Realiteti i kësaj bote dhe çfarë duhet të bëjë muslimani

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme    30-05-1447 H   21-11-2025 D

Shejh Salah Ibn Muhamed El Budejri 

Tema   Realiteti i kësaj bote dhe çfarë duhet të bëjë muslimani

Lavdërimet janë për Zotin, i Cili ka afruar nga krijesat e Tij ata që i afrohen dhe i drejtohen Atij, u ka dhënë nga dhuratat e Tij atyre që janë të bindur dhe vepër mirë, dhe pranon pendimin e gjynahqarit që ka bërë keq dhe ka kryer krim.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, dëshmi e robit që e thotë atë me sinqeritet, me besim dhe me bindje.

Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, njeriu me origjinën më fisnike, më të nderuar. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, lutje dhe përshëndetje që largojnë hidhërimin nga zemra.

Në vijim

O ju muslimanë! Kini frikë Zotin dhe mos u bëni nga ata që kanë ishin neglizhentë dhe të gabuan dhe mos imitoni të mjerët dhe të dëshpëruarit. “O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al ‘Imran 102)

O ju muslimanë! Ju jeni në jetën e problemeve, vuajtjeve dhe varfërisë. Problemet e saj janë përvëluese, fatkeqësitë e saj janë të tepërta, ngjarjet e saj janë shkatërruese dhe vështirësitë e saj janë të pamëshirshme. Banesat e saj janë të ndaluara, premtimet e saj  të thyera dhe litarët e saj janë të lidhur me nyje.

Jetë që shkëlqen si një mirazh, kalon si një re dhe jep iluzionin e një mirazhi vezullues. Shkatërrimi i saj është i sigurt, begatia e saj nuk zgjat, vështirësitë e saj nuk shtohen, vuajtjet e saj nuk mbarojnë, lulet e saj janët të destinuara të vyshken, lagjet e saj do të zhduken, banorët e saj janë udhëtarë që janë vendosur dhe karvanë që po largohen. Ata nuk janë gjë tjetër veçse shënjestra të saj, jetës,  të cilat i qëllon me shigjetat e saj dhe i mbytën me helmin e saj. Sikur situata e saj të jetë përmbysur, ata të kenë kërkuar largim, jetët e tyre të jenë bërë varre dhe paratë e tyre vetëm një trashëgimi.

“A nuk e shikon që ajo shpërqendron banorët e saj në mbrëmje dhe i lë tubimet e tyre në mëngjes të pikëlluar?”

Jetë që, për hir të vetvetes, është kotësi dhe premtimet e saj janë të rreme. “ Ndërsa jeta e kësaj bote është vetëm kënaqësi mashtruese.” (Al ‘Imran 185) “Jeta e kësaj bote është vetëm lojë e argëtim, kurse bota tjetër, pa dyshim që është më e mirë për ata që i frikësohen Allahut. Pra, a nuk po mendoni?” (El-En’am 32)

Jeta e kësa bote nuk është gjë tjetër veçse një hije dhe një ëndërr kalimtare. Nga Enesi, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Në të drejtën e Zotit është që asnjë gjë të mos ngrejë, lartësojë nga kjo botë pa e ulur atë.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu.

Jetë të cilën e prekën ndryshimet e shumta dhe e godasin të papriturat, që përjeton probleme dhe  vuajtjet të ndryshme. Në mesin e saj, vdekja ka nxjerrë shpatën, ka shpërndarë frikën, tmerrin  e saj midis njerëzimit, e kush nuk vdes së afërmi,  shpejt, do të vdesë më vonë. “Para teje, Ne nuk e kemi bërë asnjë të pavdekshëm. Nëse ti vdes, a do të mbesin ata të përjetshëm?! Çdo njeri do ta shijojë vdekjen! Ne ju vëmë në provë me të keqe dhe me të mirë dhe te Ne do të ktheheni.” (El-Enbija’ 34-35)

LEXO  Përgatituni për ditën e llogarisë - Medina 18.12.2020

“Ku janë ata që ishin para nesh? Ku janë ata, burra që ishin të bukur dhe të zbukuruar?                 Sa të vdekur kemi parë që ishin gjallë, dhe së shpejti të tjerë do të shikojnë atë që kemi parë.”

