Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme 29-04-1446 H 01-11-2024
Shejh Dr. Ahmed Bin Ali Hudhejfe
Tema Të mësojmë nga historia e të dërguarit të Zotit
Me të vërtetë lavdërimet janë për Zotin. Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqijat e veteve tona dhe nga veprat tona të këqija. Atë që e drejton Allahu s’ka gjë që e humbet, e ai që e humbet veten e tij s’ka kush e udhëzon veç Tij.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.
Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij.
“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al ‘Imran 102)
“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu të vetëm, e nga ai krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej atyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju.”(En-Nisa’ 1)
“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.”(El-Ahzab70-71)
Në vijim
Porosis veten dhe ju t’i frikësohemi Allahut dhe të ruajmë sekretet, sepse është gjëja më e mirë që mund të mbartë brendësia dhe ndërgjegjja e njeriut. Nëse brendësia dhe ndërgjegjja mbulohen me të mira kjo do të manifestohet në gjuhën dhe organet e tjera të njeriut. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Në të vërtetë, atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i Gjithëmëshirshmi do t’u dhurojë dashuri.” (Merjem 96)
O besimtarë dhe besimtare! Në të vërtetë historia e të dërguarit tonë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe virtytet, cilësitë e tij të nderuara nuk janë thjeshtë një bisedë kalimtare apo një ngjarje e kaluar pa pasur ndikim në jetën e muslimanit. Allahu i Madhërishëm e ka bërë të dërguarin tonë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, referencë, pozicion modeli dhe frymëzimi, sikurse Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Në të Dërguarin e Allahut ka një shembull të mrekullueshëm për atë, që shpreson tek Allahu dhe Dita e Fundit dhe e përmend shumë Allahun.” (El-Ahzab 33) Sepse të qenit e tij njeri nga njerëzit, sikurse Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “Thuaj: “Unë jam vetëm një vdekatar si ju, që më është shpallur se Zoti juaj është një Zot i Vetëm….” (El-Kehf 110), por kur Ai përsosi cilësitë e tij, zbukuroi karakterin e tij dhe e përgatiti atë që të jetë shembulli i autoritetit njerëzor dhe përsosmërisë njerëzore, hodhi mbi të këtë dritë të shpalljes, mesazhin Hyjnorë dhe legjislacionin, sheriatin e Zotit, dhe ndriçoi botën me këtë dritë dhe mesazh. “Dritë sipër dritës. Allahu udhëzon drejt dritës së Tij kë të dojë…” (En-Nur 35)
Koleksionet e synetit, historisë dhe biografive na tregojnë se ai, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ishte mëshirë për botët që përhapet përjetësisht dhe përfaqësohet përmes qenies njerëzore, dhe se ishte lumë i rrjedhshëm i dhembshurisë, mëshirës, faljes, sjelljes së mirë dhe butësisë. Zemërimi dhe hidhërimi nuk e dinte rrugën për në zemrën e tij dhe as fjala e kotë dhe e gjatë nuk kishte rrugë për në gjuhën e tij. Ai, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, nuk ishte i vrazhdë dhe as i ashpër. Nuk ishte fytyrë vrenjtur dhe i zymtë, dhe as i ashpër në të folur dhe në karakter. Nga A’ta Ibn Jesar, Zoti e mëshiroftë, tregohet se ka thënë: “ Kam takuar Abdullah Ibn Amr, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, dhe i kam thënë: “ Më trego për cilësitë e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në Teurat?” Ka thënë: “ Po, për Zotin vërtetë ai është i përshkruar në Teurat me disa nga cilësitë e tij të përshkruara në Kuran. O ti Profet! Ne të kemi dërguar ty si dëshmitar, sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues, strehë, mbrojtje për të pa diturit. Ti je robi