Hutbe nga xhamija e Shenjtë e Mekes
3-6-1440 H 8-2-2019 D
Shejh Mahir El Muajkili Shfrytëzo mundësitë
Lavdërimet për Zotin, lavdërimet për Zotin që gëzon robërit e Tij duke jua pranuar bindjen e tyre, duke ju dhënë atyre mundësinë e bekuar për tu ngritur me bindje në gradë, që fshinë prej tyre të këqijat. Paqja dhe shpëtimet e Zotit për Muhamedin djalin e Abdullahut, të cilit ja pastroj Allahu gjoksin, largoj prej tij barrën, ja lartësoj emrin, paqja shpëtimi dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij të nderuar, mbi shokët e tij të pastër dhe mbi të gjithë që i pasojnë sa të ketë natë dhe ditë. Në vijim
O ju besimtarë! Porosia e Allahut të Madhërueshëm për të parët dhe të fundit është frika ndaj Tij të Madhit të Madhërishmit, ajo është nderimi, fitorja dhe shpëtimi, nuk ka humbur ai që është kapur me të dhe se është shkatërruar ai që e ka lënë atë: “Prandaj kijeni frikë Allahun, o njerëz me intelekt, me qëllim që të shpëtoni.”(El-Maide 100)
O populli Islam! Allahu xh.sh e ka krijuar njeriun që të banojë tokën dhe të përmirsojë rregullin në të; “Ai ju krijoi nga toka dhe ju vuri të jetoni në të.”(Hud 61) Ky banim përfshin çdo indivit me dobinë e tij, për popujt dhe vendet, nga bujqësia dhe industrija, ndërtimi dhe konstruksioni, përpjekje, përmirsim dhe forcë. Allahu xh .sh i ka siguruar njerëzve atë se çfarë u duhet për banimin në tokën e Tij, nga ato së çfarë ju ka dhuruar nga të mirat e Tij të dukshme dhe të padukshme. I suksesshëm është ai që shkon pas tyre, bën përpjekje për posedimin e tyre, i bën dobi vetes së tij, ndërton vendin e tij dhe ngren lartë vleren e popullit të tij.
Adhurues të Zotit! Mundësija mund të jetë afër me bindjen, apo një vepër e mirë, vlera e dobisë së saj mund të tejkalojë të tjera vepra. Bashkpunimi në ndërtimin e vendit, mund të jetë një pozitë e lartë, apo prestigj i vlersuar, që e bën atë të dobishëm për vendin dhe shoqërinë e tij, për Islamin dhe njerëzit e tij. Njeri me pozita të larta, është ai që kërkon dhe ndjekën mundësitë dhe nuk i pret ato që të trokasin në derën e tij, por këmbngulën në arritjen e tyre, qofshin ato në arritjet e kësaj bote apo të botës tjetër.
Ebi Shejbe në Musnedin e tij, ka sjellë se Ibn Mesudi, Zoti qoftë i kënaqur me të ka thënë: “Me të vërtetë unë e urrej të shikoj një burrë bosh (të lirë pa angazhuar), nuk punon diçka për këtë dynja dhe nuk punon diçka për botën tjetër.”
Allahu xh. sh ka përshkruar profetët dhe të dërguarit e Tij dhe ka thënë: “Me të vërtetë, ata nxitonin për vepra të mira dhe Na luteshin, me shpresë e frikë dhe ishin të përulur ndaj Nesh.” (El-Enbija 90) Nxitonin apo përshpejtonin për në të mira, dhe nuk linin ndonjë të mirë tu humbiste, pa i shfytëzuar të gjitha mundësitë në të.
