Falenderimet i takojnë Allahut, Falenderojmë Atë që është i Dashur dhe Falës, Ai që e bën natën të kalojë në ditë dhe ditën në natë, Cdo gjë tek Ai është me masë. Falenderoj Zotin për Mirësitë dhe Bujarinë e Tij . Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër për vec Allahut Një i Vetëm i pa Shokë Ngadhënjimtarë, dhë dëshmoj se i Dërguari dhe Zotërija ynë Muhamedi a.s është rob dhe i Zgjedhuri i Zotit . O Zot mëshiroje dhe bekoje Muhamedin a.s robin dhe të dërguarin Tënd , mëshiroje dhe bekoje familjen e tij dhë të gjithë shokët e tij më të mirë.
Në vijim
Frikësojuni Allahut xh,sh dhe bindjuni Atij, sepse me të vërtetë bindja ndaj Zotit do të thotë ngritje (forcë), dhe sigurohuni për botën tjetër , sigurimi më i mirë është devotshmëria.
Adhurues të Allahut, Mendoni për kohën e shkurtër të kësaj dynjaje , dhe bukuritë e dëmshme të sajë, paqendrueshmëritë e tmerrshme dhe të shumta ,bëhuni të vetëdijshëm dhe mësoni të fshehtat e saj, kush beson në të me të vërtetë ëshë i mashturar e ai që i shkon pas është i dështuar.
Mateni gjatësinë e dynjasë me jetën e njeriut në këtë botë. Jeta e një përsoni fillon me orë, pas disa orësh plotësohet dita dhe pas ditëve muajtë dhe pas muajve viti dhe pas një viti disa vite, deri sa përfundon jeta e njeriut plotësish në këtë botë. Njeriu nuk e di se cfarë do ti ndodhë pas vdekje në cështjet e varrit. Mos vallë koha pas tej o njeri do të jetë kohë për ty? Koha e krijesës është një moment në kohën e brezave. Bota është zbavitje. Zbavitje do të thotë ajo me të cilën kënaqesh dhe më pas mbaron pas një kohe (kënaqsi e përkohshme).
Thotë Allahu xh.sh : “. O populli im, në të vërtetë, jeta e kësaj bote është vetëm kënaqësi e përkohshme, ndërsa jeta tjetër është Shtëpi e përhershme.” (Gafir 39) Dhe thotë Allahu xh.sh gjithashtu : “Jepu atyre shembullin e jetës së kësaj bote: ajo është si uji që Ne e lëshojmë nga qielli; bimësia në tokë përzihet me të, por pastaj bëhet si bar i thatë të cilin e shpërndan era. Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë! “ (El-Kehf 45). Pastaj thotë Allahu xh.sh : “Mendo, nëse Ne i lëmë që të kënaqen disa vjet, e pastaj t’i godasë ai (dënim) që u është premtuar, çfarë vlere do të kishte ajo me të cilën janë kënaqur?” (Shu’ara 205-207)
Na ka treguar Allahu xh.sh rreth kohës së shkurtër që kalojnë njerëzit në varre deri në ringjadhje për të dhënë llogari e cila është sa një orë , thotë Allahu xh.sh : “Ditën kur do t’i tubojë, atyre do t’u duket sikur nuk kanë ndenjur në Tokë, veçse një çast të shkurtër dite, aq sa për të njohur njëri – tjetrin.” (Junus 45), dhe thotë Allahu : “`. Prandaj, ti bëhu i durueshëm (o Muhamed), ashtu siç kanë duruar me këmbëngulje të dërguarit e vendosur dhe mos kërko shpejtimin e dënimit për ata ! Ditën, kur të përjetojnë atë që u është premtuar, atyre do t’u duket se kanë qëndruar (në Tokë) vetëm një çast të ditës. Kjo është Shpallje e qartë. E kush do të shkatërrohet tjetër, përveç popullit të pabindur!?(El Ahkaf 35)
Thotë Allahu xh.sh ; “Ditën, kur të vijë Ora (e Kiametit), keqbërësit do të betohen se kanë qëndruar (në Tokë) veçse për një kohë të shkurtër.” (ER-Rum55).
Sa është koha jote o njeri në këtë orë për të cilën na ka treguar Allahu xh.sh se gjatësia e saj është sa koha e dunjasë në momentet e kijametit? Kjo orë që është sa koha e dynjasë është si një pikë nga oqeani i kohës së përjetshme . Prandaj gëzim për atë që ka bërë vepra të mira në këtë kohë të shkurtër, ju është larguar të ndaluarave, nuk ndoqi të kotën dhe qëndroj largë të gabuarave dhe devijimeve , fitoj në jetën e ti të mira, fitoj pas vdekjes së tij me kënaqësinë e Zotit nga të mirat e xhenneteve.
