Punët e mira që të afrojnë te Zoti – Meka 31.12.2021

Hutbe e ditës së xhuma nga  Meka e bekuar       27-05-1443 H   31-12-2021 D

Shejh Fejsal Gazaui       Tema  Punët e mira që të afrojnë te Zoti

Lavdërimet janë për Zotin, nuk e arrinë lumturinë dhe krenarinë vetëm se ata që i binden dhe i frikësohen  Zotit, dhe se jeta nuk mund të jetë e mirë vetëm se me afrimin tek Ai dhe fitimin e kënaqësisë së Tij. Zotin e Madhërishëm e lavdëroj.     

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, nuk ka  të adhuruar tjetër veç Tij. 

Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit, i i dashuri dhe i përzgjedhuri i Tij, krijesa më e afërt me  Zotin e tij. Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi  familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë.

Në vijim

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut, kush i frikësohet Zotit meriton  kënaqësin e Tij dhe fiton me të qenurit pranë Tij. “Vërtet, besimtarët e devotshëm do të jenë në kopshtet e Xhenetit, ku rrjedhin lumenj  në kuvendin e së vërtetës (në Xhenet), tek një Sundues i Plotfuqishëm.” (El-Kamer 54-55)

O ju muslimanë! Besimtari i urtë dhe i matur orientohet nga e mira dhe ajo që e ndihmon në të, dhe është i prirur për atë që  kënaqën Zotin e tij dhe i afrohet Atij. Ai  i shmanget veprave të cilat e largojnë nga Zotit i tij,  dhe ruhet nga ato afrime prej të cilave do të ketë vetëm humbje në këtë botë dhe në botën tjetër. Nga jurisprudenca Islam është që njeriu të jetë i qartë në çështjen e tij, e di se kur afrimiteti ndaj një gjëje është i dobishëm, dhe i afrohet më shumë, dhe e di  kur të afruarit tek diçka është i dëmshëm dhe i padobishëm dhe largohet prej saj.

O ju vëllezër! Afërsia më e madhe dhe më e mrekullueshme  është afërsia me Allahun. Allahu i Madhërishëm i ka lavdëruar ata të cilët garojnë që të afrohen sa më shum pranë Tij, duke bërë të qartë gjendjen e tyre se ata:  “kërkojnë t’i afrohen Zotit të tyre, madje edhe më të afërtit, duke shpresuar mëshirën e Tij dhe duke iu frikësuar dënimit të Tij.”(El-Isra 57) Allahu i Madhërishëm ka thënë: “dhe ata që kanë prirë (në besim) e që do të prijnë (edhe në Xhenet). Ata janë të afërtit (tek Allahu),” (El-Uakia’ 10-11) Ka kuptimin se të tjerët janë larg nga ata në të afruarit me Zotin. E sikurse dhe dihet shkallët e të afruarit tek Allahu i Madhërishëm ndryshojnë  në varësi të gradës së atij që i afrohet Zotit. Melaiket e Zotit, paqja e Zotit qoftë mbi ta, i ka nderuar Allahu i Madhërishëm me adhurimin e tyre ndaj Tij, dhe  ka bërë që të jenë pranë Tij,  sikurse ka ardhur në përshkrimin që  Ai u ka bërë, duke i quajtur “Melaiket e afërm”. Gjithashtu  të dërguarit dhe të gjithë profetët e Tij janë të afërm dhe pranë Zotit. Allahu i Madhërishëm e ka përshkruar të dërguarin e Tij, Isain, paqja e Zotit qoftë mbi të, me fjalën e Tij: “do të jetë i nderuar në këtë botë dhe në tjetrën dhe një nga të afërmit e Allahut.” (Al ‘Imran 45) Ndërsa i dërguari ynë Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është nga më të afërmit pranë Zotit të Gjithësisë, dhe në gradën më të lartë prej të gjithëve tek Zotit. Të qenit afër Zotit të Madhërishëm është forca e vërtet të cilën e posedon njeriu. Allahu i Madhërishëm në shenjë vlerësimi ndaj të dërguarit të Tij Musait, paqja e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Ne e thirrëm atë nga ana e djathtë e malit Tur, duke e afruar në një bisedë të fshehtë.” ( Merjem 52)

Ishte  ky afrimitet që e ndihmoi Muasin, paqja e Zotit qoftë mbi të, të tejkalojë çdo gjë që e goditi në përballjen e tij me Faraonin dhe magjistarët.