Musai a.s i dërguari i Allahut, kur ju qetësua zemrat e tij me fjalën e Zotit të Gjithësisë, dhe se Ai që i flet atij është Allahu që di shkaqet dhe çdo gjë, shfytëzoj mundësin në atë moment dhe tha: “ (Musai) tha: “O Zoti im, zgjeroma kraharorin, lehtësoma punën, dhe zgjidhma nyjen e gjuhës, që ata të m’i kuptojnë fjalët! Më jep një ndihmës nga familja ime, Harunin, vëllanë tim! Ma rrit fuqinë nëpërmjet tij dhe bëma ortak në punën time, që të thurim shumë lavde për Ty.”(Ta Ha 25-33) Allahu xh.sh i përgjigjet lutjes së Musait a.s duke i thënë: “ Ai (Allahu) tha: “Kërkesa jote u plotësua, o Musa!” (Ta Ha 36)
Kur Zekerija a.s hyri tek Merjemja që ishte shkëputur në adhurim, nuk kishte as fitim as tregti, gjeti tek ajo furnizim; “Dhe e pyeste: “O Merjeme! Nga të vjen ky ushqim?” Ajo përgjigjej: “Ky është nga Allahu, se Allahu e furnizon kë të dojë, pa kufi.” (Al’Imran 37)
Dhe kur pa mirësitë dhe mëshirën e Allahut, shfrytëzoj mudësinë dhe ju lut Zotit që ta furnizonte më një djalë të hajrit, sepse Ai që e furnizonte Merjemen pa asnjë qëllim ka mundësi të furnizojë plakun e madh në moshë me djalë; “Atëherë Zekerija iu lut Zotit të vet e tha: “Zoti im! Dhuromë nga ana Jote një pasardhës të mirë! Se Ti, me të vërtetë, je Dëgjues i lutjes!” E ndërsa lutej në këmbë, në faltore, engjëjt e thirrën (Zekerijan): “Allahu të jep lajmin e mirë për Jahjain, i cili do të vërtetojë Fjalën e Allahut (Isain a.s.), do të jetë një fisnik, i dëlirë dhe profet, një prej të mirëve.” (Al’Imran 38-39)
Ndërsa rasti i tretë është i mrekullueshëm, profeti i Zotit Sulejmani a.s kur e pengoj kali nga përmendja e Zotit dhe namazi i pasdrekës, ndjeu keqardhje për atë që humbi, ju drejutua Allahut të Madhërishëm me atë se çfarë humbi nga përmendja e Tij. Sulejmani a.s urdhëroj për prerjen e tij, kalit, dhënjen lëmoshë mishin e tij, shfrytëzoj mundësin e keqardhjes, të pendesës me suksesin e faljes dhe mëshirës: “Dhe tha: “O Zoti im, më fal dhe më dhuro një pushtet që të mos e ketë askush pas meje! Me të vërtetë, Ti je Dhurues i madh!” (Sad 35)
Allahu xh.sh ju përgjigj lutjes së tij dhe ja konpensoj atë se çfarë la; “Pastaj, Ne ia nënshtruam atij erën që të frynte me urdhrin e tij, andej nga të donte ai. (Gjithashtu ia nënshtruam) edhe djajtë, ndërmjet të cilëve kishte ndërtues dhe zhytës në ujë, si dhe të tjerë të lidhur në pranga. (Ne i thamë): “Kjo është dhurata Jonë për ty, prandaj jep lirisht ose mos jep gjë prej saj, sepse nuk do të kesh kurrfarë llogarie për këtë!” Me të vërtetë, ai te Ne do të ketë vend të afërt dhe strehim të mirë (në jetën tjetër).” (Sad 35-40)
Ndërsa i dërguari ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka qenë shembull për të udhëzuar me të, në shfrytëzimin e mundësive, kur mbërriti në Medine dhe ju dha mundësija, përshpejtoj për ndarjen e punëve. Përsonave që kishin aftësi ju dha mundësinë e tyre, Bilali për thirjen e Ezanit, Halid Ibn Velid për të ndihmuar fenë me gojë, ndërsa për të ndihmuar fenë me poezi dhe qartësi ka pasur mundësinë më të madhe Hasani, Zoti qoftë i kënaqur me të gjithë.
