Qëndroni largë të ndaluarave – Aksa 02.10.2020

Lavdërimet janë për Zotin, i Adhuruari për mirësitë që na ka dhuruar, dhe për Fuqinë e Tij, Atij i drejtohemi për Pushtetin  e Tij dhe  Lartësinë e Tij, i Madhëruari në shtëpinë e tij, në xhami, gjerë në skajet e larta në qiellin e Tij. Atij i nënshtrohet çdo gjë në tokën dhe qiellin e Tij. Me Fuqinë e Tij ka krijuar njerëzimin dhe e ka mbuluar atë me Urtësinë e Tij, i ka vlersuar me fenë e Tij, dhe i ka nderuar me të dërguarin e tyre, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

O Zot, Krijuesi i të parëve dhe shpresa e të dobëtve, i Fuqishmi, i Plotpushtetshmi, Mbështetja e të pamundueve, o Mëshiruesi Mëshirbërësi, na mëshiro me Mëshirën Tënde, largo nga ne sprovat dhe fatkeqsitë, dhe na mbro nga të këqijat, o Ti që ja mësove Ademit emrat e gjërave! 

Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet veç Allahut, Dëshmojmë për Zotin që të mirën na e ka lejuar dhe të keqen na e ka ndaluar, fikun, jurisprudencën Islame, e ka shpjeguar, dhe se “se Ora (e Kiametit) do të vijë, gjë për të cilën s’ka dyshim dhe se Allahu do t’i ringjallë ata që janë në varre.”( El-Haxhxh 7) 

Dëshmojmë se zotëria, i dashuri i zemrave tona  dhe i dërguari ynë Muhamedi, është rob  dhe i dërguari i Zotit, që ka thënë: “ Sytë e tre individëve, përsonave nuk e shikojnë zjarrin e xhehenemit ditën e Kijametit; Syri që nuk është mbyllur duke ruajtur, qenë vigjilent në rrugë të Zotit, syri i përsonit që ka lotuar nga frika ndaj Zotit,  dhe syri që është mbyllur para të ndaluarës nga Zoti, haramit.”

O Zot mëshira dhe bekimet Tua qofshin mbi zotërinë e të dërguarve, prijësi i të devotshmëve, vula përmbyllëse e të gjithë profetërve, mbi robin dhe të dërguarin Tënd, udhëheqës i të mirës dhe profeti i mëshirës. O Zot jepi atij vendin që i ke premtuar. Kënaqsia e Zotit qoftë mbi shokët e tij të zgjedhur, ndaj atyre që e mbushën Islamin me nder dhe krenari. Kënaqsia e Zotit qoftë mbi pjestarët e famlijes së tij të nderuar, njerëz të forcës, nderit dhe dëshmisë. A nuk ishin prej tyre Ebu Hamza, Xha’feri! O Zot të lutemi që të jeshë i kënaqur me ne sëbashku me ta  me Mëshirën Tënde, o i Plotfuqishëm  o Falës.

 

Në vijim

O ju robër të Zotit! Fjala më e mirë është Libri i Zotit, fitorja më e mirë është devotshmëria dhe frika ndaj Zotit, urtësia më e mirë është Urtësia e Zotit, përdorimi i të ndaluarës, alkoolit është pasim i të keqes, mbajtja e premtimit është më e mira e punëve. Nga veprat më të këqia është futja e risive në fe, telashet më të këqia janë ato të krijesave, njerëzve, keqardhja më e keqe është në momentin kur të ka ardhur vdekja, pendesa më e keqe është ajo e ditës së kijametit, ushqimi më i keq është ngrënija e pasurisë së jetimit, fitimi më i keq është të fituarit me kamatë.

