Hytbe e Qabes 23-04-1441h 20-12-2019
Shejh Mahir El Muajkili Tema: Rreth ditës së ringjalljes.
Falenderimi i takon Allahut. Falenderimi i takon Allahu, tubuesit të njerëzve në ditën e pashmangshme. Allahu ka fuqi për çdo gjë.
“Krijimi dhe ringjallja e ju të gjithëve është njësoj si krijimi i një njeriu të vetëm. Allahu dëgjon dhe shikon” (Lukman; 28)
Dëshmoj se nuk ka Hyjni që meriton të adhurohet pos Allahut, ai është i butë e i ditur.
Gjithashtu dëshmoj se Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguar i Tij. A është përgëzuesi, qortuesi dhe kandili ndriçues.
Nderimet e Allahut, shpëtimi dhe begatitë e Tij qofshin mbi të, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe pasuesit e tyre të mirë, paqe dhe shpëtim paçin gjithmonë.
O besimtar u porosis ju dhe veten time të jemi të devotshëm ndaj Allahut të madhërishëm.
“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.” (El Ahzab; 70,71)
O popull i Islamit, besimi në botën tjetër është një prej çështjeve më të mëdha të misionit të profetëve. Në lidhje me të kanë zbritur libra, e çdo profet ia ka kujtuar popullit të tij. Besimi në të është një prej gjashtë shtyllave të besimit islam. Në hadithin e Xhibrilit a.s: Ai tha: Më trego për besimin. Ai u përgjigj: Të besosh Allahun, Melaiket e tij, librat e tij, të dërguarit e tij, në botën tjetër, në kaderin e tij qoftë i mirë apo i keq. Transmeton Muslimi.
Për shkak të madhështisë së kësaj dite Allahu i Lartësuar e ka përmendur shpesh në Kuranin famëlartë duke treguar situatat dhe vështirësitë e asaj dite. Allahu ka tërhequr vërejtjen ndaj neglizhencës dha harresës së asaj dite. Robërit e tij i ka urdhërdhëruar të pregatiten për të.
O njerëz, frikësojuni Zotit tuaj, sepse dridhja e Orës (së Kiametit), është vërtet një ngjarje e madhe! Ditën, që do të shihni atë, çdo grua me fëmijë në gji do ta harrojë fëmijën e saj dhe çdo grua shtatzënë do ta hedhë barren e vet. Njerëzit do t’i shihni si të dehur, ndonëse ata nuk do të jenë të dehur, por dënimi i Allahut është i ashpër. (El Haxh: 1,2)
Kjo ditë në kuran është cilësuar me shumë emra. Ajo është dita e së Vërtetës, e Trokëllimës, e Ngritjes, e Shpagimit, e Ndarjes së çështjeve, dita e Falimentimit është dita ku Allahu to ti tubojë që të gjithë, të parë e të mbramë. Në të takohen banorët e qiejve e të tokës.
Ajo është Dita në të cilën do të tubohen të gjithë njerëzit; ajo është Ditë e dëshmuar. Ne e shtyjmë atë vetëm që të plotësohet afati i caktuar. Kur të vijë ajo ditë, njeriu mund të flasë vetëm me lejen e Tij. Disa prej tyre do të jenë të mjerë e disa fatlumë. (Hud; 103-1).
O besimtarë të Allahut dhe të Dërguarit të Tij kur të vijë dita e kijametit Allahu i Lartësuar urdhëron Israfilin a.s ti fryejë surit e qiejtë fluturojnë, malet lëvizin, bie gjithkush që është në qiej e në tokë e nuk mbetet veçse Allahu i madhërishëm, Njëshi i Vetmi, Sundimtari i përhershëm. Çdo gjë mbi tokë zhduket e mbetet vetëm Fytyra e Zotit tënd, Madhështori e më i larti. Allahu i madhërishëm pastaj urdhëron qiellin të lëshojë shi e njerëzit dalin prej varreve të tyre ashtu sikurse mbin bima prej dheut. Israfili a.s i fryen surit, fryerjen e ngritjes e të ringjalljes, shpirtrat kthehen në trupat e tyre dhe varret hapen për që banorët e tyre të dalin.
