhamitë e shenjta në të cilat nxitet vajtja në to. Kjo është xhamia për të cilën nxitet vajtja në të, xhamia e Aksasë, siç janë dhe dy simotrat e sajtë, xhamija e shenjtë në Meke, Qabja dhe xhamia e Profetit në Medine.
Pas gjithë këtyre provokimeve dhe trysnive ndaj nesh në këtë xhami nga sulmet e ndërrmarra nga kolonët pushtues dhe grupet ekstreme nga jehudët të emëruar me emra të ndryshëm të cilat kanë ndërmarr sulme dhe kanë plane të errëta për në xhaminë e Aksasë. Ata thërrasin dhe veprojnë hapur për përdhosjen dhe dëmtimin e kesaj xhamie kjo në ditët në vazhdim , ku sikurëse ata shprehen do të shfrytëzojnë rastet e tyre fetare të ndryshmë. Për këtë u themi të gjithë bijve të qytetit të Kud’sit, të gjithë bijve të Palestinës çdo muslimani që mundet të vijë në xhaminë e bekuar të Aksasë, të shpeshtojë sa më shumë vajtjen në të. Në veçanti në javën e ardhshme dhe në çdo ditë, me qëllim marrjen e të gjitha masave për tu përballaur me këto sulme të pritshme. Që të jemi të përgatitur që të përballemi me këtë armik mizor në këtë xhami. Duke konsideruar se pushtuesi është i padrejtë dhe përdhosës i kësaj xhamie, ai do të thyhet dhe mposhtet sepse ai është në të kotë. Ju jeni në të vërtetën dhe të drejtën dhe se e drejta juaj do të qëndrojë me lejen e Zotit sa të jetë jeta në këtë botë.
Sikurëse paralajmërojmë gjithashtu autoritetet Izraelite që të ndalojë këto sulme dhe këto përdhosje të xhamisë së bekuar të Aksasë. Këto sulme dhe tëntativa para të cilave nuk do të heshtin dhe nuk do të dorëzohen bijtë e Palestinës, dhe nuk do ti pranojnë ato, por se do ti refuzojmë.
O të dashurit e mi! O të dashurit e xhamisë së bekuar, o trashëguesit e të vërtetës dhe mbrojtës të emanetit! Plotësoni obligimeve të fesë të cilat ju thërrasi në vazhdimsi dhe në çdo moment. Zoti ju begatoftë sepse ju jeni grupacioni për të cilët ka përgëzuar i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur thotë; “ Në dashtë Allahu do të ju furnizojë me trashëgimtarë që të shkoni dhe bvinë në këtë xhami dhe të shkojnë dhe ata.”
O ju muslimanë! O bijtë e Tokës së Israsë dhe Miraxhit! Nga lartësia e këtij minberi të ndershëm dërgojmë përshëndetjet për të burgosurit tanë pas hekurave të burgjeve duke ju lutur Allahut për ata që të ju japë lirinë e shpejtë. Sikurëse e lusim Allahun që të mëshirojë dëshmorët tanë, të plagosurve tanë të ju japë shërim të shpejtë, rininë tonë të shtrenjtë ta pajisë me durim, vendosmëri dhe qëndrueshmëri deri sa të vijë për ta caktimi i Zotit.
O ju të dashurit e mi! O ju që jeni të shpëndarë në ambjentet e xhamisë së bekuar të Aksasë! Përshëndesim gjithashtu të gjitha gruapacionet që veprojnë në tokën e Palestinës, dhe të gjitha forcat që punojnë në vazhdimsi për çlirimin e këtin vendi, banorët e kësaj toke të cilën e ka bekuar dhe i ka bekuar ata gjithashtu. Mbështetja e fraksioneve, grupacrioneve në fushatën elektorale në tokën Palestineze, është mbështetje përgëzuese për të mirë, dhe ju bëjmë thirrje për më shumë bashkëpunim, kuptim dhe marvëshje mes njëri-tjetrit deri sa të jemi të gjithë një bashkësi e vetme. Bashkësi e vetme përballë të gjithë këtyre kurtheve dhe intrigave të cilat kanë për synim çështjen Palestineze me qëllim shuarjen dhe dhënien fund sajtë. O ju të nderuar nuk ka dyshim se bashkimi, është rruga drejt triumfit, ajo është adresë për të shkuar drejt unifikimit të rradhëve dhe bashkimit të fjalëve. Prandaj qëndroni të tillë në të gjitha momentet e ardhshme, me qëllim që ti vërtetoni veteve tuaja dhe të gjithë botës se ju jeni njerëzit e duhur për mbrojtjen e këtij vendi. Ndërsa hollësitë e këtyre zgjedhjeve para grupacioneve që janë bashkuar dhe unifikuar nuk kanë rëndësi por bashkimi i tyre është me rëndësi. Por se u themi atyre, që të mos shikojnë ndasitë e grupacioneve në lidhje me këto çështje, e sidomos në qytetin Kud’sit, i cili përfaqson simbolin kryesor të çështjes Palestineze. Kud’si që simbolizon zemrën e qëndresës për të gjithë Palestinën. Kud’si që nuk ka të zëvendësuar si kryeqytet dhe simbol i Palestinës, nga ana fetare, shpirtërore dhe politike, shoqërore dhe individuale.
Po o ju të dashurit e mi, o ju të nderuar Zoti ju dhëntë sukses në atë që është e mirë dhe në të mirë të popullit tuaj, me qëllim që të njësojmë rradhët tona dhe të përballojmë të gjitha sulmet dhe intrigat që synojnë Kud’sin tonë, të shenjtat tona, tokën tonë të shenjtë.
O ju të dashurit e mi! O bijtë e këtij populli të pastër dhe të nderuar! O bijtë e tokës Palestineze të bekuar! Ju jeni të lidhurit dhe të vendosurit! Ju jeni të vendosurit. Ju me emrin dhe ndihmën e Allahut do të arrini në unifikimin e rradhëve dhe me besimin tuaja, do të mposhtni të gjitha sulmet ndaj të shenjtave tuaja, dhe ndaj vendit tuaj.
Zoti ju dhëntë sukses ju dhe të gjithë muslimanëve në çfarë është në të mirë të popullit tuaj.
O Zot na jep kthim të mirë tek Ti.
O Zot na jep ne dhe të gjithë muslimanëve në të gjithë botën zgjidhje dhe fitore të afërt.
O Zot na jep udhëheqës që të njëso rreshtat tanë, na bashko dhe na ndihmo.
O Zot na mëshiro me Mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues. Na prano pendesën tonë o pranues i Pendesës.
O Zot na furnizo me shi dhe mos na bëj nga ata që i kanë humbur shpresat.
O Zot na furnizo me shi dhe mos na bëj nga ata që i kanë humbur shpresat.
O Zot na furnizo me shi dhe mos na bëj nga ata që i kanë humbur shpresat.
O Zot na furnizo me shi të begatë, të qetë dhe të bereqetshëm, largon me të thatsirën, ringjallën me te tokën dhe bimët, me të vërtetë o Zoti ynë je fuqishëm për të bërë çdo gjë.
Lutjet dhe përshëndetjet tona për zotërinë tonë Muhamedin, mbi familjen dhe shoket e tij.