Adhurues të Zotit! Robi, njeriu, duhet të mësojë  se çfarë e afron atë tek Zoti, dhe  e bën të dashur tek Ai. Piksëpari, adhurimet e obliguara janë shkak  që njeriu të afrohet tek Zotit i tij. Pendesa tek Zoti është nga shkaqet që e afrojnë njeriun të fitojë kënaqsinë e Tij, dhe e largohet atë nga zemërimi i Tij, sikurse i dërguari i Zotit, Salihu, paqja e Zotit qoftë mbi të, ka thënë për popullin e tij; “ andaj, kërkoni falje nga Ai dhe kthehuni me pendim tek Ai! Pa dyshim, Zoti im është afër dhe u përgjigjet (lutjeve)”. (Hud 61) Që do të thotë se Zoti është afër atyre që janë të sinqertë në adhurimin e Tij, dhe i luten Atij me pendesë, e Ai është që i përgjigjet lutjes së lutësit.

Bamirësia është kulmi i veprave të mira dhe pozita më e mirë që arrin njeriu, me të vlersohet afrimiteti i tij me Zotin. “Vërtet, mëshira e Allahut është afër punëmirëve.” (El-A’raf 56) 

Ibn Kajmi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Pozita e njeriut në afrimitetin me Zoti është në varësi të pozitës së tij në bamirësi, dhe në varësi të kësaj pozite ndryshon dhe namazi i tij, vlerësimi për namazin e tij, sa që ndryshimi i namazit, në vlerë, tek dy njerëz është i madh sa ndryshimi i qiellit me tokën, dhe pse  qëndrimi në këmbë, kijami,  rukuja dhe sexhdeja e tyre janë të njëjta.”

E nga ndikimet më të mëdha në afrimitetin me Zotin është përmendja që i bën njeriu Zotit të tij, në varësi të përmendjes që i bën njeriu Zotit  është dhe afrimiteti i tij me Krijuesin e tij. Në hadithin Kudsi, Allahu i Madhërishëm thotë: “Unë jam tek mendimi i robit Tim për Mua dhe Unë jam me të sa herë më përmend Mua.”

Prej veprave  me të cilat arrihet të afruarit me Zotin është plotësimi i obligimeve dhe të shtuarit e sa më shumë veprave vullnetare. Në hadithin Kudsi, Allahu i Madhërishëm thotë: “ Robi im nuk do të më afrohet me diçka më të dashur për Mua sesa ajo që ia kam caktuar. Robi im do vazhdojë të më afrohet me namaz vullnetar, derisa ta dua.” Nga obligimet më me vlerë me të cilat afrohet më shumë njeriu me Zotin,  është namazi dhe rënija në sexhde për Zotin e Madhërishëm. Për këtë e ka orientuar Allahu i Madhërishm të dërguarin e Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, me fjalën e Tij kur thotë: “ por bëj sexhde dhe afroju Zotit tënd!” (El- ‘Alak 19) Fjala e Tij “bëj sexhde” tregon kujdes ndaj namazit, e bën të pëlqyer dhe kështu, “afrohesh” për të vënë në dukje kështu atë që është më e pëlqyer tek Zoti i Gjithësisë, duke e bërë kështu namazfalësin më të afërt me Zotin e Madhërishëm. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Njeriu  më pranë Zotit të tij është në sexhde, prandaj shtoni lutjet.” Sexhdeja shprehën nënshtrimin dhe përuljen maksimale, braktisje të mendjemadhësisë dhe dorëzimin e shpirtit për Zotin e Madhërishëm. Kur njeriu bie në sexhde për Zotin,  kundërshton egon dhe dëshirat e tij,  afrohet me Zotin e tij, dhe kërkon kënaqësinë e Tij. Prandaj i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, përsonin  që kërkoi  shoqërinë e tij në Xhenet, e këshilloi me fjalët duke i thënë: “ Më ndihmo, për veten tënde, me të shtuarit e sexhdes për Zotin.” Në këtë hadith nxitet  të shtuarit e sexhdes, lutjet  në të, dhe qëllimi këtu është për sexhdet në namaz.