“Kur do t’i fryhet Surit, do të vdesin të gjithë ata që gjenden në qiej dhe në Tokë, përveç atyre që do Allahu; pastaj do të fryhet për të dytën herë në Sur dhe ata përnjëherë do të ngjallen e do të presin.” (Zumer; 68)
Njerëzit dalin prej varreve të tyre sikur të ishin karkaleca të shpërndarë. Ata dërgohen në tokën e tubimit. Ajo është tokë e bardhë dhe e kuqerremtë, në të nuk sheh lugina e kodra e askush nuk posedon ndërtesë të ngritur. Njerëzit në atë tokë tubohen këmbëzbadhur, të zhveshur e të pa bërë synet.
Nga Aishe (Allahu qoftë e kënaqur me të) transmetohet se ka thënë: Unë thashë: O i dërguar i Allahut të gjithë gratë e burrat bashkë duke parë njëri-tjetrin?! I Dërguari i Allahut tha: O Aisheh, O Aisheh çështja është më e vështirë sa të shikojë dikush tek tjetri. Transmeton Buhariu dhe Muslimi.
O besimtarë në tokën e tubimit do mblidhen të gjitha krijesat. Dielli do afrohet pranë tyre sa një milje. Njerëzit do të jenë të zhytyr në djersë sipas veprave të tyre.
disa do të jenë në djersë deri tek nyjet e këmbës, disa deri tek gjunjët, disa deri në brez e disa prej tyre i mbulon djersa. Në një ditë e cila është sa për pesëdhjetë mijë vjet. Disa njerëz nxitojnë për tek të dërguarit dhe profetët për të marrë ndërmjetësim prej tyre tek Krijuesi i tokës e i qiellit që të japë leje për nisjen e llogarisë dhe ndarjen e vendimeve. Sa herë që shkojnë te profetët e mëdhej ata kërkojnë ndjesë dhe i dërgojnë tek një tjetër profet derisa do të vijnë tek i Dërguari ynë (salallahu alejhi ue selem) e ai do të thotë: Unë jam për të.
Në sahihun e Buhariut transmetohet se i Dërguari i Allahut ka thënë: Unë do ti kërkoj leje Zotit tim e më jepet. Ai më inspiron forma falënderimi ndajT të cilat nuk i kujtoj tani. E falënderoj me ato falënderime e ai më thotë: O Muhamed ngreje kokën, thuaj e fjala jote do dëgjohet, kërko se do të të jepet dhe ndërmjetëso se do të mundësojmë ndërmjetësim. E unë them: O Zoti im! Umeti im, umeti im. Në atë moment Zoti jep leje për nisjen e ndarjes së vendimeve. Ai vjen siç i takon madhështisë së Tij në hije të reve, vijnë engjëjt fisnik rradhë rradhë të përulur e të nështruar ndaj Sunduesit të gjithëinformuar
Në sheshin e tubimit sillet xhehenemi i cili ka shtatëdhjetë mijë frerë, ku në çdo fre ka nga shtatëdhjetë engjëj që e tërheqin.
“Por ani! Kur Toka të bëhet copë e thërrime, kur të vijë Zoti yt (për të ndarë gjykimin) me engjëjt të rreshtuar radhë pas radhe, Dhe, kur të sillet Xhehenemi, atë Ditë njeriu do të kujtohet – por ç’i duhet se u kujtua! Ai do të thotë: “Ah, sikur të kisha bërë diçka të mirë për jetën time!” (Fexhr; 21-24).
Atëherë kur vjen Zoti i madhërishëm e do t’i ulin zërat para të Gjithëmëshirshmit. Ti nuk do të dëgjosh tjetër, veç pëshpëritjes.
“Dhe Toka do të shndrisë me dritën e Zotit të vet dhe do të vendoset Libri (i veprave). Pastaj do të sillen profetët dhe dëshmitarët e ata do të gjykohen me drejtësi, e nuk do t’u bëhet asnjë padrejtësi. Secilit do t’i jepet shpërblimi për atë që ka bërë, sepse Ai e di më së miri se çfarë kanë punuar.” (Zumer; 69,70).