Mjerë për ata që kanë ndjekur epshet e veta duke humbur namazet dhe obligimet, duke u mbuluar me gabime. Ai do të bjeri në thellësitë e xhehenemit ushqimi i tij është nga pema e Zekkumit dhe pija e tij do të jetë qelbi dhe ujë i nxehtë. O ti që të është dhënë shëndeti dhe e keqpërdor, o ti që të është dhënë kohë e lirë dhe e shpërdoron atë ,o ti që të joshën pasuria e jotë dhe e humbën vehten, o ti që ndjekën mendjen tënde dhe pastaj bie i humbur, o ti që të rrëmben rinia dhe harron plagët (fatkeqsitë), O ti që kërkon nga mirësitë e Zotit dhe pastaj bëhesh i sëmurë pas saj dhe e kalon kufirin? A nuk e di se Zotit nuk i fshihet asgje në tokë dhe në qiell? Me të vërtetë ai është Ndëshkues i Rreptë. A mendoni për vdekjen dhe cfar ka pas saj nga llogaritë?? O ti që mendon se Zoti do të japi afat dhe shpresë deri sa ta ndalojë vdekjen dhe të ktheheni në këtë botë dhe të përmirsoni veprat? A nuk është koha o ti i pavetëdijshëm, i sëmurë dhe gjynahqarë që të pendohesh tek Allahu, a nuk është koha për ty që të zgjohesh nga kjo pavetëdije e thellë dhë të përgjigjesh?
A nuk mendon rreth të “fuqishmëve” të shekujve të mëparshëm dhe banesave të tyre të mëdha , me të mbjellat e tyre dhe llojet e ndryshme të pemëve, që mbushnin me to të lumenjtë, dhe ndërtimin e tregjeve të tyre se ku përfunduan? Ku përfunduan duke lënë pak gjurmë dhe informacione? Dhe si shkuan nga pallatet e tyre për në varreza ku janë të mvarur nga punët e tyre . Ata që kan punuar mirë janë të fituar, ndërsa ata që kanë punuar keq janë të humbur dhe të penduar. Për vdekjen a ka qëllim? Dhe përvec Kuranit a ka udhëzim dhe qetsi?? Me të vërtetë në pritjen e ditës dhe vitit dhe në kalimin e ditës dhe vitit ka urtësi (mësim). Ditën që kalon nuk kthehet më,ndërsa ditën që prêt është pritje deri sa të të vijë moment i caktuar dhë të ndërpriten veprat.
Thotë Allahu xh.sh : “ Dhe se njeriu do të ketë vetëm atë për të cilën ka punuar, se përpjekjet e tij do të shihen, dhe se do të marrë shpërblim të plotë, se te Zoti yt do të jetë kthimi.” (EN –Nexhm 39-42)
Prandaj puno për në banesën e përhershme në të cilën nuk mbaron lumturia dhe as që paksohet, por vetëm se shtohet. mosha e rinisë së banorëve atje nuk ndryshon, dhe nga sëmundja nuk kanë frike (nuk preken). Thotë Allahu xh.sh : “Hyni në të (Xhenet) me paqe e siguri. Kjo është Dita e amshimit, Aty do të kenë çfarë të duan – e prej Nesh (do të kenë) edhe më shumë.” (Kaf 34-35). Thotë Allahu xh.sh : “Hyni në Xhenet të gëzuar, ju dhe bashkëshortet tuaja, ku do t’ju shërbehet me pjata dhe gota prej ari. Aty do të ketë çfarë t’ju dojë shpirti dhe gjithçka që ta kënaq syrin dhe atje do të qëndroni përgjithmonë. Ja, ky është Xheneti që ju është dhënë në trashëgim për atë që keni bërë. Aty do të keni fruta të shumëllojshme, me të cilat do të ushqeheni.” (EZ-Zuhruf 70-73)
Frikësohuni nga zjarri, frikësohuni nga zjarri i cili nuk e kursen dënimin për banorët e tij, patjetër në pajtueshmëri me urdhërin e Zotit, dhe në përmbushje të Zemërimit të madh të Tij. Thotë Allahu xh.sh : “Por për ata që nuk besojnë janë përgatitur rroba prej zjarri, e mbi kokat e tyre do të hidhet ujë i valuar, me të cilin do t’u shkrihen ç’kanë në barqe dhe lëkura, Për ata ka kamxhikë prej hekuri, Sa herë, që do të përpiqen të dalin nga ankthi i zjarrit, do të rikthehen në të (e do t’u thuhet): “Shijoni dënimin me djegie të tmerrshme.” (El-Haxhxh 19-22).
Punoni o robër të Zotit për këto kopështe të larta (xhennetet e Zotit) dhe ndaluni nga gjynahet të cilat e dërgojnë vepruesi në këtë zjarr të pafundë. Dijeni se në mes të njeriut dhe xhennetit apo zjarrit (xhehenemit) nuk ka dicka tjetër vetëm se vdekja.