dhe i dërguari Im, të ka emëruar Mutevekil, ai që i beson Zotit, nuk je i vrazhdë dhe as i ashpër, as i zhurmshëm në tregje. Të keqen nuk e kthen me të keqe, por se ai toleron dhe falën. Zoti i Madhëruar nuk do ta marrë atë derisa të vendosë nëpërmjet tij fenë e drejtë, duke thënë se nuk ka Zot tjetër përveç Zotit, duke hapur me të sytë e verbër, veshët e shurdhër dhe zemrat e bllokuara. Morali i tij i shkëlqyer dhe virtyti i tij i lartë kanë qenë nga dëshmitë më të mëdha të profetësisë dhe sinqeritetit të thirrjes së tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Sikur cilësitë dhe virtytet e kombinuara tek ai nuk janë të kombinuara te qeniet e tjera njerëzore, sikur mblidhet rrjedha e ujit në fund të një lugine. Fytyra e tij e bukur dhe e shndritshme artikulonte sinqeritet, prej saj, fytyrës së tij, shfaqej imagjinata dhe shkëlqenin shenjat e tij. Abdullah Ibn Selami, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: Kur i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka ardhur në Medine njerëzit kanë dalë me nxitim drejt tij duke thënë; Erdhi i dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Erdhi i dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Erdhi i dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Kam shkuar në mes të njerëzve për të parë dhe kur kam shikuar fytyrën e tij e kam dalluar se ajo nuk është fytyra e një gënjeshtari. Gjëja e parë që kam dëgjuar nga ai që ka folur është se ka thënë: “ O ju njerëz, përhapeni selamin, ushqeni të varfrit, mbani lidhjet farefisnore dhe falni namaz natën kur njerëzit janë në gjumë në mënyrë që të hyni në Xhenet me paqe.” Paqja e Zotit qoftë mbi të, në këshilla ishte i mëshirshëm, i drejtë me botën dhe i butë në sjelljen e tij, imam, udhëheqës udhëzues, fytyra e të cilit është e mbrojtur nga errësira, sikur një llambadari të jetë varur në ballin e tij.
Vëllezër në besim! Nga manifestimet, shfaqjet më të mëdha të mëshirës së Zotit ndaj këtij umeti, populli është se tregoi mirënjohje me sjelljen e këtij profetit të nderuar, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, për të cili Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Tashmë ju ka ardhur një i Dërguar nga gjiri juaj. Atij i vjen rëndë për gjynahet që bëni ju, jua dëshiron të mirën me gjithë zemër që ju të shkoni rrugës së drejtë dhe është i butë e i mëshirshëm me besimtarët.” (Et-Teube 128) Ai është i dërguar që i vjen keq për të vështirën dhe mundimin që prekën umetin e tij, do prej tij, umetit nga të parët dhe të fundit e tij, të mëparshmet dhe të mëvonshmet prej tij. Nga Ebi Musa, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Vërtetë Allahu i Madhërishëm, nëse dëshiron mëshirimin e një populli nga robërit e Tij, e merr të dërguarin e Tij para tyre dhe e bën atë paraprakisht ndërmjetësuar dhe të kënaqur me ata.”
Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka shkuar tek varrezat dhe ka thënë: “ Paqja e Zotit qoftë mbi ju vendbanimi i popullit besimtarë, dhe ne, me lejen e Zotit, do të ju pasojmë, do vijmë tek ju. Do doja të shikoja vëllezërit tanë.” I kanë thënë: “ A nuk jemi ne vëllezërit tu, o i dërguari i Allahut?” Ka thënë: “ Ju jeni shokët e mi, ndërsa vëllezërit tanë janë ata që nuk kanë ardhur akoma.”
Vërtetë, ai është i dërguari i nderuar, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ku zemra mbushet me dashurinë për të, me nderimin e tij, me përmallimin për të dhe gjuha ngelet e lagur me salavatet e shumta dërguar për të, e si mund të jetë nëse je afër me të në shtëpi dhe në fqinjësi me të?
“ Malli më i madh do të jetë në ditën kur shtëpitë të jenë afër me shtëpinë e tij.”
O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje atë.
