Qetësia – Meka 09.08.2019

Hytbe e Qabes 8 Dhulhixhe 1440 h Shejh Saud Shurejm (09-08-19)

Tema: Qetësia

Falenderimi i takon Allahut, Atë falënderojmë e i kërkojmë ndihmë, Atij i kërkojmë falje dhe tek Ai pendohemi. Allahut i kërkojmë mbrojtje prej të këqijave të vetëve tona e prej punëve tona të këqija. Atë që Allahu e udhëzon s`ka kush e humb e atë që Ai e humb s`ka kush e udhëzon.

Dëshmoj se ska hyjni që meriton të adhurohet përpos Allahut, ai është i vetëm e pashok.

Dëshmoj se Muhamedi është rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij.

“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë myslimanë!” (Sure Ali Imran, 102.)

“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj i Cili u krijoi prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjellta dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikqyrës mbi ju.” (Sure Nisa, 1.)

“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat dhe do t’jua falë gjynahet tuaja. Kush i bindet Allahut dhe të ërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.” (Sure Ahzab, 70-71.)

Ligjërimi më i bukur është Fjala e Allahut dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit (salallahu alejhi ue selem). Gjërat më të këqija janë risitë në fe, çdo risi është bidat e çdo bidat është humbje.

Përmbajuni bashkësisë së muslimanve sepse dora e Allahut është me bashkësinë e ai i cili ndahet prej tyre shkon drejt zjarrit.

O Muslimanë! Të mençurit nuk njohin mësues apo edukator të posedojë mendje më të ndritur, dhembshuri të skajshme dhe urtësi të përkryer si i Dërguari ynë, i dashuri ynë dhe modeli ynë paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të. Ai është model në paraqitjen e tij, model në ligjërimin e tij, model në veprimet e tij dhe model në heshtjen e tij.

Ai është deti ku në cilën anë të futesh, thellësia e tij është mirësi e bregu i tij bamirësi.

Prej ibn Abasit (Allahu qoftë i kënaqur me të dy) tregohet se ai është nisur drejt Arafatit me të dërguarin e Allahut. I Dërguari i Allahut dëgjoi pas tij të trembur të fortë, goditje dhe zëra të deveve. Me shkopin e tij iu drejtua e i bëri shenjë duke thënë: O njerëz ruani qetësinë. Transmeton Buhariu.

Ky është një urdhër profetik fisnik i cili tregon për një moral fisnik të cilit ia kishte mësuar Zoti i tij i Lartësuar.

Allahu ka thënë: “Dhe ti me të vërtetë je në një gradë madhështore të moralit”

Ajo është qetësia, qetësia e cila ndan vetëpërmbajtjen me nxitimin.

Qetësia e cila largon kaosin. Qetësia e cila largon zemërim, dhunën dhe ngushtinë në kraharor ashtu siç farkëtimi largon ndryshkun e hekurit.

Qetësia i dhuron njeriut kënaqësi, mbështetje, lehtësim dhe bindje se nuk ka diçka për të cilën duhet të nxitohet, të trazohet, të pendohet a të mërzitet.

Pendimi është i madh pas nxitimit e shpëtimi vjen prej vetëpërmbajtjes. Qetësia është përulësi, modesti dhe seriozitet. Ndërsa nxitimi sjell ashpërsi, mendjemadhësi dhe çoroditje.

Njeriu me shpirt për aq sa të marrë frymë jeton diçka që është e paracaktuar ku i paraqiten shanse dhe sprova.

Rehatia e tij në jetë herë vazhdon e herë shkëputet. Flladi i jetës nuk është i këndshëm kurdoherë sepse me të përzihet ndonjë valë të nxehti që trazon një pjesë të saj. Atij i mbijnë pengesa të shumta të cilat i sheh te familja, te shokët, te jetesa dhe tek ata që janë rreth tij.

Ndodh që ti neveritet vetvetja, ti ngushtohet toka, e rrethojnë barriera ankthi të palëvizëshme që i trondisin zemrën. Kështu e ka shumë të nevojshme qetësinë dhe sigurinë. Po ta dinte që me këto dy të fundit arrin rehatinë dhe kënaqësinë do të ecte drejt tyre këmbadoras.