I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, po ecte një ditë në tregun e Medines, njerëzit ishin të angazhuar me shitjet dhe blerjet e tyre. I Dërguari i Zotit deshi që të jua kujtonte atyre vlerën e kësaj bote, dhe të mos i hutojë tregtija e tyre e kësaj bote nga tregtija e botës tjetër. Kaloj pranë një dhije të prerë me veshë të vegjël, shfrytëzoj mundësinë i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e mori dhinë duke e kapur për veshësh dhe e ngriti zërin e tij duke thënë: “ Kush nga ju e do këtë prej këtij përsoni për një dirhem,? Kush nga ju e do këtë prej këtij përsoni për një dirhem?” Kanë thënë jo nuk e duam dhe nuk na nevojitet për diçka, dhe çfarë të bëjmë me të. Atëhere ka thënë i dërguari: “A dëshironi që të jetë e juaja?” Kanë thënë: “Për Zotin sikur të ishte e gjallë do të konsiderohej me difekt të meta, sepse ajo është me veshë të shkurtër, po tani që është e prerë?” I dërguari Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Për Zotin se kjo botë është më e lehtë tek Allahu se kjo në të cilën ju jeni.” Transmeton Muslimi
Imam Ahmedi në Isanadin e tij tregon se Ibn Mes’udi është ngjitur në një pemë për të marrë apo nxjerrë një misvak për të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Ai i kishte këmbët e holla sa që desh ja mori era dhe populli që ishte aty filloj të qeshi. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, u tha: “ Për çfarë qeshni?” Kanë thënë : “ O i dërguari i Allahut qeshim nga këmbët e tij të holla.” Ka thënë i dërguari; “ Pasha Atë në dorën e të cilit është shpirti im, ato dy këmbë të holla ditën e kijametit janë më të rënda në peshore se sa mali i Uhudit.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, shfrytëzoi mundësinë që tu bëjë të qartë popullit se njerëzit ditën e kijametit nuk do të vlersohen nga paraqitja e tyre, por me përmirsimin dhe mirësitë e zemrave të tyre dhe punët e tyre. Allahu xh.sh nuk shikon në paraqitje, ngjyra dhe forma, por shikon në zemrat dhe punët e njerëzve.
Tek dy Sahihët ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Me të vërtetë do të vijë një burrë i madh dhe i pashëm ditën e kijametit që nuk do të peshojë (vlejë) sa një krah i një mushkonje.” Dhe ka thënë lexoni : “Ne nuk do të vëmë kurrfarë peshe për ta (për veprat e tyre), në Ditën e Kijametit.”(El-Kehf 105)
Nga rastet për kujdesin e shfrytëzimit të mundësive, çfarë ka ardhur tek dy Sahihët, hadithi i Ibn Abasit, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, kur e ka përmendur i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, se 70mijë vetë do të hynë në xhenet pa llogari dhe pa dënim, është ngritur Ukashe Ibn Mihsene Zoti qoftë i kënaqur me të, dhe ka thënë: “ O i dërguari i Allahut lute Allahut që të më bëjë dhe mua prej tyre.” Ka thënë: “ O Zot bëje atë të jetë prej tyre.” Pastaj është ngritur një burrë nga Ensarët dhe ka thënë: “ O i dërguari i Allahut, lute Zotin që të më bëjë dhe mua prej tyre.” Ka thënë : “ Të ka kaluar me këtë Ukashe.”
Prandaj o vëlla i nderuar, mendo se si përshpejtoi Ukashe Zoti qoftë i kënaqur me të , dhe e shfrytëzoj këtë mundësi. Në një moment të vetëm, po në një moment të vetëm, fitoj me hyrjen në xhenet pa llogari dhe pa dënim.
O besimtarë! Me të vërtetë mundësija për vepra të mira është dhuratë, sa do e vogël të jetë madhësija e sajë, dhe e lehtë pesha e sajë, frikësoju Allahut qoftë dhe më një hurmë të vogël (duke e dhënë lëmoshë), e ai që nuk e ka mundësinë atëhere me një fjalë të mirë. Dhe mos përbuzni nga veprat e mira asnjë gjë, qoftë dhe duke takuar vëllain tënd me fytyrë të qeshur.
Në Sahihun e Muslimit tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kam parë një njeri që po luhatej për të hyrë në xhenet, me një pemë që kishte prerë duke pastruar rrugën, sepse ajo i pengonte njerëzit.”
Vëllezër në besim dijeni se ka mundësi të cilat nuk mund të përsëriten. Nga këto mundësi të mëdha është dhe të pasurit e dy prindërve. Prindi është porta e mesme e xhenetit, nëse do kujdesu dhe ruaje këtë portë ose humbe.
Në Sahihun e Muslimit ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ I ka rënë hunda në tokë, i ka rënë hunda në tokë, i ka rënë hunda në tokë.” I kanë thënë kujt o dërguari i Allahut? Ka thënë : “ Atij që i ka arritur prindërit e tij në moshë të madhe, njërin ose të dy prej tyre, dhe nuk ka hyrë në xhenet.”