Ndërsa peshoja e shkallës së dashurisë së vërtetë është të nxituarit në bindjen ndaj të dashurit dhe të përpiqesh që të fitosh kënaqësinë e tij. Meditoni dhe merrni para sysh fjalën e të nderuarit të Zotit, Musait, drejtuar Zotit të tij: “… e unë nxitova te Ti, o Zoti im, për të fituar kënaqësinë Tënde.” (Ta Ha 84) Dashuria e plotë dhe e sinqertë shoqërohet me dëshmi të sinqeritetit të saj dhe efektet e përmbushjes, arritjes së saj. Dashuria e të dërguarit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, me dashurinë për Zotin është rruga me mirë me të cilën besimtari mund të afrohet me Zotin e tij, dhe të fitojë dashurin dhe afërsinë e Tij. Por se dashuria e tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është nga efektet e dashurisë së Zotit të Lartësuar. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, tek Zoti i tij ka pozitën dhe gradë më të lartë. Kush është i sinqertë në dashurinë për të dashurin e tij e do atë që do dhe atë çfarë ai do, dhe urren atë që e urren dhe atë çfarë ai urren. Sikurse i dashuruari është gjithmonë i përmalluar për të dashurin e tij. Flet shumë për të dhe ka nderim të madh për të. Ndërsa sa i përket dashurisë që nuk ka asnjë ndikim në realitetin e jetës përveç qëndrimit në rrënojat e imazheve të dukshme dhe ndalimit tek ato, ajo është një dashuri e mangët, jo e plotë. Kush është i tillë në dashurinë e tij, le t’i plotësojë aspektet e asaj mangësie në dashurinë ndaj zotërisë së njerëzimit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Dashuria e sinqertë është portë e gjerë prej portave të dijes dhe arritjeve të niveleve të larta. Nga Enes Ibn Malik, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “ Një burrë ka ardhur tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe ka thënë: “O i dërguari i Allahut, kur do të ndodhë Kijameti?” Ka thënë: “ E çfarë ke përgatitur për Kijametin?” Burri ka thënë: “ Dashurinë për Allahun dhe të dërguarin e Tij.” I dërguari ka thënë: “ Vërtetë ti do të jesh me atë që ke dashur.” Enesi ka thënë: “ Pas hyrjes tonë në Islam nuk jemi gëzuar më shumë se me fjalën e të dërguari të Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të; “ Vërtetë ti do të jesh me atë që ke dashur.” Enesi ka thënë: “ Dhe unë e dua Allahun dhe të dërguarin e Tij, Ebu Bekrin dhe Omerin, dhe shpresoj që të jem me ta dhe pse nëse nuk kam punuar me veprat tyre.”
Zoti na dhëntë sukses të gjithëve që ti përmbahemi synetit të tij, të pasojmë fenë e tij dhe të përsosim dashurinë për të.
Zotit i kërkoj falje për vete dhe ju, tek Zoti kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Shlyes dhe Falës i gjynaheve.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin ku lavdërimi i Tij është për dhurimet e Tij dhe falënderimi për Të është për mirësitë dhe bekimet e Tij. Atë e lavdëroj me lavdërime që njohin mirësitë e Tij, duke pranuar paaftësinë për të numëruar lavdërimet dhe madhërimet e duhura për Të, lavdërimet e atij që ka nevojë për Të dhe që pasurohet me Të në të gjitha kohët.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, i Përsosur në Sundimi, Pushtetin, Cilësitë dhe Emrat e tij.
Lutjet dhe përshëndetjet më të pastra dhe më të plota për krijesën më të mirë, për zotërinë dhe vulën e të dërguarve të Tij. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, pishtarët e udhëzimit dhe yjet e qiellit të tij, dhe mbi pasuesit e tyre në vepra të mira për sa kohë retë të mbushen me ujë dhe pikat e tij, shiut, të vazhdojnë të bien.
Në vijim
O besimtarë dhe besimtare! Vërtetë të dërguarin tonë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e ka përzgjedhur Zoti i tij me këto cilës dhe virtyte nga të gjitha krijesat e Tij, dhe e ka dalluar nga të gjitha krijesat e Tij për të qenë nga ndërmjetësit e të dërguarve të Tij të nderuar, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të gjithë ata, për të lajmëruar përmes tij fenë e Tij përmbyllëse, të fundit, për ta reformuar njeriun me këto mësime hyjnore. Me qëllim që të ngrejë njeriun në nivelin e përsosmërisë së tij njerëzor në atë nivel që ka dashur Allahu që të jetë në këtë botë, pasi që njeriu, para kohës së mesazhit të tij, kishte degraduar në nivele të injorancës, shtypjes, errësirës dhe paganizmit. Pas kësaj, nuk është për t’u habitur, që thirrja e tij do të ndiqte rrugën e diellit dhe do të arrinte deri në vende që ka arritur nata dhe dita, në kohët e lashta kur vendet shtriheshin përtej shkretëtirave dhe deteve, dhe për të mbushur botën me mëshirë, drejtësi, qytetërim, dije dhe humanizëm. Është në drejtë të muslimanit që të dërguarin e tij, Muhamedin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ta bëj pikë pasimi dhe vend të strehimit të tij, për të merituar me këtë nderin e pasuesit të tij dhe të kuptojë sinqeritetin e dashurisë së tij.
