Të drejtat e myslimanit ndaj myslimanit – Shejh Abdulbarij ibn Auad Eth’thubejti – Medine 30.11.2018

Falënderimet i takojnë Allahut, Atij që na e lehtësoi kryerjen e urdhrave dhe detyrave, atë e falënderoj dhe madhëroj, Ai i mbrojti robërit e Tij prej devijimit dhe shthurjes!

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, i vetëm dhe i paortak, të vërtetën e ka ndihmuar e të kotën e ka poshtëruar, dëshmoj se zotëria dhe profeti ynë, Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, ai ftoi për në moralet më të larta, paralajmëroi prej kundërshtimit, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, familjen dhe shokët e tij, sa herë që vezullon drita e lind dielli.

Ju këshilloj ju dhe veten time që t’i frikësohemi Allahut, frika ndaj Tij është plaçka më e mirë në ditën e fundit, është shkalla që të ngjit në gradë të larta.

Në një kohë të tejmbushur me angazhime material, myslimani gjendet përballë një hutimi kundrejt të drejtave dhe ndërtimin e lidhjeve shoqërore, duke harruar kështu, apo shpresën e rikthimit si dhe rregullimin e ecurisë së jetës dhe lidhjeve,vitet dhe ditët kalojnë, befasia shtohet dhe bashkë me të dhe thatësia, ndërsa jeta mbushet me ndjenja të  ashpra.

Islami i ka kushtuar një kujdes të veçantë marrëdhënieve shoqërore, duke premtuar shpërblim që nxit për në konkurrencë dhe kjo për të afruar zemrat dhe për të bashkuar lidhjet, duke ju përgjigjur nevojave të tyre, dhe kështu gjendemi përballë një shoqërie të ndërtuar mbi virtyte të larta, vese të bukura dhe gradë të larta.

Kur të drejtat kryhen, lidhjet forcohen dhe bashkë me ta forcohet dhe mëkëmbet shoqëria.

Profeti a.s ka thënë: “-Të drejtat  myslimanit ndaj myslimanit janë gjashtë!

I thanë: -E cilat janë ato, o i dërguar i Zotit?

Ai tha: -Kur ta takosh përshëndete, kur të të ftojë përgjigju, kur të kërkojë të jesh transparent ji i tillë me të, kur teshtin dhe falënderon Allahun, ti ktheja me jerhamukallah, nëse sëmuret vizitoje, e kur të vdesë ndiqe xhenazen e tij.”

Ky është një hadith madhështor i cili ti çel horizontet e afrimit dhe dashurisë, jetës i jep shpirt, sikurse thotë Allahu i madhëruar: “Dhe  Ai është  që bashkoi zemrat e tyre, edhe sikur ta shpenzoje gjithë atë që është në tokë, nuk do mund ti bashkoje zemrat e tyre, por Allahu bëri bashkimin e tyre” Enfal 63.

Dispozita e parë ndaj myslimanit është fjala e dashurisë dhe afrimitetit, përshëndetja e banorëve të xhenetit.

Profeti a.s ka thënë: “Nuk do hyni në xhenet, derisa të besoni, nuk do besoni derisa të duheni, a t’ju tregoj për diçka që nëse e bëni do duheni mes vete? Përhapeni përshëndetjen e selamit.

Salami është çelësi i zemrave, është çelësi që kërkon leje në çdo derë, e ushqen jetën me begati dhe hajër, thotë Allahu i Madhëruar: “Kur të hyni në ndonjë shtëpi përshëndetni me një përshëndetje të caktuar prej Allahut, që është e bekuar dhe e këndshme” Nur 61.

Selami është mesazh sigurie, shenjë e besimtarëve, kush e kupton domethënien dhe vlerën e saj kupton vërtetësinë dhe vlerën e saj, i pastrohet zemra dhe i rregullohet morali, shoqëria e tij lartësohet në fe e dynja, Allahu i Madhëruar thotë: “Allahu udhëzon me atë Kuranin në rrugët e shpëtimit atë që ndjek kënaqësinë e Tij dhe me ndihmën e Tij, i nxjerr ata prej errësirave në dritë dhe i udhëzon në një rrugë që është e drejtë” Maide 16.

Prej të drejtave të myslimanit ndaj vëllezërve të tij, është dhe përgjigja e ftesës dhe prezantimi i gostisë, duke ndarë kështu gëzimin.

Nëpërmjet këmbimit të ftesave mundësohet afrimiteti dhe uniteti, vizitave dhe takimit dhe nën këto kushte shkrihen problemet, të mençurit  kalojnë pengesat e kritikave dhe largohen dallimet.