Urime për atë që e ka furnizuar Zoti  mjaftueshëm dhe më pas e ka kontrolluar atë. Urime për atë që angazhohet me të metat e veta dhe nuk merret me të metat e njerëzve, ka dhënë sadaka nga mirësia që i ka dhënë Zoti, dhe ka përfituar nga fjala e Tij, Kurani. Urime për atë që do të ringjallet ditën e Kijametit i mbushur  me Kuran, me obligime të plotësuara, me dituri dhe punë të mira. Urime për ata që japin sadaka, që bëjnë durim dhe janë këmbëngulës në të mirë. Nxitoni në dhënije të sadakas sepse ajo bllokon rrugët e fatkeqsive dhe sprovave. Mbështetini të shqetësuarit dhe të vuajturit, Allahu largon nga ju fatkeqsitë, ju ndihmon dhe ju forcon në  qëndrimit tuaj. Robër të Zotit, sadakaja lehtëson dhimbjet. Durimi është dritë dhe ndriçim. Heshtja e lartëson adhurimin,  është zbukurim i të diturit, katastrofë për  të paditurit,  ajo është udhëheqësja e moralit. Heshtja e atij që pyetën është madhështi, bindja e tij adhurim, lutja e tij e pranuar, puna e tij i shumëfishohet. 

Urime për ju o besimtarë në këtë tokë të bekuar. Urime për të gjithë ata që jetojnë në vendet e Shamit, ajo është e zgjedhura e Zotit për robërit e Tij. I zgjedhuri i Zotit, profeti ka porositur robërit e tij pas tij duke thënë: “Shkoni, jetoni në Sham, sepse ajo është toka e zgjedhur e Zotit, jetojnë në të më të mirët prej robërve të Tij. Vërtetë Allahu i Madhërueshëm më ka përgëzuar mua me Shamin dhe njerëzit e tij.” 

Banorë të Bejtul Mak’dis, njerëz të zgjedhur, dhe të vlersuar. Allahu i Madhërishëm i ka bekuar ata me xhaminë e tyre, vendfaljen më të mirë të gjithë krijesave dhe njerëzve. Dijeni se ajo është për besimtarët me e dashur se e gjithë bota dhe çfarë ka në të.

O besimtarë, lidhuni fort me tokën dhe xhaminë tuaj, ajo është krenaria dhe nderi juaj, fitorja dhe suksesi juaj. Le të jetë dituria dhe puna juaj vetëm për hir të Allahut të Madhërueshëm.

Urimet për të gjithë ata që janë falur në xhaminë e Aksasë, dhe ka qëndruar në për të adhuruar Allahun. Urime për të gjithë ju o besimtarë që keni përballuar dhe duruar mundime dhe padrejtësi të shumta.Urime për të gjithë njerëzit e fjalës, besës dhe mirësisë.

Adhurues të Zotit! Jetojmë momente të mbushura me dhimbje dhe vështirsi, e kjo është taksa për lidhjen dhe vendosmërinë tonë me tokën e shenjtë. Lavdërimi i takon Allahut, ju vazhdoni të qëndroni të vendosur në fenë dhe tokën tuaj. Ju jeni banorët dhe të zotët e kësaj toke, dhe nuk mund të hiqet dorë për asnjë metër prej kësajt toke. Vërtetë ju keni përballuar dhe kaluar shumë për këtë gjë. Vërtetë keni kaluar sprova të shumta. Floriri provohet me zjarr ndërsa besimtari provohet me sprova dhe fatkeqsi. “Kush e di shpërblimin e vështirsisë, nuk dëshiron, nuk  ja uron vetes,  që të dali prej sajtë.”

 Dëshiroj që të ju drejtohem me një fjalë atyre që hanë kamatën, përdorin alkoolin, tradhtojnë apo spiunojnë muslimanët, dhe japin dëshmi të rreme. Atyre që nuk falen e as nuk japin zekatin, atyre që dëmtojnë brezin e tyre, shqetësojnë dhe bezdisin fqinjin e tyre, duke u thënë se ata kanë tradhtuar fenë e Allahut të Madhërishëm. Këtyre u themi, ndaloni nga shkatërrimi dhe shthurja juaj. Ajo çfarë ndodhën sot në vendet arabe,  është krenaria dhe lavdia  e individit. Dëshirojnë të duken dhe të shfaqen në sytë e botës, dhe kanë tradhtuar kështu njerëzit e tyre.

