Pellgu i Profetit – Shejh Ali ibn Abdurrahman el Hudhejfi – 21.09.2018

Hytbeja e xhumasë së Medine 21.9.2018

Pellgu i Profetit

Shejh Ali ibn Abdurrahman el Hudhejfi

 

Falënderimet i takojnë Zotit, të Gjithëpushtetshmit, Dhuruesit, Falësit të mëkateve, Pranuesit të pendimit dhe Ndëshkuesit të rreptë. Nuk ka Zot tjetër veç tij dhe tek Ai është kthimi.

Zotin e falënderoj dhe i Atij i thur lavde,  tek Ai pendohem dhe i kërkoj falje, dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përpos Allahut të Lartësuarit dhe dëshmoj se zotëria ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, përgëzues dhe paralajmërues!

Zot bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, si dhe shokët e tij të cilët shpejtonin dhe garonin për në të mira!

Kini frikë Allahut dhe kjo frikë realizohet duke zbatuar ato që ka urdhëruar, duke u larguar prej atyre që ka ndaluar.

Të nderuar besimtarë! Veproni vepra të mira në mënyrë që ta ndërtoni Ahiretin tuaj, mos i çoni veprat tuaja dëm, se kështu do shkatërroni vetes tuaj.

Thotë Allahu i Lartësuar: “Dhe thuaj veproni, Allahu do ta shohë veprën tuaj, edhe i Dërguari i Tij e besimtarët, e më vonë do të ktheheni te Njohësi i të fshehtës dhe të dukshmes, e do t’ju njoftojë për atë që vepruat!” Teube 105.

Dhe thotë: “O ju besimtarë, respektojeni Allahun dhe respektojeni të Dërguarin e Tij dhe mos i çoni kot veprat tuaja!” Muhamed 32.

Thotë: “Thuaj: Të dështuarit ditën e Kiametit janë ata që e kanë humbur veten dhe familjen e vet. Vini re ky është dështimi i njëmendtë!” Zumer 15.

Ndërtojeni jetën tuaj duke e fituar riskun prej hallallit, duke e shpenzuar në gjëra të pëlqyeshme e të lejuara, konsiderojeni jetën si parapërgatitje për në botën tjetër dhe mos u mashtroni nga bukuritë dhe pjesët mahnitëse të saj.

O ti mysliman! Puno për ndërtimin e jetës tënde në këtë botë, puno dhe për ndërtimin e botës tjetër, në hadith transmetohet: “Ai që braktis Ahiretin për këtë botë, apo braktis këtë botë për Ahiretin nuk është më i miri juaj.”

Musteurid ibn Shedad r.a ka thënë: “Ishim tek Profeti a.s dhe po flisnim rreth jetës së kësaj bote dhe Ahiretit, njëri ndër ne tha: “-Kjo botë s’është tjetër vetëm se një përcjellëse për në Ahiret, këtu kërkohet të punosh sa më shumë, të falesh sa më shumë, të japësh zekat sa më shumë.

Një pjesë tjetër thanë: -Në Ahiret është xheneti-, pati dhe mendime të tjera që u thanë aty.

Ndërsa Profeti a.s tha: -Shembulli i dynjasë dhe Ahiretit është si shembulli i dikujt që ecën në det, çfarë nxjerr prej detit është dynjaja” Hakimi.

Sa’d ibn Tarik r.a përcjell se Profeti a.s ka thënë: “Lum për atë person që e kalon jetën e kësaj bote duke punuar për ta kënaqur Zotin e tij, dhe mjerë për atë njeri që e pengon dynjaja për të vepruar punë që e gëzojnë Allahun”.

Hasen Basri ka thënë: “Jeta e kësaj bote është lumturi për besimtarin, pasi që ai punon pak dhe e merr shpërblimin e kësaj vepre duke u future në xhenet, ndërsa për jobesimtarin dynjaja është e keqe, pasi që ai e shpërdoron jetën dhe vepron keq dhe vepra e tij e shpien në zjarr.

Të gjithë e dinë mirë se do largohen një ditë nga kjo jetë duke lënë gjithçka pas, duke marrë me vete vetëm veprën e tyre, qoftë e mirë ose e keqe.

Duke qenë se kjo është rruga që i pret të gjithë, njeriu duhet t’i përvishet punëve të mira pasi që nuk ka shpëtim te Zoti, vetëm se në këtë mënyrë.

Thotë Allahu i Madhëruar: “Nuk është pasuria e as fëmijët tuaj ato që ju afrojnë pranë Nesh, është vetëm besimi dhe veprat e mira, të tillët shpërblehen shumëfish për atë që vepruan dhe ata janë në dhoma të larta të shpëtuar” Sebe37.