LEXO  Paralajmërim kundër thashethemeve

Profeti a.s ka thënë: “Kur dikush prej jush të ftohet në ndonjë gosti, le të prezantojë, nëse dëshiron ushqehet e nëse nuk dëshiron nuk ushqehet.”

Gostia nuk vlerësohet me shpenzimin që është bërë për të, por kjo mundësohet nëpërmjet vëllazërimit dhe forcimit të lidhjeve mes myslimanëve.

Shpërdorimi nëpër gosti është një vepër që e kundërshton feja, zhduk bereqetin, Allahu i Madhëruar thotë: “Hani e pini, por mos shpërdoroni, se Allahu nuk i do shpërdoruesit” Araf 31.

Detyra e tretë prej detyrave të myslimanit  është ofrimi i këshillës me butësi, këshilla është mesazh dashurie  prej myslimanit për vëllanë e tij, duke e dashur ai dëshiron për të çdo të mirë dhe i frikësohet të keqes për të.

Këshilluesi ka një pozitë të lartë në fe dhe pozitë të lartë ditën, kur do qëndrojnë para Zotit të gjithësisë, dhe kur këshilluesi e kryen më së miri detyrën e tij, këshilluesit i zgjerohet gjoksi, i prehet zemra e shpirti lartësohet me pranimin e saj dhe nuk e refuzon si pasojë e mendimit të keq, paragjykimit apo hamendjes.

Prijësi i besimtarëve Umeri thoshte: “Allahu e mëshiroftë atë person që na drejton për te të metat tona.”

Sa dallim që ka këshilluesi dashamir dhe i sinqertë, i cili të drejton me butësi dhe t’i mbulon të metat dhe tjetrit i cili shfaqet në publik me këshillat e tij, synon tubimet e mëdha për famë, i shpërndan të metat dhe sekretet e të tjerëve, duke akuzuar dhe pse jo duke shpifur.

Dispozita e katërt është të luturit për personin i cili teshtin dhe kushdo gëzohet e lumturohet kur tjetri lutet për mëshirë për të.

Profeti a.s ka thënë: “Lutja e myslimanit për vëllanë e tij në fshehtësi është e pranuar, tek koka e tij gjendet një melek dhe sa herë që ky bën ndonjë lutje për tjetrin, meleku thotë: “Amin dhe për ty.”

Teshtima është një begati hyjnore për njeriun, meriton falënderim dhe lavdërim, e lutja që bëhet për tështitësin është halë në sy për shejtanin dhe e zemëron.

Teshtitësi urdhërohet që të lutet për personin që e dëgjon dhe lutet për të, të kërkojë falje e mëshirë për të, si dhe udhëzim për në të mira.

Prej të drejtave të myslimanit ndaj myslimanit është dhe të vizituarit të tij kur sëmuret, kjo sepse i sëmuri vuan, ndoshta sëmundja mund të zgjasë javë e muaj, duke mos i mbyllur sytë prej dhimbjeve, dhe shikon për lutje që zbresin shërimin e tij, e lartësojnë në gradë, vizitë që ia lehtëson vuajtjet, një fjalë që ia largon mërzitinë si dhe një ledhatim që e bën t’i ndjejë pranë vëllezërit e tij.

Profeti a.s ka thënë: “Kush viziton të sëmurin para se t’i vijë vdekja dhe thotë tek ai shtatë herë: ‘E lus Zotin e Madhërishëm, Sunduesin e fronit që të të shërojë’, Allahu e shëron.”

Profeti a.s thotë gjithashtu: “Thotë Allahu në ditën e kiametit: -Robi im, u sëmura por nuk më vizitove.

Ai i thotë: -si mund të të vizitoj, kur Ti je Zoti i gjithësisë?

I thotë Zoti: -a nuk e di se robi im filani, u sëmur dhe ti nuk e vizitove? Po ta kishe vizituar do më gjeje tek ai.

Profeti a.s thotë po ashtu: -kush viziton një të sëmurë qëndron në khurfen e xhenetit, i thanë: -e ç’është khurfja e xheneti? Ai tha: -mesi i tij.”

Profeti a.s thotë: “Kush viziton ndonjë të sëmurë, apo vëlla për hir të Zotit, një thirrës e thërret: ‘Veprove drejtë, dhe rruga jote ishte e drejtë, e vendkthimi yt është xheneti’.”