Vlera e duasë, lutjes, është e madhe. Allahu është afër robit që i lutet Atij, përmes përgjigjes, pranimit të lutjes, ndihmës dhe suksesit. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam pranë, u përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua.” (El-Bekare 186)

Nga të afruarit e lavdëruar që njeriu të jetë në gradë sa më të afërt me të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në Xhenet. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Me të vërtet më i dashuri prej jush tek unë dhe më afër meje në ditë e Gjykimit është ai me moral më të mirë, prej jush.”

O ju musliman! Ajo që është mësuar nga historia e pastër e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe meritat e tij të ndershme, është se ai qëndronte afër, pranë njerëzve, manifestonte bashkëjetesë të bukur, dhe moral të lartë. Dëshironte të mirën për ata, kujdesej që tu bënde dobi, tu plotësonte nevojat e tyre, kontrollonte çështjet e tyre, i përgjigjej ftesave të tyre, pajtonte në mes tyre, bënte durim nga shqetësimet e tyre, dhe falte shkeljet e tyre. Ai e ka treguar vlerën e kësaj sjelljeje me fjalën e tij, kur thotë: “A dëshironi t’ju lajmëroj për për atë që e ka të ndaluar zjarrin, dhe atë që zjarri është i ndaluar për të?! Për çdo njeri të lehtë, në marrdhënije njerzore, falës,  zemër butë, dhe i afrueshëm me njerëzit.” Do të thotë çdo njëri që është afër njerëzve, i butë në biseda dhe marrdhënije me ta, që u zbutën dhimbjen njerëzve, sipas mundësisë së tij, si dhe çdo njeri i butë, që u gjindet pranë njerëzve, falës në marrdhënijet me njerëzit.

O ju muslimanë! Nga bukuritë e legjislacionit tonë madhështorë, Islamit, është se ai bën thirrje në mbajtje të lidhjeve të gjakut dhe afrimitet, në solidaritet dhe lidhje në mes muslimanëve, me qëllim që marrëdhënijet e tyre të mira të jenë të forta dhe litari i dashurisë mes tyre sa më i gjërë. E më primarët për këtë marrëdhënije janë familjarët, të afërmit dhe njerëzit e gjakut. Por çfarë është për të ardhur keq se në realitet gjejmë të kundërtën  e saj. Është përhapur  urrejtja, distancimi, largimi dhe ndërprerja e lidhjeve, dhe armiqësia në shumë prej tyre. Marrdhënijet janë dobësuar,  janë shkëputur lidhjet, janë pakësuar vajtje ardhjet dhe vizitat tek njëri-tjetri. E si rezultat i këtyre sjelljeve, dëmet janë: Braktisja e të afërmve, nuk punon as mendon për ngushllimin e tyre në asnjë rast dhe për asnjë ndodhi, neglizhohen të dobëtit dhe ata që janë nevojtarë. Ata privohen nga e drejta e tyre për të kërkuar ndihmë dhe dhembsuri, nga të dhuruarit  dhe nga ndalimi në ndonjë hap i gabuar, këshillimi. E ku qëndron kjo gjëndje nga ajo që këshillon Allahu i Madhërishëm me fjalën e Tij, kur thotë: “ Jepuni të afërmve të drejtën e tyre,…” (El- Isra’ 26) Allahu i Madhërishëm ka urdhëruar që ti japësh të afërmit, për shkak të afrimitetit të gjakut, e ai është më primari të cilit duhet ti jepet sadakaja, lëmosha, sikurse ka ardhur në hadith, që thotë: “Sadakaja ndaj të varfërit është njëherë sadaka, ndërsa ndaj të afërmit është dy herë: është sadaka dhe mbajtje e lidhjeve familjare.”