O rob të Allahut, një person të cilin e mbulon qetësia patjetër që do të ndihet i sigurtë e i qëndrueshëm, i vetëpërmbajtur e i kënaqur, ku mendja e tij i paraprin gjuhës, ku kontributi e mund lakminë. Atë nuk e mbyt më e kaluara e lënë pas me çdo gjë të saj e nuk e vë në ankth e ardhmja e tij të cilën e ka të garantuar prej Krijuesit. Ai vështron vetëm ditën në të cilën jeton dhe mundohet që tërë frymëmarrjet e saj ti shfrytëzojë për arritjen e jetës tjetër pa e harruar pjesën e tij në këtë jetë. Bamirës sikurse Allahu është treguar bamirës ndaj tij.

Ndërsa atë që se ka qetësinë e kaplon paniku dhe ndihet ngushtë, nxitimi, zemërimi dhe dhuna. Një person i tillë me këtë akumulon në veten e tij mërzi, lëkundje dhe pesimizëm të cilat rivalizojnë rehatinë, sigurinë dhe optimizmin e tij. Këtyre cilësive u shmangen mendjet e shëndosha dhe shpitrat e sigurtë. Çdo njeri duhet të kujdeset që çështjet e kësaj jete ti marrë me të lehtë e jo me vështirësi.

Të mos e hedhë shikim në gjëra që i shkaktojnë stres, mërzi apo brengë duke bërë rolin e mendjelehtit ose duke parë diçka më të madhe me qëllim që të shohë si të parëndësishme çdo gjë më të vogël se ajo. Mendjelehti nuk është zotëri në mesin e njerëzve të tij mirëpo zotëri në mesin e njerëzve të tij është ai që hiqet si mendjelehtë.

Ne e kemi mësuar prej fesë sonë të bukur se stresi apo ankthi i tepruar përbën rrezik mbi të gjithë umetin dhe produktivitetin e tij.

Do ishte mirë që çdo shoqëri islame ta priste ditën e re me gëzim, optimizëm e me shpresë që individët e saj të përfitojnë prej kohës së tyre e të zhdukin pasivitetin dhe pesimizmin përpara se të munden prej tyre.

Një i mençur nuk mund të lëshojë pe kur bëhet fjalë për qetësinë, rehatinë dhe kënaqësinë.

Personin kur e sundojnë situata gjunjëzuese që rrëmbejnë sigurinë dhe kënaqësinë duhet të nxitojë të gjejë mjekimin e duhur në fenë tonë të pastër. Të mos dorzohet para goditjeve të stresit të cilat mbjellin pamundësi dhe dembelizëm në vend të ambicjes, zellit dhe aktivitetit.

Streset edhe psse janë ndjenja e jo materie pasojat e tyre janë edhe më të mëdha se dëmet që shkaktojnë gjërat fizike të prekshme.

Qetësia o robër të Allahut, është ushtar prej ushtarëve të Allahut e dhënë në veçanti për pasuesit e të Dërguari të Tij sipas nivelit të përpikmërisë së tyre në pasimin e tij.

Ajo është qetësi besimi, forcon zemrën dhe largon prej saj çdo dyshim, çdo frikë e çdo dyshim.

Rëndësia e qetësisë del në pah akoma më shumë përpara ngjarjeve të rënda, fatëkeqësive dhe problemeve. Allahu ia dhuron qetësinë robërve të tij besimtarë në raste vështirësish të mëdha atëherë kur ajo i nevojitet më shumë se ushqime e pija.

“Është Ai, që zbriti qetësi në zemrat e besimtarëve, për t’ua forcuar besimin, krahas besimit që patën. Të Allahut janë ushtritë e qiejve dhe të Tokës; Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.” (Surja Fet`h; 4.)

E si të mos jetë qetësia një ushtar prej ushtarëve të Allahut, e Allahu ia dhuroi atë mikut të Tij Ibrahimit (alejhi selam) kur pregatitën për të hendeqet dhe e hodhën në zjarr.