LEXO  Lidhja martesore është një akt madhështor - Dr.Ali ibn Abdurrahman el Hudhejfij - 12.10.2018

Le të jetë synimi yt realizimi i pirjes prej pellgut të Keutherit, pellgut  të zotërisë së njerëzve profetit Muhamed a.s, pasi që pirja prej ujit të Keutherit është dhurata e parë për xhenetlinjtë dhe ai që pin prej tij do jetë i sigurt.

Ai që arrin tek pellgu i Keutherit, shpëton nga sfidat e ditës së gjykimit, ndërsa besimi në pellgun e Keutherit është besim në ditën e gjykimit, e kush nuk e beson diçka të tillë ai nuk zotëron besim, pasi që se është ndër shtyllat e besimit, e shtyllat e besimit nuk dallohen, ndërsa ai që mohon ndonjë prej shtyllave të besimit, i ka mohuar të tëra.

Pellgu është dhuratë dhe nderim prej Zotit për Profetin Muhamed a.s, prej nga ku do pijë Umeti i tij në ditën e Kiametit, ditë që do ketë gjatësinë e pesëdhjetë mij vjetëve për jobesimtarët, ndërsa besimtarëve do ua shkurtojë Zoti.

Në atë ditë njerëzit do i mbulojë frikë dhe siklet, e sikur Zoti të mos i kish bërë të fortë trupat e tyre për atë ditë, do kishin vdekur të gjithë nga frika.

Nga sikleti i llogarisë, njerëzit i kaplon një etje që ua than fytin, një etje si kurrë më parë, ndërsa Profeti a.s qëndron në krye të pellgut që është dhurata e Zotit për të, duke vrojtuar Ymetin e tij i gëzuar dhe duke i ftuar për në të.

Për gjerësinë e pellgut të Keutherit kanë ardhur hadithe të shumta, sikurse është përmendur dhe në suren Keuther.

Çdo profet do e ketë nga një të tillë, transmeton Semure se Profeti a.s ka thënë: “Profetët në ditën e Kiametit do krenohen me numrin e shumtë të ithtarëve të tyre, ndërsa unë shpresoj që të kem më shumë se të gjithë frekuentues për të pirë ujë, çdo Profet qëndron në krye të pellgut të tij duke ftuar ithtarët e tij dhe çdo ymet ka shenjat e veta që njihet në atë ditë.” Tirmidhiu.

Pellgu i tij është më i madhi dhe më i bukuri, ashtu sikurse sheriati i tj, transmeton Ebu hurejre se Profeti a.s ka thënë: “Pellgu im është më i gjerë se mes Ejles dhe Adenit, është më i bardhë se qumështi, më i ëmbël se mjalti, më i ftohtë se bora, ndërsa enët për të pirë janë më shumë se yjet në qiell”, Muslimi.

Në një tjetër transmetim: “Dhe era e tij është më e mirë se e miskut.”

Ebu Dheri r.a se Profeti a.s ka thënë: “Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, enët e xhenetit në të cilat pihet ujë janë më të shumta se yjet dhe planetët e tjera në natën e kthjellët.” Ahmedi.

Ebu Umamete  përcjell nga Profeti a.s i cili ka thënë: “Pellgu im është sa mes Adenit dhe Omanit, në të ka enë prej ari dhe argjendi, më i bardhë se qumështi, më i ëmbël se mjalti e erën e ka më të mirë se misku, kush pi prej tij nuk kammë kurrë etje e as nuk i nxihet fytyra” Ahmedi.

Zejd ibn Halid përcjell prej Profetit a.s i cili ka thënë: “Keutheri është një lumë të cilin ma ka dhënë mua Allahu në ditën e Kiametit nga ku do pijë Umeti im, por do ketë dhe të tillë të cilët do ndalohen të pinë prej tij, e unë i drejtohem Zotit duke i thënë se: Ai është prej ymetit tim. Ndërsa Zoti ma kthen: “Ai nuk është prej ymetit tënd dhe ti nuk e di se ç’ka shpikur pas teje” Ahmedi.

Pellgu është një vend i gjerë i mbushur me ujë në ditën e Kiametit, aty derdhet lumi i Keutherit nga ku pinë ymeti i tij si pasojë e etjes së asaj dite dhe nuk eten më.