A nuk janë këta pasuesit e shejtanit të mallkuar, dhe mbështetës të armiqve tanë?! A nuk janë këta që nënçmojnë dijetarët?! A nuk janë këta që sjellin shkatërrime në vend?! A nuk bashkëpunojnë këta  me armiqt e Zotit?!  Por kujtoni gjithmonë se i pari që do të përfundojë në zjarrin e përhershëm do të jetë pushtetari i padrejtë, ai që në pushtetin e tij nuk na zbatuar urdhërat e Zotit. Allahu i Madhërishëm të padrejtët do ti dënojë në zjarrin e përhershëm; “Dhe mos anoni nga ata që bëjnë të këqija, përndryshe do t’ju përcëllojë Zjarri. Ju nuk do të keni mbrojtës tjetër përveç Allahut dhe nuk do të ndihmoheni.” (Hud 113)

Zoti qoftë  në ndihmë të atyre që u bëhet padrejtësi, që kanë zemra të pranuese, dhe punë të vazhdueshme. Nga të papriturat e kësaj bote, do të shpëtojnë ata të cilët punojnë, dhe do të shpëtojë nga të këqijat e sajtë ata që janë të devotshëm.

Zoti na bëftë nga ata të cilët i bindet dhe zbatojnë fjalën e Tij, na bëftë nga ata që janë në të vërtetën dhe të devotshëm. Allahu i Madhërueshm na ka urdhëruar në unitet dhe bashkim, sepse në të është forca dhe krenaria, shpëtimi dhe triumfi. 

Adhurues të Zotit! Unitet dhe unitet, sepse në të ka vetëm të mirë.

Drejtojuni Zotit të Madhërueshëm dhe Bujar, lutjuni Zotit sepse jeni të premtuar për përgjigje. Fitorja është me ata që Zotit i kërkojnë falje, prandaj tek Zoti kërkoni falje.

 

LEXO  Të pasojmë rrugën e të dërguarit të Zotit - Aksa 24.01.2020

Hutbeja e dytë

 

Lavdërimet për Zotin që ka përzgjedhur të dërguarin tonë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, nga të gjithë të dërguarit e Tij, ka vlersuar Kuranin mbi të gjithë librat që ka zbritur, dhe ka bërë umetin tonë popullin më të mirë të njerëzimit.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Dhurues i çdo të mire, Largues i çdo të keqeje, dhe Zbulues i të dashurve  të Tij të lidhur, të cilët thirrën në besim e Zotit të vërtetë, urdhëruan në këtë besim me përmendje dhe lutje drejtuar vetëm Atij, u bën ballë llojeve të ndryshme të sprovave dhe sëmundjeve dhe u bën burim i të mirës dhe udhëzimit.

Dëshmojmë se zotërija ynë, Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, vula e të dërguarve të Tij, udhëheqës i ndjekësve të Tij, orientues i të afërmve të Tij, drita e të dashurve të Tij. Me të largohet e vështira, ndërmjetësuesi i umetit,   thirrësi me urtësi, udhëheqësi i të drejtës dhe urtësisë. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje atë, pjestarët e familjes së tij dhe shokët e tij, ata që ju bindën dhe e mbështetën në thirrjen e tij, dhe të parët tanë të mirë dhe të dashur, Selefu es Salih, të cilët janë dëshmitarë të robërve të Zotit, mbështetës të fesë së Tij, thirrës në rrugën e Tij, mbrojtës së të vërtetët së Tij, ruajtës së premtimit të Tij.

Në vijim 

O adhurues të Zotit!  Porosis veten dhe ju që ti frikesohemi Zotit të Madhërishëm, dhe të bazohemi në Kuranin Famëlartë vërtetë ai  largon padrejtësinë. Pendohuni tek Allahu i Madhërishëm. O ju musliman nëse ju prekën ndonjë fatkeqsi apo sprovë përballuni me të me durim dhe vepra të mira. Vërtetë konsiderohet i plaçkitur ai që i është plaçkitur, i është vjedhë,  feja e tij, dhe i shkatërruar është ai që i është shkatërruar  feja  e tij. Të dorëzuarit, pesimizmi mbyllën portat e xhenetit dhe hapën portat e zjarrit. (Dorëzimi nuk ja lehtëson njeriut vuajtjen dhe nuk ja liron prangat e të burgosurit.????) 