Të drejtat, o rob të Allahut atë ditë do të jenë të ruajtura e të garantuara.
“Atë ditë, çdo njeri do të shpërblehet sipas asaj që ka punuar; atë ditë nuk ka padrejtësi! Allahu, me të vërtetë, është i shpejtë në llogari.” (Gafir; 17).
Fillimisht njerëzit merren në gjykim në lidhje me gjakderdhjen. Ata që u kanë bërë padrejtësi njerëzve të tjerë, atyre do tu mirren prej veprave të mira aq sa do të jetë
vlera e padrejtësive të tyre. E nëse nuk kanë vepra të mira atëherë merren veprat e këqija të njerëzve që u kanë bërë padrejtësi e hidhen mbi ta.
Nga Ebu Hurejra transmetohet se i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: Kushdo që i ka bërë ndonjë padrejtësi vëllait të tij në lidhje me nderin apo diçka tjetër atëherë le të çlirohet prej saj sot përpara se të vijë dita kur nuk do të vlejë dinari e dirhemi sepse nëse do të ketë vepra të mira do ti merren aq sa peshon padrejtësia që ka bërë e nëse nuk posedon vepra të mira atëherë merren veprat e këqija të hasmit të tij e hidhen mbi të. Transmeton Buhariu.
O popull i islamit! Robërit paraqiten para Zotit të tyre në tokën e tubimit e Atij nuk mund ti fshihet asgjë që ka lidhje me ta. Çdo njeriu i thirret: “Lexoje librin tënd! Ti mjafton sot si llogaritar kundër vetvetes!” (Isra; 14)
Atëherë i vetëm ngrihet e polemizon për veten me gjithë dobësinë e tij përpara Sunduesit të madhërishëm.
“Ditën, kur çdo njeri do të vijë duke mbrojtur veten dhe, kur çdo shpirt do të shpërblehet plotësisht për atë që ka bërë, atyre nuk do t’u bëhet padrejtësi!” (Nahl; 111).
Në dy sahihet, i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: Gjithësecilit prej jush Allahu do ti flasë pa pasë mes Tij dhe jush ndërmjetës. Njeriu vështron nga e djathta e tij e nuk sheh gjë tjetër veç asaj që ka punuar, vështron nga e majta e nuk sheh veç atë që ka punuar dhe vështron nga përpara e sheh vetëm zjarrin drejt fytyrës së tij. Ruajuni zjarrit qoftë edhe me një gjysëm hurme, qoftë edhe me një fjalë të bukur.
Ndërsa robi besimtar, Allahu e njofton atë me disa prej gjynaheve të tij, anashkalon ç’të dojë prej shkarjeve të tij me qëllim që robi të dijë vlerën e Allahut dhe mirësitë e Tij mbi të, i cili këto gjynahe i ka mbuluar në këtë botë e i fal në botën tjetër.
Nga Ibn Umer transmetohet se ka thënë: Unë kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (salallahu alejhi ue selem) të thotë: Allahu e afron besimtarin dhe vendos pas tij pengesë dhe i thotë: A e di këtë gjynah, a të kujtohet ky gjynah?! Robi thotë: Po o Zot. Atëherë kur robi pranon gabimet dhe mendon se do të shkatërrohet Zoti i thotë: Këto gjynahe ti mbulova në dynja e po ti fal sot. E atij i jepet libri i veprave të mira. Transmeton Buhariu dhe Muslimi.
Disa njerëz harrojnë atë që e kanë rregjistruar Melaiket shkrues dhe nuk pranojnë dëshmi vetëm se prej vetvetes. Atëherë Allahu ua mbyll gojët e u kërkohet gjymtyrëve të trupit të flasin.