Ah mjerë ai që i kanë vdekur prindërit dhe nuk e ka shfrytëzuar mundësinë e të bërit mirë atyre të dyve, me të vërtetë kënaqësija e Allahut të Madhërishëm është në kënaqësinë e prindërve, dhe indinjata e Allahut xh. sh është në indinjatën e prindërve.
Kërkëroj mbrojtje tek Allahu i Madhërishëm të më ruaj nga shejtani i mallkuar: “Nxitoni drejt faljes së gjynaheve nga Zoti juaj dhe Xhenetit, hapësira e të cilit është sa qiejt e Toka dhe që është përgatitur për të devotshmit. Të cilët japin lëmoshë edhe kur janë në mirëqenie, edhe kur janë në vështirësi, e mposhtin zemërimin dhe ua falin fajet njerëzve. Allahu i do bamirësit.”(Al Imran 133-134)
Zoti na bekoftë me Kuranin Famëlartë dhe me sunetit e të dërguarit të Tij, na bëftë dobi nga përmendja e Fjalës dhe Urtësisë së Tij, kërkoj falje tek Zoti për vete dhe ju, kërkoni falje tek Ai sepse me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.
Hutbeja e Dytë
Lavdërimet për Zotitn, Lavdërimet për Zotin e Botrave: “ Ai i ka krijuar jetën dhe vdekjen, për t’ju provuar se kush prej jush do të veprojë më mirë; Ai është i Plotfuqishmi dhe Falësi i madh.”(El-Mulk 2)
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, e ka adhuruar Zotin e tij ashtu siç e meriton Allahu xh.sh, adhurim të sinqertë, deri sa i ka ardhur momenti i fundit prej Zotit të tij. Paqja, shpëtimi dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, mbi tabiinët dhe mbi të gjithë ata që i pasuan me mirësi deri në ditën e fundit. Në vijim
O ju muslimanë! Ekzistenca e njeriut në këtë botë është mundësija më e madhe, nëse bën vepra të mira le ti shtojë ato, e nëse është në diçka tjetër të gabuar, pendohet dhe kthehet. Hakimi në Mustedrekun e tij me një zinxhir të saktë tregohen se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Shfrytëzoji pesë gjëra para pesë të tjerave, rininë tënde para se të plakesh, shëndetin tënd para sëmundjes tënde, pasurinë tënde para varfërimit tënd, kohën e lirë para angazhimit tënd, dhe jetën para vdekjes tënde.”
Nëse njeriu është serioz në jetën e tij dhe larg epsheve të tij, ka shfrytëzuar mundësinë dhe ka përshpejtuar para të tjerëve: “ Dhe ata që kanë prirë (në besim) e që do të prijnë (edhe në Xhenet). Ata janë të afërtit (tek Allah ), në kopshtet e kënaqësisë.”(El-Uaki’a 10-12)
Dhe nga mirësitë e Allahut është se na i ka lënë mundësitë në vazhdimsi deri në momentin e fundit të kësaj botë.
Imam Ahmedi, në Musndetin e ti ka sjellë se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nëse po bëhet kijameti dhe ndonjëri prej jush ka në dorë një pemë, nëse mundet ta mbjelli pa u bërë kijameti le ta mbjelli atë.”
O rob i Zotit! Shfrytëzoji mundësit para së të ikin ato, dhe përkujto se mundësitë janë mirësi, mirësija në se ikën ndoshta dhe nuk kthehet më.
Ibn Kajjimi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Allahu xh.sh e ndëshkon atë që i ka hapur portën e mirësisë dhe nuk ka përfituar të ndërhyjë me atë mes zemrës dhe vullnetit të tij, nuk do ti dhurojë pas kësaj mundësi tjetër nga vullneti i Tij, si denim ndaj tij.”
“Dhe ta dini se Allahu ndërhyn midis njeriut dhe zemrës së tij dhe se tek Ai do të mblidheni të gjithë!” (El-Enfal 24)
Ai që e ka pasur mundësin por ka neglizhuar dhe i ka lënë ti kalojnë pa i shfrytëzuar, do të ndjejë keqardhje në një kohë që nuk ka vlerë keqardhja; “Atë Ditë njeriu do të kujtohet – por ç’i duhet se u kujtua! . Ai do të thotë: “Ah, sikur të kisha bërë diçka të mirë për jetën time!” (El-Fexhr 23-24)
O vëlla shfrytëzoji mundësitë që të jepen, krenarija me e madhe është në shfrytëzimin e mundësive, shfrytëzo moshën tënde sepse nëse të rritet mosha të paksohen mundësitë.