Sa më të forta që të jenë lidhjet e gjakut aq më të forta do të jenë lidhjet në shoqëri. 

Kujdesi dhe nderimi i prindërve është nga veprat që e afrojnë njeriut me Zotin e tij. Prindërit janë njerëzit që kanë më të drejtë se çdo kush për afrimitet, për shoqërim dhe të bërit mirë, përpjekje në shërbim të tyre, kontrolli i kushteve të tyre, dhe të kujdesurit për punët e tyre. Nga ana tjetër, afrimiteti i prindërve ndaj djemve dhe vajzave të tyre, është nga metodat e përmirësimit të tyre, me dashurinë, dhembsurinë dhe kujdesin ndaj tyre, duke u ulur me ta, duke u rrënjosur atyre mësimet e fesë dhe vlerat e virtytit në shpirtin e tyre, përcjellja e sjelljeve dhe moralit të tyre, dhënija e  këshillave për ata, si dhe të paturit frikë për ta se mos largohen nga e vërteta, dhe devijojnë nga rruga e drejtë. E ajo që duhet të merret në konsideratë nga baballarët, nënat dhe edukatorët,  është dyfishimi i vëmendjes dhe kujdesit për të vegjlit duke qëndruar me ta, mbjellja e parimeve  të larta, sjelljeve të mira dhe moralit në shpirtin e tyre. Ata duhet që ti shoqërojmë, të luajmë dhe të argëtohemi me ta, Ata duhet që ti shoqërojmë, të luajmë, të argëtohemi, të bëhet shaka me ta, dhe angazhimin e tyre në kohën e lirë me gjëra të vlefshme dhe të dobishme. Kjo me qëllim nxjerrja dhe largimi i tyre nga realiteti i sotëm që i ka bërë robër të teknologjive  moderne dhe të programeve elektronike, pas të cilave janë “dashuruar” marrëzisht, e që punojnë në edukim e tyre, në formimin e kulturës së tyre, si dhe duke  kontrolluar   ndjenjat e tyre  dhe mënyrën e të menduarit të tyre.

Bashkëshortët afrohen me njëri tjetrin me jetë të mirë, me dhënijen e çdo njërit të drejtën që meriton tjetri, me qëllim që të vazhdojë dashuria dhe afrimiteti, dhe të jetojnë në dashuri dhe harmoni. 

Sa më shumë që bashkëshortët të afrohet tek Allahu, rritet afrimiteti në mes tyre, e sa më shumë që ndonjëri prej tyre largohet nga Zoti i tij, kjo vepër, largimi nga Zoti,  do të kenë ndikim tek bashkëshorti. Disa nga selefët tanë, të parë tanë të mirë, kanë thënë: “ Sa herë që kundërshtoj, nuk i bindem Zotit, e shikoj ndikimin në sjelljen e kafshës dhe bashkëshortes time.”

Adhurues të Zotit! Nga çfarë është shumë befasuese, se pavarësisht nga fakti se teknologjia moderne dhe përparimet e mëdha në komunikim, lavdërimet janë për Zotin, na e kanë lehtësuar komunikimin me të tjerët, na kanë afruar të largëtin, na lehtësojnë përfundimin e punës, dhe plotësimin e nevojave me përpjekjen dhe kohën minimale, përsëri, në anën tjetër, këto mjete, janë bërë shkak në largimin e familjeve, dhe shkëputjen e lidhjeve shoqërore. Sa nga familjet i bashkon një vend i vetëm por janë të ndarë?! Çdo njëri qëndron i veçuar në shtëpi, dhe pse janë bashkë, apo dhe kur takohen përsëri janë të zënë me celularët e tyre në duar, apo me pajisjen e tyre elektronike, laptop,etj, ndjekën videoklipin e tij të preferuar apo dëgjon këngën e preferuar, dërgon mesazhe përmes programeve të ndryshme të komunikimit, lundron në faqe të ndryshme në internet, ose kalon kohë të gjatë duke u marrë me lojërat elektonike, e ndoshta dhe qëndron zgjuar për shkak të tyre, lojrave. Duhet që ti kushtojmë vëmendje kësaj gjendje, të trajtojmë çështjen tonë, ta mjekojmë atë dhe të korrigjojmë situatën tonë. 