Në sahihun e Muslimit transmeton se Enes ibn Malik ka thënë: Ne ishim me të Dërguarin e Allahut (salallahu alejhi ue selem) e ai qeshi. pastaj tha: A e dini se përse po qesh? Ata thane: Allahu dhe i Dërguari i tij e di më mirë. Ai tha: Unë po qesh për fjalët që robi i thotë Zotit të tij. Ai do të thotë: O Zoti im a nuk më ke garantuar mbrojtje prej padrejtësisë. Ai thotë: Po. Robi atëherë thotë: Unë nuk lejoj të kem dëshmitar ndaj vetes time vetëm dëshmitar prej meje. Allahu thotë: Atëherë vetja jote le të jetë dëshmitar mbi ty e Shkruesit e Ndershëm do të jenë dëshmues. Pastaj këtij robi i mbyllet goja e u thuhet gjymtyrëve të tij; flisni ju! Atëherë ato flasin për veprat e tij. Pas kësaj lejohet të flasë. Ai i thotë gjymtyrëve të tij: Larg e mallkuar qofshi! Unë për ju po luftoja.
“Kur të vijnë afër zjarrit, kundër tyre do të dëshmojnë veshët, sytë dhe lëkurët e tyre për atë që kanë bërë. Ata do t’u thonë lëkurëve të veta: “Pse dëshmuat kundër nesh?” e ato do të përgjigjen: “Allahu, i Cili ia jep aftësinë e të folurit gjithçkaje, na ka bërë që të flasim. Ai ju ka krijuar për here të parë dhe tek Ai do të ktheheni”. Ju nuk u fshehët, që kundër jush të mos dëshmonin veshët, sytë e lëkura juaj, por ngaqë besonit se Allahu nuk i dinte shumë nga ato që bënit.” (Fusilet; 20-22).
Prandaj o rob të Allahut përgatitni përgjigje për pyetjet dhe vepra të mira për atë përballje.
Në një hadith kudsij Allahu i madhërishëm thotë: O robërit e mi! Ato janë veprat tuaja ua llogaris pastaj u jap shpërblimin për to. Kush gjen mirësi le të falenderojë Allahun e kush gjen gjë tjetër atëherë le të fajësojë vetëm veten e tij.
“kush shpreson takimin me Zotin e vet, le të bëjë vepra të mira dhe të mos i shoqërojë askënd në adhurim Zotit të vet!” (Kehf: 110).
Allahu më dhëntë mua edhe ju begati në Kuran e në sunet e na mundësoftë të kemi dobi me ajetet e urtësitë në të.
Thashë këtë që dëgjuat dhe i kërkoj falje Allahut për veten dhe për ju nga çdo gjynah. Kërkojini falje se ai është Falës dhe Mëshirëplotë.
Hutbeja e Dyte
Falenderimi i takon Allahut, falenderimi i takon Allahut që solli të Dërguarin e Tij me udhëzim e me fenë e vërtetë triumfuese mbi të gjitha fetë e Allahu mjafton si dëshmues.
Dëshmoj se nuk ka Hyjni që meriton të adhurohet pos Allahut, i vetëm e pashok. Atë e pranojmë dhe njësojmë.
Dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i dërguari i Tij. Lëvdatat e Allahut dhe begatia e Tij qofshin mbi të, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij paqje dhe shpëtim pastë.
O besimtarë vepra më e madhe që mund të paraqesë robi në takimin me Allahun e madhërishëm është teuhidi, veçimi i Allahut në adhurim.
“Sa për ata që besojnë dhe nuk i mveshin besimit të tyre padrejtësi (idhujtari), pikërisht atyre u takon siguria dhe ata janë të udhëzuar.” (En`am; 82).
Në hadithin Kudsij Zoti i madhërishëm thotë: Kush vjen në takimin me mua me gabime sa globi tokësor pa më shoqëruar askënd në adhurim edhe Unë do ta takoj po me aq falje. Transmeton Muslimi.
Njerëzit do të paraqiten para Allahut në tokën e tubimit po në atë gjendje në të cilën janë ndarë prej kësaj bote. Ai i cili vdes në një gjendje të caktuar po ashtu do ta ringjallë Allahu, nëse ka qenë në gjendje të mire, në mirësi e nëse keq po keq do të ringjallet.