Allahu ia dhuroi atë Musait (alejhi selam) atëherë kur iu afrua Faraoni me ushtrinë e tij nga pas e përpara kishin detin. Shokët e Musait thanë:

Ata na arritën. E ai menjëherë tha: Kurrësesi! Me mua është Zoti im, Ai do të më udhëzojë.

Ajo është qetësia të cilën Allahu ia dhuroi të dërguarit të Tij Muhamedit (salallahu alejhi ue selem) në ato momente kur këmbët e idhujtarëve lëviznin në hyrje të shpellës ku po strehohej ai bashkë me shokun e tij e ishin të rrethuar siç rrethon byzylyku dorën.

“Kur ishin në shpellë e ai i thoshte shokut të vet (Ebu Bekrit): “Mos u mërzit, se Allahu është vërtet me ne!” Atëherë, Allahu zbriti qetësinë e Vet mbi të, e ndihmoi me një ushtri të padukshme (melaikeh)” (Surja Teubeh; 40)

Kjo është qetësia. Kjo është qetësia o ti që e thërret dhe kërkon ta gjesh atë!

Kjo është qetësia o ti që të ka rënduar stresi dhe të kanë sfilitur brengat.

Kjo është qetësia o ti që e kërkon qetësinë. Ja tani e njohe, qëndro në të!

Për Allahun sa bukur për atë që ndalet në atë që dëgjoi e Allahu i Madhërishëm thotë: Ata janë të udhëzuarit prej Allahut e ti shembullin e udhëzimit të tyre ndiq!

Allahu më dhëntë mua edhe ju begati në Kuran e në sunet e na mundësoftë të kemi dobi me ajetet e urtësitë në të.

Thashë këtë që dëgjuat dhe i kërkoj falje Allahut për veten dhe për ju dhe për të gjithë muslimanët e muslimanet nga çdo gjynah e gabim. Kërkojini falje e pendohuni tek Ai, Zoti im është Falës dhe Mëshirëplotë.

Hutbja e Dyte

LEXO  Kërkoni shpëtim prej Allahut - Meka 27.03.2020

Falenderimi i takon Allahut, falenderim i shumtë i cili është plot mirësi e begati. Me begati ashtu siç do Zoti ynë dhe kënaqet.

Nderimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi robin dhe profetin e Tij Muhamed, udhëzuesin e zgjedhur.

O rob të Allahut, kijeni frikë Allahun!

Dijeni se njeriu që e ka kultivuar qetësinë në vetvete në lidhjen e tij me Zotin, Kujdestarin e tij, për ta kultivuar në të tjera gjëra veç saj e ka edhe më të lehtë.

Njeriu nëse vazhdimish do të sjellë ndërmend se qetësia është gjë që shton besimin nuk do të neglizhonte në lidhje me të as një çast sa hap e mbyll sytë.

Ai e di se Allahu ka thënë në librin e tij: “Është Ai, që zbriti qetësi në zemrat e besimtarëve, për t’ua forcuar besimin, krahas besimit që patën.”

Personi në raste ngushtie do të posedojë qetësi në atë masë sa e ka pasë rikujtuar atë në mendjen e në zemrën e tij. Ajo është peng e sinqeritetit të zemrës të cilën nuk e din çka ka brenda askush veç Allahut. Qetësia nuk i dhurohet një zemre që është e mbushur me paqartësi e me dyshime apo një zemre të pasigurtë. E si të mos jetë kështu e Allahu thotë: “Ai e dinte se ç’kishte në zemrat e tyre,prandaj u dha atyre qetësi dhe i shpërbleu me një fitore të afërt.” (Surja Fet`h; 18)

Ibul Kajim, (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Shejhul Islam Ibn Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë) kur gjendej në vështirësi lexonte ajetet e qetësisë. Unë e kam dëgjuar të tregojë për një ndodhi të rëndë që i kish ndodhur gjatë sëmundjes që mendja gati nuk e përballon dot në lidhje me një përballje me shpirtra djallëzor që i ishin shfaqur në atë gjendje të dobët fizike. Ai ka thënë: Kur mu vështirësua gjendja i thashë të afërmëve të mi dhe atyre që ishin rreth meje: Lexoni ajetet e qetësisë! Ai tha: Pastaj mu largua ajo gjendje e vështirë, u ngrita pa asnjë shqetësim.