Adhurues të Zotit! Jo çdo dhuratë është bekim, dhe jo çdo bekim është dhuratë! Por se bekimi dhe mirësia e vërtetë është ajo që të afron tek Allahu i Madhërishëm. Ebu Hazim, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Çdo e “mirë” që nuk të afron për tek Zoti është e keqe.”

Adhurues të Zotit! Meditoni në atë që ka përmendur Zoti ynë i Madhërishëm kur thotë: “ As pasuria juaj, as fëmijët tuaj nuk do t’ju afrojnë më shumë te Ne, por vetëm ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira (e meritojnë këtë). Ata do të kenë shpërblim të shumëfishtë për atë që kanë bërë dhe do të jenë të sigurt në banesa të larta (në Xhenet).” (Sebe’ 37) E sikurse e kanë përmendur disa dijetarë, kuptimi i këtij ajeti është; “ As pasuria juaj, as fëmijët tuaj nuk do t’ju afrojnë më shumë te Ne, por vetëm ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira (e meritojnë këtë).” Kjo sjellje, veprat e mira, i afron ata me pasurin dhe fëmijët e tyre tek Allahu i Madhërishëm, duke ju bindur Zotit në to, duke zbatuar tek ata, fëmija dhe pasuria, të drejtën e Zotit,  ndryshe nga jobesimtarët, ata që mohojnë Zotin.” 

Adhurues të Zotit! Bindja ndaj Zotit të çoj në Xhenet, ndërsa mosbindja ndaj Tij të afron drejt zjarrit të Xhehenemit. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Xheneti është më afër çdonjërit prej jush sesa lidhëset e këpucëve të tij, po kështu është edhe Zjarri!” Njohja e veprave që të afrojnë drejt Xhenetit dhe të largojnë nga zjarri është nga kërkesat më të rëndësishme.  Për këtë janë kujdesur më së shumti sahabet, Zoti qoftë i kënaqur me ta, kur njëri prej tyre e pyetën të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, me fjalët: “Më trego për veprën që më shpie në Xhenet dhe më largon nga Zjarri!” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i përgjigjet duke i thënë: “Të adhurosh Allahun dhe të mos i bësh Atij shok në adhurim, të falësh namazin, të japësh zekatin, dhe të mbashë lidhjet e gjakut.”

Zotit  të Madhërishëm i kërkoj falje për vete, ju dhe të gjithë muslimanët, Zotit kërkoni falje dhe tek Ai pendohuni, me të vërtetë Zoti ynë është Falës Mëshirues.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin,  s’ka kush ngushton kur Ai zgjëron, s’ka kush  afron kur  Ai largon, dhe s’ka kush largon kur Ai  afron,  s’ka kush dhuron kur  Ai privon, dhe s’ka kush privon  kur Ai dhuron. “Kush afrohet drejtë Tij një pëllembëm, Ai afrohet pranë tij një krah. E kush i afrohet Atij një krah, Ai i afrohet atij një pash.”

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok.

Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë Muhamedi është i dërguari i Zotit. Zoti e bekoftë atë sa kohë njeriu ngrihet për namaz dhe madhëron Allahun,  dhe sa kohë nata ndjekën ditën dhe zëvendësojnë njëra-tjetrën.