Ku janë ata që ishin miqtë tanë ngushëllues? Ku janë ata që ishin shokët tanë? Fijet e zemrës i rrëmbyen dhe shigjetat e vdekjes i rrëzuan. O ju që po mbyteni në gjynahe dhe pakujdesi, a nuk i keni menduar varret e baballarëve dhe nënave? A nuk keni mësuar nga ata që kanë ndërruar jetë nga vëllezërit dhe motrat? Qëndroni pranë varrezave dhe shikoni sa të vdekur ato përmbajnë?! Ata kanë ndërruar jetë dhe ju nuk jeni të pavdekshëm pas tyre, e si mund të ketë pavdekësi në këtë jetë?!

Prandaj përgatituni para se vdekja të ju sulmojë dhe të zbresë tek ju, Meleku i saj, merrni furnizimet tuaja para se të ju vijë koha e humbjes dhe ajo të bëhet e padurueshme. Mos lejoni që bota kalimtare të ju mashtrojë, mos e lejoni që t’ju shpërqendrojë nga vendbanimi i përjetshëm, mos lejoni që zbukurimet e saj të ju mashtrojnë, as mos lejoni që kënaqësitë e saj të ju shpërqendrojnë. Mos lejoni që tundimet e saj t’ju devijojnë, të ju humbin, as mos lejoni që shejtanët dhe joshësit e saj të ju tundojnë.

O ti gjynahqar! Reflekto mbi gjendjen tënde, mendo për fatin tënd dhe kujto kur koha jote të mbarojë, kur shtyllat e tua të shkatërrohen, kur të publikohet dokumenti yt dhe peshorja jote të jetë e lehtë.

“ A gëzoheni me gjynahet dhe shkeljet, dhe harroni Ditën kur njerëzit do kapen për ballukesh? Kryeni gjynahe me dashje dhe pa u shqetësuar, ndërsa Zoti i botëve ju shikon?!”

Çfarë gjëje të mashtroi, të tërhoqi dhe të joshi?! Çfarë të bëri të guximshëm që të mos i bindesh Zotit tënd?! Çfarë gjëje të shkatërroi dhe të bëri të devijoje, humbje, derisa takove Zotin e Plotfuqishëm në një mënyrë të padenjë për Të,  dhe të kryeje atë që është e ndaluar dhe të bëje gjynah?!

O ju që jeni të zënë me zbavitje dhe mosbindje!

“Deri kur do të vazhdoni të mos i bindeni Zotit tuaj dhe ta sfidoni Atë hapur? Deri kur do të vazhdoni ta neglizhoni namazin dhe të jeni arrogantë?”

Deri kur do të vazhdoni të kryeni gjynahe dhe të mburreni me to?

O ju që jeni të zënë me dëshirat tuaja!  O ju që jeni të zhytur në kënaqësitë tuaja! O ju që e humbni kohën tuaj të pakthyeshme! O ju që nuk i frikësoheni Zotit tuaj në momentet tuaja private, në fshehtësi! Deri kur do t’i lini perdet të bien mbi të keqen? Deri kur do t’i mbani dyert dhe shtëpitë e mbyllura për të parandaluar gjynahet? O ju që jeni vetëm me gjynahet, kini frikë një ditë kur balluket do të thinjen.

“O ti që i fsheh gjynahet e tua, a nuk ke turp? Sepse Zoti të shikon dhe në fshehtësi.

LEXO  Qëndrueshmëri dhe këmbëngulje pavarësisht vështirësive dhe fatkeqësive

Të mashtroi durimi i Zotit tënd dhe fshehja e gjynaheve tua të shumta nga Ai.

O ti që keni humbur rrugën në gabim dhe konfuzion, dhe shkelja jote e gjatë të ka mashtruar! Zoti të dha afat, megjithatë ti e sfidove Atë dhe nuk pate frikë nga pasojat e gjynahve tua!”