LEXO  Feja është këshillë - Shejh Ali ibn Abdirahman el Hudhejfij - Medinë 23.11.2018

Ata të cilët do pinë në atë ditë, do jenë ata të cilët e ndjekin rrugën e Profetit a.s, të cilët i largohen mëkateve të mëdha, thotë Allahu i Madhëruar: “Nëse largoheni prej mëkateve të mëdha të cilat janë të ndaluara, Ne ju shlyejmë mëkatet e vogla dhe ju fusim në një vend të ndershëm”, Nisa 31.

Duke u kapur pas synetit të Profetit a.s mundet të ftojnë për në rrugën e drejtë, thotë Allahu i Madhëruar: “Thuaj: kjo është rruga ime e vënë në fakte të qarta, e që unë thërras tek Allahu, unë dhe ai që vjen pas meje. Larg të metave është Allahu e unë nuk jam idhujtar!”Jusuf 108.

Pasojnë rrugën dhe fenë e Muhamedit a.s duke iu distancuar risive dhe shpikjeve në fe, i përmbahen sinqeritetit duke iu larguar syfaqësisë, famës dhe llojeve të ndryshme të idhujtarisë.

Ndër shkaqet që të mundësojnë të pish ujë prej Keutherit është dhe rënia salavatë mbi Profetin a.s, thotë Allahu i Lartësuar: “Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit. Ne vërtetë të dhamë ty shumë të mira, prandaj ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd! E s’ka dyshim se urrejtësi yt është farosur” Keuther.

Allahu më begatoftë mua dhe ju me Kur’anin Famëlartë, na e mundësoftë që të përfitojmë nga ajo që gjendet në të, na e mundësoftë të përfitojmë dhe prej synetit të dërguarit të tij, kjo ishte ajo që doja të thosha, faljen e Zotit e kërkoj për vete dhe ju, ndaj kërkojini falje se vërtetë Ai është Falës i madh.

Falënderimet i takojnë Allahut sunduesit të vërtetë, të Lartmadhërishmit, Zotin e falënderoj për mirësitë e Tij të shumta!

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, Sunduesit të Drejtit dhe të Paqëshmit, sikurse dëshmoj se zotëri dhe profeti ynë Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, paqja e Zotit qoftë mbi të, familjen dhe shokët e tij të ndershëm!

Kini frikë Allahun, sikurse i takon, kapuni fort pas fesë!

Të nderuar besimtarë, nuk ka lumturi dhe arritje më të madhe se të të mundësohet të pish prej Keutherit të Profetit a.s, e s’ka dështim më të madh se të privohesh nga pirja prej tij, por Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt!

Të nderuar besimtarë! Ndër arsyet e privimit nga pirja prej pellgut të Profetit a.s janë dhe risitë e shpikjet të cilat të devijojnë nga besimi sikurse transmetohen në hadithe të shumta.

Në to do i thuhet Profeti a.s: “Ti nuk e di se çfarë kanë bërë ata pas teje.”

Thotë Profeti a.s: “U poshtërofshin ata të cilët ndryshojnë pas meje!”

Ndër gjërat që të privojnë prej pellgut janë dhe gjynahet e mëdha të cilat janë sëmundje e zemrës, syfaqësia, kërkimi i famës, po ashtu dhe padrejtësitë që ndodhin ndërmjet njerëzve janë një tjetër pengesë.

Shpërblimi për veprën është i qartë, ai që kapet pas synetit të Profetit, do pijë prej pellgut të tij ashtu sikurse e ka mbajtur fenë, e kush ndryshon e shpik risi, ai do izolohet pasi që ka izoluar nga e vërteta, thotë Allahu i Lartësuar: “Allahu dhe  Melaiket e Tij e lavdërojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, lavdërojeni atë dhe përshëndeteni me selam!” Ahzab 56.

Ndërsa Profeti a.s ka thënë: “Kush bien në salavate mbi mua njëherë, bien Zoti mbi të dhjetë herë.”

Ndaj lutuni për zotërinë e të parëve dhe të mbramëve!

Zot lavdëroje Muhamedin dhe familjen e tij, sikurse e ke lavdëruar Ibrahimin dhe familjen e tij, Bekoje Zot Muhamedin dhe familjen e tij sikurse e ke bekuar Ibrahimin dhe familjen e tij ti je i falënderuari dhe i lavdëruari.

Ji i kënaqur Zot me katër kalifët e drejtë, Ebu Bekrin, Umerin, Uthmanin dhe Aliun, si dhe me mbarë sahabët e tjerë, tabiinët dhe ata që e ndjekin rrugën e tyre deri në ditën e fundit!

LEXO  Vetëm Allahu është në dijeni të Gajbit - Medina 18.10.2019

Zot ji i kënaqur me ne për hatër të Madhërisë Tënde, o më i Mëshirshmi!