O ju muslimanë! Ndriçoni sa të mundeni shtëpitë tuaja. Me të vërtetë në ato shtëpi në të cilat  lexohet  Kurani forcohet lidhja e banorëve të sajtë,  hynë në të e mira e tij, Kuranit,futen në to Melaiket, largohen nga ato shejtanët. Ndërsa në ato shtëpi në të cilat nuk lexohet Kurani, banorët e tyre nuk kanë fe, pakësohet në to e mira, largohen prej tyre Melaiket, dhe e banojnë shejtanët.

A të ju lajmëroj për diturinë e diturive, ajo dituri që i drejton njerëzit për tek mëshira e Zotit, i mëson ata që të mos e humbin shpresën nga mëshira e  Zotit, që të mos besojnë diçka tjetër veç Tij, Zotit Një. 

E dini se kush janë ata njerëz që nuk kanë llogjikë, dhe  dituri, ata të cilët nuk ka mëshirë, shpresë tek mëshira e Zotit, ata që nuk kuptojnë dhe që nuk thërrasin në meditim.

“Zoti e mëshiron atë njëri që kur flet pasurohet, flet vetëm mirë, e kur heshtën ruan njerëzit e tjerë.” Zoti e mëshiron atë njeri që ndalon gjuhën e tij nga përgojimi i muslimanëve.

Zoti e mëshiron atë njeri që falet tre herë e më pas ulet dhe fillon të kërkojë falje tek Zoti i Madhërishëm. Zoti e mëshiron atë njeri që madhëron Krijuesin e Gjithësisë dhe qëndron i vendosur në rrugën e drejtë. Zoti e mëshiron atë prind që e orjenton fëminë e tij drejt të mirës.

Adhurues të Zotit! Situata në të cilën kalojmë është e rëndë dhe e vështirë, në xhaminë Aksa dhe në Bejtul Makdir, Kud’s. E shikoni se nuk falen në këtë xhami vetëm se disa dhjetra njerëz. Tek disa njerëz ka humbur shpresa. Megjithatë kjo është falë dobësimit të besimit, dhe mungesa e fesë. Ne nuk e mohojmë se vështirsitë ekzistojnë, por se kujtoni gjithmonë se jeta dhe rrisku i njeriut është në dorë të Zotit. 

Nuk lejohet në asnjë situatë që të merret jeta e besimtarit. Vërtetë rastet e vrasjeve të cilat ndodhin në vendin tonë të gjitha janë të ndaluara, haram nga ana fetare e legjislacionit Islam. Gjaku i muslimanit është shumë i shtrenjtë tek Zoti. Marrja e jetës së njeriut është nga gjynahet e mëdha dhe konsiderohet krim. Prandaj o njerëz frikësohuni Zotit të Gjithësisë. Qëndroni larg marrjes së jetëve të njerëzve të pafajshëm, apo të sulmuarit e njeriut të pafajshëm. Na mjafton kjo gjendje në të cilën ndodhemi. Vrasësi  nuk flet me fjalë, por ai ushqehet, furnizohet me pasuri të ndaluar, dhe shtohet me të pasuri të ndaluar, haram. E këto vepra kryhen vetëm se nga njerëz të shthurur dhe të këqinj.Feja jonë është fe e paqes, dashurisë dhe afrimitetit, luftuese dhe kundërshtuese e njerëzve të padrejtë. Nëse dëshironi që të mësoni përreth atyre njerëzve, njerëz me zemra të ngrira, dëgjoni qëndrimet e tyre për veprat e mira, urrejtja,  dembelizmi dhe përtesa në kryrjen e  punëve të mira. 

Nëse i thuhet ndonjërit nga ne bëj kështu apo urdhëro në këtë gjë, shikon se kryrja e këtyre gjërave të mira është më mirë se polemizimi, braktisën thuhet dhe është thënë, nuk angazhohet në atë që nuk është në interesin dhe kopetencën e tij. Në dobi të tij është të punuarit e veprave të mira, përmirsimi dhe këshillimi, mësimet në xhamia, etj.