Në vijim

O adhurues të Zotit!  Sikurse njeriu bën kujdes për veprat që e afrojnë atë tek Zoti i tij, po ashtu duhet që të largohet nga ato vepra që e drejtojnë në rrugë të gabuar dhe të keqe, dhe të qëndrojë largë nga çdo gjë që e shpie atë në të ndaluara, të vogla qofshin prej tyre apo të mëdha. Allahu i Madhërishëm ka paralajmëruar Ademin dhe Havanë, paqja e Zotit qoftë mbi ata të dy, me fjalën e Tij: “ por mos iu afroni kësaj peme, se ndryshe do të bëheni të padrejtë”. (El-Bekare 35)  Por Shejtani i mashtori ata të dy, dhe i shtyu drejt gabimit, hëngrën prej të ndaluarës dhe ju ndodhi çfarë ju ndodhi. Argumentat të shumëta dhe të qartë kanë ardhur që na ndalojnë tu afrohemi disa gjynaheve të mëdha, sepse të afruarit pranë tyre mund të na shpie në rënijen në to. Si fjala e Allahu i Madhërueshëm që thotë: “dhe largohu nga ndyrësia (adhurimi i idhujve)!” (El-Muddeththir 5) Kuptimi  këtu është të larguarit nga putat dhe idhujt,  dhe nga të gjitha veprat e shirkut, që i bëjnë shok Zotit. Mos ju afro atyre, largohu nga çdo gjë që ka lidhje me ata. Sikurse fjala e Allahut të Madhërishëm që thotë: “Andaj, largohuni prej ndotësisë së idhujve dhe largohuni prej fjalëve të rreme.” (El-Haxhxh 30 Do të thotë, largohu nga adhurimi i idhujve, putave, dhe pasimi i Shejtanit,  dhe frikësohuni nga fjalët e rreme, dëshmia e rreme, sikur vepruan idhujtarët që morën idhujt ndërmjetësues që ti afrojnë tek Zoti, sipas pretendimit të tyre. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “  Sa për ata që marrin mbrojtës të tjerë, përveç Tij, duke thënë: “Ne u lutemi atyre vetëm që të na afrojnë tek Allahu…”( Ez-Zumer 3) 

Ndërsa besimtarët bëjnë kujdes dhe ruhen nga idhujtaria, gënjeshtra dhe dëshmia e rreme, dhe largohen nga ato që nuk e afrojnë atë tek Zoti. Allahu i Madhërishëm në përshkrimin e robërve të Tij, besimtarëve, ka thënë: “  (Kështu janë) edhe ata që nuk dëshmojnë në mënyrë të gënjeshtërt…” (El-Furkan 72) Sikurse e kanë përmendur dijetarët,  në këtë kategori përfshihet politeizmi, idhujtarija, imoraliteti, gënjeshtra, mashtrimi, tubimet e këqija, tradhtija, festat e politeistëve, dhe ngjarjet risi, shpikjet në fe. 

E nga ato që Allahu i Madhërueshëm na ka ndaluar që tu afrohemi gjithashtu është ajo që ka ardhur në fjalën e Tij, ku thotë: “Dhe mos iu qasni kurvërisë, se ajo është shfrenim dhe rrugë e shëmtuar!” (El-Isra’ 32) Na ka ndaluar nga imoraliteti dhe të afruarit pranë kësaj të keqeje, ku përfshihen shkaqet dhe motivet që të shpien drejtë tij, imoralitetit. Dhe fjala e Allahut të Madhërishëm ku thotë: “që të mos i afroheni veprave të turpshme, qofshin ato të hapëta apo të fshehta.” (El-En’am 151) Do të thotë, mos ju afroni gjynaheve të mëdha dhe të këqija, atyre që janë hapur dhe as atyre që janë të fshehta, e kjo ka të bëjë me ndalimin e gjërave që të shpien drejt tyre gjithashtu.

O ju muslimanë! E kemi për detyrë që të mbushim jetën me bindje ndaj Zotit tonë, që kur të ndahemi nga kjo botë të mos pendohemi për orët që kemi kaluar nga jeta jonë duke mos u afruar tek Krijuesi ynë. Dhe le ta  dimë se të afruarit tonë tek Zoti, fitimi i një vend vlersimi dhe favori nga Ai, është lumturia e kësaj bote dhe e botës Tjetër. Ndërsa të larguarit nga Ai është humbja më e madhe, keqardhja dhe mjerimi më i madh. 