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a se Profeti a.s ka thënë: “Përshpejtoni në kryerjen ë shtatë gjërave, mos prisni varfërinë që ju bën të harroni, pasurinë që ju bën tallës, sëmundjen që ju shkatërron, njeriun e vetëkënaqur për cdo gjë, vdekjen e shpejtë, dexhalin dhe të paditurit që e presin, kohën sepse koha ikën dhe fluturon.” Transmeton Tirmidhiu.
Dhe në një hadith tjetër : “Përkujtoni sa më shumë shkatërruesen e kënaqsive (vdekjen), ajo nuk është tek e shumta vetëm se e pakëson atë , dhe tek e pakta dhe e shumon atë.”
Thotë i derguari i Zotit paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi të : “Mendo për vdekjen dhe cfarë ka pas sajë.”
Kaloji ditët e tua o musliman me sa më shum të mira qe të mundesh, dhe ruaje librin tënd nga të këqijat. Thotë Allahu xh.sh : “ Por bëni diçka (të mirë) për veten tuaj (duke përmendur emrin e Allahut para kontaktit). Kijeni frikë Allahun dhe dijeni se do të takoheni me Atë. Jepu lajm të mirë besimtarëve (se do fitojnë Xhenetin).” (El Bekare 223)
Allahu xh.sh thotë: “Faleni namazin dhe jepeni zeqatin,Çfarëdo mirësie që bëni për shpirtin tuaj, me siguri që do ta gjeni tek Allahu. Ajo do të jetë më e mirë dhe më e shpërblyer. Kërkoni faljen e Allahut, sepse Allahu është vërtet Falës i madh dhe Mëshirëplotë.” (El-Muzzemil 20)
Zoti na begatoftë me Kuranin Famëlarte dhe të na bëjë prej atyrë që përfitojnë prej ajetëve të tij , na bëj përfitues nga udhëzimi i zotërisë së të dërguarve , Profetit a.s
Kërkoj falje tek Zoti për vetë , ju dhe të gjithë muslimatët , kërkoni falje sepse me të vërtetë Ai është Falës dhe Mëshirues.
Hutbeja e dytë
Falenderimet për Zotin që di sekretet dhe të fshehtat, Ai që është mbikëqyrës për cdokënd se cfarë punon, Regjistron punët dhe i shpërblen ato me shpërblimet më të mira.
Të Lavdërojmë o Zot dhe të Falenderojmë , pendohemi dhe kërkojmë falje dhe Deshmoj se s’ka Zot tjetër vec Allahut,i Vetëm dhe i pa Shokë, i Lartësuar me Emrat e Tij të Mirë, deshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i përzgjedhur i Tij. O Zot bekoje dhe mëshirojë robin dhe të dërguarin Tënd Muhamedi, bekoi dhe mëshiroi familjen dhe shokët e tij të bindur.
Në vijim
Frikësojuni Allahut me sinqeritet, dhe qendroni në Islam me lidhje të fortë .
Robër të Zotit , me të vërtetë Zoti ka hapur për ju portat e mëshirës, duke u përcaktuar për ju punët e mira dhe lënien e të ndaluarave, prandaj asnjëri nga ju të mos ja mbyllë vehtes dyert e mëshirës , duke e kundërshtuar Zotin me gabime dhe të këqija. Zoti thotë : “ Mëshira ime përfshinë cdo gjë, atë do t’ua jap atyre që ruhen (nga gjynahet) dhe japin zekatin, atyre që u besojnë Shpalljeve Tona.” (El-Araf 156)
Merr o robi i Zotit nga koha e faljes. Nga Ibn Abbasi r.a transmetohet se Profeti a.s ka thënë : “Nga dy mirësi humbin shumë njerëz , shendeti dhe koha e lirë (e humbur kot).” Transmeton Buhariu.
Ibn Omeri r.a tregon se Profeti a.s ka thënë : “ Qëndro në këtë botë sikur të jesh i huaj (Udhëtarë) apo kalimtarë.” Ibn Omeri r.a thonte : Nëse ngrysesh mos e prit mëngjesin dhe nëse zgjohesh mos e prit natën, merr nga shëndeti jot (përgatitu) për sëmundjen tënde, dhe nga jeta jotë (përgatitu) për vdekjen tënde .” Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.
O Musliman Allahu xh.sh thotë : : “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të . O besimtarë , lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
Ka thënë Profeti a.s kush lutet një hërë për mua Allahu xh.sh lutet për të dhjetë herë. Prandaj lutuni dhe përshëndëteni të parin e të përzgjedhurve dhe drejtuesin e të gjithë të dërguarve.