Profeti a.s thotë: “Kush viziton ndonjë të sëmurë, noton përqark mëshirës derisa të ulet, e kur të ulet fundoset në të.

LEXO  O ti i sprovuar: Bëhu i durueshëm dhe prit shpërblimin

Profeti a.s thotë: “Nuk ka mysliman që viziton myslimanin, vetëm se Zoti ia dërgon 70.000 melaike që luten për të gjatë ditës deri në mbrëmje dhe gjatë natës derisa të agojë.

Zoti më bekoftë mua dhe ju me Kuranin, ma mundësoftë mua dhe ju përfitimin prej ajeteve të tij, faljen e Zotit e kërkoj për vete, ju dhe mbarë myslimanët prej çdo të mete dhe gjynahu, kërkojini falje, se vërtetë Ai është Falës i madh!

Falënderimet e panumërta dhe të pandalura janë për Allahun, Atë e falënderoj për çdo mirësi, dëshmoj dhe deklaroj se nuk ka zot tjetër veç Allahut, i Vetëm dhe Paortak, dëshmoj se zotëria dhe profeti ynë Muhamedi a.s është rob dhe i dërguar i Tij, gradët e larta, krenaria e ndërmjetësimi janë të tijat, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, familjen dhe shokët e tij, si dhe mbi këdo që ecën rrugës së  tij dhe ndjek gjurmët e tij!

Ju këshilloj ju dhe veten, që ta kemi frikë Allahun!

Kur mendon rreth të drejtave shumëllojshmërisë dhe synimeve të tyre, kupton drejtë se detyra e myslimanit ndaj myslimanit, vazhdon edhe me vdekjen e tij dhe pas vdekjes, duke ndjekur xhenazen e tij e duke u lutur për të, dhe me këtë është nderimi dhe lartësimi i gradës së tij, sikurse na përshkruan dhe  besnikërinë mes besimtarëve dhe kjo tregon për lidhjen e fortë të vëllazërisë.

Sa madhështor që është islami si fe, sa gjithëpërfshirës që është metoda e tij, ai është sundues, fe që e ngrenë lart ndjenjën dhe bukurinë e njeriut, e sistemon veprën e njeriut dhe fjalën e tij, rregullon sjelljen e tij.

Kur vdes myslimani, lahet e qefinoset, i falet namazi dhe bëhet lutje për të, shoqërohet për tek varri, varroset dhe kujdesemi që varrezat të mos nënçmohen.

Profeti a.s ka thënë: “Kush merr pjesë në xhenazen e besimtarit me besim e shpresë, qëndron sa falet dhe derisa të varroset, kthehet me dy kirate shpërblim e një kirat është sa mali i Uhudit.”

Profeti a.s thotë gjithashtu: “Kush lan ndonjë të vdekur dhe ia mbulon të metat, Allahu ia mbulon gjynahet e tij, e kush e qefinos, Allahu e vesh me sundus-taftë.

Dhe thotë: ‘Kur ta falni të vdekurin, lutuni sinqerisht për të’.”

Jezijd ibn Thabit ka thënë: “Dolëm bashkë me Profetin a.s, e kur mbërritëm në Bekijë, pa një varr të ri dhe pyeti për të?

I thanë se është i filanes.

Ai e njohu dhe tha: -a nuk më njoftuat për vdekjen e saj?

I thanë: -ti ishe zgjerueshëm dhe nuk deshëm të të mundonim.

Ai tha: -mos e bëni herë tjetër, nëse vdes ndonjëri më njoftoni, se namazi im për të është mëshir,- më pas u afrua tek varri, ne u renditëm pas tij dhe ai dha katër tekbire.”

Vëllezër të dashur, një shoqëri që kryen detyrat në emër të Zotit, në emër të pasimit të profetit, ndërtimi i saj forcohet me nderimin e njerëzve të saj, dhe s’mund të gjendet shteg për të depërtuar e për të injektuar helmin e dashakeqevë, apo të prishë këtë ndërtesë, duke çrrënjosur lidhjet e dashurisë që anëtarët e saj kanë për njëri-tjetrin.

Allahu i Madhëruar thotë: “E ata që kanë ardhur pas tyre thonë: ‘Zoti ynë, falna ne dhe vëllezërit tanë që besuan para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë urrejtje për ata që besuan. Zoti ynë, Ti je i Butë e Mëshirues” Hashr 10.

Dërgoni salavatë mbi të dërguarin e udhëzimit, pasi vetë Allahu urdhëron për diçka të tillë ku thotë: “Allahu dhe Melaiket e Tij dërgojnë salavate mbi profetin, o ju që keni besuar, lutuni për të dhe dërgoni selam!” Ahzab 56.

