Porosi dhe mësime nga kalimi i ditëve të kësaj bote

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme    24-12-1446H   20-06-2025 D

Shejh Dr. Husejn Bin Abdulaziz Ali Shejh 

Tema   Porosi dhe mësime nga kalimi i ditëve të kësaj bote

Lavdërimet janë për Zotin, Menaxhuesi i çështjeve dhe Rregulluesi i situatave, gjëndjeve: “…e në çdo kohë Ai ushtron fuqinë e plotë.” (Er-Rahman 29)

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Sunduesi i Madhërishëm. Dëshmoj se i dërguari ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, zotëria i bijve të Ademit, i njerëzimit mbarë. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjen dhe shokët e tij, atë të cilëve Allahu u ka dhuruar kënaqësinë e Tij.

Në vijim

O muslimanë! Frikësojuni Zotit të Madhërishëm dhe të Lartësuar, sepse frika ndaj Tij është shkak i shpëtimit nga çdo gjë që i frikësohesh dhe për arritjen e çdo gjëje të dëshiruar. Zoti i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “ …dhe kijeni frikë Allahun, në mënyrë që të shpëtoni!” (El-Bekare 189)

O muslimanë! Në kalimin e viteve ka një përkujtim dhe në vazhdimësinë e tyre ka mundsi për t’i përmirësuar ato (nga e keqja). Zoti i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “ Allahu ndërron ditën dhe natën. Me të vërtetë, në këto (dukuri natyrore) ka mësime për ata që kanë mend.” (En-Nur 44)

Nga karakteristikat e njerëzve besimtarë është meditimi i tyre i vazhdueshëm në të gjitha situatat, duke u bërë sebep, shkak  për orientimin  drejt adhurimit të Zotit të tyre, afrimit me Të nëpërmjet akteve të ndryshme të bindjes, adhurumeve, dhe shmangien e tyre nga gjynahet dhe veprat e këqija. Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “ Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të Tokës dhe në ndërrimin e natës e të ditës, ka shenja për njerëzit e mençur, për ata që e përmendin Allahun duke qëndruar në këmbë, ndenjur ose shtrirë dhe që meditojnë për krijimin e qiejve dhe të Tokës (duke thënë:) “O Zoti ynë! Ti nuk i ke krijuar kot këto – lartësuar qofsh (nga çdo e metë)! Prandaj na ruaj nga ndëshkimi i Zjarrit.” (Al ‘Imran 190-191) Buhariu transmeton nga hadithet e Ibn Abasit, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  kur është zgjuar në mesin e natës ka lexuar dhjetë ajetet e fundit të sures Al’ Imran, pastaj ka marrë abdes dhe është falur. Njerëzit e dijes kanë përmendur se është e pëlqyer që të lexohet këto ajete kur zgjohemi nga gjumi dhe të meditojmë mbi atë që tregon për lavdërimin e Krijuesit dhe nënshtrimin e plotë ndaj Tij, Zotit të Plotfuqishëm dhe të Lartësuar.

LEXO  Vështirësitë sprova për besimtarin - Medina 17.04.2020

O muslimanë! Është e drejta jonë të analizojmë vazhdimësinë e viteve dhe kalimin e shpejtë të tyre, të kërkojmë llogari vetes me një llogaridhënie serioze, shoqëruar me pendim të sinqertë dhe kthimi serioz në atë që arrin nënshtrim të plotë ndaj Zotit të Madhërishëm dhe të Lartësuar. “O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen! Kijeni frikë Allahun, sepse Ai di çdo gjë që bëni ju!” (El-Hashr 18)

Në ndërrimin e natës dhe të ditës dhe në kalimin e ditëve dhe të muajve ndodhet këshilla më e madhe për këdo që përkujton, mediton dhe kupton. Meditim që e çon atë drejt lavdërimit të Krijuesit të tij, Zotit të Madhërishëm, dhe në arritjen e nënshtrimit të drejtë ndaj Tij, Zotit të Lartësuar. Ku ai  karakterizohet nga devotshmëria që e shtyn t’i përmbahet kufijve të Zotit të Plotfuqishëm, t’u bindet plotësisht urdhrave të Tij dhe urdhrave të të dërguarit të Tij, paqja e Zotit qoftë mbi të, duke qenë i kujdesshëm ndaj shkaqeve të ndëshkimit dhe zemërimit të Tij.  “Vërtet, në ndërrimin e natës me ditën dhe në atë që ka krijuar Allahu në qiej dhe në Tokë, ka shenja për njerëzit që (i) frikësohen (Allahut).” (Junus 6)