O Zot mëshiroje Muhamedin a.s. dhe familjen e tij sic e mëshirove Ibrahim a.s dhe familjen e tij , me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. O Zot bekoje Muhamedin a.s dhe familjen e tij sic e bekove Ibrahimin a.s dhe familjen e tij . Lutje dhe përshëndetje të shumta.
Kënaqësia e Zotit qoftë mbi të gjithë shokët e tij mbi Halifet e parë Ebu Bekerin, Omerin , Othmanin dhe Aliun dhe mbi të gjithë shokët e Profetit , pasuesit e brezit (Tabiinët)dhe mbi ata që i ndjekin ata me mirësi deri në ditën e fundit. Të lutemi o Zot të jesh i Kënaqur me ne dhe me ta me Mëshirën dhe Bujarinë Tënde O më i Madhi Mëshirues.
O Zot Lartëso Islamin dhe muslimanët, O Zot Lartëso Islamin dhe muslimanët,
O Zot shkatërro mosbesimtarët,dhe ata që adhurojnë dicka tjetër vec Teje (Politeistët)
O Sunduesi i Botrave.
O Zot shkatërroi armiqtë e Tu dhe armiqtë e fesë Tëndë.
O Zot të lutemi që të na falësh atë cfarë ka kaluar nga ne nga dija dhe nga padija jonë dhe atë që ti je më i Ditur se ne për të O Zot.
Ti je i Parë pa fillim i Fundit pa mbarim, s’ka Zot tjetër vec Teje
O Zot të lutemi të na japësh bindjen dhe besimin me të cilin je i Kënaqur me ne o Zot i Madhërishëm. Na bëj të qëndrueshëm në këtë besim deri sa të na vijë vdekja dhë të jeshë i Kënaqur me ne O Zot i Madhërishëm.
O Zot na e bëj të qartë të vërtetën dhe na e bëj të mundur ta ndjekim atë.
O Zot na e bëj të qartë të kotën dhe na e bëj të mundur ti qëndrojmë larg asaj dhe të mos na marri nën mbulojën e saj të habisë .
O Zot kërkojme nga Ty mbrojtje qe ti largohemi denimit.
O Posedues i zemrave na i forco zemrat tona në bindje ndaj Teje.
O Zot të lutemi për udhëzim, devotshmëri, falje dhe pastërti O Zot i Madhërishëm.
O Zot fali të vdekurit tonë dhe të vdekurit e muslimanëve, me Mëshirën Tënde O më i Madhi Mëshirues.
O Zot fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, ata që janë gjalle dhe ata që kanë ndërruar jetë, o më i Madhi Mëshirues.
O Zot i Madhërishëm vetëm ty të lutemi, O Zot te lutemi na ruaj ne dhe pasardhësit tanë nga shejtani, pasardhësit dhe ushtria e tij .
O Zot ruaj muslimanët nga shejtani i mallkuar dhe pasardhësit e tij o Zoti i Botrave,me të vërtëtë Ti je i Fuqishëm për të bërë cdo gjë.
O më i Madhi Mëshirues na ruaj nga humbja e Mirësive Tua, pikëllimi i denimit Tënd dhe ndryshimi i Faljes Tënd.
O Zot të lutemi të na japësh dije në fenë Tënde ne dhe të gjithë muslimanëve. O Zot na jep dije në fe ne dhe gjithë muslimanëve. O Zot na e prano pendimin ne dhe gjithë muslimanëve o më i Madhi Mëshirues.
O Zot na ruaj vendin tonë nga cdo e keqe dhe e urryer. O Zot na ruaj vendin tonë nga cdo e keqe dhe e urryer. O Zot jepi sukses robit Tënd kujdestarit të dy xhamijave të shenjta, në atë që do dhe je i kënaqur, jepi sukses ati në udhëzimin tënd dhe bëj që punët e tij të fitojnë kënaqësinë Tënde o Zot, dhe ndihmoje drej cdo të mirë o Zot i Madhërishëm. O Zot jepi sukses në mendime të mira dhe punë të vleshme. O Zot jepi sukses zëvendësit të tij në atë që do dhe je i kënaqur, o Zot jepi sukses në udhëzimin Tënd dhe bëj që punët e tij të fitojnë kënaqsinë Tënde , jepi sukses në punë të vlefshme dhe në mendime të mira, me të vërtëtë Ti je i Fuqishëm për të bërë cdo gjë.
O Zot të lutemi që të përfitojë prej atyre të dyve Islami dhe muslimatët O Zoti i Botrave.
O Zot na lëhteso denimin tonë, na shpëto nga turpërimi i dynjasë dhe na ruaj nga denimi i botës tjetër . Adhurues të Zoti, përmendeni Zoti shume dhe me qetësi, Lavdërojeni Atë për mirësitë e Tij ua shumon ato. Zoti është më i Madhi . Zoti është në dijeni së cfarë bëni.