Zemrat nëse thyhen, gjymtyrët nëse prehen, pezmatohen, ai e ka për detyrë që të kthehet. Lutja në këtë kohë është për këta njerëz të mjerë, braktisja e mjekimit të gjymtyrëve të tij gjynahqare, dhe lutja me gjithë shpirtë.

Por se Allahu i Madhërishëm na ka treguar modelin se kush është më primari për mjekim, është ai që njeh situatën, gjendjen e tij, i është dhënë shembulli  dhe fillon menjëherë mjekimi.Por sot a ka nga ata që e kthejnë shikimin në atë se nga çfarë vuan zemra e tij?! Sot ai që viziton njerëzit i kërkon të metat në trup dhe jo në zëmrat e tyre. Duke braktisur kështu lidhjen e tyre shpirtërore dhe afrimitetin e tyre me Krijuesin përmes adhurimeve, nëse është nga adhuruesit. E nëse është nga mohuesit dhe me mendime kundërshtuese, atëhere ai duhet ta mjekoje në të gjitha aspektet.

Allahu i Madhërueshëm i ruajt zemrat e të gjithë muslimanëve nga shejtani i mallkuar, i cili është armiku i fesë, që mundohet të na largojë nga rruga e drejtë dhe të na devijojë nga rruga e njerëzve të ndershëm dhe të sinqertë.

O besimtarë! Kujtoni se kjo botë është burgu i besimtarit, të tilla janë vështirsitë dhe sprovat e tij. Kjo botë është kënaqsia e mohuesve. Prandaj, o adhurues të Zotit, durim dhe sa më shumë durim. Pothuaj se ka përënduar dielli i padrejtësisë, do të dali dielli nga e para, që do të fshijë lotët e besimit dhe vuajtjet e muslimanit. 

O Zot na e mundëso që të drejtohemi me lutje nga ky vend i pastër, me lutje nga gjuhët e besimtarëve durimtarë. 

Adhurues të Zotit! Lutja drejtuar Zotit është arma e besimtarit që kthen fatkeqsinë, sprovën, dhe ndryshon caktimin. “ Caktimin nuk e ndryshon vetëm se lutja, jeta nuk shtohet vetëm se me vepra të mira.” Marrja e masave dhe kujdesi nuk e kundërshtojnë caktimin e Zotit. Lutja është e dobishme për atë që ka ardhur dhe për atë që do të vijë. 

O Allah, o Bujar, o Ti që ke shfaqur të bukurën, durimin e madh, nuk i ke ndëshkuar shpejt, ata që e kan merituar, dhe ke kontrollin e çdo gjësë, o Dhurues i durimit dhe mirësisë, o Dhurues i sigurisë dhe qetësisë, o Ti që pranon çdo ankesë, o Ti që zbet mirësitë dhe i largon ato, largo nga ne fatkeqsitë dhe sprovat, epideminë, sëmundjet, dhe mburrjen e armiqve, na jep triumfin ndaj armiqve tanë.

O Zot të lutemi të na bësh nga njerëzit mirënjohës, falenderues, ata që e ruajnë fenë. Na bëj nga të lidhurit e vërtetë  me këtë vend, me bindje të njerëzve të ndershëm, me vepra të besimtarëve, derisa të dalin nga kjo botë, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot mëshiro të gjithë dijetarët që kanë ndërruar jetë, o Zoti i Botrave. 

O Zot ngreji ata në gradë të larta, ringjalli ata me të ndershmit dhe të drejtët në shoqërinë e Ismailit, Ibrahimit, Ishakut dhe Jakubit.

Zoti i Xhebrailit, Israfilit dhe Mekailit, të lutemi që të na përgjigjesh sepse tek Ty jemi drejtuar dhe jemi nevojtarë, na forco në fenë tonë sepse jemi të dobët, na mbulo me Mëshirën Tënde sepse  jemi gabimtarë, dhe largo nga ne varfërini sepse me të vërtetë jemi në vështirsi.

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En–Nahl 90) 

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm se Ai Ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që të ua shumojë ato. Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni. 

 

Post Author: endrit