Zoti e mëshiroftë atë njeri që e bëri jetën e kësaj bote një mal me të mira me të cilin arrin në kopshtet e Xhenetit dhe me to shpëton nga Xhehenemi dhe thellësitë e tij. Urime për atë njeri që u kujdes për veten, u përgatit për varrin e tij, u përgatit për vdekjen e tij dhe përgatiti shtratin e prehjes së tij, para se jeta e tij të mbarojë dhe të ndalet puna e tij, para se të derdhen  dhe të rrjedhin lotët dhe para se të afrohet pendesa por nuk pranohet. Para se të gjenden në bark të shkretë, të pluhurosur, të errët dhe të zymtë, i paaftë të shtojë veprat e tij të mira dhe as të fshijë nga të këqijat e tij.

Zotit i kërkoj falje,  tek Ai kërkoni falje, vërtetë fitorja dhe suksesi është për ata që tek Zoti kërkojnë falje.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, i Cili i ka dhënë mbrojtje çdo njërit që tek Ai ka kërkuar mbrojtje.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Ai i trajton me mirësitë e Tij ata që kishin humbur shpresën për shërim nga sëmundja.

Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Kush e pason atë është në rrugë të drejtë, e kush e kundërshton atë ka devijuar dhe në turpin e të kotës ka humbur. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, lutje dhe përshëndetje të përhershme dhe të vazhdueshme.

Në vijim

O ju musliman! Frikësojuni Allahut, ndiqeni Atë, binduni dhe mos e kundërshtoni Atë: “O besimtarë! Frikësojuni Allahut dhe bëhuni me ata që janë të sinqertë (në fjalë dhe në vepra)!” (Et-Teube 119)

O ju muslimanë! Nxitoni të ktheheni tek Zoti dhe shpejtoni në pendim, i të ktheheni tek Zoti dhe pendohuni shpejt, sepse Zoti juaj është Falës dhe Pranues i pendesës. Ai i fal gjynahet tuaja vazhdimisht, e sa herë që gjynahet dhe pendimi i tyre përsëriten, falja e Tij për ta përsëritet. Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “ Allahu dëshiron që t’jua pranojë pendimet tuaja…” (En-Nisa’ 27) Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “ Përse ata nuk kthehen me pendesë tek Allahu e t’i kërkojnë falje Atij?! Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë!”(El-Ma’ide 74) Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “Përjashtim bën ai që pendohet, beson dhe punon vepra të mira. Një njeriu të tillë Allahu ia ndërron veprat e këqija në të mira. Allahu është Falës e Mëshirëplotë.” (El-Furkan 70) Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “Thuaju robërve të Mi, që i kani bërë keq vetes me gjynahe, të mos e humbin shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i fal të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti.”(Ez-Zumer 53) Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “ Ai e pranon pendimin e robërvet të Vet, i fal gjynahet dhe i di të gjitha çfarë punoni ju.” (Esh-Shura 25)

LEXO  Zotit kërkoni falje - Medina 04.12.2020

Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të ka thënë: “ Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, nëse nuk do të bëni gjynahe, Zoti do t’ju merrte dhe do sillte popull tjetër që do bënte gjynahe, do t’i kërkoni falje Zotit e do t’i falte ata.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi. Nga Enesi, Zoti qoftë i kënaqur me të, transmetohet se e ka dëgjuar të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke thënë: “ Zoti i Plotfuqishëm ka thënë: “O biri i Ademit, njeri, për sa kohë që më lutesh dhe mbështetesh tek Unë, Unë do të të fal për çdo gjë që ke bërë dhe nuk më intereson. O biri i Ademit, nëse gjynahet e tua arrijnë deri në retë e qiellit dhe pastaj kërkon falje nga Unë, Unë do të të fal dhe nuk më intereson. O biri i Ademit, nëse do të vish tek Unë me gjynahe sa madhësia e tokës dhe pastaj do të më takosh duke mos më shoqëruar Mua asgjë, në adhurim,  Unë do të jap falje me bollek, pothuaj sa madhësia e tokës.”  Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu.