Vëllezër në Islam! Vërtetë detyra e robit musliman në jetë e tij në këtë botë është të nxituarit për të kënaqur Zotin e tij dhe t’i shmanget plotësisht gjynaheve dhe veprave të këqija. Shqetësimi i muslimanit është që me kalimin e kohës t’i afrohet Zotit të tij, Allahut të Plotfuqishëm  dhe të Lartësuar, dhe të mos lejojë që bota kalimtare ta shpërqendrojë nga bota e përjetshme, Ahireti. “O populli im, në të vërtetë, jeta e kësaj bote është vetëm kënaqësi e përkohshme, ndërsa jeta tjetër është Shtëpi e përhershme.” (Gafir 39) I bekuar dhe urime për atë që ia ndalon vetes gabimet dhe gjynahet, dhe ruan në këtë jetë çdo gjë që i pëlqen Sunduesit të Gjithëdijshëm, sepse askush nuk do të ketë sukses përveçse duke e ruajtur shpirtin e tij nga gjynahet dhe pastrimin e tij përmes bindjes ndaj të Gjithëmëshirshmit.  “ Vërtet, kushdo që e pastron shpirtin, do të shpëtojë, ndërsa kushdo që e poshtëron atë (me punë të këqija), do të dështojë.” (Esh-Shems 9-10) Prandaj, o musliman, ji ndër ata që furnizohen me vepra të mira dhe të drejta ndërsa ditët kalojnë. Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “ Pajisuni me gjërat që ju nevojiten për rrugë dhe dijeni se pajisja më e mirë është devotshmëria.” (El-Bekare 197) I dërguari ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Më i miri prej jush është ai që jeton gjatë dhe bën vepra të mira.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu dhe ka thënë se hadithi është i mirë, i saktë.

LEXO  Qëllimet e adhurimeve në Islam, qëllimet e mëdha nga obligimi i agjërimit

O ju muslimanë! Bilanci, peshorja në fitim dhe humbje, sukses dhe privim është vetëm në përsosmërinë e besimit, bindjen ndaj të Gjithëmëshirshmit dhe në pasimin e zotërisë së bijve të Ademit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “ Për kohën! Me të vërtetë, njeriu është në humbje, përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i këshillojnë njëri-tjetrit të vërtetën e i këshillojnë njëri-tjetrit durimin.” (El-‘Asr 1-3)

O Zot, na jep suskes që ta shfrytëzojmë kohën në atë mënyrë që kënaqën Zotin e tokës dhe të qiellit.  O Zot, na bëj nga ata që meditojnë, që kuptojn, që kanë sukses dhe që triumfojnë, o Zot i botëve.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin e Madhërishëm të Lartësuar.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Zotëruesi i emrave të bukur dhe cilësive të larta.

Dëshmoj se i derguari ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij i përgjedhur, zotëruesi i të drejtës për ndërmjetësimin më të madh. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjen dhe shokët e tij, njerëzit e drejtësisë dhe devotshmërisë.

Adhurues të Zotit!  Nga shenjat e mjerimit është që vitet të kalojnë dhe njeriut të jetë i pavetëdijshëm për vetëpërgjegjësinë, marrjen e vetes në përgjegjësi,  dhe pa e rishikuar situatën e tij. Shtyrja e mometit të pendimit është mjerim i madh dhe fatkeqësi e madhe. Muslimani duhet ta zbusë zemrën e tij me argumentat e universit dhe ligjore të Zotit dhe ta përmirësojë marrëdhënien e tij me Zotin e tij, Allahun e Madhërishëm dhe të Lartësuar. “A nuk ka ardhur koha për besimtarët e vërtetë, që zemrat e tyre të përulen para këshillave të Allahut dhe para së Vërtetës që Ai ka shpallur…” (El-Hadid 16)

LEXO  Ramazani në xhaminë Aksa

Prandaj, Zoti ju mëshiroftë, nxitoni të bëni vepra të mira dhe të garoni në adhurime, bëni kujdes nga gjynahet dhe veprat e këqija dhe përmbajuni ligjit të Zotit të tokës dhe të qiejve.

Pastaj, në çdo kohë dhe moment, shto lutjet dhe pëshëndetjet tuaja mbi të dërguarin fisnik. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, të dërguarin tonë Muhamedin. O Zot, të lutemi të jesh i kënqur me familjen dhe të gjithë shokët e tij.

O Zot, fali të gjithë muslimanët. O Zot, prano pendesën e tyre, o Pranues i pendesës, o Mëshirëplotë. O Zot, mëshiroi ata me Mëshirën Tënde të gjërë. O Zot, jepu atyre shpërblim të bollshëm dhe mbroji ata me mbrojtjen Tënde, o Bujar. O Zot, ji i butë me ne dhe me ata, o i Mëshirshëm, o Bujar.  O Zot, përmirëso gjendjen e muslimanëve dhe shëro zemrat e tyre të thyera. O Zot, shëro të sëmurët e tyre dhe lehtëso vuajtjet e tyre, o i Madhërishëm.

O Zot, ruaj kujdestarin e dy xhamive të shenjta dhe princin e tij të kurorës për atë që Ti do dhe je i kënaqur. O Zot, jepu sukses të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve në atë  që Ti do dhe je i kënaqur, o Zot i botëve.

Lutja jonë e fundit është; Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve.

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1673095966731561

Post Author: endrit