Ka njerëz që do të ringjallen duke bërë telbijeh (dhikri gjatë haxhit), sepse ka vdekur në ihram (gjendje privimi gjatë kryerjes së haxhit). Shehidi vjen me plagë që i rrjedh gjak. Gjaku ka ngjyrën e gjakut por aromën e ka si të miskut. Çdo njeri do të jetë nën hijen e lëmoshës që ka dhënë në ditën e kijametit derisa të kryhet gjykimi mes njerëzve. Shtatë lloj njerëzish Allahu i strehon nën hijen e tij ditën kur nuk ka hije tjetër veç hijes së tij; prijës i drejtë, një i ri që rritet me adhurim ndaj Allahut, një burrrë që e ka zemrën të lidhur me xhamitë, dy njerëz që e duan njëri-tjetrin për Allahun janë bashkuar në të e ndahen në të, një burrë të cilin e thërret një grua e bukur me pozitë e ai thotë unë i frikësohem Allhut, një njeri që jep lëmoshë dhe e fsheh atë aq sa nuk e di e majta se çfarë jep e djathta dhe një njeri që e përmend Allahun i vetëm dhe i mbush sytë me lot.
Ata që duhen për madhështinë e Allahut dhe bindjen ndaj Tij do të kenë pozitë mjaft të lartë ditën e ringjalljes. Ata i thërret i Gjithëmëshirëshmi e thotë: Ku janë
ata që u deshëm për shkak të madhështisë Time?! Sot do ti strehoj nën hijen Time kur ska hije tjetër veç hijes Time. Transmeton Muslimi.
Ibn Tejmijeh ka thënë: Fjalët e Tij: Ku janë ata që u deshtën për shkak të madhështisë së Allahut” nxjerrin në pah madhërimin dhe lartësimin për Allahun në zemrat e tyre bashkë me dashurinë mes njëri-tjetrit për Të. Me këtë kanë qenë të kujdesshëm ndaj kufijve të Allahut e jo si ata të cilët nuk u kujdesen për kufijtë për shkak se besimi në zemrat e tyre është i dobët.
Në sheshet e ditës së tubimit, Allahu e nderon të Dërguarin tonë me një Hauz të madh, uji i të cilit është më i bardhë se qumështi, më i ëmbël se mjalti më i këndshëm se misku. Në të sheh ibrikë prej ari e prej argjendi aq sa numri i yjeve në qiell. Kush pinë njëherë të vetme prej tij nuk e kap më etja kurrë.
Në atë ditë të madhe vjen Kurani fisnik si ndërmjetësues për miqtë e tij. Atij i paraprin surja El Bekare dhe Al Imran të cilat i bëjnë hije dhe i vijnë në ndihmë mikut të tyre.
Në sahihun e Muslimit transmetohet se i Dërguari i Allahut ka thënë: Lexojeni kuranin sepse ai do të vijë ditën e kijametit të ndërmjetësojë për miqtë e tij. Lexojini dy lulet; El Bekareh dhe Al Imran sepse ato dyja do të vijnë ditën e gjykimit si dy re të larta, ose si dy re të ulëta ose si dy tufa zogjsh krahëhapur të cilat polemizojnë për të mbrojtur miqtë e tyre.
Mikut të kuranit i thuhet lexo, ngjitu dhe recito ashtu si recitoje në dynja sepse vendi yt do të jetë në ajetin e fundit që do të lexosh.
Ndërsa ai i cili i pati kthyer shpinën përkujtimit të Allahut ai do të ringjallet në ditën e kijametit i verbër.
Ai do të thotë: “O Zoti im, përse më ringjalle të verbër, kur unë kisha shikuar më parë?” (Allahu) do t’i thotë: “Kështu të erdhën shenjat Tona dhe ti i harrove ato e po kështu sot do të jesh i harruar. (Taha; 125,126).
Atë ditë tre lloj njerëzve Allahu nuk u flet, nuk i vështron e nuk i pastron e ata do të kenë ndërshkim të dhembshëm; lëshuesi i robes nëpër këmbë, mburraveci dhe ai i cili shet mallin me betime të rrejshme.
Mendjemëdhenjtë kryeneçë ringjallen si grimca, njerëzit i shkelin me këmbë e kjo ndodh si përçmim ndaj tyre.
Çdo tradhëtar ditën e ringjalljes do të ketë flamur me të cilin do të dallohet prej të tjerëve e do të thuhet kjo është tradhëtia e filanit.