LEXO  Në ritualin e Haxhit: Rregulla, etiketë dhe udhëzime

Zot lartësoje e bekoje Muhamedin dhe familjen e Muhamedit, sikurse e lartësove e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, Ti je i Lartësuar dhe i Madhëruar.

Ji i kënaqur Zot prej katër prijësve të drejtë, Ebu Bekrit, Umerit, Uthmanit dhe Aliut, si dhe mbi familjen e shokët e tij, përfshina dhe ne bashkë me to o Mëshiruesi i mëshiruesve.

Zoti ynë, lartësoje islamin dhe myslimanët, poshtëroje mosbesimin dhe mosbesimtarët, shkatërroji armiqtë e tu dhe armiqtë e fesë Tënde, bëje Zot këtë vend të sigurt si dhe mbarë trevat islame.

Zoti ynë, kush na synon në vendin tonë, apo trevat islame me të keqe, angazhoje me veten e tij e kurthet e tyre ktheja tek vetja e bëje shkatërrim.

Zoti ynë, ne të lutemi për Xhenet dhe kërkojmë mbrojtjen Tënde prej zemërimit Tënd e zjarrit.

Zoti ynë, na e mbarëso fenë që na ruan stabilitetin, na e rregullo botën në të cilën jetojmë, na e bjer mbarë ahiretin në të cilin do të kthehemi, jetën na e mbush përplot me të mira, vdekjen bëje prehje e paqe.

Zoti ynë, prej Teje kërkojmë gjithë mirësinë, të shpejtën dhe të mëvonshmen, të diturën dhe të paditurën, si dhe mbrona nga e keqja e shpejtë dhe më e mëvonshme, e ditur apo e paditur qoftë për ne.

Zoti ynë, ne të lutemi udhëzim, devotshmëri, dinjitet e pasuri!

Zoti ynë, prej Teje kërkojmë çelësat e çdo mirësie dhe drunjtë e tyre, të parat dhe të fundmet, si dhe jepna gradët e larta në Xhenet.

Zot na ndihmo dhe mos ndihmo kundra nesh, ndihmona në planet tona dhe jo kundra nesh, udhëzona dhe na e bëj të lehtë udhëzimin, ndihmona ndaj atyre që na bënë padrejtësi.

Zot na bëj  prej përkujtuesve, falënderuesve, të nënshtruar, adhurues, pranoje Zot pendimin tonë, na i laj gjynahet, forcona me argument, ruana gjuhën dhe zemrat tona!

Zoti ynë, Ti je Falës, e do faljen, falna ne!

Falna Zot gjynahet e kaluara, apo ato që mund të bëjmë në të ardhmen, të fshehtat dhe publiket, ato që Ti i di më mirë nga ne, ti di të kaluarën dhe të ardhmen, nuk ka Zot tjetër veç Teje.

Zoti ynë mos na privo prej mirësive të Tua, mos na privo me shëndet, mos na befaso me fatkeqësi dhe çdo zemërim Tëndin.

Zoti ynë, ruana prej pamundësisë dhe përtacisë, koprracisë dhe frikës, plakjes, mundimit të borxheve  dhe nënçmimit të burrave.

Zoti ynë, fali të vdekurit tanë, shëroi të sëmurët tanë, mbana nën kujdesin Tënd.

Zoti ynë udhëzoje prijësin tonë dhe shërbyesin e dy xhamive të shenjta në gjëra që Ty të pëlqejnë, jepi sukses dhe pasardhësit të tij për çdo të mirë!

Pranoje Zot prej nesh se Ti je dëgjuesi i Gjithëditur, falna ne, vërtetë Ti je Falës dhe Mëshirues!

“Zoti ynë, ne u treguam të padrejtë me vetet tona, e nëse Ti nuk na mëshiron, padyshim që ne do jemi prej të humburve” Araf 23.

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë jetë dhe në jetën tjetër, mbrona prej dënimit të zjarrit” Bekare 201.

“Allahu urdhëron për drejtësi e bamirësi, t’i jepet të afërmit, ndalon nga e keqja, e urryera dhe padrejtësia, ju porositi në mënyrë që të përkujtoheni” Nahl 90.

Kujtojeni Allahun t’ju kujtojë, falënderojeni për mirësitë t’jua shtojë, padyshim që përmendja e Allahut  është vepra më e madhe, Allahu di atë që veproni!

 

 

Post Author: admin