O muslimanë ! Allahu xh.sh ju ka urdhëruar në diçka të madhe, që e ka filluar Ai Vetë dhe ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të . O besimtarë , lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
O Zot mëshiroje Muhamedin a.s. dhe familjen e tij siç e mëshirove Ibrahim a.s dhe familjen e tij , me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. O Zot bekoje Muhamedin a.s dhe familjen e tij siç e bekove Ibrahimin a.s dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm .
Kënaqësia e Zotit qoftë mbi Halifet e parë të drejtë, Ebu Bekrin, Omerin , Othmanin dhe Aliun dhe mbi të gjithë shokët e Profetit , pasuesit e tyre (Tabiinët) dhe mbi ata që i ndjekin ata me mirësi deri në ditën e fundit. Të lutemi o Zot të jesh i Kënaqur me ne dhe me ta me Mëshirën dhe Bujarinë Tënde o më i Madhi Mëshirues.
O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët, O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët, O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët,
O Zot shkatërro mosbesimtarët, dhe ata që adhurojnë diçka tjetër veç Teje (Politeistët), dhe ruaj bartësit e fesë.
O Zot bëje të paqtë, begatë e sigurtë këtë vend dhe të gjitha vendet e muslimanëve.
O Zot përmiso gjëndjen e muslimanëve në çdo vend . O Zot përmiso gjëndjen e muslimanëve në çdo vend, me mëshirën Tënde o më i Madhi më Bujari.
O Zot na përmirso në fenë tonë e cila është pjesë e jetës tonë. Na përmiso jetën tonë( Në këtë botë) në të cilën është vendqëndrimi jonë. O Zot! Na përmirso jetën tjetër (Ahiretin) në të cilën është takimi ynë. Na e bëj jetën në këtë botë shtim i të mirave, dhe vdekjen qetësi për ne nga çdo e keqe. Me mëshirën Tënde o më i Madhi më Bujari.
O Zot kërkojmë mbrojtje nga humbja e Mirësive Tua, pikëllimi i denimit Tënd dhe ndryshimi i Faljes Tënd. O Zot na ruaj nga vazhdimi i të keqes, sundimi i mjerimit.
O i Gjallë i Përhershëm ruaj vendin e dy të shenjtave, Meken dhe Medinen, ruaji ato me fuqin Tënde, me mbrojtjen dhe shenjat Tua, o Zot mbështet sigurinë dhe stabilitetin e tyre, me Mirësinë Tënde o më i Madhi më Bujari, o Zoti i Botrave.
O Zot atij që i dëshiron të keqen vendeve të shenjta, bëji planet e tij shkatërrim për të, o i Fuqishmi i Gjithëpushtetshmi, o më i Madhi më Bujari.
O Zot jepi sukses kujdestarit të vendeve të shenjta në atë që Do dhe je i Kënaqur, jepi atij shpërblimin më të mirë, për Islamin dhe muslimanët.
O Zot jepi sukses atij dhe zëvendësit të tij në atë që është e mirë për popullin dhe vendin.
O Zot jepu sukses të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve në atë që Do dhe je i Kënaqur, me Mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues.
O Zot ndihmo ushtarët tanë të vendosur në kufinjtë e vendit tonë. O Zot ndihmo ushtarët tanë të vendosur në kufinjtë e vendit tonë. O Zot ndihmo ushtarët tanë të vendosur në kufinjtë e vendit tonë. Me Mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues.
O Zot fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të gjallët prej tyre dhe ata që kanë vdekur, me Mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.
O Zot na fal ne dhe vëllezërit tanë që kanë kaluar me besim, mos na lër në zemrat tona smirë për ata që kanë besuar, o Zoti ynë me të vërtëtë Ti je Falës Mëshirues.
O Zot ne i kemi bërë padrejtësi veteve tona, dhe nëse nuk na falën dhe mëshiron do të jemi nga të humburit.
O Zot na jep të mira në dunja dhe në botën tjetër, dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit.
“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Safat 180-182)