Sikurse ne duhet të bëjmë kujdes nga shkaqet që na shpien në largimin nga Zoti, dhe largimi nga mëshira e Tij dhe shkatërrimi. Ka ardhur në një hadith se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është ngjitur në minber dhe ka thënë: “ Amin, Amin, Amin.”  Dhe ka bërë të qartë tek shokët e tij arsyen e thënit tre herë”Amin” dhe ka thënë: “ Më erdhi Xhibriili, paqja e Zotit qoftë mbi të, dhe më tha; “O Muhamed! Kush e arrin një prej dy prindërve të vet dhe pastaj vdes e hyn në Zjarr, Allahu e largoftë atë (nga mëshira e Tij)! Thuaj: Amin! Dhe  thashë; “Amin.” Pastaj ka thënë; “O Muhamed! Kush e arrin muajin e Ramazanit pastaj vdes pa iu falur gjynahet dhe hyn në zjarr, Allahu e largoftë atë! Thuaj: Amin! Thashë: “Amin” Pastaj ka thënë: Kushdo që dëgjon të përmendet emri yt dhe nuk dërgon salavat mbi ty, pastaj vdes dhe hyn në zjarr, Allahu e largoftë atë (nga mëshira e Vet)! Thuaj: Amin!” Thashë: “Amin” Ndërsa në një transmetim tjetër thuhet: “ Allahu e largon atë dhe e shkatërron.”

O Zoti ynë, fale dhe mëshiroje Muhamedin, njeriu më i mirë dhe më i bukur nga largë, dhe më i miri dhe më i bukuri prej tyre dhe nga afër. Lutje dhe përshëndetje të përhershme, të vazhdueshme dhe të plota, deri në ditën e Gykimit.

Kënaqësia e Zotit qoftë mbi halifet e parë të drejtë, shokët e tij, mbi tabiinët dhe mbi ata që i pasojnë me mirësi, dhe mbi ne sëbashku me ata, me Faljen dhe Bujarinë Tënde o Dhurues i madh.

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro  idhujtarinë dhe idhujtarët.

O Zot shkatërro armiqtë e fesë.

O Zot ruaj këtë vend, ruaj vendin e dy të shenjtave nga dëmet e të këqinjve, nga komplotet e të pabesëve, nga planet e atyre që thurin komplote, dhe nga çdo ziliqarë dhe keqbërës, dhe nga armiqt e Islamit dhe  muslimanëve. 

O Zot bëje këtë vend të paqtë, siguritë dhe të begatë, dhe të gjitha vendet  muslimanëve. 

O Zot largo nga ne ngritjen e çmimeve, epidemitë,  kamatën, imoralitetin,  termetet, dhe  të vështirat, fitnet e këqija nga ato që janë hapur dhe ato që janë të fshehta, nga vendi ynë në veçanti dhe nga të gjitha vendet islame në përgjithësi.

O Zot të lutemi të jesh me vëllezërit tanë të dobët, me ata që luftojnë në rrugën Tënde, me ata që janë të lidhur fort me vendet e shenjta, dhe  mbrojtësit e kufirit. 

O Zoti ynë të lutemi që të jesh ndihmë dhe mbrojtje për ata.

O Zoti ynë na jep siguri në vendin dhe shtëpinë tonë, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët e çështjeve tona, bëj udhëheqjen tonë  në duart e atyre që të frikësohen dhe të binden Ty,  dhe kërkojnë kënaqësinë Tënde, o Zoti i Botrave. 

O Zot jepi sukses kujdestarit të çështjeve tona në atë që Do dhe je i Kënaqur, nga fjalët dhe veprat,   o i Gjallë, o i Përhershëm, dhe udhëzoje  atë drejtë të mirës dhe devotshmërisë. 

O Zoti ynë, të lutemi të na japësh Xhenetin, dhe atë që na afron me të prej fjalëve dhe veprave. 

O Zot të lutemi të na mbrosh prej zjarrit, dhe çfarë na afron me të  prej fjalëve dhe veprave.

O Zoti ynë largo ne nga të këqjat tona sikurse largove lindjen nga përëndimi.

Lavdërimet janë për Zotin e Botrave.

 

Post Author: endrit