Kjo është nga bujaria e Zotit të Lartësuar,  mirësia dhe butësia e Tij, dhe nga mëshira e Tij me krijesat e Tij pavarësisht gjynaheve dhe teprimeve, shkeljeve  të tyre. Ai i thërret ata në pendim dhe falje, dhe ua fal të këqijat. Prandaj çdo njëri që tek Zoti pendohet Ai e pranon pendimin e tij.  Fshijini veprimet e mëparshme të mosbindjes me veprime të mëvonshme të mirësisë, nxitoni të pendoheni para se të jetë tepër vonë dhe mos e vononi pendimin. Sepse kush e vonon pendimin derisa të shohë Melekun e vdekjes, kur shpirti të dridhet në fyt, kraharori të ngushtohet me të dhe ai të arrijë në fyt dhe shpirti të dridhet duke u ngjitur në gurmaz, atëherë nuk ka pendim të pranuar në atë kohë, por ka qenë vonë. Zoti na bëftë të gjithëve nga ata që pendohen dhe kthehen tek Ai.

Lutuni dhe dërgoni selame për të lavdëruarin, udhëzuesin dhe ndërmjetësuesin e vetëm për nevojtarët. Kush bie salavat një herë për të, Allahu do bie dhjetë herë salavat për të. O Zot, fale dhe mëshiroje të dërguarin dhe zotërinë tonë Muhamedin.

O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me katër Halifet e parë, udhëheqësit e  drejtë, njerëzit e nderuar dhe të ngritur, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë familjarët dhe shokët e tij, dhe me ne së bashku me ta, o Bujar, o Dhurues.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro idhujtarinë, politeistët  dhe  shkatërro armiqtë e fesë.

O Zot, ruaj vendin tonë dhe vendet muslimane nga planet e keqbërësve, nga kurthet e atyre që thurin kurthe, nga smira e atyre që kanë smirë dhe zilia e ziliqarëve,  o Zoti i Botëve.

“Zoti Im, bëje këtë vend qytet të sigurt.” (El-Bekare 126)

O Zot, ruaj ushtarët tanë të stacionuar në kufijtë dhe frontet tona. O Zot, prano të vdekurit e tyre dëshmorë, jepu shërim të shpejtë të plagosurve të tyre dhe ktheji ata shëndoshë e mirë në familjet e tyre, o Zot i botëve.

O Zot, jepi sukses udhëheqësit dhe kujdestarit  të çështjeve tona, kujdestarit të dy xhamive të shenjta, në atë që Do dhe je i Kënaqur, udhëzoje atë drejtë të mirës dhe devotshmërisë.

O Zot, jepi sukses atij, zëvendësit të tij dhe të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve  në atë që është lavdia e Islamit  dhe përmirësimi i muslimanëve, o Zoti i Botëve.

O Zot, shëro të sëmurët tanë, shpëto të sprovuarit tanë dhe mëshiro të vdekurit tanë, o Zoti i botëve.

O Zot, ndihmo vëllezërit tanë në Palestinë përballë tiranëve, pushtuesve të padrejtë. O Zot, pastro xhaminë e Aksasë nga pisllëku i hebrenjve uzurpatorë. O Zot, ruaj njerëzit tanë në Palestinë, shëro plagët e tyre, përshpejto fitoren e tyre, pakso pengesat e tyre, lehtëso shqetësimin e tyre, liro robërit e tyre, shëro të sëmurët e tyre dhe prano dëshmorë të vdekurit e tyre, o Zot i botëve. O Zot, na furnizo me shi! O Zot, dërgo shi mbi ne dhe mos na bëj prej të dëshpëruarve.

O Zot, bëj duatë tona të dëgjuara dhe lutjet tona të pranuara, o Bujar, o i Madhërishëm, o Mëshirues.

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/100063500681483/videos/pcb.1412444027548940/1322059259754834

Post Author: endrit