Zoti ynë lartësoje islamin dhe Muslimanët, Zoti ynë lartësoje islamin dhe Myslimanët, poshtëroje idhujtarinë dhe idhujtarët, ruana boshtin e fesë.

Zoti ynë ne kërkojmë xhenetin dhe çdo vepër dhe fjalë që të afron për tek ai, kërkojmë prej Teje të na mbrosh nga zjarri dhe nga çdo vepër dhe fjalë që të afron për tek ai.

Zot na ndihmo të të përkujtojmë, të të falënderojmë dhe të të adhurojmë në mënyrë të denjë o Zoti i Gjithësisë!

Zot na jep përfundim të mirë në çdo të mirë, ruana prej nënçmimit të kësaj bote dhe dënimit në botën tjetër!

Zot na i fal gjynahet e të kaluarës dhe ato të ardhmes, ato publiket apo të fshehtat, si dhe ato që Ti i di më mirë se ne, s’ka Zot tjetër veç Teje!

Zot mos lejo që t’i mbështetemi veteve dhe ndonjë krijese tjetër aq sa hap e mbyll sytë!

Zot fali të vdekurit tanë dhe të vdekurit e mbarë myslimanëve, kërkojmë prej Madhërisë Tënde, që ta marrësh përsipër çështjen e çdo besimtari dhe besimtareje!

Zot përmirësoje gjendjen tonë në të gjitha drejtimet, Zot na ndihmo të të përkujtojmë, të të falënderojmë dhe të të adhurojmë në mënyrë të denjë o Zoti i Gjithësisë. O ndryshues i zemrave bëji të qëndrueshme zemrat tona në bindjen ndaj teje, mos na i lako zemrat pasi që na udhëzove, dhurona mëshirë prej Madhërisë tënde vërtetë Ti je Dhurues i madh!

Zoti ynë, ne të lutemi me emrat dhe cilësitë e tua, duke shpresuar në mëshirën dhe bujarinë Tënde, të na e mundësosh që të pimë nga pellgu i Profetit a.s, si dhe ta takojmë duke qenë i kënaqur prej nesh o Zoti i gjithësisë!

Zot mos na privo prej mirësisë Tënde, mos na përzë nga porta jote o Bujari i bujarëve!

Zot ruana ne dhe pasardhësit tanë prej iblisit dhe ushtarëve të tij!

Zot ruana nga e keqja e vetes dhe e veprave tona.

Zot ruaji myslimanët dhe pasardhësit e tyre prej shejtanit dhe trashëgimtarëve të tij, Vërtetë s’ka gjë të pamundur për Ty.

Zot ne kërkojmë prehje në dynja dhe në ahiret, jepna prehje në fenë tonë, jetën dhe në familjet tona.

Zot largoji hallet dhe brengat nga çdo mysliman e myslimane, besimtar e besimtare, mere përsipër çështjen e tyre, shëroji të sëmurët tanë dhe të tyret o Mëshirues!

Zot ruaji ushtarët dhe vendin tonë nga çdo e keqe dhe pakënaqësi!

Zot ruaje islamin dhe myslimanët kudo qofshin, largoja vështirësitë dhe belatë kudo qofshin!

Zot mos lejo që myslimanët të sundohen nga njerëz që nuk të besojnë Ty dhe ditën e kiametit, ruaji myslimanët nga njerëz të tillë dhe veprimet e tyre të liga!

Zot jepi sukses prej madhërisë Tënde shërbëtorit të dy xhamive të shenjtë, udhëzoje për në udhëzimin Tënd, ndihmoje të punojë për kënaqësinë Tënde, ndihmoje për çdo mirësi, jepi shëndet dhe ndihmoje të ja qëllojë të vërtetës.

Udhëzoje dhe zëvendësin e tij në gjithçka që Ty të pëlqen, ndihmoje të punojë për kënaqësinë Tënde, ndihmoje për çdo mirësi, bëji që të dy prej të udhëzuarve dhe udhëzues, bëji dobi islamit dhe myslimanëve me ta!

Allahu urdhëron për drejtësi, bamirësi, të ndihmuarit  të afërmve, ndalon nga e ndyra, e urryera dhe padrejtësia, ju këshillon në mënyrë që të zini mend!

Përmendeni Allahun t’ju përmendë, falënderojeni për mirësitë që ju ka dhënë t’ua shtojë, s’ka dyshim se përmendja e Allahut është vepra më e lartë, Allahu di atë që ju veproni!

Post Author: admin