Ibul Kajim, (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Leximin e këtyre ajeteve e kam provuar edhe unë vetë kur më trazohej zemra prej gjërave që shkojnë në të dhe kam parë ndikim të madh në qetësinë dhe sigurinë e saj.

Allahu, robërve të tij i ka thënë të vërtetën: “Ne shpallim nga Kurani atë që është shërim dhe mëshirë për besimtarët e që mohuesve keqbërës u shton vetëm humbje.” (Surja Isra; 82.)

Dijeni, Allahu u kujdestë për ju se kush dëshiron të dijë se sa e ka masën e qetësisë që zotëron le të shohë për të në adhurimin e tij. Nëse e gjen qetësinë aty është në rregull për ndryshe duhet të ketë shkretëtira mes tij dhe asaj.

I dërguari i Allahut ka thënë: Kur ta dëgjoni ikametin ecni për në namaz me qetësi e me hijeshi. Mos nxitoni! Falni aq sa të arrini e pjesën e paarritur plotësojeni. Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Allahu ju mëshiroftë, dërgoni salavate dhe selame mbi më të mirin e krijesave, më të pastërtin e njerëzimit Muhamedin të birin e Abdullahit. Allahu u ka urdhëruar me diçka që e nis me Veten e Tij, e më pas me Melaiket e Tij që e madhërojnë lart Shenjtërinë e Tij e pastaj edhe me ju o besimtarë. Allahu i madhërishëm thotë: “O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me selam!” (surja Ahzab; 56).

O Allah bekoje dhe shpëtoje robin dhe profetin Tënd Muhamedin, fytyrëndrituri plot hijeshi.

O Allah kënaqësia jote qoftë mbi katër mëkëmbësit e tij Ebu Bekrin, Umerin, Osmanin dhe Aliun dhe shokët e profetit Tënd Muhamed dhe mbi ata që ecin në gjurmët e tyre dhe zbatojnë traditën e tyre deri në ditën e gjykimit edhe ne bashkë me ta me faljen tënde, bujarinë tënde, bamirësinë tënde ! O më i mëshirshm i mëshiruesve!

O Allah jepi krenari islamit dhe muslimanëve!

O Allah jepi krenari islamit dhe muslimanëve!

Mposhte idhujtarinë dhe zhduki idhujtarët!

O Allah ndihmoje fenë tënde, librin tënd dhe rrugën e profetit tënd Muhamedit salallahu alejhi ueselem dhe robërit e tu besimtarë.

O Allah largoi brengat prej muslimanëve të përvuajtur, mundësoi borxhlinjve të shlyejnë borxhet e tyre, pranoje peligrinazhin e haxhinjëve dhe vizitorëve, Me mëshirën tënde o më i Mëshirëshmi i mëshiruesve, O i Gjallë e i Përjetshëm.

O Allah na jep siguri në vatanet tona, na i rregullo prijësat dhe qeveritarët tanë.

Udhëheqjen mbi ne mundësoja atij që të frikësohet Ty, që është i devotshëm e që mundohet të fitojë kënaqësinë tënde o Zot i botëve.

O Allah jepi sukses udhëheqësit tonë për atë që ti dëshiron e kënaqesh prej fjalëve e prej veprave o i Gjalli e Kujdestari përjetshëm.

O Allah përmirësoja nënpunësit e tij të afërm O i Lartmadhërishëm o Fisnik!

Jepi sukses atij dhe pasardhësit të tij që të bëjnë atë çka është e mirë për njerëzit dhe vendin! O dëgjues i lutjes! O më fisnik i fisnikëve!

Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira në jetën tjetër e na mbro prej dënimit të zjarrit.

I lartësuar qoftë Zoti Ynë, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i veshin ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, dhe lutja jonë e fundit të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!

 

Post Author: endrit