Zoti ju mëshiroftë! Dijeni se Islami ka bërë mbrojtjen e shpirtrave njerëzorë dhe ruajtjen e jetëve të njerëzve nga qëllimet dhe objektivat më të mëdha. Sikurse ka ligjëruar arsyet që të çojnë në ato rrugë, dhe ka mbyllur dyert që të çojnë në të kundërtën. Urdhri është që muslimanët të marrin arsye ligjore dhe shëndetësore për ta ruajtur atë, duke përfshirë marrjen e iniciativës për të marrë imunizime dhe vaksina, veçanërisht në vende të mbushura me njerëz siç ndodhë në dy xhamitë e shenjta, dhe në sezonin e umres dhe vizitave. Zoti është Kujdestari që ruan mua, ju dhe të gjithë muslimanët nga çdo e keqe.
Adhurues të Zotit! Dijeni se kjo është një nga ditët në të cilën kërkohen lutjet dhe përshëndetjet e shumta për zotërinë e krijesave dhe më të mirën e njerëzimit, të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thotë: “ Vërtetë nga ditët tuaja më të mira është dita e xhuma, prandaj, në këtë ditë, shtoni salavatet, lutjet për mua, sepse vërtetë lutjet tuaja mbërrijnë tek unë.”
O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje zotërinë e të parëve dhe të fundit, imamin e të gjithë profetëve, vulën e të gjithë të dërguarve, mëshirën Tënde për mbarë botët, sa numri i librave Tu, sa ka shkruar stilolapsi Yt dhe sa njohuritë Tua të pafundme, lutje që do të vazhdojnë deri në Ditën e Kijametit.
O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me të gjithë shokët e tij, me halifet e drejtë, zotërinjtë e udhëzuar në veçanti, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë shokët e të dërguarit Tënd, me pjesëtarët e familjes së tij, me të gjithë shokët e tjerë, me pasuesit e tyre në mirësi, o Zoti i botëve, dhe me ne së bashku me ata, me Mirësinë dhe Kënaqësinë Tënde, o më i Madhi Mëshirues.
O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro idhujtarinë dhe idhujtarët.
O Zot, bëj këtë vend të bekuar vend të sigurte dhe të qetë, të ruajtur dhe të mbrojtur, dhe të gjitha vendet muslimane.
O Zot, ndihmo vëllezërit tanë në Palestinë. O Zot, jepu atyre fitore, bashko forcat e tyre dhe merr nën Kujdesin Tënd çështjen e tyre, bëj rrethin e zemërimit dhe hakmarrjes Tënde kundër armikut Tënd dhe armikut të tyre, o Zot i botëve.
O Zot, jepi sukses kujdestarit të çështjeve tonë, kujdestarit të dy xhamive të shenjta dhe zëvendësit të tij në atë që Ti do dhe je i kënaqur. O Zot, jepu atyre sukses në çdo të mirë dhe ndihmoi në të.
O Zot, të lutemi të bësh veprat e atyre të dyve të mira në fe dhe në këtë botë, në të tashmen dhe në të ardhmen, dhe t’i bësh të mira dhe të dobishme për robërit dhe vendin, o Zot i botëve.
O Zot, kërkojmë nga Ti prej të mirës që di, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga e keqja që di, dhe kërkojmë faljen Tënde për atë që di, me të vërtetë Ti je Njohësi i të fshehtës.
Adhurues të Zotit! Përjetësoni mirësinë e Zotit tuaj me falënderimin ndaj Tij, ruani begatitë e Tij duke pasuar urdhrat e Tij, dhe këmbëngulni me lutjet drejtuar Atij dhe me përmendjen e Tij.
“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Saffat 180-182)
Afrim Smakaj