Fajdexhiu del në fushën e tubimit si i çmendur. “Ata që marrin fajde, do të ringjallen (në Ditën e Gjykimit) si ai që djalli e ka çmendur me prekjen e vet” (El Bekare; 275).
Jobesimtarët mohues do të ringjallen duke u zvarritur me fytyrat e tyre, memecë, të verbër e shurdhër.
Në dy sahihet transmetohet se një burrë pyeti: O i dërguar i Allahut si ringjallet jobesimtari duke ecur me fytyrën e tij ditën e ringjalljes?! Ai iu përgjigj: A nuk ka mundësi Ai i cili e bëri të ecë mbi dy këmbët në jetën e dunjasë ta bëjë të ecë me fytyrën e tij ditën e ringjalljes?!
Kijeni frikë Allahun o rob të Allahut dhe friksojuni një dite kur prindi nuk mund ta ndihmojë fëmijën e tij e fëmija nuk mund ta ndihmojë prindin e tij me asgjë. premtimi i Allahut është i vërtetë andaj të mos ju mashtrojë jeta e kësaj bote e të mos ju largojë prej Allahut shejtani mashtrues.
O Allah bekoje Muhamedin, familjen e Muhamedit, pasardhësit dhe bashkëshortet e tij ashtu sikurse ke bekuar familjen e Ibrahimit
O Allah bekoje Muhamedin, familjen e Muhamedit, pasardhësit dhe bashkëshortet e tij ashtu sikurse bekove familjen e Ibrahimit. Ti je i Lavdëruari i Madhërishmi.
O Allah kënaqësia jote qoftë mbi katër mëkëmbësit e tij të drejtë Ebu Bekrin, Umerin, Osmanin dhe Aliun dhe shokët e profetit Tënd Muhamed dhe mbi ata që ecin në gjurmët e tyre dhe zbatojnë traditën e tyre deri në ditën e gjykimit edhe ne bashkë me ta me faljen tënde, bujarinë tënde, bamirësinë tënde ! O më i Mëshirëshmi i mëshiruesve!
O Allah jepi krenari islamit dhe muslimanëve!
O Allah jepi krenari islamit dhe muslimanëve!
O Allah jepi krenari islamit dhe muslimanëve!
Mposhte idhujtarinë dhe zhduki idhujtarët!
O Allah mbroje fenë tënde!
O Allah këtë vend bëje të sigurtë e të qetë dhe tërë vendet muslimane!
O Allah rregulloje gjendjen e muslimanëve kudo që ata ndodhen o madhështor fisnik!
O Allah të kërkojmë me mirësinë dhe dhurimin Tënd, me bujarinë dhe me fisnikërinë Tënde ti ruash vendet e muslimanëve nga çdo e keqe dhe e urryer!
O Allah ruaje vendin e Dy të shenjtave. O Allah ruaje atë me përkujdesjen, ndihmën dhe përkrahjen Tënde.
O Allah bëje të vazhdueshme sigurinë dhe besimin e këtij vendi, bollëkun dhe stabilitetin e tij me mëshirën tënde o Dhurues o i madhërishëm o fisnik!
O Allah jepi sukses Shërbëtorin e Dy Xhamive të Shenjta për atë që Ti dëshiron e kënaqesh. Jepi atij shpërblimin më të mirë për islamin dhe muslimanët. O Allah jepi sukses atij dhe pasardhësit të tij besnik të bëjnë atë që është e dobishme për islamin dhe muslimanët!
O Allah jepi sukses të gjithë udhëheqësve të muslimanëve me mirësinë, dhurimin, bujarinë dhe fisnikërinë tënde o më i mëshirëshmi i mëshiruesve.
O Allah jepi fitore ushtarëve tanë që vigjëlojnë në kufijtë e vendit tonë, o Allah, ndihmoji ata me përkrahjen Tënde, ruaji ata me mbrojtjen Tënde, më mëshirën Tënde o Më i mëshirëshmi i mëshiruësve.
O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve! O Zoti ynë, Ti je vërtet i Butë dhe Mëshirëplotë!
Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira në jetën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit!
I lartësuar qoftë Zoti Ynë, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i veshin ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, dhe lutja jonë e fundit të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!